{"id":3715,"date":"2017-10-19T11:56:11","date_gmt":"2017-10-19T09:56:11","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=3715"},"modified":"2025-01-15T11:58:11","modified_gmt":"2025-01-15T09:58:11","slug":"erdogani-ne-beograd-a-eshte-pune-e-madhe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/erdogani-ne-beograd-a-eshte-pune-e-madhe\/","title":{"rendered":"Erdogani n\u00eb Beograd: a \u00ebsht\u00eb &#8220;pun\u00eb e madhe?&#8221;"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<h3><\/h3>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p>Ka pas\u00eb reagime nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet n\u00eb lidhje me vizit\u00ebn e Erdoganit n\u00eb Beograd n\u00eb fillim t\u00eb jav\u00ebs. Prej kritikimeve deri te lavdat ndaj \u201cSulltanit\u201d. Mua \u00e7ka m\u00eb b\u00ebri p\u00ebrshtypje m\u00eb shum\u00eb ishin reagimet e Vu\u00e7iqit, i cili ishte shum\u00eb rehat q\u00eb Erdogani ishte show-man i ngjarjes.<\/p>\n<p>N\u00ebse e analizojm\u00eb k\u00ebt\u00eb vizit\u00eb vet\u00ebm nga ana se \u00e7far\u00eb ndodhi atje, kush \u00e7far\u00eb tha, at\u00ebher\u00eb nuk do ta kuptojm\u00eb si duhet. Nj\u00eb dat\u00eb q\u00eb duhet ta mbajm\u00eb mend \u00ebsht\u00eb 27 n\u00ebntori. Do t\u00eb flasim p\u00ebr t\u00eb m\u00eb von\u00eb, por nj\u00eb her\u00eb ta shikojm\u00eb se \u00e7far\u00eb ndodhi tjet\u00ebr n\u00eb Turqi gjat\u00eb k\u00ebtyre dit\u00ebve.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb vizit\u00ebs n\u00eb Serbi, Erdogani gjithnj\u00eb kritikoi Amerik\u00ebn. Ambasada dhe konsullatat e Amerik\u00ebs n\u00eb Turqi e nd\u00ebrpren\u00eb dh\u00ebnien e vizave p\u00ebr qytetar\u00ebt turq, jo p\u00ebr shkak t\u00eb ndonj\u00eb ndalimi apo diskriminimi kund\u00ebr Turqis\u00eb, por p\u00ebr shkak se policia arrestoi punonj\u00ebsin e dyt\u00eb lokal, turk, t\u00eb konsulat\u00ebs. Vitin e kaluar e kishin arrestuar nj\u00eb punonj\u00ebs n\u00eb konsulat\u00ebn n\u00eb Adana, kurse pas incidentit t\u00eb par\u00eb k\u00ebt\u00eb jav\u00eb qeveria e Turqis\u00eb nxorri nj\u00eb flet\u00eb-arrest p\u00ebr punojn\u00ebsin e tret\u00eb turk n\u00eb misionin amerikan. At\u00eb nuk e gjet\u00ebn por i arrestuan s\u00eb pari gruan dhe djalin, dit\u00ebn tjet\u00ebr edhe vajz\u00ebn, si pengje.<\/p>\n<p>N\u00eb Turqi \u00ebsht\u00eb i arrestuar edhe nj\u00eb klerik protestant, Andrew Brunson, me arsyetimin se ishte pjes\u00eb e l\u00ebvizjes s\u00eb imamit n\u00eb Amerik\u00eb, Fetullah Gylen. Presidenti Trump k\u00ebrkoi lirimin e tij n\u00eb takimin e par\u00eb me Erdoganin, por Erdogani n\u00eb fillim t\u00eb muajit publikisht tha q\u00eb do ta lironin Brunson-in n\u00ebse Amerika e ekstradon Gylenin, t\u00eb cilin Erdogani e akuzon p\u00ebr grushtshtetin e vitit t\u00eb kaluar, dhe p\u00ebr t\u00eb cilin autoritetet amerikane kan\u00eb k\u00ebrkuar evidenc\u00eb nga qeveria turke dhe nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb ende nuk ka arritur ne Washington DC. Arrestimi i punonj\u00ebsve turq n\u00eb misionin amerikan n\u00eb Turqi nuk mund t\u00eb b\u00ebhet pa dijenin\u00eb e Erdoganit. N\u00eb mendjen e Erdoganit, ai mund t\u00eb burgos\u00eb amerikan\u00eb apo punonj\u00ebs t\u00eb misionit t\u00eb Amerik\u00ebs, e pastaj t\u2019i shk\u00ebmbej\u00eb ata me njer\u00ebzit me interes t\u00eb tij.