{"id":3729,"date":"2017-11-14T15:47:38","date_gmt":"2017-11-14T13:47:38","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=3729"},"modified":"2024-11-14T15:57:50","modified_gmt":"2024-11-14T13:57:50","slug":"edukimi-seksual-per-te-rinjte-shkon-pertej-shendetit-fizik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/opinion\/edukimi-seksual-per-te-rinjte-shkon-pertej-shendetit-fizik\/","title":{"rendered":"Edukimi seksual p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb shkon p\u00ebrtej sh\u00ebndetit fizik"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Nevoja p\u00ebr edukim seksual gjithp\u00ebrfshir\u00ebs e ka nj\u00eb baz\u00eb me tri pika t\u00eb forta. S\u00eb pari, t\u00eb rinjt\u00eb kosovar\u00eb e fillojn\u00eb n\u00eb mosh\u00eb shum\u00eb t\u00eb re aktivitetin seksual. S\u00eb dyti, manifestojn\u00eb sjellje me rrezik t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr shkak se nuk din\u00eb ta mbrojn\u00eb sh\u00ebndetin e tyre. S\u00eb treti, dhe m\u00eb e r\u00ebnda, ka shum\u00eb raste kur konteksti brenda t\u00eb cilit t\u00eb rinjt\u00eb kan\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie seksuale \u00ebsht\u00eb i pavullnetsh\u00ebm. Arsyeja pse un\u00eb dhe aktivist\u00eb t\u00eb shumt\u00eb duan edukim gjithp\u00ebrfshir\u00ebs seksual \u00ebsht\u00eb sepse e kemi par\u00eb rrezikun e lart\u00eb t\u00eb problemeve emocionale te t\u00eb rinjt\u00eb, sidomos vajzat. \u00cbsht\u00eb m\u00eb se e qart\u00eb se ata nuk din\u00eb sa duhet p\u00ebr trupin, kontrollin, dhe seksin n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, dhe kjo ju shkakton mundime.<\/span><\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">T\u00eb rinjt\u00eb kosovar\u00eb, pa dallim me t\u00eb tjer\u00ebt, ballafaqohen me vendime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme sh\u00ebndet\u00ebsore. Mir\u00ebpo, studimet tregojn\u00eb se shumica e adoleshent\u00ebve nuk e kan\u00eb njohurin\u00eb q\u00eb ju duhet p\u00ebr t\u2019i marr\u00eb k\u00ebto vendime me p\u00ebrgjegj\u00ebsi. Kur k\u00ebto vendime prekin\u00a0sh\u00ebndetin seksual, ata nuk kan\u00eb burime leht\u00eb t\u00eb qasshme profesionale, \u00e7ka i b\u00ebn ata t\u00eb cenuesh\u00ebm ndaj koercionit, infeksioneve seksualisht t\u00eb transmetueshme dhe shtatzanive t\u00eb pad\u00ebshirueshme.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Se sa shum\u00eb ka munges\u00eb t\u00eb njohuris\u00eb seksuale e d\u00ebshmon platforma e k\u00ebshillimit online Nuk Je Vet, ku nga mbi 20 mij\u00eb pyetje sa ka n\u00eb databaz\u00ebn 7 vje\u00e7are t\u00eb saj, rreth 40% nga ta jan\u00eb pyetje p\u00ebr trupin, p\u00ebr seksin, p\u00ebr zhvillimin seksual. K\u00ebto pyetje jan\u00eb n\u00eb t\u00eb shumt\u00ebn e rasteve t\u00eb shoq\u00ebruara nga nj\u00eb nivel shum\u00eb i lart\u00eb i stresit, t\u00eb cilin t\u00eb rinjt\u00eb e shprehin n\u00eb m\u00ebnyra anonime, duke na b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur q\u00eb, t\u00eb mos pasurit informacion p\u00ebr trupin e tyre, posaq\u00ebrisht vajzat e reja, kan\u00eb nivel tep\u00ebr t\u00eb rritur t\u00eb ankthit. Ato jan\u00eb vazhdimisht tep\u00ebr t\u00eb preokupuara me virgj\u00ebrin\u00eb, e din\u00eb shum\u00eb pak rreth saj. N\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb nuk jan\u00eb p\u00ebr t\u2019u faj\u00ebsuar \u2013 stigma ka prodhuar mosdije. Ne jemi t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm mbi q\u00ebndrimet e raportimet e kosovar\u00ebve p\u00ebr virgj\u00ebrin\u00eb, mbi t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb shkruar edhe m\u00eb par\u00eb n\u00eb sbunker.