{"id":3759,"date":"2018-01-10T15:47:09","date_gmt":"2018-01-10T13:47:09","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=3759"},"modified":"2024-11-13T16:38:45","modified_gmt":"2024-11-13T14:38:45","slug":"si-e-kuptoj-moton-drejtesi-per-astritin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/si-e-kuptoj-moton-drejtesi-per-astritin\/","title":{"rendered":"Si e kuptoj moton &#8220;Drejt\u00ebsi p\u00ebr Astritin!?"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<h3>Si e kuptoj moton &#8220;Drejt\u00ebsi p\u00ebr Astritin!?<\/h3>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p><em>Mshele goj\u00ebn Dehar n\u2019varr<br \/>\nSe liria k\u00ebt\u00eb \u00e7mim ka<br \/>\nMe t\u2019g\u00ebrvish n\u2019fyt e n\u2019duar<br \/>\nE me than\u00eb u vet\u00ebvra\u00a0\u00a0<\/em><\/p>\n<p><em>Mshele goj\u00ebn Dehar n\u2019varr<br \/>\nShliro frym\u00ebn niher mir\u00eb<br \/>\nMe jetu me qat\u00eb frym\u00eb<br \/>\nLiria njeh ve\u00e7 k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb<\/em><\/p>\n<p><em>Mshele goj\u00ebn Dehar n\u2019varr<br \/>\nVdekja e jote s\u2019na pengon<br \/>\nShteti ka prioritete tjera<br \/>\nNji burg t\u2019madh po nd\u00ebrton\u00a0\u00a0<\/em><\/p>\n<p><em>Mshele goj\u00ebn Dehar n\u2019varr<br \/>\nSe ky pushtet edhe jet\u00eb vjedh<br \/>\nP\u00ebrgjigjen tane s\u2019e meriton<br \/>\nPusho i qet\u00eb p\u00ebr neve t\u2019mjer\u00eb<\/em><\/p>\n<p>(Vargje t\u00eb shkruara nga nj\u00eb mik imi, e t\u00eb pabotuara m\u00eb par\u00eb)<\/p>\n<p><em>Vdekja e qytetarit dhe aktivistit politik Astrit Deharit, i ndaluar nga shteti n\u00eb pritje t\u00eb gjykimit p\u00ebr vepra t\u00eb r\u00ebnda kund\u00ebr shtetit, tregon p\u00ebr nj\u00eb gjendje ku pushteti nuk lejon aktivizmin politik t\u00eb qytetar\u00ebve q\u00eb sfidon status quon\u00eb, dhe, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, s\u2019mbron as jet\u00ebn, pra as statusin e njeriut biologjik t\u00eb atyre q\u00eb i arreston. Jeta e tij si aktivist politik nd\u00ebshkohet, por as jeta e tij biologjike si gjalles\u00eb nuk ka vler\u00eb, por lihet n\u00eb m\u00ebshir\u00ebn e gjykimit t\u00eb publikut dhe vrasjes nga vetvetja, n\u00ebse e pranojm\u00eb shpjegimin zyrtar t\u00eb vdekjes s\u00eb tij. Gjendje q\u00eb ta shtin frik\u00ebn nga ky sistem shtyp\u00ebs dhe vdekjeprur\u00ebs! Andaj, nuk duhet rreshtur s\u00eb k\u00ebrkuari drejt\u00ebsi p\u00ebr Astritin. P\u00ebrndryshe, heret a von\u00eb, astrita jena krejt na. Por, \u00e7ka dometh\u00ebn\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb drejt\u00ebsi p\u00ebr Astritin..?<\/em><\/p>\n<p><strong>Prolog<\/strong><\/p>\n<p>Data 7 n\u00ebntor, 2016. Ora 7.30 e mbr\u00ebmjes. Radio Televizioni i Kosov\u00ebs. Lajmet qendrore. Nj\u00eb dit\u00eb para zgjedhjeve presidenciale n\u00eb SHBA: mbi 15 minuta \u201clajme\u201d p\u00ebr emrat personal\u00eb, rrug\u00ebt, sheshet, butiqet e Prishtin\u00ebs e Kosov\u00ebs me emrat e Klinton\u00ebve; \u201canket\u00eb\u201d me qytetar\u00ebt se kush ka me i fitu zgjedhjet p\u00ebr president atje si dhe nj\u00eb i ftuar n\u00eb studio