{"id":3791,"date":"2018-11-30T16:02:58","date_gmt":"2018-11-30T14:02:58","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=3791"},"modified":"2024-11-14T15:54:13","modified_gmt":"2024-11-14T13:54:13","slug":"nje-historik-i-shkurter-i-relacioneve-kosove-shqiperi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/nje-historik-i-shkurter-i-relacioneve-kosove-shqiperi\/","title":{"rendered":"Nj\u00eb historik i shkurt\u00ebr i relacioneve Kosov\u00eb-Shqip\u00ebri"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Bashk\u00ebpunimi Kosov\u00eb-Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb historik p\u00ebr nj\u00eb arsye. \u00cbsht\u00eb hera e par\u00eb n\u00eb histori q\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sistematike dhe kontraktuale Shqip\u00ebria dhe Kosova po bashk\u00ebpunojn\u00eb si dy shtete t\u00eb pavarura dhe sovrane. Nuk ka nj\u00eb precedent historik p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nivel t\u00eb bashk\u00ebpunimit. Le t\u00eb fillojm\u00eb me fundin e shek. XIX! N\u00eb koh\u00ebn e Lidhjes s\u00eb Prizrenit, bashk\u00ebpunimi ishte n\u00eb rezistenc\u00eb n\u00ebn kushte kur shqiptar\u00ebt k\u00ebrkonin t\u00eb ridizajnonin infrastruktru\u00ebn politike brenda Perandoris\u00eb Osmane (PO). P\u00ebrkund\u00ebr besimit se k\u00ebrkesa e Lidhjes at\u00eb koh\u00eb ishte pavar\u00ebsia, e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb q\u00eb k\u00ebrkesa e saj ishte formimi i nj\u00eb Vilajeti t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. At\u00eb koh\u00eb ende nuk ishte ngjizur mir\u00eb vet\u00ebdija komb\u00ebtare shqiptare. Disa ende k\u00ebrkonin q\u00eb t\u00eb mbetnin n\u00eb PO. Lidhja ishte e nuancuar me tone t\u00eb forta fetare dhe krahinore, dhe kjo ishte arsyeja pse fillimisht nuk u kund\u00ebrshtua nga PO. Sami Frash\u00ebri, nj\u00eb figur\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e koh\u00ebs, k\u00ebrkonte \u201cArnavultluk\u201d, q\u00eb sot nga historian\u00ebt interpretohet si autonomi. Si\u00e7 tregojn\u00eb shkollar\u00ebt Isa Blumi dhe Sinisa Malesevic, l\u00ebvizjet e asaj kohe nuk operonin n\u00eb regjistra esencialist\u00eb nacionalist\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Ballkanin. K\u00ebta regjistra u etabluan vet\u00ebm pas Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore. D\u00ebshmi shtes\u00eb e k\u00ebsaj \u00ebsht\u00eb se Sami Frash\u00ebri at\u00eb propozim p\u00ebr autonomi e shihte si propozim p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn afatgjate t\u00eb Perandoris\u00eb Osmane dhe jo thjesht p\u00ebr afirmim t\u00eb nj\u00eb populli komb\u00ebtarisht t\u00eb nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm.<\/span><\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Ky episod d\u00ebshtoi t\u00eb realizoj\u00eb synimet e veta, pjes\u00ebrisht p\u00ebr shkak q\u00eb i kishte t\u00eb paqarta. Dallimet e m\u00ebdha mes pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb lidhje u manifestuan me d\u00ebshtim p\u00ebr t\u00eb folur me nj\u00eb z\u00eb uniform n\u00eb raport me shtetet e fuqishme. Noel Malcolm dhe George Gawrych tregojn\u00eb se, nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht, Lidhja nuk arriti t\u00eb kaloj\u00eb margjinat parokiale t\u00eb aktivitetit dhe mbeti nj\u00eb ngjarje e izoluar. Megjithat\u00eb, brezat e m\u00ebvonsh\u00ebm retrospektivisht e rikonstruktuan narracionin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ngjarje dhe e paraqit\u00ebn at\u00eb si filles\u00ebn moderne t\u00eb kombit shqiptar dhe u munduan t\u2019i fshihnin elementet jonacionaliste n\u00eb t\u00eb. Ky rikonstruktim do t\u00eb luante rol t\u00eb konsideruesh\u00ebm t\u00eb horizontit brenda t\u00eb cilit brezat e ardhsh\u00ebm do t\u00eb organizonin p\u00ebrpjekjet p\u00ebr pavar\u00ebsim. Kjo vazhdoi deri n\u00eb luft\u00ebrat ballkanike kur Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Kongresin e Londr\u00ebs iu njoh pavar\u00ebsia e shpallur nga Ismail Qemaili n\u00eb vitin 1912. Ky Kongres do t\u00eb kishte ndikim t\u00eb madh n\u00eb shekullin n\u00eb vazhdim.