{"id":3498,"date":"2018-06-10T12:14:57","date_gmt":"2018-06-10T10:14:57","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=3498"},"modified":"2024-12-11T12:21:58","modified_gmt":"2024-12-11T10:21:58","slug":"kur-tutet-njeri-me-u-ba-anglez-e-stutet-me-u-ba-hore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/kur-tutet-njeri-me-u-ba-anglez-e-stutet-me-u-ba-hore\/","title":{"rendered":"Kur tutet njeri me u ba anglez, e s&#8217;tutet me u ba hor\u00eb"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<div class=\"news-up\">\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kronikat e lajmeve raportojn\u00eb vazhdimisht raste t\u00eb grave q\u00eb vriten prej burrave, p\u00ebr arsye t\u00eb ndryshme, por gati \u00e7do her\u00eb, sepse \u201cajo e ka meritu dyqysh\u201d, Mikullovci, nji ish humorist, i cili siduket me po at\u00eb zanat\u00eb ka hy n\u00eb politik\u00eb, u shpreh para disa dit\u00ebve n\u00eb adres\u00eb t\u00eb diskutimit mbi projekt kodin penal k\u00ebshtu n\u00eb kuvend: &#8220;<em>Nuk m\u00eb p\u00eblqeu fort se nuk po i vjen era k\u00ebtij projekt-kodi, shqip. Mendoj se ishte dashur t\u00eb mb\u00ebshteten ata ekspert\u00ebt e juaj zot\u00ebri Abelard pak edhe n\u00eb Kanun edhe n\u00eb tradit\u00ebn e pleqnar\u00ebve. Pleqnia jon\u00eb ka zgjidhur konflikte q\u00eb nuk ka ditur asnj\u00eb jurist t\u2019i zgjedh. Posa\u00e7\u00ebrisht u ndala n\u00eb dhun\u00ebn n\u00eb familje, t\u00eb kuptohemi dhuna familjare, ky ligj nuk mund t\u00eb aplikohet si n\u00eb Angli, Amerik\u00eb e tjera vende. Ne jemi tjet\u00ebr dhe duhet t\u2019iu tregojm\u00eb q\u00eb jemi tjet\u00ebr. Ta marr nj\u00eb shembull sipas k\u00ebtij ligji n\u00ebse gruaja e padit burrin e burri shkon dy vjet n\u00eb burg, e kur t\u00eb kthehet prej burgu a e pret ajo gru n\u00eb sht\u00ebpi, tregom\u00ebni?<\/em>&#8221; Dhe mu n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb sall\u00ebn e pushtuen zg\u00ebrdhimjet. N\u00eb vijim t\u00eb k\u00ebtij fjalimi aj shton q\u00eb f\u00ebmij\u00ebt duhet me i rreh\u00eb p\u00ebr me i eduku.<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p>Mikullovci e filloi fjalimin e tij tue e theksu q\u00eb s&#8217;asht jurist, me gjas\u00eb me minimizu p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e tij p\u00ebr budallakinat q\u00eb e kish nd\u00ebrmend me i than\u00eb, por nashta edhe me i n\u00ebn\u00e7mu jurist\u00ebt q\u00eb kan\u00eb punu n\u00eb k\u00ebt\u00eb kod penal. Sidoqoft\u00eb, kishe tue u tregu modest, u thirr n\u00eb logjik\u00eb pasi q\u00eb nuk kishte ekspertiz\u00ebn. Dhe muer tani turr me e ba logjik\u00ebn p\u00ebrshesh.<\/p>\n<p>As un nuk jam juriste. E besa as kritike arti, apo e humorit popullorqe me p\u00ebrralla t\u00eb odave t\u00eb burrave, jo. Pra nuk muj me vler\u00ebsu si juriste mbi kodin penal n\u00eb fjal\u00eb ku lufta kund\u00ebr dhun\u00ebs n\u00eb familje asht \u00e7ashtje e rand\u00ebsishme. Por, jo e vetmja, e pse kapet Mikullovci bash tek kjo, dhe kapet e nuk thot\u00eb kurrgja t\u00eb hajrit, un nuk e kuptoj. E as nuk e kam n\u00ebrmend me vler\u00ebsu si kritike arti talentin e Mikullovcit me kesh\u00eb e me i shti t\u00eb tjer\u00ebt me kesh\u00eb me tragjedin\u00eb e dhun\u00ebs ndaj grave t\u00eb k\u00ebtij vendi. Por, muj me vler\u00ebsu si njeri me nji troh mend n\u00eb kry, e muj\u00eb me than\u00eb sipas logjik\u00ebs, q\u00eb fjalimi i Mikullovcit n\u00eb kuvend n\u00eb lidhje me dhun\u00ebn n\u00eb familje ishte nji hajgare pa shije.