<\/p>\n<p>N\u00eb DC dhe Ankara flitet se Erdogani \u00ebsht\u00eb n\u00eb pozit\u00eb t\u00eb keqe pasi q\u00eb nuk ka mundur ta bind\u00eb qeverin\u00eb e Amerik\u00ebs ta liroj\u00eb iranianin Reza Zarrab prej burgut t\u00eb Nju Jorkut. Reza Zarrab, iranian me pasaport\u00eb turke dhe maqedone, akuzohet p\u00ebr korrupsion dhe pastrim parash p\u00ebr shtetin e Iranit. Gjithashtu Zarrab akuzohet bashk\u00eb me zyrtar\u00eb turq, se kan\u00eb shkelur sanksionet kund\u00ebr Iranit. Para disa muajve z\u00ebvend\u00ebs drejtori i Halk Bank u burgos n\u00eb Nju Jork n\u00ebn t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn akuz\u00eb, si dhe muajin e kaluar, gjykata e Nju Jorkut l\u00ebshoi nj\u00eb flet\u00eb-arrest p\u00ebr Zafer Caglayan, ish ministri i ekonomis\u00eb n\u00eb qeverin\u00eb e Erdoganit. T\u00eb gjith\u00eb akuzohen p\u00ebr korrupsion, pastrim parash dhe mosrespektim i sanksioneve kund\u00ebr Iranit. Flitet q\u00eb Zarrab nuk ka bashk\u00ebpunuar me autoritetet amerikane pasi q\u00eb ka pritur se Erdogani do ta liroj\u00eb. Por data e gjykimit po afrohet, 27 n\u00ebntori, dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb Erdogani ka frik\u00eb q\u00eb Zarrab do t\u00eb bashk\u00ebpunoj\u00eb, e k\u00ebshtu t\u00eb d\u00ebshmoj\u00eb kund\u00ebr an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb familjes s\u00eb Erdoganit apo edhe atij direkt.<\/p>\n<p>David Ignatius raportoi p\u00ebr Washington Post se n\u00eb takimin me z\u00ebvend\u00ebs presidentin amerikan, Joe Biden, m\u00eb 21 shtator 2016, Erdogan kishte folur gjysm\u00ebn e koh\u00ebs 90 minut\u00ebshe vet\u00ebm p\u00ebr Reza Zarrab dhe se si ai duhet t\u00eb lirohet. Zonja e par\u00eb, Emine Erdogan, gjithashtu kishte folur p\u00ebr lirimin e Zarrab me Jill Biden. Ministri turk i drejt\u00ebsis\u00eb, Bekir Bozdag, kishte takuar homologen e tij Loretta E. Lynch dhe kishte k\u00ebrkuar lirimin e Zarrab. N\u00eb dy telefonatat e fundit me Obam\u00ebn, dhjetor 2016 dhe janar 2017, Erdogani s\u00ebrish kishte k\u00ebrkuar lirimin e Zarrabit. Ignatius thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb interesant q\u00eb publikisht Erdogani gjithmon\u00eb ka th\u00ebn\u00eb q\u00eb ka k\u00ebrkuar nga autoritet amerikane q\u00eb ta ekstradojn\u00eb Gylenin, por shihet q\u00eb m\u00eb shum\u00eb koh\u00eb ka harxhuar duke k\u00ebrkuar lirimin e Zarrab sesa ekstradimin e Gylenit.<\/p>\n<p>Tanim\u00eb t\u00eb gjith\u00eb e din\u00eb q\u00eb Erdogani \u00ebsht\u00eb n\u00eb situat\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye atij i duhet nj\u00eb fajtor n\u00eb qoft\u00eb se dalin detajet rreth involvimit t\u00eb tij apo familjes s\u00eb tij n\u00eb afera korruptive ose d\u00ebshmi t\u00eb p\u00ebrfshirjes s\u00eb tij n\u00eb aferat p\u00ebr zhbllokimin e sanksioneve ndaj Iranit. Ky fajtor, Erdoganit do t\u2019i nevojitet edhe p\u00ebr shkak t\u00eb ekonomis\u00eb. Ekonomia turke \u00ebsht\u00eb duke shkuar n\u00eb drejtim t\u00eb kolapsit total, dhe n\u00eb qoft\u00eb se ndodh ajo, Erdoganit do t\u2019i duhet dikush p\u00ebr faj\u00ebsuar publikisht. Nj\u00eb gjendje e nj\u00ebjt\u00eb ishte edhe para korrikut 2016 dhe p\u00ebrnj\u00ebher\u00eb e pam\u00eb nj\u00eb show-pu\u00e7 ushtarak q\u00eb ende nuk e dim\u00eb se kush e b\u00ebri. Shpjegimet e qeveris\u00eb turke jan\u00eb shum\u00eb sip\u00ebrfaq\u00ebsore, dhe ask\u00ebnd nuk e kan\u00eb bindur.<\/p>\n<p>Po pse \u00ebsht\u00eb kjo e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr ne? Shum\u00eb analist\u00eb politik\u00eb, nd\u00ebr ta edhe un\u00eb, kemi qen\u00eb p\u00ebr lidhjen m\u00eb t\u00eb fuqishme t\u00eb Kosov\u00ebs dhe t\u00eb Turqis\u00eb, gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb Turqia n\u00ebn Erdoganin kishte prioritet Bashkimin Europian, dhe koh\u00eb gjat\u00eb t\u00eb cil\u00ebs Amerika e shihte Turqin\u00eb si aleatin m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb rajon, duke marr\u00eb parasysh q\u00eb Turqia \u00ebsht\u00eb edhe pjestare e NATO-s. N\u00eb politikat p\u00ebr Ballkanin dhe Lindjen e Mesme, Amerika vendosi t\u00eb punoj\u00eb me Turqin\u00eb, pas debatit n\u00eb Afghanistan dhe Irak. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye ishte me r\u00ebnd\u00ebsi q\u00eb Kosova t\u00eb afrohej me Turqin\u00eb, jo p\u00ebr shkak t\u00eb Turqis\u00eb por p\u00ebr shkak t\u00eb aspiratave euro atlantike t\u00eb saj, q\u00eb ishin n\u00eb p\u00ebrputhje me asipratat e Kosov\u00ebs. Aleancat nd\u00ebrmjet shteteve b\u00ebhen p\u00ebr shkak te vizionit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, por kur nj\u00ebri aleat e braktis at\u00eb vizion, at\u00ebher\u00eb ajo aleanc\u00eb duhet t\u00eb rimendohet.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebsaj jave Erdogani disa her\u00eb tha q\u00eb Europa dhe Amerika nuk i duhen m\u00eb Turqis\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye vizita n\u00eb Serbi ishte e r\u00ebnd\u00ebsishme sepse ajo ishte nj\u00eb mesazh p\u00ebr Amerik\u00ebn dhe Europ\u00ebn, nga Turqia dhe Serbia s\u00eb bashku: \u2018Edhe pse nuk duhemi aq shum\u00eb ne do t\u00eb bashk\u00ebpunojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb aleanc\u00eb t\u00eb re n\u00eb krye me Rusin\u00eb, kund\u00ebr jush\u2019. Nuk \u00ebsht\u00eb e rast\u00ebsishme q\u00eb Erdogani e forcoi retorik\u00ebn e tij kund\u00ebr Amerik\u00ebs gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb ishte n\u00eb Serbi, si dhe ministrat serb\u00eb disa her\u00eb dhan\u00eb deklarata q\u00eb ambasadori amerikan nuk duhet t\u00eb p\u00ebrzihet n\u00eb pun\u00ebt e brendshme t\u00eb Serbis\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb aleanc\u00eb, Kosova, Bosnia, Maqedonia, Mali i Zi, apo Shqip\u00ebria nuk kan\u00eb vend, p\u00ebrkundrazi, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb aleanc\u00eb e d\u00ebmshme p\u00ebr Ballkanin. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb as Turqia nuk ka vend, por Erdoganit i duhet nj\u00eb aleanc\u00eb e till\u00eb, p\u00ebr shkak se i duhet nj\u00eb fajtor n\u00eb publikun turk kur ekonomia p\u00ebrkeq\u00ebsohet si dhe n\u00ebse Reza Zarrab bashk\u00ebpunon me gjykat\u00ebn e Nju Jorkut dhe d\u00ebshmon kund\u00ebr njer\u00ebzve t\u00eb tij.<\/p>\n<p>K\u00ebto jav\u00eb jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb rend\u00ebsishme. Un\u00eb mendoj q\u00eb retorika e Erdoganit kund\u00ebr Amerik\u00ebs do t\u00eb keq\u00ebsohet, dhe ai do t\u00eb provoj\u00eb \u00e7do rrug\u00eb p\u00ebr ta liruar apo q\u00eb ta b\u00ebj\u00eb t\u00eb hesht\u00eb Reza Zarrabin. Duhet patur kujdes ndaj organizatave q\u00eb financohen nga Erdogani n\u00eb Kosov\u00eb, Bosnje, Maqedoni, ose Shqip\u00ebri, sepse mund t\u2019i fusin ato n\u00eb k\u00ebt\u00eb retorik\u00eb kund\u00ebr Amerik\u00ebs. Organizatat e Erdoganist\u00ebve n\u00eb Amerik\u00eb vet\u00ebm kan\u00eb filluar me at\u00eb retorik\u00eb, por p\u00ebr shkak se ato dihen se cilat jan\u00eb, askush nuk po ua v\u00eb mendjen. Kurse n\u00eb Kosov\u00eb, ka krer\u00eb partie, deputet\u00eb, e madje edhe ministra q\u00eb deklarohen se \u201c\u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb mir\u00eb p\u00ebr Turqin\u00eb \u00ebsht\u00eb mir\u00eb edhe p\u00ebr Kosov\u00ebn\u201d. K\u00ebto deklarata jo vet\u00ebm q\u00eb jan\u00eb injorante, por edhe me q\u00ebllim t\u00eb keq. Kosov\u00ebs i duhet miq\u00ebsia e Amerik\u00ebs p\u00ebr q\u00ebllimet, vizionin, sigurin\u00eb, dhe t\u00eb mir\u00ebn e vendit. Derisa Turqia ndante t\u00eb nj\u00ebjtin vizion at\u00ebher\u00eb Kosov\u00ebs i duhej edhe Turqia, por kur Turqia e braktis at\u00eb rrug\u00eb at\u00ebher\u00eb Kosov\u00ebs nuk i duhet nj\u00eb aleat i till\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye vizita e Erdoganit n\u00eb Serbi \u00ebsht\u00eb \u201cpun\u00eb e madhe\u201d p\u00ebr neve, sepse ne nuk mund t\u00eb jemi af\u00ebr nj\u00eb njeriu q\u00eb zgjodhi Serbin\u00eb e Rusin\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb problemeve t\u00eb tija personale. Nj\u00eb njeri q\u00eb i ka burgosur