{"id":3783,"date":"2018-12-18T11:43:07","date_gmt":"2018-12-18T09:43:07","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=3783"},"modified":"2025-01-15T11:44:20","modified_gmt":"2025-01-15T09:44:20","slug":"normalizim-i-njeanshem","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/normalizim-i-njeanshem\/","title":{"rendered":"Normalizim i nj\u00ebansh\u00ebm?!"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\"><\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p>Me k\u00ebt\u00eb shkrim do t\u2019i p\u00ebrgjigjem\u00a0<a href=\"https:\/\/sbunker.net\/op-ed\/89779\/nuk-ka-normalizim-universal\/\">shkrimit t\u00eb Milic\u00ebs<\/a><\/p>\n<p>E dashur Milica,<\/p>\n<p>Me titullin e shkrimit t\u00ebnd, ti thua \u2018Nuk ka normalizim universal\u2019, nd\u00ebrsa normalizimin mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb e definon n\u00eb terme t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb komunitetin serb n\u00eb Kosov\u00eb \u2013 t\u00eb cilat i ke listuar n\u00eb shkrimin t\u00ebnd. Nj\u00eb list\u00eb e t\u00eb drejtave ndaj komunitetit serb, t\u00eb cilat jan\u00eb pjes\u00eb e ligjeve dhe kushtetut\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. Zbatimi i t\u00eb cilave nuk nd\u00ebrlidhet vet\u00ebm me problematik\u00ebn e akomodimit t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb komunitetit serb, por nd\u00ebrlidhet edhe me nevoj\u00ebn e nd\u00ebrtimit t\u00eb nj\u00eb shteti ligjor. Problematik\u00eb e cila prek t\u00eb gjith\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb kosovare.<\/p>\n<p>N\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb, t\u00eb krijohet p\u00ebrshtypja se normalizimi sipas termeve t\u00eb tua, e cila lexohet n\u00eb t\u00ebr\u00eb shkrimin t\u00ebnd, \u00ebsht\u00eb normalizim i nj\u00ebansh\u00ebm. Un\u00eb vler\u00ebsoj q\u00eb nuk mund t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb normalizim t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Pasi nj\u00eb marr\u00ebveshje politike mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb vet\u00ebm me komunitetin serb. Thjesht sepse problematika e raporteve nuk nd\u00ebrlidhet vet\u00ebm me komunitetin serb. Ky normalizim ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb dhe me raportet midis dy shteteve, si do t\u00eb nd\u00ebrveprojn\u00eb ata me nj\u00ebri-tjetrin; \u00e7far\u00eb bazash p\u00ebr paqe do t\u00eb arrijn\u00eb t\u00eb vendosin ato. N\u00ebse do t\u00eb arrijn\u00eb n\u00eb at\u00eb pik\u00eb dhe kjo patjet\u00ebr q\u00eb varet nga shum\u00eb faktor\u00eb, q\u00eb shkojn\u00eb p\u00ebrtej nesh si aktivist\u00eb t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile.<\/p>\n<p>Prandaj kisha dashur t\u00eb shkoje m\u00eb tej dhe t\u00eb m\u00eb tregoje \u00e7far\u00eb normalizimi do t\u00eb ishte ky. Normalizim i raporteve t\u00eb kujt dhe me k\u00eb? N\u00eb \u00e7far\u00eb forme do t\u00eb ndodhte ky version i yti i normalizimit?<\/p>\n<p>Kjo me lidh me tez\u00ebn t\u00ebnde se, sipas teje, Vu\u00e7iq ka hequr dor\u00eb nga interesat e komunitetit serb pasi dyshon n\u00eb zbatimin nga pala kosovare dhe jet\u00ebgjat\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje potenciale. Si argument jep dhe Paket\u00ebn e Ahtisaarit.<\/p>\n<p>Serbia nuk ka as kredite politike dhe as ligjore p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar nga Kosova respektim t\u00eb Paket\u00ebs s\u00eb Ahtisaarit. M\u00eb lejo t\u00eb t\u00eb kujtoj q\u00eb p\u00ebr Serbin\u00eb Paketa e Ahtisaarit ka qen\u00eb e papranueshme, pra e ka refuzuar at\u00eb. Nd\u00ebrsa, sa i p\u00ebrket marr\u00ebveshjeve t\u00eb Brukselit, Serbia prin n\u00eb gar\u00eb me Kosov\u00ebn p\u00ebr moszbatim t\u00eb marr\u00ebveshjeve.