{"id":3474,"date":"2018-05-17T12:52:40","date_gmt":"2018-05-17T10:52:40","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=3474"},"modified":"2024-12-10T12:34:18","modified_gmt":"2024-12-10T10:34:18","slug":"autoplagjiatura-ne-shkencen-shqipe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/autoplagjiatura-ne-shkencen-shqipe\/","title":{"rendered":"Autoplagjiatura n\u00eb shkenc\u00ebn shqipe"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">N\u00eb studimet e sotme shqipe, apo punimet shkencore, problemi i plagjiatur\u00ebs asht gjaja ma e zakont\u00eb. Kjo natyrisht nuk ndodh tek t\u00eb gjith\u00eb, sepse do t\u00eb ishte v\u00ebrtet alarmante. Pra, studiuesi (qoft\u00eb dhe me prestigj) mund t\u00eb marr\u00eb si pa t\u00eb keq, pa burime referuese argumente, hipoteza, teza etj., dhe t\u2019i paraqes\u00eb si pohime personale. <em>Fjalori i Gjuh\u00ebs Shqipe<\/em>\u00a0fjal\u00ebn \u201cplagjiatur\u00eb\u201d e shpjegon k\u00ebshtu: \u201c<em>Paraqitja nga dikush e nj\u00eb vepre t\u00eb nj\u00eb tjetri ose e nj\u00eb pjese t\u00eb saj sikur t\u00eb ishte e vetja; vjedhje letrare, muzikore etj. q\u00eb b\u00ebhet duke marr\u00eb pjes\u00eb nga vepra e dikujt tjet\u00ebr pa treguar burimin; vepra a pjesa e vjedhur nga nj\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb<\/em>.\u201d<\/span><\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Po si p\u00ebr \u00e7udi, n\u00eb fush\u00ebn e shkencave letrare, po nis\u00eb me bulue dhe autoplagjiatura. Pra, n\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb nji definimi q\u00eb na e mundson fenomeni, me autoplagjiatur\u00eb do t\u00eb kuptojm\u00eb rimarrjen e produktit intelektual, shkencor \u2013 n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast t\u00eb vetvetes \u2013 dhe paraqitjen e konstatimit, t\u00eb arritjes k\u00ebrkimore si po prap\u00eb t\u00eb vetes, edhe pse e ka than\u00eb po n\u00eb t\u00eb njejten vep\u00ebr. Than\u00eb ndryshe: me vjedh\u00eb veten mbrenda s\u00eb njejtes vep\u00ebr. Tek termi autoplagjiatur\u00eb do t\u00eb p\u00ebrfshijm\u00eb edhe citimin identik t\u00eb pasazheve q\u00eb jan\u00eb dhan\u00eb ma par\u00eb tek e njejta vep\u00ebr, p\u00ebr ma keq tek i njejti kapitull. K\u00ebt\u00eb p\u00ebrcaktim t\u00eb k\u00ebsaj natyre na e ka diktue, nd\u00ebr t\u00eb tjera, punimi p\u00ebr t\u00eb cilin do t\u00eb flasim n\u00eb k\u00ebt\u00eb artikull.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">K\u00ebt\u00eb gja e kemi konstatue n\u00eb vepr\u00ebn \u201c<em>Hulumtime mbi vepr\u00ebn e \u00c1t Gjergj Fisht\u00ebs<\/em>\u201d t\u00eb studiueses Blerina Suta (Onufri, 2018; 138 ff.). P\u00ebr efekt hap\u00ebsine, do t\u00eb ndalemi vet\u00ebm tek kapitulli III i punimit: \u201cProbleme kritiko-metodologjike t\u00eb interpretimit t\u00eb vepr\u00ebs s\u00eb Fisht\u00ebs\u201d, aty ku ndodh ky fenomen, tue mos hy n\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritjes s\u00eb (hipo)tezave nga studiues t\u00eb tjer\u00eb (pa u sh\u00ebnue p\u00ebrkat\u00ebsia origjinare: rrjedhimisht tue i paraqit\u00eb si t\u00eb vetat), pasakt\u00ebsi shkencore, gabime kuptimore, rezervim informacioni n\u00eb citimin e autor\u00ebve (domethan\u00eb paraqet \u00e7ka i volit\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb mos me iu cenue eksluziviteti i \u201crisis\u00eb\u201d mbi