{"id":3643,"date":"2017-08-11T12:57:54","date_gmt":"2017-08-11T10:57:54","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=3643"},"modified":"2024-11-14T11:44:03","modified_gmt":"2024-11-14T09:44:03","slug":"interpol-rendesia-e-anetaresimit-dhe-angazhimi-i-diplomacise-kosovare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/interpol-rendesia-e-anetaresimit-dhe-angazhimi-i-diplomacise-kosovare\/","title":{"rendered":"INTERPOL: R\u00ebnd\u00ebsia e an\u00ebtar\u00ebsimit dhe angazhimi i diplomacis\u00eb kosovare"},"content":{"rendered":"<p class=\"news-up\"><span style=\"font-size: 16px;\">Interpol \u00ebsht\u00eb organizata m\u00eb e madhe e policis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, e\u00a0\u00a0p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb raste t\u00eb ndryshme, nga krimet e pasaportave t\u00eb vjedhura e t\u00eb p\u00ebrdorura n\u00eb fluturimin e zhdukur te Malaysia Airlians, hetimet p\u00ebr gjetjen e nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb rr\u00ebmbyer nigerian\u00eb, e shum\u00eb hetime tjera t\u00eb njohura n\u00eb bot\u00eb.<\/span><\/p>\n<div class=\"news-down\">\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Nj\u00eb rast i ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb t\u00eb cilin ka qen\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb Interpoli ishte ai i qytetarit kosovar, Haki Alimi, i cili \u00ebsht\u00eb akuzuar p\u00ebr trafikim t\u00eb qenieve njer\u00ebzore.\u00a0Alimi ishte k\u00ebrkuar n\u00ebnt\u00eb vjet me radh\u00eb nga UNMIK-u, pasi q\u00eb\u00a0p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr ishte d\u00ebnuar nga Gjykata e Gjilanit. Ai ishte arrestuar n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb pik\u00ebn kufitare Kapshtic\u00eb gjat\u00eb kontrollit t\u00eb pasaport\u00ebs, ku punonj\u00ebsit e Policis\u00eb Kufitare arrit\u00ebn ta identifikojn\u00eb, pasi q\u00eb n\u00eb sistemin e k\u00ebrkimit t\u00eb Interpolit rezultoi si i k\u00ebrkuar n\u00eb nivel nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Sot, Kosova ka mbetur i vetmi shtet nga Ballkani, i cili \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb jasht\u00eb organizat\u00ebs Interpol.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\"><strong>P\u00ebrfitimet e Kosov\u00ebs nga an\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb Interpol<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Interpoli u formua n\u00eb\u00a0vitin 1923, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb nxis\u00eb bashk\u00ebpunimin nd\u00ebrkomb\u00ebtar policor. Misioni par\u00ebsor i saj \u00ebsht\u00eb ndalimi i nj\u00eb s\u00ebr\u00eb aktivitetesh kriminale nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Roli kryesor i Interpolit n\u00eb shumic\u00ebn e operacioneve \u00ebsht\u00eb t\u00eb funksionoj\u00eb si nj\u00eb qend\u00ebr informacioni, duke ruajtur baz\u00ebn e t\u00eb dh\u00ebnave kriminale nd\u00ebrkomb\u00ebtare, duke leht\u00ebsuar kontaktet midis forcave t\u00eb policis\u00eb t\u00eb shteteve t\u00eb ndryshme.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Aktualisht, ballafaqimi i Kosov\u00ebs me krime t\u00eb ndryshme, n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve, p\u00ebrfshijn\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb shtrihen p\u00ebrtej juridiksionit t\u00eb institucioneve gjegj\u00ebse. Sot, p\u00ebrderisa flitet dhe pritet q\u00eb t\u00eb merret nj\u00eb vendimi p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin e Kosov\u00ebs n\u00eb Interpol, duhet cekur se \u00e7ka do t\u2019i sjell\u00eb Kosov\u00ebs ky an\u00ebtar\u00ebsim?