{"id":3637,"date":"2017-08-02T12:35:29","date_gmt":"2017-08-02T10:35:29","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=3637"},"modified":"2024-11-22T12:37:50","modified_gmt":"2024-11-22T10:37:50","slug":"oazat-e-prishtines","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/oazat-e-prishtines\/","title":{"rendered":"Oazat e Prishtin\u00ebs"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<h3><\/h3>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p>Distanca e vog\u00ebl gjeografike mes dy vendeve mund ta krijoj\u00eb p\u00ebrshtypjen e gabuar p\u00ebr ngjashm\u00ebrin\u00eb mes tyre. Nd\u00ebrsa, dallimi i madh mes tyre po ashtu mund t\u00eb mos jet\u00eb edhe aq befasi, p\u00ebrderisa ato vende shihen si t\u00eb ndara nga nj\u00ebra-tjetra dhe pa ndonj\u00eb lidhshm\u00ebri mes banor\u00ebve t\u00eb tyre. Aq m\u00eb pak kur banor\u00ebt e nj\u00ebrit vend nuk lidhen me gjendjen e krijuar n\u00eb vendin tjet\u00ebr. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, p\u00ebr shembull, lagjet e \u201cfshatrat\u201d e pasura q\u00eb po krijohen p\u00ebrreth Prishtin\u00ebs m\u00eb shum\u00eb trajtohen n\u00eb kontekstin infrastrukturor e urbanistik, sesa at\u00eb t\u00eb ndarjes fizike t\u00eb klasave.<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>N\u00eb vigjilje t\u00eb revolucionit t\u00eb 1789-\u00ebs, Pallati i Versailles-\u00ebs ishte shnd\u00ebrruar n\u00eb simbol t\u00eb luksit t\u00eb monarkis\u00eb dhe borgjezis\u00eb oborrtare n\u00eb Franc\u00eb. Ndon\u00ebse q\u00ebllimi fillestar i tij ishte q\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbente si sht\u00ebpiz\u00eb gjuetie p\u00ebr Louis-in e XIII-t\u00eb, spekulimet p\u00ebr koston totale t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb k\u00ebtij pallati n\u00eb koh\u00ebn e Louis-it t\u00eb XVI-t\u00eb, variojn\u00eb nga 2 deri n\u00eb 300 miliard\u00eb dollar\u00eb t\u00eb sot\u00ebm \u2013 shum\u00eb kjo q\u00eb natyrisht se kishte vler\u00eb shum\u00ebfish m\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb Franc\u00ebn e shekullit t\u00eb XVIII. Por, marramend\u00ebse nuk ishte ve\u00e7 kostoja e nd\u00ebrtimit t\u00eb tij. Festat ekstravagante me shpenzime stratosferike ishin organizime t\u00eb rregullta n\u00eb k\u00ebt\u00eb Pallat, n\u00ebn nikoqirll\u00ebkun e Louis-it t\u00eb XVI-t\u00eb dhe Marie Antoinette-\u00ebs. Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb rrethin\u00ebn e Katedrales s\u00eb Notre Dame-it, qendr\u00ebs s\u00eb Parisit, pla\u00e7kitjet, djegiet e furrave, dhe vrasjet n\u00eb tentativ\u00eb p\u00ebr pla\u00e7kitje ishin po aq t\u00eb rregullta.\u00a0 Kjo situat\u00eb, nd\u00ebr t\u00eb tjera, ndodhte si rezultat i kriz\u00ebs q\u00eb u shkaktua nga rritja e \u00e7mimit t\u00eb buk\u00ebs, mungesa e rezervave ushqimore dhe barra e r\u00ebnd\u00eb e tatimit q\u00eb binte mbi klas\u00ebn m\u00eb t\u00eb varf\u00ebr t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, pasi q\u00eb fisnik\u00ebria nuk paguante tatim. Natyrisht, p\u00ebrve\u00e7se p\u00ebr shlyerjen e borxhit publik, kjo vjelje e tatimit sh\u00ebrbente edhe si burim p\u00ebr financimin e jet\u00ebs luksoze n\u00eb Versailles. E, ndon\u00ebse distanca mes Katedrales dhe Pallatit ishte rreth 20 kilometra, kjo distanc\u00eb nuk ishte hendeku i vet\u00ebm mes k\u00ebtyre dy vendeve. K\u00ebto 20 kilometra ndanin dy bot\u00eb.