q\u00eb p\u00ebrs\u00ebri flet p\u00ebr sheshet, rrug\u00ebt e butiqet me emra t\u00eb Klinton\u00ebve! Krejt kjo, ironikisht, mu n\u00eb dit\u00ebn kur ishin publikuar rezultatet e para t\u00eb autopsis\u00eb s\u00eb qytetarit dhe aktivistit politik Astrit Deharit, i gjetur i vdekur n\u00eb rrethana misterioze dy dit\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb nj\u00eb qeli burgu n\u00eb Prizren ku po mbahej si i dyshuar p\u00ebr vepra terroriste kund\u00ebr shtetit. Rezultatit t\u00eb autopsis\u00eb s\u00eb trupit t\u00eb tij i vjen radha tek si lajm i tret\u00eb nga gjysma e dyt\u00eb e edicionit qendror t\u00eb\u00a0<strong>lajmeve t\u00eb t\u00eb ashtuquajturit sh\u00ebrbimit medial publik, RTK.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Homo sacer<\/strong><\/p>\n<p>\u201cHomo sacer\u201d, nj\u00eb kategori n\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebn e Rom\u00ebs s\u00eb lasht\u00eb, i sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje nga filozofi Giorgio Agamben, em\u00ebrtonte njeriun t\u00eb cilin shteti e p\u00ebrjashtonte nga komuniteti duke i hequr t\u00eb gjitha t\u00eb drejtat qytetare, privuar nga mbrojtja ligjore dhe ndaluar \u00e7do lloj marr\u00ebdh\u00ebnie me t\u00eb, si pasoj\u00eb e p\u00ebrfshirjes s\u00eb tij n\u00eb disa shkelje t\u00eb caktuara t\u00eb ligjit. I tilli nuk ekzekutohej, pra ndalohej vrasja e ligjshme e tij, por as nd\u00ebshkohej vrasja e tij nga kushdo q\u00eb e vriste, sepse kjo nuk konsiderohej krim, e as q\u00eb filjohej n\u00eb rituale fetare, pra nuk b\u00ebhej kurban p\u00ebr zot\u00ebrat.<\/p>\n<p>Jan\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb tep\u00ebr se nj\u00eb vit prej largimit t\u00eb Astrit Deharit nga kjo jet\u00eb dhe ca m\u00eb shum\u00eb qysh se ai u trajtua si \u201chomo sacer\u201d nga shteti e shoq\u00ebria. Astriti u p\u00ebrjashtua nga nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb e t\u00eb qenit qytetar, duke u privuar nga statusi i qytetarit aktiv politik, dhe duke u zhveshur prej nj\u00eb m\u00ebnyre t\u00eb caktuar t\u00eb jet\u00ebs, dometh\u00ebn\u00eb jet\u00ebs politike\u2014t\u00eb cil\u00ebn Aristoteli e vler\u00ebsonte si jet\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb qytetarit pjes\u00ebmarr\u00ebs aktiv n\u00eb politik\u00eb\u2014duke e reduktuar jet\u00ebn e tij n\u00eb nj\u00eb ekzistenc\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb kafsheje. Shteti, i udh\u00ebhequr nga oligark\u00eb e i mbik\u00ebqyrur nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht, rezistenc\u00ebn dhe veprimin politik e ngushton deri n\u00eb pamund\u00ebsi duke e kufizuar at\u00eb brenda korniz\u00ebs s\u00eb demokracis\u00eb zgjedhore si gar\u00eb p\u00ebr vot\u00eb popullore p\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsim n\u00eb organet politike shtet\u00ebrore. Ky pushtet, veprimin politik jo vet\u00ebm q\u00eb e kufizon brenda nj\u00eb hap\u00ebsire procedurale t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimit politik, por edhe nd\u00ebshkon me ngujim n\u00eb burg qytetar\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt lypin m\u00ebnyra t\u00eb tjera t\u00eb aktivizmit politik.