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">N\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb, Kongresi miratoi pavar\u00ebsin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb dhe ky ishte suksesi m\u00eb i madh i shqiptar\u00ebve deri n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, Kongresi e la Kosov\u00ebn n\u00ebn Serbi. Derisa n\u00eb Shqip\u00ebri filloi konsolidimi i v\u00ebshtir\u00eb i shtetit, n\u00eb Kosov\u00eb shqiptar\u00ebt vazhduan me rezistenc\u00ebn e vet p\u00ebr pavar\u00ebsi. Nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht, Shqip\u00ebria ishte ishte pranuar si shtet m\u00eb 1913. Por gjysma e saj kish mbetur jasht\u00eb kufijve. Londra i pajisi shqiptar\u00ebt me nj\u00eb shtet q\u00eb do t\u00eb shnd\u00ebrrohej n\u00eb p\u00ebr\u00e7ues t\u00eb nacionalizmit shqiptar n\u00eb 100 vitet e ardhshme. Mir\u00ebpo, Shqip\u00ebria p\u00ebr gati nj\u00eb dekad\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb kryengrit\u00ebsve t\u00eb Haxhi Qamilit, Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore dhe rreziqeve nga shtetet fqinje, nuk kishte arritur t\u00eb ushtronte as kontroll minimal mbi territorin e saj.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Nisma e par\u00eb serioze p\u00ebr konsolidimin e Shqip\u00ebris\u00eb brenda vjen me Kongresin e Lushnj\u00ebs, q\u00eb edhe sot mbetet nj\u00eb nga ngjarjet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme dhe m\u00eb t\u00eb n\u00ebnvler\u00ebsuara n\u00eb historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb. M\u00eb 1920 Kongresi i Lushnj\u00ebs nisi t\u00eb veproj\u00eb si i vetmi autoritet institucional n\u00eb Shqip\u00ebri. Ky kongres hartoi statutin e shtetit shqiptar me nj\u00eb \u201cK\u00ebshill\u00eb t\u00eb Nalt\u00eb\u201d n\u00eb krye. Ai zgjodhi Tiran\u00ebn p\u00ebr kryeqytet dhe i ofroi Shqip\u00ebris\u00eb nj\u00eb Qeveri legjitime. Ajo nisi organizimin e administrat\u00ebs, forcave t\u00eb rendit, hapi shum\u00eb shkolla dhe u mundua t\u2019i jepte fund anarkis\u00eb. Shum\u00eb shpejt Qeveria e Tiran\u00ebs u prit mir\u00eb dhe k\u00ebshtu u nd\u00ebrtua nj\u00eb baz\u00eb mbi t\u00eb cil\u00ebn mund t\u00eb koncentroheshin energjit\u00eb e shtetit. P\u00ebrve\u00e7 anarkis\u00eb s\u00eb brendshme, k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebrb\u00ebnin edhe fqinj\u00ebt agresiv\u00eb. Italia mbante t\u00eb okupuar Vlor\u00ebn; jugosllav\u00ebt e kishin Dibr\u00ebn n\u00ebn kontroll dhe nganj\u00ebher\u00eb shkonin deri n\u00eb Tiran\u00eb; grek\u00ebt mbanin Kor\u00e7\u00ebn dhe Gjirokastr\u00ebn. Mir\u00ebpo n\u00eb Kongresin e Lushnj\u00ebs shqiptar\u00ebt kishin nj\u00eb qend\u00ebr politike ku mund t\u00eb orientonin orvatjet komb\u00ebtare. Kongresi i Lushnjes kish ndezur shpres\u00ebn dhe u dha shqiptar\u00ebve besimin se mund t\u00eb mbajn\u00eb shtet.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Shqip\u00ebria m\u00eb n\u00eb fund gjeti disa kapacitete t\u00eb cilat i mund\u00ebsuan asaj q\u00eb t\u00eb rebelohet kund\u00ebr Italis\u00eb. Pas disfat\u00ebs, ushtria italiane u largua nga Vlora m\u00eb 1920. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb Shqip\u00ebria pati rastin q\u00eb t\u00eb g\u00ebzoj\u00eb pavar\u00ebsi dhe stabilitet me parametra real\u00eb. Ky realitet u pranua edhe nga Lidhja e Kombeve n\u00eb shtator t\u00eb atij viti. Pak muaj m\u00eb von\u00eb, m\u00eb 9 n\u00ebntor 1921, Konferenca e Ambasador\u00ebve n\u00eb Paris, i rr\u00ebzoi k\u00ebrkesat e grek\u00ebve mbi Kor\u00e7\u00ebn dhe Gjirokastr\u00ebn. Nd\u00ebrsa Shqip\u00ebria mundohej t\u00eb gjeneronte kohezion t\u00eb brendsh\u00ebm shtet\u00ebror, n\u00eb Kosov\u00eb pati kryengritje t\u00eb koh\u00ebpaskohshme t\u00eb \u201cka\u00e7ak\u00ebve\u201d p\u00ebr \u00e7lirim nga Mbret\u00ebria Serbo-Kroato-Sllovene (MSKS).<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Bashk\u00ebpunimi mes shqiptar\u00ebve nuk ishte gjithnj\u00eb i mir\u00eb. Nevojat dhe rrethanat n\u00eb t\u00eb cilat shqiptar\u00ebt, n\u00eb dy an\u00ebt e kufirit, e gjet\u00ebn veten e v\u00ebshtir\u00ebsuan bashk\u00ebpunimin. Shqip\u00ebria nuk kishte mjaftuesh\u00ebm kapacitete as p\u00ebr kohezion t\u00eb brendsh\u00ebm, e l\u00ebre m\u00eb t\u2019i ndihmoj\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb luft\u00eb kund\u00ebr MSKS-s\u00eb. \u00c7do luft\u00eb me MSKS-n\u00eb do ta nxirrte Shqip\u00ebrin\u00eb humb\u00ebse. N\u00eb koh\u00ebn kur irredentist\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb b\u00ebnin p\u00ebrpjekje p\u00ebr \u00e7lirim, Shqip\u00ebria kapacitetet i p\u00ebrqendronte n\u00eb konsolidim t\u00eb brendsh\u00ebm institucional. Kjo u reflektua me tensione mes irredentist\u00ebve si Hasan Prishtina dhe konsoliduesve t\u00eb shtetit shqiptar si Ahmet Zogu, q\u00eb edhe kryen atentate t\u00eb shumta mbi nj\u00ebri-tjetrin, deri kur i pari u vra n\u00eb Selanik. Bajram Curri poashtu pati fat t\u00eb ngjash\u00ebm. Por vet\u00ebm n\u00ebn drit\u00ebn e k\u00ebtyre trendeve dhe rrethanave mund t\u00eb kuptohen relacionet mes tyre.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Megjithat\u00eb, ideologjia e nacionalizmit shqiptar do t\u00eb vazhdonte t\u00eb huazonte potenciale diskursive p\u00ebr shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs q\u00eb asnj\u00ebher\u00eb nuk u dor\u00ebzuan n\u00eb aspiratat e tyre p\u00ebr shtet t\u00eb pavarur. Nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb vazhdoi edhe gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore (LDB) q\u00eb i bashkoi shqiptar\u00ebt n\u00ebn pushtimin nazi-fashist. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb shqiptar\u00ebt kishin bashk\u00ebpunuar n\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb ndryshme. P\u00ebr shembull, Ministri i Arsimit n\u00eb Shqip\u00ebri gjat\u00eb asaj kohe, Ernest Koliqi, n\u00eb vitin 1941 d\u00ebrgoi mbi 200 arsimtar\u00eb normalist\u00eb drejt\u00a0Kosov\u00ebs q\u00eb t\u2019i edukojn\u00eb shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs q\u00eb diskriminoheshin nga MSKS-ja.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Pas p\u00ebrfundimit t\u00eb LDB-s\u00eb, Shqip\u00ebria u rietablua si shtet i pavarur n\u00ebn regjimin diktatorial t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Kosova edhe nj\u00ebher\u00eb i pa aspiratat e saj komb\u00ebtare t\u00eb shtypeshin mizorisht, k\u00ebt\u00eb her\u00eb nga Jugosllavia komuniste. P\u00ebr disa vite pas LDB-s\u00eb Shqip\u00ebria dhe Jugosllavia kishin marr\u00ebdh\u00ebnie jo t\u00eb k\u00ebqija. Fillimisht, Jugosllavia dhe Shqip\u00ebria mendonin se \u00e7\u00ebshtja e Kosov\u00ebs do t\u00eb zgjidhej brenda nj\u00eb Federate Komuniste Ballkanike. M\u00eb tep\u00ebr sesa pik\u00eb ndar\u00ebse, Kosova trajtohej si em\u00ebrues i p\u00ebrbashk\u00ebt i tyre. Por \u00e7\u00ebshtja e Kosov\u00ebs mbeti e paadresuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb adekuate. Pas k\u00ebsaj, Shaban Polluzha me bashk\u00ebluft\u00ebtar\u00ebt k\u00ebrkuan \u00e7lirim nga Serbia n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb armatasour, por u shtyp\u00ebn brutalisht.