{"id":3375,"date":"2016-11-14T17:27:14","date_gmt":"2016-11-14T15:27:14","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=3375"},"modified":"2024-10-18T11:41:41","modified_gmt":"2024-10-18T09:41:41","slug":"syte-preja-e-semundjes-se-sheqerit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/opinion\/syte-preja-e-semundjes-se-sheqerit\/","title":{"rendered":"Syt\u00eb, preja e s\u00ebmundjes s\u00eb sheqerit"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<h3>Syt\u00eb, preja e s\u00ebmundjes s\u00eb sheqerit<\/h3>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p>Sot \u00ebsht\u00eb dita nd\u00ebrkomb\u00ebtare e diabetit, apo si\u00eb njihet, s\u00ebmundja e sheqerit.<\/p>\n<p>Desha t\u00eb shkruaj p\u00ebr k\u00ebt\u00eb s\u00ebmundje, pasi q\u00eb gjat\u00eb pun\u00ebs sime mbi 25 vje\u00ebare, nj\u00eb num\u00ebr i madh i pacient\u00ebve me d\u00ebmtime n\u00eb t\u00eb pamur, ose e kan\u00eb humbur t\u00eb pamurit ose kan\u00eb mbet\u00eb me komplikime serioze n\u00eb t\u00eb pamur, p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebsaj s\u00ebmundje shum\u00eb destruktive.<\/p>\n<p>Deri tek k\u00ebto komplikime vjen po qe se pacienti nuk e merr me seriozitetin m\u00eb t\u00eb madh diabetin. N\u00ebse e merr me seriozitet, zakonisht kalon jet\u00ebn pa komplikime sh\u00ebndet\u00ebsore.<\/p>\n<p>Diabetis mellitus apo s\u00ebmundja e sheqerit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb s\u00ebmundje endokrine ku p\u00ebrmbajtja e sheqerit apo glukoz\u00ebs n\u00eb gjak \u00ebsht\u00eb e ngritur. P\u00ebrmbajtja e sheqerit n\u00eb gjak rritet n\u00eb qoft\u00eb se trupi nuk prodhon apo prodhon pak hormonin insulin, ose n\u00ebse masa e p\u00ebrgjithshme e trupit ka nevoj\u00eb ma t\u00eb madhe p\u00ebr insulin\u00eb se sa q\u00eb pankreasi \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb prodhoj\u00eb, por edhe n\u00ebse ndjeshm\u00ebria e trupit p\u00ebr insulin\u00eb, p\u00ebr arsye t\u00eb ndryshme, \u00ebsht\u00eb e kufizuar dhe insulina nuk pranohet nga indet dhe qelizat e ndryshme. Simptomat kryesore p\u00ebr k\u00ebt\u00eb s\u00ebmundje jan\u00eb etje jo normale dhe nevoj\u00eb e madhe p\u00ebr uj\u00eb, urinim i shpesht\u00eb, lodhje, humbje e shpejt\u00eb e pesh\u00ebs, dhe t\u00eb pamurit q\u00eb fillon t\u00eb turbullohet.<\/p>\n<p><em>Por \u00e7ka ndodh\u00eb me syrin n\u00ebse kemi diabetes retinopati?<\/em><\/p>\n<p>Retina, (rrjeta) e syrit \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e zgjatur e trurit e cila e mbulon pjes\u00ebn e pasme t\u00eb moll\u00ebz\u00ebs s\u00eb syrit dhe qelizat nervore t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb koncentruara aty, diku m\u00eb shum\u00eb (n\u00eb macula lutea apo njoll\u00ebn e verdh\u00eb) dhe m\u00eb pak n\u00eb periferi t\u00eb saj dhe kan\u00eb p\u00ebr detyr\u00eb q\u00eb drit\u00ebn, fotonet q\u00eb bien ne retin\u00eb, t\u00ebi shnd\u00ebrrojn\u00eb n\u00eb impulse elektrike dhe t\u00ebi d\u00ebrgojn\u00eb n\u00eb pjes\u00ebn e prapme t\u00eb trurit p\u00ebr t\u00ebi p\u00ebrpunuar n\u00eb &#8220;fotografi&#8221;.<\/p>\n<p>Retina, p\u00ebr t\u00eb funksionuar, sikurse secili ind tjet\u00ebr, ka nevoj\u00eb p\u00ebr ushqim (hidrate te karbonit, oksigjen, sheqer dhe minerale te tjera t\u00eb domosdoshme p\u00ebr mbijetes\u00eb). P\u00ebr k\u00ebt\u00eb pun\u00eb ekziston nj\u00eb shtres\u00eb speciale ne mes retin\u00ebs dhe skler\u00ebs, (pjes\u00ebs s\u00eb bardh\u00eb) te syrit e cila \u00ebsht\u00eb p\u00ebrplot me en\u00eb t\u00eb gjakut.