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">-Aft\u00ebsia unike e k\u00ebsaj organizate p\u00ebr t\u00eb shk\u00ebmbyer informata si dhe p\u00ebrvoja t\u00eb nevojshme p\u00ebr t\u00eb ndjekur kriminel\u00ebt q\u00eb arratisen p\u00ebrtej kufijve. Ky an\u00ebtar\u00ebsim p\u00ebr kosovar\u00ebt do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb mos presin n\u00ebnt\u00eb vjet p\u00ebr zbardhjen e krimeve dhe kapjen e kriminel\u00ebve, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb rasti i Alimit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">-Qasja n\u00eb informacione nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb nevojshme p\u00ebr autoritetet policore, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb pikat e kontrollit kufitar, ku do t\u00eb identifikoheshin me sukses individ\u00ebt e dyshuar dhe ku do t\u2019u mund\u00ebsoheshin autoriteteve policore q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmarrin veprimet e duhura n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">-An\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb Interpol n\u00ebnkupton gjithashtu q\u00eb UNMIK-u nuk do t\u00eb p\u00ebrgjigjet m\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn, por Kosova, do t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsohet nga institucionet p\u00ebrkat\u00ebse, pra do t\u00eb ishte nj\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb Kosova ta d\u00ebshmoj\u00eb edhe nj\u00ebher\u00eb jo vet\u00ebm gatishm\u00ebrin\u00eb, por edhe aft\u00ebsin\u00eb e saj p\u00ebr t\u00eb kontribuar n\u00eb sigurin\u00eb rajonale dhe globale.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">-P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, an\u00ebtar\u00ebsimi i shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Interpol \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr popullin e Kosov\u00ebs, sepse n\u00eb momentin kur an\u00ebtar\u00ebsohet, t\u00eb gjitha t\u00eb dh\u00ebnat do t\u00eb merren nga policia e Kosov\u00ebs, nga sh\u00ebrbimet sekrete t\u00eb saj.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">-Shfuqizimi i t\u00eb dh\u00ebnave q\u00eb vin\u00eb nga policia dhe sh\u00ebrbimeve sekrete t\u00eb Serbis\u00eb. Rastet t\u00eb shumta konkrete kemi me arrestimin nga Interpol-i i ushtar\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, ku hyn dhe rasti i fundit, arrestimi i komandantit t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, Ramush Haradinaj, q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb Franc\u00eb, i cili pastaj \u00ebsht\u00eb liruar si i pafajsh\u00ebm. Ky arrestim \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me urdhrin e Policis\u00eb s\u00eb Serbis\u00eb, p\u00ebrkat\u00ebsisht t\u00eb autoriteteve shtet\u00ebrore t\u00eb Serbis\u00eb, edhe pse\u00a0Kosova kishte k\u00ebrkuar disa her\u00eb nga Interpol q\u00eb mos t\u2019i marr\u00eb parasysh\u00a0fletarrestimet e l\u00ebshuara nga autoritetet e Serbis\u00eb p\u00ebr qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs. Prandaj themi se\u00a0an\u00ebtar\u00ebsimi i Kosov\u00ebs n\u00eb Interpol do t\u2019i jepte fund loj\u00ebs s\u00eb Serbis\u00eb p\u00ebrmes Interpolit p\u00ebr t\u00eb d\u00ebmtuar Kosov\u00ebn dhe qytetar\u00ebt e saj.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\"><strong>Diplomacia e Kosov\u00ebs p\u00ebr\u00a0Interpol-in dhe m\u00ebsimet nga e kaluara<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">K\u00ebrkesa e Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u2019u an\u00ebtar\u00ebsuar n\u00eb Interpol do t\u00eb shqyrtohet n\u00eb agjend\u00ebn e Asambles\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme q\u00eb do t\u00eb zhvillohet n\u00eb Pekin t\u00eb Kin\u00ebs, m\u00eb dat\u00ebn 26 deri m\u00eb 29 shtator 2017. Duhet cekur q\u00eb pranimi apo jo i Kosov\u00ebs n\u00eb Interpol kryesisht varet nga lobimi (ndikimi p\u00ebr t\u2019u miratuar apo jo nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb e till\u00eb), q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb her\u00ebt me shtetet partnere si dhe imazhi q\u00eb ka aktualisht policia e Kosov\u00ebs. P\u00ebr t\u2019u pranuar apo an\u00ebtar\u00ebsuar n\u00eb Interpol, Kosov\u00ebs i duhen votat e dy t\u00eb tretat e shteteve t\u00eb pranishme q\u00eb votojn\u00eb p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin e saj.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Kosova ballafaqohet me lobimin e Serbis\u00eb kund\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb k\u00ebto organizata, prandaj, p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e Interpolit, k\u00ebrkohen angazhime e p\u00ebrpjekje t\u00eb m\u00ebdha, madje edhe koh\u00eb m\u00eb e gjat\u00eb.