{"id":3556,"date":"2017-05-06T11:54:35","date_gmt":"2017-05-06T09:54:35","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=3556"},"modified":"2024-11-14T12:14:39","modified_gmt":"2024-11-14T10:14:39","slug":"franca-zgjedhjet-e-evropes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/franca-zgjedhjet-e-evropes\/","title":{"rendered":"Franca: Zgjedhjet e Evrop\u00ebs"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">T\u00eb diel\u00ebn e 23 prillit u mbajt raundi i par\u00eb i zgjedhjeve presidenciale n\u00eb Franc\u00eb, zgjedhjet m\u00eb p\u00ebrcaktuese n\u00eb 60 vitet e fundit p\u00ebr nj\u00eb prej shteteve m\u00eb t\u00eb fuqishme evropiane dhe ekonomive m\u00eb t\u00eb zhvilluara bot\u00ebrore. K\u00ebto zgjedhje, gati si asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb, p\u00ebrcaktojn\u00eb t\u00eb ardhmen e Franc\u00ebs dhe t\u00ebr\u00eb kontinentit evropian, me implikime v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb riparueshme apo t\u00eb kthyeshme p\u00ebr gjith\u00eb globin.<\/span><\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Zgjedhjet e sivjetshme po konsiderohen si nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb paparashikueshmet n\u00eb historin\u00eb e saj p\u00ebr shkak t\u00eb\u00a0kandidat\u00ebve ekscentrik\u00eb, sulmeve terroriste dhe imigracionit, papun\u00ebsis\u00eb kronike, pasiguris\u00eb rreth t\u00eb\u00a0ardhmes dhe val\u00ebs globale apo per\u00ebndimore t\u00eb ngritjes s\u00eb populizmave t\u00eb rreziksh\u00ebm. Zgjedhjet u karakterizuan nga larushia e konkurrent\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt renditeshin prej komunist\u00ebve, socialist\u00ebve dhe t\u00eb majt\u00ebs radikale e cila p\u00ebrfaq\u00ebsohej nga rebeli Jean-Luc Melenchon, e deri te ana tjet\u00ebr e spektrumit\u00a0politik t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga liderja e ekstremit t\u00eb djatht\u00eb, nacionalistja dhe populistja Marine Le Pen. Por\u00a0befasia e v\u00ebrtet\u00eb e k\u00ebtyre zgjedhjeve ishte kandidati i qendr\u00ebs, ish-ministri i ekonomis\u00eb n\u00eb qeverin\u00eb e\u00a0Presidentit Hollande, Emmanuel Macron. I ri, energjik, me optimiz\u00ebm karakteristik, studiues i filozofis\u00eb\u00a0dhe bankier i suksessh\u00ebm, Macron arriti q\u00eb p\u00ebr m\u00eb pak se nj\u00eb vit ta krijoj\u00eb nj\u00eb l\u00ebvizje t\u00eb fuqishme politike\u00a0t\u00eb bazuar tek t\u00eb rinjt\u00eb dhe n\u00eb vullnetariz\u00ebm, duke mobilizuar masa t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb qytetar\u00ebve francez\u00eb, q\u00eb\u00a0e nxori at\u00eb prij\u00ebs n\u00eb raundin e par\u00eb t\u00eb zgjedhjeve.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Si centrist, Macron nuk \u00ebsht\u00eb thjesht n\u00eb mes t\u00eb Melenchonit dhe Le Penit, as i majt\u00eb e as i djatht\u00eb, nuk\u00a0\u00ebsht\u00eb \u201cmesi i art\u00eb\u201c i siguris\u00eb q\u00eb Macron e ka zgjedhur. N\u00eb fakt, Macron ka zgjedhur rrug\u00ebn m\u00eb t\u00eb\u00a0v\u00ebshtir\u00eb n\u00eb k\u00ebto zgjedhje n\u00eb Franc\u00eb, duke mos iu dor\u00ebzuar joshjes s\u00eb populizmave, paragjykimeve,\u00a0manipulimit t\u00eb pasiguris\u00eb s\u00eb qytetar\u00ebve francez\u00eb, frik\u00ebs