{"id":3357,"date":"2016-12-14T16:34:23","date_gmt":"2016-12-14T14:34:23","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=3357"},"modified":"2024-12-13T16:37:06","modified_gmt":"2024-12-13T14:37:06","slug":"loja-me-shume-zero-pas-njeshit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/loja-me-shume-zero-pas-njeshit\/","title":{"rendered":"Loja me shum\u00eb zero pas nj\u00ebshit"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\"><\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"img-wrapper\"><\/div>\n<div class=\"news-left\">\n<p>Kosova ka marr\u00eb 25 her\u00eb m\u00eb shum\u00eb mjete financiare dhe 50 her\u00eb m\u00eb shum\u00eb trupa paqeruajt\u00ebse nga bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb krahasim me Afganistanin. Vet\u00ebm nga Bashkimi Evropian, Kosova ka marr\u00eb ndihma n\u00eb vler\u00eb t\u00eb 4 miliard\u00eb eurove. P\u00ebrkund\u00ebr k\u00ebtij investimi n\u00eb nd\u00ebrtimin e kapaciteteve, pjesa m\u00eb e madhe e sh\u00ebrbimeve jan\u00eb kontraktuar nga jasht\u00eb, duke prodhuar k\u00ebshtu jo nd\u00ebrtim t\u00eb kapaciteteve, por blerje t\u00eb kapaciteteve. P\u00ebrkund\u00ebr k\u00ebtij investimi t\u00eb madh, papun\u00ebsia dhe varf\u00ebria, n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb, dhe korrupsioni dhe krimi i organizuar, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, kan\u00eb sh\u00ebnuar shkall\u00eb t\u00eb paprecedent\u00a0t\u00eb rritjes. P\u00ebrtej k\u00ebtyre dhe, ndoshta, barabar me k\u00ebto probleme endemike, bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare ka d\u00ebshtuar q\u00eb t\u2019i jap\u00eb perspektiv\u00eb politike shoq\u00ebris\u00eb kosovare.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb viteve 2000-2005, teknokrat\u00ebt e UNMIK-ut flisnin p\u00ebr nd\u00ebrtimin e kapaciteteve n\u00eb Kosov\u00eb, kurse n\u00eb praktik\u00eb b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr importimin e kapaciteteve nga vendet per\u00ebndimore n\u00eb Kosov\u00eb, duke shpenzuar miliona dollar\u00eb p\u00ebr ekspertiz\u00eb t\u00eb jashtme p\u00ebr draftimin e politikave, e ligjeve dhe e strategjive n\u00eb Kosov\u00eb. Politikat, strategjit\u00eb, ligjet u draftuan nga ekspert\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, pa konsultim me popullsin\u00eb dhe lidershipin vendor. Shp\u00ebrfaqja e preferencave t\u00eb votuesve p\u00ebr politikat publike dhe agjend\u00ebn institucion-nd\u00ebrtuese \u00ebsht\u00eb konsideruar si nj\u00eb proces i pad\u00ebshiruar, i panevojsh\u00ebm dhe deri diku i rreziksh\u00ebm. Lider\u00ebt politik\u00eb jan\u00eb mbajtur p\u00ebrgjegj\u00ebs vet\u00ebm kundrejt bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, duke e humbur thuajse krejt\u00ebsisht kontaktin me qytetarin\u00eb dhe nevojat e popullsis\u00eb lokale. Kjo ishte nj\u00eb ikje nga llogaridh\u00ebnia publike. Derisa UNMIK-u mund t\u2019i shantazhonte lider\u00ebt politik\u00eb me shkarkim dhe burgosje, k\u00ebta t\u00eb fundit mund ta shantazhonin UNMIK-un me destabilitet. N\u00eb k\u00ebt\u00eb loj\u00eb \u2018t\u00eb shum\u00ebs zero\u2019 mes aktor\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb dhe lokal\u00eb, shnd\u00ebrrimi i nevojave t\u00eb nj\u00ebmendta t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb politika publike dhe ofrimi i nj\u00eb perspektive ekonomike p\u00ebr Kosov\u00ebn nuk kishte ndodhur.