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb trajtim t\u00eb Astritit, pushteti na k\u00ebrc\u00ebnohet secilit prej nesh se \u00e7do aktiviz\u00ebm a rezistenc\u00eb politike jashta kuadrit t\u00eb procedur\u00ebs demokratike t\u00eb gar\u00ebs p\u00ebr vot\u00eb dhe z\u00ebnies s\u00eb posteve politike shtet\u00ebrore, do t\u00eb nd\u00ebshkohet me burgim, izolim apo ndarje prej bashk\u00ebsis\u00eb, p\u00ebrjashtim nga mbrojtja e duhur ligjore dhe me l\u00ebnie n\u00eb m\u00ebshir\u00ebn e kujtdo q\u00eb t\u00eb ket\u00eb vullnet t\u00eb kryej\u00eb gjyqin publik, damkos\u00eb, shpif\u00eb, e ndoshta edhe t\u00eb vras\u00eb. K\u00ebshtu pushteti i sovranit na e \u00e7on nj\u00eb porosi: prano demokracin\u00eb e vot\u00ebs dhe hiq dor\u00eb nga rezistenca politike, protesto paq\u00ebsisht n\u00eb vend se t\u00eb rezistosh a luftosh privatizimin e shtetit, krimin e mbrapshtit\u00eb qeveritare; me nj\u00eb fjal\u00eb, braktis jet\u00ebn politike dhe qytetarin\u00eb aktive dhe bindju sovranit duke u shnd\u00ebrruar n\u00eb kafsh\u00eb biologjike q\u00eb \u00e7on jet\u00ebn duke u preokupuar si t\u00eb gjej\u00eb ushqim e streh\u00eb sa p\u00ebr t\u00eb mbijetuar dit\u00ebt. K\u00ebt\u00eb e don pushteti politik: t\u00eb dal\u00ebsh jasht\u00eb sfer\u00ebs politike t\u00eb qytetarit t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm e aktiv dhe t\u00eb jetosh si nj\u00eb gja e gjall\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Gjakhup\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, Astriti si terrorist i dyshuar ishte p\u00ebrjashtuar edhe nga mbrojtja e duhur shtet\u00ebrore n\u00eb kuptimin se damka e terroristit ngarkoi mbi t\u00eb pesh\u00ebn e gjykimit t\u00eb publikut para se gjykata t\u00eb jepte verdiktin. I tilli vritet politikisht dhe p\u00ebr vet\u00ebvrasjen e tij nuk merret n\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi askush. Shkon \u201cgjakhup\u00ebs\u201d, n\u00ebse mund t\u00eb p\u00ebrdorim nj\u00eb kategori t\u00eb Kanunit q\u00eb, si\u00e7 ka v\u00ebrejt\u00eb Enis Sulstarova, n\u00eb disa aspekte mund t\u00eb krahasohet\u00a0<a href=\"http:\/\/www.postbllok.com\/homo-sacer-gjakhupes\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">me \u201chomo sacerin\u201d romak<\/a>.\u00a0\u201cGjakhup\u00ebsi\u201d ose personi gjaku i t\u00eb cilit hup\u00eb\u2014dometh\u00ebn\u00eb se p\u00ebr t\u00eb askush nuk merr hak\u2014n\u00eb Kanun ishte ai q\u00eb kryente shkelje t\u00eb caktuara t\u00eb rendit dhe normave fisnore q\u00eb kishin p\u00ebr q\u00ebllim ruajtjen e shenjtnis\u00eb e nderit t\u00eb familjes dhe mbrojtjen e pasuris\u00eb dhe personit t\u00eb klerit. N\u00eb Kosov\u00ebn ahtisariane q\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb tep\u00ebr po merr trajt\u00ebn e nj\u00eb sulltanati nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb sunduar nga hegjemonia nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe vasal\u00ebt e tyre vendor\u00eb: oligark\u00eb e grupe