s\u00eb tyre, dhe faj\u00ebsimit t\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve p\u00ebr problemet\u00a0e Franc\u00ebs. Macron ka zgjedhur t\u00eb jet\u00eb pro BE n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur ajo po sulmohet nga t\u00eb gjith\u00eb, kur\u00a0Melenchon dhe Le Pen k\u00ebrkojn\u00eb dalje nga ajo, ai ka zgjedhur t\u00eb jet\u00eb pro monedh\u00ebs euro (por me\u00a0reforma thelb\u00ebsore) gjersa t\u00eb tjer\u00ebt e konsiderojn\u00eb burim krizash financiare n\u00eb disa shtete t\u00eb eurozon\u00ebs,\u00a0kur t\u00eb tjer\u00ebt mendojn\u00eb se ajo i ka sh\u00ebrbyer vet\u00ebm Gjermanis\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Macron vazhdon t\u00eb jet\u00eb n\u00eb favor t\u00eb\u00a0tregtis\u00eb s\u00eb lir\u00eb dhe globalizimit kur sulmimi i tyre iu ka dhuruar fitore izolacionist\u00ebve dhe nacionalist\u00ebve,\u00a0ai \u00ebsht\u00eb pro imigracionit n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur ksenofob\u00ebt klithin p\u00ebr mbyllje kufijsh. P\u00ebrderisa Le Pen e\u00a0mohon p\u00ebrfshirjen franceze n\u00eb deportimin e \u00e7ifut\u00ebve nga Franca gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, Macron e\u00a0ka quajtur kolonizimin e Algjeris\u00eb krim kund\u00ebr njer\u00ebzimit duke ftuar p\u00ebr pajtim rreth t\u00eb kaluar\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Praktikisht, Macroni centrist \u00ebsht\u00eb e kund\u00ebrta e skajeve, majtiste dhe djathtiste, pothuajse n\u00eb \u00e7do pik\u00eb.\u00a0Mund t\u00eb thuhet se ai, n\u00eb fakt, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrtej s\u00eb majt\u00ebs dhe s\u00eb djatht\u00ebs duke ng\u00ebrthyer elemente nga t\u00eb\u00a0dyja por duke mos u kufizuar nga asnj\u00ebra. Ai njihet si liberal n\u00eb \u00e7\u00ebshtje sociale, si reformues i ligjit t\u00eb\u00a0pun\u00ebs duke k\u00ebrkuar relaksimin e tij n\u00eb shum\u00eb pika q\u00eb do t\u2019i ndihmonte bizneset t\u00eb ishin m\u00eb fleksibile n\u00eb\u00a0pun\u00ebn e tyre, por edhe si mbrojt\u00ebs i sistemit t\u00eb mbrojtjes sociale q\u00eb ofron mb\u00ebshtetje p\u00ebr t\u00eb papun\u00ebt\u00a0dhe humb\u00ebsit e globalizimit. Pra, Macron\u00a0i sfidon kategorizimet e ngurta e tradicionale majt\u00eb, djatht\u00eb,\u00a0qend\u00ebr, liberal, konzervativ, duke i \u00e7orientuar kund\u00ebrshtar\u00ebt e tij.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Ai arriti t\u00eb ngadh\u00ebnjej\u00eb n\u00eb raundin e par\u00eb p\u00ebrkund\u00ebr faktit se nj\u00eb analiz\u00eb racionale leht\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb\u00a0konkludonte se terreni n\u00eb Franc\u00eb ishte pjellor p\u00ebr fitore t\u00eb nj\u00eb l\u00ebvizjeje populiste, ashtu si\u00e7 ishte pjellor\u00a0n\u00eb Amerik\u00eb, ashtu si\u00e7 u d\u00ebshmua t\u00eb ishte n\u00eb Britani t\u00eb Madhe, ashtu si\u00e7 gati sa s\u2019u d\u00ebshmua n\u00eb Austri e\u00a0Holand\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">T\u00eb gjith\u00eb indikator\u00ebt tregonin p\u00ebr nj\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb lart\u00eb t\u00eb qytetar\u00ebve francez\u00eb me gjendjen e\u00a0tyre, me shtetin e tyre, e ve\u00e7an\u00ebrisht