\u00a0Dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, sipas gazet\u00ebs \u201cBlic\u201d dhe njoftimeve t\u00eb t\u00eb gjitha medieve kosovare, Serbia tashm\u00eb ka formuar grupin\u00a0punues, i cili p\u00ebrb\u00ebhet nga Ministria e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme, Ministria e Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme dhe e ashtuquajtura Zyr\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn, e cila ka q\u00ebllim t\u00eb loboj\u00eb kund\u00ebr Kosov\u00ebs. Megjithat\u00eb, problemi i mos an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Kosov\u00ebs nuk q\u00ebndron vet\u00ebm tek pengesat q\u00eb vin\u00eb nga Serbia, por edhe nga shtetet aleate t\u00eb shtetit Serb\u00eb q\u00eb e p\u00ebrkrahin dhe mb\u00ebshtesin at\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Sa i p\u00ebrket lobimit, ekipi diplomatik Kosovar (me shpres\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ekip punues edhe pse askund nuk figuron q\u00eb egziston apo n\u00ebse egziston kush e p\u00ebrben at\u00eb ekip punues), q\u00eb merret me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, duhet t\u00eb konsideroj\u00eb dhe te marr\u00eb m\u00ebsim nga ajo \u00e7ka ndodhi ne UNESCO. P\u00ebr shembull, an\u00ebtar\u00ebsimi i Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb refuzuar nga 50 shtete, 29 abstenime dhe 92 n\u00eb favor t\u00eb saj.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Fillimisht, p\u00ebr nj\u00eb lobim t\u00eb suksessh\u00ebm \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi q\u00eb t\u00eb analizohet votimi n\u00eb organizat\u00ebn e fundit dhe t\u00eb analizohet \u00e7ka shkoi huq. \u00cbsht\u00eb e ditur se\u00a015 shtete q\u00eb e kan\u00eb njohur Kosov\u00ebn, nuk e p\u00ebrkrah\u00ebn q\u00eb t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb organizat\u00eb.\u00a0Kolumbia, Antigua dhe Barbuda, Burundi, Unioni i Komoreve, Egjipti, Japonia, Polonia, Guinea Bisau, Mauritania, Mikronezia, Peru, Koreja e Jugut, Sau Tome dhe Principe, Sualizandi dhe Uganda, t\u00eb cilat koh\u00eb m\u00eb par\u00eb i kan\u00eb dor\u00ebzuar kredencialet dhe e kan\u00eb njohur Kosov\u00ebn si shtet t\u00eb pavarur, n\u00eb UNESCO ose votuan kund\u00ebr, ose abstenuan, ose zgjodh\u00ebn t\u00eb dalin jasht\u00eb sall\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Nj\u00eb nd\u00ebr abstenimet ka qen\u00eb edhe ai i shtetit t\u00eb Japonis\u00eb, i cili p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb \u00ebsht\u00eb par\u00eb si mb\u00ebshtet\u00ebse e fuqishme e Kosov\u00ebs n\u00eb UN dhe paraqitej me nj\u00eb got\u00eb vere t\u00eb Rahovecit, p\u00ebrderisa e p\u00ebrshkruante gjendjen aktuale n\u00eb Kosov\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">\u00c7ka e shtyri Japonin\u00eb q\u00eb t\u00eb abstenoj\u00eb lidhur me \u00e7\u00ebshtjen e Kosov\u00ebs t\u00eb pranohet apo jo n\u00eb UNESCO? A do t\u00eb thot\u00eb kjo q\u00eb shtetet q\u00eb e kan\u00eb njohur Kosov\u00ebn tashm\u00eb e kan\u00eb humbur\u00a0kredibilitetin e njoh\u00ebsit t\u00eb saj si shtet i pavarur, apo nuk kishte diplomaci t\u00eb mjaftueshme?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">\u00cbsht\u00eb gjithashtu e kuptueshme se mungesa e njohjes nga pes\u00eb shtetet brenda BE-s\u00eb dhe mungesa e njohjeve t\u00eb disa\u00a0shteteve\u00a0t\u00eb OKB-s\u00eb, t\u00eb cilat mund ta pengojn\u00eb progresin e an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb\u00a0\u00a0Kosov\u00ebs n\u00eb Interpol, paraqet problem mjaft serioz p\u00ebr Kosov\u00ebn, mir\u00ebpo p\u00ebr shtetet t\u00eb cilat na kan\u00eb njohur, votimi i tyre \u00ebsht\u00eb n\u00eb duart e diplomacis\u00eb son\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, diplomat\u00ebt e Kosov\u00ebs duhet t\u00eb gjejn\u00eb\u00a0em\u00ebrues t\u00eb\u00a0p\u00ebrbashk\u00ebt me shtetet, t\u00eb\u00a0cilat p\u00ebrfitojn\u00eb\u00a0nga an\u00ebtar\u00ebsimi i Kosov\u00ebs n\u00eb\u00a0Interpol dhe t\u00eb\u00a0p\u00ebrdorin si argument pse t\u00eb votojn\u00eb\u00a0pro Kosov\u00ebs.