{"id":3460,"date":"2017-01-25T10:31:55","date_gmt":"2017-01-25T08:31:55","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=3460"},"modified":"2024-12-10T12:47:50","modified_gmt":"2024-12-10T10:47:50","slug":"ki-met-nxine-hapin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/ki-met-nxine-hapin\/","title":{"rendered":"Ki met. Nxine hapin."},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Etimologjia e fjal\u00ebs katastrof\u00eb tregon se ajo rrjedh nga greqishtja dhe ka kuptimin e kthimit mbrapa. Pas shekullit t\u00eb XVI ajo merr kuptimin e p\u00ebrmbysjes, apokalipsit, t\u00eb nj\u00eb ndodhie t\u00eb sk\u00ebterrshme. Pse? Sepse para shekullit XVI ishte mesjeta \u2013 periudha m\u00eb e err\u00ebt, primitive e mizore q\u00eb njeh qytet\u00ebrimi yn\u00eb. T\u00eb kthehesh mbrapa n\u00ebnkupton t\u00eb p\u00ebrjetosh katastrof\u00ebn, t\u00eb tmerrshmen. K\u00ebt\u00eb e rrezikon shoq\u00ebria jon\u00eb. Ajo mund t\u00eb rikthehet n\u00eb primitivitetet e dikurshme, vet\u00ebm sepse dikujt q\u00eb ka lexuar dy libra let\u00ebrsie, i teket t\u00eb dekoroj\u00eb paragjykimet e mendimet e nj\u00eb mase t\u00eb paformuar e analfabete. Kjo \u00ebsht\u00eb Kimete Berisha, e cila s\u00eb fundi e b\u00ebri nj\u00eb p\u00ebrqeshje publike p\u00ebr feminist\u00ebt marshues t\u00eb Prishtin\u00ebs. Ajo, n\u00eb dy postime t\u00eb saj n\u00eb Facebook k\u00ebmb\u00ebngultazi interesohet p\u00ebr arsyen e marshimit t\u00eb grave n\u00eb Prishtin\u00eb. \u201cPresidenti Trump \u00ebsht\u00eb i zgjedhur nga populli i tij dhe nuk u takon grave t\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb merren me t\u00eb. \u00c7ka po ju hyn juve n\u00eb udh\u00eb ai, kur as nuk u ka p\u00ebrmendur q\u00eb jeni gjall\u00eb\u201d, shprehet ajo.<\/span><\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Opinionistes s\u00eb rregullt t\u00eb t\u00eb gjitha fenomeneve natyrore e shoq\u00ebrore i pengoka angazhimi i \u2018amazonkave\u2019 si\u00e7 na quan ajo. Duke operuar me ndjesit\u00eb m\u00eb t\u00eb mynxyrshme e paragjykimet m\u00eb tribale t\u00eb njer\u00ebzve p\u00ebr t\u00eb mbledhur v\u00ebmendje, ajo p\u00ebrqesh\u00eb n\u00eb m\u00ebnyra mizore. Iu referohet marshuesve\u00a0t\u00eb\u00a0s\u00eb shtun\u00ebs si lesbike apo gra t\u00eb divorcuara. I akuzon pjes\u00ebmarr\u00ebsit n\u00eb protest\u00eb p\u00ebr serviliz\u00ebm dhe profiteriz\u00ebm.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Marshi i grave i t\u00eb shtun\u00ebs i cili mblodhi m\u00eb shum\u00eb se gjysm\u00eb milioni njer\u00ebz n\u00eb kryeqytetin e politik\u00ebs bot\u00ebrore Washington, DC, p\u00ebr t\u00eb ritheksuar se t\u00eb drejtat e grave jan\u00eb t\u00eb drejta t\u00eb njeriut, dhe p\u00ebr t\u00eb protestuar ndaj k\u00ebrc\u00ebnimit q\u00eb presidenti i ri i SHBA-ve p\u00ebrfaq\u00ebson ndaj k\u00ebtyre t\u00eb drejtave (mos u hutoni), nxiti debate t\u00eb reja dhe riktheu debate t\u00eb vjetra. Dhe nd\u00ebrsa k\u00ebtu n\u00eb Amerik\u00eb, feministe\u00a0e gra t\u00eb cilat nuk e konsiderojn\u00eb vet\u00ebn pjes\u00eb t\u00eb l\u00ebvizjes, debatojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb konstruktive p\u00ebr problemet e l\u00ebvizjes dhe nevojat p\u00ebr gjith\u00ebp\u00ebrfshirje, n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebrfshirja e grave n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment t\u00eb mir\u00ebpritur u komentua me p\u00ebrbuzje e p\u00ebrqeshje nga e gjith\u00ebdijshmja, e paprekshmja Kim.