{"id":3426,"date":"2018-04-03T11:14:27","date_gmt":"2018-04-03T09:14:27","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=3426"},"modified":"2025-01-17T11:21:13","modified_gmt":"2025-01-17T09:21:13","slug":"transparence-e-llogaridhenie-me-teknologji-blockchain-ne-qeverisje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/transparence-e-llogaridhenie-me-teknologji-blockchain-ne-qeverisje\/","title":{"rendered":"Transparenc\u00eb e llogaridh\u00ebnie me teknologji blockchain n\u00eb qeverisje"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<h3><\/h3>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p>Teknologjia blockchain \u00ebsht\u00eb n\u00eb fillet e saja dhe benefitet e aplikimit t\u00eb saj\u00a0jan\u00eb duke u eksploruar. Si fillim, kjo teknologji n\u00eb parim premton mund\u00ebsimin e transaksioneve pa besim t\u00eb nd\u00ebrsjellt\u00eb n\u00eb mes pal\u00ebve, t\u00eb cilat i besojn\u00eb algoritmit\u00a0kompjuterik, t\u00eb cilin e\u00a0ndajn\u00eb n\u00eb mes vete. Ky largim\u00a0i nd\u00ebrmjet\u00ebsuesit ka implikime t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb shum\u00eb fusha e sidomos n\u00eb fushat e qeverisjes. Ne sot funksionojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb sistem ku besimi \u00ebsht\u00eb i centralizuar. Kur vjen puna te qeverisja, ne si qytetar\u00eb japim dhe marrim nga shteti, mir\u00ebpo vendimi p\u00ebrfundimar p\u00ebr ekzekutim mbetet brenda autoritetit q\u00eb kan\u00eb institucionet qendrore.<\/p>\n<p>Ta z\u00ebm\u00eb n\u00ebse un\u00eb b\u00ebj nj\u00eb transfer n\u00eb bank\u00eb un\u00eb i jap udh\u00ebzime bank\u00ebs dhe pastaj besoj q\u00eb banka do ta kryej\u00eb transaksionin me sukses.\u00a0Njashtu edhe n\u00eb qeverisje &#8211; p\u00ebr shembull, n\u00eb \u00e7do muaj paguajm\u00eb taksa, mir\u00ebpo kur k\u00ebto taksa paguhen p\u00ebr projekte t\u00eb ndryshme t\u00eb qeverisjes, \u00ebsht\u00eb qeveria vetvetiu q\u00eb vendos se \u00e7far\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb me k\u00ebto taksa t\u00eb cila ne i kontribuojm\u00eb n\u00eb shtet.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb shteti mban n\u00eb regjist\u00ebr t\u00eb vet\u00a0se kush sa tok\u00eb ka n\u00eb pron\u00ebsi, ku gjindet kjo tok\u00eb dhe pak a shum\u00eb regjistron dhe q\u00ebndron si garant i \u00e7do pron\u00ebsie individuale duke filluar prej identitetit ton\u00eb si qytetar, deri te pronat tona t\u00eb cilat mund t\u00eb jen\u00eb makin\u00eb, banes\u00eb, sht\u00ebpi e deri tek lidhjet tona familjare ose guardian\u00eb n\u00eb raportin prind-f\u00ebmij\u00eb. Shteti gjithashtu ruan t\u00eb dh\u00ebnat tona mjek\u00ebsore dhe historin\u00eb ton\u00eb ligjore e juridike brenda sistemit gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>Ne pretendojm\u00eb q\u00eb p\u00ebrmes procesit demokratik dhe mbik\u00ebqyrjes s\u00eb nd\u00ebrsjellt\u00eb t\u00eb institucioneve k\u00ebto p\u00ebrgjegj\u00ebsi q\u00eb i jan\u00eb deleguar shtetit, mir\u00ebmbahen dhe \u00e7ohen deri n\u00eb fund n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb duhur. Mir\u00ebpo praktika na ka treguar se si n\u00eb Kosov\u00eb, ashtu edhe n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb, koncentrimi i madh i fuqis\u00eb, mungesa e transparenc\u00ebs dhe llogaridh\u00ebnies mund t\u00eb \u00e7oj\u00eb deri tek korruptimi i fuqis\u00eb dhe keqp\u00ebrdorimet.