{"id":3369,"date":"2016-12-19T16:23:32","date_gmt":"2016-12-19T14:23:32","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=3369"},"modified":"2024-12-10T16:24:59","modified_gmt":"2024-12-10T14:24:59","slug":"ne-pisa-katastrofe-por-qymyri-i-kosoves-asht-ma-i-miri-ne-bote","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/uncategorized\/ne-pisa-katastrofe-por-qymyri-i-kosoves-asht-ma-i-miri-ne-bote\/","title":{"rendered":"N\u00eb PISA katastrof\u00eb, por qymyri i Kosov\u00ebs asht ma i miri n\u00eb bot\u00eb"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<p>Ka m\u00ebnyra t\u00eb ndryshme me u marr\u00eb me t\u00eb kalumen. Por rruga q\u00eb nji shoqni zgjedh\u00eb asht ajo q\u00eb ia p\u00ebrcakton t\u00eb ardhmen. Na zgjodh\u00ebm nji rrug\u00eb plot krime.<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p>Rezultatet e testit PISA, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn Kosova morri pjes\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb testimin e vitit 2015, nuk mujna me than\u00eb q\u00eb po na \u00e7uditin, megjith\u00ebse nashta n\u00eb heshtje n\u00eb vete kemi shpresu q\u00eb s\u2019jena edhe qaq keq. E po, jena keq, jena qaq keq, jena shum keq.<\/p>\n<p>Mujna me nxjerr konkludime t\u00eb ndryshme, var\u00ebsisht me kend dojna me u krahasu, por n\u00ebse e shohim rezultatin prej perspektiv\u00ebs t\u00eb s\u00eb ardhmes q\u00eb synojm\u00eb dhe t\u00eb rrug\u00ebs t\u00eb cil\u00ebs kemi ba deri k\u00ebtu n\u00eb em\u00ebn t\u00eb dijes, at\u00ebher\u00eb rezultati asht katastrof\u00eb dhe \u00e7do tendenc\u00eb me e zbut\u00eb asht gabim.<\/p>\n<p>Pra, para krejt tjerave, na duhet me e pranue q\u00eb jena keq, jo pse jena num\u00ebr qikaq a qaq, por sepse nuk jena aty ku po dojna me qen\u00eb. Pik\u00eb.<\/p>\n<p>F\u00ebmija jon\u00eb, me vite tashti po shkollohen n\u00eb nji sistem q\u00eb nuk po ua m\u00ebson as leximin qysh duhet. Mos t\u00eb flasim p\u00ebr tjera. E k\u00ebta f\u00ebmij\u00eb jan\u00eb ba mjek\u00eb, jan\u00eb ba akademik, jan\u00eb ba m\u00ebsues, jan\u00eb ba avokat, \u00e7ka kan\u00eb mujt\u00eb jan\u00eb ba. Dami realisht asht ky q\u00eb ata jan\u00eb ba \u201edi\u00e7ka\u201c, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb s\u2019jan\u00eb ba kurrgja, sepse n\u00eb munges\u00eb t\u00eb nji sistemi t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb, e n\u00eb munges\u00eb t\u00eb shkollave profesionale e alternativave tjera, atyne kurr\u00eb nuk iu dha nji shans\u00eb me u ba di\u00e7ka q\u00eb kishin me ia pa hajrin ata dhe shoqnia ma shum.<\/p>\n<p>Me rezultatet e testit PISA, nuk mujna me u trondit\u00eb, mujna me u ba kishe po tronditemi, por tue e pas\u00eb parasysh q\u00eb e kemi dijt\u00eb, e edhepse teoretikisht mundesh me u trodit\u00eb prej nji lajmi t\u00eb keq edhe kur e pret, prap n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast tronditja asht ve\u00e7 dram\u00eb, dhe jo e natyrshme. Qyshdoqoft\u00eb, me u trondit\u00eb me zor s\u2019mundesh, ve\u00e7 mundesh me u ba kishe po tronditesh. Por, e fundit p\u00ebr \u00e7ka kemi nevoj\u00eb, asht me vazhdue me pretendime.<\/p>\n<p>Ne kemi nd\u00ebrtu shkolla t\u00eb reja, q\u00eb edhe t\u00eb tilla, pra t\u00eb reja, nuk i p\u00ebrmbushin as kushtet minimale t\u00eb nji ambienti mjaftuesh\u00ebm t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr m\u00ebsimnxanje. E ma merr mendja q\u00eb dal shum prej tem\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, n\u00ebse insistoj q\u00eb shkolla s\u2019duhet me qen\u00eb vet\u00ebm nji vend i \u201cm\u00ebsimnxanjes\u201d por njikoh\u00ebsisht edhe nji vend kur f\u00ebmija formohet si individ n\u00eb t\u00eb gjitha aspektet e zhvillimit t\u00eb tij. N\u00ebse i hyjm\u00eb k\u00ebsaj