{"id":3680,"date":"2017-09-16T13:59:00","date_gmt":"2017-09-16T11:59:00","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=3680"},"modified":"2024-10-31T14:33:13","modified_gmt":"2024-10-31T12:33:13","slug":"dy-fjale-per-lotet-e-tij","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/dy-fjale-per-lotet-e-tij\/","title":{"rendered":"Dy fjal\u00eb p\u00ebr lot\u00ebt e tij"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Kur dikush fol\u00eb p\u00ebr grat\u00eb e p\u00ebrdhunume gjat\u00eb luft\u00ebs, mjafton me ken\u00eb ve\u00e7 pak njeri, q\u00eb me e kuptue se tema nuk t\u2019len vend p\u00ebr lotin tand me u vnu mbi shpatullat e tyne e me ju gjujt\u00eb lexuesit ky imazh pastaj, si portret i dhembshunis\u00eb tande, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb proces vlon prej paragjykimeve dhe nuk ban as p\u00ebrpjekjen ma t\u00eb vog\u00ebl p\u00ebrmes vetes, me i lan\u00eb me fol\u00eb ato.<\/span><\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<p>Berat Buzhala, n\u00eb shkrimin e tij &#8220;Nuk kisha takuar kurr\u00eb gra t\u00eb dhunuara n\u00eb luft\u00eb. Sot qam\u00eb s\u00eb bashku&#8221; t\u00eb botuem n\u00eb Gazet\u00ebn Express, ma shum se \u00e7ashtjen e grave t\u00eb p\u00ebrdhunume gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, sjell n\u00eb pah fenomenin e protagonizimit, q\u00eb me ndihm\u00eb t\u00eb fejsbukut u ba e leht\u00eb, dhe n\u00ebnkupton, pavar\u00ebsisht q\u00eb s&#8217;di \u00e7ka thue, me hy n&#8217;valle me trendet tematike t\u00eb koh\u00ebs, sepse rr\u00ebfimi yt t&#8217;sheh, ty autorin, si protagonist. Tjerat, e k\u00ebtu hyjn\u00eb tana temat, tregohen p\u00ebr me i dhan\u00eb kuptim ekzistenc\u00ebs tande si personazh.<\/p>\n<p>E trend asht ba gjithashtu me derdh\u00eb lot, ose ma sakt\u00eb me kallxu q\u00eb ke kajt\u00eb p\u00ebr me e ba edhe viktim\u00ebn me ndje me ty. N\u00ebse kjo nuk e kthen v\u00ebmendjen ndaj teje, a thu \u00e7ka kish mujt\u00eb me e kthy? Trend asht ba me keqp\u00ebrdor\u00eb autoritetin, me e n\u00ebnvler\u00ebsu lexuesin, ose me e njoft\u00eb qaq mir\u00eb sa mos me ta ni p\u00ebr te, e mos me u lodh\u00eb as me lexue \u00e7ka citon.<br \/>\nPik\u00ebrisht me nji citim t\u00eb till\u00eb, prej librit t\u00eb Tolstoit &#8216;Ana Karenina&#8217; q\u00eb thot k\u00ebshtu: &#8220;<em>Familjet e lumtura jan\u00eb nj\u00ebsoj; nd\u00ebrsa secila familje e palumtur \u00ebsht\u00eb e palumtur n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e vet.<\/em>&#8221; Buzhala e nis\u00eb tregimin mbi dhembshunin\u00eb e vetes. Buzhala e nis\u00eb nji tem\u00eb t\u00eb ndjeshme, p\u00ebr me rr\u00ebfye p\u00ebr lotin e tij q\u00eb vjen si pasoj\u00eb e kuriozitetit, jo p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb. Qyshdo me ken\u00eb, kur t&#8217;vjen me kajt\u00eb, t&#8217;vjen. Pytja asht, pse asht loti i tij qaq i rand\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr me e pa kjo shoqni lotin e saj? Ose pse po menon ai q\u00eb asht qaq i rand\u00ebsish\u00ebm? Ose a asht tue u pa loti i saj n\u00ebn hijen e tij? Pra, pse asht loti i tij p\u00ebrmbajtja e rr\u00ebfimit? Me fjal\u00eb tjera, shkurt e shqip: pse asht loti i Buzhal\u00ebs titull?