{"id":3390,"date":"2016-11-25T15:58:38","date_gmt":"2016-11-25T13:58:38","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=3390"},"modified":"2024-12-23T16:03:05","modified_gmt":"2024-12-23T14:03:05","slug":"pamundshmeria-e-nje-vetevrasje-politike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/pamundshmeria-e-nje-vetevrasje-politike\/","title":{"rendered":"Pamundshm\u00ebria e nj\u00eb vet\u00ebvrasje politike"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<p>Para pak dit\u00ebsh; m\u00eb sakt\u00ebsisht, t\u00eb premten e kaluar, Kryeprokurori i Prokuroris\u00eb Themelore n\u00eb Prizren, Syl\u00eb Hoxha, mbajti nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr media ku b\u00ebri t\u00eb ditura t\u00eb gjeturat e procesit hetimor rreth vdekjes s\u00eb aktivistit politik t\u00eb L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje, Astrit Deharit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb konferenc\u00eb, si\u00e7, besoj, e keni par\u00eb t\u00eb gjith\u00eb me v\u00ebmendje, Kryeprokurori deklaroi se gjat\u00eb k\u00ebtij procesi hetimor nuk ishte gjetur as edhe nj\u00eb prov\u00eb e vetme q\u00eb Astriti ishte vrar\u00eb nga dikush. Sakt\u00ebsisht e kund\u00ebrta, konkludoi ai, \u201ct\u00eb gjitha provat dhe ekzaminimet e kryera gjat\u00eb procesit hetimor demonstrojn\u00eb q\u00eb Astrit Dehari ka b\u00ebr\u00eb vet\u00ebvrasje.\u201d<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p>B\u00ebri apo jo vet\u00ebvrasje \u2013 k\u00ebt\u00eb gj\u00eb do ta problematizojm\u00eb m\u00eb von\u00eb. P\u00ebr hir t\u00eb argumentit, sidoqoft\u00eb, le t\u00eb supozojm\u00eb se kjo q\u00eb thot\u00eb Kryeprokurori \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>Pra, q\u00eb Astrit Dehari ka b\u00ebr\u00eb vet\u00ebvrasje.<\/p>\n<p>Duhet t\u00eb mbaj\u00eb at\u00ebher\u00eb ndokush p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb? Apo askush? \u2013 meq\u00eb, si\u00e7 tha Kryeprokurori yn\u00eb i dashur, vdekja e Astritit \u00ebsht\u00eb vet\u00ebvrasje e past\u00ebr.<\/p>\n<p>Disa, supozoj, do t\u00eb thon\u00eb \u2013 si\u00e7 n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb kan\u00eb th\u00ebn\u00eb bot\u00ebrisht \u2013 se fajin p\u00ebr vdekjen e Astritit e mban shteti; meq\u00eb, si\u00e7 shpjegojn\u00eb ata, institucionet publike jan\u00eb treguar \u201cjo-profesioniale,\u201d \u201cneglizhente\u201d dhe \u201ct\u00eb pakujdesshme.\u201d N\u00eb shikim t\u00eb par\u00eb, kjo q\u00eb thon\u00eb k\u00ebta mund t\u00eb duket tejet guximshme nga ana e tyre; sidomos kur kihet parasysh kontributi i tyre i gjithansh\u00ebm n\u00eb mir\u00ebmbajtjen e k\u00ebtij regjimi autoritarist. Sidoqoft\u00eb, po t\u00eb analizohet m\u00eb n\u00eb holl\u00ebsi kjo q\u00eb thon\u00eb, leht\u00ebsisht e kuptojm\u00eb se q\u00ebndrimi i tyre \u00ebsht\u00eb problematik p\u00ebr disa arsye.<\/p>\n<p>Un\u00eb po i p\u00ebrmend vet\u00ebm m\u00eb kryesoret.<\/p>\n<p>E para, kam p\u00ebrshtypjen q\u00eb, duke pohuar se vdekja e Astritit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e shtetit, m\u00ebtohet t\u00eb b\u00ebhet amnistimi i pushtetit politik. Nuk \u00ebsht\u00eb krejt e rast\u00ebsishme, mendoj, q\u00eb kur jan\u00eb n\u00eb pyetje gj\u00ebrat e mira njer\u00ebz t\u00eb till\u00eb plot goj\u00ebn e kan\u00eb \u2018qeveri,\u2019 \u2018parti politike,\u2019 ose \u2018pushtet.