<\/p>\n<p>Ekzistenca e dy bot\u00ebve n\u00eb dy planete t\u00eb ndryshme n\u00eb vitin 2159 \u00ebsht\u00eb hap\u00ebsira ku zhvillohen ngjarjet e filmit fantastiko-shkencor Elysium. Planeti Elysium \u00ebsht\u00eb vendi ku jetojn\u00eb t\u00eb pasurit. \u00cbsht\u00eb vendi ku zhvillimi teknologjik ka arritur shkall\u00ebn e p\u00ebrsosm\u00ebris\u00eb fizike t\u00eb njeriut, me \u00e7\u2019rast mund t\u00eb kurohen t\u00eb gjitha s\u00ebmundjet; \u00ebsht\u00eb mposhtur plakja, dhe n\u00eb ndonj\u00eb rast l\u00ebndimi, trupi e organet e njeriut mund t\u00eb regjenerohen brenda minutash. Nd\u00ebrsa, bota tjet\u00ebr, planeti Tok\u00eb, \u00ebsht\u00eb vendi ku jetojn\u00eb t\u00eb varf\u00ebrit e t\u00eb s\u00ebmur\u00ebt \u2013 t\u00eb mallkuarit e bot\u00ebs, th\u00ebn\u00eb me fjal\u00ebt e Fanonit. Koha p\u00ebr t\u00eb shkuar nga nj\u00ebri planet n\u00eb tjetrin \u00ebsht\u00eb m\u00eb pak se 30 minuta. S\u00ebrish, k\u00ebto 30 minuta nuk ndanin vet\u00ebm dy bot\u00eb fizike. K\u00ebto ndanin dy realitete paralele, ku ekzistenca e mir\u00ebmbajtja e nj\u00ebrit arrihej nga degradimi e shfryt\u00ebzimi i tjetrit.<\/p>\n<p>N\u00eb dit\u00ebt e sotme n\u00eb Kosov\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb as \u00e7udi e as sekret publik kur flitet p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e ndonj\u00eb ministri t\u00eb arsimit, t\u00eb cil\u00ebt ose studiojn\u00eb n\u00eb institucionet arsimore private n\u00eb Kosov\u00eb ose n\u00eb ndonj\u00eb universitet jasht\u00eb vendi. Nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u2019u habitur as kur familjar\u00ebt e ndonj\u00eb ministri t\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb d\u00ebrgohen p\u00ebr sh\u00ebrim n\u00eb spitale jasht\u00eb vendi. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, arratisja nga llumi i realitetit p\u00ebr krijimin e s\u00eb cilit kan\u00eb kontribuar vet\u00eb ata, \u00ebsht\u00eb evident mes pushtetar\u00ebve t\u00eb sot\u00ebm n\u00eb Kosov\u00eb. Por, arsimi e sh\u00ebndet\u00ebsia tashm\u00eb nuk duken t\u00eb jen\u00eb fushat e vetme nga t\u00eb cilat arratisen ata dhe pjesa tjet\u00ebr e klas\u00ebs m\u00eb t\u00eb kamur t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb. Sot, arratisja e tyre b\u00ebhet duke bartur familjen e jet\u00ebn personale fizikisht n\u00eb nj\u00eb lokacion tjet\u00ebr \u2013 n\u00eb lagjet e \u201cfshatrat\u201d luksoze p\u00ebrreth Prishtin\u00ebs.