<\/p>\n<p>A asht Buzhala tue fol\u00eb p\u00ebr veten a p\u00ebr grat\u00eb e p\u00ebrdhunume gjat\u00eb luft\u00ebs? A asht tue i reklamu &#8220;pun\u00ebt e mikeshave t&#8217;tij&#8221; q\u00eb p\u00ebr te nashta asht ve\u00e7 m\u00ebnyr\u00eb tjet\u00ebr me fol\u00eb p\u00ebr veten anash tyne? A asht tue fol\u00eb p\u00ebr trajtimin e padrejt\u00eb ndaj grave t\u00eb p\u00ebrdhunume gjat\u00eb luft\u00ebs apo asht tue fol\u00eb p\u00ebr kuriozitetin e vet me e pa qysh duken, sepse krejt viktimat tjera i paska takue e intervistue ma her\u00ebt? A asht Buzhala tue u mundue me i kuptue ato, apo po na lutet neve me e harrue q\u00eb s&#8217;foli kurr\u00eb p\u00ebr to n\u00eb tryez\u00eb t\u00eb emisionit t\u00eb vet, se at\u00ebher\u00eb nuk ke \u201cn\u2019mod\u00eb\u201d. Po pra, n\u2019at\u00eb emisionin ku u zg\u00ebrdhijke me krejt politikan\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt sot kishe po i &#8220;kritikon&#8221; pa i emnu natyrisht, p\u00ebr padrejt\u00ebsin\u00eb e munges\u00ebn e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb t\u00eb tregume ndaj grave t\u00eb p\u00ebrdhume n\u00eb luft\u00eb?<\/p>\n<p>Shtrohet pytja a asht q\u00ebllimi i tij me vnu drit\u00eb mbi vujtjen e tyne a mbi hijen e vet? Atij q\u00eb i bjen drita anash, ai gjuen hije ma shum. Hija e Buzhal\u00ebs asht kolosale. Pse Buzhala nuk e shtron pyetjen: \u00e7ka asht hisja e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb tem, p\u00ebrtej foreve n\u00eb fejsbuk, me i luftu padrejt\u00ebsit\u00eb q\u00eb i bahen viktimave t\u00eb k\u00ebtij vendi, ve\u00e7an\u00ebrisht grave, p\u00ebrfshi edhe ato q\u00eb s&#8217;dijn\u00eb me i grah\u00eb kerrit?<\/p>\n<p>Nd\u00ebr t\u00eb tjera, Buzhala shkruan\u00a0<em>&#8220;Mendime t\u00eb liga n\u00eb kok\u00ebn time: doja ta shihja se si duket nj\u00eb grua q\u00eb do ta nxiste nj\u00eb manjak p\u00ebr ta dhunuar.<\/em>&#8221; \u00a0Nuk asht mendim i lig\u00eb ky. Asht mendim burri, burri q\u00eb gjen\u00a0fjal\u00eb t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr lexuesin e tij q\u00eb ai e sheh t&#8217;vog\u00ebl, me nda politikanin e keq t&#8217;k\u00ebtij vendi t\u00eb akuzuem p\u00ebr tana t\u00eb zezat prej burrit t\u00eb mir\u00eb brenda t&#8217;njajtit njeri, dhe e quen profesionaliz\u00ebm gazetaresk k\u00ebt\u00eb bullshitiz\u00ebm. N\u00eb fakt nuk asht mendim hi\u00e7. Se t&#8217;kish ken\u00eb, tue e dijt\u00eb q\u00eb nuk asht dokja e nji grueje q\u00eb nxit &#8220;manjak\u00ebt&#8221; me i p\u00ebrdhunue ato, Buzhala nashta ia kishte dijt\u00eb kufinin vetes me &#8216;tingllue sarkastik&#8217;, n\u00ebse ka provu me tingllu i till\u00eb, por q\u00eb mue po m\u00eb doket q\u00eb as qate s&#8217;e ka provue.