<\/p>\n<p>N\u00eb Kosov\u00eb kemi par\u00eb akuza e raste t\u00eb\u00a0keqp\u00ebrdorimeve t\u00eb ndryshme. P\u00ebr shembull akuzat n\u00eb fush\u00ebn e kadastr\u00ebs, q\u00eb\u00a0pronar\u00ebt e ligjsh\u00ebm jan\u00eb larguar nga e drejta pron\u00ebsore kundrejt nj\u00eb pronari jo-legjitim p\u00ebrmes korrupsionit. N\u00eb regjistrim t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve n\u00eb \u00e7erdhe, t\u00eb rinjve n\u00eb shkolla ose universitete, q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrdorur ndikimet e ndryshme n\u00eb procesin e pranimit. N\u00eb prokurim publik, q\u00eb jan\u00eb favorizuar\u00a0disa operator\u00ebve ekonomik m\u00eb shum\u00eb se disa operator\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, duke krijuar konkurrenc\u00eb t\u00eb padrejt\u00eb. N\u00eb ndarjen e statuseve t\u00eb ndryshme q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb benefite, skema sociale, statusi i veteranit, pensionim, e t\u00eb tjera, q\u00eb ka pasur njer\u00ebz q\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb futur n\u00eb k\u00ebto lista duke paguar shuma ose duke shk\u00ebmbyer favore t\u00eb cilat thyejn\u00eb ligjin dhe rregullat. N\u00eb ndarjen e granteve bujq\u00ebsore, p\u00ebr zhvillim ose p\u00ebr IT, q\u00eb jan\u00eb ndar\u00eb pa transparenc\u00eb, pa mund\u00ebsi konkurrence fer, ku operator\u00eb t\u00eb caktuar ekonomik\u00eb jan\u00eb m\u00eb t\u00eb favorizuar kundrejt operator\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb. Gjithashtu, n\u00eb vendimet e gjykatave, ka raste kur jan\u00eb marr\u00eb vendime pa u p\u00ebrfillur t\u00eb gjitha normat, ku jan\u00eb favorizuar individ\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm kundrejt shp\u00ebrblimeve personale.<\/p>\n<p>Ne sot jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb teknologjike ku teknologjia si e till\u00eb konsiderohet agnostike. Njeriu mund ta p\u00ebrdor\u00eb p\u00ebr t\u00eb mir\u00eb, ose p\u00ebr t\u00eb keq. Mir\u00ebpo implementimi i teknologjis\u00eb blockchain me nj\u00eb arkitektur\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse dhe anti-keqp\u00ebrdoruese mund t\u00eb kontribuoj\u00eb n\u00eb disa m\u00ebnyra.<\/p>\n<p><strong>Llogaridh\u00ebnie shtes\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Njer\u00ebzit q\u00eb do t\u00eb n\u00ebnshkruajn\u00eb duke p\u00ebrdorur \u00e7el\u00ebsat kriptografik\u00eb gjithmon\u00eb do t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjiegjsh\u00ebm duke e ditur se vendimet e tyre do t\u00eb jen\u00eb transparente p\u00ebrgjithmon\u00eb n\u00eb nj\u00eb blockchain publik t\u00eb shtetit, t\u00eb decentralizuar, t\u00eb cilin as shteti vet\u00eb nuk do t\u00eb mund ta ndryshoj\u00eb. Fakti q\u00eb p\u00ebr t\u00eb arritur nj\u00eb vendim t\u00eb plotfuqish\u00ebm t\u00eb gjith\u00eb personat e involvuar duhet t\u00eb vendosin n\u00ebnshkrimin virutal tregon q\u00eb llogaridh\u00ebnia do t\u00eb shtohet, sepse secili duhet t\u00eb mbroj\u00eb personin e vet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ligjore, por edhe reputacionin publik.<\/p>\n<p><strong>Presion publik p\u00ebr korrekt\u00ebsi\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Kur vendimet merren n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb publike dhe qytetari ka qasje n\u00eb vendimmarrje n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb reale, e jo vet\u00ebm t\u00eb kuptoj\u00eb pjes\u00ebrisht t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb vendim pas gjasht\u00eb muajsh ose nj\u00eb viti, at\u00ebher\u00eb presioni rritet p\u00ebr\u00a0m\u00eb shum\u00eb korrekt\u00ebsi dhe ky presion do t\u00eb drejtohej n\u00eb koh\u00ebn q\u00eb po ndodhte, nga qytetar\u00ebt, media e lir\u00eb dhe shoq\u00ebria civile.