<\/p>\n<p>Para ca dit\u00ebsh, rastisa t\u00eb vizitoja nj\u00ebr\u00ebn nga k\u00ebto lagje e \u201cfshatra\u201d &#8211; oaza. Duke qen\u00eb se funksioni i secil\u00ebs prej tyre m\u00eb duket tejet i ngjash\u00ebm, emri i p\u00ebrve\u00e7\u00ebm nuk shoh t\u00eb ket\u00eb ndonj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi. Sht\u00ebpit\u00eb k\u00ebtu m\u00eb dukeshin t\u00eb gjitha nj\u00eblloj. Si p\u00ebr ironi, mendoja p\u00ebr kritik\u00ebn q\u00eb i b\u00ebhet \u00e7far\u00ebdo tentimi p\u00ebr organizim shoq\u00ebror nga posht\u00eb, me pretekstin p\u00ebr munges\u00eb t\u00eb individualizmit, rrjedhimisht imponimit t\u00eb uniformitetit. K\u00ebto p\u00ebrsiatje sa vinin e m\u00eb shtoheshin n\u00eb kok\u00eb gjersa n\u00ebp\u00ebr rrugica shihja bi\u00e7ikleta f\u00ebmij\u00ebsh q\u00eb nuk i prekte askush dhe askush nuk frik\u00ebsohej se ato mund t\u00eb humbnin, nj\u00ebjt\u00eb si\u00e7 nuk frik\u00ebsoheshin p\u00ebr sigurin\u00eb e sht\u00ebpive t\u00eb tyre, me \u00e7\u2019rast dyert mbaheshin t\u00eb hapura. K\u00ebtu nuk kishte hajdut\u00eb e pla\u00e7kit\u00ebs si ata nga Parisi. N\u00eb lagje kishte shkoll\u00eb e fush\u00eb sportive. Ndon\u00ebse nd\u00ebrtimet po vazhdonin, v\u00ebrehej aspirata p\u00ebr krijimin e fizionomis\u00eb s\u00eb plot\u00eb t\u00eb nj\u00eb qyteti brenda asaj lagjeje. Duke qen\u00eb se nuk marr shum\u00eb vesh nga arkitektura dhe urbanizimi, vet\u00ebm mund t\u00eb hamend\u00ebsoja se sa detaje t\u00eb tjera po m\u00eb p\u00ebrvidheshin teksa po ecja rrug\u00ebve q\u00eb mbanin emrat e Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs.<\/p>\n<p>Nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb e rrumbullak\u00ebsonte simbolikisht arratisjen nga realiteti n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jetojn\u00eb shumica e qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs. Banor\u00ebt e k\u00ebsaj lagjeje nuk ishin m\u00eb banor\u00eb t\u00eb \u201cMbret\u00ebresh\u00ebs Teut\u00eb\u201d apo \u201cAdem Jasharit\u201d. Ata tani banonin n\u00eb \u201cKaliforni,\u201d \u201cFlorid\u00eb,\u201d apo \u201cNju Jork.\u201d Dhe, nga \u201cKalifornia,\u201d \u201cFlorida,\u201d e \u201cNju Jorku\u201d p\u00ebr n\u00eb Prishtin\u00eb, me autobusin e lagjes, udh\u00ebtonin vet\u00ebm pun\u00ebtoret\/\u00ebt, kryesisht pastrueset q\u00eb punonin n\u00ebp\u00ebr k\u00ebto sht\u00ebpi uniforme. Ndon\u00ebse aeroporti p\u00ebr nj\u00eb linj\u00eb ajrore mungonte, makinat tok\u00ebsore p\u00ebr udh\u00ebtim nuk dukeshin t\u00eb ishin m\u00eb pak t\u00eb rehatshme.<\/p>\n<p>Tani, natyrisht se shum\u00ebkush mund t\u00eb mendoj\u00eb se n\u00eb vend se ta kritikojm\u00eb nj\u00eb standard t\u00eb till\u00eb jetese, ne duhet t\u00eb aspirojm\u00eb q\u00eb ta b\u00ebjm\u00eb t\u00eb till\u00eb t\u00ebr\u00eb Kosov\u00ebn. Theksimin e detajeve t\u00eb ndryshme dikush mund ta shoh\u00eb edhe si xhelozi apo lakmi. E madje dikush mund t\u00eb mendoj\u00eb se fakti se ata njer\u00ebz jetojn\u00eb n\u00eb at\u00eb oaz\u00eb \u00ebsht\u00eb fal\u00eb pun\u00ebs e djers\u00ebs s\u00eb tyre. Natyrisht, t\u00eb till\u00eb nuk e mohoj q\u00eb ka. Dhe, n\u00ebse dikush me pun\u00eb e me djers\u00eb ka arritur aty, nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb nuk besoj se i pengon ndokujt dhe nuk \u00ebsht\u00eb problematike.