teme, pastaj duhet me fol p\u00ebr ambientin n\u00eb shkolla q\u00eb jo ve\u00e7 q\u00eb nuk asht i mir\u00eb por p\u00ebr fat t\u00eb keq s\u2019ka qysh me qen\u00eb ndryshe, pasi q\u00eb asht thjesht\u00eb nji reflektim i ambientit n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi n\u00eb t\u00eb cilin rriten f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr aq sa vlen tash e sa vite, na jemi tue nd\u00ebrtu nji vend shum anmiq\u00ebsor\u00a0p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb. Parqe? Jo.; Lodra? Jo.; Trotuar? Paj, jo.; Siguri n\u00eb rrug\u00eb? Jo.; Sh\u00ebndet\u00ebsi cil\u00ebsore? Jo.; Qet\u00ebsi? Jo.; Ajr t\u00eb past\u00ebr? Jo.; Dhun\u00eb? Po.; Kifle me t\u00eb plas\u00eb n\u00eb bark? Po.; Kamera me \u201cparandalue\u201d dhun\u00ebn n\u00eb shkolla? Po.; Gropa ku mbyten f\u00ebmij\u00ebt? Po.; Mure q\u00eb rr\u00ebzohen mbi f\u00ebmij\u00eb? Po.; Fontane idiotike n\u00ebp\u00ebr qytet? Po.; Transport t\u00eb sigurt? Jo. \u00a0<a href=\"https:\/\/sbunker.net\/op-ed\/88440\/pisa-dhe-fronti-i-fundit-i-shpreses\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Qysh shkruen Dren Pozhegu,<\/a>\u00a0p\u00ebrpos q\u00eb jena t\u00eb fundit n\u00eb PISA, nisoj jena edhe n\u00eb plot fusha tjera e nuk b\u00ebzajm\u00eb.<\/p>\n<p>Ta marrim parasysh strategjin\u00eb e parandalimit t\u00eb dhun\u00ebs n\u00eb shkolla me kamera, ve\u00e7 p\u00ebr nji moment: Njani n\u00eb burg, tjetri n\u00eb Harvard dhe zgjedhin t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn \u201cide\u201d, se kjo qaq asht p\u00ebr ta, ide, me parandalue dhun\u00ebn. Po nd\u00ebrtojm\u00eb imazhe n\u00eb llogari t\u00eb brumit, n\u00eb llogari t\u00eb s\u00eb ardhmes. E tani po dojna me ua m\u00ebsue f\u00ebmij\u00ebve shkenc\u00ebn, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb as nji flamur s\u2019jena n\u00eb gjendje me e lidh\u00eb p\u00ebr banderi pa i injorue ligjet e fizik\u00ebs! Normal q\u00eb tani flamuri zhagitet p\u00ebr toke, sikur rezultatet e nxan\u00ebsve tan\u00eb.<\/p>\n<p>Mos u tronditni, sepse me u trondit\u00eb kishte me qen\u00eb gati sikur me u ba kishe s\u2019e kena dijt\u00eb. E n\u00ebse vazhdojna me u ba kishe s\u2019e kena dijt\u00eb, sipas gjitha gjasave kena me vazhdue me u ba kishe e kena nd\u00ebrmend me marr\u00eb p\u00ebrgjegjj\u00ebsi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb katastrof\u00eb. P\u00ebr shembull: me nji strategji t\u00eb re. Deri tash qishtu i kan\u00eb zgjidh\u00eb problemet n\u00eb arsim. Strategji mas strategjie. Trajnime mas trajnime. N\u00eb t\u00eb cilat kam pas\u00eb \u201ener\u00ebn\u201c me v\u00ebzhgu disa her\u00eb. Tmerr. Llogari? Jo kurrkush. As s\u2019ka dhan\u00eb, as nuk ka lyp kurrkush. Me u anku, jena ankue. Fakt. Por, ama zakonisht ankesat i kena me stil, i shprehim ve\u00e7 kur nuk e rrezikojm\u00eb vendin e pun\u00ebs. Q\u00eb n\u00ebnkupton shpesh her\u00eb q\u00eb ata q\u00eb ishin ma s\u00eb af\u00ebrti vendit t\u00eb krimit, e q\u00eb pan\u00eb e dijt\u00ebn ma s\u00eb shumti, zakonisht fol\u00ebn ma s\u00eb pakti e shujt\u00ebn dhe n\u00ebse kurrgjo tjet\u00ebr kjo i ban bashk\u00ebfajtor\u00eb. Kush jan\u00eb k\u00ebta? Paj teoretikisht, prej zyrtar\u00ebve t\u00eb ministris\u00eb, m\u00ebsimdhan\u00ebs\u00eb, e ekspertave t\u00eb vet\u00ebshpallun t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb organizatave jo-qeveritare, deri te prind\u00ebrit q\u00eb s\u2019pritun me i nxjerr kuletat me i regjistru f\u00ebmij\u00ebt\u00a0e tyne pa merita n\u00eb fakultet, krejt.<\/p>\n<p>PISA, nj\u00ebjt\u00eb si muri n\u00eb Mitrovic\u00eb, nj\u00ebjt\u00eb si Tha\u00e7i kryetar\u00a0shteti, nj\u00ebjt\u00eb si afera Pronto, nj\u00ebjt\u00eb si Astrit Dehari, mujn\u00eb me ardh\u00eb si traum\u00eb, por jo si habi.