{"id":3755,"date":"2018-01-05T12:30:29","date_gmt":"2018-01-05T10:30:29","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=3755"},"modified":"2024-12-11T16:35:53","modified_gmt":"2024-12-11T14:35:53","slug":"tregimi-i-tre-budallicatve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/tregimi-i-tre-budallicatve\/","title":{"rendered":"Tregimi i tre budallicatve"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<p>U ba ngusht\u00eb edhe me ec\u00eb rrug\u00ebtve n\u00eb Prishtin\u00eb. Si duket nuk jemi \u00e7lirue asnjiher\u00eb prej sindromit t\u00eb hjekatve shekullore \u201csa ma ngusht\u00eb aq ma shlir\u00eb\u201d. E lam me dal\u00eb me pi naj birr\u00eb me shoqe. Menxi po dep\u00ebrtojm\u00eb te sheshi.\u00a0 Ato sht\u00ebpizat, n\u00eb vend se me i shty skejetve, gjith\u00eb aj vend aty, i kan\u00eb afrue me njana tjetr\u00ebn thu se dojn\u00eb me i shti njer\u00ebzit me zor me u ndal\u00eb aty. Pa kurrfar\u00eb koncepti, edhe lezeti bahet shkel e shko n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend. Po i bajm\u00eb do akrobacione, dol\u00ebm dyqysh, por jo q\u00eb u \u00e7liruem. Ngushti vazhdojke. E krejt k\u00ebsaj shtoja do drita idiotike q\u00eb i kan\u00eb gjujt\u00eb pa fije shije n\u00ebp\u00ebr deg\u00eb e bandera. Nejse.<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p>Ku po shkojm\u00eb? Ke pytje kogja e rand\u00eb kjo. Se vende plot, por ose s&#8217;ka vend ose jan\u00eb shndrrue n\u00eb katalogje bajate t\u00eb Jysk-ut, e p\u00ebrtej k\u00ebsaj edhe pse t\u00eb thojn\u00eb s&#8217;pihet duhani mrena, i kan\u00eb bo do \u201cndarje\u201d q\u00eb edhe kur s&#8217;pihet n\u00eb fakt pihet more, qysh jo. N\u00ebse nuk shkon ti dy tavolina ma tutje ku fillon pjesa ku pihet, vjen tymi te ti hi\u00e7 mos e ba gajle. Bile ndodh, n\u00ebse \u00e7ohesh me shkue n\u00eb at\u00eb pjes\u00eb, vjen kamarieri ta ban: pihet edhe k\u00ebtu. Pihet more, pse jo. Nejse, un si duhanpir\u00ebse kahnjiher\u00eb e nxa veten tue u g\u00ebzue, ani tash dimnit. Por tani i shoh dy zoja q\u00eb kan\u00eb dal\u00eb me beba me pi kafe e nihna keq, k\u00ebshtu q\u00eb \u00e7ohna edhe dal jasht e e dhezi nji, e tani hi mrena vazhdoj muhabetin. Aq ma shum kur e kam parasysh, sa v\u00ebshtir\u00eb asht me ken\u00eb nan\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. Me u ba me f\u00ebmij\u00eb, asht si me u robnue. N\u00ebse s\u2019ke nji krah t\u00eb fort\u00eb me ta ngjit\u00eb, mbetesh e mshelun n\u00eb shpi p\u00ebr nji koh\u00eb kogja t\u00eb gjat\u00eb. Partneri (burri) ose baba i f\u00ebmij\u00ebs, ose edhe jo baba i f\u00ebmij\u00ebs, por ve\u00e7 partneri, \u00e7ka do q\u00eb asht, n\u00ebse e ke, n\u00ebse don e n\u00ebse i del koh\u00eb, kuptohet, t\u00eb ndihmon eventualisht, por ama sille qysh ta sillsh, quhet \u201cndihm\u00eb\u201d ma p\u00ebrpara se obligim i barabart\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb kur shoh nana t\u00eb reja q\u00eb dalin me bebat e tyne n\u00eb krah, me u takue me shoqe e me e \u201cvazhdue\u201d jet\u00ebn q\u00eb kishin, m\u00eb vjen mir\u00eb. E shoh si njifar\u00eb \u201clufte\u201d ndaj k\u00ebtij robnimi gjinor.