<\/p>\n<p>Kosova n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nj\u00ebanshme e ka marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr q\u00eb t\u2019i zbatoj\u00eb dhe t\u2019i integroj\u00eb n\u00eb kushtetut\u00ebn e saj parimet e Paket\u00ebs s\u00eb Ahtisaarit, p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu t\u00eb drejtat e avancuara p\u00ebr komunitetin serb, t\u00eb drejta q\u00eb as vet\u00eb Serbia dhe asnj\u00eb vend n\u00eb rajon nuk u ofron e garanton komuniteteve jo shumic\u00eb.<\/p>\n<p>Kosova e ka d\u00ebshmuar gatishm\u00ebrin\u00eb e saj p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar shoq\u00ebri multietnike, p\u00ebr t\u00eb shkuar nj\u00eb hap m\u00eb tej p\u00ebr garantimin e t\u00eb drejtave t\u00eb komuniteteve jo shumic\u00eb. Prandaj nuk jam dakord me tez\u00ebn t\u00ebnde lidhur me raportin e institucioneve t\u00eb Kosov\u00ebs dhe komunitetit serb n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebto t\u00eb drejta duhet t\u00eb jen\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb mir\u00ebqenies s\u00eb p\u00ebrgjithshme t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, dhe jo t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb kund\u00ebr avancimit t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb dhe mbajtjes peng t\u00eb shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs nga shteti i Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta mend\u00ebsi vlen edhe p\u00ebr parimin e \u2018vot\u00ebs s\u00eb dyfisht\u00eb\u2019. Ky parim nuk \u00ebsht\u00eb vendosur p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebrbyer si vot\u00eb p\u00ebr bllokad\u00eb dhe v\u00ebnie t\u00eb shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00ebn dirigjimin e shtetit t\u00eb Serbis\u00eb, por p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebrbyer si garanc\u00eb p\u00ebr mbrojtjen e t\u00eb drejtave t\u00eb t\u00eb gjitha komuniteteve. Tani nuk \u00ebsht\u00eb duke i sh\u00ebrbyer k\u00ebtij q\u00ebllimi pasi q\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion t\u00eb nj\u00eb grupi njer\u00ebzish q\u00eb nuk p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb as komunitetin e tyre por interesat direkte t\u00eb Beogradit.<\/p>\n<p>E ndjej mllefin t\u00ebnd ndaj institucioneve t\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb cilat sipas teje nuk i kan\u00eb p\u00ebrmbushur detyrimet e tyre ndaj komunitetit serb, gj\u00eb t\u00eb cil\u00ebn un\u00eb e mir\u00ebkuptoj deri diku, q\u00ebndrim t\u00eb cilin e kam argumentuar n\u00eb shkrimin tim paraprak.<\/p>\n<p>Por un\u00eb nuk pash\u00eb n\u00eb asnj\u00eb moment, n\u00eb shkrimin t\u00ebnd, q\u00eb ti t\u00eb flas\u00ebsh p\u00ebr detyrimet, obligimet e p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb q\u00eb komuniteti serb i ka n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb kosovare qoft\u00eb dhe ndaj respektimit t\u00eb Paket\u00ebs s\u00eb Ahtisaarit.<\/p>\n<p>Prandaj m\u00eb lejo t\u00eb t\u00eb pyes, cilat obligime i ka p\u00ebrmbushur komuniteti serb ndaj institucioneve t\u00eb Kosov\u00ebs? \u00c7far\u00eb obligimesh e p\u00ebrgjegj\u00ebsish kan\u00eb marr\u00eb ndaj pjes\u00ebs tjet\u00ebr t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb kosovare? Ndaj nd\u00ebrtimit t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb multietnike t\u00eb Paket\u00ebs s\u00eb Ahtisaarit?<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb element shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, q\u00eb nuk mund ta anashkalojm\u00eb pasi lidhet edhe me \u00e7\u00ebshtjen t\u00eb cil\u00ebn po p\u00ebrpiqemi ta adresojm\u00eb n\u00eb k\u00ebto shkrime \u2013 pajtimin. Por mbi t\u00eb gjitha mbi tez\u00ebn t\u00ebnde q\u00eb ke hedhur ndaj institucioneve t\u00eb Kosov\u00ebs, me t\u00eb cil\u00ebn un\u00eb e argumentova m\u00eb sip\u00ebr q\u00eb nuk jam dakord.