<\/p>\n<p>Rreth numrave s\u2019kena shum \u00e7ka me filozofu. Vend p\u00ebr interpretime nuk ka shum, mundesh me ba krahasime me vende t\u00eb ndryshme, mundesh me zgjedh\u00eb cilin vend e krahason me cilin vend dhe mundesh me ba analiza t\u00eb ndryshme n\u00eb pika t\u00eb caktume, por numrat jan\u00eb ato q\u00eb jan\u00eb. Dhe numrat po thojn\u00eb q\u00eb nxan;sat e Kosov\u00ebs s\u2019dijn\u00eb me lexue. Q\u00eb nxan\u00ebsat e Kosov\u00ebs s\u2019dijn\u00eb me zgjidh\u00eb problem logjike.<\/p>\n<p>Ani pse teoretikisht nxan\u00ebsit tan\u00eb e dijn\u00eb n\u00eb nivel t\u00eb nalt\u00eb sikur f\u00ebmij\u00ebt e shum vendeve prej ma t\u00eb mirave n\u00eb PISA, se p\u00ebr me ardh\u00eb t\u00eb dija n\u00eb shkenc\u00eb, duhesh me pas\u00eb evidenc\u00eb empirike. Teoretikisht, jemi mire pra. Ani pse 67.7 % e nxan\u00ebsve tan\u00eb n\u00eb shkenca tregojn\u00eb performanc\u00eb t\u00eb ult\u00eb, n\u00ebn nivelin dy, ata teoretikisht e dijn\u00eb \u00e7ka asht shkenca. Jupiii!<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb laboratoret p\u00ebr eksperimente n\u00eb shum shkolla ku ka pas\u00eb donacione t\u00eb tilla i ka mlue pluhuni. I kam pa me syt\u00eb e mi. Jutifikimi p\u00ebr pluhunin prej drejtor\u00ebve vjen n\u00eb formulime t\u00eb tilla sikur: \u201cmos me i mshel\u00eb, i hajn\u00eb.\u201d Pra PISA asht reflektim i sistemit ton\u00eb t\u00eb korruptuem t\u00eb arsimit ku n\u00eb shkolla pun\u00ebsohen (kuptohet me preference partiake) drejtor\u00eb q\u00eb tuten q\u00eb nxan\u00ebsit i hajn\u00eb instrumentet laboratorike. Drejtor\u00eb q\u00eb i konsiderojn\u00eb nxan\u00ebsit bisha. Drejtor\u00eb q\u00eb ushqejn\u00eb iden\u00eb e konzervimit, dhe nuk shohin vler\u00eb p\u00ebrtej pasunis\u00eb materiale q\u00eb sjell ai laborator. Sa ma e pap\u00ebrdorun, aq ma e vlefshme. M\u00eb duket k\u00ebt\u00eb filozofi po e p\u00ebrkthejn\u00eb edhe p\u00ebr p\u00ebrdorimin e trunit.<\/p>\n<p>N\u00eb krahasim me nxan\u00ebsit tan\u00eb, shtetet e OECD kan\u00eb nji p\u00ebrqindje prej 21.2% nd\u00ebrsa Finlanda nji p\u00ebrqindje prej 11.5% t\u00eb nxan\u00ebsve n\u00eb nivel t\u00eb ult\u00eb n\u00eb shkenca. Ve\u00e7 sa p\u00ebr ilustrim p\u00ebr me e pa sa larg jemi prej ku dojm\u00eb me kon\u00eb.<\/p>\n<p>Shkurt, numrat po thojn\u00eb q\u00eb Kosova asht nd\u00ebr tre vendet e fundit prej 72 vendeve q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb testim. 72 vende nuk jan\u00eb pak, dhe po asht e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb nji num\u00ebr i madh\u00eb i vendeve n\u00eb k\u00ebt\u00eb k\u00ebt\u00eb testim, jan\u00eb vende t\u00eb zhvillume dhe me nji ekonomi shum ma t\u00eb fort\u00eb se Kosova, por, n\u00ebn nji: n\u00ebse arsimin dhe edukimin e shohim si ardhm\u00ebni at\u00ebher\u00eb me kend pos me vende t\u00eb zhvillume ish dasht\u00eb me dasht\u00eb me u krahasue, dhe n\u00ebn dy: PISA d\u00ebshmon q\u00eb zhvillimi ekonomik i njji vendi nuk garanton cil\u00ebsi ma t\u00eb mir\u00eb n\u00eb arsim, ani pse cil\u00ebsia e mir\u00eb n\u00eb arsim garanton zhvillim ma t\u00eb madh ekonomik.<\/p>\n<p>N\u00eb pytjen se cili asht rezultati thelb\u00ebsor i pjes\u00ebmarrjes s\u00eb nxan\u00ebsve 15 vje\u00e7ar\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb testimin PISA, zot\u00ebri Andreas Schleicher p\u00ebrgjigjet p\u00ebr sbunker se rezultati \u201cpjes\u00ebrisht ka t\u00eb baj me nji munges\u00eb kronike t\u00eb investimeve n\u00eb ardhm\u00ebnin\u00eb e Kosov\u00ebs.\u201d Sipas tij, kjo qyshdokoft\u00eb asht ve\u00e7 nji pjes\u00eb e tregimit, e ai na fton me mendu rreth asaj q\u00eb \u201c10% e nxan\u00ebsve ma t\u00eb margjinalizuem n\u00eb Portugali tregojn\u00eb rezultate ma t\u00eb mira se 10% e nxan\u00ebsve ma t\u00eb privilegjum t\u00eb Kosov\u00ebs.