{"id":3591,"date":"2017-06-02T11:18:47","date_gmt":"2017-06-02T09:18:47","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=3591"},"modified":"2024-12-17T11:22:20","modified_gmt":"2024-12-17T09:22:20","slug":"princeshat-pa-staf","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/kritike\/princeshat-pa-staf\/","title":{"rendered":"Princeshat pa staf"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<h3><\/h3>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p>Tingujt e par\u00eb t\u00eb Karaibeve pa dyshim i kam dashuruar kur i k\u00ebndonte\u00a0gjith\u00eb qejf karavidhja e kuqe e Disney-t n\u00eb vizatimorin \u201cSirena e Vog\u00ebl\u201d. \u2018Under the sea\u2019, ose \u2018In fond\u2019 al mar\u2019 (italisht), p\u00ebr mua ishte himn. N\u00eb hyrje t\u00eb demokracis\u00eb, dit\u00ebt ishin pa internet, pa kabllovik, pa arg\u00ebtim cil\u00ebsor p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt, dhe filmat vizatimor\u00eb vjetor\u00eb t\u00eb Disney-t na mbushnin shpirtin, t\u00eb pakt\u00ebn brezit tim.<\/p>\n<p>As ne e as prind\u00ebrit tan\u00eb nuk ia kishim shum\u00eb iden\u00eb sa rol edukativ kishin personazhet e k\u00ebtyre vizatimor\u00ebve, t\u00eb menduar aq n\u00eb detaj dhe shpesh her\u00eb, t\u00ebr\u00ebsisht ndryshe nga p\u00ebrrallat orgjinale. (Kush ka lexuar Andersonin e di fundin tragjik t\u00eb Arielit adoleshente). Ato do t\u00eb shnd\u00ebrroheshin n\u00eb personazhe q\u00eb ne adhuronim, dhe ne do t\u00eb rriteshim me vlerat q\u00eb pasqyronin k\u00ebto princesha e princ\u00ebr dhe sot, edhe pse 20 apo 30 e kusur vje\u00e7, i kemi brenda shpirtit.<\/p>\n<p>E ku harrohet biblioteka surreale e bish\u00ebs tek \u2018E bukura dhe bisha\u2019! Apo muri i lart\u00eb i Xhasmin\u00ebs (nj\u00eb metafor\u00eb e shk\u00eblqyer p\u00ebr grat\u00eb lindore) dhe shoku i saj i ngusht\u00eb tig\u00ebr. Mua m\u00eb p\u00eblqente ve\u00e7an\u00ebrisht dhoma sekrete e Arielit, mbushur me rraqe q\u00eb ajo nuk ua dinte vler\u00ebn, por i koleksiononte me fanatiz\u00ebm. Shum\u00eb simpatik\u00eb ishin miushet e Hirushes q\u00eb gj\u00ebn\u00eb m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl e b\u00ebnin me k\u00ebng\u00eb. Dragoi \u00a0i Mulanit t\u00eb zhyste n\u00eb misticizmin aziatik e flok\u00ebt e Pokahontas jan\u00eb arsye q\u00eb shum\u00eb vajza nuk i presin t\u00eb tyret thuajse kurr\u00eb.<\/p>\n<p>Pa dyshim t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta vizatimor\u00eb si dhe animacionet 3D t\u00eb shekullit t\u00eb XXI i m\u00ebshonin shum\u00eb fort nj\u00eb pike, q\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn tek un\u00eb pati efekt: t\u00eb paturit t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb kafsh\u00ebz sht\u00ebpiake\u00a0dhe gjithmon\u00eb ata ishin miqt\u00eb m\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb personazhit kryesor. K\u00ebto krijesa t\u00eb vogla ishin krahu i djatht\u00eb i princeshave dhe princ\u00ebrve pa t\u00eb cil\u00ebt ata nuk do arrinin kurr\u00eb fundin e lumtur.