<\/p>\n<p>Por dhe argumentin e fuqish\u00ebm t\u00ebndin q\u00eb Serbia ka tradhtuar interesat tuaja m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha \u2013 mosintegrimin tuaj n\u00eb institucionet e Kosov\u00ebs. Obligime t\u00eb cilat komuniteti serb i ka nga po e nj\u00ebjta paket\u00eb e parimeve \u2013 ajo e Ahtisaarit pra \u2013 si dhe nga marr\u00ebveshjet e dialogut Kosov\u00eb-Serbi, nga t\u00eb cilat k\u00ebrkon zbatim dhe revoltohet p\u00ebr mosrespektim t\u00eb t\u00eb drejtave q\u00eb dalin prej tyre ndaj komunitetit serb.<\/p>\n<p>Prandaj pyetja q\u00ebndron, \u00e7far\u00eb zbatimi po k\u00ebrkon? Zbatim t\u00eb plot\u00eb, pra ku p\u00ebrfshihen edhe detyrimet e p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb? Apo po flasim vet\u00ebm p\u00ebr zbatim t\u00eb t\u00eb drejtave q\u00eb burojn\u00eb nga to pa k\u00ebrkuar zbatimin e pjes\u00ebs s\u00eb detyrimeve dhe t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsive q\u00eb parashohin? Qoft\u00eb kjo p\u00ebr komunitetin serb n\u00eb Kosov\u00eb ashtu edhe p\u00ebr shtetin e Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb vazhduar argumentin pse nuk jam dakord me analiz\u00ebn t\u00ebnde mbi institucionet e Kosov\u00ebs, dua t\u00eb theksoj se n\u00eb secil\u00ebn marr\u00ebveshje t\u00eb arritur n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procesit t\u00eb dialogut Kosov\u00eb-Serbi t\u00eb inicuar q\u00eb m\u00eb 2011, ka devijim p\u00ebrtej Paket\u00ebs s\u00eb Ahtisaarit.<\/p>\n<p>Marr\u00ebveshjet e dialogut jan\u00eb kompromise shtes\u00eb t\u00eb institucioneve t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb akomoduar k\u00ebrkesat e komunitetit serb e t\u00eb vet\u00eb Serbis\u00eb, e v\u00ebrtet duke prishur \u2018rehatin\u00eb\u2019 e t\u00eb jetuarit n\u00eb sistem paralel t\u00eb jasht\u00ebligjsh\u00ebm, i financuar jo p\u00ebr mir\u00ebqenie (t\u00eb qytetar\u00ebve serb\u00eb) por p\u00ebr ilegalitet, kriminalitet dhe mbajtje t\u00eb pushtetit t\u00eb Serbis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Jetesa e qytetar\u00ebve n\u00eb veri n\u00eb versionin e \u2018no man\u2019s land\u2019 duhet t\u2019i vij\u00eb fundi pik\u00ebrisht me k\u00ebt\u00eb proces t\u00eb normalizimit. Kjo marr\u00ebveshje, n\u00ebse arrihet, duhet t\u00eb p\u00ebrmbyll\u00eb \u00e7do gj\u00eb. N\u00ebse mendojm\u00eb n\u00eb frym\u00ebn, si\u00e7 e ke ngritur n\u00eb shkrimin t\u00ebnd, si nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb p\u00ebrkohshme, vler\u00ebsoj se paqja do t\u00eb vihet n\u00eb rrezik.<\/p>\n<p>Por k\u00ebtu kemi disa probleme t\u00eb cilat ende duhen t\u00eb adresohen e t\u00eb tejkalohen p\u00ebr t\u00eb kaluar te faza e ardhshme: ajo e pajtimit. Jan\u00eb disa \u00e7\u00ebshtje k\u00ebtu q\u00eb dua t\u2019i adresoj duke u bazuar n\u00eb shkrimin t\u00ebnd.<\/p>\n<p>Shoq\u00ebrin\u00eb kosovare e konsideron t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb\/t\u00eb ndar\u00eb nga komuniteti serb. Dhe n\u00eb disa raste thua q\u00eb shoq\u00ebria kosovare nuk ka toleranc\u00eb ndaj t\u00eb drejtave t\u00eb komunitetit serb.<\/p>\n<p>Shoq\u00ebri kosovare do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb gjitha komunitetet t\u00eb cilat jetojn\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu edhe komuniteti serb. Prandaj kur flet p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb kosovare duhet t\u00eb konsiderosh q\u00eb edhe ti q\u00eb i p\u00ebrket komuniteti serb t\u00eb Kosov\u00ebs dhe un\u00eb q\u00eb i p\u00ebrkas komunitetit shqiptar t\u00eb Kosov\u00ebs, jemi pjes\u00eb e shoq\u00ebris\u00eb kosovare.