{"id":3518,"date":"2018-06-14T12:54:05","date_gmt":"2018-06-14T10:54:05","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=3518"},"modified":"2024-12-10T14:25:54","modified_gmt":"2024-12-10T12:25:54","slug":"margjinalizimi-ngjyra-ngjyra","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/margjinalizimi-ngjyra-ngjyra\/","title":{"rendered":"Margjinalizimi ngjyra-ngjyra"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Pranimi i mendimit ndryshe dhe t\u00eb qenit ndryshe \u00ebsht\u00eb ajo se \u00e7ka e dallon nj\u00eb shoq\u00ebri demokratike nga ajo totalitare. Mospranimi i diversitetit n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri konservatore si kjo n\u00eb Kosov\u00eb, kontribuon q\u00eb nj\u00eb njeri i cili ka t\u00ebrheqje emocionale, psikologjike dhe seksuale ndaj seksit t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb, t\u00eb mbyllet n\u00eb vetvete dhe t\u00eb jetoj\u00eb si nj\u00eb njeri tjet\u00ebr, nj\u00eb njeri t\u00eb cilin shoq\u00ebria e pranon dhe nuk e diskriminon n\u00eb baza ditore.<\/span><\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Mungesa e kontaktit dhe e informimit p\u00ebr komunitetin LGBTI+ n\u00eb Kosov\u00eb, ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb shoq\u00ebria kosovare p\u00ebr vite me radh\u00eb jo vet\u00ebm t\u00eb mos i pranoj\u00eb dhe integroj\u00eb pjes\u00ebtar\u00ebt e k\u00ebtij komuniteti, por edhe t\u2019ia mohoj\u00eb ekzistenc\u00ebn n\u00eb rrethin e tyre, n\u00eb familje, n\u00eb shkoll\u00eb e shoq\u00ebri. I gjith\u00eb ky problem vjen si shkak i klasifikimit t\u00eb problemeve si \u201cpar\u00ebsore\u201d dhe \u201cdyt\u00ebsore\u201d me t\u00eb cilat Kosova \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur gjat\u00eb rrug\u00ebs, nga lufta e deri n\u00eb procesin e shtetformimit. N\u00eb t\u00eb par\u00ebn hyjn\u00eb problemet politike dhe ekonomike, e n\u00eb t\u00eb dyt\u00ebn problemet sociale, si t\u00eb drejtat e njeriut dhe integrimi i komuniteteve pakic\u00eb n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb kosovare.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">P\u00ebrjashtimi sistematik i pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb komunitetit LGBTI+ i cili vjen si rezultat i neglizhimit dhe i paragjykimeve, b\u00ebn q\u00eb ata t\u00eb jetojn\u00eb n\u00ebn ndjenj\u00ebn e diskriminimit q\u00eb nga f\u00ebmij\u00ebria e tyre, ku n\u00eb disa raste fillon nga familjar\u00ebt, e n\u00eb disa raste t\u00eb tjera nga shoq\u00ebria n\u00eb shkoll\u00eb. Presioni psikologjik dhe emocional me t\u00eb cilin k\u00ebta f\u00ebmij\u00eb p\u00ebrballen \u00ebsht\u00eb i madh e mb\u00ebshtetja q\u00eb gjejn\u00eb n\u00eb hap\u00ebsirat ku jetojn\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e vog\u00ebl. Ndonj\u00ebher\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs t\u00eb guximit t\u00eb p\u00ebrballen direkt me f\u00ebmij\u00ebn e tyre, shum\u00eb familjar\u00eb mundohen indirekt t\u00eb d\u00ebrgojn\u00eb mesazhe negative tek f\u00ebmija i tyre p\u00ebr t\u00eb cilin ose cil\u00ebn mendojn\u00eb se orientimi seksual i tyre nuk \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00ebsuar tradicionalisht, burr\u00eb dhe grua. Duke e g\u00ebnjyer vet\u00ebn, e shtyjn\u00eb edhe f\u00ebmij\u00ebn e tyre ta krijoj\u00eb nj\u00eb jet\u00eb tjet\u00ebr, imagjinare, nj\u00eb jetes\u00eb e cila pranohet nga rrethi por q\u00eb nuk pranohet nga brend\u00ebsia e personit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">E gjith\u00eb kjo luft\u00eb n\u00eb