{"id":3583,"date":"2017-05-27T16:30:07","date_gmt":"2017-05-27T14:30:07","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=3583"},"modified":"2024-12-20T16:33:24","modified_gmt":"2024-12-20T14:33:24","slug":"turi-i-degjimit-apo-logjika-e-re-mashtruese-e-pdk-se","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/turi-i-degjimit-apo-logjika-e-re-mashtruese-e-pdk-se\/","title":{"rendered":"Turi i d\u00ebgjimit, apo logjika e re mashtruese e PDK-s\u00eb"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<p>N\u00eb nj\u00eb sprov\u00eb t\u00eb botuar n\u00eb fund t\u00eb shekullit q\u00eb lam\u00eb mbas, nj\u00eb mendimtar bashk\u00ebkohor francez rr\u00ebfente nj\u00eb situat\u00eb bizarre q\u00eb kishte ngjar\u00eb n\u00eb zgjedhjet presidenciale franceze t\u00eb vitit 1981 dhe 1988 \u2013 e cila, p\u00ebr mendimin tim, na ndihmon po ashtu p\u00ebr t\u00eb kuptuar an\u00ebn ironike t\u00eb <em>turit t\u00eb d\u00ebgjimit<\/em>\u00a0t\u00eb kryetarit t\u00eb Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, Kadri Veseli. N\u00eb zgjedhjet e vitit 1981, tregonte ai, kandidati socialist p\u00ebr president, Fran\u00e7ois Mitterrand, kishte b\u00ebr\u00eb hi\u00e7\u00a0m\u00eb pak se nj\u00ebqind e dhjet\u00eb premtime. Jo nj\u00ebqind, por nj\u00ebqind e dhjet\u00eb \u2013 me shpres\u00ebn se, n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, do t\u2019i bind\u00eb \u201cpasardh\u00ebsit\u201d e Dekartit, filozofit t\u00eb shquar t\u00eb dyshimit metodik, p\u00ebr ta votuar at\u00eb p\u00ebr president.<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p>Dhe k\u00ebshtu kishte ndodhur, n\u00eb fakt: fal\u00eb teprimit me premtimet e tij, francez\u00ebt e kishin votuar p\u00ebr president.<\/p>\n<p>N\u00eb zgjdhjet e vitit 1988, sidoqoft\u00eb, Mitterrand kishte vendosur t\u00eb kandidoj\u00eb s\u00ebrish, por, ndryshe nga hera e kaluar q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00ebqind e dhjet\u00eb premtime, tani kishte vendosur t\u00eb mos b\u00ebj\u00eb as edhe nj\u00eb premtim t\u00eb vet\u00ebm! Dometh\u00ebn\u00eb, nga nj\u00ebqind e dhjet\u00eb premtime sa kishte b\u00ebr\u00eb gjithsej n\u00eb zgjedhjet e vitit 1981, tani kishte vendosur ironikisht t\u00eb mos b\u00ebj\u00eb as edhe nj\u00eb premtim t\u00eb vet\u00ebm.<\/p>\n<p>O tempora, o mores! \u2013 e kishte zakon t\u00eb thoshte Ciceroni n\u00eb k\u00ebsi lloj rastesh.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, fal\u00eb k\u00ebtij potezi politik t\u00eb tij, Mitterrand kishte arritur t\u00eb rr\u00ebmbente edhe nj\u00eb mandat.<\/p>\n<p>Madje, p\u00ebr habin\u00eb e shum\u00ebkujt, tregonte ky mendimtari bashk\u00ebkohor francez, shum\u00eb analist\u00eb dhe gazetar\u00eb t\u00eb koh\u00ebs e shihnin k\u00ebt\u00eb gjest t\u00eb Mitterrand-it me admirim, duke pohuar q\u00eb, ja, m\u00eb n\u00eb fund, nj\u00eb politikan francez po tregohej i ndersh\u00ebm n\u00eb politik\u00eb. Sepse, e keqja origjinale, n\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin e tyre, nuk kishte qen\u00eb mosp\u00ebrmbushja e premtimeve nga ana e politikan\u00ebve, por vet\u00eb premtimi si i till\u00eb: dometh\u00ebn\u00eb, nxitja drejt nj\u00eb q\u00ebllimi (telos) apo ideali t\u00eb caktuar t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Prandaj, me k\u00ebt\u00eb gjest politik, sipas tyre, Mitterrand kishte inaguruar nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb re t\u00eb t\u00eb menduarit p\u00ebr politik\u00ebn \u2013 larg asaj ku e kishin katandisur politikan\u00ebt idealist\u00eb t\u00eb shekujve t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm (kryesisht ata t\u00eb majt\u00eb), t\u00eb cil\u00ebt, n\u00eb vend se t\u00eb pranonin realitetin ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb, angazhoheshin q\u00eb politika t\u00eb jet\u00eb pik\u00ebrisht fusha e realizimit t\u00eb \u00ebndrrave p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, t\u00eb komuniteteve t\u00eb barabarta dhe t\u00eb drejta, t\u00eb ishujve utopik\u00eb dhe t\u00eb lir\u00eb, e k\u00ebshtu me radh\u00eb.