\u2019 Nd\u00ebrsa kur kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me pun\u00eb t\u00eb liga, k\u00ebta kurr\u00eb nuk i d\u00ebgjon duke th\u00ebn\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb faji i k\u00ebsaj partie, i k\u00ebtij pushteti, apo i k\u00ebsaj qeverie. E t\u00ebra \u00e7far\u00eb i d\u00ebgjon duke th\u00ebn\u00eb, n\u00eb fakt, \u00ebsht\u00eb: \u201cfaji i shtetit,\u201d \u201cfaji i institucioneve publike,\u201d e k\u00ebshtu me radh\u00eb. Sikur t\u00eb kishim shtet t\u00eb konsoliduar, ose institucione nj\u00ebmend publike, sigurisht q\u00eb do ta mbaja edhe un\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs shtetin dhe institucionet publike. Po ne nuk e kemi asnj\u00ebr\u00ebn, p\u00ebr fat t\u00eb keq. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, m\u00eb duket se po ia b\u00ebjm\u00eb disi padrejt\u00eb shtetit me gjith\u00eb k\u00ebto akuza, kur dihet se i ngrati \u00ebsht\u00eb edhe vet\u00eb n\u00eb zor nga kapja q\u00eb i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb Tha\u00e7i, Veseli dhe Mustafa, apo jo?<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, por m\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi, besoj, k\u00ebta sikur d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb thon\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb: ne nuk do t\u00eb shqet\u00ebsoheshim fare sikur Astriti t\u00eb dergjej burgjeve (sepse, edhe ashtu, s\u2019kemi b\u00ebza q\u00eb u arrestuan e u burgos\u00ebn aktivist\u00ebt politik\u00eb t\u00eb Vet\u00ebvendosjes); me r\u00ebnd\u00ebsi q\u00eb ai t\u00eb mbahej gjall\u00eb n\u00eb burg. N\u00eb thelb, pra, k\u00ebta nuk jan\u00eb kund\u00ebr vdekjes s\u00eb Astritit n\u00eb burg, por vet\u00ebm kund\u00ebr vdekjes s\u00eb tij t\u00eb parakohshme aty. P\u00ebrndryshe, si shpjegohet q\u00eb kurr\u00eb s\u2019kund\u00ebrshtuan arrestimin dhe burgosjen e Astritit dhe aktivist\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb Vet\u00ebvendosjes?<\/p>\n<p>Madje as sot nuk i kund\u00ebrshtojn\u00eb. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, disa nga k\u00ebta \u2013 n\u00ebse ju kujtohet mir\u00eb \u2013 e p\u00ebrdornin arrestimin e Astritit dhe aktivist\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebr t\u2019i m\u00ebshuar L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje!<\/p>\n<p>Dhe s\u00eb fundmi, ndjej q\u00eb k\u00ebta duan ta zhvesin Astritin nga nj\u00eb qenie q\u00eb ka menduar dhe vepruar politikisht, n\u00eb nj\u00eb qenie q\u00eb q\u00ebllim t\u00eb vet\u00ebm ka pasur sall mbijetes\u00ebn biologjike. Dometh\u00ebn\u00eb, nga nj\u00eb qenie politike n\u00eb nj\u00eb q\u00ebnie pa ide, pa ideale, pa bindje, pa koncepte, pa aksione politike, etj. Kjo, dashur pa dashur, \u00ebsht\u00eb padrejt\u00ebsia m\u00eb e madhe q\u00eb \u00ebsht\u00eb duke iu b\u00ebr\u00eb Astritit pas asaj q\u00eb i b\u00ebri regjimi. N\u00ebse v\u00ebrtet d\u00ebshironi t\u2019i b\u00ebni drejt\u00ebsi Astritit, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb duhej t\u2019i mbronit idet\u00eb dhe idealet p\u00ebr t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb angazhuar ai.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb drejt\u00ebsia e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb mund t\u2019i b\u00ebhet atij.<\/p>\n<p>Jo ajo ligjore, e prokuror\u00ebve dhe gjyqtar\u00ebve.<\/p>\n<p>Sido q\u00eb t\u00eb jet\u00eb, m\u00eb duhet t\u00eb them se problemi im m\u00eb i madh nuk jan\u00eb k\u00ebta; por ata q\u00eb thon\u00eb se fajin p\u00ebr vdekjen e Astritit e mban Astriti dhe L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje. K\u00ebshtu, ta z\u00ebm\u00eb, deklaroi haptaz deputeti i Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, Armend Zemaj.<\/p>\n<p>Dhe kush po e thot\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, zonja dhe zot\u00ebrinj?<\/p>\n<p>Armend Zemaj.