{"id":3761,"date":"2018-01-11T12:22:36","date_gmt":"2018-01-11T10:22:36","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=3761"},"modified":"2024-11-20T12:23:45","modified_gmt":"2024-11-20T10:23:45","slug":"leter-politikaneve-ne-kohe-letrash","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/uncategorized\/leter-politikaneve-ne-kohe-letrash\/","title":{"rendered":"Let\u00ebr politikan\u00ebve, n\u00eb koh\u00eb letrash"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<h3><\/h3>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p>***<\/p>\n<p>Sulmi i drejtorit t\u00eb Post\u00ebs dhe Telekomit t\u00eb Kosov\u00ebs nga dy polic\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbimit policor t\u00eb Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb kryek\u00ebput banditesk, i friksh\u00ebm dhe tmerr\u00ebsisht barbar. Pra, shteti mafioz dhe rrjedhimisht qytetar\u00ebt e shkret\u00eb, ca qenie me fate t\u00eb mjera. Nuk ka asnj\u00eb arsyetim t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb e njer\u00ebzor mbi dhun\u00ebn si akt. P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se kaq. Ky akt si i till\u00eb shtron shum\u00eb pik\u00ebpyetje mbi rendin, sundimin e ligjit dhe kontrolluesit e saj. Ngase buron nga sht\u00ebpia e siguris\u00eb. Nga sht\u00ebpia e rregullit. Po kujt ja ndien p\u00ebr k\u00ebto gj\u00ebra? Qytetar\u00ebt e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs trulluese, kan\u00eb koh\u00eb q\u00eb jan\u00eb mish\u00ebruar me traum\u00ebn, me t\u00eb lig\u00ebn, me t\u00eb sh\u00ebmtuar\u00ebn dhe me t\u00eb padrejt\u00ebn. Nuk ka asnj\u00eb rrug\u00eb shp\u00ebtimtare drejt nj\u00eb dite t\u00eb zakonshme. Ngase natyrsh\u00ebm, nuk ka asgj\u00eb t\u00eb zakonshme. \u00c7do dit\u00eb prodhon nj\u00eb fenomen shqet\u00ebsues. Nuk ka m\u00eb as ku dreqin t\u00eb besojm\u00eb. Tek asnj\u00eb autoritet. Tek asnj\u00eb kushtetut\u00eb. Tek asnj\u00eb kuvend. Tek asnj\u00eb parti. Tek asnj\u00eb lider. Tek asnj\u00eb gjykat\u00eb. Tek asnj\u00eb mut. Republika e frikshme e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb territor q\u00eb legjitimon banditizmin. Q\u00eb e p\u00ebrdhos\u00eb njeriun normal. Pik\u00eb. Dhe si e till\u00eb shtrohet pyetja n\u00ebse v\u00ebrtet \u00ebsht\u00eb e jetueshme? Dhe n\u00ebse nuk \u00ebsht\u00eb at\u00ebher\u00eb pse dreqin vazhdojm\u00eb t\u00eb rrim\u00eb k\u00ebtu? Ngase ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebshkim? Apo nj\u00eb loj\u00eb? Apo nj\u00eb tok\u00eb e interesave t\u00eb ngushta politike? Apo nj\u00eb shpirtngusht\u00ebsi politike? Nj\u00eb kuti e f\u00eblliqur politike? Nj\u00eb xhung\u00ebl politike? Nj\u00eb metafizik\u00eb e pakuptueshme politike? Nj\u00eb dilem\u00eb politike? Pra e gjith\u00eb kjo situat\u00eb pa shpres\u00eb q\u00eb ofendon dijen, trupin, mendjen dhe dinjitetin ton\u00eb buron nga Politikan\u00ebt (Jam lodhur duke th\u00ebn\u00eb, pa asnj\u00eb p\u00ebrjashtim). Dhe si t\u00eb till\u00eb duhet q\u00eb t\u00eb mos i duroni. T\u00eb mos merreni me ta. T\u00eb mos e mb\u00ebshtesni asnj\u00ebrin prej tyre. Duhet q\u00eb t\u00eb mos flisni p\u00ebr ta. T\u00eb mos dilni n\u00eb votime. T\u00eb mos k\u00ebndoni k\u00ebng\u00eb p\u00ebr ta. T\u00eb mos i p\u00ebrsh\u00ebndesni. T\u00eb mos ju buz\u00ebqeshni kur sillen mir\u00eb me ne. Ngase ka dit\u00eb kur na gjunj\u00ebzohen e bash at\u00ebher\u00eb mos i shihni n\u00eb sy. Duhet ta dini. Ata