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Nd\u00ebrsa k\u00ebtu flitet me qasje konstruktive n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar realitetin e grave jo vet\u00ebm n\u00eb Amerik\u00eb, por kudo n\u00eb bot\u00eb, Kimi nuk m\u00ebrzitet. Asaj i intereson t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb adhurimin e ndjek\u00ebsve t\u00eb saj t\u00eb etur p\u00ebr dram\u00eb, tragjikomedi, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb k\u00ebmbim tentojn\u00eb t\u2019ia \u2018respektojn\u00eb\u2019 statusin e saj prej beqareshe duke e quajtur zonjush\u00eb. A i b\u00ebn p\u00ebrshtypje Kimit perceptimi i martes\u00ebs si status superior social kundrejt t\u00eb qenit grua beqare? Ndjek\u00ebsit at\u00eb e shohin n\u00eb dy gjendje p\u00ebrkat\u00ebsie: si zonjush\u00eb, Kimi i p\u00ebrket bab\u00ebs; si zonj\u00eb, do t\u2019i p\u00ebrkiste burrit t\u00eb saj. Por Kimetja ka misione m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, ti forcoj\u00eb edhe m\u00eb tutje k\u00ebto trajta seksiste duke u renditur n\u00eb an\u00ebn e err\u00ebt t\u00eb rrjeteve shoq\u00ebrore, si reflektim i realitetit shoq\u00ebror kosovar t\u00eb friksh\u00ebm.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Kimi paraqitet e guximshme, e gjith\u00ebdijshme, me informacione t\u00eb klasifikuara p\u00ebr lartmadh\u00ebrin\u00eb e saj, s\u00eb cil\u00ebs ne i p\u00ebrkulemi. Por, vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb kur t\u00eb na tregoj\u00eb si q\u00ebndron nd\u00ebrgjegjja e saj kur krenohet kur flet p\u00ebr grat\u00eb si armike t\u00eb nj\u00ebra tjetr\u00ebs. Roxane Gay do t\u2019ia b\u00ebnte nj\u00eb pyetje t\u00eb thjesht\u00eb: \u201cMos \u00ebsht\u00eb vall\u00eb problemi tek ti Kim? Thirri pak\u00ebz nd\u00ebrgjegjes.\u201d<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">N\u00eb Amerik\u00eb u tha q\u00eb grat\u00eb e bardha organizohen e marshojn\u00eb vet\u00ebm kur t\u00eb drejtat e privilegjet e tyre rrezikohen. Sigurisht q\u00eb ka vend p\u00ebr kritik\u00eb kur, ndon\u00ebse feminizmi m\u00ebton t\u00eb jet\u00eb gjithp\u00ebrfshir\u00ebs, kjo l\u00ebvizje nuk ishte aty kur grat\u00eb protestonin kund\u00ebr brutalitetit policor ndaj afrikano-amerikan\u00ebve. Kimi nuk \u00e7an kok\u00ebn p\u00ebr kritik\u00eb p\u00ebrmbajt\u00ebsore. Me r\u00ebnd\u00ebsi me e njoft\u00eb George Sorosin si paren e kuqe. Asaj, jo q\u00eb nuk ia ndien p\u00ebr grat\u00eb bashk\u00ebqytetare, trupi i t\u00eb cilave cenohet \u00e7do t\u00eb lumen dit\u00eb, por madje rreshtohet fuqish\u00ebm mbrapa burrave m\u00eb t\u00eb tmerrsh\u00ebm, goja e t\u00eb cil\u00ebve nxjerr vrer, si tipi i Donald Trump.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Sa lexon komente idioteske, do t\u2019ishte mir\u00eb ta shfletonte Seksin e Dyt\u00eb t\u00eb Simone de Beauvoir. Aty do ta gjente veten t\u2019fundosur thell\u00eb n\u2019patriarkalitet. Aty do ta kuptonte pse i sheh grat\u00eb si \u201ctjetra\u201d e Sorosin si boshtin. Aty do ta kuptonte sa posht\u00ebrsisht ka r\u00ebn\u00eb viktim\u00eb e miteve t\u00eb patriakatit i cili t\u00eb thot\u00eb q\u00eb gruaja \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsisht ashtu si \u00ebsht\u00eb. Kimi \u00ebsht\u00eb mir\u00eb t\u00eb lexoj\u00eb ngapak! Ajo m\u00eb pyet mua \u201csa pare kushton shprehja e frik\u00ebs?