<\/p>\n<p>Personi q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb deputet duke abuzuar me vrasjen politike t\u00eb Tahir Zemajt.<\/p>\n<p>Personi, partia e t\u00eb cilit ka abuzuar paturp\u00ebsisht me vrasjet politike t\u00eb pas-luft\u00ebs.<\/p>\n<p>Personi, partia e t\u00eb cilit para zgjedhjeve akuzonte SHIK-un kurse m\u00eb pas e b\u00ebri shef Kuvendi shefin e k\u00ebtij Sh\u00ebrbimi.<\/p>\n<p>Personi, partia e t\u00eb cilit para zgjedhjeve akuzonte ish-kryeministrin Tha\u00e7i, dhe m\u00ebnj\u00ebher\u00eb m\u00eb pas e b\u00ebri kryetar shteti.<\/p>\n<p>Personi, partia e t\u00eb cilit para zgjedhjeve mashtronte qytetar\u00ebt duke u th\u00ebn\u00eb q\u00eb kurr\u00eb nuk do t\u00eb qeverisin me PDK-n\u00eb, dhe menj\u00ebher\u00eb m\u00eb pas hyn\u00eb n\u00eb koalicion me t\u00eb.<\/p>\n<p>Personi, partia e t\u00eb cilit akuzonte PDK-n\u00eb p\u00ebr familiariz\u00ebm e nepotiz\u00ebm, kurse m\u00eb pas mbushi institucionet publike dhe agjencit\u00eb e \u201cpavarura\u201d me militant\u00eb dhe familiar\u00eb t\u00eb vet.<\/p>\n<p>Personi, partia e t\u00eb cilit frik\u00ebt nga zbardhja e mundshme e vdekjes s\u00eb Astritit; sepse, k\u00ebsisoji, do t\u00eb zbulohet manipulimi i tyre me vrasjet politike t\u00eb pas-luft\u00ebs.<\/p>\n<p>Ndaj k\u00ebtij deputeti, si dhe ndaj t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb thon\u00eb: \u201cvetja e past\u00eb n\u2019qaf\u00eb,\u201d ose \u00ebsht\u00eb \u201cfaji i Vet\u00ebvendosjes,\u201d nuk kam asgj\u00eb tjet\u00ebr pos p\u00ebrbuzjes dhe neveris\u00eb absolute.<\/p>\n<p>Lexuesit, megjithat\u00eb, do t\u00eb pyesin:<\/p>\n<p>&#8211; N\u00ebse jo shtetin, Astritin dhe Vet\u00ebvendosjen, k\u00eb duhet akuzuar, at\u00ebher\u00eb?<\/p>\n<p>Pa m\u00ebdyshje, regjimin. M\u00eb specifikisht: qeverin\u00eb, policin\u00eb, sh\u00ebrbimin korrektues, prokurorin\u00eb, gjyq\u00ebsin\u00eb, RTK-n\u00eb, e k\u00ebshtu me radh\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebto jan\u00eb institucionet e sistemit q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr vdekjen e Astritit. K\u00ebtu, sigurisht, nuk e kam fjal\u00ebn qysh thon\u00eb disa: ja \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb ket\u00eb m\u00eb shum\u00eb gardian\u00eb t\u00eb burgut, ja \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb ket\u00eb kamera t\u00eb siguris\u00eb n\u00eb qeli t\u00eb burgut, ja nuk \u00ebsht\u00eb dashur t\u2019i shisnin shishe t\u00eb forta t\u00eb plastik\u00ebs, etj.<\/p>\n<p>Jo, jo. Aspak.<\/p>\n<p>E kam fjal\u00ebn q\u00eb Astriti nuk do t\u00eb duhej t\u00eb mbahej n\u00eb burg fare. Ky, dashur pa dashur, \u00ebsht\u00eb shkaku i (vet\u00eb)vrasjes s\u00eb tij. Si\u00e7 kam deklaruar edhe m\u00eb par\u00eb, po q\u00eb se Astriti nuk do t\u00eb ishte arrestuar padrejt\u00ebsisht; po q\u00eb se Astriti nuk do t\u00eb burgosej padrejt\u00ebsisht; po q\u00eb se Astriti nuk do t\u00eb akuzohej padrejt\u00ebsisht nga Policia, po q\u00eb se ndaj tij nuk do t\u00eb ushtrohej presion psikologjik (kujtojeni si polic\u00ebt i kishin b\u00ebr\u00eb presion duke i th\u00ebn\u00eb q\u00eb do ta denojn\u00eb me dhjet\u00eb vjet burg, ose si do ta ekstradojn\u00eb n\u00eb Maqedoni), ai do t\u00eb ishte i gjall\u00eb sot, n\u00eb mesin ton\u00eb, duke kontribuar p\u00ebr komun\u00ebn, universitetin, shtetin, shoq\u00ebrin\u00eb, kombin, e k\u00ebshtu me radh\u00eb.<\/p>\n<p>Kryeprokurori, megjithat\u00eb, do t\u00eb ma t\u00ebrheq v\u00ebrejtjen:<\/p>\n<p>Po si ka mund\u00ebsi t\u00eb mbaj\u00eb dikush p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr vet\u00ebvrasjen e dikujt?<\/p>\n<p>Ka edhe shum\u00eb, do t\u2019i thoja.