<\/p>\n<p>E mbaj n\u00eb mend kur na shtijke me kesh\u00eb Mikullovci me humorin popullor. E mbaj n\u00eb mend edhe kur humori q\u00eb na u servojke ishte p\u00ebr\u00e7mues p\u00ebr grat\u00eb, e shpesh her\u00eb relativizojke dhun\u00ebn ndaj grave tue e mvesh\u00eb me romantiz\u00ebm t\u00eb tradit\u00ebs s\u00eb lasht\u00eb shqiptare me i pleqnue senet me burra q\u00eb kolliten; e gra q\u00eb iu tuten burrave dhe sillen si sh\u00ebrb\u00ebtore n\u00eb shpi t\u00eb veta; dhe me burra pleq q\u00eb shtramojn\u00eb syt\u00eb mas vajzave t\u00eb reja, e kur shkojn\u00eb n\u00eb shpi, i mshelin t\u00eb bijat e tyne n\u00eb dry \u201cme e mbrojt\u00eb ner\u00ebn e familjes\u201d; me baballar\u00eb q\u00eb inkurajojn\u00eb djemt\u00eb me u rreh\u00eb; me tregime q\u00eb e shesin tradh\u00ebtin\u00eb si virtyt e hajnin\u00eb si talent; me dramatizime q\u00eb e p\u00ebrqeshin katunarin tue e paraqit\u00eb si t\u00eb eg\u00ebr etj.. Kena kesh\u00eb qaq sa kena dijt\u00eb. Por, t\u00eb gjith\u00eb q\u00eb keshin sot me nji fjalim t\u00eb till\u00eb p\u00ebr\u00e7mues, sikur q\u00eb ishte aj i Mikullovcit, pavar\u00ebsisht q\u00eb vendi ku u shpreh aj, n\u00eb tan\u00ebsi asht nji vend ku njeri s&#8217;pret ma mir\u00eb, jan\u00eb tue kesh\u00eb me viktimat e dhun\u00ebs n\u00eb familje e cila i prek\u00eb ma s\u00eb shumti grat\u00eb dhe f\u00ebmij\u00ebt. E kjo asht tragjedi n\u00eb vete. A e dini pse? Sepse, ve\u00e7 sot nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb un po i shkruej k\u00ebta rreshta u vran\u00eb dy gra n\u00eb Shqipni (i njajti Kanun na randon si atje si k\u00ebtu) nga burra kanunor se ligji d\u00ebshtoi me i mbrojt\u00eb, e ligji, e di qysh tash, ka me d\u00ebshtu me i nd\u00ebshku qysh duhet vras\u00ebsit e tyne. Sepse, me gjas\u00eb edhe gjyqit ka me i interesu se \u00e7ka kan\u00eb ba ato q\u00eb e merituen. Mentalitetit kanunor i intereson kjo patjet\u00ebr. Sepse, kjo shoqni, q\u00eb hala asht peng i Kanunit, nuk munet me u liru vet prej thojve t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj eg\u00ebrsine q\u00eb i asht ngul\u00eb n\u00eb mendje gjenerat\u00eb mas gjenerate, me shekuj. Prandaj i vyn nji ligj i fort\u00eb. Sa ma anglez, a amerikan, a gjerman, a suedez, a zvicran qaq ma mir\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb na si shoqni harruem emnat e grave t\u00eb vrame prej burrave t\u00eb tyne p\u00ebrshkak t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs kanunore q\u00eb iu vjen me pec me gjyku mbi to qysh t&#8217;ju teket, m\u00eb shkoj mendja me ju pvet, a e dini qysh i kan\u00eb emnat ato q\u00eb tek kan\u00eb me u vra? S&#8217;ka me shku gjat\u00eb. Dikun nji burr\u00eb ka me u ba nervoz. E shteti ka me d\u00ebshtu me e mbrojt\u00eb nji grue (q\u00eb aj burri e konsideron pron\u00eb t\u00eb veten) prej asaj nervoze. E shoqnia ka me d\u00ebshtu me u ba vullkan q\u00eb mbush\u00eb shpellat ku vlon ky gjak trimnie e me i ba zjarr\u00eb, e me i ba hi. Viktima e radh\u00ebs ka me e pas\u00eb nji em\u00ebn. Hajde e lujna nji loj\u00eb: kush mundet me ia q\u00ebllu qysh ka me e pas\u00eb emnin?