<\/p>\n<p>K\u00ebtu nd\u00ebrlidh dhe shqet\u00ebsimet e tua p\u00ebr tentativat p\u00ebr anashkalim t\u00eb ligjeve q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb m\u00eb t\u00eb drejtat e komunitetit serb n\u00eb Kosov\u00eb, ku nd\u00ebr t\u00eb tjera, ke folur p\u00ebr transformimin e FSK-s\u00eb n\u00eb ushtri t\u00eb Kosov\u00ebs. Nd\u00ebrsa e adresova m\u00eb lart m\u00ebnyr\u00ebn si un\u00eb e kuptoj t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr vot\u00ebn e dyfisht\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb duhet t\u00eb n\u00ebnvizoj q\u00eb kur flasim p\u00ebr FSK, nj\u00eb element shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm q\u00eb nuk duhet ta l\u00ebm\u00eb pa e p\u00ebrmendur, jan\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimet ndaj an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb komunitetit serb n\u00eb FSK q\u00eb kan\u00eb ardhur drejtp\u00ebrdrejt nga shteti i Serbis\u00eb. Besoj q\u00eb kjo \u00e7\u00ebshtje duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb shqet\u00ebsim shum\u00eb i madh p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb komunitetin serb q\u00eb jeton n\u00eb Kosov\u00eb t\u00eb cil\u00ebt n\u00ebse nuk i p\u00ebrshtaten axhend\u00ebs politike t\u00eb Beogradit zyrtar rrezikojn\u00eb t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnohen, jo vet\u00ebm ata por edhe familjar\u00ebt e tyre dhe si rezultat detyrohet t\u00eb t\u00ebrhiqen.<\/p>\n<p>Shoq\u00ebria e Kosov\u00ebs dhe ajo e Serbis\u00eb, nuk jan\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb ngjashme, shum\u00eb larg asaj n\u00eb fakt. Shoq\u00ebria aktuale e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb produkt i p\u00ebrpjekjeve me dekada t\u00eb t\u00ebra p\u00ebr rezistenc\u00eb ndaj represionit t\u00eb eg\u00ebr t\u00eb shtetit t\u00eb Serbis\u00eb q\u00eb trajtoi miliona njer\u00ebz si njer\u00ebz t\u00eb kategoris\u00eb s\u00eb dyt\u00eb, duke punuar pareshtur dhe aktivisht me dor\u00eb t\u00eb hekurt t\u00eb nj\u00eb regjim mizor n\u00eb shtypjen e t\u00eb drejtave t\u00eb tyre, p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu edhe t\u00eb drejt\u00ebn elementare p\u00ebr shkollim.<\/p>\n<p>Esht\u00eb produkt i luft\u00ebs p\u00ebr ekzistenc\u00eb, p\u00ebr mbijetes\u00eb ndaj dhun\u00ebs \u00e7njer\u00ebzore t\u00eb regjimit serb duke mos kursyer njer\u00ebz t\u00eb pafajsh\u00ebm, f\u00ebmij\u00eb e t\u00eb moshuar, gra e burra, i dhun\u00ebs, i tortur\u00ebs, i humbjeve njer\u00ebzore, i agonis\u00eb s\u00eb gjetjes s\u00eb m\u00eb t\u00eb dashur\u00ebve.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb produkt i luft\u00ebs q\u00eb tentoi spastrimin etnik t\u00eb shqiptar\u00ebve duke shkaktuar 13,518 persona t\u00eb vrar\u00eb, 20 mij\u00eb persona t\u00eb dhunuar, 1,658 persona ende t\u00eb zhdukur, 120 mij\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb djegura dhe d\u00ebme materiale deri n\u00eb<a href=\"https:\/\/www.evropaelire.org\/a\/mbi-22-miliarde-euro-deme-te-luftes-\/29505183.html\">\u00a022 miliard\u00eb euro.<\/a><\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa shoq\u00ebria e Serbis\u00eb, \u00ebsht\u00eb produkt i dekadave t\u00eb fundit t\u00eb sjelljeve genocidiale dhe nj\u00eb rezistence qytetare t\u00eb vonuar kund\u00ebr k\u00ebtij regjimit, i ushqyerjes s\u00eb miteve, n\u00eb p\u00ebrpjekje tash s\u00eb fundmi p\u00ebr t\u00eb gjetur identitetin e saj si nj\u00eb shoq\u00ebri q\u00eb q\u00ebndron n\u00eb mes t\u00eb lindjes dhe per\u00ebndimit, nj\u00eb shoq\u00ebri q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb luft\u00eb me t\u00eb kaluar\u00ebn e saj jo t\u00eb famshme dhe p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr t\u2019u ridefinuar t\u00eb tashmen dhe t\u00eb ardhmen n\u00eb paqe.