<\/p>\n<p>N\u00ebn presion grupor, nuk asht q\u00eb s\u2019dor\u00ebzona edhe un najher\u00eb. Se asht shum pozit\u00eb palidhje kur mes njiqind njer\u00ebzitve ve\u00e7 ti \u00e7ohesh e del jasht\u00eb me pi cigare. E ban nji her\u00eb e ban dy her\u00eb, dikur s\u2019ja vlen.\u00a0 P\u00ebrve\u00e7 asaj ta nxajn\u00eb p\u00ebr t\u00eb madhe, mujn\u00eb edhe me t\u2018u idhnue. Se ta interpretojn\u00eb sikur je tue ju than\u00eb q\u00eb je ma e men\u00e7me se ata. E kam provue nji her\u00eb n\u00eb Hamam. Q\u00eblloi aty vet kryetari i komun\u00ebs t\u00eb Prishtin\u00ebs. Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe, krejt me rend, ose dilshin jasht\u00eb, ose shkojshin me nji dhom\u00eb t\u00eb improvizume (depo), pa kurrfar\u00eb ventilimi, me e dhez\u00eb nji e u kthejshin. E kur, masi q\u00eb nejti sa nejti, aj shkoi, t\u2019ia nis\u00ebn krejt me pi mrena. P\u00ebrfshi dostat e tij q\u00eb ishin me te n\u00eb tavolin\u00eb e n\u00eb \u201cpushtet\u201d. Tashti, vini re aj reprezentojke \u201eautoritetin\u201c shtetnor.\u00a0Ose me e than\u00eb ndryshe \u201epushtetin politik\u201c. K\u00ebtu edhe respektimi i ligjit asht ve\u00e7 loj\u00eb politike q\u00eb vjen n\u00eb shprehje si demonstrim fals i \u201erespektimit\u201c t\u00eb pushtetit, p\u00ebrmes respektimit t\u00eb \u201ct\u00eb fortit\u201d, e jo p\u00ebrmes identifikimit me arsyen e ligjit. Ligjet vijn\u00eb e shkojn\u00eb. \u201cT\u00eb fortit\u201d ma zor.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb un po vazhdoj gjat\u00eb gjith\u00eb mbramjes me dal\u00eb jasht\u00eb me dhez\u00eb cigaren, kur po ma ban nji kamarier: munesh me dhez\u00eb mrena tash se shkoj aj. Nuk e kam prej tute, edhepse nuk na kish ba keq me dijt\u00eb me u tut\u00eb pak n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend najkush, ia bana. Nuk m\u00eb kuptoj. Ama bash hi\u00e7. M\u00eb pa me p\u00ebrbuzje. Qysh k\u00ebqyret nji snob. Nejse.<\/p>\n<p>I njoh kogja do njer\u00ebz q\u00eb nuk e pijn\u00eb cigaren edhe e di q\u00eb u pengon, e kush jam un me i helmue ata? Uf. Sa her\u00eb kam pi cigare \u201cku s\u2019pihet\u201d ama pihet. Por ama, kur shoh beba sa troha, n\u00eb nji hap\u00ebsin\u00eb po aq sa troha ku pihet cigarja, edhe pse \u201dnuk lejohet\u201c, ku n\u00eb vend t\u00eb dy tavolinatve i kan\u00eb rras\u00eb dyqysh kat\u00ebr tavolina, sa q\u00eb menxi ulesh, tavanin munesh me e prek\u00eb me dor\u00eb, p\u00ebr ventilim as mos t\u00eb folim, aty un e kam kufinin. Dreqi e marrt\u00eb, dikund duhet me e vnue at\u00eb kufi.<\/p>\n<p>Nejse, po e pi cigaren, e kur t&#8217;hi mrena, \u00e7ka me pa? Ato dy zojat me beba tue pi cigare, qaty p\u00ebrmi kry t\u00eb evladit. Rreth e rreth plot tjer\u00eb tue pi cigare n\u00eb t\u00eb njajt\u00ebn hap\u00ebsin\u00eb. Tymi i asaj pjes\u00ebs t\u00eb improvizume ku pihet cigarja, q\u00eb ia ka nis\u00eb si zgjanim me do llastika e nd\u00ebrkoh\u00eb u konkretizue me armatur\u00eb q\u00eb topi s&#8217;e lun\u00eb, tue ken\u00eb se asht si hap\u00ebsin\u00eb trefish ma e madhe se kjo &#8220;ku nuk pihet&#8221; e q\u00eb dikur ishte kafiqi origjinal, para se me u legjitimue uzurpimi i trotuar\u00ebtve,\u00a0e kish pushtue k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb, sa q\u00eb me fol\u00eb drejt\u00eb gati jish budallaki mos me e dhez\u00eb cigaren edhe knej.