{"id":3656,"date":"2017-08-23T10:32:38","date_gmt":"2017-08-23T08:32:38","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=3656"},"modified":"2024-10-18T14:42:32","modified_gmt":"2024-10-18T12:42:32","slug":"demensia-digjitale-dhe-media-ne-kosove","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/opinion\/demensia-digjitale-dhe-media-ne-kosove\/","title":{"rendered":"Demensia digjitale dhe media n\u00eb Kosov\u00eb"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<h3>Demensia digjitale dhe media n\u00eb Kosov\u00eb<\/h3>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p>Tanim\u00eb media po kalon n\u00eb format elektronike duke mos i dh\u00ebn\u00eb kuptim arkivit dhe ruajtjes s\u00eb materialeve sikurse disa dekada m\u00eb par\u00eb. Digjitalizimi q\u00eb po ndodh nuk ka efekt vet\u00ebm n\u00eb aspektin teknologjik, por ndikon median dhe lajmet si pjesa m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e q\u00ebllimit t\u00eb medias edhe n\u00eb aspektin ideologjik dhe profesional. Por a funksionon audienca dhe shoq\u00ebria n\u00eb p\u00ebrgjigje ndaj lajmit dhe produkteve mediale edhe tani sikurse para disa dekadave dhe si ndikon ky digjitalizim i mediave n\u00eb memorien kolektive t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi?<\/p>\n<p>S\u00eb pari duhet sqaruar se ndikimi i mediave sa vjen e po zbehet n\u00eb Kosov\u00eb dhe kjo n\u00eb parim \u00ebsht\u00eb pasoj\u00eb e joprofesionalizmit t\u00eb mediave dhe e mbulimit sip\u00ebrfaq\u00ebsor t\u00eb ngjarjeve duke u fokusuar vet\u00ebm n\u00eb aspektin protokollar t\u00eb lajmeve (<a href=\"http:\/\/www.cco.regener-online.de\/2009_2\/pdf\/andresen.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">shih Andresen 2015<\/a>) dhe k\u00ebshtu duke e ndjekur agjend\u00ebn politike n\u00eb vend se t\u00eb krijojn\u00eb agjend\u00eb politike. Ndikimi i mediave gjithashtu \u00ebsht\u00eb si rezultat i k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr shpejt\u00ebsi marramend\u00ebse t\u00eb publikimit t\u00eb lajmit. Kjo v\u00ebrehet edhe n\u00eb shumic\u00ebn e portaleve n\u00eb raste kur gazetar\u00ebt listat e ndryshme t\u00eb kandidaturave politike nga p\u00ebrtesa p\u00ebr t\u2019i shkruar p\u00ebrs\u00ebri emrat e l\u00ebshuar n\u00eb publik nga informuesit q\u00ebi \u00a0fotografojn\u00eb k\u00ebto lista, e publikojn\u00eb fotografin\u00eb dhe teksti i lajmit shum\u00eb rrall\u00eb tejkalon disa rreshta. Pastaj arsye tjera p\u00ebr zbehjen e besimit n\u00eb lajme t\u00eb mediave t\u00eb reja \u00ebsht\u00eb edhe mosverifikimi i lajmeve. Shum\u00eb rrall\u00eb, gazetar\u00ebt i kushtojn\u00eb kujdes lajmit t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, por publikojn\u00eb lajme t\u00eb\u00a0 \u201cstilit t\u00eb faqeve roz\u00eb\u201d edhe kur \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr afera korruptive, skandale, raportime n\u00eb zgjedhje, raportime nga gjykatat dhe forma t\u00eb tjera t\u00eb lajmeve. Shembulli i fundit i gjetjes s\u00eb emrit t\u00eb kryetarit t\u00eb Mitrovic\u00ebs n\u00eb nj\u00eb list\u00eb t\u00eb student\u00ebve t\u00eb diplomuar, i b\u00ebr\u00eb lajm fare n\u00eb fund, tregonte me nj\u00eb fjali se kryetari ka bashk\u00ebpunim me kolegjin n\u00eb fjal\u00eb n\u00eb fusha t\u00eb ndryshme duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe se student\u00ebt e k\u00ebsaj shkolle kan\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb kryejn\u00eb praktika pune n\u00eb Komun\u00ebn e Mitrovic\u00ebs. N\u00eb fakt, shum\u00eb pak iu dha r\u00ebnd\u00ebsi k\u00ebtij aspekti t\u00eb lajmit dhe lajmi u shp\u00ebrnda si \u201cdiplomimi i kryetarit\u201d dhe reagimet n\u00eb media sociale ishin vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt.<\/p>\n<p>Fatkeq\u00ebsisht lajmet e tilla p\u00ebrfundojn\u00eb n\u00eb arkiv\u00ebn e pafund dhe gjasat q\u00eb t\u00eb rishikohen nga media jan\u00eb po aq sa dalja nga realiteti virtual n\u00eb Matrix (film produksion i Hollywoodit p\u00ebr realitetin virtual dhe jet\u00ebn paralele n\u00eb disa realitete). Harresa digjitale \u00ebsht\u00eb tanim\u00eb edhe m\u00eb e shprehur sesa harresa reale e para disa dekadave. P\u00ebrderisa n\u00eb vitet 90-ta, nj\u00eb nd\u00ebr d\u00ebshmit\u00eb e pranuara n\u00eb institucionet dhe gjykatat nga shtetet evropiane p\u00ebr Kosov\u00ebn ishin shkrimet e Bujkut, Koh\u00ebs Ditore dhe mediave t\u00eb tjera gjysm\u00eb formale; sot shkrimet dhe skandalet e raportuara nga portalet dhe mediat n\u00eb Kosov\u00eb nuk kan\u00eb kredibilitetin as t\u00eb gazetar\u00ebve t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtave redaksi, se l\u00ebre m\u00eb t\u00eb publikut dhe m\u00eb gjer\u00eb.<\/p>\n<p>Demensia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb version i s\u00ebmundjes s\u00eb Alzheimerit q\u00eb karakterizohet me\u00a0 konfuzion, keqorientim, humbje t\u00eb memories deri n\u00eb \u201chumbje t\u00eb mendjes\u201d nd\u00ebrsa \u2018demensia digjitale\u2019 \u00ebsht\u00eb term i iniciuar nga neuropsikiatri gjerman Manfred Spitzer, i cili e p\u00ebrdor k\u00ebt\u00eb term q\u00eb t\u00eb p\u00ebrshkruaj\u00eb nj\u00eb p\u00ebrdorim t\u00eb tep\u00ebrt t\u00eb teknologjis\u00eb \u2013 rezultat i s\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb humbja e aft\u00ebsive njoh\u00ebse. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, p\u00ebrdorimi shum\u00eb i madh i teknologjis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb kombinim me edukimin e dob\u00ebt me pothuajse pa mendim kritik, ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb humbim edhe pak at\u00eb \u201caft\u00ebsi njoh\u00ebse\u201d q\u00eb kishim duke marr\u00eb parasysh edhe volumin e materialit q\u00eb e marrim dhe n\u00eb vend se t\u00eb merremi me problemet q\u00eb raportohen n\u00eb media. Ky kombinim zakonisht, b\u00ebn q\u00eb lexuesit t\u00eb hedhim pas shpine secilin raport pa e analizuar dhe menduar n\u00eb m\u00ebnyre kritike, sepse kemi raportime t\u00eb tjera q\u00eb presin n\u00eb radh\u00eb p\u00ebr t\u2019u lexuar.<\/p>\n<p>Pra, mund\u00ebsia teknologjike \u00ebsht\u00eb e lart\u00eb nd\u00ebrsa edukimi medial \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i ul\u00ebt. N\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb, i gjith\u00eb Ballkani ka nj\u00eb dep\u00ebrtim t\u00eb lart\u00eb t\u00eb internetit n\u00eb sht\u00ebpi dhe popullat\u00eb por Kosova, sipas\u00a0<a href=\"http:\/\/www.mfa-ks.net\/repository\/docs\/STIKK_raport_eng_2013_short_web.