\u201d Me fjal\u00eb tjera sipas tij \u201crezultati nuk asht pasqyr\u00eb e disa nxan\u00ebsve t\u00eb varfun prej lagjeve t\u00eb varfuna t\u00eb Kosov\u00ebs, por i shum\u00eb nxan\u00ebsve t\u00eb shum\u00eb lagjeve t\u00eb ndryshme n\u00eb Kosov\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Kjo na fton me mendu ma shum rreth asaj se \u00e7ka po n\u00ebnkuptojna me \u201cinvestim n\u00eb arsim\u201d na n\u00eb Kosov\u00eb. Prandaj, para se me marr\u00eb yxhym me bo di\u00e7ka, helbete me nd\u00ebrtu naj shkoll\u00eb najkun sikur q\u00eb i kena nd\u00ebrtue k\u00ebto t\u00eb rejat me probleme serioze n\u00eb aspektin termik, e hap\u00ebsinor, e besa edhe pa mendu hi\u00e7 p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt me aft\u00ebsi t\u00eb kufizume, q\u00eb p.sh. duhet me l\u00ebviz\u00eb me karroca, asht e rand\u00ebsishme me e kuptue jo ve\u00e7 pse gabum n\u00eb t\u00eb kalumen, por ku gabum sakt\u00ebsisht, dhe \u00e7ka tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 q\u00eb kemi arsim jo cil\u00ebsor, po na tregojn\u00eb rezultatet e PISA.<\/p>\n<p>Niveli i arsimit t\u00eb nji vendi nuk asht domosdoshm\u00ebrisht reflektim i ekonomis\u00eb t\u00eb atij vendi, asht reflektim i varfnis\u00eb s\u00eb investimeve n\u00eb arsim, por, sikur f\u00ebmija q\u00eb asht pasqyr\u00eb edhe e prindit dhe kultur\u00ebs n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn rritet, niveli i arsimit t\u00eb nji vendi asht gjithashtu pasqyr\u00eb edhe e nivelit t\u00eb kultur\u00ebs e intelektit t\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb saj. Kultura n\u00eb vendin ton\u00eb e ka nji em\u00ebn. Korrupcion. Varfnia kronike e investimeve n\u00eb arsim p\u00ebr t\u00eb cilat flet z. Schleicher, nuk ka t\u00eb baj vet\u00ebm e ndoshta ma s\u00eb pakti, me investimet kapitale n\u00eb infrastruktur\u00eb.<\/p>\n<p>Rezultati i PISA po na tregon q\u00eb mungesa e investimeve ka t\u00eb baj me n\u00ebn nji, investime t\u00eb gabume n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, k\u00ebtu hyn\u00eb edhe \u201cpolitikat\u201d dhe n\u00ebn dy me investime jo cil\u00ebsore n\u00eb formimin dhe zhvillimin e profesionit t\u00eb m\u00ebsimdhan\u00ebsit si ve\u00e7anti. Sepse cil\u00ebsia e arsimit, n\u00eb fund po kthehet n\u00eb ate \u00e7ka edhe shum studiues t\u00eb fush\u00ebs s\u00eb edukmit e kan\u00eb pohu me vite t\u00eb tana tash ma: n\u00eb aft\u00ebsin\u00eb dhe kapacitetin e m\u00ebsimdhan\u00ebsit. Shkurt e shqip: S\u2019ka cil\u00ebsi pa m\u00ebsues t\u00eb aft\u00eb e t\u00eb dijsh\u00ebm. Pik\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb tek na m\u00ebsues bahen ato e ata q\u00eb nuk mujn\u00eb me u regjistru diku tjet\u00ebr; ose ato e ata q\u00eb i g\u00ebzohen pushimeve t\u00eb gjata mes semestrave. Dhe n\u00eb fund edhe ato e ata q\u00eb nji vend pune n\u00eb arsim e konsiderojn\u00eb garancion p\u00ebr nji vend t\u00eb pun\u00ebs p\u00ebr tan\u00eb jet\u00ebn.<\/p>\n<p>Varfnia ekonomike e ult\u00eb dhe varfnia intelektuale e kulturore e ult\u00eb jan\u00eb kombinim fatal p\u00ebr \u00e7do komb. Dhe ne pat\u00ebm fatin, i cili nuk na piki prej qiellit p\u00ebr aq sa vlen, me krijue nji klas\u00eb politike t\u00eb p\u00ebrbam\u00eb pik\u00ebrisht prej k\u00ebtij kombinimi. T\u00eb unt\u00eb, t\u00eb pakulturum e t\u00eb paditun. Recept p\u00ebr katastrof\u00eb. Prandaj n\u00eb ardhm\u00ebnin\u00eb e Kosov\u00ebs, pra n\u00eb arsim, nuk u investue, p\u00ebrkundrazi arsimi u ataku prej gjitha an\u00ebt prej njer\u00ebzve t\u00eb paditun p\u00ebr pozita e tituj akademik, p\u00ebr nji vend pune p\u00ebr interese politike e strategjike n\u00eb gar\u00ebn e kapjes dhe mbajtjes s\u00eb pushtetit. E po, prej kurrgjo del kurrgjo. Qe pse s\u2019mujna me pretendu q\u00eb rezultati i PISA asht tronditje.