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Pas vitit 1949 Shqip\u00ebria dhe Jugosllavia do t\u00eb prishnin marr\u00ebdh\u00ebniet, pjes\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb Kosov\u00ebs, pjes\u00ebrisht p\u00ebr faktin se Jugosllavia e Titos kishte vendosur t\u00eb mos i bindej Bashkimit Sovjetik. Enver Hoxha ishte nj\u00eb admirues i flakt\u00eb i Stalinit dhe n\u00eb mes t\u00eb k\u00ebtij t\u00eb fundit dhe Titos, Hoxha zgjodhi Stalinin. Kur kishte vdekur Stalini n\u00eb vitin 1953, Nikita Khrushchev e kishte b\u00ebr\u00eb Bashkimin Sovjetik (BS) m\u00eb pak represiv. Mir\u00ebpo, Enver Hoxhaj k\u00ebt\u00eb destalinizim e kishte quajtur si revizionist dhe kishte vendosur t\u2019i q\u00ebndronte besnik Stalinit dhe imponoi nj\u00eb shtet totalitar.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Pas prishjes s\u00eb raporteve, kufijt\u00eb q\u00eb deri at\u00eb koh\u00eb ishin poroz\u00eb, u mbyll\u00ebn hermetikisht. Komunikimi mes shqiptar\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kosov\u00ebs u b\u00eb gati i pamundur. Jugosllavia q\u00eb ishte n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb konsoliduar ekonomin\u00eb e vet, u afrua me shtetet per\u00ebndimore liberale. Ajo ishte b\u00ebr\u00eb lidere e \u201cShteteve t\u00eb Painkuadruara\u201d. Shqip\u00ebria, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, zgjodhi nj\u00eb rrug\u00eb krejt ndryshe. Fillimisht u bashkua me BS-n\u00eb kund\u00ebr Jugosllavis\u00eb, pastaj me Kin\u00ebn kund\u00ebr sovjet\u00ebve disa vite m\u00eb von\u00eb. Hoxha kultivoi politikat ekstreme centraliste, me nj\u00eb ekonomi skajshm\u00ebrisht t\u00eb kontrolluar dhe kolektivizim agrokulturor.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Lufta e Ftoht\u00eb i dha nj\u00eb dimension shtes\u00eb nacionalizmit shqiptar. P\u00ebrmes enverizmit u synua bashkimi i shqiptar\u00ebve n\u00eb nj\u00eb shtet. Kombi gati u sinonimizua me klas\u00ebn. P\u00ebrplasjet mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Jugosllavis\u00eb u shfryt\u00ebzuan nga aktivist\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. T\u00eb rinjt\u00eb shqiptar\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, ashtu sikur t\u00eb rinjt\u00eb n\u00eb bot\u00ebn per\u00ebndimore, filluan t\u00eb radikalizoheshin. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, ata e shihnin enverizmin si alternativ\u00eb p\u00ebr revizionizmin jugosllav. Radio Tirana, amplifikuese praktike i enverizmit, brumoste t\u00eb rinjt\u00eb e Kosov\u00ebs me k\u00ebt\u00eb ligj\u00ebrim.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">N\u00eb fillim t\u00eb viteve \u201960 ve\u00e7 filluan veprimtarin\u00eb celula t\u00eb ndryshme nacionaliste shqiptare. Adem Dema\u00e7i ishte nj\u00eb i ri i dalluar q\u00eb formoi L\u00ebvizjen Revolucionare p\u00ebr Bashkimin e Shqiptar\u00ebve m\u00eb 1963. Kompasi konceptual i k\u00ebsaj l\u00ebvizjeje ishte enverist. Por, p\u00ebr k\u00ebto organizata shqiptare, q\u00eb nga fillimi, nacionalizmi ishte m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm se komunizmi. Komunizmi m\u00eb shum\u00eb luante rolin e hart\u00ebs q\u00eb mund\u00ebsonte navigimin n\u00eb kompleksitetin e Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb sesa rolin e nj\u00eb ideologjie p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ia vlente t\u00eb sakrifikohej gjith\u00e7ka. Adem Dema\u00e7i dikur thoshte se bash mungesa e nj\u00eb klase kapitaliste e ka privuar Kosov\u00ebn nga mund\u00ebsia p\u00ebr t\u2019u mobilizuar fuqish\u00ebm p\u00ebr \u00e7lirim. Ky fakt tregon se komunizmi nuk ishte ky\u00e7 n\u00eb vizionin e tyre.