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Asociacionit p\u00ebr Teknologji Informative dhe Komunikim<\/a>\u00a0ka nj\u00eb dep\u00ebrtim t\u00eb internetit deri n\u00eb 84.8 % n\u00eb sht\u00ebpi nd\u00ebrsa n\u00eb baz\u00eb t\u00eb p\u00ebrdoruesve rreth 76.6%. N\u00eb Kosov\u00eb ka mesatarisht 9 rrjete interneti (wi-fi) p\u00ebr secilin kilomet\u00ebr t\u00eb rrug\u00ebve regjionale. Nd\u00ebrsa n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr edukimi medial pothuajse nuk ekziston n\u00eb shkolla. Para disa viteve \u201cedukimi medial\u201d ka filluar t\u00eb jepet si l\u00ebnd\u00eb vet\u00ebm n\u00eb nivelin universitar.<\/p>\n<p>Kjo vlen p\u00ebr Ballkanin n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, k\u00ebshtu duke e jet\u00ebsuar th\u00ebnien e pakonfirmuar t\u00eb Churchill-it se \u201cBallkani prodhon m\u00eb shum\u00eb histori se \u00e7\u2019mund t\u00eb konsumoj\u00eb\u201d dhe posa\u00e7\u00ebrisht p\u00ebr Kosov\u00ebn, se media e Kosov\u00ebs prodhon m\u00eb shum\u00eb histori sesa \u00e7\u2019mund t\u00eb konsumoj\u00eb shoq\u00ebria e saj. Demensia digjitale \u00ebsht\u00eb s\u00ebmundja q\u00eb ka kapluar shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb ku skandalet, korrupsioni, aferat, d\u00ebshtimet, sukseset dhe atribuimet tjera pozitive apo negative harrohen si t\u00eb mos ndodhin, n\u00ebse nuk jan\u00eb p\u00ebr koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb \u201cagjend\u00ebn e portaleve\u201d, q\u00eb s\u00eb paku n\u00eb zgjedhjet e fundit kan\u00eb treguar se edhe mund t\u00eb vendosin fituesin e zgjedhjeve.<\/p>\n<p>Af\u00ebrsisht, demensia digjitale i dha indikacionet e para gjat\u00eb zgjedhjeve t\u00eb parakohshme n\u00eb komun\u00ebn e Drenasit, por edhe n\u00eb zgjedhjet nacionale. N\u00eb zgjedhjet n\u00eb Komun\u00ebn e Drenasit, indikacioni i par\u00eb ishte \u2018humorizimi i lajmeve\u2019 p\u00ebr kandidat\u00ebt p\u00ebr kryetar komune dhe n\u00eb ve\u00e7anti me rastin e Ramiz Lladrovcit kur tha se \u201cForca e b\u00ebn fuqin\u00eb o Adriatik\u201d dhe e t\u00ebr\u00eb fushata n\u00eb media pastaj u fokusua n\u00eb k\u00ebt\u00eb fragment derisa edhe Lladrovci e shfryt\u00ebzonte k\u00ebt\u00eb \u201cslogan\u201d n\u00eb media sociale. Kjo b\u00ebri t\u00eb harrohen temat e r\u00ebnd\u00ebsishme nga fushata si\u00e7 \u00ebsht\u00eb ekonomia, politika, varf\u00ebria, pun\u00ebsimi, luftimi i korrupsionit, planet strategjike, investimet kapitale, politikat kadrovike dhe t\u00eb tjera. Demensia digjitale edhe nj\u00eb her\u00eb gllab\u00ebroi t\u00eb gjitha k\u00ebto aspekte t\u00eb cilat do t\u00eb duhej t\u00eb raportoheshin dhe mbahen mend pak m\u00eb shum\u00eb sesa qes\u00ebndia publike e mediave me slloganin anomik t\u00eb lindur pa ndonj\u00eb plan.<\/p>\n<p>Demensia digjitale si fenomen i ri po kaplon edhe Kosov\u00ebn n\u00eb aspekte t\u00eb tjera t\u00eb produkteve mediale. Keqp\u00ebrdorimet nga sektori privat dhe shkelja flagrante e t\u00eb drejtave t\u00eb pun\u00ebtor\u00ebve, korrupsioni n\u00eb nivelin lokal t\u00eb qeverisjes, abuzimet n\u00eb Qendr\u00ebn Klinike dhe Universitare dhe kushtet e tmerrshme n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi, si dhe temat e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr qytetarin e r\u00ebndomt\u00eb mbijetojn\u00eb sa flluska e sapunit n\u00eb mediat digjitale dhe pastaj i p\u00ebrpin demensia digjitale e koh\u00ebs.