<\/p>\n<p>Ah, ky fundi i lumtur\u2026 Patjet\u00ebr, jan\u00eb p\u00ebrralla. Nuk para praktikohet q\u00eb f\u00ebmij\u00ebve t\u2019ua jap\u00ebsh realitetin fytyr\u00ebs, parimisht f\u00ebmij\u00ebt duhen mbushur me optimiz\u00ebm, edhe pse si\u00e7 po e shohim si t\u00eb rritur, fundi i lumtur nuk mund t\u00eb thuash q\u00eb ekziston. Se jo p\u00ebr gj\u00eb, po lumturia nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fund, ajo \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyr\u00eb jetese, \u00e7do dit\u00eb, dhe mir\u00ebmbajtja e saj kushton shtrenjt\u00eb.\u00a0 Tani, si njeri i rritur q\u00eb punoj \u00e7do dit\u00eb p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebmbajtur lumturin\u00eb, pa dyshim jam ndalur gjat\u00eb te analizimi i k\u00ebtyre personazheve kaq t\u00eb dashur. Dhe p\u00ebrve\u00e7 kafsh\u00ebve sht\u00ebpiake,\u00a0 deri n\u00eb mbarim t\u00eb shekullit t\u00eb XX \u00a0i bashkon dhe nj\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr: p\u00ebr nj\u00eb grua (princesh\u00eb) lumturia gjindet te burri (princi). Jepu \u00e7far\u00ebdo karakteri, \u00e7far\u00ebdo aventure k\u00ebtyre vajzave, n\u00eb fund do t\u00eb p\u00ebrqafojn\u00eb burrin e jet\u00ebs e do k\u00ebrcejn\u00eb me t\u00eb n\u00eb sy t\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve n\u00eb nj\u00eb pallat luksoz, sigurisht. Dhe p\u00ebrve\u00e7 disa ilustrimeve komike n\u00eb internet, askush nuk foli se si ia \u00e7uan pas martes\u00ebs k\u00ebto princesha.<\/p>\n<p>Dhe un\u00eb u ndala t\u00eb mendoj p\u00ebr gjith\u00eb princeshat shqiptare, q\u00eb e gjet\u00ebn princin e tyre, u dashuruan, u martuan. Vras mendjen n\u00ebse ishte ky butoni \u00a0i lumturis\u00eb s\u00eb menj\u00ebher\u00ebshme. Si nj\u00eb njeri e martuar me dashuri, pohoj me plot goj\u00ebn q\u00eb jo, gjetja e nj\u00eb burri nuk \u00ebsht\u00eb bileta p\u00ebr n\u00eb lumturin\u00eb e p\u00ebrhershme. Esht\u00eb thjesht fillimi i nj\u00eb pune kolosale q\u00eb momentin q\u00eb ke partner q\u00eb e do dhe t\u00eb do, nuk ke nevoj\u00eb ta b\u00ebsh vet\u00ebm.<br \/>\nLumturia do ambicje.<br \/>\nLumturia do pjekuri.<br \/>\nLumturia do durim.<br \/>\nLumturia do pun\u00eb. Oh, sa pun\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe mos t\u00eb harrojm\u00eb: n\u00eb t\u00eb njejt\u00ebn koh\u00eb jemi princesha se ashtu kemi qejf. Duhet t\u00eb mbajm\u00eb fytyr\u00eb t\u00eb bukur, t\u00eb jemi qeshura, n\u00eb form\u00eb fizike, t\u00eb veshura mir\u00eb. Dhe t\u00eb gjitha k\u00ebto cil\u00ebsit\u00eb e princeshave urbane duan mir\u00ebmbajtje, vullnet, dhe ndihm\u00eb. Oh, sa shum\u00eb ndihm\u00eb!<\/p>\n<p>V\u00ebrtet\u00eb nuk e dim\u00eb se \u00e7far\u00eb ndodhi me martes\u00ebn e Bor\u00ebbardh\u00ebs, Arielit, Rapunzelit, Auror\u00ebs. Por un\u00eb di nj\u00eb gj\u00eb: Arieli kur \u00ebsht\u00eb ngritur n\u00eb m\u00ebngjes n\u00eb pallatin e saj t\u00eb ri, dikush i ka sjell\u00eb m\u00ebngjesin, dikush tjet\u00ebr i ka rregulluar krevatin, dikush tjet\u00ebr i ka b\u00ebr\u00eb gati veshjet, dikush tjet\u00ebr e ka lyer e krehur, dhe komplet njer\u00ebz t\u00eb tjer\u00eb jan\u00eb marr\u00eb me p\u00ebrgatitjen e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb saj. As po z\u00eb me goj\u00eb fare mir\u00ebmbajtjen e pallatit dhe p\u00ebrmbajtjen e kuzhin\u00ebs, se po flasim p\u00ebr princesha!