<\/p>\n<p>Kur librat e f\u00ebmij\u00ebve tan\u00eb jan\u00eb plot budallakina t\u00eb stilit \u201cKosova asht vendi i pasun me qymyr. Qymyri i saj asht prej ma t\u00eb mir\u00ebve n\u00eb bot\u00eb\u201d asht e qart\u00eb sa t\u00eb rand\u00ebsishme e konsiderojn\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e arsimit ata q\u00eb udh\u00ebheqin me ty, sa q\u00eb ve\u00e7 \u00e7ka s\u2019jan\u00eb tue ta \u00e7it\u00eb gishtin e mes\u00ebm n\u00eb kopertin\u00eb t\u00eb librit, me t\u00eb kallxue q\u00eb qysh lujn\u00eb me ty e sa shum iu konvenon me t\u00eb majt\u00eb qaty ku je, t\u00eb paditun e injorant. Sepse, ti u duhesh i paditun e injorant. Dikur Serbia t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn u mundue me e arrit\u00eb, tue na i mbylle shkollat, e na iu p\u00ebrgjegj\u00ebm me shilte. Sot k\u00ebta tan\u00ebt, s\u2019pat\u00ebn nevoj\u00eb me i mbyll\u00eb, bile hap\u00ebn edhe tjera, por drynin dij\u00ebs ia vnuen megjithat\u00eb, p\u00ebr mendimin tem, ma suksessh\u00ebm se S\u00ebrbia at\u00ebher\u00eb. Ec e mos plas!<\/p>\n<p><em>Organizatat jo-qeveritare<\/em><\/p>\n<p>Problemet e cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb arsimit n\u00eb Kosov\u00eb jan\u00eb evidente moti. Qysh prej kur ia nis\u00ebn me doktorue brenda nat\u00ebs ministra e gra ministrash e me u ba asistenta \u00e7ikat e djemt\u00eb e \u00e7ikat e \u00e7ikave e t\u00eb motrave&#8230;e daj\u00ebve t\u00eb tyne. Problemi asht qyshdokoft\u00eb, q\u00eb pik\u00ebrisht me k\u00ebta kriminel q\u00eb e kan\u00eb pru Kosov\u00ebn k\u00ebtu ku asht, tash e 17 vite organizatat jo-qeveritare, nd\u00ebr ta nji kallabllak eksperta, bashk\u00ebpunojn\u00eb e n\u00ebnshkrujn\u00eb marr\u00ebveshje bashk\u00ebpunimi mas marr\u00ebveshje bashk\u00ebpunimi.<\/p>\n<p>Asht problematike, sepse k\u00ebto bashk\u00ebpunime jan\u00eb p\u00ebrkthye \u00e7do her\u00eb n\u00eb transakcione fondesh dhe kishe transformim t\u00eb dijes, t\u00eb cilat qysh po shihet tash, nuk e kan\u00eb arrit\u00eb q\u00ebllimin. Dhe po, ia vlen me u p\u00ebrmend, n\u00eb fakt e kemi obligim me e p\u00ebrmend, q\u00eb shoqnia civile, pik\u00ebrisht disa nga organizatat jo-qeveritare ma t\u00eb \u201eetablume\u201c n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb, jan\u00eb elefant shum i madh n\u00eb sofr\u00ebn ton\u00eb t\u00eb shtetnd\u00ebrtimit, dhe jan\u00eb pjes\u00eb e madhe e tort\u00ebs korruptive n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb shum fusha jo ve\u00e7 n\u00eb arsim. Gabojna n\u00ebse e injorojna. Si shoqni pytja q\u00eb duhet me ia ba na vet\u00ebs tashti asht, a po dojna me vazhdu me gabu? A po dojna me vazhdu me pranu n\u00eb heshtje turlifar\u00eb hajduti me fol\u00eb n\u00eb em\u00ebn tonin brenda ose jasht qeveris\u00eb?<\/p>\n<p>E vetmja m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr me ndryshue p\u00ebrnjimend di\u00e7ka asht, n\u00ebse ma s\u00eb pari e bajna pytjen pse ata q\u00eb u paguen me reflektue gjendjen e arsimit n\u00eb Kosov\u00eb tash e sa vite d\u00ebshtuen dhe qysh mujna me i hjek qafe prej karrigave ku ushtrojn\u00eb pushtetin e tyn\u00eb t\u00eb budall\u00ebs? Dhe kjo vlen p\u00ebr ministrit\u00eb, nj\u00ebjt\u00eb sikur p\u00ebr organizatat jo-qeveritare. Vendet e reja me kuvende t\u00eb vjetra nuk bahen. Nuk bahen. Pik\u00eb.