<\/p>\n<p>Pash\u00eb \u00e7ka pash\u00eb, shoh vazhdimisht. Prap nihna keq. K\u00ebsaj radhe p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt dhe p\u00ebr munges\u00ebn e forc\u00ebs tem me ia thirr\u00eb &#8220;shtetin&#8221; i cili kisht me ardh\u00eb me ia trus\u00eb nji d\u00ebnim ma s\u00eb pari aty dy zojatve, e tani me e mbyll krejt kafiqin, dhe me i marr\u00eb f\u00ebmij\u00ebt n\u00eb mbrojtje t\u00eb shtetit deri sa t\u00eb mbushen mend prind\u00ebrit. Tani keshi vetmevete me budallakinat q\u00eb m\u00eb sillen n\u00eb kry. Kjo ideja e shtetit gjith\u00eb m\u00eb shtin me kesh\u00eb.<\/p>\n<p>Po baj muhabet me shoqe e prap kur po m\u00eb pihet nji cigare, po \u00e7ohna e po dal jasht\u00eb. E kamarieri po insiston &#8220;pihet edhe k\u00ebtu&#8221; dhe ma bjen nji tab\u00ebll t\u00eb filxhanit t\u00eb kafes. Due me ia gjujt\u00eb tabll\u00ebn kres\u00eb. Por nuk e baj. Ngihna me fantazin\u00eb. E i thom kamarierit: pihet, po e shoh, por dikush duhet me i ndalue n\u00ebse jo cigaret, bile bebat n\u00eb k\u00ebt\u00eb kafiq. Ia jap iden\u00eb me i vnue do sheja t\u00eb bebatve te dera me vij\u00ebn e kuqe diagonale t\u00eb ndales\u00ebs. Bile bohna kreative e p\u00ebr hajgare i thom k\u00ebqyr mos harroni me p\u00ebrcaktue q\u00eb e keni fjal\u00ebn p\u00ebr beba t\u00eb kalt\u00ebrta e beba t\u00eb pembe. Ato dyjat m\u00eb nijn\u00eb edhe zg\u00ebrdhihen mes vete. Bile njana m\u2019u dok q\u00eb bash p\u00ebr inati tem e ngrejti edhe nji tym t\u00eb fort\u00eb e e fryjti me eleganc\u00eb drejt tavanit (kishe sa ma larg beb\u00ebs) tue e p\u00ebrzdredh\u00eb nyjen e dor\u00ebs n\u00eb kand 90 shkall\u00eb n\u00eb kahun e jasht\u00ebm, sa q\u00eb u tuta po e then. S&#8217;ka lidhje, dola un. Po e pi cigaren para der\u00ebs. Kur po kthehna, \u00e7ka me pa? Jish dhez\u00eb nji luft\u00eb e vog\u00ebl mes shoqetve t\u00eb mija edhe atyne dy zojatve me beba. Kur pasna dal\u00eb un, ajo zoja me frym\u00eb elegante t\u00eb tymit ju kish pas drejtue shoqetve t\u00eb mija: \u00e7ka pat kjo shoqja e juej, a asht normal?<\/p>\n<p>Shoqja jem nr.1 ia kish pas\u00eb ba: urdhno?<\/p>\n<p>Kjo zoja ja kish pas kthye: qajo q\u00eb dul jasht, a asht mir\u00eb n\u00eb kry?<\/p>\n<p>Shoqja jem nr.2 masi q\u00eb e kish shk\u00ebmbye nji shikim habie e hutie e shoku me shoqen tem nr.1, i kish pas\u00eb than\u00eb: pse? (Ashiqare tue e zgat\u00eb pak e-j\u00ebn.)