<br \/>\nI ka dal\u00eb pahiri dyqysh, qysh dalin statusat n\u00eb fejsbuk, si reagim impulsiv kur njeriu sheh nji shans\u00eb me ra n\u00eb sy pak, dhe i ka tingllu men\u00e7\u00ebm.<\/p>\n<p>Atij s&#8217;i shkon as mendja q\u00eb p\u00ebrdhunuesit e k\u00ebtyne grave nuk ishin &#8220;manjak\u00eb&#8221;, por ishin ushtri. S&#8217;ka t\u00eb baj me karakter njeriu p\u00ebrdhunimi i tyne, sepse ishte veprim sistematik. Ushtrit\u00eb kan\u00eb qef me i ba njer\u00ebzit me mendu q\u00eb p\u00ebrdhunuesit n\u00eb mesin e tyne jan\u00eb thjesht\u00eb do &#8220;manjak\u00eb&#8221;. Por kta &#8220;manjak\u00eb&#8221; rrall\u00eb nd\u00ebshkohen, e sidomos jo prej ushtris\u00eb s\u00eb tyne, sepse droh iu thot najnjani &#8220;ishte urdh\u00ebn&#8221;.<\/p>\n<p>Buzhal\u00ebs gjithashtu s&#8217;i shkon mendja q\u00eb vujtja e k\u00ebtyne grave s&#8217;asht \u00e7ashtje e heroizmit, q\u00eb ato s&#8217;jan\u00eb heroina, dhe q\u00eb krejt kjo s&#8217;ka t\u00eb baj me trimnin\u00eb e burrave. P\u00ebrdhunimi asht arm\u00eb lufte. Asht veg\u00ebl sistematike q\u00eb p\u00ebrdoret n\u00eb lufta kund\u00ebr ma t\u00eb dobtit. Asht krim lufte, q\u00eb duhet me u pa si i till\u00eb, e nuk asht \u00e7ashtje karakteri t\u00eb burrit manjak ose jo manjak.<\/p>\n<p>Asht \u00e7ashtje patriarkati, natyrisht, por ajo asht tem\u00eb e gjan\u00eb, q\u00eb Buzhala ka d\u00ebshmue se nuk asht i pjekun me e kuptue. Ma s\u00eb fundi\u00a0edhe n\u00eb shkrimin e naltp\u00ebrmendun ku shpreh paragjykimet e tij ndaj grues, e kahnjiher\u00eb, jam e bindun nd\u00ebrkoh\u00eb, ai nuk e kupton hi\u00e7 sa shum paragjykime ka ndaj saj.<\/p>\n<p>E kuptoj un\u00eb lotin e tij, thjesht\u00eb ju ka kujtu nana dhe asht ligshtu. Sepse, p\u00ebr me i dhimt atij p\u00ebrdhunimi i nji grueje, duhet me ken\u00eb personale. Duhet gruja me ken\u00eb nan\u00eb, i duhet am\u00eblsia e k\u00ebsaj fjale. I duhet nji grue q\u00eb sakrifikon p\u00ebr te. I duhet nji grue q\u00eb thot \u201cikni\u201d.<\/p>\n<p>Paramendojeni t&#8217;kish ken\u00eb nji grue q\u00eb kisht b\u00ebrtit\u00eb &#8220;mos ikni&#8221;. S&#8217;kish me ken\u00eb hi\u00e7 heroike. E atij i duhet heroizmi e sakrifica me simbolizue krimet ndaj grues, p\u00ebr me ia \u201cfal\u00eb\u201d q\u00eb asht p\u00ebrdhunue.<br \/>\nI duhet gjithashtu paramendimi i dokjes s\u00eb saj. I duhet femna. Grue, jo nan\u00eb, jo mot\u00ebr, jo bukuri, p\u00ebr te nuk asht boll.<\/p>\n<p>Nuk asht boll p\u00ebr krejt shoqnin\u00eb patriarkale ku jetojm\u00eb.<\/p>\n<p>Buzhala e paramenon nji grue q\u00eb u p\u00ebrdhunue gjat\u00eb luft\u00ebs, si nji nuse t\u00eb re, t\u00eb bukur, q\u00eb p\u00ebrdhunimi ia shkatrroi bukurin\u00eb. T\u00eb tingllon sikur krimi i v\u00ebrtet\u00eb asht sh\u00ebmtia e asaj bukurie, tek e p\u00ebrshkruen Buzhala iden\u00eb e tij mbi k\u00ebt\u00eb grue viktim\u00eb, e nuk p\u00ebrmend asnjiher\u00eb frik\u00ebn e saj, dinjitetin, mendjen, shpirtin. Krejt ideja e tij sillet rreth dukjes s\u00eb saj.\u00a0<em>\u201cA thua si duket tash nj\u00eb grua e dhunuar?