{"id":3469,"date":"2018-05-03T14:32:53","date_gmt":"2018-05-03T12:32:53","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=3469"},"modified":"2024-10-17T15:09:22","modified_gmt":"2024-10-17T13:09:22","slug":"kosova-ne-indeksin-e-lirise-se-shtypit-dhe-faktoret-qe-e-ndikojne-permiresimin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/opinion\/kosova-ne-indeksin-e-lirise-se-shtypit-dhe-faktoret-qe-e-ndikojne-permiresimin\/","title":{"rendered":"Kosova n\u00eb indeksin e Liris\u00eb s\u00eb Shtypit dhe faktor\u00ebt q\u00eb e ndikojn\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<h3>Kosova n\u00eb indeksin e Liris\u00eb s\u00eb Shtypit dhe faktor\u00ebt q\u00eb e ndikojn\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin<\/h3>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p>Dita Bot\u00ebrore e Liris\u00eb s\u00eb Shtypit n\u00eb Kosov\u00eb gjen mediat n\u00eb nj\u00eb gjendje t\u00eb pak\u00ebnaqshme\u00a0p\u00ebr t\u00eb ushtruar profesionin dhe detyr\u00ebn q\u00eb i kan\u00eb v\u00ebn\u00eb vetes. N\u00eb indeksin e rankimit t\u00eb Liris\u00eb s\u00eb Shtypit nga \u2018Raportuesit pa Kufij\u2019, Kosova q\u00ebndron n\u00ebn mesataren e vendeve demokratike edhepse p\u00ebrpshtypja \u00ebsht\u00eb se Kosova \u00ebsht\u00eb vend i lir\u00eb dhe demokratik q\u00eb garanton t\u00eb drejtat dhe lirit\u00eb.<\/p>\n<p>Para se t\u00eb shohim Kosov\u00ebn n\u00eb vendin e 78-t\u00eb n\u00eb list\u00ebn e vendeve t\u00eb rankuara nga \u2018Reporter\u00ebt pa Kufinj\u00eb\u2019, duhet t\u00eb shohim se kush mbetet pas Kosov\u00ebs dhe kush l\u00eb\u00a0prapa Kosov\u00ebn. Pra, analiza duhet t\u00eb vendoset n\u00eb kontekst krahasimor s\u00eb pari me vendet n\u00eb regjion dhe pastaj edhe nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht. Kosova sh\u00ebnon rritje t\u00eb abuzimeve me gazetar\u00eb duke sh\u00ebnuar disa raste t\u00eb dhun\u00ebs s\u00eb ushtruar ndaj gazetar\u00ebve, n\u00eb krahasim me Serbin\u00eb q\u00eb nuk ka dhun\u00eb t\u00eb raportuar ndaj gazetar\u00ebve, edhepse Serbia kalon Kosov\u00ebn me vet\u00ebm dy vende. P\u00ebrderisa Kosova ngjitet n\u00eb rankim me 4 vende nga vitet e kaluara, Serbia bie p\u00ebr 10 vende nga vler\u00ebsimi i vitit 2017. N\u00eb mes t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, q\u00ebndron Qiproja Veriore apo e vet\u00ebquajtura Republika Turke e Qipros. Qipro Veriore rankohet plot 81 vende m\u00eb mir\u00eb se sa Turqia e cila rankohet n\u00eb vendin e 157-t\u00eb dhe ka nj\u00eb ndikim t\u00eb madh n\u00eb Qipron Veriore, nd\u00ebrsa Qipro rankohet mjaft larg p\u00ebrpara n\u00eb vendin e 25-t\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vler\u00ebsimin e 2018, surpriza \u00ebsht\u00eb shteti i Gan\u00ebs (Ghana), q\u00eb la\u00a0pas jo vet\u00ebm shtetet afrikane por edhe mjaft shtete t\u00eb BE-s\u00eb\u00a0dhe Amerik\u00ebs. Vendi i 23-t\u00eb me plot merit\u00eb i takon k\u00ebtij shteti i cili ka mbajt\u00eb num\u00ebr m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb mediave por me raportim t\u00eb drejt\u00eb dhe mir\u00eb. Pra, edhe Kosov\u00ebn duhet par\u00eb nga kjo perspektiv\u00eb krahasimtare me vendet tjera, q\u00eb e vendos\u00eb Kosov\u00ebn m\u00eb mir\u00eb vet\u00ebm se dy shtete n\u00eb rajon: Maqedonia dhe Mali i Zi, t\u00eb cilat edhe ashtu nuk jan\u00eb shembull i mir\u00eb p\u00ebr Liri t\u00eb Shtypit.