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">60% t\u00eb\u00a0k\u00ebtyre p\u00ebrdoruesve q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb k\u00ebshillim jan\u00eb t\u00eb mosh\u00ebs 18-25 vje\u00e7. Krejt \u00e7ka ata k\u00ebrkojn\u00eb \u00ebsht\u00eb qasje p\u00ebr njohuri bazike e her\u00eb her\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb avancuara, mbi trupin e tyre, seksualitetin, m\u00ebnyrat e mbrojtjes, e proceset tjera p\u00ebrcjell\u00ebse. Ata jan\u00eb t\u00eb privuar nga k\u00ebto njohuri qoft\u00eb n\u00eb rrethin familjar qoft\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet e edukimit n\u00ebp\u00ebr t\u00eb cilat ata kalojn\u00eb. Arsimimi i tyre shkollor, i mb\u00ebshtetur krejt\u00ebsisht vet\u00ebm n\u00eb dh\u00ebnie e marrje t\u00eb fakteve, nuk ju ka zhvilluar shkatht\u00ebsit\u00eb e k\u00ebrkimit e p\u00ebrdorimit t\u00eb informacionit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efektive e kritike, p\u00ebr ta moderuar pastaj sjelljen e tyre n\u00eb baz\u00eb t\u00eb njohurive q\u00eb kan\u00eb n\u00eb dor\u00eb. T\u00eb rinjt\u00eb kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr informacion mbi praktikim t\u00eb sigurt\u00eb t\u00eb seksit, nj\u00ebsoj sikur kan\u00eb nevoj\u00eb mbi informacionin se si t\u00eb han\u00eb sh\u00ebndetsh\u00ebm. Kan\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb zhvillojn\u00eb besimet e tyre mbi at\u00eb se \u00e7ka \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb dhe \u00e7ka e gabuar p\u00ebr ta, duke u mb\u00ebshtetur n\u00eb burime profesionale.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, stigmatizimi dhe heshtja rreth k\u00ebtyre problemeve, e ka nj\u00eb rezultat tipik &#8211; turp\u00ebrimi nga sjelljet tona, orientimi e identiteti seksual, e deri te infeksionet e s\u00ebmundjet. Kjo \u00e7on n\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb heshtje, n\u00eb m\u00eb pak informacion, e pastaj n\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb sjellje me rrezik t\u00eb lart\u00eb. Rrethi \u00ebsht\u00eb vicioz.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">T\u2019i kthehemi t\u00eb dh\u00ebnave nga databaza e platform\u00ebs Nuk Je Vet. M\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja \u00e7ka kam kuptuar, \u00ebsht\u00eb se m\u00eb t\u00eb ndjeshme dhe m\u00eb t\u00eb rrezikuara nga mungesa e edukat\u00ebs seksuale jan\u00eb vajzat, t\u00eb cilat nj\u00ebher\u00ebsh p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb pothuajse 70% t\u00eb totalit t\u00eb p\u00ebrdoruesve t\u00eb k\u00ebsaj platforme.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">70 p\u00ebr qind!<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Ato p\u00ebrballen shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb me paragjykime nga shoq\u00ebria dhe stigmatizim, q\u00eb i \u00e7on shpesh n\u00eb vendimeve t\u00eb d\u00ebmshme p\u00ebr sh\u00ebndetin e tyre fizik dhe mendor. Shum\u00eb nga to, shpesh ndajn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb platform\u00eb p\u00ebrvojat e tyre t\u00eb hidhura mbi detyrimin p\u00ebr t\u2019ua d\u00ebshmuar partner\u00ebve\u00a0se jan\u00eb t\u00eb virgj\u00ebra, rrjedhimisht \u201ct\u00eb ndershme\u201d. Shum\u00eb nga ta i kan\u00eb detyruar t\u00eb b\u00ebjn\u00eb qepje t\u00eb himenit. Shum\u00eb nga to ju jan\u00eb bindur. N\u00eb pyetje e sip\u00ebr, shum\u00eb t\u00eb reja rr\u00ebfejn\u00eb se si mbrojtjen ua l\u00ebn\u00eb n\u00eb duar krejt\u00ebsisht partner\u00ebve t\u00eb tyre, dhe varen nga ta p\u00ebr sigurin\u00eb e tyre seksuale. K\u00ebto situata n\u00eb vetvete jan\u00eb mjaft p\u00ebr ta rr\u00ebnuar sh\u00ebndetin mendor t\u00eb dikujt, s\u00eb pari duke rritur tej mase nivelin e stresit, ankthit, e deri n\u00eb mendime e tentativa p\u00ebr vet\u00ebvrasje. Kjo \u00ebsht\u00eb dhun\u00eb sistematike ndaj vajzave e grave t\u00eb reja, e cila ushqehet nga stigma dhe mosdija nj\u00eblloj.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">P\u00ebrderisa stigma \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u2019u shp\u00ebrb\u00ebr\u00eb, t\u00eb pakt\u00ebn, n\u00eb edukim seksual gjithp\u00ebrfshir\u00ebs, mbrojtja e trupit dhe reagimi kur kontrolli personal \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrezik jan\u00eb pika ky\u00e7e.