vetvete, ndikon n\u00eb sh\u00ebndetin mendor t\u00eb f\u00ebmij\u00ebs p\u00ebr arsye t\u00eb ndryshme, si t\u00eb abuzimit verbal n\u00eb familje e shoq\u00ebri me an\u00eb t\u00eb nofkave t\u00eb ndryshme t\u00eb cilat bazohen n\u00eb karakteristika t\u00eb cilat shihen si homoseksuale ose transeksuale, jetes\u00ebs me frik\u00ebn se do t\u00eb humbas\u00eb prind\u00ebrit, v\u00ebllain dhe motr\u00ebn, shokun ose shoqen e ngusht\u00eb. Rrjedhimisht, n\u00eb munges\u00eb t\u00eb komunikimit prind-f\u00ebmij\u00eb, njohurive t\u00eb vogla rreth orientimit seksual, mend\u00ebsis\u00eb provincialiste dhe abuzimit verbal e fizik, shum\u00eb f\u00ebmij\u00eb e adoleshent\u00eb e shohin vet\u00ebvrasjen si zgjidhje. Studimet tregojn\u00eb se tendencat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr vet\u00ebvrasje vijn\u00eb nga adoleshent\u00ebt LGBTI+. T\u00eb rinjt\u00eb e k\u00ebtij komuniteti, n\u00eb krahasim me t\u00eb rinjt\u00eb heteroseksual\u00eb, kan\u00eb gati pes\u00eb her\u00eb m\u00eb shum\u00eb gjasa t\u00eb tentojn\u00eb t\u00eb vet\u00ebvriten. Prandaj, n\u00eb vend se f\u00ebmija t\u00eb m\u00ebsohet se \u00e7ka duhet t\u00eb mendoj\u00eb para se t\u2019i thot\u00eb fjal\u00ebt e para dhe t\u2019i m\u00ebsohet urrejtja, le t\u00eb m\u00ebsohet me faktin q\u00eb tjetrin ta shoh\u00eb n\u00eb fillim si njeri, e jo si homoseksual, transeksual, zezak, shqiptar, rom ose serb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Nj\u00eb hipokrizi tjet\u00ebr q\u00eb lidhet me problemet me t\u00eb cilat komuniteti LGBTI+ p\u00ebrballet \u00ebsht\u00eb se gjat\u00eb hulumtimeve t\u00eb ndryshme, komunikimit me familjar\u00ebt e personave LGBTI+, bisedave me shok\u00eb e shoqe gej, lezbike e transgjinor\u00eb, del se probabiliteti \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb i madh q\u00eb familjet kosovare t\u00eb pranojn\u00eb f\u00ebmij\u00ebn e tyre n\u00eb rast se \u00ebsht\u00eb kriminel sesa me orientim seksual ndryshe. Kontribut t\u00eb madh n\u00eb k\u00ebt\u00eb tendenc\u00eb ka luajtur shp\u00ebrndarja e dogmave nga ekstremist\u00ebme agjenda t\u00eb huaja se orientimi seksual \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb zgjidhet dhe \u00ebsht\u00eb s\u00ebmundje.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Mir\u00ebpo, n\u00ebse flasim me argumente shkencore e logjike, e jo t\u00eb bazuara n\u00eb mite, del se orientimi seksual nuk \u00ebsht\u00eb zgjedhje e as nuk \u00ebsht\u00eb s\u00ebmundje. Se orientimi seksual nuk \u00ebsht\u00eb zgjedhje, bie posht\u00eb si hipotez\u00eb duke u lidhur me vet\u00eb natyr\u00ebn e njeriut. \u00c7do njeri ka d\u00ebshir\u00eb t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsohet me at\u00eb pjes\u00ebn \u201ce lart\u00eb\u201d t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, pjes\u00ebn t\u00eb cil\u00ebn stereotipat e paragjykimet nuk ekzistojn\u00eb, pjes\u00ebn me t\u00eb cil\u00ebn nuk e kan\u00eb frik\u00ebn e humbjes s\u00eb familjes e shoq\u00ebris\u00eb, pjes\u00ebn me t\u00eb cil\u00ebn nuk jetojn\u00eb n\u00ebn ndjenj\u00ebn e frik\u00ebs, e jo t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb komuniteti m\u00eb t\u00eb diskriminuar e m\u00eb t\u00eb rrezikuar n\u00eb bot\u00eb. Hipoteza se \u00ebsht\u00eb s\u00ebmundje, \u00ebsht\u00eb hedhur posht\u00eb q\u00eb nga viti 1990, kur Organizata Bot\u00ebrore e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb e ka larguar homoseksualitetin nga lista e klasifikimit nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb s\u00ebmundjeve. N\u00eb Kosov\u00eb