{"id":3529,"date":"2017-04-03T10:07:53","date_gmt":"2017-04-03T08:07:53","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=3529"},"modified":"2024-11-15T12:52:56","modified_gmt":"2024-11-15T10:52:56","slug":"serbia-dhe-kosova-politika-e-krizes-dhe-kriza-ne-politike-cfare-na-sherben-satira","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/serbia-dhe-kosova-politika-e-krizes-dhe-kriza-ne-politike-cfare-na-sherben-satira\/","title":{"rendered":"Serbia dhe Kosova: Politika e kriz\u00ebs dhe kriza n\u00eb politik\u00eb &#8211; \u00c7far\u00eb na sh\u00ebrben satira?"},"content":{"rendered":"<p class=\"news-up\"><span style=\"font-size: 16px;\">P\u00ebrmes k\u00ebsaj iniciative, n\u00eb Sbunker dhe New Social Initiative (NSI) do t&#8217;i shohim s\u00eb bashku marr\u00ebdh\u00ebniet brenda rajonit dhe Kosov\u00ebs n\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb reja, e n\u00eb ve\u00e7anti do t&#8217;i analizojm\u00eb \u00e7\u00ebshtjet aktuale politike, ekonomike e sociale q\u00eb jan\u00eb pjes\u00eb e procesit t\u00eb normalizimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve.<\/span><\/p>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Duke i ndjekur\u00a0ngjarjet politike n\u00eb Kosov\u00eb dhe Serbi, nuk mund t\u00eb them se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr jet\u00eb politik\u00eb apo politika t\u00eb ngjashme; apo q\u00eb modus operandi i elitave \u00ebsht\u00eb i ngjash\u00ebm; ajo q\u00eb n\u00eb bot\u00eb tani po njihet si periudha e \u201cpost-v\u00ebrtet\u00ebs\u201d, k\u00ebtu ka qen\u00eb duke u zhvilluar me vite. N\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb, nxitja e emocioneve dhe trillimeve t\u00eb m\u00ebdha ka shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb ndikim n\u00eb form\u00ebsimin e opinionit publik sesa faktet objektive. Problemi rritet kur g\u00ebnjeshtrat e b\u00ebjn\u00eb sistemin politik\u00a0edhe m\u00eb disfunksional, dhe i jep mund\u00ebsin\u00eb lul\u00ebzimit t\u00eb politikave populliste.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">N\u00eb Ballkan ka vite q\u00eb jemi d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb asaj q\u00eb m\u00eb s\u00eb miri mund t\u00eb p\u00ebrshkruhet si \u201cpolitik\u00eb\u00a0e\u00a0kriz\u00ebs\u201d. Elitat politike i mashtrojn\u00eb audiencat p\u00ebr t\u2019ua t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen nga problemet e m\u00ebdha me t\u00eb cilat shoq\u00ebrit\u00eb po p\u00ebrballen, dhe i p\u00ebrdorin ngjarjet e caktuara si fluturake p\u00ebr ta kontrolluar diskursin publik dhe p\u00ebr ta \u00e7montuar debatin mbi \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Gjat\u00eb muajve t\u00eb fundit n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet midis Beogradit dhe Prishtin\u00ebs jemi p\u00ebrballur pik\u00ebrisht me k\u00ebt\u00eb dukuri \u2013 se \u00e7\u00ebshtje si treni, muri e demarkacioni, jan\u00eb krijuar artificialisht me q\u00ebllim t\u00eb udh\u00ebheqjes me politika simbolike, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se k\u00ebto\u00a0\u00e7\u00ebshtje po p\u00ebrdoren p\u00ebr t\u00eb manipuluar opinionin publik.