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb kuptuar m\u00eb mir\u00eb k\u00ebt\u00eb, m\u00eb lejoni t\u00eb sjell k\u00ebtu nj\u00eb film (anipse filma t\u00eb k\u00ebsaj natyre ka plot e p\u00ebrplot).<\/p>\n<p>E kam fjal\u00ebn p\u00ebr filmin Germany Year Zero (1948) \u2013 film ky q\u00eb, s\u00eb bashku me Rome Open City (1945) dhe Paisan (1946), p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb trilogjin\u00eb e famshme t\u00eb luft\u00ebs s\u00eb regjisorit neorealist Italian, Roberto Rossellini. N\u00eb k\u00ebt\u00eb film, si\u00e7 mund ta keni par\u00eb edhe ju, Rossellini rr\u00ebfen dhembshurisht fatin tragjik t\u00eb nj\u00eb dymb\u00ebdhjet\u00ebvje\u00e7ari gjerman mbas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore; i cili, n\u00eb kushtet e varf\u00ebris\u00eb ekstreme t\u00eb familjes s\u00eb tij, b\u00ebn t\u00eb pamundur\u00ebn p\u00ebr t\u00eb siguruar kafshat\u00ebn e goj\u00ebs. Sidoqoft\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb mosh\u00ebs s\u00eb re q\u00eb kishte, babait t\u00eb s\u00ebmur\u00eb si mos m\u00eb keq, motr\u00ebs q\u00eb s\u2019arrinte dot t\u00eb gjej\u00eb nj\u00eb vend pune t\u00eb hairit dhe gjithashtu v\u00ebllaut burracak q\u00eb refuzonte dor\u00ebzimin te forcat Aleate nga frika e d\u00ebnimit me burg p\u00ebr shkak t\u00eb pjes\u00ebmarrjes s\u00eb tij n\u00eb luft\u00eb p\u00ebrkrah forcave naziste, mjerisht kishin b\u00ebr\u00eb q\u00eb Edmundi (k\u00ebshtu e quanin) t\u00eb mos arrij\u00eb t\u00eb siguroj\u00eb buk\u00ebn e goj\u00ebs p\u00ebr t\u00ebr\u00eb familjen e tij.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb till\u00eb, dhe duke mos ditur si t\u2019ia b\u00ebj\u00eb \u00e7aren mjerimit q\u00eb kishte kapluar familjen e tij t\u00eb shkret\u00eb, Edmundi vendos t\u00eb takoj\u00eb m\u00ebsuesin e vet t\u00eb dikursh\u00ebm, Zotin Enning, me shpres\u00ebn se ai, s\u00eb paku ai, do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb gjendje p\u00ebr t\u2019i ndihmuar.<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebshtu ndodh:<\/p>\n<p>Edmundi arrin t\u00eb takoj\u00eb Zotin Enning; i tregon si ai dhe familja e tij s\u2019kan\u00eb \u00e7far\u00eb t\u00eb han\u00eb; si babai \u00ebsht\u00eb duke u ronitur nga nj\u00eb s\u00ebmundje e r\u00ebnd\u00eb sfilit\u00ebse; si v\u00ebllau refuzon dor\u00ebzimin te autoritetet aleate nga frika e arrestimit; si motra e ka t\u00eb pamundur t\u00eb gjej\u00eb nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb hairit p\u00ebr t\u00eb mbajtur familjen gjall\u00eb, e k\u00ebshtu me radh\u00eb. Mir\u00ebpo, fatkeq\u00ebsisht, m\u00ebsuesi i tregon q\u00eb ai nuk mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb gj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim; meq\u00eb, si\u00e7 shprehet ai: \u201ckoh\u00ebra t\u00eb k\u00ebqija jan\u00eb k\u00ebto [p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb].\u201d Madje p\u00ebr t\u2019ia shuar edhe m\u00eb tej shpresat, m\u00ebsuesi i thot\u00eb Edmundit t\u00eb p\u00ebrqafoj\u00eb k\u00ebt\u00eb fat t\u00eb mjer\u00eb q\u00eb ka r\u00ebn\u00eb mbi t\u00eb dhe familjen e tij, ngase, sipas tij, ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb e shkruar dhe paracaktuar s\u2019ka njeri q\u00eb mund ta ndryshoj\u00eb! (Lexuesit q\u00eb jan\u00eb t\u00eb familiarizuar sadopak me kineman\u00eb italiane, ose edhe me kineman\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, duhet ta din\u00eb q\u00eb k\u00ebt\u00eb lloj fatalizmi, p\u00ebr fat t\u00eb keq, e gjejm\u00eb pothuajse n\u00eb t\u00eb gjitha filmat neorealist\u00eb italian\u00eb).