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb problematike \u00ebsht\u00eb me k\u00ebt\u00eb pjes\u00ebn tjet\u00ebr. Me k\u00ebt\u00eb q\u00eb n\u00eb \u201cUashington\u201d arriti t\u00eb shkoj\u00eb pasiq\u00eb ia mori vot\u00ebn, dikur p\u00ebr nj\u00eb thes miell, e m\u00eb pas p\u00ebr nj\u00eb vend pune n\u00eb PTK, atij q\u00eb sot jeton tek \u201cRruga U\u00c7K\u201d. Me at\u00eb, q\u00eb p\u00ebr t\u00eb jetuar n\u00eb rrug\u00ebn \u201cFiladelfia\u201d, dyqanet n\u00eb rrug\u00ebn \u201cPavar\u00ebsia\u201d i mbushi me \u201cBambi\u201d e \u201cMljeko\u201d. Me k\u00ebt\u00eb, q\u00eb p\u00ebr t\u00eb jetuar n\u00eb \u201cUajoming\u201d, rrug\u00ebn \u201cTrep\u00e7a\u201d e ndau n\u00eb dysh. Me at\u00eb, q\u00eb p\u00ebr ta nd\u00ebrtuar sht\u00ebpin\u00eb n\u00eb \u201cNevada\u201d, fabrik\u00ebn e privatizuar tek rruga \u201c1 Maji\u201d e shnd\u00ebrroi n\u00eb kazinon \u201cLas Vegas\u201d. Me k\u00ebt\u00eb, q\u00eb p\u00ebr t\u2019i d\u00ebrguar f\u00ebmij\u00ebt n\u00eb shkoll\u00ebn q\u00eb gjendet n\u00eb \u201cMassachusetts\u201d, n\u00eb universitetet publike instaloi \u201crregulloret e Teksasit\u201d. Pra, nuk \u00ebsht\u00eb problem se po feston Versailles-a, por problem \u00ebsht\u00eb se fatur\u00ebn po e paguan Parisi. Apo th\u00ebn\u00eb ndryshe, Elysiumi k\u00ebtu po b\u00ebhet sepse Toka po \u00e7\u2019b\u00ebhet.<\/p>\n<p>Dhe, natyrisht se n\u00ebse distanca mes Versailles-es e Parisit duket ve\u00e7 20 kilometra dhe koha p\u00ebr t\u00eb shkuar nga Toka n\u00eb Elysium duket ve\u00e7 30 minuta, ndikimi q\u00eb pat\u00ebn dhe vazhdojn\u00eb ta ken\u00eb ata q\u00eb sot jetojn\u00eb n\u00eb oaza, mbi realitetin n\u00eb Prishtin\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb leht\u00eb i duksh\u00ebm. Ata q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb oaza, shpesh perceptohen si t\u00eb zot\u00eb e me fat, nd\u00ebrsa ata q\u00eb jan\u00eb jasht\u00eb tyre perceptohen si dembel\u00eb e fatkeq\u00eb. Pra, n\u00eb fakt, oazat e tilla fizike jan\u00eb fasada q\u00eb n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb fshehin e n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr shp\u00ebrfaqin dallimet mes shtresave shoq\u00ebrore.<\/p>\n<p>Nj\u00eb diskutim i till\u00eb, ku fragmentimi i qytetit n\u00eb lagje t\u00eb tilla paraqet ndarjet e thella shoq\u00ebrore n\u00eb baz\u00eb t\u00eb gjendjes ekonomike t\u00eb familjeve n\u00eb ato lagje, \u00ebsht\u00eb diskutim i vazhduesh\u00ebm n\u00eb vendet tjera. P\u00ebr shembull, vendet si Baltimore n\u00eb Maryland (q\u00eb ndodhet m\u00eb pak se 65 kilometra larg Washington, DC) e shp\u00ebrfaqin m\u00eb s\u00eb miri nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb ku vet\u00ebm nj\u00eb rrug\u00eb me dy korsi e ndan nj\u00eb bllok luksoz me nj\u00eb lagje sht\u00ebpish t\u00eb ngjashme me favelat n\u00eb Brazil.