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Performanca t\u00eb tilla politike vet\u00ebm sa u\u00a0sh\u00ebrbejn\u00eb lider\u00ebve nacionalist\u00eb nga t\u00eb dyja an\u00ebt q\u00eb t\u00eb vazhdojn\u00eb me politikat e tyre t\u00eb zakonshme, t\u00eb maskuara me petkun e mbrojtjes s\u00eb interesave komb\u00ebtare, p\u00ebrderisa i p\u00ebrdorin burimet e shtetit dhe t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb p\u00ebr krijimin e pasuris\u00eb personale. Partiokracia dhe klientelizmi \u2013 karakteristika ky\u00e7e t\u00eb k\u00ebtij sistemi \u2013 jan\u00eb mjaft t\u00eb ngjashme si n\u00eb Kosov\u00eb, edhe n\u00eb Serbi. Parakushti p\u00ebr t\u00eb fituar nj\u00eb pun\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb kesh kart\u00ebn e nj\u00eb partie n\u00eb pushtet, p\u00ebrderisa mediat e kontrolluara nga pushteti prodhojn\u00eb imazhe false t\u00eb progresit socio-ekonomik, t\u00eb cilat, n\u00eb munges\u00eb t\u00eb mendimit kritik, mund\u00ebsojn\u00eb q\u00ebndrimin n\u00eb pushtet t\u00eb k\u00ebtyre elitave politike. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb \u00ebsht\u00eb Kosova plot me p\u00ebrralla t\u00eb progresit ekonomik dhe r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb s\u00eb autostrad\u00ebs m\u00eb t\u00eb shtrentj\u00eb n\u00eb bot\u00eb, p\u00ebrderisa n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr qytetar\u00ebt jan\u00eb duke u mashtruar me storie t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb Beogradit mbi uj\u00eb, apo t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb m\u00eb s\u00eb shumti kilometrave t\u00eb autostradave n\u00eb t\u00ebr\u00eb Evrop\u00ebn.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Politika e kriz\u00ebs, e ndjekur nga elitat politike, krijon kriz\u00eb n\u00eb politik\u00eb. D\u00ebshtimi i politik\u00ebs reflektohet n\u00eb at\u00eb se ajo m\u00eb nuk shihet si hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr t\u00eb vepruar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb s\u00eb mir\u00ebs publike (q\u00eb \u00ebsht\u00eb dhe vet\u00eb deficioni i saj), por m\u00eb shum\u00eb shihet si nj\u00eb seri trillimesh e mashtrimesh t\u00eb thurura nga interesa t\u00eb dyshimta, n\u00ebn ideologji edhe m\u00eb t\u00eb dyshimta. Mungesa e besimit n\u00eb elitat politike dhe demokracin\u00eb liberale, q\u00eb s\u00eb fundmi po vjen n\u00eb pah edhe n\u00eb shtetet evropiane, e cila solli forcimin e popullizmit, nuk mund t\u00eb artikulohet qart\u00eb n\u00eb Ballkan, sepse jan\u00eb vet\u00eb k\u00ebto elita politike t\u00eb cilat tashm\u00eb p\u00ebr disa dekada\u00a0i kan\u00eb mb\u00ebshtetur platformat e tyre n\u00eb populliz\u00ebm. K\u00ebtu humb dhe esenca e politik\u00ebs \u2013 q\u00eb \u00ebsht\u00eb pjes\u00ebmarrje e lir\u00eb n\u00eb jet\u00ebn publike \u2013 sepse shpesh shihet si absurde, nd\u00ebrsa mund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb ndryshim\u00a0konsiderohet utopi.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Simptom\u00eb e k\u00ebsaj \u00ebsht\u00eb fakti q\u00eb dy p\u00ebrgjigje satirike ndaj k\u00ebsaj krize t\u00eb politik\u00ebs erdh\u00ebn pik\u00ebrisht n\u00eb Kosov\u00eb dhe Serbi, dhe k\u00ebtu mund t\u00eb t\u00ebrhiqet nj\u00eb paralele interesante. Nj\u00ebra \u00ebsht\u00eb Partia e Fort\u00eb nga Prishtina, dhe tjetra \u00ebsht\u00eb Beli Samo Jako, nj\u00eb l\u00ebvizje lokale politike e nisur n\u00eb Mladenovac, e p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga nj\u00eb karakter fiktiv, Ljubisa Preletacevic Beli, i cili po kandidon p\u00ebr president n\u00eb zgjedhjet e ardhshme n\u00eb Serbi.