ndodh, ndodh q\u00eb nj\u00eb person i cili synon pozita udh\u00ebheq\u00ebse t\u00eb jap\u00eb deklarata se homoseksualiteti \u00ebsht\u00eb s\u00ebmundje, e q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb paradoks me vet\u00eb frym\u00ebn kushtetuese dhe shkenc\u00ebn n\u00eb vetvete. Por, \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb paradoksale kur nj\u00eb pedagog i sociologjis\u00eb n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs, e krahason homoseksualitetin me krimin, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb indirekt t\u2019i vet\u00ebkontestoj\u00eb studimet shkencore t\u00eb tij. Duke e ditur q\u00eb korniza ligjore e Kosov\u00ebs i mbron t\u00eb drejtat e komunitetit LGBTI+, n\u00eb Kosov\u00eb, \u00e7do thirrje e cila barazohet me gjuh\u00ebn e urrejtjes, do t\u00eb ishte dashur t\u00eb shqyrtohet nga organet e drejt\u00ebsis\u00eb, e sidomos ndaj njer\u00ebzve t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb ndikim n\u00eb krijimin e opinionit p\u00ebr nj\u00eb mas\u00eb t\u00eb caktuar. Mir\u00ebpo, dihet se korniza ligjore e Kosov\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb perfekte, e sidomos n\u00ebse ndalemi tek t\u00eb drejtat e komunitetit transgjinor, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebr shkak t\u00eb burokracis\u00eb dhe mosndarjes t\u00eb qart\u00eb t\u00eb kompetencave, nuk kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb dhe mund\u00ebsin\u00eb ta nd\u00ebrrojn\u00eb gjinin\u00eb e tyre n\u00eb dokumentet personale.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Edhe pse me nj\u00eb kushtetut\u00eb t\u00eb p\u00ebrsosur n\u00eb fush\u00ebn e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe nj\u00eb legjislacioni n\u00eb fuqi i cili e d\u00ebnon diskriminimin mbi baza t\u00eb orientimit seksual, komuniteti LGBTI+ n\u00eb Kosov\u00eb e kan\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb paraqiten p\u00ebrpara organeve kompetente p\u00ebr dhun\u00eb verbale dhe fizike p\u00ebr shkak t\u00eb paragjykimeve dhe n\u00ebn\u00e7mimeve q\u00eb punonj\u00ebsit mund t\u2019i ken\u00eb p\u00ebr ta. E q\u00eb ligjet nuk p\u00ebrfillen fare tregojn\u00eb m\u00eb s\u00eb miri disa nga reagimet e fundit p\u00ebr parad\u00ebn e krenaris\u00eb; \u201cPo e nxejm\u00eb do uj\u00eb, e po i p\u00ebrvlojm\u00eb n\u00eb rrug\u00eb\u201d; \u201cNuk i mb\u00ebshtes veprimet e ISIS, ve\u00e7 shum\u00eb kisha dasht\u2019 me ju gjujt\u00eb nj\u00eb bomb\u00eb ata nes\u00ebr\u201d \u2013 reagimet e k\u00ebtyre personave, t\u00eb cil\u00ebt i legjitimojn\u00eb veprimet e nj\u00eb organizate terroriste, t\u00eb cil\u00ebt po t\u2019ju jepej mund\u00ebsia p\u00ebr pushtet do t\u2019i p\u00ebrs\u00ebritnin politikat shoviniste t\u00eb luft\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb bot\u00ebrore, do t\u00eb duhej t\u00eb p\u00ebrballeshin me drejt\u00ebsin\u00eb p\u00ebr gjuh\u00eb dhe nxitje t\u00eb urrejtjes. N\u00eb fund t\u00eb fundit, liria e shprehjes \u00ebsht\u00eb e till\u00eb deri n\u00eb momentin kur tjetrit nuk i cenohet integriteti.