<\/p>\n<p>&#8211; Po \u00e7ka n\u00ebse vdes babai?, &#8211; e pyet Edmundi.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse vdes, vdes,\u201d- ia kthen m\u00ebsuesi. Po mir\u00eb, Edmund \u2013 i thot\u00eb m\u00ebsuesi: \u201ca m\u00eb par\u00eb do t\u00eb preferoje t\u00eb vdisje vet\u00eb apo t\u00eb lejoje vdekjen e nj\u00eb t\u00eb moshuari [babait t\u00ebnd]?\u201d<\/p>\n<p>Natyrisht, Edmundi nuk b\u00ebza; thjesht ul\u00eb kok\u00ebn dhe vet\u00ebm d\u00ebgjon.<\/p>\n<p>P\u00ebr ta pasur me t\u00eb leht\u00eb, m\u00ebsuesi i tregon Edmundit t\u00eb heq dor\u00eb p\u00ebrfundimisht nga ndjeshm\u00ebria e tij; dhe, k\u00ebsisoji, t\u00eb merr m\u00ebsim nga darvinizmi social. Ja, \u00e7far\u00eb i thot\u00eb ai:<\/p>\n<p>M\u00ebso nga bota naturale si i forti e eliminon t\u00eb dob\u00ebtin. Ti duhet t\u00eb kesh guximin p\u00ebr t\u00eb flijuar t\u00eb dob\u00ebtin [babain]. Ky ligj natural vlen edhe p\u00ebr njer\u00ebzit.<\/p>\n<p>Me k\u00ebto fjal\u00eb n\u00eb mendje Edmundi vendos t\u00eb helmoj\u00eb babain e vet. Dhe k\u00ebshtu ndodh, fatkeq\u00ebsisht: teksa babai i rrinte shtrir\u00eb n\u00eb shtrat, Edmundi i jep helmin p\u00ebr t\u00eb pir\u00eb. Babai e merr helmin, e pin\u00eb dhe vdes aty p\u00ebr aty.<\/p>\n<p>Filmi, megjithat\u00eb, nuk mbaron me kaq.<\/p>\n<p>Sepse, n\u00eb fund, Edmundi i jep fund edhe jet\u00ebs s\u00eb vet, duke u hedhur nga katet e nj\u00eb godine t\u00eb lart\u00eb, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrqafuar at\u00eb q\u00eb nj\u00eb poeti i famsh\u00ebm e quan e Pashmangshmja, apo, si\u00e7 e quan ndryshe Bataille, \u201c\u00e7asti asgj\u00ebsues.\u201d<\/p>\n<p>Tash, po t\u2019i pyet dikush imbecil\u00ebt tan\u00eb:<\/p>\n<p>&#8211; Kush mendoni se duhet faj\u00ebsuar p\u00ebr vdekjen e babait dhe vet\u00ebvrasjen e Edmundit?<\/p>\n<p>Ma ha mendja q\u00eb p\u00ebrgjigja e tyre do t\u00eb ishte:<\/p>\n<p>&#8211; Po, askush. Ishte vet\u00eb Edmundi q\u00eb helmoi babain e vet dhe b\u00ebri vet\u00ebvrasje.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo nj\u00eb njeri normal, besoj, nuk do t\u2019i v\u00ebnte faj aspak Edmundit; madje as motr\u00ebs s\u00eb tij, v\u00ebllaut apo babait t\u00eb s\u00ebmur\u00eb. P\u00ebrkundrazi, do t\u2019i v\u00ebnte faj sistemit \u2013 qoft\u00eb atij totalitar nazist q\u00eb kishte sjell\u00eb popuj t\u00eb t\u00ebr\u00eb n\u00eb zgrip t\u00eb asgj\u00ebsimit, p\u00ebrfshi edhe at\u00eb gjerman, qoft\u00eb atij t\u00eb forcave aleate q\u00eb s\u2019e \u00e7anin kok\u00ebn p\u00ebr gjerman\u00ebt e pas-Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore. Po ashtu, faj do t\u2019i v\u00ebnte m\u00ebsuesit fatalist, i cili, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb p\u00ebrpiqej p\u00ebr t\u2019i ndihmuar Edmundit dhe familjes e tij, i kishte mbytur edhe at\u00eb pak lloj shprese e optimizmi q\u00eb e mbante n\u00eb jet\u00eb Edmundin.<\/p>\n<p>Ngjashm\u00ebrisht, mendoj, \u00ebsht\u00eb edhe me rastin e t\u00eb ashtuquajtur\u00ebs \u201cvet\u00ebvrasje\u201d e Astritit, edhe pse shkaqet, natyrisht, jan\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb ndryshme: derisa n\u00eb rastin e Edmundit ishin kushtet e pap\u00ebrballueshme ekonomike ato q\u00eb e kishin \u00e7uar n\u00eb vet\u00ebvrasje, n\u00eb rastin e Astritit, do t\u00eb mund t\u00eb thuhej, ishte pik\u00ebrisht arrestimi i padrejt\u00eb, burgojsa e padrejt\u00eb, presioni psikologjik i padrejt\u00eb, dhe plot element t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb ne akoma nuk i dim\u00eb, e mbase nuk do t\u2019i marrim vesh kurr\u00eb.