<\/p>\n<p>Mungesa e edukimit medial n\u00eb shkolla fillore dhe t\u00eb mesme kontribuon shum\u00eb n\u00eb aspektin e demensias digjitale dhe e b\u00ebn audienc\u00ebn edhe m\u00eb jokritike, p\u00ebrtace dhe n\u00eb fund edhe t\u00eb painformuar drejt p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vendime. Pjes\u00ebmarrja politike pa informim t\u00eb drejt\u00eb sjell nj\u00eb idiokraci tragjike p\u00ebr demokracin\u00eb e re si \u00ebsht\u00eb Kosova.<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Demensia digjitale dhe media n\u00eb Kosov\u00eb Tanim\u00eb media po kalon n\u00eb format elektronike duke mos i dh\u00ebn\u00eb kuptim arkivit dhe ruajtjes s\u00eb materialeve sikurse disa dekada m\u00eb par\u00eb. Digjitalizimi q\u00eb po ndodh nuk ka efekt vet\u00ebm n\u00eb aspektin teknologjik, por ndikon median dhe lajmet si pjesa m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e q\u00ebllimit t\u00eb medias edhe n\u00eb [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":29,"featured_media":8396,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[976],"ppma_author":[40],"class_list":["post-3656","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinion","tag-media"],"authors":[{"term_id":40,"user_id":29,"is_guest":0,"slug":"abit-hoxha","display_name":"Abit Hoxha","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/abith_profil.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/abith_profil.jpg"},"user_url":"","last_name":"Hoxha","first_name":"Abit","description":"Abit Hoxha \u00ebsht\u00eb hulumtues dhe doktorant n\u00eb Universitetin Ludwig Maximilian n\u00eb Mynih t\u00eb Gjermanis\u00eb, ku \u00ebsht\u00eb p\u00ebrqendruar n\u00eb krahasim t\u00eb prodhimit t\u00eb lajmeve n\u00eb konflikte. Ai \u00ebsht\u00eb autor i disa publikimeve shkencore n\u00eb revista akademike dhe nj\u00eb libri p\u00ebr raportimin e mediave gjat\u00eb dhe pas luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb. Ka p\u00ebrfunduar studimet n\u00eb Shkenc\u00eb Politike, Gazetari dhe Politika t\u00eb Mbrojtjes, Zhvillimit dhe Diplomaci n\u00eb Kosov\u00eb dhe Angli. Abiti \u00ebsht\u00eb aktiv n\u00eb fush\u00ebn e hulumtimeve t\u00eb gazetaris\u00eb, medias, siguris\u00eb, konfliktit dhe l\u00ebvizjeve sociale, \u00ebsht\u00eb hulumtues i jasht\u00ebm n\u00eb Qendr\u00ebn Kosovare p\u00ebr Studime t\u00eb Siguris\u00eb dhe kontribuon p\u00ebr media nd\u00ebrkomb\u00ebtare."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3656","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/29"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3656"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3656\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8763,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3656\/revisions\/8763"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8396"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3656"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3656"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3656"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=3656"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}