{"id":3554,"date":"2018-09-03T14:38:46","date_gmt":"2018-09-03T12:38:46","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=3554"},"modified":"2025-02-06T14:45:15","modified_gmt":"2025-02-06T12:45:15","slug":"mbi-crregullimin-urban-te-shtratit-te-lumit-krena-ne-gjakove","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/mbi-crregullimin-urban-te-shtratit-te-lumit-krena-ne-gjakove\/","title":{"rendered":"Mbi (\u00e7)rregullimin urban t\u00eb shtratit t\u00eb lumit Krena n\u00eb Gjakov\u00eb"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<h3><\/h3>\n<p>Ky shkrim \u00ebsht\u00eb nj\u00eb reagim ndaj neglizhenc\u00ebs dhe pezullimit t\u00eb implementimit t\u00eb projektit SEAMbiosis p\u00ebr rregullimin e shtratit t\u00eb lumit Krena n\u00eb Gjakov\u00eb, fitues i konkursit nd\u00ebrkomb\u00ebtar Europan13 (2015) i punuar nga ekipi vendor Pula-Bucaliu-Luma. Ky reagim vjen pas publikimit t\u00eb propozimit p\u00ebr rregullimin e shtratit te lumit Krena dhe p\u00ebrurimit t\u00eb punimeve nga Komuna e Gjakov\u00ebs n\u00eb krye me z. Ardian Gjini, p\u00ebrmbajtja e t\u00eb cilit neglizhon plot\u00ebsisht projektin fitues t\u00eb konkursit t\u00eb iniciuar nga qeverisja e znj. Kusari-Lila. Si shembull ilustrues i proceseve t\u00eb cilat p\u00ebrshkojn\u00eb konkurset e dizajnit urban dhe arkitektonik n\u00eb Kosov\u00eb, kalimi nga konkursi i znj. Kusari-Lila n\u00eb pseudo-sh\u00ebtitoren e z. Gjini demonstron pamaturin\u00eb dhe paq\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb politike e institucionale kundrejt intervenimeve t\u00eb mir\u00ebfillta urbane.<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p>Konkurset e arkitektur\u00ebs dhe dizajnit urban kan\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb integrale e zhvillimit t\u00eb qyteteve p\u00ebr shekuj me radh\u00eb. Si mjet pune, hulumtimi dhe metod\u00eb p\u00ebrzgjedhjeje, konkurset e hapura t\u00eb dizajnit arkitektonik dhe urban vazhdojn\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb si platforma ku gjenerohen dhe ndeshen idet\u00eb e projektuesve hap\u00ebsinor\u00eb me prapavij\u00eb dhe p\u00ebrvoja t\u00eb ndryshme. Rrjedhimisht, konkurset \u00a0konsiderohen si laborator\u00eb p\u00ebr prodhimin e diskutimeve mbi kualitetin hap\u00ebsinor dhe mjedisor, si dhe form\u00ebsimin e rip\u00ebrt\u00ebritjen shoq\u00ebrore, ekonomike e kulturore t\u00eb nj\u00eb vendi.<\/p>\n<p>Si shoq\u00ebri Kosovare, jemi d\u00ebshmitar\u00eb se konkurset e dizajnit arkitektonik dhe urban zakonisht iniciohen me motive t\u00eb p\u00ebrfitimit politik apo privat, t\u00eb cilat si t\u00eb tilla, neglizhojn\u00eb krejt\u00ebsisht mir\u00ebqenien shoq\u00ebrore dhe zhvillimin e mir\u00ebfillt\u00eb urban t\u00eb qyteteve tona. Ndon\u00ebse n\u00eb num\u00ebr t\u00eb kufizuar, pothuajse t\u00eb gjitha konkurset e hapura n\u00eb Kosov\u00eb jan\u00eb p\u00ebrshkuar me nj\u00eb proces t\u00eb ngjash\u00ebm: at\u00eb t\u00eb d\u00ebshtimit &#8211; si nga organizimi i dob\u00ebt dhe selektimi jotransparent i projekteve fituese, e deri te implementimi gjysmak i tyre. Garat urbarkitektonike n\u00eb Kosov\u00eb d\u00ebshtojn\u00eb si pasoj\u00eb e munges\u00ebs s\u00eb seriozitetit dhe vullnetit t\u00eb past\u00ebr politik e shoq\u00ebror p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar \u00e7\u00ebshtjet socio-hap\u00ebsinore n\u00eb vend. T\u00eb till\u00eb e kemi rastin e Sall\u00ebs s\u00eb Operas \u201cIbrahim Rugova\u201d, \u00a0konkursin e Xhamis\u00eb Qendrore n\u00eb Prishtin\u00eb, pseudo-projektin p\u00ebr Muzeun e Historis\u00eb s\u00eb Natyr\u00ebs, etj.