<\/p>\n<p>Si\u00e7 ka argumentuar D. Chandler (2006: 65):<\/p>\n<p><em>\u201cN\u00eb Ballkan, administratat nd\u00ebrkomb\u00ebtare jo vet\u00ebm q\u00eb kan\u00eb operuar sip\u00ebr sfer\u00ebs s\u00eb politik\u00ebs p\u00ebrfaq\u00ebsuese por gjithashtu kan\u00eb kritikuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme programet dhe personelin e partive kryesore politike dhe kan\u00eb argumentuar se ende nuk mund t\u2019i besohet vot\u00ebs s\u00eb elektoratit t\u00eb Bosnj\u00ebs dhe Kosov\u00ebs [\u2026] procesi legjislativ ka qen\u00eb i udh\u00ebhequr nga \u2018ekspert\u00eb\u2019 teknik\u00eb dhe administrativ\u00eb n\u00eb Bruksel dhe Uashtington. M\u00eb pastaj politikat jan\u00eb imponuar n\u00ebp\u00ebrmjet Zyr\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb P\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Lart\u00eb n\u00eb Bosnj\u00eb dhe Kreut t\u00eb Misionit t\u00eb UN-it n\u00eb Kosov\u00eb\u201d.<\/em><\/p>\n<p>Problemi me k\u00ebt\u00eb qasje ishte shtrimi gabim i premisave, mbi t\u00eb cilat nd\u00ebrtoheshin institucionet e Kosov\u00ebs. Problemi i Kosov\u00ebs, n\u00eb syt\u00eb e teknokrat\u00ebve t\u00eb UNMIK-ut, ishte problem teknik me nd\u00ebrtimin e disa institucioneve (ndon\u00ebse me kompetenca shum\u00eb t\u00eb kufizuara) dhe jo problem politik, se ku po nd\u00ebrtoheshin k\u00ebto institucione, dhe cili ishte q\u00ebllimi final i tyre. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, a po krijoheshin dhe fuqizoheshin k\u00ebto institucione p\u00ebrmes teknokrat\u00ebve t\u00eb jasht\u00ebm t\u00eb UNMIK-ut q\u00eb m\u00eb pas t\u2019i dor\u00ebzoheshin p\u00ebrs\u00ebri Serbis\u00eb, apo k\u00ebto institucione po formoheshin dhe fuqizoheshin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb Kosova t\u00eb pavar\u00ebsohej nga Serbia dhe UNMIK-u?<\/p>\n<p>David Chandler e ka kritikuar qasjen teknokratike t\u00eb shtetnd\u00ebrtuesve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb. Sipas tij, shtetnd\u00ebrtuesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb e shohin shtetnd\u00ebrtimin si nj\u00eb proces t\u00eb that\u00eb teknik dhe shkencor t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb kapaciteteve t\u00eb shteteve, t\u00eb d\u00ebshtuara apo fragjile. Nj\u00eb proces i till\u00eb nuk k\u00ebrkon konsensus popullor, p\u00ebr faktin se populli \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb spektator sesa aktor. Kjo qasje argumenton se shtetet kan\u00eb problem me kapacitete, dhe shtetnd\u00ebrtuesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb intervenojn\u00eb nga jasht\u00eb p\u00ebr t\u2019i nd\u00ebrtuar ato, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb k\u00ebto shtete t\u2019i zgjidhin problemet ekonomike, sociale dhe politike t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb. Sipas k\u00ebsaj qasjeje, shtetnd\u00ebrtuesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb i kan\u00eb t\u00eb gjitha mjetet terapeutike, ligjore, administrative dhe burokratike p\u00ebr ta adresuar d\u00ebshtimin apo fragjilitetin e shteteve.