klanore t\u00eb ashtuquajtura \u201cparti politike\u201d, shpallet \u201cgjakhup\u00ebs\u201d nj\u00eb qytetar q\u00eb nuk do t\u00eb pajtohet me status quon\u00eb (e ngjashme me \u201cruajtjen e shenjtnis\u00eb dhe nderit t\u00eb familjes\u201d n\u00eb Kanun) dhe rendin e padrejt\u00eb e jodemokratik t\u00eb instaluar nga pushteti vendor dhe i jasht\u00ebm (e ngjashme me \u201cmbrojtjen e pasuris\u00eb dhe personit t\u00eb klerit\u201d). Shteti nuk e vret, por as th\u00ebrret n\u00eb llogari p\u00ebrgjegj\u00ebsit p\u00ebr vet\u00ebvrasjen e tij, e as\u00a0 ata q\u00eb ia b\u00ebjn\u00eb gjyqin a priori. Pra, shteti nuk merr hak p\u00ebr nj\u00eb qytetar politik.<\/p>\n<p><strong>Drejt\u00ebsi<\/strong><\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, \u201cmerr hak\u201d \u00ebsht\u00eb e vlefshme p\u00ebr nj\u00eb shoq\u00ebri fisnore q\u00eb vler\u00ebn kulminante e ka nderin ose prestigjin dhe q\u00eb hakun e nxjerr duke e lar\u00eb gjakun me gjak (sepse n\u00eb Kanun &#8220;Gjaku s&#8217;hup\u00eb kurr&#8221;) dhe k\u00ebshtu e normon gjakmarrjen si nj\u00eb mekaniz\u00ebm t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, n\u00eb munges\u00eb t\u00eb mekanizmave shtet\u00ebror\u00eb, ku fisit t\u00eb \u00e7nderuar (nga vrasja e nj\u00eb an\u00ebtari t\u00eb tij) i njihet \u201ctagri\u201d p\u00ebr ta \u00e7uar drejt\u00ebsin\u00eb n\u00eb vend. Mir\u00ebpo, n\u00ebse duam ta nd\u00ebrtojm\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri moderne, e ta kuptojm\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb jo si hakmarrje (\u201cretribucion\u201d), por si rikthim n\u00eb rend e ligj (\u201crestitucion\u201d), Astritin nuk duhet trajtuar si nj\u00eb an\u00ebtar t\u00eb \u201cfisit\u201d t\u00eb tij politik ose farefisit, por si nj\u00eb pjes\u00ebtar t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile dhe aktivist politik. Drejt\u00ebsi p\u00ebr Astritin nuk duhet t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb ekskluzivisht familja dhe subjekti i tij politik, por shoq\u00ebria. Hakmarrja \u201cretributive\u201d vet\u00ebm do ta kishte sforcuar kultur\u00ebn fisnore t\u00eb komunitetit pa shtet dhe nuk do t\u00eb ishte hap drejt nd\u00ebrtimit t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb civilizuar me shtet.<\/p>\n<p>Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, gjaku i Astritit \u00ebsht\u00eb i vlefsh\u00ebm, por jo vet\u00ebm p\u00ebr familjen e tij biologjike dhe partiake, por p\u00ebr t\u00ebr\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb. Shpirti politik i Astritit do t\u00eb gjej\u00eb rehatin\u00eb vet\u00ebm pasi t\u00eb shpaguhet \u201cgjaku\u201d i tij politik. Astriti nuk duhet t\u00eb shkoj\u00eb gjakhup\u00ebs, dometh\u00ebn\u00eb \u201cgjaku\u201d i tij nuk duhet lejuar t\u00eb shkoj\u00eb posht\u00eb. Prandaj, \u201cDrejt\u00ebsi p\u00ebr Astritin\u201d \u00ebsht\u00eb thirje p\u00ebr t\u00eb shpaguar \u201cgjakun\u201d e tij politik, pra sakrific\u00ebn e tij politike. P\u00ebrndryshe, Astritin nuk e ka vra vetvetja ose dikush tjet\u00ebr (var\u00ebsisht se cilit version i beson), por e kena \u201cgri katundisht\u201d, pra e ka vra gjith\u00eb komuniteti, t\u00ebr\u00eb shoq\u00ebria. \u201cDrejt\u00ebsi p\u00ebr Astritin!