gjith\u00eb \u00e7far\u00eb kan\u00eb e kan\u00eb p\u00ebr shkak nesh. Ata jan\u00eb hajdut\u00eb. Jan\u00eb t\u00eb pashkolluar. Nuk i durojn\u00eb librat. Ata q\u00eb lexojn\u00eb libra, prishen me miqt\u00eb. Nuk din\u00eb asgj\u00eb mbi poezin\u00eb, ata q\u00eb din\u00eb mbi poezin\u00eb e adhurojn\u00eb gjakun. Kan\u00eb vetura t\u00eb shtrenjta. Han\u00eb mir\u00eb. Nuk jan\u00eb t\u00eb izoluar. B\u00ebjn\u00eb dashuri m\u00eb k\u00eb t\u00eb duan. Kan\u00eb t\u00eb ardhme. Kan\u00eb biznese t\u00eb majme. Nuk guxon askush t\u2019i kund\u00ebrshtoj\u00eb. Njihen mir\u00eb me nj\u00ebri tjetrin. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb komunitet q\u00eb ndajn\u00eb t\u00eb mirat e tyre. Kalojn\u00eb nga nj\u00ebri subjekt politik tek tjetri. Sepse jan\u00eb t\u00eb pafytyr\u00eb. Jan\u00eb infantil\u00eb. Nuk kan\u00eb q\u00ebndrime.\u00a0Nuk kan\u00eb koqe. Jan\u00eb njer\u00ebz t\u00eb inatit. T\u00eb likuidimeve. Me muskuj. Ata mund t\u00eb m\u00eb rrahin flakaresha kur t\u00eb duan dhe ku t\u00eb duan. Nuk mund t&#8217;ua kthej. Por ama mund t\u00eb\u00a0mos i pranoj. Thjesht nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb duhet t\u2019i refuzojm\u00eb.<\/p>\n<p>Un\u00eb jam i pari. Dhe ky \u00ebsht\u00eb refuzim ndaj kapitalizmit politik. Nj\u00eb refuzim p\u00ebr t\u00eb pranuar atdheun, i till\u00eb \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb. Q\u00eb t\u00eb han t\u00eb papjekur. Q\u00eb t\u00eb luan mendt\u00eb dhe t\u00eb hedh n\u00eb koshin e fundit t\u00eb njer\u00ebzill\u00ebkut.<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>Kur ndodhi lufta un\u00eb isha dymb\u00ebdhjet\u00ebvje\u00e7ar. Sapo kisha nisur t\u00eb masturboja. Sapo kisha nisur t\u00eb ndjeja k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e trupit dhe plumbat ishin kudo. Frika ishte kudo. Ushtar\u00ebt serb ishin kudo. Si f\u00ebmij\u00eb isha luft\u00ebtar. Kisha nisur t\u00eb piqesha n\u00eb luft\u00eb. Un\u00eb jam pjekur n\u00eb luft\u00eb. Pra jam bir i saj. Secila qenie njer\u00ebzore kosovare q\u00eb ka jetuar qoft\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb dit\u00eb lufte n\u00eb periudh\u00ebn e tet\u00ebdhjet\u00ebs dhe n\u00ebnt\u00ebdhjet\u00ebs ka qen\u00eb luft\u00ebtar. T\u00eb gjith\u00eb kemi luftuar. Si f\u00ebmij\u00eb kam luftuar kur kam par\u00eb policin serb n\u00eb sy. Kam luftuar me sy n\u00ebse ju president, ju kryeminist\u00ebr, ju zot\u00ebri polic keni luftuar me pushk\u00eb. Kam luftuar duke qar\u00eb p\u00ebrderisa kam par\u00eb automatikun futur n\u00eb goj\u00ebn e babait tim. Apo derisa kam par\u00eb kondak\u00ebt e pushk\u00ebve serbe mbi supet e grave. Kam luftuar duke p\u00ebrjet\u00ebsuar gjith\u00e7ka n\u00eb mendje. Sot kam kujtes\u00ebn mbi luft\u00ebn. Ju nuk keni asgj\u00eb. Ju keni p\u00ebrfitimet tuaja. Ju keni fituar \u00e7do gj\u00eb n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb dit\u00ebve t\u00eb juaja t\u00eb lavdishme (n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb atyre dit\u00ebve un\u00eb sall dua t\u00eb jetoj i qet\u00eb prej jush). Dhe kjo \u00ebsht\u00eb e ul\u00ebt. Aspak moderuese dhe e turpshme. Edhe k\u00ebt\u00eb duhet ta themi. Sot kam dinjitet para miqve t\u00eb mi serb dhe nuk kam asnj\u00eb ndjenj\u00eb qytetarie p\u00ebrball\u00eb jush. Jam kulturalisht fitues dhe asnj\u00ebher\u00eb agresor. Ju politikisht jeni triumfues por keni dalur t\u00eb jeni agresor\u00eb. Dhe