<\/p>\n<p>Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, shtetnd\u00ebrtuesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb e kuptojn\u00eb shtetnd\u00ebrtimin si nj\u00eb proces teknik t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb kapaciteteve, dhe jo si projekt politik, q\u00eb para s\u00eb gjithash ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me sovranitetin si pavar\u00ebsi politike. Sovraniteti k\u00ebtu nuk kuptohet, si nj\u00eb kategori politike dhe ligjore e nj\u00eb vendi, si\u00e7 e definon Robert Jackson (1999: 32), por si nj\u00eb kategori teknike; pra, si kapacitet vet\u00ebqeveris\u00ebs. N\u00eb rastin e Kosov\u00ebs, sovraniteti si kategori teknike, pra i kuptuar si nd\u00ebrtim i kapaciteteve i \u2018shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb civilizuar kosovare\u2019 p\u00ebr t\u2019u integruar n\u00eb bashk\u00ebsin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, ishte konkretizuar p\u00ebrmes skicimit t\u00eb 8 standardeve p\u00ebr Kosov\u00ebn nga UNMIK-u. Kjo politik\u00eb njihej si politika e \u2018standardeve para statusit\u2019. Kosova p\u00ebrmes p\u00ebrmbushjes s\u00eb k\u00ebtyre standardeve presupozohej se do t\u2019i shtonte kapacitetet vendore p\u00ebr fitimin e sovranitetit (\u2018earned sovreignty\u2019), sovranitet t\u00eb cilin e bashkushtronte (\u2018shared sovreignty\u2019) me UNMIK-un.<\/p>\n<p>Marr\u00ebdh\u00ebniet e UNMIK-ut me institucionet e p\u00ebrkohshme vet\u00ebqeveris\u00ebse t\u00eb Kosov\u00ebs ishin marr\u00ebdh\u00ebnie \u2018m\u00ebsues-nx\u00ebn\u00ebs\u2019. Freire shkruan se \u201cm\u00ebsuesi e paraqet vetveten tek nx\u00ebn\u00ebsit e tij si nj\u00eb e kund\u00ebrt e domosdoshme; duke e konsideruar si absolute injoranc\u00ebn e tyre, ai e arsyeton ekzistenc\u00ebn e tij. Student\u00eb, t\u00eb t\u00ebhuajsuar sikur skllavi n\u00eb dialektik\u00ebn hegeliane, pranojn\u00eb injoranc\u00ebn e tyre si arsyetim i ekzistenc\u00ebs s\u00eb m\u00ebsuesit \u2013 por, p\u00ebr dallim nga skllavi, ata kurr\u00eb nuk e zbulojn\u00eb q\u00eb ata e edukojn\u00eb m\u00ebsuesin\u201d. OKB-ja kishte m\u00ebsuar pik\u00ebrisht nga rasti i Kosov\u00ebs dhe nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre m\u00ebsimeve do t\u2019i zbatonte m\u00eb von\u00eb n\u00eb Afganistan dhe Irak.<\/p>\n<p>Paulo Freire dekonstruktoi praktikat, q\u00ebndrimet dhe marr\u00ebdh\u00ebniet m\u00ebsues-nx\u00ebn\u00ebs n\u00eb 10 kategori. P\u00ebr q\u00ebllime praktike, po mjaftohemi t\u2019i sjellim k\u00ebtu vet\u00ebm 8, meq\u00eb numri i standardeve q\u00eb Kosova (si Nx\u00ebn\u00ebse) do t\u00eb duhej t\u2019i p\u00ebrmbushte para UNMIK-ut (si M\u00ebsues) ishin 8. Un\u00eb kam hequr fjal\u00ebn m\u00ebsues dhe nx\u00ebn\u00ebs nga 8 kategorit\u00eb e Freire dhe i kam z\u00ebvend\u00ebsuar me UNMIK dhe Institucione t\u00eb P\u00ebrkohshme Vet\u00ebqeveris\u00ebse (IPVQ). Dhe rezultati q\u00eb kam p\u00ebrftuar \u00ebsht\u00eb