<\/p>\n<p>Prandaj dhe nuk jam dakord me nocionin t\u00ebnd q\u00eb lider\u00ebt e Kosov\u00ebs jan\u00eb dhe pasqyr\u00eb e shoq\u00ebris\u00eb ton\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs, e vlerave, e parimeve dhe e ideale q\u00eb ne p\u00ebrfaq\u00ebsojm\u00eb si shoq\u00ebri. P\u00ebr Serbin\u00eb nuk mund t\u00eb them sepse nuk jam pjes\u00eb e asaj shoq\u00ebrie dhe nuk mund t\u00eb jap nj\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe m\u00eb d\u00ebrgon te pyetja ime e radh\u00ebs: p\u00ebr \u00e7far\u00eb pajtimi po flasim? Pajtim mes kujt? Mes qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs apo pajtim mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb? K\u00ebtu ka nj\u00eb ndryshim rr\u00ebnj\u00ebsor. \u00a0Pasi n\u00ebse flasim p\u00ebr pajtim mes qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, at\u00ebher\u00eb ndoshta ndoshta edhe do t\u00eb mund ta ndanim procesin politik t\u00eb normalizimit si\u00e7 e quan ti me procesin e pajtimit. N\u00ebse do t\u00eb kishte nj\u00eb gatishm\u00ebri t\u00eb komunitetit serb n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr ta par\u00eb veten si pjes\u00eb e shoq\u00ebris\u00eb dhe shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Por n\u00ebse flasim p\u00ebr pajtim mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, at\u00ebher\u00eb k\u00ebto dy procese nuk mund t\u00eb ndahen. T\u00eb flas\u00ebsh p\u00ebr pajtim, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur e t\u00ebr\u00eb diplomacia serbe \u00ebsht\u00eb e angazhuar n\u00eb nj\u00eb fushat\u00eb t\u00eb eg\u00ebr kund\u00ebr shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs dhe mir\u00ebqenies s\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb saj, dhe t\u2019i konsiderosh si procese t\u00eb ndara, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb utopike e cila p\u00ebr fat t\u00eb keq nuk mund t\u00eb realizohet.<\/p>\n<p>V\u00ebrtet fjalimi i Vu\u00e7iqit mund t\u00eb analizohet nga prizmi t\u00eb cilin e ka analizuar dhe ti, por kjo analiz\u00eb nuk e amniston Vu\u00e7iqin nga ajo \u00e7far\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb lider i cili i q\u00ebndron besnik t\u00eb kaluar\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjakshme dhe genocidale, edhe pse shtiret si modern. Si i till\u00eb, s\u2019mund t\u00eb konsiderohen ky fjalim n\u00eb prizmin e thjesht\u00ebsis\u00eb, pasi po flasim p\u00ebr glorifikimin e Milosheviqit, p\u00ebrgjegj\u00ebsit kryesor q\u00eb shkaktoi genocidin m\u00eb t\u00eb madh pas luft\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb bot\u00ebrore.<\/p>\n<p>Patjet\u00ebr n\u00ebse \u00e7do politik\u00eb e udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb Serbis\u00eb t\u00eb shkonte n\u00eb drejtim t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb paqes, t\u00eb marrjes s\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb p\u00ebr krimet e kryera n\u00eb em\u00ebr t\u00eb miteve dhe pseudo t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb tyre p\u00ebr Serbi t\u00eb madhe, edhe do ta konsideroja si nj\u00eb lapsus momenti apo fjalim p\u00ebr konsum ditor.<\/p>\n<p>Por kur pas tij, del\u00a0<a href=\"https:\/\/www.dw.com\/en\/serbian-pm-ana-brnabic-on-conflict-zone\/av-46299156\">kryeministria e Serbis\u00eb znj. Ana Brnabiq<\/a>\u00a0dhe mohon genocidin n\u00eb Srebrenic\u00eb ku jan\u00eb vrar\u00eb e masakruar 8000 burra e f\u00ebmij\u00eb. Kur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme lidershipi serb k\u00ebrc\u00ebnon p\u00ebr p\u00ebrdorimin e ushtris\u00eb kund\u00ebr Kosov\u00ebs, kjo m\u00eb b\u00ebn ta marr shum\u00eb seriozisht fjalimin e Vu\u00e7iqit n\u00eb Kosov\u00eb dhe me shum\u00eb rezerv\u00eb e dyshimeve t\u00eb m\u00ebdha q\u00ebllimet e Serbis\u00eb p\u00ebr paqe me Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Ke ngritur nj\u00eb s\u00ebr\u00eb shqet\u00ebsimesh q\u00eb nd\u00ebrlidhen dhe me uzurpimin e pronave, shifra t\u00eb vitit 2007. Nj\u00eb shqet\u00ebsim i v\u00ebrtet\u00eb, i cili duhet t\u00eb adresohet