<\/p>\n<p>Dhe teksa i them k\u00ebto gj\u00ebra, n\u00eb rrug\u00eb kalon nj\u00eb grua q\u00eb un\u00eb njoh q\u00eb do ta quajm\u00eb Ela:\u00a0 Ela ka pun\u00eb me p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb lart\u00eb; ka nj\u00eb djal\u00eb 6 vje\u00e7 dhe nj\u00eb tjet\u00ebr 2; \u00ebsht\u00eb e veshur bukur, \u00ebsht\u00eb e krehur mir\u00eb, e lyer bukur, dhe un\u00eb e di q\u00eb ndihma e saj konsiston n\u00eb nj\u00eb grua q\u00eb pastron dy her\u00eb n\u00eb jav\u00eb, nj\u00eb n\u00ebn\u00eb q\u00eb punon ende, dhe nj\u00eb bashk\u00ebshort q\u00eb udh\u00ebton shpesh me pun\u00eb.<\/p>\n<p>Kur Ela ngrihet n\u00eb m\u00ebngjes, me nj\u00eb rit\u00ebm mesatar ka 2 or\u00eb pun\u00eb parap\u00ebrgatitore, dhe si super princesh\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb, i redukton deri n\u00eb 1 or\u00eb. P\u00ebrgatitja e m\u00ebngjesit p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, rregullimi i krevateve, veshja dhe rregullimi i vetes, veshja dhe rregullimi i f\u00ebmij\u00ebve, p\u00ebrcjellja e f\u00ebmij\u00ebve n\u00eb kop\u00ebsht\/shkoll\u00eb dhe shkon p\u00ebrballet me p\u00ebrgj\u00ebgj\u00ebsit\u00eb e saj t\u00eb larta p\u00ebr nja 8 or\u00eb, p\u00ebr t\u2019u kthyer p\u00ebr mos t\u2019u ulur, se ka p\u00ebr t\u2019u marr\u00eb me nevojat e djemve, t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb, \u00e7far\u00eb do hahet nes\u00ebr, dhe ndoshta n\u00eb fund t\u00eb dit\u00ebs, p\u00ebr t\u2019u marr\u00eb pak me veten.<\/p>\n<p>Ti prap\u00eb s\u00eb prap\u00eb El\u00ebn e sheh darkave duke shijuar ndonj\u00eb got\u00eb me shoq\u00ebri. Ashtu, e qeshur, e bukur, me trupin n\u00eb form\u00eb,\u00a0 (2 lindje nuk jan\u00eb pak!) si nj\u00eb princesh\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb urbane. E n\u00ebse do ndalesh pak e nuk do ta marr\u00ebsh t\u00eb mir\u00ebqen\u00eb ekzistenc\u00ebn e saj e shum\u00eb si ajo, t\u00eb ik\u00ebn truri e thua, \u201cpo si dreqin ia del? Nuk do i plas\u00eb siguresa ndonj\u00eb dit\u00eb?\u201d<\/p>\n<p>Personalisht kam m\u00eb pak f\u00ebmij\u00eb dhe m\u00eb shum\u00eb ndihm\u00eb se Ela, por d\u00ebshir\u00ebn dhe presionin e njejt\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb princesh\u00eb urbane, por e nj\u00eb lloji pak m\u00eb alternativ, duke qen\u00eb se jam po aq fanse e princeshave q\u00eb vijuan n\u00eb vitet 00\u2019, ku dhe Disney e kuptoi \u00e7\u2019kish b\u00ebr\u00eb, dhe na solli ca princesha t\u00eb reja: Fiona, Merida, Judy, etj. Ato din\u00eb karate, muzik\u00eb, nuk e kan\u00eb mendjen te gjetja e nj\u00eb burri por te pasionet e tyre, luftojn\u00eb me shpirt e gjak p\u00ebr t\u00eb arritur k\u00ebto gj\u00ebra q\u00eb ia kan\u00eb v\u00ebn\u00eb q\u00ebllim vetes, dhe nuk kryhen filmat me iden\u00eb q\u00eb ato jetuan t\u00eb lumtura p\u00ebrjet\u00ebsisht, por me iden\u00eb q\u00eb jan\u00eb guximtare, ambicioze, dhe do luftojn\u00eb t\u00ebr\u00eb jet\u00ebn e tyre p\u00ebr vlerat personale.<\/p>\n<p>Edhe k\u00ebto kishin staf, se princesha mbeten. Dhe stafi, pavar\u00ebsisht se p\u00ebr \u00e7far\u00eb e p\u00ebrdor ti: p\u00ebr onde perfekte apo p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar kung fu, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb arrish at\u00eb q\u00eb do ti, pa u ndalur rrug\u00ebs p\u00ebr t\u00eb mbledhur \u00e7orapet apo p\u00ebr t\u00eb hedhur plehrat.