<\/p>\n<p>Natyrisht se oazat e tilla nuk do t\u00eb ishin problem p\u00ebrderisa nuk do t\u2019ishin n\u00eb p\u00ebrmbajtje, rezultat e n\u00eb form\u00eb konkretizim fizik i ndarjeve t\u00eb shtresave shoq\u00ebrore. Ama, ato, n\u00eb t\u00eb shumt\u00ebn e rasteve, krijohen si zona arratisjeje p\u00ebr ata q\u00eb kan\u00eb gisht n\u00eb krijimin e nj\u00eb realiteti q\u00eb duhet ta duroj\u00eb pjesa m\u00eb e madhe e shoq\u00ebris\u00eb. Nd\u00ebrsa, banor\u00ebt e rinj t\u00eb Versailles-\u00ebs apo Elysium-it kan\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb s\u00eb paku gjumin ta b\u00ebjn\u00eb t\u00eb qet\u00eb n\u00eb \u201cKaliforni\u201d e \u201cNju Jork\u201d &#8211; vende k\u00ebto q\u00eb banor\u00ebt e Tok\u00ebs i vizitojn\u00eb ve\u00e7 si pastruese e sh\u00ebrb\u00ebtor\u00eb.<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Distanca e vog\u00ebl gjeografike mes dy vendeve mund ta krijoj\u00eb p\u00ebrshtypjen e gabuar p\u00ebr ngjashm\u00ebrin\u00eb mes tyre. Nd\u00ebrsa, dallimi i madh mes tyre po ashtu mund t\u00eb mos jet\u00eb edhe aq befasi, p\u00ebrderisa ato vende shihen si t\u00eb ndara nga nj\u00ebra-tjetra dhe pa ndonj\u00eb lidhshm\u00ebri mes banor\u00ebve t\u00eb tyre. Aq m\u00eb pak kur banor\u00ebt e [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":3,"featured_media":10653,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[1960,1081],"ppma_author":[97],"class_list":["post-3637","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-oazat","tag-prishtina"],"authors":[{"term_id":97,"user_id":0,"is_guest":1,"slug":"edison-jakurti","display_name":"Edison Jakurti","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/Edison-Jakurti.jpeg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/Edison-Jakurti.jpeg"},"user_url":"","last_name":"","first_name":"","description":"Edison Jakurti \u00ebsht\u00eb doktorant i shkencave ekonomike n\u00eb Freie Universit\u00e4t Berlin. M\u00eb her\u00ebt ai i ka p\u00ebrfunduar studimet e nivelit master p\u00ebr politikat e zhvillimit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, me fokus n\u00eb ekonomiksin aplikativ, n\u00eb Duke University, dhe studimet themelore n\u00eb drejtimin ekonomiks dhe statistik\u00eb n\u00eb R.I.T. Ka punuar si asistent hulumtues dhe asistent ligj\u00ebrues n\u00eb Duke University, si dhe k\u00ebshilltar n\u00eb Bank\u00ebn Bot\u00ebrore."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3637","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3637"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3637\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10654,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3637\/revisions\/10654"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/10653"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3637"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3637"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3637"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=3637"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}