p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt, n\u00eb nj\u00eb tentativ\u00eb p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar m\u00eb shum\u00eb se \u00e7far\u00eb ka ndodhur me k\u00ebto kontekste dhe ku q\u00ebndron kjo \u00e7\u00ebshtje, sot n\u00eb 2018. P\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu p\u00ebr\u00a0<a href=\"https:\/\/www.evropaelire.org\/a\/pronat-e-uzurpuara-serbet-kosova\/29255288.html\">\u00a0rreth 400 sht\u00ebpi t\u00eb uzurpuara dhe mbi 250 t\u00eb djegura\u00a0<\/a>n\u00eb komunat veriore t\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb cilat i p\u00ebrkasin komunitetit shqiptar.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr shqet\u00ebsim q\u00eb ke ngritur, ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me kthimin e komuniteteve jo shumic\u00eb. Tentativa p\u00ebr kthimin e komunitetit serb n\u00eb Kosov\u00eb<a href=\"https:\/\/telegrafi.com\/deshtojne-projektet-per-kthimin-e-serbeve-ne-vushtrri-humbin-mbi-dy-milione-euro\/\">\u00a0kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb shumta\u00a0<\/a>duke u nd\u00ebrtuar sht\u00ebpi dhe duke u ofruar shuma monetare n\u00eb kompensim por kthimi nuk ka ndodhur.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb<a href=\"http:\/\/ask.rks-gov.net\/media\/2065\/demografske-promene-kosova-u-periodu-1948-2006.pdf\">\u00a0regjistrimin zyrtar t\u00eb popullsis\u00eb n\u00eb vitit 1991<\/a>\u00a0t\u00eb zhvilluar nga Serbia pas suprimimit t\u00eb autonomis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb Kosov\u00eb kan\u00eb jetuar 1.596.072 shqiptar (81,6%) dhe 194.190 serb (9,9%), nd\u00ebrsa pjesa tjet\u00ebr e minoriteteve p\u00ebrb\u00ebnte diku 10%.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa sot n\u00eb Kosov\u00eb jetojn\u00eb diku<a href=\"https:\/\/zeri.info\/ekonomia\/186505\/ne-kosove-operojne-29-institucione-ilegale-serbe\/\">\u00a0150 mij\u00eb serb\u00eb.<\/a>\u00a0Edhe pse shifra e sakt\u00eb nuk dihet duke pas\u00eb parasysh refuzimin e tyre p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb regjistrimin e popullsis\u00eb. Padyshim edhe nj\u00eb shembull i obligimeve t\u00eb dal\u00eb nga marr\u00ebveshjet e dialogut i cili nuk \u00ebsht\u00eb respektuar. Prandaj nuk e di se ku bazohen hulumtuesit p\u00ebr shifrat q\u00eb ke prezantuar n\u00eb shkrimin t\u00ebnd. Pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj duhet t\u00eb ket\u00eb tentativa t\u00eb shtuara p\u00ebr rikthimin e qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e tyre, p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu mbi\u00a0<a href=\"https:\/\/zeri.info\/aktuale\/130650\/shqiptaret-nuk-kane-ku-te-kthehen-i-shiten-banesat-ne-veri\/\">12 000 shqiptar\u00ebve<\/a>\u00a0t\u00eb cil\u00ebt u d\u00ebbuan nga komunat n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga shkrimi yt i fundit, nj\u00eb s\u00ebr\u00eb zhvillimesh kan\u00eb ndodhur n\u00eb raportet mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb t\u00eb cilat qartazi d\u00ebshmojn\u00eb q\u00eb procesi politik i normalizimit, si\u00e7 e ke cil\u00ebsura ti, dhe procesi i pajtimit nuk jan\u00eb dy procese t\u00eb ndara por jan\u00eb procese t\u00eb cilat ndikojn\u00eb dhe p\u00ebrcaktojn\u00eb nj\u00ebra-tjetr\u00ebn.<\/p>\n<p>Pajtimi k\u00ebrkon p\u00ebrpjekje, por k\u00ebto p\u00ebrpjekje duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta, t\u00eb sinqerta, t\u00eb cilat shkojn\u00eb p\u00ebrtej interesit t\u00eb komunitetit t\u00eb ngusht\u00eb, por q\u00eb shprehin guximin p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb, p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar falje si dhe p\u00ebrkushtimin p\u00ebr t\u00eb punuar p\u00ebr mir\u00ebqenien e p\u00ebrbashk\u00ebt. Pra nj\u00eb p\u00ebrpjekje q\u00eb k\u00ebrkon p\u00ebrballjen me veten dhe q\u00eb shkon p\u00ebrtej vetes.