ky:<\/p>\n<p><em>UNMIK jep m\u00ebsim dhe IPVQ-t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb<\/em><\/p>\n<p><em>UNMIK di gjith\u00e7ka dhe IPVQ-t\u00eb nuk din asgj\u00eb<\/em><\/p>\n<p><em>UNMIK mendon dhe p\u00ebr IPVQ-t\u00eb mendohet<\/em><\/p>\n<p><em>UNMIK flet dhe IPVQ-t\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb \u2013 but\u00eb<\/em><\/p>\n<p><em>UNMIK disiplinon dhe IPVQ-t\u00eb disiplinohen<\/em><\/p>\n<p><em>UNMIK zgjedh dhe zbaton propozimet e tij, IPVQ-t\u00eb binden<\/em><\/p>\n<p><em>UNMIK vepron dhe IPVQ-t\u00eb e kan\u00eb iluzionin e veprimit n\u00ebp\u00ebrmes veprimit t\u00eb UNMIK<\/em><\/p>\n<p><em>UNMIK zgjedh p\u00ebrmbajtjen e kurrikul\u00ebs (Standardet Para Statusit), dhe IPVQ-t\u00eb (q\u00eb nuk jan\u00eb konsultuar) adaptojn\u00eb at\u00eb.<\/em><\/p>\n<p>Pas shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb shkurt t\u00eb 2008, q\u00eb u shoq\u00ebrua me reduktimin e pranis\u00eb s\u00eb UNMIK-ut dhe vendosjen e vonuar t\u00eb EULEX-it, n\u00eb t\u00ebr\u00eb territorin e Kosov\u00ebs, ekzistonte nj\u00eb pritshm\u00ebri e p\u00ebrgjithshme se EULEX-i do t\u2019i fuqizonte kapacitetet vendore, zvog\u00eblonte ndikimin e politik\u00ebs n\u00eb gjyq\u00ebsor, luftonte korrupsionin dhe krimin e organizuar, adresonte rastet e vjetra t\u00eb krimeve t\u00eb luft\u00ebs, dhe ta shtrinte kontrollin n\u00eb gjith\u00eb territorin e Kosov\u00ebs, duke p\u00ebrfshir\u00eb pjes\u00ebn veriore t\u00eb vendit. Shtat\u00eb vjet pas vendosjes s\u00eb EULEX-it n\u00eb Kosov\u00eb, rezultatet e k\u00ebtij misioni mbeten minimale.<\/p>\n<p>N\u00eb bashk\u00ebpunim me shtetnd\u00ebrtuesit e jasht\u00ebm, Kosova ka miratuar mekanizma t\u00eb shumt\u00eb p\u00ebr ta luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, por vullneti i politik i lidershipit kosovar p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur k\u00ebta mekanizma vazhdimisht ka munguar. N\u00eb sektorin e drejt\u00ebsis\u00eb ka pasur nd\u00ebrhyrje t\u00eb vazhdueshme politike p\u00ebr t\u00eb mos e zbatuar n\u00eb plotni ligjin, kur b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr rastet e profilit t\u00eb lart\u00eb. Po ashtu, mekanizmat e vendosur dhe strategjit\u00eb e p\u00ebrpiluara qoft\u00eb p\u00ebr luftimin e korrupsionit (Strategjia kund\u00ebr Korrupsionit 2013-2017), qoft\u00eb p\u00ebr luftimin e ekonomis\u00eb informale, pastrimit t\u00eb parave dhe financimit t\u00eb terrorizimit (Strategjia Komb\u00ebtare e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr Parandalimin dhe Luftimin e Ekonomis\u00eb Joformale, t\u00eb Pastrimit t\u00eb Parave, Financimit t\u00eb Terrorizimit dhe Krimeve Financiare 2014-2018), kan\u00eb mbetur t\u00eb pazbatuara p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb ndarjes s\u00eb mjaftueshme t\u00eb mjeteve financiare.