<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>Por, pse besoj q\u00eb ka arsye t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb besuar se vdekja e Astritit nuk ka qen\u00eb vet\u00ebvrasje?<\/p>\n<p>Duke l\u00ebn\u00eb anash argumentet shkencore q\u00eb jan\u00eb prezantuar k\u00ebto dit\u00eb nga njer\u00ebz t\u00eb fush\u00ebs, si Milot Rama, Ismail Lutolli, Hatixhe Latifi, dua t\u00eb p\u00ebrmend kat\u00ebr arsye kryesore \u2013 t\u00eb cilat, p\u00ebr bindjen time t\u00eb fuqishme, tregojn\u00eb sheshazi q\u00eb Astriti nuk ka b\u00ebr\u00eb vet\u00ebvrasje.<\/p>\n<p>E para, konsiston n\u00eb faktin q\u00eb Astriti akoma nuk ishte i d\u00ebnuar nga gjykata p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb se: ja, Astriti b\u00ebri vet\u00ebvrasje p\u00ebr shkak se kishte humbur t\u00eb gjitha shpresat p\u00ebr nj\u00eb lirim t\u00eb mundsh\u00ebm nga burgu. Madje, si\u00e7 dihet, Astriti nuk kishte as aktakuz\u00eb fare t\u00eb ngritur nga ana e prokuroris\u00eb e shtetit. Sikur t\u00eb kishte, po \u2013 mbase do t\u00eb mund t\u00eb thoja se Astriti b\u00ebri vet\u00ebvrasje p\u00ebr shkak se kishte humbur ymytin p\u00ebr nj\u00eb lirim eventual nga burgu. Por Astriti nuk kishte as aktakuz\u00eb nga prokuroria dhe as d\u00ebnim nga gjykata. E si ka mund\u00ebsi dikush t\u00eb b\u00ebj\u00eb vet\u00ebvrasje n\u00eb burg pa pasur ende aktakuz\u00eb apo d\u00ebnim t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb?<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb gj\u00eb s\u2019arrij ta rrok mend\u00ebrisht.<\/p>\n<p>Arsye tjet\u00ebr pse besoj q\u00eb Astriti nuk ka b\u00ebr\u00eb vet\u00ebvrasje \u00ebsht\u00eb se ai, dhe t\u00eb gjith\u00eb ne, dua t\u00eb besoj, e dim\u00eb si policia e urdh\u00ebruar nga pushteti ka arrestuar, burgosur dhe keqtrajtuar aktivist\u00ebt e Vet\u00ebvendosjes pa kurrfar\u00eb prove. Si ka mund\u00ebsi, un\u00eb pyes, q\u00eb Astriti t\u00eb b\u00ebj\u00eb vet\u00ebvrasje kur ai e dinte shum\u00eb mir\u00eb q\u00eb kjo nuk qe hera e par\u00eb q\u00eb aktivist\u00ebt e Vet\u00ebvendosjes ngarkoheshin me akuza t\u00eb r\u00ebnda dhe m\u00eb pas liroheshin?<\/p>\n<p>A nuk ju kujtohet, ta z\u00ebm\u00eb, rasti i Trim Gashit, i cili qe mbajtur pes\u00eb muaj n\u00eb burg me prova t\u00eb montuara nga ana e policis\u00eb?<\/p>\n<p>Dhe a e dini pse ishte akuzuar ky aktivist politik, zonja dhe zot\u00ebrinj?<\/p>\n<p>P\u00ebr tentim-vrasje ndaj Kryeministrit Mustafa! P\u00ebr tentim-vrasje ndaj Kryeministrit t\u00eb Kosov\u00ebs!<\/p>\n<p>A nuk ju kujtohet gjithashtu rasti i Kushtrim Avdimetaj \u2013 aktivistit tjet\u00ebr t\u00eb L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje, i cili u pat akuzuar gjithashtu p\u00ebr \u201cshkaktim t\u00eb rrezikut t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe sulm ndaj sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Kryeministrit?\u201d<\/p>\n<p>Dhe a e dini \u00e7far\u00eb ndodhi me k\u00ebta dy aktivist\u00eb, n\u00eb fund?<\/p>\n<p>E dini?<\/p>\n<p>I liruan. I liruan sepse nuk kishte kurrfar\u00eb prove!<\/p>\n<p>Dha p\u00ebrgjegj\u00ebsi ndokush pse k\u00ebta dy aktivist\u00eb u mbajt\u00ebn n\u00eb burg p\u00ebr disa muaj?<\/p>\n<p>Askush.<\/p>\n<p>U suspendua ndonj\u00eb polic, prokuror apo zyrtar publik p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast?<\/p>\n<p>As edhe nj\u00eb i vet\u00ebm. As edhe nj\u00eb.<\/p>\n<p>Tash, si ka mund\u00ebsi q\u00eb, duke e ditur k\u00ebt\u00eb fakt, Astriti t\u2019i jap\u00eb fund jet\u00ebs s\u00eb tij?<\/p>\n<p>Tregom\u00ebni. Dhe po ju premtoj se do t\u00eb bindem.