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Kjo p\u00ebrbuzje e elitave politike \u00ebsht\u00eb ajo \u00e7far\u00eb i shtyn k\u00ebto dy l\u00ebvizje dhe i b\u00ebn edhe m\u00eb t\u00eb fuqishme n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr sistemit. Satira q\u00eb p\u00ebrdorin e \u00e7armatos hap\u00ebsir\u00ebn konvencionale politike dhe e thekson irracionalitetin e sistemit politik, sepse elitat politike dhe mediat e kontrolluara nga to, nuk kan\u00eb mjete p\u00ebr t\u2019i k\u00ebrc\u00ebnuar ato. P\u00ebrderisa dikush q\u00eb seriozisht kandidon n\u00eb loj\u00ebn politike mund t\u00eb diskreditohet leht\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet sulmeve t\u00eb portaleve, lajmeve falso dhe ushtrive t\u00eb robot\u00ebve, kjo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr personazhe fiktive dhe l\u00ebvizjet e tyre, sepse jan\u00eb pik\u00ebrisht k\u00ebta t\u00eb fundit q\u00eb din\u00eb t\u2019i p\u00ebrdorin k\u00ebto sulme kund\u00ebr atyre q\u00eb i iniciojn\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Dhe \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb Beli Samo Jako dhe Partia e Fort\u00eb jan\u00eb n\u00eb fakt imazhi i reflektuar i politikave zyrtare, sepse \u00e7far\u00eb kan\u00eb dallim premtimi i Belit q\u00eb do ta krijoj\u00eb detin e Mladenovacit duke e kryposur liqenin, apo premtimi i Partis\u00eb s\u00eb Fort\u00eb q\u00eb do ta nd\u00ebrtoj\u00eb nj\u00eb autostrad\u00eb nd\u00ebr Bibliotek\u00ebn Universitare t\u00eb Prishtin\u00ebs, me premtimet e pavlera t\u00eb partive gjat\u00eb fushatave zgjedhore? Vet\u00eb qytetar\u00ebt e din\u00eb se k\u00ebto jan\u00eb g\u00ebnjeshtra t\u00eb pastra, dhe duke mos pasur alternativa i votojn\u00eb k\u00ebto parti, apo e b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb natyr\u00ebs klienteliste t\u00eb sistemit. N\u00eb\u00a0t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, t\u00eb dy l\u00ebvizjet jan\u00eb duke luajtur me identitetet nacionaliste, duke i \u201czvog\u00ebluar&#8221;\u00a0simbolet komb\u00ebtare me t\u00eb cilat abuzohet vazhdimisht n\u00eb politikat ditore.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Por mos t\u00eb mashtrohemi; fenomenet e tilla t\u00eb satir\u00ebs politike nuk jan\u00eb dhe nuk mund t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsojn\u00eb kriz\u00ebn q\u00eb po e p\u00ebrjeton demokracia liberale, por ato mund ta hedhin n\u00eb pah t\u00eb keqen e sistemit politik n\u00eb Ballkan e m\u00eb gjer\u00eb. Ato gjithashtu mund ta rrisin pjes\u00ebmarrjen e t\u00eb rinjve n\u00eb politik\u00eb, sepse mund t\u2019i b\u00ebjn\u00eb neutral\u00ebt t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb procesin politik. Edhe pse akti i votimit n\u00eb vetvete nuk \u00ebsht\u00eb ndryshim i mjaftuesh\u00ebm n\u00ebse nuk sjell aktivizimin apo t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb analiz\u00eb m\u00eb t\u00eb fort\u00eb t\u00eb natyr\u00ebs s\u00eb sistemit politik, \u00ebsht\u00eb sidoqoft\u00eb nj\u00eb pik\u00eb e mir\u00eb nga ku t\u00eb fillohet.