<\/p>\n<p>Ke th\u00ebn\u00eb q\u00eb nuk mund t\u00eb ket\u00eb k\u00ebrkimfalje n\u00eb gjenerat\u00ebn ton\u00eb. N\u00eb fakt un\u00eb mendoj q\u00eb gjenerata jon\u00eb \u00ebsht\u00eb ajo e cila pik\u00ebrisht duhet t\u00eb insistoj\u00eb n\u00eb k\u00ebrkimfalje, t\u00eb ket\u00eb drejt\u00ebsi. N\u00ebse ne nuk e b\u00ebjm\u00eb, pajtimi q\u00eb ti flet si nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb e vetme p\u00ebr paqe t\u00eb q\u00ebndrueshme, do t\u00eb jet\u00eb i paarritsh\u00ebm. Nuk mund t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb pajtim, pa marrjen e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb, pa rr\u00ebfimin e t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs se \u00e7far\u00eb ka ndodhur, pa v\u00ebnien n\u00eb drejt\u00ebsi, pa k\u00ebrkim faljen.<\/p>\n<p>Un\u00eb dhe ti nuk kemi \u00e7far\u00eb t\u00eb pajtohemi. Pajtimi duhet t\u00eb ndodh\u00eb pik\u00ebrisht me ata njer\u00ebz t\u00eb Gjakov\u00ebs t\u00eb cil\u00ebt t\u2019i ua ke referuar n\u00eb shkrimin t\u00ebnd, t\u00eb cil\u00ebve u jan\u00eb vrar\u00eb m\u00eb t\u00eb dashurit e tyre, u jan\u00eb djegur sht\u00ebpit\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb p\u00ebrdhunuar n\u00eb m\u00ebnyrat m\u00eb \u00e7njer\u00ebzore, ata t\u00eb cil\u00ebt ende nuk e dijn\u00eb se ku jan\u00eb mbetjet mortore t\u00eb m\u00eb t\u00eb dashur\u00ebve t\u00eb tyre, ende 20 vite pas luft\u00ebs.<\/p>\n<p>Ti ke folur p\u00ebr normalizimin nga prizmi yt, brenda komunitetit serb t\u00eb cilin e p\u00ebrfaq\u00ebson, duke e par\u00eb k\u00ebt\u00eb komunitet t\u00eb ndar\u00eb nga shoq\u00ebria kosovare. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb un\u00eb t\u00eb ftoj t\u00eb shoh\u00ebsh normalizimin p\u00ebrtej k\u00ebrkesave t\u00eb komunitetit t\u00eb cilin ti p\u00ebrfaq\u00ebson, por ta shoh\u00ebsh n\u00eb prizmin e nj\u00eb shoq\u00ebrie t\u00eb pasluft\u00ebs, q\u00eb ka guximit t\u00eb ballafaqohet me t\u00eb kaluar\u00ebn e saj dhe t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb. E gatshme t\u00eb marr\u00eb obligimet q\u00eb ka p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb bashk\u00ebjet\u00ebs\u00eb n\u00eb paqe, n\u00eb respektim t\u00eb nj\u00ebri-tjetrit, n\u00eb nd\u00ebrtim t\u00eb vlerave, q\u00ebllimeve e vizioneve t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta.<\/p>\n<p>Eja pra t\u00eb punojm\u00eb s\u00eb bashku p\u00ebr ta nd\u00ebrtuar k\u00ebt\u00eb shoq\u00ebri, nj\u00eb shoq\u00ebri solidare por jo duke e l\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb shoq\u00ebri peng t\u00eb Serbis\u00eb, zhvillimin e saj n\u00eb dor\u00eb t\u00eb nj\u00eb grushti njer\u00ebzish q\u00eb nuk p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb as komunitetin e tyre por jan\u00eb kukulla t\u00eb pushtetit si\u00e7 e cil\u00ebsove ti n\u00eb shkrimin t\u00ebnd, t\u00eb ministrit t\u00eb Informimit t\u00eb Milloseviqit. T\u00eb punojm\u00eb q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb institucione t\u00eb p\u00ebrgjegjshme, demokratike t\u00eb cilat p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb vlerat t\u00eb cilat po pretendojm\u00eb q\u00eb i ndajm\u00eb bashk\u00eb. Besoj q\u00eb kjo pa dyshim q\u00eb do t\u00eb mundet t\u00eb na \u00e7oj\u00eb neve si shoq\u00ebri p\u00ebrpara, drejt pajtimit dhe drejt garancave q\u00eb t\u00eb drejtat tona do t\u00eb respektohen n\u00eb plotni ashtu si\u00e7 k\u00ebrkon edhe ti.<\/p>\n<p>&#8212;-<\/p>\n<p>Sbunker e boton k\u00ebt\u00eb kolumne t\u00eb p\u00ebrkthyer dhe t\u00eb botuar n\u00eb origjinal nga portali\u00a0<a href=\"https:\/\/kossev.info\/\">KoSSev.