<br \/>\nN\u00eb vazhd\u00ebn e garave t\u00eb tilla sa-p\u00ebr-sy-e-faqe, e gjejm\u00eb edhe konkursin Europan n\u00eb Kosov\u00eb. Si konkurs bienal nd\u00ebrkomb\u00ebtar, Europan ka p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb sjell\u00eb n\u00eb pah idet\u00eb inovative t\u00eb arkitekt\u00ebve dhe urbanist\u00ebve Evropian\u00eb n\u00ebn mosh\u00ebn 40 vje\u00e7are, krahas nj\u00eb teme, programi dhe lokacioni p\u00ebrkat\u00ebs. N\u00eb princip, synim i k\u00ebtij konkursi \u00ebsht\u00eb edhe jet\u00ebsimi dhe implementimi i projekteve t\u00eb p\u00ebrzgjedhura p\u00ebrmes bashk\u00ebpunimit t\u00eb ekipeve fituese me organizator\u00ebt vendor\u00eb, gjegj\u00ebsisht qeverit\u00eb lokale dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit komb\u00ebtar\u00eb t\u00eb federat\u00ebs Europan-Europe.<\/p>\n<p>N\u00eb Kosov\u00eb, ky konkurs u organizua p\u00ebr tri edicione radhazi nga komunat p\u00ebrkat\u00ebse n\u00eb bashk\u00ebpunim me<a href=\"http:\/\/www.europan-kosovo.org\/\">\u00a0Europan-Kosovo<\/a>\u00a0(organizat\u00eb kjo q\u00eb vepron n\u00ebn ombrell\u00ebn e\u00a0<a href=\"https:\/\/www.europan.at\/\">Europan-Austria<\/a>, e cila \u00ebsht\u00eb pjes\u00ebtare e federat\u00ebs<a href=\"https:\/\/www.europan-europe.eu\/\">\u00a0Europan-Europe<\/a>), por fatkeq\u00ebsisht, asnj\u00ebri prej projekteve fituese nuk arriti t\u00eb implementohet. Hera e par\u00eb q\u00eb Kosova u b\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtij konkursi bienal ishte edicioni i 11-t\u00eb, p\u00ebrkat\u00ebsisht Europan11, q\u00eb u organizua n\u00eb vitin 2011 n\u00eb Pej\u00eb, i cili kishte p\u00ebr q\u00ebllim zhvillimin e nj\u00eb zone rekreative, sportive dhe turistike af\u00ebr parkut t\u00eb Karaga\u00e7it. Edicioni i radh\u00ebs Europan12, i organizuar n\u00eb vitin 2013, trajtoi rigjenerimin e qendr\u00ebs s\u00eb qytetit t\u00eb Gjilanit p\u00ebrmes objekteve dhe hap\u00ebsirave publike. Rezultatet e k\u00ebtyre dy edicioneve nuk pat\u00ebn fatin t\u00eb jet\u00ebsohen, shkaku i mosangazhimit, apo th\u00ebn\u00eb m\u00eb mir\u00eb, i letargjis\u00eb institucionale p\u00ebr t\u00eb vazhduar tutje proceset e nisura.<\/p>\n<p>S\u00eb fundmi, me rastin e edicionit Europan13: Qytetet Adaptibile 2, i cili u mbajt n\u00eb vitin 2015, detyr\u00eb projektuese e konkursit ishte rregullimi urban i segmentit t\u00eb shtratit t\u00eb Lumit Krena n\u00eb Gjakov\u00eb, prej ur\u00ebs s\u00eb rrug\u00ebs \u2018Ismail Qemali\u2019 deri tek rruga \u2018Xheladin Hana\u2019. Organizimi i k\u00ebtij konkursi ishte iniciativ\u00eb dhe investim prej \u20ac 60.000 i qeverisjes s\u00eb znj. Mimoza Kusari-Lila. Fitues i k\u00ebtij edicioni u shpall ekipi Pula-Bucaliu-Luma me projektin\u00a0<a href=\"https:\/\/divisare.com\/projects\/305458-erblin-bucaliu-rrita-pula-dea-luma-seambiosis-e13-winner\">SEAMbiosis<\/a>, i cili parasheh transformimin e zon\u00ebs qendrore t\u00eb qytetit t\u00eb Gjakov\u00ebs. Ky projekt trajton jo vet\u00ebm rregullimin teknik t\u00eb shtratit t\u00eb Kren\u00ebs, mir\u00ebpo edhe integrimin e lumit dhe hap\u00ebsirave publike p\u00ebrgjat\u00eb tij si elemente nd\u00ebrlidh\u00ebse mes dy pjes\u00ebve t\u00eb qytetit &#8211; asaj historike n\u00eb per\u00ebndim dhe struktur\u00ebs moderne n\u00eb lindje.