<\/p>\n<p>Gjendja e arsimit n\u00eb Kosov\u00eb nuk asht k\u00ebtu sepse munguen strategjit\u00eb, apo planprogramet apo prap strategjit\u00eb, t\u00eb tilla pat\u00ebm \u201ecopy paste\u201c mjaft\u00eb, disa ma t\u00eb mira , disa t\u00eb sakatume gjat\u00eb p\u00ebrpunimit, e nuk munguen as fondet, arsyeja qyshdokoft\u00eb asht se ata q\u00eb u thirr\u00ebn me punue n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e k\u00ebsaj gjendje, nuk u identifikuen kurr\u00eb me pun\u00ebn q\u00eb banin, shpesh as nuk e kuptuen \u00e7ka ishin tu ba, i morr\u00ebn paret, dhe nuk punuen ose n\u00eb rastin ma t\u00eb keq, punuen kund\u00ebr. Nuk pat asnjiher\u00eb as investime e as n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi politika q\u00eb sistematikisht ndoq\u00ebn nji q\u00ebllim n\u00eb arsim. Pat ve\u00e7 politika partiake, pa q\u00ebllim, pa sistem.<\/p>\n<p>Brenda qeveris\u00eb, por p\u00ebr aq sa vlen edhe jasht\u00eb saj, Kosov\u00ebn e sulmuen njer\u00ebz t\u00eb paditun me nji munges\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb interesimit me e ndryshue seriozisht p\u00ebr t\u00eb mir\u00eb k\u00ebt\u00eb vend. Qysh me i vazhdue projektet ndryshe me vite e vite e vite?<\/p>\n<p>Kam pa me dhjetra projekte, t\u00eb q\u00ebndisuna si jo ma mir\u00eb, t\u00eb cilat po has\u00ebn rrug\u00ebs n\u00eb ndonji gja q\u00eb ua humb kuptimin e s\u00eb paku k\u00ebrkon prej tyne me rivler\u00ebsu situat\u00ebn e me i marr\u00eb parasysh gjetjet e reja, n\u00eb shumic\u00ebn e rastit kjo gja ka me u injorue. Eventualisht rreth saj ka me u nd\u00ebrtue kur t\u00eb vjen momenti (q\u00eb n\u00ebnkupton kur t\u00eb vjen naj thirrje e re prej donator\u00ebve) komplet nji projekt i ri, por projekti nuk ka me d\u00ebshtue pse tereni po thot\u00eb q\u00eb s\u2019mundet me u realizu n\u00eb projektimin q\u00eb asht ba. Me fjal\u00eb tjera, shkurt e shqip, projektet ma s\u00eb pari kan\u00eb me i sh\u00ebrbye justifikimit t\u00eb ekzistenc\u00ebs s\u00eb vet. Donator\u00ebt nuk bajn\u00eb shum pyte. Arsyetoja shpenzimet me fatura, e fatura me gjet\u00eb e me ba nuk asht v\u00ebshtir\u00eb, kjo mjafton. Arsye pse operime t\u00eb tilla projektesh nuk bahen t\u00eb m\u00ebdha e nuk dalin n\u00eb shesh, n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve asht e thjesht\u00eb: sepse shumica ia bajn\u00eb k\u00ebshtu. Kush kujt\u00eb me ia \u00e7ue gishtin at\u00ebher\u00eb?<\/p>\n<p>Kosova, p\u00ebr fat t\u00eb keq, tash e sa vite shihet si nji projekt. N\u00eb mesin e k\u00ebtyne ekspertave qeveritar e jo-qeveritar ka edhe t\u00eb ditun, por njji num\u00ebr i konsideruesh\u00ebm i tyn\u00eb jan\u00eb oportunista, hipokrita, njer\u00ebz t\u00eb posht\u00ebr q\u00eb prej projektit n\u00eb projekt nuk pan\u00eb kurr\u00eb dallim p\u00ebrderisa identifikimi kryesor i tyne ishte jo me \u00e7ashtjen por me pages\u00ebn; njer\u00ebz p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt krejt Kosova asht ve\u00e7 nji projekt i madh.<\/p>\n<p>Por ama, k\u00ebta jan\u00eb njer\u00ebz me kontakte t\u00eb forta. Njer\u00ebz q\u00eb ia fshehin njani tjetrit raportimet dallash t\u00eb aktiviteteve q\u00eb asht dasht\u00eb me ndodh e nuk kan\u00eb ndodh kurr\u00eb, prej shefave t\u00eb huej. Njer\u00ebz q\u00eb kan\u00eb hy n\u00eb pun\u00eb me t\u00eb njofsh\u00ebm. Njer\u00ebz q\u00eb pun\u00ebsojn\u00eb f\u00ebmij\u00eb ministrash n\u00eb organizatat e tyne. Po po, edhe shoqnia civile ka Adem Grabovca. Sa t\u2019duesh. \u00c7ka ka lidhje kjo tash me PISA? O ka lidhje shum, sepse gjendja e arsimit asht ku asht edhe p\u00ebrshkak t\u00eb heshjtes me vite ndaj krimeve qeveritare n\u00eb arsim prej shoqnis\u00eb civile e cila mandatin e saj e arsyeton me qen\u00eb zani kritik i shoqnis\u00eb n\u00eb njan\u00ebn an\u00eb, e n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, sepse k\u00ebta eksperta t\u00eb shoqnis\u00eb civile q\u00ebllimisht ose prej mosdijes (ec e vendos cila asht ma keq) e damtuen \u00e7do mund\u00ebsi p\u00ebr progres tue ngajt\u00eb mas pareve, ndjek\u00ebn interesat e tyne personale ma shum se ato t\u00eb shoqnis\u00eb, kaq e thjesht\u00eb asht.