Fisht\u00ebn), lajthitje filologjike e deri tek keqshkrimi i veprave dhe i emnave t\u00eb autor\u00ebve. N\u00eb total p\u00ebr k\u00ebto, do t\u00eb flasim n\u00eb nji artikull t\u00eb gjat\u00eb, i cili do t\u00eb botohet s\u00eb shpejti n\u00eb nji t\u00eb p\u00ebrkohshme. Me nji fjal\u00eb, do t\u00eb kufizohemi vet\u00ebm tek dukunia e plagjiatur\u00ebs s\u00eb vetes n\u00eb intervale faqesh relativisht t\u00eb shkurta, pun\u00eb q\u00eb jemi t\u00eb detyruem ta paraqesim me an\u00eb t\u00eb citimeve t\u00eb sekuencave ku jan\u00eb rimarr\u00eb identik konstatimet, pasazhet, informatat shkencore: domethan\u00eb krejt fraza(t).<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Pasazhet identike, autoplagjiale q\u00eb kemi verifikue jan\u00eb:<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">as a \u201c<em>N\u00eb raportin antonimik \u2018heroiz\u00ebm dhe lavdi\u2019 vs. \u2018turp\u2019, autori bazohet pik\u00ebrisht n\u00eb mospranimin nga e mal\u00ebsorit t\u00eb s\u00eb kund\u00ebrt\u00ebs s\u00eb heroizmit, q\u00eb p\u00ebr t\u00eb do t\u00eb thot\u00eb vdekje sociale<\/em>\u201d. P\u00ebrs\u00ebritet n\u00eb f. 93 dhe f. 108.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">as a \u201c<em>Elementi i p\u00ebrbashk\u00ebt \u2018mal\u2019 q\u00eb bashkon titullin e vepr\u00ebs s\u00eb Fisht\u00ebs me at\u00eb t\u00eb Njegoshit paralajm\u00ebron, n\u00eb fakt, nj\u00eb q\u00ebndrim krejt t\u00eb kund\u00ebrt t\u00eb Fisht\u00ebs ndaj versionit t\u00eb mitizuar t\u00eb historis\u00eb, treguar prej Njegoshit. P\u00ebr Fisht\u00ebn k\u00ebnga e heroizmave mal\u00ebsore kund\u00ebr synimeve shoviniste t\u00eb fqinj\u00ebve \u00ebsht\u00eb k\u00ebnga e v\u00ebrtet\u00eb e heroizmit<\/em>\u201d. P\u00ebrs\u00ebritet n\u00eb ff. 93-94 dhe n\u00eb f. 114.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">as a \u201c<em>Te Fishta motivi i Gjergj Elez Alis\u00eb, motiv themeltar n\u00eb baz\u00eb t\u00eb shum\u00eb situatave t\u00eb poem\u00ebs, krijon nj\u00eb funksion t\u00eb p\u00ebrmbysur p\u00ebrkundrejt funksionit q\u00eb krijon arketipi i betej\u00ebs s\u00eb Fush\u00eb-Kosov\u00ebs te sllav\u00ebt<\/em>\u201d. P\u00ebrs\u00ebritet n\u00eb f. 94 dhe f. 114<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">as a \u201c<em>P\u00ebrmbysjes s\u00eb kodit heroik t\u00eb poemave epiko-romantike do t\u2019i sh\u00ebrbej\u00eb dhe rrafshi i citimeve t\u00eb brendshme n\u00eb tekst: n\u00eb kulmin e klimaksit narrativ t\u00eb episodit t\u00eb Tring\u00ebs ai citon Njegoshin si nxit\u00ebs t\u00eb luft\u00ebs s\u00eb padrejt\u00eb t\u00eb malazez\u00ebve, dhe k\u00ebt\u00eb e b\u00ebn n\u00eb nj\u00eb kontekst narrativ q\u00eb kujton torturat e Ismail Ag\u00ebs kund\u00ebr rajas\u00eb n\u00eb vepr\u00ebn e Mazhuraniqit<\/em>\u201d. P\u00ebrs\u00ebritet n\u00eb f. 94 dhe f. 114<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\"><em>\u201cFunksionalizimi i k\u00ebtyre detajeve n\u00eb vepr\u00ebn e Fisht\u00ebs flet p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrmbysje k\u00ebndv\u00ebshtrimi: pik\u00ebrisht, at\u00eb q\u00eb serb\u00ebt, kroat\u00ebt, malazez\u00ebt kishin p\u00ebsuar prej turqve po e p\u00ebsonin tani shqiptar\u00ebt prej serbo-malazez\u00ebve<\/em>\u201d. P\u00ebrs\u00ebritet n\u00eb f. 94 dhe f. 114-115.