<\/p>\n<p>Ajo zoja tue u ni e validume n\u00eb gjenialitetin e injoranc\u00ebs t\u00eb vet n\u00ebn miratim t\u00eb zoj\u00ebs tjet\u00ebr q\u00eb ia fryjke tymin n\u00eb f\u00ebtyr\u00eb, i drejtohet shoqes tem: thuji le ta k\u00ebqyr\u00eb pun\u00ebn e vet e mos t&#8217;ia nin\u00eb asaj p\u00ebr foshnjat tona. Po, po, foshnjat i kish pas\u00eb than\u00eb. Jo bebat. Jo f\u00ebmij\u00ebt. Jo fmit\u00eb. As thmit\u00eb. Foshnjat. Kjo asht interesante, sepse ato ishin vendore sa un e shoqet e mija, e knej pari na nuk thojna foshnja, por beba, sidomos jo n\u00eb t\u00eb folun. N\u00eb momentin kur hina un mrena shoqet e mija po luftojn\u00eb me to p\u00ebr t\u00eb drejtat e f\u00ebmij\u00ebtve t\u00eb tyne. Un po ngoj nji her\u00eb. Ve\u00e7 po ngoj. Kur po ma ban ajo zoja: tjet\u00ebr her\u00eb k\u00ebqyre pun\u00ebn tande, mos ta nin\u00eb ty p\u00ebr foshnj\u00ebn teme. He? \u00c7ka je tue than\u00eb moj budallic\u00eb, menova me vete, por s&#8217;ia thash. Se dyqysh e kuptova q\u00eb budallica ato nashta jan\u00eb, e nashta s\u2019jan\u00eb, s\u2019muj\u00eb me e dijt\u00eb qaq shpejt\u00eb, ama diku thell\u00eb thell\u00eb brenda tyne, nashta n\u00eb nivel mikroskopik, ama bash me dasht\u00eb e gjen\u00eb, se edhe ato e kan\u00eb nji troh nd\u00ebgjegjje, se p\u00ebrndryshe zor q\u00eb ishin qart\u00eb k\u00ebshtu prej reagimit tem me ua pshtue f\u00ebmij\u00ebt prej tymit t\u00eb duhanit. Kjo asht nji teori. Tjetra teori asht q\u00eb, thjesht\u00eb nashta e pat\u00ebn prej mendjemadh\u00ebsis\u00eb, ose edhe habis\u00eb se s&#8217;jan\u00eb m\u00ebsue me mendue dikush tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e evladit t\u00eb tyne. A mos i gjykova rand? A mos i ofendova? Po mundona me u sqarue. Sjellsh\u00ebm, butsh\u00ebm, lutsh\u00ebm. Tue k\u00ebrkue falje q\u00eb po ma nin\u00eb p\u00ebr f\u00ebmj\u00ebt e tyne. Ama tue insistue q\u00eb e kam obligim me ma ni. Nuk dhezi. Prap e dhez\u00ebn.<\/p>\n<p>Qyshdomeken\u00eb, iu drejtova shoqetve e po iu thom: ku met\u00ebm? E mor\u00ebm edhe kah nji birr\u00eb. Ato zojat po folin edhe pak di\u00e7ka n\u00eb adres\u00eb teme n\u00ebn dhamb, kishe po folin mes vete q\u00eb me ni un dhe e dhez\u00ebn edhe kah nji. Po \u00e7ohna e po i \u00e7ela krejt dritaret q\u00eb u \u00e7elshin (ma mir\u00eb me nirth\u00eb pak bebat, se me u helmue krejt). N\u00ebn protest\u00ebn e tyne, po vjen kamarieri po don me i mshel\u00eb dritaret.\u00a0 Ve\u00e7 gabo msheli e e sheh tani, po ja baj (jo q\u00eb kisha \u00e7ka me i ba p\u00ebrve\u00e7 me u \u00e7u me dal\u00eb prej aty, po thash hajt ta provoj, se kjo taktika e konfidenc\u00ebs trimnore e ka njifar\u00eb magjie te na). Po m\u00eb k\u00ebqyr shtremt kamarieri, nji her\u00eb me f\u00ebtyr\u00eb serioze; un po q\u00ebndroj stoikisht e mrrolt\u00eb, e aj tani po zg\u00ebrdhihet pak, edhe i la \u00e7el\u00eb dritaret e u largue.<\/p>\n<p>Ju te kokshi krejt budallica, po e nij at\u00eb zoj\u00ebn mbrapa meje. Po i cakrojm\u00eb gotat me shoqe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb konstatim t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Po k\u00ebnaqemi muhabet na tre budallicat deri n\u00eb mbramje von\u00eb. Deri n\u00eb mbramje von\u00eb edhe ato zojat me beba aty po rrin\u00eb. Po k\u00ebnaqen edhe ato po get. Koh\u00eb mas kohe po dal po e dhezi kah nji