\u00a0\u00a0Qysh ka me e pas\u00eb emnin grueja e ardhshme q\u00eb ka me e vra burri edhe pasi q\u00eb ajo e ka denoncu dhe ka lyp\u00eb ndihm\u00eb njiqind her\u00eb n\u00eb polici, e tani masi q\u00eb e ka vra, neve ka me na interesu ma s\u00eb shumti se \u00e7ka ka ba ajo q\u00eb e ka meritu, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vras\u00ebsi n\u00ebse nuk shpallet i s\u00ebmur\u00eb mendor prej ekspert\u00ebve mjeko-ligjor dhe pshton pa d\u00ebnim, d\u00ebnohet n\u00ebn protesta t\u00eb avokatit mbrojt\u00ebs se grueja ka qen\u00eb kurv\u00eb, ve\u00e7 pak vite prej t\u00eb cilave tani p\u00ebr sjellje t\u00eb mir\u00eb, me aminin e burr\u00ebshtetasve kanunor\u00eb i falen disa vite dhe del e shijon jet\u00ebn si burr\u00eb i lir\u00eb?\u00a0 Hajt q\u00ebllojani, qysh e ka emnin! Leonor\u00eb? Zejnepe? Dijan\u00eb? Adrian\u00eb? Xhuljet\u00eb? &#8230; Ardian\u00eb? Hat\u00eb? Miradije? Af\u00ebrdit\u00eb? Bes\u00eb? Qamile? Marije? Mrik\u00eb? Zan\u00eb? Han\u00eb? Zgjedheni nji em\u00ebn grueje, e n\u00ebse nuk ia keni q\u00ebllu k\u00ebsaj here, ndoshta ia keni q\u00ebllu asaj pas k\u00ebsaj. Ose asaj pas asaj. Nuk asht larg. Ju vjen rendi sahora me fitu n\u00eb k\u00ebt\u00eb loj\u00eb. Por, mos harroni, disa fitore jan\u00eb ve\u00e7 nji humbje q\u00eb ia pagueni llogarin\u00eb ma von\u00eb. Po, po du me than\u00eb q\u00eb s\u2019ka fitues n\u00eb k\u00ebt\u00eb loj\u00eb. Jo, p\u00ebrnime. Ama, mos nguroni, luni. Sepse, krejt kjo, asht nji loj\u00eb. Apo jo? A s&#8217;po e shihni qysh po lujn\u00eb ata n\u00eb kuvend? A nuk e nijt\u00ebt qysh u k\u00ebnaq Mikullovci tue ba hajgare a? A nuk i nijt\u00ebt qysh u shkrijt\u00ebn tue kesh\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt p\u00ebrreth? Po ju, a kesh\u00ebt pak?<\/p>\n<p>Si plak, Mikullovci u mundu me tingllu i urt\u00eb, dhe hajgarexhi n\u00eb t\u00eb njajt\u00ebn koh\u00eb. E tue u mb\u00ebshtet\u00eb n\u00eb respektin q\u00eb gzon n\u00eb shoqni, aj po harron q\u00eb kurrkush borxh respekt nuk i ka. E qysh e ka fitu at\u00eb, mundet edhe me e humb\u00eb. Sidomos, kur e keqp\u00ebrdor\u00eb at\u00eb respekt p\u00ebr me e llogarit\u00eb nji popull t\u00eb tan\u00eb p\u00ebr budall\u00eb. Mikullovci po e harron p\u00ebrgjegjj\u00ebsin\u00eb q\u00eb i takon me respektin q\u00eb gzon. Me qen\u00eb i respektuem asht barr\u00eb e madhe. Por mundet me ken\u00eb edhe gjam\u00eb e madhe, kur t\u00eb rrethojn\u00eb shum njer\u00ebz prej lakmis\u00eb me u pa pak n\u00ebn drit\u00ebn q\u00eb t\u00eb bjen, e mes tyne asnjani nuk t\u00eb do mjaft, me t\u00eb than\u00eb gabim je. N\u00eb njanin prej ske\u00e7eve te zakonshme nga repertori i humorit popullor, nji her\u00eb Mikullovci e pat dhan\u00eb nji porosi shum t\u00eb mir\u00eb. Aj thoshte aty &#8220;.