me ata q\u00eb kishin udh\u00ebhequr n\u00eb Franc\u00eb qysh nga themelimi i\u00a0Republik\u00ebs s\u00eb Pest\u00eb n\u00eb vitin 1958. Dhe kjo u d\u00ebshmua n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb k\u00ebto zgjedhje ku dy partit\u00eb\u00a0kryesore franceze, Partia Socialiste dhe Partia e Republikan\u00ebve (\u201cLes R\u00e9publicains\u201d), p\u00ebsuan fiasko duke\u00a0mos arritur asnj\u00ebra t\u00eb kualifikohen p\u00ebr raundin e dyt\u00eb. Pak\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb e qytetar\u00ebve francez\u00eb jan\u00eb po ato\u00a0pak\u00ebnaq\u00ebsi q\u00eb kan\u00eb pushtuar pothuajse t\u00eb gjitha shtetet evropiane dhe per\u00ebndimore, nga t\u00eb cilat\u00a0kryesorja \u00ebsht\u00eb kriza ekonomike dhe financiare e vitit 2008 prej s\u00eb cil\u00ebs Evropa nuk po arrin t\u00eb\u00a0rikuperohet shpejt\u00eb. Kjo kriz\u00eb ekonomike nxori n\u00eb pah shum\u00eb\u00e7ka, ve\u00e7an\u00ebrisht pabarazin\u00eb e lart\u00eb n\u00eb t\u00eb\u00a0hyra mes shtresave t\u00eb ndryshme shoq\u00ebrore, nxori n\u00eb pah p\u00ebrkrahjen e politik\u00ebs ndaj atyre q\u00eb n\u00eb syt\u00eb e\u00a0shumic\u00ebs e kishin shkaktuar kriz\u00ebn dhe rrjedhimisht kjo \u00e7oi n\u00eb rr\u00ebnimin e besimit n\u00eb elitat politike. P\u00ebr\u00a0pasoj\u00eb, lindi miti i liderit \u201canti-establishment\u201d, t\u00eb atij ose asaj q\u00eb do ta kryej\u00eb hakmarrjen n\u00eb em\u00ebr t\u00eb\u00a0popullit, q\u00eb do ta mbroj\u00eb at\u00eb, q\u00eb do t\u2019i v\u00ebj\u00eb gj\u00ebrat n\u00eb vend ashtu si\u00e7 kishin qen\u00eb dikur.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Kjo lloj hakmarrjeje e krijoi Brexit-in, rastin ideal q\u00eb me nj\u00eb vot\u00eb t\u2019i jepej shpull\u00eb t\u00eb gjith\u00eb establishmentit\u00a0p\u00ebrnj\u00ebher\u00ebsh; e mund\u00ebsoi Trumpin, \u201coutsider\u201d-in e politik\u00ebs amerikane, njeriun anti-establishment edhe\u00a0ndaj vet partis\u00eb e cila e nominoi.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">P\u00ebrmes s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs form\u00eb, arriti t\u00eb ngrihej edhe Marine Le Pen, duke sulmuar partit\u00eb dhe politikan\u00ebt e\u00a0vij\u00ebs tradicionale si pjes\u00eb e establishmentit elitar, duke faj\u00ebsuar BE-n\u00eb, globalizimin dhe tregtin\u00eb e lir\u00eb\u00a0p\u00ebr papun\u00ebsin\u00eb e lart\u00eb n\u00eb Franc\u00eb, duke nd\u00ebrlidhur imigracionin me z\u00ebnien e vendeve t\u00eb pun\u00ebs dhe\u00a0ve\u00e7an\u00ebrisht me terrorizmin. Me nj\u00eb fjal\u00eb, duke i reduktuar t\u00eb gjitha problemet e Franc\u00ebs n\u00eb tre armiq t\u00eb\u00a0vet\u00ebm, leht\u00eb t\u00eb identifikuesh\u00ebm, caqe t\u00eb kollajshme p\u00ebr t\u2019u goditur, kategorizime tashm\u00eb t\u00eb ngarkuara\u00a0me konotacione negative dhe paragjykuese. Di\u00e7ka si t\u00eb thuash: asociacioni, demarkacioni dhe regjimi.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Zona t\u00eb humbura t\u00eb Franc\u00ebs, qyteza dhe fshatra pa ndonj\u00eb perspektiv\u00eb t\u00eb qart\u00eb, t\u00eb shk\u00ebputura nga\u00a0qendrat e m\u00ebdha t\u00eb zhvillimit, votuese t\u00eb dikurshme t\u00eb s\u00eb majt\u00ebs franceze tash deklarojn\u00eb se do ta\u00a0votojn\u00eb Le Penin. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb shqet\u00ebsuese sepse ata q\u00eb ndjehen t\u00eb l\u00ebn\u00eb anash, q\u00eb ndjehen ose jan\u00eb\u00a0humb\u00ebs nga globalizimi, ose nga kriza ekonomike, t\u00eb pa perspektiv\u00eb, jan\u00eb gjithmon\u00eb caqe t\u00eb lehta\u00a0manipulimi dhe mashtrimi.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Disa nga zonat m\u00eb p\u00ebrfituese nga fondet e BE-s\u00eb n\u00eb Britani t\u00eb Madhe, kan\u00eb\u00a0votuar p\u00ebr Brexit. Kjo t\u00eb b\u00ebn t\u00eb mendosh q\u00eb politika dhe \u00e7\u00ebshtjet publike nuk kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb pothuajse fare me t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, por vet\u00ebm me narrativ\u00ebt, se kush arrin t\u2019i bind t\u00eb tjer\u00ebt m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e\u00a0narrativ\u00ebs s\u00eb tij.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Me 7 maj, kur mbahet raundi i dyt\u00eb mes dy kandidat\u00ebve q\u00eb u kualifikuan p\u00ebr balotazh do t\u00eb p\u00ebrcaktohet\u00a0se a do t\u00eb p\u00ebrfshihet Evropa nga populizmi fashist q\u00eb mund ta vulos\u00eb fundin e projektit evropian, pra t\u00eb\u00a0bashkimit t\u00eb shteteve t\u00eb saj rreth bashk\u00ebpunimit dhe prosperitetit, duke u kthyer k\u00ebshtu drejt izolimit\u00a0nacionalist me rezultat nj\u00eb \u201cgjendje natyre\u201d, apo n\u00ebse do t\u00eb arrij\u00eb t\u00eb fitoj\u00eb edhe nj\u00ebher\u00eb demokracia\u00a0liberale, forca q\u00eb p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb i siguroi Evrop\u00ebs paqe dhe stabilitet. Pasojat e nj\u00eb fitoreje t\u00eb\u00a0Marine Le Pen jan\u00eb t\u00eb paparashikueshme, zhvillimet n\u00eb Evrop\u00eb dhe bot\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb futen n\u00eb nj\u00eb\u00a0vorbull t\u00eb till\u00eb ku lufta nuk do t\u00eb jet\u00eb e keqja m\u00eb e madhe, por krijimi i nj\u00eb bote distopiane, nj\u00eb kombinim\u00a0i Orwellit me Huxleyn. Edhe n\u00ebse francez\u00ebt n\u00eb referendum do t\u00eb votonin kund\u00ebr daljes nga BE-ja, n\u00eb rast\u00a0t\u00eb fitores s\u00eb Le Penit, ajo do t\u00eb ishte aq obstruksioniste dhe bllokuese si presidente, sa do ta b\u00ebnte BE-n\u00eb\u00a0praktikisht jofunksionale. N\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb till\u00eb, t\u00eb (ri)kthimit n\u00eb politika identitare dhe nacionaliste, do\u00a0t\u00eb ishte tep\u00ebr e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr secil\u00ebn demokraci liberale, p\u00ebrfshir\u00eb Gjermanin\u00eb q\u00eb t\u2019i rezistonte val\u00ebs s\u00eb\u00a0populizmit dhe fashizmave. Prandaj shansi i vet\u00ebm p\u00ebr Evrop\u00ebn sot \u00ebsht\u00eb Emmanuel Macron,\u00a0pavar\u00ebsisht akuzave se edhe ai vjen nga sektori bankar, pra i elitave, se \u00ebsht\u00eb i pap\u00ebrvoj\u00eb n\u00eb politik\u00eb, q\u00eb\u00a0asnj\u00ebher\u00eb nuk mbajtur ndonj\u00eb post t\u00eb zgjedhur me vota popullore, etj. K\u00ebto jan\u00eb akuza q\u00eb ai i ka hedhur\u00a0leht\u00eb posht\u00eb duke demonstruar nj\u00eb q\u00ebndrim parimor n\u00eb shum\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ndjeshme.