\u201d \u00ebsht\u00eb moto p\u00ebr t\u00eb mos e \u201ce gri katundisht\u201d at\u00eb, pra t\u00eb mos e harrojm\u00eb tragjedin\u00eb e nj\u00eb aktivisti politik dhe ai t\u00eb mos shkoj\u00eb gjakhup\u00ebs. \u00a0Harresa e Astrit kishte me qen\u00eb vrasje e dyt\u00eb dhe p\u00ebrfundimtare e tij. K\u00ebsaj radhe nga bashk\u00ebsia. Prandaj k\u00ebrkimi i drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr Astritin \u00ebsht\u00eb imperativ p\u00ebr nj\u00eb shoq\u00ebri q\u00eb d\u00ebshiron t\u00eb \u00e7oj\u00eb jet\u00eb t\u00eb angazhuar dhe aktive politike.<\/p>\n<p>Astriti, si nj\u00eb personifikim i aktivistit politik, nuk duhet t\u00eb shkoj\u00eb \u201cgjakhup\u00ebs\u201d. P\u00ebr vdekjen e tij politike duhet t\u00eb marrim hak. Nuk duhet t\u00eb shkoj\u00eb \u201cgjakhup\u00ebs\u201d, dometh\u00ebn\u00eb se veprimtaria e tij politike nuk duhet t\u00eb shkoj\u00eb huq. \u201cHakmarrja\u201d n\u00ebnkupton t\u00eb mos pajtohemi me vrasjen e aktivizmit politik dhe t\u00eb mos heqim dor\u00eb nga e drejta p\u00ebr rezistenc\u00eb e aktiviz\u00ebm politik. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, t\u00eb mos pajtohemi t\u00eb shnd\u00ebrrohemi n\u00eb \u201chomines sacri\u201d t\u00eb zhveshur nga jeta politike e t\u00eb \u00e7ojm\u00eb vet\u00ebm jet\u00eb biologjike, si gjat\u00eb e gjalla. Jet\u00ebt e aktivist\u00ebve politik\u00eb pas Astritit nuk duhen t\u00eb jen\u00eb t\u00eb pambrojtura, t\u00eb rrezikuara dhe t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuara nga kushdo.<\/p>\n<p>Me nj\u00eb fjal\u00eb \u201cDrejt\u00ebsi p\u00ebr Astritin!\u201d duhet t\u00eb kuptohet si thirrje t\u00eb mos shkoj\u00eb huq \u201cgjaku\u201d politik i tij dhe\u00a0<a href=\"https:\/\/sbunker.net\/op-ed\/88313\/astrit-deharit\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">t\u00eb thirren n\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi autoritetet shtet\u00ebrore q\u00eb e p\u00ebrndoq\u00ebn<\/a>\u00a0dhe n\u00eb duar t\u00eb t\u00eb cil\u00ebve vdiq, q\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/sbunker.net\/op-ed\/88312\/obligimi-pozitiv-i-shtetit-dhe-hetimet-e-vdekjes-se-astrit-deharit\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">nuk e trajtuan hetimin p\u00ebr vdekjen e tij me seriozitet sipas standardeve t\u00eb k\u00ebrkuara me ligj<\/a>, si edhe organizat\u00ebn politike ku ai vepronte, p\u00ebr aq sa ajo mund t\u00eb qortohet se nuk udh\u00ebhiqej sipas nj\u00eb teorie e praktike t\u00eb menduar organizative,\u00a0<a href=\"http:\/\/kallxo.com\/albin-kurti-letra-e-plote-nga-burgu-lipjanit\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">si\u00e7 e pranoi lideri i saj<\/a>, por, ndoshta, sipas taktikave t\u00eb ngutshme dhe tekave individuale a grupore brenda organizat\u00ebs!<\/p>\n<p>\u201cDrejt\u00ebsi p\u00ebr Astritin!