<\/p>\n<p>Shum rrall\u00eb shoqnia civile, ma sakt\u00ebsisht organizatat q\u00eb quhen eksperte n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb, ishin za kritik n\u00eb qashtje t\u00eb arsimit, ma shum ishin bashk\u00ebpun\u00ebtor strategjik, pavar\u00ebsisht defektit t\u00eb strategjis\u00eb, si dhe partner t\u00eb billbordave n\u00ebp\u00ebr konferenca. Konkurrenca p\u00ebr fonde dhe imazh e organizatave jo-qeveritare, i ngjan nji lufte t\u00eb ashp\u00ebr p\u00ebr tituj, mir\u00ebnjohje dhe kunor\u00eb t\u00eb ekspertiz\u00ebs. Eksperti si profesion n\u00eb vete. Secili tue u shty cili asht ma ekspert se tejtri. E po qe tash, urdhnoni titullin.<\/p>\n<p>Konkludimi asht, Kosov\u00ebs i duhet nji forc\u00eb e re politike, kur them e re po menoj krejt e re, dhe po aq urgjentisht i duhet nji kultur\u00eb e re e shoqnis\u00eb civile e cila rolin e saj e sheh si v\u00ebzhgues i veprimeve t\u00eb qeveris\u00eb e zhurmagji i nd\u00ebrgjegjjes qytetare, shtyt\u00ebs i iniciativave t\u00eb pavaruna, por jo si bashk\u00ebpun\u00ebtor i heshtun i qeverive n\u00eb interes t\u00eb zhvillimit t\u00eb projekteve q\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb me sukses ve\u00e7 n\u00eb let\u00ebr, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb fondet rrjedhin.<\/p>\n<p>N\u00eb Kosov\u00eb nj\u00ebjt\u00eb si partit\u00eb politike, edhe nji num\u00ebr jo i vog\u00ebl i organizatave jo-qeveritare jan\u00eb n\u00eb fund t\u00eb dit\u00ebs, n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve prona private t\u00eb \u201cthemeluesve\u201c t\u00eb tyne. Bordet, an\u00ebtar\u00ebt, demokracia, p\u00ebrralla n\u00eb let\u00ebr.<\/p>\n<p>Pse jemi k\u00ebtu? Si ndodhi? Ku ishim? Fajtor\u00eb moral jemi krejt bashk\u00eb. Kemi lejue me ardh\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjendje, sepse na ka konvenue me diplomue pa dijt\u00eb sen; na ka konvenue me angazhue filan evladin e filan ministrit si ekspert (me ia dhan\u00eb mij\u00ebra euro) p\u00ebr hartimin e modulit p\u00ebr arsim t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr x land\u00ebn n\u00eb projektin ton\u00eb x a y edhepse nuk ka pas\u00eb haber evladi i ministrit qysh bahet kjo; na ka konvenue, \u00e7do her\u00eb na ka konvenue ky kaos, p\u00ebr me p\u00ebrfitu sa ma shum prej nevoj\u00ebs s\u00eb madhe p\u00ebr projekte fuqizuese e p\u00ebr me e mbush boshll\u00ebkun e madh t\u00eb cil\u00ebsis\u00eb n\u00eb arsim me shkolla private q\u00eb kushtojn\u00eb kogja shtrejt\u00eb e ku zakonisht shkollohen f\u00ebmij\u00ebt e ministrave a kryeministrave e qishtu me radh\u00eb (pa naj cil\u00ebsi p\u00ebrnime ma t\u00eb mir\u00eb, mos ta t\u00eb keqe), dhe na ka konvenue krejtve me \u201ekry shkoll\u00eb\u201c leht\u00eb. Ose s\u00eb paku qashtu kemi mendue. Se tashti diploma morr\u00ebm krejt, por kamariera kena mujt\u00eb me punue edhe pa diplom\u00eb.<\/p>\n<p>Ma ka than\u00eb me goj\u00eb t\u00eb vet nji drejtore e nji shkolle nji her\u00eb, q\u00eb ka fillu \u201eme pranu ma shum rom n\u00eb shkoll\u00eb edhepse po kund\u00ebrshtojn\u00eb prind\u00ebrit\u201c, se po i japin fonde \u201ee pse mos me i marr\u00eb?\u201c. Fondet pra. Nuk e di sot e k\u00ebsaj dite, \u00e7ka dashti me m\u00eb than\u00eb, por e di q\u00eb ajo s\u2019duhet me qen\u00eb drejtore. Ajo s\u2019duhet me u lejue af\u00ebr f\u00ebmij\u00ebve se le ma me udh\u00ebheq nji shkoll\u00eb. Por, ajo asht drejtore.