<em>.. n\u00eb kit dynje jon\u00eb tri lloj njer\u00ebzish. I men\u00e7mi, gjys\u00eb i men\u00e7mi edhe budalla. I men\u00e7\u00ebm asht aj qi di vet, po edhe tjer\u00ebt i pvet edhe i ngon \u00e7ka po thojn\u00eb tjer\u00ebt. Njeri gjys\u00eb i men\u00e7em asht aj qi nuk di vet fort, por i pvet tjer\u00ebt, i ngon tjer\u00ebt edhe m\u00ebson prej tjer\u00ebve. E budall\u00eb asht aj qi as nuk di vet, as nuk i ngon\u00eb tjer\u00ebt, as nuk m\u00ebson kurrgjo. Mozomakeq.<\/em>&#8221; S&#8217;kam \u00e7ka shtoj k\u00ebtu, p\u00ebrve\u00e7 me e shpreh\u00eb habin\u00eb tem qysh s&#8217;iu kujtu kjo urt\u00ebsi para se me fol\u00eb p\u00ebr virtytet e larta t\u00eb pleqnis\u00eb shqiptare me i ba drejt\u00ebsi dhun\u00ebs ndaj grave sipas tradit\u00ebs kanunore? Apo nashta Mikullovci e di q\u00eb pak jan\u00eb ata n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend q\u00eb kishin me ia nxan\u00eb p\u00ebr t\u00eb madhe k\u00ebt\u00eb ofendim q\u00eb ia ban k\u00ebsaj shoqnije, sidomos kur vjen n\u00eb shprehje si ofendim p\u00ebr grat\u00eb, andaj nuk ndjen q\u00eb e rrezikon seriozisht humbjen e respektit? E respekti i grave si un nashta nuk i duhet?! E qysh kishte me iu dasht\u00eb nji njeriu q\u00eb lyp\u00eb pleqnime kanunore p\u00ebr fatin e grave? Cila pleqni pat gra n\u00eb to? Grat\u00eb plaken kot, n\u00ebse nuk vrahen ma her\u00ebt.<\/p>\n<p>Nuk e di sa SHQIP kishte me i tingllu kjo Mikullovcit, por Kanuni q\u00eb po e lyp\u00eb aj ka mbush\u00eb vorre n\u00eb Kosov\u00eb me gra &#8220;kurva&#8221;. Kanuni q\u00eb po e lyp\u00eb aj, ka vra njer\u00ebz p\u00ebr \u00e7ashtje f\u00ebtyre e nere, e tani ka lyp\u00eb me marr\u00eb edhe ma shum gjak; gjak t\u00eb cilin e kan\u00eb pagu njer\u00ebz q\u00eb as s&#8217;kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb lindun kur baba, a gjyshi, a st\u00ebrgjyshi u randu prej nji fjale dhe e ka vra njanin, fisi i t\u00eb cilit tash p\u00ebr me kthy drejt\u00ebsin\u00eb n\u00eb vend e ka trash\u00ebgu gjenerat\u00eb mas gjenerate amanetin me u hakmarr\u00eb, me gjakmarr\u00eb. Nejse, a kam nevoj\u00eb k\u00ebtu me e cek\u00eb q\u00eb edhe n\u00eb gjakmarrje grat\u00eb kurseheshin? Me to nuk mirrej gjaku. P\u00ebr to nuk mirrej gjaku. S&#8217;asht i denjt\u00eb gjaku i grave p\u00ebr me pleqnu drejt\u00ebsi. Kanuni q\u00eb po e lyp\u00eb Mikullovci po vazhdon me vesh\u00eb katune t\u00eb tana n\u00eb troje shqyptare me t\u00eb zez\u00eb.\u00a0A asht boll \u201cshqip\u201d kjo?<\/p>\n<p>Mikullovci u plak\u00eb. E kuptoj. Mendjen nashta nuk e ka ma edhe aq t\u00eb kthjell\u00ebt. Por, aj asht aty me t\u00eb drejt\u00ebn me \u00e7u dor\u00ebn nalt e me e votu ose jo p\u00ebr t\u00eb ardhmen e k\u00ebtij vendi. Dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, mu s&#8217;ka pse me m\u00eb interesu kush ishte aj ma her\u00ebt. Kur vjen puna me mendu p\u00ebr t\u00eb ardhmen e vendit tem, vendin e vnoj \u00e7do here p\u00ebrpara njer\u00ebzve si Mikullovci q\u00eb i shtijn\u00eb njer\u00ebzit me kesh\u00eb tue e arsyetu dajakun ndaj f\u00ebmij\u00ebve, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb viktim\u00ebs t\u00eb fundit f\u00ebmij\u00eb t\u00eb dhun\u00ebs n\u00eb familje hala eshnat s&#8217;ju kan\u00eb kalb\u00eb n\u00ebn dhe; e tue u mundu me ting\u00ebllu sarkastik n\u00eb llogari t\u00eb dhun\u00ebs ndaj grave. E disa idiot\u00eb aty keshin me fjal\u00ebt