<\/p>\n<p>Koeth (2010:244) ka provuar t\u2019i shpjegoj\u00eb shkaqet dhe origjin\u00ebn e korrupsionit dhe t\u00eb krimit t\u00eb organizuar n\u00eb Kosov\u00eb \u00a0\u201cme nj\u00eb kultur\u00eb t\u00eb konspiracionit, e cila u sh\u00ebrbente taktikave mbijetuese n\u00eb nj\u00eb ambient t\u00eb armiq\u00ebsuar, t\u00eb karakterizuar me marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb dob\u00ebta me autoritetet. K\u00ebto autoritete, qofshin osmane, jugosllave apo serbe, perceptoheshin si shtyp\u00ebse dhe si sundues t\u00eb huaj e kolonial\u00eb, kundrejt t\u00eb cil\u00ebve familja e zgjeruar, klani dhe grupi i gjer\u00eb etnik sh\u00ebrbente si mbrojtje\u201d. Megjithat\u00eb, n\u00eb p\u00ebrvjetorin e n\u00ebnt\u00eb t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, korrupsioni ende vazhdon t\u00eb jet\u00eb penges\u00eb e zhvillimit dhe e demokratizimit t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb kosovare.<\/p>\n<p>Si\u00e7 theksoi s\u00eb fundi N\u00ebnkryetarja e Parlamentit Europian Ulrike Lunacek (cituar nga Dialogplus.ch) \u201cekzistojn\u00eb tendenca p\u00ebr t\u2019i p\u00ebkrahur ata politikan\u00eb, me t\u00eb cil\u00ebt jemi adaptuar tashm\u00eb \u2013 dhe pse ata nuk i respektojn\u00eb premtime e tyre sa i p\u00ebrket sundimit t\u00eb ligjit [\u2026] un\u00eb k\u00ebrkoj vazhdimisht q\u00eb BE-ja dhe shtetet an\u00ebtare t\u00eb mos i japin p\u00ebrpar\u00ebsi stabilitetit para zhvillimeve demokratike\u201d. Af\u00ebrmendsh, nj\u00ebra prej arsyeve p\u00ebr t\u00ebrheqjen e EULEX-it nga luftimi efikas i korrupsionit dhe i krimit t\u00eb organizuar, sidomos tek rastet e profilit t\u00eb lart\u00eb \u00ebsht\u00eb frika e perceptuar q\u00eb nj\u00eb veprim i till\u00eb mund t\u00eb shkaktoj\u00eb destabilitet n\u00eb Kosov\u00ebn e paspavar\u00ebsis\u00eb. Kjo frik\u00eb dita-dit\u00ebs po shihet se nuk \u00ebsht\u00eb reale.<\/p>\n<p>Pas pavar\u00ebsis\u00eb, ka nj\u00eb rikonfigurim t\u00eb pushtetit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, por, loja mbetet e nj\u00ebjt\u00eb. Loja e \u2018shum\u00ebs zero\u2019 po prodhon zero perspektiv\u00eb. Zero perspektiv\u00eb n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit. Zero perspektiv\u00eb n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar. Zero perspektiv\u00eb n\u00eb zhvillimin e vendit. \u00c7adaptimi me korrupsionin dhe krimin e organizuar mbetet zgjidhja e vetme. Stabiliteti k\u00ebrc\u00ebnohet pik\u00ebrisht nga normalizimi i krimit dhe i korrupsionit. John Steinbeck citohet t\u00eb ket\u00eb th\u00ebn\u00eb se frika nga humbja e pushtetit t\u00eb korrupton, dhe jo domosdo pushteti. Duke e shfryt\u00ebzuar pushtetin si lev\u00eb private dhe jo si instrument publik t\u00eb adresimit t\u00eb nevojave t\u00eb qytetar\u00ebve, lidershipi politik n\u00eb Kosov\u00eb po e shnd\u00ebrron \u2018loj\u00ebn e stabilitetit t\u00eb shum\u00ebs zero\u2019 n\u00eb nj\u00eb \u2018loj\u00eb financiare me shuma zero\u2019. Pra, n\u00eb nj\u00eb gar\u00eb se kush po e keqp\u00ebrdor m\u00eb shum\u00eb pushtetin publik p\u00ebr interesa private. N\u00eb nj\u00eb gar\u00eb se kush grumbullon m\u00eb shum\u00eb zero pas nj\u00ebshit n\u00eb llogari private. N\u00eb nj\u00eb mandat. Me frik\u00ebn se mund t\u00eb mos ket\u00eb mandat tjet\u00ebr. Kurse EULEX-i si nj\u00eb mision p\u00ebr \u2018mentorim, monitorim dhe k\u00ebshillim\u2019 n\u00eb fush\u00eb e sundimit t\u00eb ligjit n\u00eb Kosov\u00eb, po vazhdon ta \u2018monitoroj\u00eb\u2019 k\u00ebt\u00eb loj\u00eb joligjore.