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">N\u00eb Kosov\u00eb gjithmon\u00eb ka ekzistuar nj\u00eb lloj centralizimi i trajtimit t\u00eb temave jo vet\u00ebm p\u00ebr komunitetin LGBTI+ por n\u00eb fush\u00ebn e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Personalisht, deri me ardhjen time n\u00eb Prishtin\u00eb nuk kam pasur kontakt me persona t\u00eb komunitetit LGBTI+. Ardhja ime p\u00ebr studime k\u00ebtu ka ndikuar q\u00eb shoq\u00ebria ime t\u00eb p\u00ebrbehet nga nj\u00eb lloj-lloj njer\u00ebzish jo vet\u00ebm n\u00eb baz\u00eb t\u00eb orientimit seksual, por edhe etnik e fetar. E kjo ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb t\u00eb l\u00ebr\u00eb pas nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb sa i p\u00ebrket informimit mbi t\u00eb drejtat dhe lirit\u00eb e individit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Si p\u00ebrfundim, ideja e k\u00ebtij shkrimi nuk \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb shtyj t\u00eb dal\u00ebsh dhe t\u2019i promovosh t\u00eb drejtat e komunitetit LGBTI+, por thjesht ta lejosh tjetrin ta jetoj\u00eb jet\u00ebn si\u00e7 ai\/ajo d\u00ebshiron dhe t\u2019i g\u00ebzoj\u00eb lirit\u00eb themelore me t\u00eb cilat ka lindur, por i jan\u00eb marr\u00eb n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb ose tjetr\u00ebn.<\/span><\/p>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pranimi i mendimit ndryshe dhe t\u00eb qenit ndryshe \u00ebsht\u00eb ajo se \u00e7ka e dallon nj\u00eb shoq\u00ebri demokratike nga ajo totalitare. Mospranimi i diversitetit n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri konservatore si kjo n\u00eb Kosov\u00eb, kontribuon q\u00eb nj\u00eb njeri i cili ka t\u00ebrheqje emocionale, psikologjike dhe seksuale ndaj seksit t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb, t\u00eb mbyllet n\u00eb vetvete dhe t\u00eb jetoj\u00eb si [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":176,"featured_media":10842,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[664,765],"ppma_author":[205],"class_list":["post-3518","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-kosovo","tag-lgbtq"],"authors":[{"term_id":205,"user_id":176,"is_guest":0,"slug":"roni-idrizaj","display_name":"Roni Idrizaj","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-4-9.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-4-9.jpg"},"user_url":"","last_name":"Idrizaj","first_name":"Roni","description":"Roni Idrizaj \u00ebsht\u00eb i diplomuar n\u00eb Shkenca Politike n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs. Ai ka qen\u00eb Drejtor Ekzekutiv i Sbunker ku p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb ka menaxhuar programin e mendimit kritik dhe t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut \"TruAktiv\" t\u00eb Sbunker.\r\n\r\nAktivizmi i tij n\u00eb sektorin e shoq\u00ebris\u00eb civile zhvillohet edhe si vullnetar n\u00eb organizata q\u00eb kan\u00eb p\u00ebr fokus integrimin e komuniteteve pakic\u00eb dhe t\u00eb magjinalizuara n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb kosovare dhe mbrojtjen e t\u00eb drejtave dhe lirive t\u00eb njeriut.\r\n\r\nAi \u00ebsht\u00eb themelues i iniciativave \u201cSpeakOut\u201d dhe #KputeUrrejtjen dhe ka qen\u00eb koordinator n\u00eb iniciativ\u00ebn #MerrFrym\u00eb."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3518","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/176"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3518"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3518\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10843,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3518\/revisions\/10843"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/10842"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3518"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3518"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3518"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=3518"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}