<\/p>\n<p><strong>Transparenc\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto procedura do t\u00eb ishin transparente, n\u00eb koh\u00eb reale, gj\u00eb q\u00eb nuk lejon mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb fshehta prapa dyerve t\u00eb mbyllura. Paraja publike i takon qytetarit dhe si e till\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrdor\u00ebt n\u00eb m\u00ebny\u00eben se si \u00ebsht\u00eb destinuar<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgjegj\u00ebsi pas faktit<\/strong><\/p>\n<p>N\u00ebse dikush do t\u00eb b\u00ebj\u00eb shkelje ligjore duke marr\u00eb vendime t\u00eb d\u00ebmshme, \u00e7\u00ebshtja nuk do t\u00eb mbyllet aty. Blockchain si i till\u00eb ka si karakteristik\u00eb pa-fshishm\u00ebrin\u00eb, q\u00eb n\u00ebnkupton se \u00e7far\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb t\u00eb nuk mund t\u00eb fshihet, ndryshohet apo rikonfigurohet. Gj\u00ebrat dhe vendimet q\u00eb merren do t\u00eb jen\u00eb aty p\u00ebrgjithmon\u00eb. Q\u00eb n\u00ebnkupton se nj\u00eb gjykat\u00eb e drejt\u00eb do t\u00eb ket\u00eb fakte t\u00eb mjaftueshme t\u00eb d\u00ebnoj\u00eb p\u00ebrsonat e p\u00ebrfshir\u00eb edhe pas faktit. Tash ka disa vendime ligjore n\u00eb Amerik\u00eb ku vendimet p\u00ebrmes blockchain dhe d\u00ebshmit\u00eb e paraqitura aty konsiderohen si prova t\u00eb forta.<\/p>\n<p>Me implementimin e k\u00ebsaj teknologjie kadastra do t\u00eb jet\u00eb publike, n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb \u00e7do ndryshim do t\u00eb jet\u00eb i paraqitur n\u00eb koh\u00eb reale p\u00ebr qytetarin, dhe njer\u00ebzit do t\u00eb mund t\u00eb alarmoheshin n\u00ebse ka ndonj\u00eb l\u00ebvizje jo-legjitime. N\u00ebse merret nj\u00eb vendim, kjo do t\u00eb k\u00ebrkonte disa n\u00ebnshkrime t\u00eb zyrtar\u00ebve, q\u00eb do ta rriste v\u00ebshtir\u00ebsin\u00eb e keqp\u00ebrdorimit. N\u00eb rastin e aplikimeve p\u00ebr vende n\u00eb universitet ose nj\u00eb vend pune publik, n\u00eb nj\u00eb blockchain publik t\u00eb gjitha do t\u00eb ishin transparente p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt, duke filluar nga libreza e notave, CV e personave q\u00eb aplikojn\u00eb p\u00ebr pun\u00eb, e deri te rankimi i juris\u00eb p\u00ebr pun\u00ebsim ose pranim n\u00eb fakultet. N\u00eb rast t\u00eb d\u00ebmtimit t\u00eb pal\u00ebve do t\u00eb ishte shum\u00eb leht\u00eb t\u00eb evidentohen personat q\u00eb jan\u00eb korruptuar.<\/p>\n<p>N\u00eb fush\u00ebn ku njer\u00ebzit marrin benefite nga shteti, blockchain teknologjia do t\u00eb kishte disa rregulla t\u00eb parackatuara t\u00eb cilat do t\u00eb kontrolloheshin para se dikush t\u00eb mund t\u00eb futej n\u00eb sistem si person i nj\u00eb kategorie benefit-marr\u00ebse. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, banka do t\u00eb duhej t\u00eb tregonte d\u00ebshmi p\u00ebr t\u00eb ardhurat e ul\u00ebta t\u00eb nj\u00eb familje n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ata t\u00eb mund t\u00eb marrin ndihm\u00eb sociale. N\u00eb rastin e veteran\u00ebve do t\u00eb duhej t\u00eb kishte verifikime direkte p\u00ebr ta nga jurit\u00eb p\u00ebrzgjedh\u00ebse t\u00eb cilat do t\u00eb vendosnin n\u00ebnshkrimet digjitale q\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb se personi n\u00eb fjal\u00eb i takon k\u00ebsaj kategorie.<\/p>\n<p>N\u00eb ndarjen e granteve dhe dor\u00ebzimin e tender\u00ebve do t\u00eb kishte rregulla q\u00eb aplikohen p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne koh\u00eb reale. P\u00ebr shembull, koha e dor\u00ebzimit t\u00eb tender\u00ebve publik do t\u00eb ishte e programuar n\u00eb kontrat\u00ebn e men\u00e7ur, dhe n\u00eb \u00e7do dor\u00ebzim do t\u00eb krijohej nj\u00eb hesh kriptografik i cili p\u00ebrmban t\u00eb gjitha t\u00eb dh\u00ebnat e aplikantit dhe \u00ebsht\u00eb i derivuar nga p\u00ebrmbajtja dhe oferta e aplikuar. Si i till\u00eb do t\u00eb ishte e pamundur t\u00eb