e tij, tue e paramendu po get gruen q\u00eb i kthehet burri n\u00eb ship prej burgut mbas dy vjet\u00ebve, ku ka hy p\u00ebrshkak se ajo e ka denoncu p\u00ebr dhun\u00eb (dhe merre me mend edhe p\u00ebr hajgare ve\u00e7 dy vjet i merr burg) tue e rreh\u00eb tash burri pse e ka denoncu, e ajo s\u2019ka ku shkon tjet\u00ebr. E disa idiot\u00eb keshin nashta thjesht\u00eb ve\u00e7 me njeriun n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, sepse jan\u00eb aty ve\u00e7 p\u00ebr me u zg\u00ebrdhi me njani tjetrin e me k\u00ebt\u00eb popull. Keshin, burra e gra bashk\u00eb. Por, Mikullovci q\u00eb lyp\u00eb Kanun n\u00eb kodin penal, nuk asht p\u00ebr me kesh\u00eb me te. Aj nuk dallon me k\u00ebt\u00eb mentalitet q\u00eb shpreh\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast as prej Veselit t\u00eb cilin e p\u00ebrqesh\u00eb n\u00eb foltore t\u00eb kuvendit, e as prej Haradinajt q\u00eb pleqnon krisma arm\u00ebsh n\u00ebp\u00ebr oda me pesh\u00ebn e Kanunit, e as prej Tha\u00e7it q\u00eb &#8220;lahet&#8221; me Kanun para pleqnis\u00eb p\u00ebr me shfajsu veten prej krimeve e me i ik\u00eb rrug\u00ebve ligjore q\u00eb mujn\u00eb me ia cenu pushtetin.<\/p>\n<p>Un, e besa edhe ti, pra un e ti, e kena borxh\u00a0me e vnu vendin para njeriut, dhe kjo n\u00ebnkupton mos me u verbu para emnit t\u00eb tij, as mos me ndje keqardhje p\u00ebr mosh\u00ebn e tij. T\u00eb askujt ma, p\u00ebr aq sa vlen. S&#8217;je i aft\u00eb. S&#8217;e ke vendin n\u00eb kuvend. Pik\u00eb. Anipse kuvendi jon\u00eb asht nji vend absurd, ku shumica q\u00eb jan\u00eb aty nuk e kan\u00eb vendin aty. Kritika ndaj budallakinave q\u00eb folen sot aty, sidoqoft\u00eb, nuk guxon me mungu. Dhe kurrsesi nuk guxon me qen\u00eb selektive e me e kursy dikend sipas preferencave t\u00eb popullaritetit. Bile ndaj atyne q\u00eb e gzojn\u00eb nji far\u00eb respekti n\u00eb shoqni, kritika duhet t\u00eb jet\u00eb edhe ma e rrept\u00eb. Sepse, e tham, me respekt vjen p\u00ebrgjegj\u00ebsia, n\u00ebse kurrgja tjet\u00ebr, s\u00eb paku me ia kuptu e mos me ia n\u00ebn\u00e7mu plag\u00ebn popullit. Dhe kur ti nuk e respekton nji p\u00ebrgjegj\u00ebsi, q\u00eb kur nuk di ta lyp\u00eb ve\u00e7 heshtjen, pse me t\u00eb respektu ty ky popull? Apo nashta Mikullovci, mendon q\u00eb n\u00eb mesin e k\u00ebtij populli nuk ka \u201cnjer\u00ebz t\u00eb men\u00e7\u00ebm e gjys\u00eb t\u00eb men\u00e7\u00ebm\u201d, por ve\u00e7 budall\u00eb dhe fol\u00eb palidhje, e mendon q\u00eb nuk vihet re?<\/p>\n<p>Vihet re, dhe vihet re dhimbsh\u00ebm. Sidoqoft\u00eb, jam e vet\u00ebdijshme q\u00eb kritikat ndaj fjalimeve t\u00eb tilla nuk bajn\u00eb nji dallim t\u00eb madh sot p\u00ebr sot. Jena m\u00ebsue mos me besu ma n\u00eb ndryshim. Por, edhe kur duket sikur nuk kryejn\u00eb shum pun\u00eb sot, ato kan\u00eb me iu dasht\u00eb gjeneratave t\u00eb ardhshme si gjurm\u00eb e krijimit t\u00eb identitetit t\u00eb tyne. Nji identiteti q\u00eb edhe kur t\u00eb bahet si Austri, e si Amerik\u00eb, e si Zvic\u00ebr, e si Gjermani, e si Angli nuk ka me pas\u00eb nevoj\u00eb me u tut\u00eb, q\u00eb parimeve shoqnore n\u00eb baz\u00eb t\u00eb cilave organizon jet\u00ebn, s&#8217;po ju vijka era \u201cshqip\u201d. Sepse, mos me pranu n\u00eb asnji rrethan\u00eb dhun\u00ebn ndaj grave e ndaj f\u00ebmij\u00ebve asht boll shqip; mos me pranu hajgare n\u00eb kuvend n\u00eb llogari t\u00eb dhun\u00ebs ndaj grave e f\u00ebmij\u00ebve asht boll shqip.