<\/p>\n<p>Dhe prap\u00eb, rri e rri, e mendoj princeshat shqiptare q\u00eb i shoh \u00e7do dit\u00eb n\u00eb rrug\u00eb, dhe nuk kam \u00e7\u2019t\u00eb shtoj m\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 se faktit q\u00eb kam respekt t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm p\u00ebr to, qofshin t\u00eb bukura apo aventuriere, apo t\u00eb dyja.<\/p>\n<p>Sepse e di q\u00eb s\u2019kan\u00eb staf; ndoshta kan\u00eb ndonj\u00eb ndihm\u00eb minimale. Dhe jam shum\u00eb krenare q\u00eb dhe un\u00eb, me mund e djers\u00eb, jam pjes\u00eb e k\u00ebtyre princeshave q\u00eb mir\u00ebmbajn\u00eb lumturin\u00eb me pun\u00eb e djers\u00eb \u00e7do dit\u00eb. Se lumturia \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb ti b\u00ebn, \u00e7do or\u00eb, \u00e7do dit\u00eb.<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Tingujt e par\u00eb t\u00eb Karaibeve pa dyshim i kam dashuruar kur i k\u00ebndonte\u00a0gjith\u00eb qejf karavidhja e kuqe e Disney-t n\u00eb vizatimorin \u201cSirena e Vog\u00ebl\u201d. \u2018Under the sea\u2019, ose \u2018In fond\u2019 al mar\u2019 (italisht), p\u00ebr mua ishte himn. N\u00eb hyrje t\u00eb demokracis\u00eb, dit\u00ebt ishin pa internet, pa kabllovik, pa arg\u00ebtim cil\u00ebsor p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt, dhe filmat vizatimor\u00eb [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":160,"featured_media":11227,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[14],"tags":[1221,1322],"ppma_author":[189],"class_list":["post-3591","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kritike","tag-grate","tag-kritike"],"authors":[{"term_id":189,"user_id":160,"is_guest":0,"slug":"lura-elezi","display_name":"Lura Elezi","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-19-1.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-19-1.jpg"},"user_url":"","last_name":"Elezi","first_name":"Lura","description":"Lura punon si konsulente p\u00ebr marketing  dhe marr\u00ebdh\u00ebniet me publikun p\u00ebr sektorin privat n\u00eb Shqip\u00ebri e Kosov\u00eb. Ajo ka mbaruar studimet n\u00eb AUBG, Blagoevgrad, Bullgari p\u00ebr marketing dhe komunikim masiv. Kur i jepet mund\u00ebsia edhe shkruan, qoft\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb profesionit, qoft\u00eb p\u00ebr qejf. Sa i p\u00ebrket \u00e7eshtjeve sociale, ajo prej vitesh \u00ebsht\u00eb aktivisht prezente n\u00eb media dhe n\u00eb terren p\u00ebr mbrojtjen e kafsh\u00ebve t\u00eb rrug\u00ebs, p\u00ebr barazin\u00eb gjinore, si dhe mb\u00ebshtetjen e komunitetit LGBT."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3591","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/160"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3591"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3591\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":11228,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3591\/revisions\/11228"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/11227"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3591"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3591"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3591"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=3591"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}