<\/p>\n<p>Projekti SEAMbiosis u p\u00ebrzgjodh unanimisht nga dy raunde vler\u00ebsimesh; s\u00eb pari nga juria komb\u00ebtare dhe m\u00eb pas nga juria nd\u00ebrkomb\u00ebtare, t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga profesionist\u00eb e profesor\u00eb t\u00eb fush\u00ebs s\u00eb arkitektur\u00ebs dhe urbanizmit. Ky projekt u vler\u00ebsua lart edhe nga kritik\u00eb t\u00eb fush\u00ebs n\u00eb publikimin e rezultateve t\u00eb Europan13, si dhe u shfaq n\u00eb platforma t\u00eb shumta nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb arkitektur\u00ebs dhe dizajnit urban si\u00a0<a href=\"http:\/\/futurearchitectureplatform.org\/news\/42\/seambiosis\/\">Bustler, Future Architecture Platform\u00a0<\/a>etj. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, ekipi Pula-Bucaliu-Luma ishte edhe ekipi i par\u00eb dhe i vet\u00ebm nga Kosova, i cili arriti t\u00eb triumfoj\u00eb n\u00eb historin\u00eb e konkursit Europan.<\/p>\n<p>Fatkeq\u00ebsisht, ndon\u00ebse shpres\u00ebdh\u00ebn\u00ebs n\u00eb thelb, konkursi Europan13 d\u00ebshtoi t\u00eb jap\u00eb fryte konkrete si pasoj\u00eb e pap\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb institucionale dhe munges\u00ebs s\u00eb bashk\u00ebpunimit t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb mes akter\u00ebve kryesor\u00eb, p\u00ebrkat\u00ebsisht komun\u00ebs s\u00eb Gjakov\u00ebs, p\u00ebrfaq\u00ebsuesve vendor\u00eb t\u00eb konkursit dhe ekipit fitues. Ngjash\u00ebm me dy edicionet paraprij\u00ebse, ky konkurs p\u00ebrfundoi t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr iniciativat e shumta boshe, t\u00eb cilat si q\u00ebllim t\u00eb vet\u00ebm kan\u00eb arsyetimin formal t\u00eb aktiviteteve politike t\u00eb qeverisjes lokale. Kjo shkurtpam\u00ebsi politike e institucionale krijon klim\u00eb t\u00eb shterp\u00ebt e cila pamund\u00ebson zhvillimin e projekteve t\u00eb mir\u00ebfillta urbane e arkitektonike, t\u00eb cilat k\u00ebrkojn\u00eb koh\u00eb, p\u00ebrkushtim e transparenc\u00eb.<\/p>\n<p>****<\/p>\n<p>Nd\u00ebr rastet e rralla kur u ftuam nga znj. Kusari-Lila dhe Drejtoria e Urbanizmit n\u00eb Komun\u00ebn e Gjakov\u00ebs, ishte n\u00eb Maj t\u00eb vitit 2016. Takimi u organizua nga Europan-Kosova, dhe p\u00ebrfshinte prezantimin e projekteve finaliste dhe ekspozimin e 29 projekteve t\u00eb tjera pjes\u00ebmarr\u00ebse. N\u00eb Tetor t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit vit, ekipi yn\u00eb u ftua n\u00eb forumin nd\u00ebrsesionar t\u00eb Europan-Europe n\u00eb Badajoz t\u00eb Spanj\u00ebs p\u00ebr t\u00eb prezantuar dhe diskutuar planin p\u00ebr Kren\u00ebn n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e projekteve fituese t\u00eb cilat ve\u00e7se kishin filluar procesin e implementimit. Me gjas\u00eb, komuna e Gjakov\u00ebs dhe Europan-Kosovo kan\u00eb l\u00ebn\u00eb t\u00eb kuptohet nga organizator\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb se projekti SEAMbiosis kishte nisur zbatimin, pavar\u00ebsisht faktit q\u00eb n\u00eb realitet nuk ka patur kurrfar\u00eb l\u00ebvizjeje n\u00eb at\u00eb drejtim. Edhe pse t\u00eb ftuar nga federata Europan-Europe, p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Komun\u00ebs s\u00eb Gjakov\u00ebs, me n\u00eb krye znj. Kusari-Lila, nuk mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb forum e as nuk njoftuan paraprakisht arsyet e mospjes\u00ebmarrjes. Pavar\u00ebsisht munges\u00ebs s\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb Komun\u00ebs, ekipi yn\u00eb prezantoi masterplanin