<\/p>\n<p>Gjendja e k\u00ebtill\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb ka ardhur shkaku i disa faktor\u00ebve. K\u00ebta faktor\u00eb duhet analizuar nga dy perspektiva. Perspektiva e par\u00eb q\u00eb sheh pengesat strukturore si penges\u00eb\u00a0p\u00ebr Lirin\u00eb e Shtypit dhe pengesat sociale t\u00eb pun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb mediave q\u00eb kontribuojn\u00eb n\u00eb pengimin e pun\u00ebs.<\/p>\n<p>Pengesat strukturore n\u00eb media kosovare krijojn\u00eb klim\u00ebn e pavolitshme p\u00ebr t\u00eb vepruar si pun\u00ebtor\u00eb t\u00eb medias. Financimi shtet\u00ebror i Radiotelevizionit t\u00eb Kosov\u00ebs krijon mund\u00ebsi t\u00eb ndikimit\u00a0politik direkt n\u00eb politikat redaktuese p\u00ebrmes kontrollimit t\u00eb financave dhe p\u00ebrmes kontrollit politik mbi bordin mbik\u00ebqyr\u00ebs e rrjedhimisht edhe menaxhimin dhe redaksit\u00eb e k\u00ebtij televisioni. Media private e ka po t\u00eb nj\u00ebjtin problem me pron\u00ebsin\u00eb e mediave. Pronar\u00ebt e mediave n\u00eb Kosov\u00eb jan\u00eb t\u00eb interesuar t\u00eb p\u00ebrdorin median si mjet lufte p\u00ebr ndikimin e tyre politik dhe jo n\u00eb zhvillimin e medias si biznes t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, d\u00ebshmia m\u00eb e mir\u00eb \u00ebsht\u00eb se shumica e gazetar\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb kan\u00eb kontrata t\u00eb p\u00ebrkohshme. Kjo i jep kontroll t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb pronar\u00ebve t\u00eb mediave mbi pun\u00ebn e gazetar\u00ebve n\u00eb baza ditore.<\/p>\n<p>Penges\u00eb tjet\u00ebr strukturore e disejnuar pik\u00ebrisht kund\u00ebr gazetar\u00ebve nga institucionet e Kosov\u00ebs \u00ebshte jo-transparenca dhe fshehja pas ides\u00eb q\u00eb dokumentet zyrtare jan\u00eb t\u00eb gjitha konfidenciale dhe p\u00ebr t\u00eb pas\u00eb qasje n\u00eb to, duhet k\u00ebrkes\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb, duhet vendim dhe pritje shum\u00eb e gjat\u00eb. Ky mekaniz\u00ebm i qeveris\u00eb por edhe institucioneve tjera i pamund\u00ebson gazetar\u00ebve qasjen dhe kryerjen e pun\u00ebs. Dokumentet zyrtare duhet t\u00eb\u00a0jepen menj\u00ebher\u00eb\u00a0pa patur nevoj\u00eb t\u00eb mirren vendime t\u00eb cilat jan\u00eb edhe ashtu t\u00eb panevojshme sepse kjo edhe rregullohet me Ligjin p\u00ebr Qasje n\u00eb Dokumente\u00a0Zyrtare. N\u00ebn Nenin 4 t\u00eb Kreut II, alinea 2 t\u00eb k\u00ebtij Ligji thuhet se \u201cdokumentet jan\u00eb t\u00eb hapura p\u00ebr publikun n\u00eb baz\u00eb t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb\u00a0b\u00ebr\u00eb me shkrim ose n\u00eb form\u00eb elektronike, me p\u00ebrjashtim t\u00eb informacioneve t\u00eb kufizuara me ligj.\u201d Pra, vonesa n\u00eb p\u00ebrgjigje e cila shpeshher\u00eb merr\u00a0dit\u00eb apo jav\u00eb pengon mbar\u00ebvajtjen e pun\u00ebs s\u00eb gazetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Problem tjet\u00ebr i madh n\u00eb Kosov\u00eb q\u00eb ka ndikimin par\u00ebsor n\u00eb vendosjen e Kosov\u00ebs kaq posht\u00eb n\u00eb indeksin e Liris\u00eb s\u00eb Shtypit \u00ebsht\u00eb dhuna ndaj gazetar\u00ebve. Sipas rrjetit \u2018Safejournalists.net\u2019, n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb vitin 2018 ka 8 raste t\u00eb dhun\u00ebs