\u201d parakupton k\u00ebmb\u00ebngulje q\u00eb t\u00eb rimendojm\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien e shtetit me aktivizmin politik t\u00eb qytetar\u00ebve dhe t\u00eb pushtetit me opozit\u00ebn qytetare e partiake, por edhe kauzat e organizatave politike dhe mjetet p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar p\u00ebrpara ato.<\/p>\n<p>\u201cDrejt\u00ebsi p\u00ebr Astritin!\u201d dometh\u00ebn\u00eb q\u00eb t\u00eb mos pajtohemi me statusin ton\u00eb si \u201chomines sacri\u201d, si shpirt\u00ebra n\u00eb mes jet\u00ebs biologjike dhe vdekjes s\u00eb shpirtit politik. Ky mospajtim nis\u00eb nga Astriti. Nuk mund t\u00eb pajtohemi me Astritin si \u201chomo sacer\u201d, gjakhup\u00ebs dhe i padenjt\u00eb p\u00ebr t\u2019u flijuar n\u00eb ritualet tona politike p\u00ebr idealet ose zotnat sekular\u00eb: lirin\u00eb, demokracin\u00eb dhe vet\u00ebvendosjen!<\/p>\n<p><strong>Posht\u00ebsh\u00ebnim<\/strong><\/p>\n<p>E kam nisur k\u00ebt\u00eb shkrim me q\u00ebllim p\u00ebr ta botuar me rastin e nj\u00ebvjetorit t\u00eb vdekjes s\u00eb Astrit Deharit, fundi tragjik i t\u00eb cilit m\u00eb ka p\u00ebrcjell\u00eb gjat\u00eb tan\u00eb koh\u00ebs. Por, nuk e p\u00ebrfundova dot n\u00eb dit\u00ebn q\u00eb e planifikova. Si duket hala nuk e kisha marr\u00eb veten nga tronditja e ngjarjes; isha tep\u00ebr i trusollur p\u00ebr t\u00eb menduar p\u00ebr t\u00eb ose tep\u00ebr i ndrojtur p\u00ebr t\u00eb artikuluar nj\u00eb mendim rreth saj.<\/p>\n<p>Por, kjo nuk \u00ebsht\u00eb ve\u00e7 nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e imja personale, ma merr mendja. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb nyje e cila na e r\u00ebndon shpirtin kolektiv; nj\u00eb duq n\u00eb gjoks q\u00eb na e z\u00eb frym\u00ebn dhe nuk po e kap\u00ebrdijm\u00eb dot; nj\u00eb tragjedi t\u00eb cil\u00ebn nuk po mund ta p\u00ebrfytyrojm\u00eb, sepse nuk kemi p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb ngjashme me t\u00eb cil\u00ebn mund ta krahasojm\u00eb. Po, ne kemi pas\u00eb t\u00eb vrar\u00eb e vet\u00ebvras\u00eb n\u00eb burgje jugsllave e serbe ma par\u00eb, edhe aktivist\u00eb t\u00eb vrar\u00eb nga policia e Unmikut, por u kemi dh\u00ebn\u00eb kuptim atyre: viktimat i kemi shpallur heronj, patriot\u00eb e qytetar\u00eb q\u00eb kan\u00eb rezistuar e sakrifikuar p\u00ebr kauza t\u00eb qarta. Por, me Astritin sikur nuk po e dijm\u00eb \u00e7far\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb. Si shoq\u00ebri, tragjedis\u00eb s\u00eb Astritit ende nuk ia kemi l\u00ebn\u00eb nj\u00eb em\u00ebr. P\u00ebr \u00e7far\u00eb kauze shkoi? A e justifikoi kauza metod\u00ebn? A \u00ebsht\u00eb ai hero? A \u00ebsht\u00eb ai terrorist? Apo vet\u00ebm nj\u00eb qytetar i zakonsh\u00ebm?