<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrngjashme, mendoj, \u00ebsht\u00eb duke vepruar edhe Partia Demokratike e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Si\u00e7 dihet, prej vitit 2008 e deri me tani, kjo parti ka b\u00ebr\u00eb me qindra e qindra premtime (p\u00ebr \u201csh\u00ebndet\u00ebsi evropiane,\u201d \u201cedukim evropian,\u201d \u201cdrejt\u00ebsi evropiane,\u201d \u201cekonomi evropiane,\u201d \u201cpun\u00ebsim evropian,\u201d \u201crrug\u00eb evropiane,\u201d \u201cliberalizim t\u00eb vizave,\u201d e sa e sa premtime t\u00eb tjera q\u00eb thjesht e kam t\u00eb pamundur t\u2019i p\u00ebrmend t\u00eb gjitha k\u00ebtu). Ndon\u00ebse, si\u00e7 e kemi par\u00eb t\u00eb gjith\u00eb, asnj\u00eb nga k\u00ebto premtime nuk e kan\u00eb realizuar. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk i kan\u00eb realizuar ndonj\u00ebrin prej k\u00ebtyre premtimeve; por kan\u00eb punuar n\u00eb kund\u00ebrti t\u00eb hapur me to, duke shkat\u00ebrruar sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb, edukimin, drejt\u00ebsin\u00eb, ekonomin\u00eb, gjyq\u00ebsorin, nd\u00ebrmarrjet publike dhe shoq\u00ebrore, agjencit\u00eb e pavarura, e k\u00ebshtu me radh\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto zgjedhje, sidoqoft\u00eb, zyrtar\u00ebt e k\u00ebsaj partie jan\u00eb duke aplikuar nj\u00eb logjike t\u00eb re mashtruese, t\u00eb njohur gjer\u00ebsisht si\u00a0<em>turi i d\u00ebgjimit<\/em>; e cila, ndryshe nga ajo e zotit Tha\u00e7i, nuk konsiston n\u00eb b\u00ebrjen e premtimeve t\u00eb m\u00ebdha, por n\u00eb nj\u00eb parim t\u00eb thjesht\u00eb: \u201cmbajtjen e takimeve t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta me qytetar\u00eb, ekspert\u00eb, dhe biznesmen\u00eb, ku lideri (zoti Veseli) thjesht d\u00ebgjon dhe mban sh\u00ebnime, nd\u00ebrkaq qytetar\u00ebt, ekspert\u00ebt dhe biznesmen\u00ebt flasin dhe diskutojn\u00eb.\u201d Madje, n\u00eb nj\u00eb emision televiziv q\u00eb ndoqa para dy jave ashtu, nj\u00eb zyrtar i lart\u00eb i k\u00ebsaj partie po thoshte q\u00eb, arsyeja kryesore e realizimit t\u00eb k\u00ebtij\u00a0<em>turi t\u00eb d\u00ebgjimit<\/em>, \u00ebsht\u00eb q\u00eb qytetar\u00ebt e vendit \u201cjan\u00eb lodhur tashm\u00eb nga premtimet boshe t\u00eb politikan\u00ebve rrenacak\u00eb, dhe thjesht po kan\u00eb nevoj\u00eb t\u2019i d\u00ebgjoj\u00eb dikush.\u201d Prandaj, sipas tij, \u201ck\u00ebt\u00eb pun\u00eb po b\u00ebn zoti Veseli \u2013 larg asaj q\u00eb jemi m\u00ebsuar t\u00eb shohim deri me tash nga politikan\u00ebt e vjet\u00ebr n\u00eb vend.\u201d<\/p>\n<p>Madje, disa analist\u00eb, po si ata q\u00eb p\u00ebrshkruante ky mendimtari francez, po i thurin lavde zotit Veseli, duke deklaruar q\u00eb, kjo q\u00eb po b\u00ebn zoti Veseli (duke d\u00ebgjuar hallet, problemet, dhe sfidat e qytetar\u00ebve), \u00ebsht\u00eb shenj\u00eb e qart\u00eb e ndershm\u00ebris\u00eb s\u00eb tij politike. Sepse, p\u00ebr dallim nga politikan\u00ebt e tjer\u00eb, ky megjithat\u00eb nuk po b\u00ebn premtime t\u00eb rreme.\u201d<\/p>\n<p>Po, a ka ironi m\u00eb t\u00eb madhe, t\u00eb dashur lexues, q\u00eb nj\u00eb parti politike, q\u00eb p\u00ebr nj\u00eb dekad\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00eb, ka b\u00ebr\u00eb me qindra e qindra premtime; dhe, m\u00eb keq akoma, nuk ka l\u00ebn\u00eb gj\u00eb pa b\u00ebr\u00eb n\u00eb pushtet, t\u00eb na thot\u00eb tash q\u00eb qytetar\u00ebt e vendit \u201cjan\u00eb lodhur me premtime boshe, dhe kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb\u00a0<em>Fillim t\u00eb Ri<\/em>,\u201d thua se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb l\u00ebvizje anti-sistem, dhe po garon p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb k\u00ebto zgjedhje?<\/p>\n<p>Disa, ma ha mendja, do t\u00eb thon\u00eb se megjithat\u00eb ekziston nj\u00eb dallim: zoti Veseli, p\u00ebr dallim nga politikan\u00ebt e tjer\u00eb, nuk ka qen\u00eb pjes\u00eb e \u201cpolitik\u00ebs\u201d dhe, rrjedhimisht, ka t\u00eb drejt\u00eb ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb.<\/p>\n<p>Sigurisht.<\/p>\n<p>Ama, t\u00eb gjith\u00eb e dim\u00eb q\u00eb kjo nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. Zoti Veseli dihet bot\u00ebrisht se ka qen\u00eb vendimmar\u00ebs n\u00eb t\u00eb gjitha proceset dhe zhvillimet politike n\u00eb vend. K\u00ebt\u00eb gj\u00eb, madje, e pat konfirmuar edhe vet\u00eb Jakup Krasniqi, at\u00ebher\u00eb zyrtar i lart\u00eb PDK-s\u00eb. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, edhe sikur zoti Veseli t\u00eb hynte p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb politik\u00eb, ai \u00ebsht\u00eb duke udh\u00ebhequr nj\u00eb parti q\u00eb mbart p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb kryesore p\u00ebr mjerimin n\u00eb vend, ndaj edhe po ta marrim si t\u00eb mir\u00ebqen\u00eb konstatimin se ai nuk ka qen\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb proceset politike n\u00eb vend, vet\u00eb ardhja e tij n\u00eb krye t\u00eb k\u00ebsaj partie do ta b\u00ebnte at\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr keqqeverisjet e m\u00ebparshme t\u00eb k\u00ebsaj partie. S\u00eb treti, ne nuk e kemi par\u00eb zotin Veseli t\u00eb kritikoj\u00eb keqqeverisjet e m\u00ebparshme t\u00eb zotit Tha\u00e7i \u2013 ngjash\u00ebm si\u00e7 b\u00ebnin dikur, ta z\u00ebm\u00eb, udh\u00ebheq\u00ebsit komunist\u00eb q\u00eb denonconin krimet dhe terrorin e parar\u00ebnd\u00ebsve t\u00eb tyre; ose, s\u00eb paku, t\u00eb largoj\u00eb njer\u00ebzit e korruptuar t\u00eb k\u00ebsaj partie. Dhe, gjithashtu, nuk e ka sqaruar akoma aktivitetin e Sh\u00ebrbimit Informativ t\u00eb Kosov\u00ebs, organizat\u00eb kjo q\u00eb ai ka drejtuar p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, mbi t\u00eb cil\u00ebn dhe r\u00ebndojn\u00eb akuza t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebr shp\u00eblarje t\u00eb paras\u00eb, afera korruptive, krim t\u00eb organizuar, dhe vrasje politike t\u00eb pasluft\u00ebs.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim,\u00a0<em>\u2018turi i d\u00ebgjimit<\/em>\u2019 \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb logjik\u00eb e re mashtruese, p\u00ebr t\u00eb zhvatur votat e qytetar\u00ebve. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, them un\u00eb, qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs nuk duhet t\u00eb bien pre e k\u00ebsaj logjike t\u00eb re mashtruese, n\u00ebse ve\u00e7 menj\u00ebmend e duan shp\u00ebtimin e vendit nga kjo humb\u00ebtir\u00eb ku e kan\u00eb futur konjukturat e korruptuara dhe kriminale t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>P.S. Shkrimi \u00ebsht\u00eb shkruar para zyrtarizimit t\u00eb koalicionit me AAK-n\u00eb dhe Nism\u00ebn p\u00ebr Kosov\u00ebn.<\/p>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb sprov\u00eb t\u00eb botuar n\u00eb fund t\u00eb shekullit q\u00eb lam\u00eb mbas, nj\u00eb mendimtar bashk\u00ebkohor francez rr\u00ebfente nj\u00eb situat\u00eb bizarre q\u00eb kishte ngjar\u00eb n\u00eb zgjedhjet presidenciale franceze t\u00eb vitit 1981 dhe 1988 \u2013 e cila, p\u00ebr mendimin tim, na ndihmon po ashtu p\u00ebr t\u00eb kuptuar an\u00ebn ironike t\u00eb turit t\u00eb d\u00ebgjimit\u00a0t\u00eb kryetarit t\u00eb Partis\u00eb Demokratike [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":559,"featured_media":11534,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[972,2133,998],"ppma_author":[2156],"class_list":["post-3583","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-kosove","tag-pdk","tag-politike"],"authors":[{"term_id":2156,"user_id":559,"is_guest":0,"slug":"armend-mazreku","display_name":"Armend Mazreku","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/avatar_user_495_1606093936-200x200-1.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/avatar_user_495_1606093936-200x200-1.jpg"},"user_url":"","last_name":"Mazreku","first_name":"Armend","description":""}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3583","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/559"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3583"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3583\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":11535,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3583\/revisions\/11535"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/11534"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3583"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3583"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3583"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=3583"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}