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt nuk jan\u00eb bisha. Grat\u00eb e k\u00ebtij vendi jan\u00eb shqiptar\u00eb, gjithashtu. Un jam shqiptare. Dhe si grue, Kanunin e pleqnin\u00eb q\u00eb po i k\u00ebrkon Mikullovci kam me i luftu, sikur dikur qysh prind\u00ebrit tan\u00eb e luftuen robnimin prej Serbis\u00eb. Shqip. Sepse, Kanuni e pleqnia e odave asht robnimi jem. E nuk e duroj ma. Se n\u00ebn Kanun me mij\u00ebra gra t\u00eb p\u00ebrdhunume gjat\u00eb luft\u00ebs kan\u00eb vuejt e vuejn\u00eb dhimbjet e tyne n\u00eb heshtje e harres\u00eb edhe sot. N\u00ebn Kanun grat\u00eb q\u00eb humb\u00ebn krejt familjen n\u00eb luft\u00eb s&#8217;kishin as shpi ma ku me u kthye, dhe jo pse shpia s\u2019ishte ma, por se burrat e shpis\u00eb nuk ishin, dhe shpin\u00eb ua muer burrnia e mbetun e bishtit mas gardhit. Po, po, n\u00ebn Kanun as me vuejt s&#8217;e lan gruen rehat. Dhe po n\u00ebn k\u00ebt\u00eb Kanun, sot e njizet vjet, burrnia e vendit po organizon shtetin e manipulon popullin n\u00eb pllam\u00eb t\u00eb dor\u00ebs, si mafi.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb dhuna ndaj grave asht problem an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs, p\u00ebr neve duhet me u konsideru si nji nd\u00ebr problemet ma t\u00eb m\u00ebdhaja komb\u00ebtare dhe me e luftu at\u00eb\u00a0n\u00eb Kosov\u00eb, edhe n\u00ebse rrezikohemi \u201cme u ba si anglez\u201d, asht \u00e7ashtje komb\u00ebtare urgjente. Dhe dhun\u00ebn sistematike ndaj grave s&#8217;mujna me luftu pa ia shkul\u00eb rrajt\u00eb Kanunit prej k\u00ebsaj toke.<\/p>\n<p>&#8220;<em>Mendoj q\u00eb pak si shum po mundohemi t\u00eb b\u00ebhemi si anglez&#8221; t<\/em>ha Mikullovci,\u00a0e n\u00eb mendje si duket ishte i bindun q\u00eb po thot di\u00e7ka shum bujare e patriotike. Nd\u00ebrkoh\u00eb un isha tue mendu, sikur t\u00eb jishit pak ma shum si anglez s\u00eb paku humorin do ta kisht fort ma t\u00eb mir\u00eb. Shum keq q\u00eb s&#8217;jeni. Shum keq q\u00eb tuteni me u ba anglez, e nuk tuteni me u ba hor\u00eb. Kishim ba mir\u00eb me e pa q\u00eb kjo tut\u00eb, q\u00eb asht e shtrime gjan\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb popull, e rumbullakson idiotll\u00ebkun q\u00eb na ka kaplu. Brenda k\u00ebsaj tute me u ba anglez, a gjerman, a zvicran a \u00e7kado tjet\u00ebr, tut\u00eb e cila na mbajti n\u00ebn ethe sidomos me ardhjen e \u201ct\u00eb huejve\u201d n\u00eb Kosov\u00eb, e i mban\u00eb n\u00ebn ethe edhe gjenerata t\u00eb tana t\u00eb shqipar\u00ebtve q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb diaspor\u00eb, fshihet nji inferioritet q\u00eb ne si popull i p\u00ebrndjekun nd\u00ebr shekuj kurr\u00eb nuk u nd\u00ebrgjegj\u00ebsuem me i dhan\u00eb em\u00ebn, por e shprehim tue kompenzu me krenari atdhetare me mendimin q\u00eb nuk vrehet q\u00eb asht raciz\u00ebm. Ky raciz\u00ebm, po aq sa injoranca pleqnare q\u00eb lyp\u00eb Kanune me i ba drejt\u00ebsi dhun\u00ebs n\u00eb familje duhet me u luftu n\u00eb shoqni, dhe duhet me u luftu edhe aty ku vendoset p\u00ebr t\u00eb ardhmen ton\u00eb. Kur merr fund kjo prapambetuni more?