ndryshohen \u00e7mimet e ofruar pas orarit t\u00eb dor\u00ebzimit, t\u00eb shtohen ose hiqen dokumentet p\u00ebr t\u00eb favorizuar ose rr\u00ebzuar nj\u00eb kompani ose operator teknologjik. Kontrollimi n\u00ebse operator\u00ebt i p\u00ebrmbushin kushtet preliminare do t\u00eb ishte automatik, i implementuar brenda n\u00eb blockchain dhe t\u2019i trajtoj\u00eb t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb barabart\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimet e gjykat\u00ebs njer\u00ebzit do t\u00eb kishin qasje n\u00eb procesin gjyq\u00ebsor, procesverbalet dhe vendimet q\u00eb jan\u00eb marrur. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb media, shoq\u00ebria civile mir\u00ebpo edhe qytetar\u00ebt do t\u00eb kishin ide m\u00eb t\u00eb mir\u00eb se n\u00ebse rasti \u00ebsht\u00eb i montuar, d\u00ebnimi i merituar dhe personat q\u00eb kan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00ebnshkrimet nuk do t\u00eb mund t&#8217;i iknin p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb n\u00ebse d\u00ebshmohet q\u00eb kan\u00eb vepruar gabim.<\/p>\n<p>Aktualisht, teknologjia blockchain \u00ebsht\u00eb shum\u00eb atraktive p\u00ebr t\u00eb luftuar korrupsionin, nepotizmin dhe problemet kryesore me t\u00eb cilat shoq\u00ebria jon\u00eb ballafaqohet. Krejt \u00e7ka duhet \u00ebsht\u00eb vullnet p\u00ebr implementim.<\/p>\n<p>____________<\/p>\n<p><em>Ky artikull \u00ebsht\u00eb kontribut ndaj projektit TLP Citizens Corps. V\u00ebshtrimet dhe opinionet e shprehura n\u00eb k\u00ebt\u00eb artikull i takojn\u00eb autor\u00ebve dhe nuk i reflektojm\u00eb medoemos politikat dhe q\u00ebndrimet zyrtare t\u00eb TLP Citizens Corps. Supozimet e b\u00ebra brenda analiz\u00ebs gjithashtu nuk reflektojn\u00eb q\u00ebndrimin e cilitdo entitet qeveritar.<\/em><\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Teknologjia blockchain \u00ebsht\u00eb n\u00eb fillet e saja dhe benefitet e aplikimit t\u00eb saj\u00a0jan\u00eb duke u eksploruar. Si fillim, kjo teknologji n\u00eb parim premton mund\u00ebsimin e transaksioneve pa besim t\u00eb nd\u00ebrsjellt\u00eb n\u00eb mes pal\u00ebve, t\u00eb cilat i besojn\u00eb algoritmit\u00a0kompjuterik, t\u00eb cilin e\u00a0ndajn\u00eb n\u00eb mes vete. Ky largim\u00a0i nd\u00ebrmjet\u00ebsuesit ka implikime t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb shum\u00eb fusha e [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":250,"featured_media":12167,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[2377,1367,1467],"ppma_author":[2376],"class_list":["post-3426","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-blockchain","tag-qeverisje","tag-teknologjia"],"authors":[{"term_id":2376,"user_id":250,"is_guest":0,"slug":"dite-gashi","display_name":"Dite Gashi","avatar_url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/ec1a0076cb2ee16fcd0b3a64419502364a87941aa9628754958c8cd98646bf9a?s=96&d=mm&r=g","user_url":"","last_name":"Gashi","first_name":"Dite","description":""}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3426","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/250"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3426"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3426\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":12168,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3426\/revisions\/12168"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/12167"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3426"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3426"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3426"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=3426"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}