<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kosova ka marr\u00eb 25 her\u00eb m\u00eb shum\u00eb mjete financiare dhe 50 her\u00eb m\u00eb shum\u00eb trupa paqeruajt\u00ebse nga bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb krahasim me Afganistanin. Vet\u00ebm nga Bashkimi Evropian, Kosova ka marr\u00eb ndihma n\u00eb vler\u00eb t\u00eb 4 miliard\u00eb eurove. P\u00ebrkund\u00ebr k\u00ebtij investimi n\u00eb nd\u00ebrtimin e kapaciteteve, pjesa m\u00eb e madhe e sh\u00ebrbimeve jan\u00eb kontraktuar nga jasht\u00eb, duke [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":43,"featured_media":11105,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[655,11,1465],"ppma_author":[53],"class_list":["post-3357","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-eulex","tag-kosova","tag-unmik"],"authors":[{"term_id":53,"user_id":43,"is_guest":0,"slug":"adem-beha","display_name":"Adem Beha","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/C477C28E-1E6C-46CB-965F-2493B7413F59.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/C477C28E-1E6C-46CB-965F-2493B7413F59.jpg"},"user_url":"","last_name":"Beha","first_name":"Adem","description":"Adem Beha \u00ebsht\u00eb ligj\u00ebrues n\u00eb Shkenca Politike n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs.  Ai p\u00ebrfundoi studimet n\u00eb Shkenc\u00eb Politike dhe Administrat\u00eb Publike n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs dhe ka diplomuar n\u00eb master n\u00eb programin Shoq\u00ebria Civile dhe Zhvillim Lokal nga Universiteti i Prishtin\u00ebs, Universiteti i Grazit dhe Universiteti Komb\u00ebtar i Irland\u00ebs n\u00eb Galway.  Momentalisht, Beha \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb  studimeve t\u00eb  doktorat\u00ebs n\u00eb shkenc\u00ebn politike n\u00eb  SEEU. Beha \u00ebsht\u00eb angazhuar si trajner, konsulent, dhe hulumtues n\u00eb organizata t\u00eb ndryshme t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile vendore dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare, duke p\u00ebrfshir\u00eb UBO Consulting, KOPF, REF, KIP, CPC dhe Fondacionin Peace Berghof.  Interesimet e tij k\u00ebrkimore p\u00ebrfshijn\u00eb: transformimi i konflikteve, siguria njer\u00ebzore, shtet-nd\u00ebrtimi dhe nd\u00ebrtimi i paqes, t\u00eb drejtat e pakicave dhe zhvillimi i q\u00ebndruesh\u00ebm."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3357","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/43"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3357"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3357\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":11107,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3357\/revisions\/11107"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/11105"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3357"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3357"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3357"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=3357"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}