p\u00ebr rregullimin urban t\u00eb zon\u00ebs s\u00eb lumit Krena, si dhe hapat e m\u00ebtutjesh\u00ebm potencial\u00eb p\u00ebr p\u00ebrcjelljen e projektit drejt nj\u00eb implementimi t\u00eb mundsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Duke v\u00ebn\u00eb re heshtjen e komun\u00ebs s\u00eb Gjakov\u00ebs kundrejt projektit SEAMbiosis p\u00ebrgjat\u00eb nj\u00eb viti e gjysm\u00eb, n\u00eb Maj t\u00eb vitit 2017 ne e kontaktuam znj. Kusari-Lila p\u00ebr t\u00eb diskutuar mbi statusin dhe mund\u00ebsin\u00eb e zhvillimit t\u00eb m\u00ebtutjesh\u00ebm t\u00eb projektit. P\u00ebrgjigje entuziaste prej znj. Kusari-Lila mor\u00ebm vet\u00ebm pasi insistuam ta kontaktonim p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb Qershor t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit vit, e cila pasoi me dy takime gjat\u00eb muajit Korrik. Epilogu i k\u00ebtyre takimeve ishte zotimi nga ana e Komun\u00ebs q\u00eb projekti p\u00ebr rregullimin urban t\u00eb zon\u00ebs rreth lumit Krena, gjegj\u00ebsisht \u00a0implementimi i rezultateve t\u00eb konkursit Europan13, do t\u00eb futej n\u00eb korniz\u00ebn financiare afat mesme 2018\/19.<\/p>\n<p>Jo \u00e7udit\u00ebrisht ky interesim i intensifikuar u shfaq vet\u00ebm pak para zgjedhjeve lokale 2017. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, kund\u00ebrshtari politik i at\u00ebhersh\u00ebm i znj. Kusari-Lila dhe kryetari i tanish\u00ebm i Gjakov\u00ebs z. Ardian Gjini, gjat\u00eb fushat\u00ebs elektorale deklaroi se rregullimi i shtratit t\u00eb lumit Krena ishte nj\u00eb nd\u00ebr prioritetet kryesore t\u00eb programit t\u00eb tij politik. Respektivisht, nuk \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb premtimet mbi p\u00ebrmir\u00ebsimin e domenit publik dhe mir\u00ebqenies s\u00eb qytetar\u00ebve shfryt\u00ebzohen si veg\u00ebl politike p\u00ebr t\u00eb ngashnjyer elektoratin.<\/p>\n<p>Pas zgjedhjeve lokale t\u00eb vitit t\u00eb kaluar u nd\u00ebrpre \u00e7do kontakt q\u00eb kishim me komun\u00ebn e Gjakov\u00ebs, pa ndonj\u00eb deklarat\u00eb publike e cila do t\u00eb mund t\u00eb sqaronte anulimin e mundsh\u00ebm apo nevoj\u00ebn p\u00ebr rishikimin e projektit. Fatkeq\u00ebsisht, jemi m\u00ebsuar tashm\u00eb me faktin demoralizues q\u00eb me nd\u00ebrrimin e struktur\u00ebs politike qeveris\u00ebse, pezullohen apo rinisin nga zero proceset e pap\u00ebrfunduara nga qeveria paraprake. Sidoqoft\u00eb, ndon\u00ebse e pamundur t\u00eb verifikohet sakt\u00ebsia n\u00eb baz\u00eb t\u00eb dokumenteve publike t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Gjakov\u00ebs, mund t\u00eb supozojm\u00eb se rregullimi urban i Kren\u00ebs me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ka p\u00ebrfunduar n\u00eb korniz\u00ebn financiare 2018\/19, ve\u00e7se bart\u00ebs i k\u00ebtij plani p\u00ebrfundoi \u00a0t\u00eb jet\u00eb z.Ardian Gjini.<\/p>\n<p>Edhe pse z. Gjini, si rezultat, mbajti premtimin e tij elektoral, \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhur keq se si projekti i tij p\u00ebr rregullimin e shtratit t\u00eb lumit Krena po implementohet n\u00eb munges\u00eb t\u00eb plot\u00eb t\u00eb transparenc\u00ebs dhe llogaridh\u00ebnies publike. Deri tani jan\u00eb b\u00ebr\u00eb publike intervenimet n\u00eb dy segmente p\u00ebrgjat\u00eb lumit Krena. Segmenti i par\u00eb p\u00ebrfshin zon\u00ebn prej \u00a0Rr. \u2018Yllka Domi\u2019 deri tek Rr. \u2018Ismail Qemali\u2019, p\u00ebrderisa segmenti i dyt\u00eb