\u201d, eun\u00eb po e pyes a ka \u00e7mim q\u00eb e zvog\u00eblon injoranc\u00ebn t\u00ebnde?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Kjo mend\u00ebsi e Kimit votoi Trumpin n\u00eb Amerik\u00eb dhe vet\u00ebm 10 dit\u00eb pas fitores s\u00eb Trump, jan\u00eb sh\u00ebnuar 876 raste t\u00eb incidenteve t\u00eb dhun\u00ebs. E ftoj ta ngre kok\u00ebn pak nga komentet konformiste, injorante dhe t\u00eb pakt\u00ebn t\u00eb informohet. Marshi i s\u00eb shtun\u00ebs n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb nuk mund t\u00eb quhet vet\u00ebm i grave amerikane. Mbi 673 marshe n\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn u organizuan dhe mblodh\u00ebn m\u00eb shum\u00eb se 5 milion\u00eb protestues t\u00eb cil\u00ebt protestuan p\u00ebr t\u00eb drejtat e grave. T\u00eb drejtat e njeriut. Qysh me ia vizatu k\u00ebt\u00eb Kimit? Quhet solidaritet. N\u00eb mos m\u00eb besoft\u00eb mua, le t\u2019i besoj\u00eb Martin Luther King Jr. i cili porosiste \u201cPadrejt\u00ebsia diku, \u00ebsht\u00eb padrejt\u00ebsi \u00e7doku\u201d. Ta z\u00ebm\u00eb q\u00eb seksizmi, ksenofobia e Trump p\u00ebr t\u00eb cilin Kimi flet sikur t\u2019ishte rrit\u00eb bashk\u00eb me t\u00eb n\u2019lagjet e Manhattan-it, nuk m\u00eb prek. Un\u00eb prap\u00eb do t\u00eb dilja. Ajo pes\u00eb pare nuk i jep q\u00eb miliona gra amerikane nuk kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb aborti. Por Kimi \u00ebsht\u00eb special. Mir\u00ebpo logjika e saj ka probleme fundamentale. Dhe po qe se grat\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb do t\u00eb p\u00ebrdornin t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn logjik\u00eb q\u00eb ajo p\u00ebrdor, \u201cnuk m\u00eb prek mua, nuk m\u00eb intereson mua\u201d, cili do t\u2019ishte fati i saj? Grat\u00eb n\u00eb t\u00eb Zeza t\u00eb Beogradit nuk e kishin logjik\u00ebn e saj. Pse Kimi nuk i nxjerr dokumentet e klasifikuara q\u00eb i posedon dhe t\u2019na iluminoj\u00eb? Cila \u00ebsht\u00eb lidhja e tyre me Sorosin? \u00c7ka po thot\u00eb Sorosi?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Feministet kosovare nuk e kan\u00eb logjik\u00ebn e saj. Ato feministe q\u00eb Kim tenton t\u2019i fyej\u00eb, e t\u2019i posht\u00ebroj\u00eb, kan\u00eb luftuar p\u00ebr t\u00eb drejtat e saj dhe do t\u00eb luftojn\u00eb edhe nes\u00ebr kur t\u00eb drejtat e saj do t\u00eb cenohen. Kim po na fton t&#8217;i shohim burrat tan\u00eb t\u00eb paqen\u00eb. Un\u00eb e ftoj t\u00eb lexoj\u00eb p\u00ebr l\u00ebvizjen feministe. Si paraqitet gruaja shqiptare n\u2019kinematografin\u00eb shqiptare? Cila \u00ebsht\u00eb gjendja e grave aktore? A ka gjini buxheti n\u00eb MKRS? Nuk \u00ebsht\u00eb se s\u2019ka hap\u00ebsir\u00eb. T\u00eb punoj\u00eb. T\u00eb kontribuoj\u00eb. Pse \u00ebsht\u00eb Kimi aq e inatosur?