\u00a0Tashm\u00eb ve\u00e7 dihet q\u00eb Kosova \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend transit i vendosur n\u00eb<strong>\u00a0\u201cRrug\u00ebn e Ballkanit\u201d\u00a0<\/strong><em>(Balkan Route)<\/em>\u00a0n\u00ebp\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn edhe b\u00ebhet trafikimi me i madh i heroin\u00ebs q\u00eb vjen nga Afganistani n\u00eb Evrop\u00eb. Andaj, si\u00e7 theksuam m\u00eb lart, an\u00ebtar\u00ebsimi do t\u00eb mund\u00ebsonte luftimin me efikasitet t\u00eb madh t\u00eb trafikimit te drog\u00ebs, pra do t\u00eb mbyllte, t\u00eb thuash, plot\u00ebsisht\u00a0<strong>\u201cRrug\u00ebn e Ballkanit\u201d<\/strong>,\u00a0q\u00eb\u00a0\u00ebsht\u00eb nj\u00eb\u00a0nd\u00ebr vrimat e zeza kryesore q\u00eb i p\u00ebr\u00e7on krimet\u00a0drejt tregut t\u00eb synuar evropian.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Kosova, duke mos qen\u00eb\u00a0pjes\u00eb\u00a0e Interpol-it,\u00a0\u00ebsht\u00eb\u00a0b\u00ebr\u00eb shum\u00eb\u00a0t\u00ebrheq\u00ebse\u00a0edhe p\u00ebr kriminel\u00eb, t\u00eb\u00a0cil\u00ebt e din\u00eb\u00a0q\u00eb\u00a0nj\u00eb shtet pa bashk\u00ebpunim me organizatat rajonale dhe bot\u00ebrore, nuk ka kapacitet p\u00ebr ndjekjen dhe amortizimin e krimit. Kosova nuk\u00a0\u00ebsht\u00eb\u00a0n\u00eb\u00a0gjendje t\u00eb\u00a0ofroj\u00eb\u00a0informata, nuk komunikon\/bashk\u00ebpunon me shtetet tjera, prandaj, si rezultat i k\u00ebsaj, veqse \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnderruar n\u00eb nj\u00eb\u00a0streh\u00eb\u00a0t\u00eb sigurt p\u00ebr krimin e organizuar, q\u00eb m\u00eb\u00a0pastaj k\u00ebrcenon sigurin\u00eb edhe t\u00eb vendeve Evropiane.<\/span><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">______________<\/span><br \/>\n<span style=\"font-size: 16px;\"><em>Ky artikull \u00ebsht\u00eb kontribut ndaj projektit TLP Citizens Corps. V\u00ebshtrimet dhe opinionet e shprehura n\u00eb k\u00ebt\u00eb artikull i takojn\u00eb autor\u00ebve dhe nuk i reflektojm\u00eb medoemos politikat dhe q\u00ebndrimet zyrtare t\u00eb TLP Citizens Corps. Supozimet e b\u00ebra brenda analiz\u00ebs gjithashtu nuk reflektojn\u00eb q\u00ebndrimin e cilitdo entitet qeveritar.<\/em><\/span><\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Interpol \u00ebsht\u00eb organizata m\u00eb e madhe e policis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, e\u00a0\u00a0p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb raste t\u00eb ndryshme, nga krimet e pasaportave t\u00eb vjedhura e t\u00eb p\u00ebrdorura n\u00eb fluturimin e zhdukur te Malaysia Airlians, hetimet p\u00ebr gjetjen e nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb rr\u00ebmbyer nigerian\u00eb, e shum\u00eb hetime tjera t\u00eb njohura n\u00eb bot\u00eb. Nj\u00eb rast i ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb t\u00eb cilin ka qen\u00eb [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":77,"featured_media":10282,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[1738,725,664,1584,1465],"ppma_author":[87],"class_list":["post-3643","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-interpol","tag-kla","tag-kosovo","tag-unesco","tag-unmik"],"authors":[{"term_id":87,"user_id":77,"is_guest":0,"slug":"zana-idrizi","display_name":"Zana Idrizi","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-7-4.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-7-4.jpg"},"user_url":"","last_name":"Idrizi","first_name":"Zana","description":"E diplomuar p\u00ebr Siguri nd\u00ebrkomb\u00ebtare-niveli master n\u00eb Universitetin e Denverit,SHBA "}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3643","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/77"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3643"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3643\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10287,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3643\/revisions\/10287"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/10282"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3643"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3643"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3643"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=3643"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}