p\u00ebrshkon zon\u00ebn prej Rr. Ismail Qemali deri tek Rr. \u2018Xheladin Hana\u2019, p\u00ebrkat\u00ebsisht zon\u00ebn e trajtuar n\u00eb detyr\u00ebn projektuese t\u00eb konkursit Europan13. Mbi t\u00eb gjitha, intervenimi urban i z. Gjini i neglizhon plot\u00ebsisht projektet fituese t\u00eb konkursit n\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb munges\u00eb t\u00eb nj\u00eb zgjidhjeje urbane dhe plani detal konstruktiv, z. Gjini prezantoi vet\u00ebm disa\u00a0<a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/permalink.php?story_fbid=10156109997836005&amp;id=676666004\">vizuelizime amatoreske<\/a>\u00a0t\u00eb cilat ilustrojn\u00eb nj\u00eb pseudo-sh\u00ebtitore jasht\u00eb kontekstit ekzistues urban p\u00ebrreth Kren\u00ebs. Ve\u00e7 \u00a0k\u00ebsaj, p\u00ebrpos kontrat\u00ebs s\u00eb pun\u00ebkryesit p\u00ebr segmentin e par\u00eb, gjegj\u00ebsisht N.N.Sh. Korben, nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb publike kontrata e pun\u00ebkryesit p\u00ebr segmentin e dyt\u00eb, ndon\u00ebse projekti p\u00ebrkat\u00ebs u p\u00ebrurua n\u00eb fund t\u00eb muajit Korrik t\u00eb k\u00ebtij viti. Gjithashtu, kumtimet e ndryshueshme mbi koston e projektit tregojn\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr manipulim dhe keqp\u00ebrdorim financiar. N\u00eb web faqen zyrtare, Komuna e Gjakov\u00ebs deklaron se projekti kap shum\u00ebn e 2 milion\u00eb eurove, p\u00ebrderisa n\u00eb dit\u00ebn e p\u00ebrurimit t\u00eb segmentit t\u00eb dyt\u00eb, n\u00eb media t\u00eb ndryshme \u00ebsht\u00eb deklaruar se projekti n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi do t\u00eb kushtoj\u00eb 3.3 milion\u00eb. Mbi t\u00eb gjitha, \u00ebsht\u00eb shqet\u00ebsues fakti se si implementimi i k\u00ebtij projekti jo transparent dhe p\u00ebrjashtues po ushqehet me militantiz\u00ebm t\u00eb verb\u00ebr dhe munges\u00eb t\u00eb aktivizmit t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb qytetar.<\/p>\n<p>*****<\/p>\n<p>Kalimi nga konkursi i d\u00ebshtuar i znj. Kusari n\u00eb projektin e z. Gjini p\u00ebr (\u00e7)rregullimin e shtratit t\u00eb lumit Krena paraqet nj\u00eb tjet\u00ebr precedent t\u00eb trisht\u00eb, i cili ilustron konkurset e dizajnit urban dhe arkitektonik n\u00eb Kosov\u00eb: si procese paralele t\u00eb nj\u00eb narrative qeveris\u00ebse t\u00eb fragmentuar, t\u00eb cilat shum\u00eb shpesh bien pre e interesave dhe inateve politike. Rasti i konkursit Europan13 n\u00eb Gjakov\u00eb demonstron se si nj\u00eb paradoks i till\u00eb institucional, i karakterizuar me pamaturi dhe paq\u00ebndrueshm\u00ebri politike, rezulton n\u00eb humbje t\u00eb plot\u00eb t\u00eb investimeve profesionale, kohore e financiare.<\/p>\n<p>Si profesionist\u00eb t\u00eb fush\u00ebs dhe ideator\u00eb t\u00eb projektit fitues p\u00ebr rregullimin urban t\u00eb zon\u00ebs rreth Kren\u00ebs, konsiderojm\u00eb se \u00ebsht\u00eb e domosdoshme q\u00eb nj\u00eb intervenim i till\u00eb publik t\u00eb p\u00ebrcillet me plan t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb urban, i cili duhet t\u00eb jet\u00eb i hapur p\u00ebr diskutim gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs publik. Rigjenerimi shoq\u00ebror, ekonomik e kulturor i qytetit p\u00ebrmes intervenimit n\u00eb hap\u00ebsira publike mund t\u00eb ndodh\u00eb vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb kur qytetar\u00ebve, gjegj\u00ebsisht taksapaguesve, u jepet e drejta e informimit, p\u00ebrfshirjes dhe vendimmarrjes p\u00ebrgjat\u00eb gjith\u00eb procesit.