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">M\u00eb tutje, q\u00ebllimi i programeve gjithp\u00ebrfshir\u00ebse t\u00eb sh\u00ebndetit seksual nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb vet\u00ebm me uljen e sjelljeve me rrezik t\u00eb lart\u00eb, apo uljen e stigm\u00ebs dhe r\u00ebndes\u00ebs sociale tek t\u00eb rinjt\u00eb.P\u00ebrfshirja e t\u00eb rinjve n\u00eb programe gjithp\u00ebrfshir\u00ebse t\u00eb edukimit seksual jo vet\u00ebm q\u00eb i mund\u00ebson ta mbrojn\u00eb sh\u00ebndetin e tyre fizik, por gjithashtu mir\u00ebqenien dhe integritetin trupor e mendor. Dhe p\u00ebr shkak se programet mbi edukimin gjithp\u00ebrfshir\u00ebs seksual jan\u00eb t\u00eb bazuara n\u00eb principet e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, ato e avancojn\u00eb barazin\u00eb gjinore dhe t\u00eb drejt\u00ebn e t\u00eb rinjve p\u00ebr fuqizim, si vler\u00eb e shtuar.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Realiteti \u00ebsht\u00eb q\u00eb shum\u00eb vajza e djem, burra e gra t\u00eb reja n\u00eb Kosov\u00eb eksplorojn\u00eb realitetin e tyre seksual me shum\u00eb pak informacion sigurues, edhe n\u00ebse publikisht nuk e pranojm\u00eb. Duke e ditur k\u00ebt\u00eb, dhe duke e par\u00eb \u00e7do dit\u00eb nivelin e shqet\u00ebsimit t\u00eb tyre nga mungesa e dijes e mosp\u00ebrgatitja, un\u00eb e di q\u00eb pak gj\u00ebra jan\u00eb m\u00eb urgjente sesa m\u00ebsimi i t\u00eb rinjve dhe posaq\u00ebrisht t\u00eb rejave, si t\u00eb mbrojn\u00eb trupat dhe mendjet e tyre.<\/span><\/p>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nevoja p\u00ebr edukim seksual gjithp\u00ebrfshir\u00ebs e ka nj\u00eb baz\u00eb me tri pika t\u00eb forta. S\u00eb pari, t\u00eb rinjt\u00eb kosovar\u00eb e fillojn\u00eb n\u00eb mosh\u00eb shum\u00eb t\u00eb re aktivitetin seksual. S\u00eb dyti, manifestojn\u00eb sjellje me rrezik t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr shkak se nuk din\u00eb ta mbrojn\u00eb sh\u00ebndetin e tyre. S\u00eb treti, dhe m\u00eb e r\u00ebnda, ka shum\u00eb raste [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":180,"featured_media":9659,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[],"ppma_author":[209],"class_list":["post-3729","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinion"],"authors":[{"term_id":209,"user_id":180,"is_guest":0,"slug":"rreze-hoxha","display_name":"Rreze Hoxha","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/images-6.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/images-6.jpg"},"user_url":"","last_name":"Hoxha","first_name":"Rreze","description":"Rreze Hoxha \u00ebsht\u00eb psikologe. Ajo \u00ebsht\u00eb Projekt Koordinatore n\u00eb organizat\u00ebn Fondacioni Together Kosova, ku nd\u00ebr t\u00eb tjera administron platform\u00ebn e vetme p\u00ebr k\u00ebshillim online n\u00eb Kosov\u00eb, www.nukjevet.net. Rrezja gjithashtu ka punuar si psikologe me f\u00ebmij\u00ebt adoleshent\u00eb si pjes\u00eb e projektit Toka te Ti t\u00eb organizat\u00ebs Toka. Ajo \u00ebsht\u00eb an\u00ebtare n\u00eb K\u00ebshillin Rinor t\u00eb Ambasad\u00ebs Amerikane n\u00eb Kosov\u00eb qysh nga viti 2016, ku ka udh\u00ebhequr projektin e par\u00eb p\u00ebr edukim seksual tek t\u00eb rinjt\u00eb kosovar\u00eb.\r\n\r\nRrezja ka qen\u00eb e ftuar si paneliste dhe prezantuese n\u00eb panele e konferenca t\u00eb ndryshme, p\u00ebr t\u00eb folur rreth r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb s\u00eb sh\u00ebndetit mendor dhe edukimit seksual tek t\u00eb rinjt\u00eb shqiptar\u00eb."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3729","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/180"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3729"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3729\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10344,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3729\/revisions\/10344"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/9659"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3729"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3729"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3729"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=3729"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}