<\/a>\u00a0Ky portal,\u00a0me mb\u00ebshtetjen e Organizat\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr Migracionin, nis rubrik\u00ebn e re Millica dhe Jeta, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb faqes Dialogu. Aktivist\u00ebt civile Millica Andriq nga Zubin Potoku dhe Jeta Krasniqi nga Prishtina do t\u00eb shk\u00ebmbejn\u00eb q\u00ebndrimet rreth \u00e7\u00ebshtjeve aktuale t\u00eb popullit serb dhe shqiptar dhe marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb tyre t\u00eb nd\u00ebrsjella n\u00eb muajt n\u00eb vijim. Rubrika publikohet n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb projektit &#8220;P\u00ebrkrahja n\u00eb krijimin e lidhjeve shoq\u00ebrore dhe mbrojtjes s\u00eb pakicave n\u00eb Kosov\u00eb&#8221;. Mendimet dhe q\u00ebndrimet e shprehura paraqesin mendimet e vet\u00eb autoreve dhe nuk pasqyrojn\u00eb domosdoshm\u00ebrisht pik\u00ebpamjet e redaksis\u00eb s\u00eb KoSSev-it dhe donator\u00ebve.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/kossev.info\/jednostrana-normalizacija\/\">\u00a0https:\/\/kossev.info\/jednostrana-normalizacija\/<\/a><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Me k\u00ebt\u00eb shkrim do t\u2019i p\u00ebrgjigjem\u00a0shkrimit t\u00eb Milic\u00ebs E dashur Milica, Me titullin e shkrimit t\u00ebnd, ti thua \u2018Nuk ka normalizim universal\u2019, nd\u00ebrsa normalizimin mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb e definon n\u00eb terme t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb komunitetin serb n\u00eb Kosov\u00eb \u2013 t\u00eb cilat i ke listuar n\u00eb shkrimin t\u00ebnd. Nj\u00eb list\u00eb e t\u00eb drejtave ndaj [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":118,"featured_media":12000,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[10,1236],"ppma_author":[143],"class_list":["post-3783","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-dialogu","tag-kosove-serbi"],"authors":[{"term_id":143,"user_id":118,"is_guest":0,"slug":"jeta-krasniqi","display_name":"Jeta Krasniqi","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-9-2.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-9-2.jpg"},"user_url":"","last_name":"Krasniqi","first_name":"Jeta","description":"Jeta Krasniqi ka diplomuar n\u00eb Mar\u00ebdh\u00ebnie Nd\u00ebrkombtare n\u00eb Universitetin John Hopkins, Shkolla e Studimeve t\u00eb avancuara p\u00ebr mar\u00ebdhenie nd\u00ebrkombtare (SAIS) dhe ka p\u00ebrfunduar studimet e saj n\u00eb Mar\u00ebdh\u00ebnie Nd\u00ebrkombtare n\u00eb Universitetin e Mediteranit Lindor ne Republik\u00ebn Turke n\u00eb Qipron verior. M\u00eb her\u00ebt Jeta Krasniqi ka punuar si K\u00ebshilluese Politike e Presidentes s\u00eb Kosov\u00ebs, Atifete Jahjaga ku aty ka qen\u00eb e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e politikave t\u00eb huaja, zhvillimit t\u00eb ekonomis\u00eb, n\u00eb promovimin e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe n\u00eb barazi gjinore. Tani ajo \u00ebsht\u00eb duke punuar si Menaxhere e Projekteve n\u00eb Institutin Demokratik t\u00eb Kosov\u00ebs (KDI) ku aty \u00ebsht\u00eb duke e udh\u00ebhequr projektin \u201c Perspektiva Europiane- Nd\u00ebrtimi i konsensusit komb\u00ebtar p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve me Serbin\u00eb\u201d."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3783","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/118"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3783"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3783\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":12001,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3783\/revisions\/12001"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/12000"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3783"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3783"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3783"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=3783"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}