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">L\u00ebvizja feministe n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb e hapur edhe p\u00ebr t\u00eb, ashtu si\u00e7 koh\u00ebve t\u00eb fundit i ka dh\u00ebn\u00eb hap\u00ebsir\u00eb dhe rol ky\u00e7\u00a0vajzave e grave t\u00eb reja t\u00eb cilat\u00a0nuk i njeh se nuk i\u00a0intereson. Nuk \u00ebsht\u00eb leht\u00eb p\u00ebr l\u00ebvizjet, sidomos ato me baz\u00eb n\u00eb Ballkan, t\u00eb hapen kundrejt fytyrave dhe mendjeve t\u00eb reja. Shiko l\u00ebvizjet q\u00eb prihen nga burrat, mozomakeq, ende me figura t\u00eb skaduara. Grat\u00eb feministe n\u00eb Kosov\u00eb kan\u00eb mend\u00ebsi tjet\u00ebr funksionimi, nuk i ka askush faj Kimit q\u00eb \u00ebsht\u00eb moskuptuese, shum\u00eb e z\u00ebn\u00eb me Sorosin e Trumpin. Ironia q\u00ebndron tek p\u00ebrdorimi i metodave t\u00eb nj\u00ebjta t\u00eb komunikimit me k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit. Nxitje e masave p\u00ebrmes komunikimit bosh, urrejt\u00ebs. Ndaj kujt se?! Vetvetes.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Grat\u00eb tona protestuan kund\u00ebr presidentit amerikan dhe iu bashk\u00ebngjit\u00ebn marshit t\u00eb grave protestuese n\u00eb Washington p\u00ebr disa arsye. Po i p\u00ebrmend vet\u00ebm tri. Neve na takon t\u00eb merremi me Trump sepse ai mendon q\u00eb ngrohja globale \u00ebsht\u00eb shpikje e kinez\u00ebve, dhe e gjith\u00eb bota do t\u00eb ndikohet nga roli dhe qasja e SHBA-ve n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Grat\u00eb ndikohen m\u00eb shum\u00eb se burrat nga efekti i ngrohjes globale. Tutje, t\u00eb marrim n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi personalitetin e tij kontravers dhe problematik n\u00eb lidhje me marr\u00ebdh\u00ebniet e SHBA-ve me jasht\u00eb. Grat\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb mund t\u00eb ndikohen n\u00eb shum\u00eb drejtime, n\u00ebse ta z\u00ebm\u00eb SHBA vendos\u00eb t\u00eb t\u00ebrhiqet nga NATO, apo n\u00ebse kemi rritje t\u00eb terrorizmit ashtu si\u00e7 parashohin ekspert\u00eb t\u00eb siguris\u00eb. Si mendoni se do t\u00eb trajtohemi si shtet me shumic\u00eb muslimane?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Grat\u00eb protestuese kosovare protestuan kund\u00ebr atyre burrave q\u00eb i than\u00eb grave t\u2019tyre \u201cmshele goj\u00ebn se s\u2019din ti\u201d pasi lexuan statusin e Kimit. K\u00ebto gra protestuan kund\u00ebr burrave q\u00eb e tremb\u00ebn nj\u00eb \u00e7ik\u00eb q\u00eb kthehej nga biblioteka mbram\u00eb duke i th\u00ebn\u00eb \u201cta ha pi*hin\u201d, pasi e lexuan statusin e Kimit. K\u00ebto gra protestuan kund\u00ebr pasiguris\u00eb ekonomike t\u00eb shum\u00eb grave n\u00eb Kosov\u00eb, t\u00eb cilat s\u2019guxojn\u00eb t\u00eb ndahen prej burrit abuzues q\u00eb ia ka p\u00eblqy\u00a0Kimit k\u00ebt\u00eb status.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Shumica e atyre grave q\u00eb protestuan nuk i frikohen as Trump-it e as shqiptar\u00ebve q\u00eb \u2018po i ngucin moralisht\u2019. K\u00ebto gra protestuan kund\u00ebr atyre shqiptar\u00ebve misogjinist t\u00eb cil\u00ebt Kim sot po i fuqizon. \u00cbsht\u00eb e dhimbshme me sa leht\u00ebsi dikush q\u00eb ka aq shum\u00eb ndjek\u00ebs ne Facebook e p\u00ebrdor\u00eb nj\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb till\u00eb me aq pakujdesi dhe p\u00ebrqeshje. Ndoshta Kim personalisht i ka privilegjet dhe nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr protest\u00eb, dhe mendon q\u00eb askush nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr at\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsim.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Kam pasur rastin t\u00eb lexoj disa shkrime t\u00eb saj, dhe e di q\u00eb ka d\u00ebshir\u00eb t\u00eb tregohet. Na fascinoi kur e p\u00ebrmendi Madonn\u00ebn (t\u00eb gjith\u00eb duartrokasin, disa nga rreshti i par\u00eb ngrihen n\u00eb k\u00ebmb\u00eb). Andaj, n\u00eb stilin e Kim po e p\u00ebrfundoj duke cituar disa vargje t\u00eb Martin Niemoller q\u00eb thon\u00eb:<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">\u201cKur nazist\u00ebt i ndoq\u00ebn komunist\u00ebt, un\u00eb q\u00ebndrova i heshtur<\/span><br \/>\n<span style=\"font-size: 16px;\">nuk isha komunist<\/span><br \/>\n<span style=\"font-size: 16px;\">kur i mbyll\u00ebn n\u00eb qeli social-demokrat\u00ebt<\/span><br \/>\n<span style=\"font-size: 16px;\">q\u00ebndrova i heshtur<\/span><br \/>\n<span style=\"font-size: 16px;\">nuk isha social-demokrat.<\/span><br \/>\n<span style=\"font-size: 16px;\">Pastaj kur erdh\u00ebn p\u00ebr sindikalist\u00ebt<\/span><br \/>\n<span style=\"font-size: 16px;\">nuk ngrita z\u00ebrin<\/span><br \/>\n<span style=\"font-size: 16px;\">nuk isha sindikalist.<\/span><br \/>\n<span style=\"font-size: 16px;\">Kur erdh\u00ebn p\u00ebr hebrenjt\u00eb<\/span><br \/>\n<span style=\"font-size: 16px;\">q\u00ebndrova i heshtur<\/span><br \/>\n<span style=\"font-size: 16px;\">nuk isha hebre.<\/span><br \/>\n<span style=\"font-size: 16px;\">Kur erdh\u00ebn p\u00ebr mua<\/span><br \/>\n<span style=\"font-size: 16px;\">askush nuk mbeti q\u00eb ta ngris\u00eb z\u00ebrin.\u201d<\/span><\/p>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Etimologjia e fjal\u00ebs katastrof\u00eb tregon se ajo rrjedh nga greqishtja dhe ka kuptimin e kthimit mbrapa. Pas shekullit t\u00eb XVI ajo merr kuptimin e p\u00ebrmbysjes, apokalipsit, t\u00eb nj\u00eb ndodhie t\u00eb sk\u00ebterrshme. Pse? Sepse para shekullit XVI ishte mesjeta \u2013 periudha m\u00eb e err\u00ebt, primitive e mizore q\u00eb njeh qytet\u00ebrimi yn\u00eb. T\u00eb kthehesh mbrapa n\u00ebnkupton t\u00eb [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":256,"featured_media":10834,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[721,929],"ppma_author":[1354],"class_list":["post-3460","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-feminism","tag-womens-rights"],"authors":[{"term_id":1354,"user_id":256,"is_guest":0,"slug":"donjeta-demolli","display_name":"Donjeta Demolli","avatar_url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2195e1107d1db34b6d26ff22e1de6aef7eadd2169b71c6ecd6e5a86d1c826a4b?s=96&d=mm&r=g","user_url":"","last_name":"Demolli","first_name":"Donjeta","description":""}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3460","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/256"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3460"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3460\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10835,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3460\/revisions\/10835"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/10834"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3460"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3460"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3460"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=3460"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}