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Diskriminimi i Kosov\u00ebs n\u00eb Jugosllavi do t\u00eb punonte n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre l\u00ebvizjeve. Kosova po eksploatohej ekonomikisht p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e pjes\u00ebs tjet\u00ebr t\u00eb Jugosllavis\u00eb. Varf\u00ebria ishte shum\u00eb e thell\u00eb dhe papun\u00ebsia shum\u00eb e lart\u00eb. Universiteti i Prishtin\u00ebs (UP) i hapur pas Kushtetut\u00ebs Jugosllave t\u00eb vitit 1974, edhe pse shtremb\u00ebronte numrat e papun\u00ebsis\u00eb, u shnd\u00ebrrua n\u00eb fontan\u00eb t\u00eb energjive studentore nacionaliste shqiptare. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb kishte nj\u00eb vend ku t\u00eb rinjt\u00eb e Kosov\u00ebs mund t\u00eb mblidheshin n\u00eb nj\u00eb vend. P\u00ebrkeq\u00ebsimi i situat\u00ebs delegjitimoi ngadal\u00eb klas\u00ebn politike shqiptare n\u00eb Jugosllavi dhe favorizoi grupet e reja radikale. Gjat\u00eb viteve \u201970, organizata si Grupi Revolucionar i Kosov\u00ebs filluan aktivitetin. N\u00eb vitin 1981, organizatat studentore aktive n\u00eb UP shp\u00ebrthyen n\u00eb protesta q\u00eb m\u00eb pas u p\u00ebrhap\u00ebn n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Kosov\u00ebn. Edhe k\u00ebto n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb tyre kishin synim bashkimin me Shqip\u00ebrin\u00eb. Megjithat\u00eb, bashk\u00ebpunimi konkret ishte ende gati i pamundur. Nj\u00eb grup intelektual\u00ebsh, t\u00eb udh\u00ebhequr nga Rexhep Qosja kishte shkuar n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr vizit\u00eb n\u00eb Akademin\u00eb e Shkencave, por ishte nj\u00eb rast i zoluar.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Protestat u shtyp\u00ebn brutalisht nga forcat jugosllave. Zyrtarisht thuhej se ishin vrar\u00eb 57 persona, por shifra reale besohet t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb m\u00eb e lart\u00eb. Nga ato ngjarje, shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs u shnd\u00ebrruan kolektivisht n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr t\u00eb aparatit represiv jugosllav. Prej vitit 1981 deri m\u00eb 1988, af\u00ebr 600 mij\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs ishin arrestuar apo marr\u00eb n\u00eb pyetje nga forcat e rendit. K\u00ebto masa t\u00eb ashpra e transformuan form\u00ebn e rezistenc\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb. Nga k\u00ebto ngjarje u formua L\u00ebvizja Popullore p\u00ebr Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs (LPRK) q\u00eb filloi t\u00eb operoj\u00eb ilegalisht dhe e cila m\u00eb von\u00eb do t\u00eb transformohej n\u00eb LPK. Poashtu, kjo l\u00ebvizje operonte me fjalor enverist dhe m\u00eb von\u00eb do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte b\u00ebrtham\u00ebn e Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs (U\u00c7K-s\u00eb). Edhe pse nuk dihen p\u00ebrmbajtja dhe parametrat e interferimit t\u00eb saj n\u00eb organizimin e k\u00ebtyre ngjarjeve dhe n\u00eb mb\u00ebshtetjen e organizatave t\u00eb dala nga to, Shqip\u00ebria ka p\u00ebrkrahur n\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb ndryshme p\u00ebrpjekjet e Kosov\u00ebs p\u00ebr pavar\u00ebsi.