<\/p>\n<p>Nj\u00eb arsye tjet\u00ebr pse mendoj q\u00eb vet\u00ebvrasja e Astritit \u00ebsht\u00eb logjikisht e pamundshme ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb edhe me vet\u00eb aktivitetin politik si t\u00eb till\u00eb. Si\u00e7 dihet bot\u00ebrisht, Astriti nuk ishte duke b\u00ebr\u00eb nj\u00eb betej\u00eb ekzistenciale me Zotin \u2013 beteja k\u00ebto q\u00eb i gjejm\u00eb mjaft bukur t\u00eb artikuluara te novelat e Dostojevski-t dhe shkrimet letraro-filozofike t\u00eb Kamy-s\u00eb. P\u00ebrkundrazi, Astriti ishte duke b\u00ebr\u00eb nj\u00eb betej\u00eb politike. Dhe t\u00eb b\u00ebsh nj\u00eb betej\u00eb politike \u2013 t\u00eb dashur lexues, do t\u00eb thot\u00eb, n\u00eb mes t\u00eb tjerash, q\u00eb nuk mendon p\u00ebr fundin t\u00ebnd; por at\u00eb t\u00eb regjimit.<\/p>\n<p>Nuk mendon si t\u00eb nd\u00ebrrosh jet\u00eb, por si t\u00eb ndryshosh regjimin e padrejt\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk mendon p\u00ebr vdekjen t\u00ebnde, por p\u00ebr jet\u00ebn e t\u00eb tjer\u00ebve \u2013 dhe p\u00ebr vdekjen e regjimit.<\/p>\n<p>Nuk mendon si t\u00eb gjesh parajs\u00ebn n\u00eb bot\u00ebn tjet\u00ebr, por si ta flak\u00ebsh tutje ferrin e k\u00ebsaj bote.<\/p>\n<p>Nuk mendon si t\u2019ia shkurtosh koh\u00ebn vetes, por si t\u2019ia shkurtosh koh\u00ebn regjimit; tamam, do t\u00eb thoja, si\u00e7 \u00ebnd\u00ebrron i kolonizuari i Fanonit nga ora n\u00ebnt\u00eb n\u00eb mbr\u00ebmje deri n\u00eb ora gjasht\u00eb e mengjesit.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, vet\u00ebvrasja presupozon ikjen nga ballafaqimi me pushtetin. Astriti nuk kishte k\u00ebt\u00eb frik\u00eb nga kjo p\u00ebrplasje \u2013 ai p\u00ebrballej me pushtetin, kudo dhe kurdo q\u00eb ishte nevoja.<\/p>\n<p>Prandaj edhe nuk kishte si b\u00ebnte vet\u00ebvrasje.<\/p>\n<p>Dhe arsyeja e fundit, por m\u00eb kryesorja, besoj, ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me nj\u00eb fakt q\u00eb \u00ebsht\u00eb duke u injoruar nga t\u00eb gjith\u00eb, fatkeq\u00ebsisht. E kam fjal\u00ebn p\u00ebr p\u00ebrgjigjen q\u00eb Astriti u kishte dh\u00ebn\u00eb hetuesve policor\u00eb gjat\u00eb marrjes n\u00eb pyetje. \u201cJo 10,\u201d u kishte th\u00ebn\u00eb ai atyre, \u201cpor edhe 15 deri 20 vjet jam p\u00ebrgatit\u00eb me p\u00ebrballu burgun.\u201d<\/p>\n<p>Tash, a s\u2019m\u00eb thoni ju prokuror\u00eb, polic\u00eb, gjykat\u00ebs, qeveritar\u00eb, deputet\u00eb, gazetar\u00eb, analist\u00eb, a cka dreqin jeni, si ka mund\u00ebsi q\u00eb dikush q\u00eb \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrgatitur t\u2019i b\u00ebj\u00eb ball\u00eb burgut edhe nj\u00ebzet vjet t\u00eb b\u00ebj\u00eb vet\u00ebvrasje ende pa u akuzuar nga prokuroria apo d\u00ebnuar nga gjykata?<\/p>\n<p>Hajt, m\u00eb thuani!<\/p>\n<p>Tregom\u00ebni.<\/p>\n<p>Mjafton vet\u00ebm ky fakt, mendoj, p\u00ebr t\u00eb kuptuar se sa i stisur \u00ebsht\u00eb i gjith\u00eb rr\u00ebfimi zyrtar p\u00ebr gjoja vet\u00ebvrasjen e Astritit. Astriti q\u00eb thot\u00eb: \u201cJo 10 por edhe 15 deri 20 vjet jam p\u00ebrgatit\u00eb me p\u00ebrballu burgun\u201d t\u00eb b\u00ebj\u00eb vet\u00ebvrasje ende pa u ngritur aktakuza?<\/p>\n<p>Kurr\u00ebn e kurr\u00ebs.<\/p>\n<p>Prandaj nuk besoj kurr\u00eb q\u00eb Astriti ka b\u00ebr\u00eb vet\u00ebvrasje; anipse, si\u00e7 e thash\u00eb m\u00eb sip\u00ebr, n\u00eb cilindo rast un\u00eb e mbaj p\u00ebrgjegj\u00ebs k\u00ebt\u00eb pushtet dhe t\u00eb gjitha pushtetet e kaluara p\u00ebr vdekjen e Astritit.<\/p>\n<p>Sikurse i mbaj p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr vdekjen tragjike t\u00eb pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb mbytur n\u00eb lumin Tisa.