<\/p>\n<p>Mikullovci ban mir\u00eb me k\u00ebrku falje e tani me dhan\u00eb dor\u00ebheqje. Dhe at\u00eb respekt q\u00eb e gzon hala n\u00eb k\u00ebt\u00eb shoqni do bante mir\u00eb me vazhdu me e gzu larg mund\u00ebsis\u00eb me na n\u00ebn\u00e7mu prap me naj urt\u00ebsi ku dhuna ndaj grave i shkrin njer\u00ebzit tue kesh\u00eb. Dhe kjo asht nji k\u00ebshill\u00eb q\u00ebllimmir\u00eb, q\u00eb Mikullovcit siduket hala s&#8217;iu gjet nji njeri q\u00eb e respekton mjaft, p\u00ebr me ia dhan\u00eb. Prandaj, ia lejoj vetes dhe po ia jap un. Pa i lyp\u00eb kusur. Me respekt. E n\u2019koft\u00eb s\u00eb paku gjys\u00eb i men\u00e7\u00ebm z. Mikullovci, e un mendoj q\u00eb mas krejt k\u00ebsaj aj megjithat\u00eb asht, do e pranonte me dinjitet. E n\u00ebse jo p\u00ebr me e mbrojt\u00eb respektin q\u00eb e gzon prej t\u00eb tjer\u00ebve, s\u00eb paku p\u00ebr hat\u00ebr t\u00eb vetrespektit.<\/p>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\"><\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kronikat e lajmeve raportojn\u00eb vazhdimisht raste t\u00eb grave q\u00eb vriten prej burrave, p\u00ebr arsye t\u00eb ndryshme, por gati \u00e7do her\u00eb, sepse \u201cajo e ka meritu dyqysh\u201d, Mikullovci, nji ish humorist, i cili siduket me po at\u00eb zanat\u00eb ka hy n\u00eb politik\u00eb, u shpreh para disa dit\u00ebve n\u00eb adres\u00eb t\u00eb diskutimit mbi projekt kodin [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":505,"featured_media":10902,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[],"ppma_author":[1348],"class_list":["post-3498","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize"],"authors":[{"term_id":1348,"user_id":505,"is_guest":0,"slug":"ardiana-shala","display_name":"Ardiana Shala Prishtina","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/ardianashalaprishtina2-1021x1024-1.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/ardianashalaprishtina2-1021x1024-1.jpg"},"user_url":"","last_name":"Shala Prishtina","first_name":"Ardiana","description":"Ardiana Shala Prishtina \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e Antologjis\u00eb s\u00eb poeteve shqiptare \u201cMagma\u201d, p\u00ebrpiluar dhe p\u00ebrkthyer nga Vlora Konushevci dhe botuar nga SHB \u201cLittera\u201d, Prishtin\u00eb."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3498","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/505"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3498"}],"version-history":[{"count":4,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3498\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10903,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3498\/revisions\/10903"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/10902"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3498"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3498"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3498"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=3498"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}