<\/p>\n<p>Prandaj, n\u00eb vend se t\u00eb lexohet si mb\u00ebshtetje e nj\u00eb kauze politike apo justifikim i p\u00ebrdorimit t\u00eb dhun\u00ebs p\u00ebr q\u00ebllime politike, n\u00eb qoft\u00eb e mundur, ky shkrim le t\u00eb kuptohet si nj\u00eb p\u00ebrpjekje e vog\u00ebl e imja p\u00ebr t\u2019ia ngjitur emrin ngjarjes tragjike t\u00eb Astritit, drejt kuptim\u00ebsimit dhe krijimit t\u00eb nj\u00eb ideje ose narrativi p\u00ebr t\u00eb, p\u00ebrmes analiz\u00ebs s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb pushtetit me aktivizmin politik qytetar. N\u00ebse si shoq\u00ebri duam p\u00ebrparimin dhe pjekjen politike, na duhet t\u2019i japim kuptim ngjarjeve q\u00eb ndodhin n\u00eb mesin ton\u00eb. P\u00ebrndryshe, nuk kena p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar asgj\u00eb prej historis\u00eb. K\u00ebshtu, mbase mund t\u00eb nisim nj\u00eb histori t\u00eb re t\u00eb vet\u00ebdijes tone politike n\u00eb rrethanat e reja.<\/p>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Si e kuptoj moton &#8220;Drejt\u00ebsi p\u00ebr Astritin!? Mshele goj\u00ebn Dehar n\u2019varr Se liria k\u00ebt\u00eb \u00e7mim ka Me t\u2019g\u00ebrvish n\u2019fyt e n\u2019duar E me than\u00eb u vet\u00ebvra\u00a0\u00a0 Mshele goj\u00ebn Dehar n\u2019varr Shliro frym\u00ebn niher mir\u00eb Me jetu me qat\u00eb frym\u00eb Liria njeh ve\u00e7 k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb Mshele goj\u00ebn Dehar n\u2019varr Vdekja e jote s\u2019na pengon Shteti ka [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":196,"featured_media":10199,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[1078,1810,1009],"ppma_author":[700],"class_list":["post-3759","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-astrit-dehari","tag-drejtesi-per-astritin","tag-te-drejtat-e-njeriut"],"authors":[{"term_id":700,"user_id":196,"is_guest":0,"slug":"gezim-selaci","display_name":"G\u00ebzim Selaci","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/1-1-e1728652765257.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/1-1-e1728652765257.jpg"},"user_url":"","last_name":"Selaci","first_name":"G\u00ebzim","description":"G\u00ebzimi Selaci \u00ebsht\u00eb ligj\u00ebrues n\u00eb Departamentin e Sociologjis\u00eb n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs. Ka studiuar Sociologji dhe Teori politike n\u00eb Prishtin\u00eb, Lond\u00ebr dhe Budapest. Specializimi i tij ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me legjitimimin e pushtetit dhe nd\u00ebrtimin e shtetit. Interesimi i tij p\u00ebrq\u00ebndrohet tek politika dhe pushteti n\u00eb shoq\u00ebri nga perspektiva nd\u00ebrdisiplinore dhe shtrihet tek t\u00eb kuptuarit e pranimit\/mospranimit t\u00eb autoritetit, dinamik\u00ebs s\u00eb identiteteve kolektive, si dhe aktivizmit politik."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3759","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/196"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3759"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3759\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10200,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3759\/revisions\/10200"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/10199"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3759"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3759"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3759"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=3759"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}