<\/p>\n<p>Sikurse i mbaj p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr vdekjen tragjike t\u00eb Arz\u00ebs dyvje\u00e7are nga Vitia \u2013 q\u00eb vdiq e ngrir\u00eb nga t\u00eb ftohtit n\u00eb nj\u00eb kamp refugjat\u00ebsh n\u00eb Hungari.<\/p>\n<p>P\u00ebr vdekjen e Enis Manxhuk\u00ebs \u2013 djalit tremuajsh nga Gjakova, q\u00eb vdiq gjithashtu i m\u00ebrdhir\u00eb nga t\u00eb ftohtit.<\/p>\n<p>P\u00ebr vdekjen e Mustaf Bislimit \u2013 plakut nga Podujeva, q\u00eb vdiq i ngrati teksa po largohej me mij\u00ebra qytetar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb nga Kosova.<\/p>\n<p>P\u00ebr vdekjen e Ali Fetahut nga Ferizaj, i cili gjithashtu qe ngrir\u00eb nga t\u00eb ftohtit teksa po kalonte kufirin me Hungarin\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr vdekjen tragjike t\u00eb Diana Kastratit, q\u00eb shteti e la t\u00eb vritej nga duart e ish-bashk\u00ebshortit t\u00eb saj.<\/p>\n<p>P\u00ebr vet\u00ebvrasjet e mbi pes\u00ebdhjet\u00eb veteran\u00ebve dhe invalid\u00ebve t\u00eb luft\u00ebs, q\u00eb shteti p\u00ebr t\u00eb cilin kishin luftuar nuk u siguroi as kafshat\u00ebn e goj\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr vdekjet e t\u00eb s\u00ebmur\u00ebve, t\u00eb varf\u00ebrve, t\u00eb pastreh\u00ebve dhe pun\u00ebtor\u00ebve.<\/p>\n<p>Me pak fjal\u00eb, p\u00ebr t\u00eb gjitha vdekjet e shkuara dhe ato t\u00eb ardhshme t\u00eb k\u00ebsaj natyre.<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebshtu do t\u00eb vazhdoj ta mbaj p\u00ebrgjegj\u00ebs deri n\u00eb vdekjen e tij \u2013 ndon\u00ebse, edhe at\u00ebher\u00eb, ma ha mendja, do ta mbaj p\u00ebrgjegj\u00ebs!<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"time\">\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Para pak dit\u00ebsh; m\u00eb sakt\u00ebsisht, t\u00eb premten e kaluar, Kryeprokurori i Prokuroris\u00eb Themelore n\u00eb Prizren, Syl\u00eb Hoxha, mbajti nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr media ku b\u00ebri t\u00eb ditura t\u00eb gjeturat e procesit hetimor rreth vdekjes s\u00eb aktivistit politik t\u00eb L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje, Astrit Deharit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb konferenc\u00eb, si\u00e7, besoj, e keni par\u00eb t\u00eb gjith\u00eb me v\u00ebmendje, Kryeprokurori deklaroi [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":559,"featured_media":11564,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[1078,972,2133,998,833],"ppma_author":[2156],"class_list":["post-3390","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-astrit-dehari","tag-kosove","tag-pdk","tag-politike","tag-vv"],"authors":[{"term_id":2156,"user_id":559,"is_guest":0,"slug":"armend-mazreku","display_name":"Armend Mazreku","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/avatar_user_495_1606093936-200x200-1.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/avatar_user_495_1606093936-200x200-1.jpg"},"user_url":"","last_name":"Mazreku","first_name":"Armend","description":""}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3390","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/559"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3390"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3390\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":11566,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3390\/revisions\/11566"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/11564"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3390"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3390"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3390"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=3390"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}