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">N\u00eb t\u00eb ardhmen, do t\u00eb jet\u00eb interesante t\u00eb shohim se si t\u00eb dyja l\u00ebvizjet do t\u00eb arrijn\u00eb ta demistifikojn\u00eb mitologjin\u00eb nacionale, q\u00eb \u00ebsht\u00eb shpesh korniz\u00eb e p\u00ebrshtatshme p\u00ebr t\u00eb nisur mobilizimin politik, apo si do t\u00eb arrijn\u00eb ato, p\u00ebrkund\u00ebr an\u00ebs s\u00eb tyre satirike, t\u00eb ken\u00eb ndikim p\u00ebr ta ndryshuar pozitivisht sistemin politik. Tani p\u00ebr tani, Partia e Fort\u00eb dhe Beli Samo Jako m\u00eb shum\u00eb i bashkojn\u00eb sesa q\u00eb i ndajn\u00eb t\u00eb dy shoq\u00ebrit\u00eb, e q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fillim mjaft i mir\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">___________<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\"><em>Ky projekt i mb\u00ebshtetur nga ambasada e Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs n\u00eb Prishtin\u00eb implementohet nga Sbunker dhe New Social Initiative. Pik\u00ebpamjet dhe opinionet e shprehura i takojn\u00eb autor\u00ebve dhe nuk reflektojn\u00eb medoemos pozicionin e donator\u00ebve apo organizatave.<\/em><\/span><\/p>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrmes k\u00ebsaj iniciative, n\u00eb Sbunker dhe New Social Initiative (NSI) do t&#8217;i shohim s\u00eb bashku marr\u00ebdh\u00ebniet brenda rajonit dhe Kosov\u00ebs n\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb reja, e n\u00eb ve\u00e7anti do t&#8217;i analizojm\u00eb \u00e7\u00ebshtjet aktuale politike, ekonomike e sociale q\u00eb jan\u00eb pjes\u00eb e procesit t\u00eb normalizimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve. Duke i ndjekur\u00a0ngjarjet politike n\u00eb Kosov\u00eb dhe Serbi, nuk mund [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":131,"featured_media":10377,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[664,12],"ppma_author":[158],"class_list":["post-3529","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-kosovo","tag-serbia"],"authors":[{"term_id":158,"user_id":131,"is_guest":0,"slug":"jovana-radosavleviq","display_name":"Jovana Radosavleviq","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-3-7.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-3-7.jpg"},"user_url":"","last_name":"Radosavleviq","first_name":"Jovana","description":"Jovana Radosavljevic \u00ebsht\u00eb drejtore ekzekutive e New Social Initiative. Ajo \u00ebsht\u00eb bursiste e programit TLP dhe ka p\u00ebrfunduar studimet Master n\u00eb Studime Nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Universitetin e Denverit, me specializim n\u00eb Zgjidhjen e Konfliktit dhe Zhvillimit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Ka p\u00ebrvoj\u00eb n\u00eb monitorimin e zgjedhjeve n\u00eb Kosov\u00eb dhe mb\u00ebshtetjes s\u00eb jashtme t\u00eb fushatave paq\u00ebsore n\u00eb Serbi. M\u00eb par\u00eb ka punuar n\u00eb OJQ  \"Building Bridges Shift\u201d. Gjithashtu ka qen\u00eb gazetare dhe prezantuese n\u00eb RTV Mir. "}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3529","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/131"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3529"}],"version-history":[{"count":4,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3529\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10380,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3529\/revisions\/10380"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/10377"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3529"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3529"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3529"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=3529"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}