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">K\u00ebto sekuenca t\u00eb paraqituna k\u00ebtu, jepen n\u00eb nji frekuenc\u00eb t\u00eb vog\u00ebl (ff. 93-115), dhe lexuesi duhet me kuptue q\u00eb kjo njisi tekstore asht e dyfishueme. Pra p\u00ebr nga paraqitja vizuale-hap\u00ebsinore (edhe sikur t\u00eb citonte dik\u00eb tjet\u00ebr!), ka nji volum t\u00eb papranuesh\u00ebm n\u00eb raport me kriterin shkencor dhe mas\u00ebn e shtrimjes. Llogarit\u00eb me faqe normale kompjuterike, jan\u00eb afro 30 rreshta. Ose llogarit\u00eb me formatin e librin (14. 5 cm x 21.5 cm; margjinat: 2 cm majtas-djathtas; 2.5 cm lart posht\u00eb) jan\u00eb thuejse 2 faqe citim i p\u00ebrs\u00ebritun identik. Tregues q\u00eb p\u00ebr kompetenc\u00ebn shkencore p\u00ebrban problem. Parimi copy-paste asht truk elektronik, i cili nuk mund t\u00eb justifikohet si cil\u00ebsi shkencore. Aq ma tep\u00ebr q\u00eb k\u00ebtu nuk kemi t\u00eb bajm\u00eb me asnji shenj\u00eb t\u00eb perifrazimit t\u00eb mendimit, apo t\u00eb normalitetit shkencor p\u00ebr vet\u00ebdijen e studiuesit\/es p\u00ebr nji mendim a konstatim q\u00eb e ka krye ma heret. K\u00ebtu kemi t\u00eb bajm\u00eb me truke student\u00ebsh. Hile t\u00eb patolerueshme e t\u00eb papranueshme natyrisht t\u00eb rangut akademik. N\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb autorja duhet me doemos me mbajt\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi profesionale. N\u00eb fakt, un\u00eb nuk e di se cili mundet me qen\u00eb justifikimi konkret. Ky artikull, si\u00e7 e tham\u00eb asht fokusim i pjessh\u00ebm mbi vepr\u00ebn. Shum\u00eb t\u00eb meta shkencore, do t\u00eb bahen me dije p\u00ebr publikun, n\u00eb vijim.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Nji punim i till\u00eb asht d\u00ebftues i munges\u00ebs s\u00eb kualitetit profesional, akademik e institucional, pa vu akuza t\u00eb tjera t\u00eb cilat mund t\u00eb ishin t\u00eb p\u00ebrligjshme. Kjo vep\u00ebr asht promovue n\u00eb aktivitete t\u00eb caktueme, asht shkrue p\u00ebr t\u00eb si zbulim e risi p\u00ebr poetin Gjergj Fishta, nd\u00ebrsa n\u00eb fakt kjo vep\u00ebr shum\u00eb pak ndri\u00e7on problemet interpretative, esenciale t\u00eb poezis\u00eb s\u00eb tij. S\u00eb shumti ka t\u00eb dhana biografike (pun\u00eb arkivore kjo q\u00eb duhet p\u00ebrg\u00ebzue), q\u00eb nuk kan\u00eb ndonji inovacion fishtologjik. Hipoteza q\u00eb ngelin n\u00eb at\u00eb p\u00ebrmas\u00eb si\u00e7 kan\u00eb emnin. Interesante si pik\u00ebpamje, por prap\u00eb i referohen adresantit t\u00eb poezis\u00eb (rasti\u00a0<em>Nji lule vjeshtet<\/em>) dhe n\u00eb fund nuk ndihmojn\u00eb ma shum\u00eb se \u00e7\u2019asht than\u00eb p\u00ebr at\u00eb karm\u00eb, qysh n\u00eb fillim nga \u00c1t V. Volaj, n\u00eb aspektin letrar. K\u00ebtu ka dhe keqlexime t\u00eb vargjeve njiher\u00ebsh, p\u00ebr \u00e7ka nuk asht rasti me fol\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Pika ma e fort\u00eb e k\u00ebsaj vepre asht krahasimi i k\u00ebtij autori n\u00eb rrafsh ballkanik, gja q\u00eb studiuesja e ka ba dhe para 11 vitesh, por p\u00ebr fat t\u00eb keq nuk paraqet ndonji avancim komparatist ma t\u00eb madh se\u00e7 asht arrit\u00eb deri tash n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim. Aq burim e informacion sa na jep Suta p\u00ebr Fisht\u00ebn e Kranj\u00e7eviqin na e japin dhe autor\u00eb q\u00eb ajo i skajon (skarcon), si