<\/em>\u201d pyet Buzhala. Si njeri &#8211; m\u00eb b\u00ebrtet mue krejt qenia. \u201c<em>Ajo nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb nuse e re dhe e bukur, sepse tashm\u00eb kan\u00eb kaluar 17 vjet nga krimi i kryer mbi trupin e saj. Fillova t&#8217;i num\u00ebroja vitet. N\u00ebse at\u00ebher\u00eb ka qen\u00eb 30 vje\u00e7are, tash duhet t\u00eb jet\u00eb rreth 50. E thinjur. Me buz\u00eb t\u00eb rrudhura. Sigurisht pa makijazh. E munduar dhe e mundur.<\/em>\u201d vazhdon Buzhala. Fiksimin e tij burrnor me dukjen e nji grueje, nuk arrin me e tejkalue edhe at\u00ebher\u00eb kur mundohet me u tregue i ndjesh\u00ebm p\u00ebr nji krim t\u00eb madh q\u00eb\u00a0u ba mbi grat\u00eb tona. Ai nuk mundet me e paramendu gruen si njeri. P\u00ebr te, mishnimi i tragjedis\u00eb s\u00eb p\u00ebrdhunimit q\u00eb ajo p\u00ebrjetoi, asht \u201ckrimi mbi trupin e saj\u201d at\u00ebher\u00eb t\u00eb ri, tashti me \u201cbuz\u00eb t\u00eb rrudhura\u201d. As p\u00ebrpjekjen ma t\u00eb vog\u00ebl nuk e ban me e kuptue tem\u00ebn ku futet, e mbi t\u00eb gjitha s\u00eb paku \u201cbuz\u00ebt e rrudhura\u201d me i shtjellue simbolikisht p\u00ebr me kuptue di\u00e7ka ose p\u00ebr me i shti njer\u00ebzit me dyshu naj mendim, masi ve\u00e7 i ran\u00eb n\u00eb mend si fjal\u00eb. Jo. S\u2019ka shtjellim, sepse mos t\u00eb harrojm\u00eb, u fut\u00ebm k\u00ebtu p\u00ebrshkak t\u00eb kuriozitetit, jo p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Tue ken\u00eb i padijtun ose s\u00eb paku i pasigurt\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb tem\u00eb, tue ken\u00eb q\u00eb nuk i futet asaj p\u00ebr hat\u00ebr t\u00eb tem\u00ebs e grave t\u00eb prekuna, por p\u00ebr imazh t\u00eb vetes, rrezikon duksh\u00ebm me u tregue injorant, por nuk ja nin\u00eb. Sepse, Buzhala e di q\u00eb pak njer\u00ebz kan\u00eb me e kuptu sa pak di ai. Ai e di sa mir\u00eb shiten pallavrat, sidomos kur t\u00eb kombinohen me lot.<\/p>\n<p>E kuptoj, pse sfidimi i tij ndaj burrnis\u00eb t\u00eb k\u00ebtij vendi merr n&#8217;thu n\u00eb paragjykimet e tij p\u00ebr grat\u00eb dhe forc\u00ebn ose dob\u00ebsin\u00eb e saj, imazhin ose rolin e saj shoqnor. Sepse ai, si shum burra q\u00eb lodhen me pretendu q\u00eb jan\u00eb progresiv, se s&#8217;dojn\u00eb me u lodh\u00eb me u ba p\u00ebrnime t\u00eb till\u00eb, s&#8217;dojn\u00eb me e sfidu moralin burrnor t\u00eb t\u00eb par\u00ebve, asht n\u00eb m\u00ebdyshje qysh me i nda k\u00ebto dyja prej njana tjetr\u00ebs: bukurin\u00eb e grues dhe burrnin\u00eb e burrit; \u00e7nderimin e grues dhe burrnin\u00eb e burrit; moralin e grues dhe burrnin\u00eb e burrit.<\/p>\n<p>Merr n&#8217;thu Buzhala gjithashtu n\u00eb kurriozitetin e tij, sepse p\u00ebr te puna e tij prej gazetari, asht \u00e7ashtje kurioziteti, jo p\u00ebrgjegj\u00ebsie. Prandaj dhe prodhimin e nxjerr p\u00ebr me t&#8217;ba kurioz e jo me ta \u00e7ukat\u00eb kryet e me ta shkund p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb. E tha vet ai. \u201c<em>\u2026nj\u00eb lloj kurioziteti e kam pasur vazhdimisht p\u00ebr t&#8217;u p\u00ebrballur me nj\u00eb grua, me nj\u00eb n\u00ebn\u00eb, q\u00eb kishte kaluar n\u00ebp\u00ebr at\u00eb tmerr.