<\/p>\n<p>N\u00ebse koncentrimi i glukoz\u00ebs (sheqerit) p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb \u00ebsht\u00eb i rritur n\u00eb gjak, at\u00ebher\u00eb sinjalizohet trupi se ka tepric\u00eb energjie n\u00eb gjak dhe duhet t\u00eb krijohen &#8220;rrug\u00eb&#8221; t\u00eb reja (en\u00eb t\u00eb gjakut, kapilare) t\u00eb cilat duhet ta transportojn\u00eb at\u00eb sasi ushqimi n\u00eb qelizat e trupit.<\/p>\n<p>Retina normale ka en\u00eb gjaku t\u00eb mjaftueshme dhe nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr en\u00eb t\u00eb reja, pasi q\u00eb ato e pengojn\u00eb refraktimin e drit\u00ebs n\u00eb njoll\u00ebn e verdh\u00eb. Kur ka diabet, n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb organizmin krijohen kapilare t\u00eb reja dhe ato krijohen edhe n\u00eb sy. Kapilaret e reja, t\u00eb cilat jan\u00eb krijuar aty p\u00ebr aty, jan\u00eb me nj\u00eb konstrukt m\u00eb t\u00eb dob\u00ebt dhe muret e tyre kan\u00eb nj\u00eb tendenc\u00eb t\u00eb shqyerjes dhe gjakderdhjes. Gjakderdhje t\u00eb vogla nga kapilar\u00ebt si pasoj\u00eb e diabetit ndodhin gjithandej trupit ton\u00eb, por pasojat n\u00eb sy jan\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, p\u00ebr shkak t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb se madhe t\u00eb retin\u00ebs n\u00eb t\u00eb pamur. N\u00eb secil\u00ebn pjes\u00eb t\u00eb retin\u00ebs ku ka rrjedhje apo gjakderdhje, aty drita pengohet t\u00eb stimuloj\u00eb qelizat nervore dhe t\u00eb transportoj\u00eb impulset tutje deri n\u00eb tru dhe si pasoj\u00eb, ne n\u00eb fush\u00ebn ton\u00eb vizive krijojm\u00eb &#8220;ujdhesa&#8221; t\u00eb zeza dhe nuk shohim mu aty ku ka pas\u00eb rrjedhje gjaku.<\/p>\n<p><em>Trajtimi<\/em><\/p>\n<p>Sot, mjek\u00ebsia e syve ballafaqohet me nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb lodhshme n\u00eb &#8220;riparimin&#8221; e d\u00ebmeve t\u00eb shkaktuara nga k\u00ebto gjakderdhje.<\/p>\n<p>Me metod\u00ebn e &#8220;djegies&#8221; se secilit kapilar t\u00eb porsaformuar ne retin\u00eb me ndihm\u00ebn e rrezeve t\u00eb laserit parandalojm\u00eb gjakderdhje te reja. Secila &#8220;djegie&#8221; e kapilar\u00ebve l\u00eb edhe nj\u00eb njoll\u00eb t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb fush\u00ebn ton\u00eb vizive. Pas 15 vitesh me diabet, rreth 80% e t\u00eb prekurve kan\u00eb ndonj\u00eb komplikim n\u00eb t\u00eb pamur.<\/p>\n<p>Natyrisht q\u00eb ka disa lloje te retinopatis\u00eb te shkaktuara nga diabeti n\u00eb t\u00eb cilat nuk d\u00ebshiroj t\u00eb hy k\u00ebtu.<\/p>\n<p><em>Parandalimi<\/em><\/p>\n<p>Pacient\u00ebt e diagnostikuar me diabetes mellitus duhet q\u00eb n\u00eb intervale t\u00eb shpeshta t\u00eb realizojn\u00eb screening t\u00eb retin\u00ebs.<\/p>\n<p>Kur retinopatia debuton, nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr screening. Screening-u i par\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebhet pas 5 vitesh, i dyti pas 8 vitesh, i treti pas 10 vitesh dhe k\u00ebshtu me radh\u00eb pra, n\u00eb \u00ebdo t\u00eb dytin vit.<\/p>\n<p>Llojet kryesore t\u00eb diabetit jan\u00eb tipi 1 dhe tipi 2. Tip 1 i diabetit hyn n\u00eb domenin e s\u00ebmundjeve autoimune, ku sistemi mbrojt\u00ebs, antitrupat apo &#8220;ushtria&#8221; jon\u00eb fillon t\u00ebi shkat\u00ebrroj\u00eb qelizat tona. P\u00ebr tipin 1 edhe ndoshta nuk mund t\u00eb mbajm\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr debutimin e s\u00ebmundjes, por gjithsesi me kujdes, me nj\u00eb angazhim dhe marrje seriozisht t\u00eb s\u00ebmundjes ne mund t\u00eb vazhdojm\u00eb nj\u00eb jet\u00eb kualitative t\u00eb gjat\u00eb pa pasur komplikime t\u00eb m\u00ebdha sh\u00ebndet\u00ebsore.