<\/p>\n<p>T\u00eb mos harrojm\u00eb se qeverit\u00eb ikin, nd\u00ebrsa qyteti i mbetet qytetar\u00ebve. Andaj, le t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb ky shkrim kritik si nj\u00eb thirrje publike drejtuar komun\u00ebs s\u00eb Gjakov\u00ebs me n\u00eb krye z. Ardian Gjini, organizat\u00ebs Europan-Kosovo dhe qytetar\u00ebve t\u00eb Gjakov\u00ebs, q\u00eb t\u00eb angazhohen aktivisht p\u00ebr nj\u00eb proces m\u00eb transparent, gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs dhe rezistent ndaj interesave e inateve politike. S\u00eb fundmi, si fitues t\u00eb konkursit p\u00ebr rregullimin urban t\u00eb shtratit t\u00eb lumit Krena, shprehim gatishm\u00ebrin\u00eb t\u00eb japim kontributin ton\u00eb, qoft\u00eb si ideator\u00eb t\u00eb projektit, apo qytetar\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb p\u00ebr synim mir\u00ebqenien e banor\u00ebve t\u00eb Gjakov\u00ebs.<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p>&nbsp;<\/p>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ky shkrim \u00ebsht\u00eb nj\u00eb reagim ndaj neglizhenc\u00ebs dhe pezullimit t\u00eb implementimit t\u00eb projektit SEAMbiosis p\u00ebr rregullimin e shtratit t\u00eb lumit Krena n\u00eb Gjakov\u00eb, fitues i konkursit nd\u00ebrkomb\u00ebtar Europan13 (2015) i punuar nga ekipi vendor Pula-Bucaliu-Luma. Ky reagim vjen pas publikimit t\u00eb propozimit p\u00ebr rregullimin e shtratit te lumit Krena dhe p\u00ebrurimit t\u00eb punimeve nga Komuna [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":646,"featured_media":12405,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[2458,1385],"ppma_author":[2455,2457,2456],"class_list":["post-3554","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-lumi-krena-ne-gjakove","tag-reagim"],"authors":[{"term_id":2455,"user_id":646,"is_guest":0,"slug":"rrita-pula","display_name":"Rrita Pula","avatar_url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5e97141553be11c1b8adc9daa09dc2d4ce3f6f2c314cd4e59399dae7cf1d9b48?s=96&d=mm&r=g","user_url":"","last_name":"Pula","first_name":"Rrita","description":""},{"term_id":2457,"user_id":214,"is_guest":0,"slug":"dea-luma","display_name":"Dea Luma","avatar_url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/32db21bae44b5fc7a631f7bf6930c5152fc866b3fe443091c579f53f6e72c621?s=96&d=mm&r=g","user_url":"","last_name":"Luma","first_name":"Dea","description":""},{"term_id":2456,"user_id":647,"is_guest":0,"slug":"erblin-bucaliu","display_name":"Erblin Bucaliu","avatar_url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/b39e308a855a74032c95da3fcbff14e7dbad8eb21bd9db377d11498c9f61ba7a?s=96&d=mm&r=g","user_url":"","last_name":"Bucaliu","first_name":"Erblin","description":""}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3554","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/646"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3554"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3554\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":12406,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3554\/revisions\/12406"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/12405"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3554"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3554"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3554"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=3554"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}