<\/em>\u201d Nd\u00ebrsa, pasiguria e tij, a me than\u00eb grue, a me than\u00eb nan\u00eb, a dyjat nji mas nji, asht, mos me e past\u00eb njoft\u00eb mendjen e tij, gati simpatike.<\/p>\n<p>P\u00ebr aq sa vlen, grat\u00eb jan\u00eb p\u00ebrdhunue pavar\u00ebsisht qysh jan\u00eb dok\u00eb, duhet me i kallxu dikush Buzhal\u00ebs. A t&#8217;i kallxoj edhe nji her\u00eb \u00e7ka ish nxitja? Gjaku n\u00eb damar. Urrejtja ndaj gjakut t&#8217;huej. Lufta, ish nxitja p\u00ebr p\u00ebrdhunim. A thu, a e kuptoi tash? Apo s&#8217;ka kuriozitet?<\/p>\n<p>Un\u00eb pata kuriozitet me e dijt\u00eb a e ka lexu ai p\u00ebrnime Tolstoin. Konkludimi se \u201ctragjedit\u00eb jan\u00eb t\u00eb ndryshme\u201d, q\u00eb e bani Buzhala mbi citimin prej Ana Karenina t\u00eb Tolstoit q\u00eb e sjell n\u00eb fillim t\u00eb shkrimit, m&#8217;la me kuptu q\u00eb, jo. Nuk e ka lexu Ana Karenin\u00ebn. E kjo, ve\u00e7 \u00e7ka sjell n\u00eb pah manin\u00eb e tij me mbet\u00eb me \u00e7do kusht n\u00eb vij\u00eb me trendin, bile bile me u ba vet trendi, e me than\u00eb di\u00e7ka edhe kur s&#8217;di \u00e7ka asht tue fol\u00eb, me rand\u00ebsi q\u00eb tjer\u00ebt me mendu q\u00eb ka lexu di\u00e7ka.<\/p>\n<p>Por kur s\u2019ka lexu, natyrisht q\u00eb as citimin q\u00eb e ka marr\u00eb prej list\u00ebs s\u00eb &#8216;goodreads&#8217; q\u00eb i ka kushtu 10 sekonda n\u00eb &#8216;google search&#8217; nuk ka mujt\u00eb tani me kuptu. Me e kuptu q\u00eb nuk asht fjala te citimi q\u00eb ka p\u00ebrzgjedh q\u00eb tragjedit\u00eb jan\u00eb t\u00eb ndryshme, por q\u00eb njer\u00ebzit jan\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm n\u00eb arsyet q\u00eb gjejn\u00eb e q\u00eb i bajn\u00eb t\u00eb palumtun edhe p\u00ebrball\u00eb t\u00eb s\u00eb njajt\u00ebs tragjedi.<\/p>\n<p>Bile bile asht tragjike n\u00eb vetvete, kur njer\u00ebzit reduktohen n\u00eb kategorizimin e tragjedis\u00eb q\u00eb p\u00ebrjetojn\u00eb, e prej tyne pritet nji ballafaqim i caktuem sikur q\u00eb u prit prej grave tona t\u00eb p\u00ebrdhunume me shuejt e me u ardh\u00eb marre. Ose me pas\u00eb &#8220;zero vet\u00ebbesim&#8221; e me kan\u00eb &#8220;pa makijazh&#8221; qysh paragjykon Buzhala p\u00ebr me u tregu aq i padijsh\u00ebm sa asht, por ama tue mos dyshue as nji fije q\u00eb i shihet paaft\u00ebsia edhe n\u00eb gjith\u00eb at det lot\u00ebsh.<\/p>\n<p>E edhe p\u00ebrball\u00eb k\u00ebsaj tragjedie, pra tragjedis\u00eb me e reduktue gruen e p\u00ebrdhunume n\u00eb nji kategorizim normash se qysh ajo duhet me u sjell\u00eb e qysh me u dok\u00eb p\u00ebrball\u00eb dhimbjes s\u00eb saj, njer\u00ebzit jan\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm n\u00eb arsyet e palumtunis\u00eb.