cigare jasht me e meritue komplimentin e zojatve. E bebat, nuk e di a ishin trullue a \u00e7ka, gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs nji za s\u2019e kan\u00eb l\u00ebshue prej vetes. Sa q\u00eb mos t\u2019i kisha pa tue l\u00ebviz\u00eb, kisha mendue q\u00eb jan\u00eb kukulla. M\u00eb lindi nji ide q\u00eb bebat ishin m\u00ebsue me ambiente t\u00eb tilla sa q\u00eb qysh n\u00eb pelena po e m\u00ebsojn\u00eb pafuqin\u00eb dhe kan\u00eb humb vullnetin edhe me kajt\u00eb. Dhe po i kujtoj krejt ato her\u00eb q\u00eb ma ka sfidue ky vend takatin me kajt\u00eb, e qysh gjith\u00eb diku p\u00ebrreth ka ken\u00eb nji arsye me kesh\u00eb q\u00eb ma ka dhurue najkush, p\u00ebr me m\u2018dhan\u00eb fuqi. E k\u00ebqyra njan\u00ebn bebe, q\u00eb mi kish ngul\u00eb syt\u00eb, ja qita guh\u00ebn shpejt tue e shtramue f\u00ebtyr\u00ebn. Keshi. Nashta nuk e kan\u00eb humb vullnetin me kajt\u00eb, mendova me vete, ve\u00e7 po presin t\u00eb v\u00ebmendsh\u00ebm nji arsye me kesh\u00eb.<\/p>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>U ba ngusht\u00eb edhe me ec\u00eb rrug\u00ebtve n\u00eb Prishtin\u00eb. Si duket nuk jemi \u00e7lirue asnjiher\u00eb prej sindromit t\u00eb hjekatve shekullore \u201csa ma ngusht\u00eb aq ma shlir\u00eb\u201d. E lam me dal\u00eb me pi naj birr\u00eb me shoqe. Menxi po dep\u00ebrtojm\u00eb te sheshi.\u00a0 Ato sht\u00ebpizat, n\u00eb vend se me i shty skejetve, gjith\u00eb aj vend aty, i [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":505,"featured_media":10913,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[991],"ppma_author":[1348],"class_list":["post-3755","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-shoqeria"],"authors":[{"term_id":1348,"user_id":505,"is_guest":0,"slug":"ardiana-shala","display_name":"Ardiana Shala Prishtina","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/ardianashalaprishtina2-1021x1024-1.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/ardianashalaprishtina2-1021x1024-1.jpg"},"user_url":"","last_name":"Shala Prishtina","first_name":"Ardiana","description":"Ardiana Shala Prishtina \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e Antologjis\u00eb s\u00eb poeteve shqiptare \u201cMagma\u201d, p\u00ebrpiluar dhe p\u00ebrkthyer nga Vlora Konushevci dhe botuar nga SHB \u201cLittera\u201d, Prishtin\u00eb."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3755","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/505"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3755"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3755\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10914,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3755\/revisions\/10914"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/10913"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3755"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3755"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3755"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=3755"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}