<\/p>\n<p>Qyshdoqoft\u00eb, dami asht shum i madh p\u00ebr me u marr\u00eb ve\u00e7 me pytje. \u201cFillimisht, sa p\u00ebr t\u00eb fillUar\u201d dikush duhet me dhan\u00eb dor\u00ebheqje. Pa asnji fjal\u00eb ma shum. Qoft\u00eb edhe nji dor\u00ebheqje sa p\u00ebr m\u2019sysh, se kur ke njer\u00ebz t\u00eb paditun e t\u00eb posht\u00ebr n\u00eb karriga, dor\u00ebheqjen e tyne s\u2019mundesh me e repektue pavar\u00ebsisht \u00e7ka. I g\u00ebzohesh, por nuk e respekton. P\u00ebr me respektue, ish kon\u00eb n\u00ebse dikush e han burgun p\u00ebr k\u00ebt\u00eb krim. Por na jetojm\u00eb n\u00eb nji vend kur p\u00ebr t\u00eb fortit d\u00ebnimet me burg shqiptohen me \u201ekusht\u201c. E k\u00ebta q\u00eb e damtuen arsimin n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb nivel, n\u00ebse kurrgjo tjet\u00ebr definitivisht jan\u00eb t\u00eb fort\u00eb.<\/p>\n<p>Ka mashtrim, dhe mashtrime q\u00eb kushtojn\u00eb shtrejt\u00eb. Arsimi n\u00eb Kosov\u00eb ma s\u00eb vonti qysh prej masluft\u00ebs, qe nji mashtrim i madh dhe shum i shtrejt\u00eb. E me shtrejt\u00eb nuk e kam fjal\u00ebn \u201cme u ba hor\u00eb para bot\u00ebs.\u201d por, \u201cme ia \u00e7el\u00eb vorrin vetes\u201c.<\/p>\n<p>Iniciativat tona me e p\u00ebrmir\u00ebsu cil\u00ebsin\u00eb n\u00eb arsim duhet me fillu tue e rimendu komplet kuptimin q\u00eb ka p\u00ebr ne si shoqni \u201eshkolla\u201c. Gjat\u00eb rrug\u00ebs na duhet pa kompromis me e pastrue b\u00ebrllogun prej oborrit. Ka \u201esene\u201c q\u00eb mujn\u00eb me u ndreq, ka q\u00eb s\u2019mujn\u00eb dhe duhet me u ndrru e \u201end\u00ebrtu\u201c prej fillimit. Ka m\u00ebnyra t\u00eb ndryshme me \u201einvestu n\u00eb t\u00eb ardhmen\u201c. Dhe \u201einvestimi\u201c q\u00eb nji shoqni zgjedh\u00eb, asht ai q\u00eb ka me u jetue. Pra asht e rand\u00ebsishme me e kuptue, q\u00eb k\u00ebtu po bahet fjal\u00eb p\u00ebr jet\u00ebt tona.<\/p>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ka m\u00ebnyra t\u00eb ndryshme me u marr\u00eb me t\u00eb kalumen. Por rruga q\u00eb nji shoqni zgjedh\u00eb asht ajo q\u00eb ia p\u00ebrcakton t\u00eb ardhmen. Na zgjodh\u00ebm nji rrug\u00eb plot krime. Rezultatet e testit PISA, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn Kosova morri pjes\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb testimin e vitit 2015, nuk mujna me than\u00eb q\u00eb po na [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":505,"featured_media":10860,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[1141,1132,972,1137],"ppma_author":[1348],"class_list":["post-3369","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized","tag-arsimi","tag-edukimi","tag-kosove","tag-pisa"],"authors":[{"term_id":1348,"user_id":505,"is_guest":0,"slug":"ardiana-shala","display_name":"Ardiana Shala Prishtina","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/ardianashalaprishtina2-1021x1024-1.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/ardianashalaprishtina2-1021x1024-1.jpg"},"user_url":"","last_name":"Shala Prishtina","first_name":"Ardiana","description":"Ardiana Shala Prishtina \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e Antologjis\u00eb s\u00eb poeteve shqiptare \u201cMagma\u201d, p\u00ebrpiluar dhe p\u00ebrkthyer nga Vlora Konushevci dhe botuar nga SHB \u201cLittera\u201d, Prishtin\u00eb."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3369","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/505"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3369"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3369\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10861,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3369\/revisions\/10861"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/10860"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3369"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3369"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3369"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=3369"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}