<\/p>\n<p>P.sh.: Un jam e palumtun q\u00eb grat\u00eb jan\u00eb t\u00eb mbushuna nd\u00ebr shekuj me qaq shum marre q\u00eb ju vjen me gjini, pra vagin\u00eb, saq\u00eb edhe p\u00ebr krimet e tjer\u00ebve q\u00eb kryhen ndaj tyne, ato duhet me ni faj e me nejt t\u00eb heshtuna ose me mshef f\u00ebtyr\u00ebn p\u00ebr me mbrojt\u00eb ner\u00ebn e burrit, sot e k\u00ebsaj dite.<\/p>\n<p>Buzhala n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr asht i palumtun q\u00eb \u201cmanjak\u00ebt\u201d p\u00ebrmes dhun\u00ebs mbi gruen, sfiduen burrnin\u00eb e tij e t\u00eb burrave tjer\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrzgjedhjen n\u00eb vetvete t\u00eb k\u00ebtij citimi as nuk po e diskutoj, se merr shum koh\u00eb, por po du me than\u00eb kaq: Buzhala e kupton gruen ve\u00e7 p\u00ebrmes rolit t\u00eb saj shoqnor, ku grueja e ka detyr\u00eb me ruejt lumtunin\u00eb e familjes. Pavar\u00ebsisht tragjedive. K\u00ebshtu n\u00eb thelb e kupton Buzhala, prandaj s\u00eb paku n\u00ebnvet\u00ebdije p\u00ebrzgjodhi k\u00ebt\u00eb citim.<\/p>\n<p>Kur e mendon mir\u00eb, jo fjal\u00ebt e Tolstoit por p\u00ebrzgjedhja e citimit t\u00eb cilin Buzhala nuk e ka kuptue, dhe m\u00ebnyra qysh e ka kuptue sjell n\u00eb pah \u00e7ka asht n\u00eb fakt arsyeja pse grueja e p\u00ebrdhunume e Kosov\u00ebs duhet me e mshef f\u00ebtyr\u00ebn. Grueja asht p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr krejt lumtunin\u00eb e palumtunin\u00eb e familjes. Pesh\u00eb e rand\u00eb kjo p\u00ebr nji njeri.<\/p>\n<p>Nuk e di a i ka ra n\u00eb sy Buzhal\u00ebs q\u00eb citimi prej librit Ana Karenina q\u00eb ka p\u00ebrzgjedh ai, isht i pari n\u00eb list\u00eb n&#8217;goodreads? S\u2019u lodh\u00eb njeri bile qaty me lexu pak ma thell\u00eb. Sepse, ka besue nashta q\u00eb n\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb drit\u00eb q\u00eb ia gjuen vetes, loti i tij ka me i ba hije trunit ton\u00eb.<\/p>\n<p>Po aty n\u00eb &#8216;goodreads&#8217; thanja e dyt\u00eb prej Ana Karenina t\u00eb Tolstoit ke kjo: &#8220;N\u00ebse lyp\u00eb me u ba perfekt, ke me humb p\u00ebrmbajtje.&#8221; Buzhala vuen me kon\u00eb perfekt. Dhe n\u00eb nji shoqni apatike p\u00ebrball\u00eb fatit t\u00eb saj e q\u00eb nuk ka vullnet ma me g\u00ebrrye p\u00ebr p\u00ebrmbajtje, kurioziteti t&#8217;shitet leht\u00eb si p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe bahesh leht\u00eb &#8216;perfekt&#8217;. Titulli asht krejt p\u00ebrmbajtja.<\/p>\n<p>E i nandi citim prej Tolstoit, q\u00eb m&#8217;p\u00eblqej shum, ke ky: &#8220;Ma mir\u00eb me ken\u00eb i keq n\u00eb di\u00e7ka, se rrenc e mashtrues.&#8221; E num\u00ebr pesdhet\u00eb e nand\u00eb e gjeta k\u00ebt\u00eb margaritar: &#8220;Atij i p\u00eblqejke me peshku dhe u dokke sikur isht tue mbajt\u00eb njifar\u00eb krenarie q\u00eb isht n\u00eb gjendje me ushtrue nji profesion t\u00eb till\u00eb t\u00eb budallavt.&#8221;<\/p>\n<p>Por, nd\u00ebr perlat e k\u00ebtij libri q\u00eb s&#8217;e kam lexu, e gjeta k\u00ebt\u00eb thanje dhe ktu po e p\u00ebrmbylli: &#8220;Ah, sikur t&#8217;ish \u00e7donjani kaq i ndjesh\u00ebm si ti! Se s&#8217;ka vajz\u00eb q\u00eb s&#8217;ka kalue n\u00ebp\u00ebr krejt kte. Dhe asht krejt aq e parand\u00ebsishme.