ndaj gazetar\u00ebve. Nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2017, n\u00eb Raportin e Progresit t\u00eb EU p\u00ebr Kosov\u00ebn citohet:<\/p>\n<blockquote><p>\u00a0\u201cSipas AGK-s\u00eb n\u00eb vitin 2017 jan\u00eb raportuar 24 incidente, 2 her\u00eb m\u00eb shum\u00eb krahasuar me periudh\u00ebn e m\u00ebparshme t\u00eb raportimit. Nd\u00ebr rastet e sulmeve, 2 redaktor\u00eb kan\u00eb marr\u00eb k\u00ebrc\u00ebnime me vdekje dhe nj\u00eb gazetar \u00ebsht\u00eb sulmuar i cili m\u00eb von\u00eb \u00ebsht\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar nga nj\u00eb an\u00ebtar\u00a0i parlamentit\u201d. I nj\u00ebjti raport thot\u00eb gjithashtu se \u201ck\u00ebrc\u00ebnimet dhe sulmet ndaj gazetar\u00ebve kan\u00eb vazhduar dhe zhvillimet n\u00eb \u00e7\u00ebshtje tjera kan\u00eb stagnuar kryesisht\u201d.<\/p><\/blockquote>\n<p>Ky raport edhe b\u00ebn thirrje p\u00ebr \u201czero toleranc\u00eb p\u00ebr k\u00ebrc\u00ebnimet dhe sulmet ndaj medias\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa pjesa sociale e pengesave \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb pak shpres\u00ebdh\u00ebn\u00ebse. Edhepse pengesat strukturore kan\u00eb ndikim t\u00eb thell\u00eb n\u00eb performanc\u00ebn e gazetar\u00ebve, kritika e Indeksit t\u00eb Raportuesve pa Kufij\u00a0nuk drejtohet ndaj gazetar\u00ebve por ndaj institucioneve. Megjithat\u00eb, pengesa tjet\u00ebr vjen nga ana sociale e gazetar\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb munges\u00eb t\u00eb njohurive t\u00eb avancuara p\u00ebr mbulimin e lajmeve. Edukimi dhe trajnimi i gazetar\u00ebve edhepse ekziston n\u00eb institucione formale dhe jo-formale, jep pak shpres\u00eb p\u00ebr gazetari dinamike e t\u00eb cil\u00ebsis\u00eb t\u00eb lart\u00eb. Mungesa e kurrikulave moderne, mungesa e m\u00ebsimit p\u00ebr t\u00eb Drejtat dhe Lirit\u00eb e Njeriut si dhe Etik\u00ebs prodhon gazetari sip\u00ebrfaq\u00ebsore. K\u00ebtu duhet shtuar edhe t\u00eb kaluar\u00ebn ton\u00eb dhe p\u00ebrvojat e konfliktit t\u00eb cilat krijojn\u00eb ndikim n\u00eb ekskluzivitet. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, gazetar\u00ebt kritikohen\u00a0nga Raportuesit pa Kufinj\u00eb se nuk kan\u00eb bashk\u00ebpunim nd\u00ebr-etnik edhepse kjo kritik\u00eb nuk merr parasysh konkurrenc\u00ebn p\u00ebr lajme.<\/p>\n<p>Mungesa e edukimit mbi median dhe informacionin n\u00eb shkolla krijon konsumues pasiv\u00eb t\u00eb\u00a0lajmeve.\u00a0K\u00ebta konsumues nuk ankohen p\u00ebr shkeljet q\u00eb ju b\u00ebhen nga media n\u00eb institucionet p\u00ebrkat\u00ebse dhe nuk krijojn\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb\u00a0me median n\u00eb komunikim t\u00eb dyansh\u00ebm. N\u00eb shum\u00eb raste, njohuria mbi median dhe informacionin n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb nivelin n\u00ebn-mesatar q\u00eb krijon klim\u00eb favorizuese p\u00ebr keqinformim dhe lajme t\u00eb rreme. Edhepse Edukimi mbi Median dhe Informat\u00ebn tanim\u00eb \u00ebsht\u00eb l\u00ebnd\u00eb n\u00eb disa Fakultete t\u00eb Gazetaris\u00eb, kjo l\u00ebnd\u00eb duhet t\u00eb futet n\u00eb t\u00eb gjitha shkollat e mesme t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb boshll\u00ebk edukimi mbi median, nj\u00eb num\u00ebr i gazetar\u00ebve kan\u00eb shfryt\u00ebzuar dhe informacionin e kan\u00eb