dhjet\u00ebra mij\u00ebra turq vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ngritur autoritetin e tij edhe m\u00eb tutje. Nj\u00eb njeri q\u00eb \u00ebsht\u00eb gati t\u2019i prish\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet historike t\u00eb Turqis\u00eb me Amerik\u00ebn vet\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb frik\u00ebs q\u00eb ka. Nuk do t\u00eb shkoj\u00eb shum\u00eb koh\u00eb q\u00eb t\u00eb gjitha \u201crrobat e ndyra\u201d do t\u00eb dalin n\u00eb shesh dhe at\u00ebher\u00eb kush ka lidhur pun\u00eb me t\u00eb do t\u00eb shoq\u00ebrohet me t\u00eb b\u00ebrat e tij. Loja e Erdoganit me Amerik\u00ebn \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e rrezikshme.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ka pas\u00eb reagime nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet n\u00eb lidhje me vizit\u00ebn e Erdoganit n\u00eb Beograd n\u00eb fillim t\u00eb jav\u00ebs. Prej kritikimeve deri te lavdat ndaj \u201cSulltanit\u201d. Mua \u00e7ka m\u00eb b\u00ebri p\u00ebrshtypje m\u00eb shum\u00eb ishin reagimet e Vu\u00e7iqit, i cili ishte shum\u00eb rehat q\u00eb Erdogani ishte show-man i ngjarjes. N\u00ebse e analizojm\u00eb k\u00ebt\u00eb vizit\u00eb vet\u00ebm nga [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":3,"featured_media":12017,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[2317,2316],"ppma_author":[262],"class_list":["post-3715","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-beograd","tag-erdogani"],"authors":[{"term_id":262,"user_id":0,"is_guest":1,"slug":"erdoan-shipoli","display_name":"Erdoan Shipoli","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/shipoli.webp","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/shipoli.webp"},"user_url":"","last_name":"","first_name":"","description":"Erdoan A. Shipoli ka p\u00ebrfunduar doktorat\u00ebn n\u00eb Shkencat Politike dhe Marr\u00ebdh\u00ebnie Nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Universitetin Fatih n\u00eb Stamboll, Turqi. P\u00ebr momentin \u00ebsht\u00eb prodekan n\u00eb Virginia International University dhe hulumtues n\u00eb Center for Muslim-Christian Understanding n\u00eb Georgetown University. Ai gjithashtu shkruan edhe p\u00ebr Huffington Post.\r\n\r\nAktiv n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb civile Erdoani ka themeluar organizata t\u00eb ndryshme prej atyre q\u00eb merren me shoq\u00ebrin\u00eb civile deri tek ato p\u00ebr edukimin e brezit t\u00eb ri. Ai punon edhe si Drejtor i Programeve n\u00eb Federation of Balkan American Associations n\u00eb New Jersey, USA si dhe \u00ebsht\u00eb CEO i Istanbul Leadership Institute n\u00eb Stamboll, Turqi, si dhe \u00ebsht\u00eb themelues i North American Professionals and Entrepreneurs Council n\u00eb New York, USA.\r\n\r\nNga ana akademike Erdoani ka publikuar shum\u00eb artikuj, dy libra, si dhe ka prezantuar n\u00eb konferenca t\u00eb shumta nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Ai ligj\u00ebron dhe hulumton n\u00eb tema t\u00eb ndryshme n\u00eb disiplinat e shkencave politike, marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe siguris\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3715","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3715"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3715\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":12018,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3715\/revisions\/12018"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/12017"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3715"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3715"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3715"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=3715"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}