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Sidoqoft\u00eb, fitorja e Macronit n\u00eb k\u00ebto zgjedhje do t\u00eb mund t\u00eb ishte nj\u00eb fitore e p\u00ebrkohshme, nj\u00eb\u00a0mosdor\u00ebzim i fundit para goditjes finale. Ajo q\u00eb mund t\u00eb konkludohet, mbase me leht\u00ebsi, \u00ebsht\u00eb se\u00a0populizmi dhe politikat nacionaliste jan\u00eb n\u00eb rritje gjithandej n\u00eb bot\u00ebn per\u00ebndimore. Wildersi nuk fitoi n\u00eb\u00a0Holand\u00eb, por u rrit me nj\u00eb p\u00ebrqindje substanciale, n\u00eb Austri mezi u mund kandidati i t\u00eb djatht\u00ebs\u00a0ekstreme p\u00ebr president, nd\u00ebrsa n\u00eb Franc\u00eb Marine Le Peni \u00ebsht\u00eb rritur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme prej\u00a0se e ka marr\u00eb n\u00eb dor\u00eb partin\u00eb e saj. N\u00ebse jo n\u00eb k\u00ebto zgjedhje, n\u00eb t\u00eb ardhshmet fitorja e saj mund t\u00eb jet\u00eb\u00a0e sigurt. Asgj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e paracaktuar, p\u00ebr t\u00eb mos ting\u00eblluar determinist, por fryma anti-establishment\u00a0\u00ebsht\u00eb n\u00eb ngritje dhe ajo nuk do t\u00eb ndalet s\u00eb ngrituri derisa mos ta konsumoj\u00eb vetveten. \u00cbsht\u00eb akumuluar\u00a0mllef dhe pak\u00ebnaq\u00ebsi e lart\u00eb n\u00eb raport me politik\u00ebn dhe \u00e7do gj\u00eb q\u00eb konsiderohet si pjes\u00eb e \u201celitave\u201d, dhe\u00a0ky \u00ebsht\u00eb gazi djeg\u00ebs i ngritjes s\u00eb populistave. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, demokracia liberale dhe parimet e saj\u00a0do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb n\u00ebn atak derisa mos t\u00eb konsumohet shterja e tyre. Kthimi nuk do t\u00eb jet\u00eb\u00a0hegelian, mbase do t\u00eb jet\u00eb rip\u00ebrs\u00ebritje e gjith\u00e7kaje q\u00eb kemi par\u00eb deri m\u00eb sot, n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e nj\u00ebjt\u00eb, pa\u00a0arritur t\u00eb ndryshojm\u00eb asgj\u00eb. Mbase v\u00ebrtet\u00eb bota ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb ndryshim radikal, p\u00ebr di\u00e7ka t\u00eb re, dhe\u00a0k\u00ebto l\u00ebvizje ekstreme q\u00eb po i shohim sot mund t\u00eb jen\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb hyrje n\u00eb di\u00e7ka shum\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb\u00a0cil\u00ebn e kemi t\u00eb pamundur ta parashikojm\u00eb dot.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Por koh\u00ebrat e krizave, jan\u00eb edhe koh\u00ebra t\u00eb mund\u00ebsive t\u00eb reja, t\u00eb hapjes s\u00eb shtigjeve t\u00eb pashkelura m\u00eb par\u00eb, n\u00ebse arrihet t\u00eb kap\u00ebrcehet frika nga e panjohura. Ndryshimi nuk manifestohet si ndryshim pushtetesh p\u00ebrmes cikleve t\u00eb rregullta zgjedhore dhe p\u00ebrmes angazhimit ton\u00eb n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e tij t\u00eb vazhduesh\u00ebm. Kjo \u00ebsht\u00eb e m\u00ebrzitshme dhe statike. Duke mos dashur t\u2019i thjesht\u00ebsoj\u00eb idet\u00eb komplekse n\u00eb formula me nj\u00eb t\u00eb panjohur, ndryshimi arrihet p\u00ebrmes ndryshimit t\u00eb m\u00ebnyr\u00ebs son\u00eb t\u00eb t\u00eb menduarit, duke e menduar at\u00eb q\u00eb s\u2019kemi guxuar ta mendojm\u00eb deri sot, duke e sprovuar veten deri n\u00eb limitet tona. Ndoshta jemi t\u00eb aft\u00eb p\u00ebr gj\u00ebra p\u00ebr t\u00eb cilat ende s\u2019kemi arritur ta demonstrojm\u00eb vetveten.