rasti i K. Resulit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">N\u00ebse kritika letrare ka mbet\u00eb n\u00eb data historike dhe me v\u00ebrtetue q\u00eb Fishta ka qen\u00eb student i shk\u00eblqyem a jo, at\u00ebher\u00eb k\u00ebtu nuk kemi t\u00eb bajm\u00eb me kritik\u00eb por me biografi t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb nji autori. N\u00eb krahun tjet\u00ebr n\u00ebse Fishta ka qen\u00eb rebel qysh n\u00eb faz\u00ebn studentore, t\u00eb jemi t\u00eb sinqert\u00eb, nuk p\u00ebrban asnji bum mediatik sikund\u00ebrse e shprehin disa gazeta t\u00eb k\u00ebtyne dit\u00ebve. Tipologjia e karakterit t\u00eb Fisht\u00ebs dihet bot\u00ebnisht.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">S\u00eb fundmi kjo vep\u00ebr e B. Sut\u00ebs, d\u00ebshmon skem\u00ebn, rrjet\u00ebn e pakontrollueme t\u00eb nji edicioni (draft-botim) shkencor, akademik q\u00eb ndodh n\u00eb bot\u00ebn shqiptare; munges\u00ebn e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb profesionale dhe si dhe d\u00ebshir\u00ebn e mediatizimit pa\u00e7ka cil\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn po flasim. Asht shembulli tipik, abuziv i nji kontributi n\u00eb tradit\u00ebn fishtologjike. Megjith\u00ebse Fisht\u00ebn&#8230; e ndjek ky fat.<\/span><\/p>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb studimet e sotme shqipe, apo punimet shkencore, problemi i plagjiatur\u00ebs asht gjaja ma e zakont\u00eb. Kjo natyrisht nuk ndodh tek t\u00eb gjith\u00eb, sepse do t\u00eb ishte v\u00ebrtet alarmante. Pra, studiuesi (qoft\u00eb dhe me prestigj) mund t\u00eb marr\u00eb si pa t\u00eb keq, pa burime referuese argumente, hipoteza, teza etj., dhe t\u2019i paraqes\u00eb si pohime personale. [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":151,"featured_media":10821,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[],"ppma_author":[179],"class_list":["post-3474","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize"],"authors":[{"term_id":179,"user_id":151,"is_guest":0,"slug":"lisandri-kola","display_name":"Lisandri Kola","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-11-3.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-11-3.jpg"},"user_url":"","last_name":"Kola","first_name":"Lisandri","description":"Lisandri \u00ebsht\u00eb poet, p\u00ebrkthyes, studiues dhe m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb. \u00cbsht\u00eb fitues i \u00e7mimit t\u00eb madh \"At\u00eb Zef Pllumi\" n\u00eb fush\u00ebn e poezis\u00eb, p\u00ebr librin \"Fluturat vdesin n\u00eb maj\", q\u00eb u botua n\u00eb Prishtin\u00eb nga Dit' e Nat' n\u00eb vitin 2014. "}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3474","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/151"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3474"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3474\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10823,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3474\/revisions\/10823"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/10821"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3474"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3474"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3474"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=3474"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}