marr\u00eb n\u00eb dor\u00eb duke hapur portale dhe media tjera online ku ka pak apo fare nuk ka kontroll dhe redaktim t\u00eb lajmeve. Kontributi i mediave online p\u00ebr keqinformimin \u00ebsht\u00eb barr\u00eb edhe e gazetar\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt shpeshher\u00eb n\u00eb munges\u00eb kohe dhe d\u00ebshire, transmetojn\u00eb dhe publikojn\u00eb lajme t\u00eb cilat nuk kan\u00eb kaluar n\u00ebp\u00ebr filtrat e verifikimit apo edhe redaktimit duke mos-respektuar privat\u00ebsin\u00eb dhe kontribuar n\u00eb gjuh\u00ebn e urrejtjes n\u00eb media.<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kosova n\u00eb indeksin e Liris\u00eb s\u00eb Shtypit dhe faktor\u00ebt q\u00eb e ndikojn\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin Dita Bot\u00ebrore e Liris\u00eb s\u00eb Shtypit n\u00eb Kosov\u00eb gjen mediat n\u00eb nj\u00eb gjendje t\u00eb pak\u00ebnaqshme\u00a0p\u00ebr t\u00eb ushtruar profesionin dhe detyr\u00ebn q\u00eb i kan\u00eb v\u00ebn\u00eb vetes. N\u00eb indeksin e rankimit t\u00eb Liris\u00eb s\u00eb Shtypit nga \u2018Raportuesit pa Kufij\u2019, Kosova q\u00ebndron n\u00ebn mesataren e [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":29,"featured_media":8396,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[784],"ppma_author":[40],"class_list":["post-3469","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinion","tag-freedom-of-speech"],"authors":[{"term_id":40,"user_id":29,"is_guest":0,"slug":"abit-hoxha","display_name":"Abit Hoxha","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/abith_profil.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/abith_profil.jpg"},"user_url":"","last_name":"Hoxha","first_name":"Abit","description":"Abit Hoxha \u00ebsht\u00eb hulumtues dhe doktorant n\u00eb Universitetin Ludwig Maximilian n\u00eb Mynih t\u00eb Gjermanis\u00eb, ku \u00ebsht\u00eb p\u00ebrqendruar n\u00eb krahasim t\u00eb prodhimit t\u00eb lajmeve n\u00eb konflikte. Ai \u00ebsht\u00eb autor i disa publikimeve shkencore n\u00eb revista akademike dhe nj\u00eb libri p\u00ebr raportimin e mediave gjat\u00eb dhe pas luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb. Ka p\u00ebrfunduar studimet n\u00eb Shkenc\u00eb Politike, Gazetari dhe Politika t\u00eb Mbrojtjes, Zhvillimit dhe Diplomaci n\u00eb Kosov\u00eb dhe Angli. Abiti \u00ebsht\u00eb aktiv n\u00eb fush\u00ebn e hulumtimeve t\u00eb gazetaris\u00eb, medias, siguris\u00eb, konfliktit dhe l\u00ebvizjeve sociale, \u00ebsht\u00eb hulumtues i jasht\u00ebm n\u00eb Qendr\u00ebn Kosovare p\u00ebr Studime t\u00eb Siguris\u00eb dhe kontribuon p\u00ebr media nd\u00ebrkomb\u00ebtare."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3469","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/29"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3469"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3469\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8596,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3469\/revisions\/8596"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8396"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3469"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3469"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3469"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=3469"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}