<\/span><\/p>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>T\u00eb diel\u00ebn e 23 prillit u mbajt raundi i par\u00eb i zgjedhjeve presidenciale n\u00eb Franc\u00eb, zgjedhjet m\u00eb p\u00ebrcaktuese n\u00eb 60 vitet e fundit p\u00ebr nj\u00eb prej shteteve m\u00eb t\u00eb fuqishme evropiane dhe ekonomive m\u00eb t\u00eb zhvilluara bot\u00ebrore. K\u00ebto zgjedhje, gati si asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb, p\u00ebrcaktojn\u00eb t\u00eb ardhmen e Franc\u00ebs dhe t\u00ebr\u00eb kontinentit evropian, me implikime [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":388,"featured_media":10302,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[919],"ppma_author":[382],"class_list":["post-3556","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-france"],"authors":[{"term_id":382,"user_id":388,"is_guest":0,"slug":"alban-bokshi","display_name":"Alban Bokshi","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/41719264_297314187748002_8289874879482691584_n-e1699364760547.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/41719264_297314187748002_8289874879482691584_n-e1699364760547.jpg"},"user_url":"","last_name":"Bokshi","first_name":"Alban","description":"Alban Bokshi ka p\u00ebrfunduar studimet Bachelor n\u00eb Universitetin Amerikan n\u00eb Bullgari p\u00ebr Studime Evropiane dhe Shkenca Politike\/Marr\u00ebdh\u00ebnie Nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe MA nga Universiteti i Sussex-it, UK, n\u00eb Studime Bashk\u00ebkohore Evropiane. Ka punuar nj\u00eb koh\u00eb relativisht t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb sektorin e shoq\u00ebris\u00eb civile si hulumtues dhe menaxher projektesh n\u00eb Organizat\u00ebn \u00c7ohu!, Institutin Kosovar p\u00ebr Stabilitet, Klubin p\u00ebr Politik\u00eb t\u00eb Jashtme, Transparency International, etj. Po ashtu ka p\u00ebrvoj\u00eb me administrat\u00ebn publike si k\u00ebshilltar p\u00ebr projekte t\u00eb ndryshme n\u00eb qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs, me DFID dhe CDF. S\u00eb fundmi punon si K\u00ebshilltar Politik i Ministrit t\u00eb Pun\u00ebs dhe Mir\u00ebqenies Sociale n\u00eb Qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs, dhe po vazhdon studimet e Masterit n\u00eb Filozofi n\u00eb Universitetin e Staffordshire, UK."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3556","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/388"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3556"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3556\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10303,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3556\/revisions\/10303"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/10302"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3556"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3556"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3556"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=3556"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}