<\/p>\n<p>Diabeti tip 2 \u00ebsht\u00eb lloj i diabetit i cili zakonisht debuton von\u00eb, pas te 40-tave. Shkaktar i debutimit te k\u00ebtij lloji te diabetit ende nuk dihet por dihet se trash\u00ebgimia dhe dieta kan\u00eb nj\u00eb ndikim ma te madh se sa tek tipi 1.<\/p>\n<p>Ky lloj \u00ebsht\u00eb me i leht\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbajtur n\u00ebn kontroll pasi q\u00eb pankreasi zakonisht ka reduktim te prodhimit te insulin\u00ebs por jo edhe nd\u00ebrprerje totale.\u00eb Injektimet me insulin\u00eb dhe matjet e rregullta te nivelit te sheqerit n\u00eb gjak garantojn\u00eb jet\u00eb kualitative dhe pa komplikime p\u00ebr shkak t\u00eb diabetit.<\/p>\n<p>Ka edhe lloje t\u00eb tjera t\u00eb diabetit, t\u00eb cilat s\u00eb bashku me tipet 1 dhe 2 e b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr s\u00ebmundjet m\u00eb destruktive moderne po qe se neglizhohet. Dieta, m\u00ebnyra e t\u00eb ushqyerit, stresi n\u00ebn kontroll, jan\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb mira parandalimi t\u00eb eskalimit e s\u00ebmundjes, p\u00ebrderisa neglizhimi \u00ebsht\u00eb tejet i rreziksh\u00ebm, madje edhe fatal.<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Syt\u00eb, preja e s\u00ebmundjes s\u00eb sheqerit Sot \u00ebsht\u00eb dita nd\u00ebrkomb\u00ebtare e diabetit, apo si\u00eb njihet, s\u00ebmundja e sheqerit. Desha t\u00eb shkruaj p\u00ebr k\u00ebt\u00eb s\u00ebmundje, pasi q\u00eb gjat\u00eb pun\u00ebs sime mbi 25 vje\u00ebare, nj\u00eb num\u00ebr i madh i pacient\u00ebve me d\u00ebmtime n\u00eb t\u00eb pamur, ose e kan\u00eb humbur t\u00eb pamurit ose kan\u00eb mbet\u00eb me komplikime serioze [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":183,"featured_media":8396,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[852],"ppma_author":[212],"class_list":["post-3375","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinion","tag-health"],"authors":[{"term_id":212,"user_id":183,"is_guest":0,"slug":"rushit-arifi","display_name":"Rushit Arifi","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-8-5.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-8-5.jpg"},"user_url":"","last_name":"Arifi","first_name":"Rushit","description":"Rushit Arifi \u00ebsht\u00eb specialist i t\u00eb pamurit t\u00eb d\u00ebmtuar (low vision). Me origjin\u00eb nga Rumanishta e Kosov\u00ebs, q\u00eb nga viti 1993 Rushiti e ushtron profesionin e tij n\u00eb Suedi. Qytetar aktiv n\u00eb t\u00eb dy vendet, ai \u00ebsht\u00eb i pasionuar pas shkenc\u00ebs, arsyes dhe politik\u00ebs. Rushiti po ashtu \u00ebsht\u00eb ateist aktiv. "}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3375","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/183"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3375"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3375\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8646,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3375\/revisions\/8646"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8396"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3375"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3375"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3375"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=3375"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}