&#8221; Kjo m&#8217;doket ke num\u00ebr shtat\u00ebdhet\u00eb.<\/p>\n<p>Oh, ve\u00e7 edhe nji sen, ju lutem, se s\u2019du me e lan\u00eb pa e than\u00eb: do prej grave t\u00eb p\u00ebrdhunume gjat\u00eb luft\u00ebs jan\u00eb me &#8220;makijazh&#8221;. Sigurt\u00eb. Dhe dhimbja e tyne vlen po aq sa ato pa makijazh. Nuk i kan\u00eb buz\u00ebt e rrudhuna, por t\u00eb kuqe, t\u00eb njoma. Do prej tyne nuk than\u00eb &#8220;ikni\u201d. Pra nuk dasht\u00ebn me sakrifikue veten p\u00ebr ty. Do prej tyne i p\u00ebrdhunuen n\u00eb sy t\u00eb burrave t&#8217;tyne. Gjithashtu, do prej tyne s\u2019kan\u00eb ken\u00eb shqiptare. Por krejt k\u00ebto gra, jan\u00eb gra t\u00eb p\u00ebrdhunume prej burrave q\u00eb jau urrejshin far\u00ebn edhe gjinore edhe etnike, prej burrave q\u00eb e kishin nji ushtri mbrapa q\u00eb jau rrehke krah\u00ebt, ose s\u00eb paku nji ushtri q\u00eb u ba kishe s&#8217;pa.<\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kur dikush fol\u00eb p\u00ebr grat\u00eb e p\u00ebrdhunume gjat\u00eb luft\u00ebs, mjafton me ken\u00eb ve\u00e7 pak njeri, q\u00eb me e kuptue se tema nuk t\u2019len vend p\u00ebr lotin tand me u vnu mbi shpatullat e tyne e me ju gjujt\u00eb lexuesit ky imazh pastaj, si portret i dhembshunis\u00eb tande, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb proces vlon prej paragjykimeve dhe [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":505,"featured_media":9191,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[664,714],"ppma_author":[1348],"class_list":["post-3680","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-kosovo","tag-war"],"authors":[{"term_id":1348,"user_id":505,"is_guest":0,"slug":"ardiana-shala","display_name":"Ardiana Shala Prishtina","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/ardianashalaprishtina2-1021x1024-1.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/ardianashalaprishtina2-1021x1024-1.jpg"},"user_url":"","last_name":"Shala Prishtina","first_name":"Ardiana","description":"Ardiana Shala Prishtina \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e Antologjis\u00eb s\u00eb poeteve shqiptare \u201cMagma\u201d, p\u00ebrpiluar dhe p\u00ebrkthyer nga Vlora Konushevci dhe botuar nga SHB \u201cLittera\u201d, Prishtin\u00eb."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3680","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/505"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3680"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3680\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9329,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3680\/revisions\/9329"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/9191"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3680"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3680"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3680"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=3680"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}