kjo nuk \u00ebsht\u00eb mir\u00eb p\u00ebr intelektin tuaj dhe p\u00ebr qytetar\u00ebt tuaj q\u00eb trajtohen si kafsh\u00eb kudo q\u00eb shkojn\u00eb por ama juve nuk jua ndien. Ju nuk jeni kujdesur aq sa duhet p\u00ebr veten tuaj dhe fatkeq\u00ebsisht p\u00ebr imazhin ton\u00eb por ama juve nuk jua ndien. Nuk e keni respektuar veten dhe nuk e keni respektuar pun\u00ebn ton\u00eb t\u00eb ndershme por ama juve bash nuk ju ha kari. Por kjo nuk \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme. Sall jeni turrur pas p\u00ebrfitimit t\u00eb juaj personal dhe kjo i ka dh\u00ebn\u00eb fund kuptimit dhe dit\u00ebve tuaja t\u00eb bardha. Qytetari juaj nuk ju respekton. Ata kan\u00eb frik\u00eb nga ju. Sikurse edhe un\u00eb. Kam frik\u00eb nga ju. Nga mir\u00ebsia juaj. Nga prania juaj. Nga v\u00ebshtrimet tuaja. Jeni t\u00eb verb\u00ebr politikisht. Dhe politikisht e keni dhier. T\u00eb gjith\u00eb ju jeni nj\u00eb p\u00ebrmbledhje e padijes*. Dhe si t\u00eb till\u00eb jeni forc\u00eb. Por kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb ne nuk e dim\u00eb. Dhe p\u00ebrderisa e dim\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn ndjejm\u00eb se nuk jemi braktisur nga vetja.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>___________<\/p>\n<p>*sipas Roberto Bolanos.<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>*** Sulmi i drejtorit t\u00eb Post\u00ebs dhe Telekomit t\u00eb Kosov\u00ebs nga dy polic\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbimit policor t\u00eb Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb kryek\u00ebput banditesk, i friksh\u00ebm dhe tmerr\u00ebsisht barbar. Pra, shteti mafioz dhe rrjedhimisht qytetar\u00ebt e shkret\u00eb, ca qenie me fate t\u00eb mjera. Nuk ka asnj\u00eb arsyetim t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb e njer\u00ebzor mbi dhun\u00ebn si akt. P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":511,"featured_media":10522,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[1911,1910],"ppma_author":[1403],"class_list":["post-3761","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized","tag-letrat","tag-politikanet"],"authors":[{"term_id":1403,"user_id":511,"is_guest":0,"slug":"shpetim-selmani","display_name":"Shp\u00ebtim Selmani","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/shpetim-selmani.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/shpetim-selmani.jpg"},"user_url":"","last_name":"Selmani","first_name":"Shp\u00ebtim","description":"Shp\u00ebtim Selmani \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shkrimtar dhe aktor kosovar. Ka studiuar n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs. Ai ka luajtur n\u00eb sken\u00eb brenda dhe jasht\u00eb vendit."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3761","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/511"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3761"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3761\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10531,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3761\/revisions\/10531"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/10522"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3761"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3761"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3761"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=3761"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}