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Ardhja e Milloshevi\u00e7it n\u00eb krye t\u00eb Jugosllavis\u00eb vet\u00ebm se i legjitimoi edhe m\u00eb shum\u00eb k\u00ebrkesat e Kosov\u00ebs p\u00ebr pavar\u00ebsi. Pas k\u00ebsaj, shumica e shqiptar\u00ebve q\u00eb ishin pjes\u00eb e establishmentit jugosllav u dor\u00ebhoq\u00ebn dhe u ky\u00e7\u00ebn n\u00eb Lidhjen Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs (LDK) e sapoformuar, me Ibrahim Rugov\u00ebn n\u00eb krye. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb po ndodhte edhe nj\u00eb revolucion social. Edhe Jugosllavia, edhe Shqip\u00ebria ishin b\u00ebr\u00eb pluraliste. Megjithat\u00eb, bashk\u00ebpunimi Kosov\u00eb-Shqip\u00ebri ishte ende i varf\u00ebr. Presidenti Ibrahim Rugova, p\u00ebr shkak t\u00eb rrethanave, synonte vet\u00ebm pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe jo bashkimin me Shqip\u00ebrin\u00eb. Por, kur Kosova kishte shpallur pavar\u00ebsin\u00eb e saj m\u00eb 2 korrik, 1990, Shqip\u00ebria ishte i vetmi vend q\u00eb e njohu Kosov\u00ebn. N\u00eb pjes\u00ebn e par\u00eb t\u00eb viteve \u201990, shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs po e vizitonin m\u00eb shum\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb dhe po mendonin si t\u00eb organizonin rezistenc\u00ebn kund\u00ebr Serbis\u00eb. Shqip\u00ebria ishte nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb ku shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs mund t\u00eb trajnoheshin p\u00ebr luft\u00eb. N\u00eb vitin 1993, rreth 100 luft\u00ebtar\u00eb shqiptar\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb Adem Jasharin, u trajnuan nga ushtria e Shqip\u00ebris\u00eb. Kur u kthyen, m\u00eb shum\u00eb se gjysma e tyre u arrestuan. Gjysma tjet\u00ebr, p\u00ebrve\u00e7 Adem Jasharit, u arratis\u00ebn n\u00eb per\u00ebndim.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">N\u00eb vitin 1997, Shqip\u00ebria u zhyt n\u00eb kaos. Kazermat ushtarake u hap\u00ebn dhe depot ushtarake u b\u00ebn\u00eb t\u00eb qasshme edhe p\u00ebr U\u00c7K-n\u00eb q\u00eb do t\u00eb formohej n\u00eb fund t\u00eb vitit 1993. Nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e arsenalit ushtarak q\u00eb u p\u00ebrdor n\u00eb luft\u00ebn e Kosov\u00ebs erdhi nga ato depo. Pas trazirave dhe me shtetin shqiptar q\u00eb e kishte t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb vendoste rend, kishte m\u00eb tep\u00ebr liri p\u00ebr U\u00c7K-n\u00eb q\u00eb t\u00eb operonte dhe t\u00eb organizonte luft\u00ebn. K\u00ebto ngjarje ndihmuan p\u00ebrpjekjet e U\u00c7K-s\u00eb p\u00ebr luft\u00eb. Lufta kishte filluar n\u00eb Kosov\u00eb. N\u00eb Shqip\u00ebri shteti kishte vendosur edhe nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb institucioneve n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb. Sh\u00ebrbimi Inteligjent i Shqip\u00ebris\u00eb (SHISH) n\u00eb krye me Fatos Klosin po e ndihmonte U\u00c7K-n\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha format. Territori i Shqip\u00ebris\u00eb ishte mikprit\u00ebs p\u00ebr st\u00ebrvitjet ushtarake t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb dhe p\u00ebr q\u00ebndrimin e tyre t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm para se t\u00eb futeshin n\u00eb front. Shqip\u00ebria ishte poashtu kanali p\u00ebrmes t\u00eb cilit futeshin n\u00eb Kosov\u00eb edhe arm\u00ebt e blera. Me t\u00eb filluar lufta, Shqip\u00ebria ishte b\u00ebr\u00eb nj\u00ebra nga adresat kryesore t\u00eb refugjat\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs. Shqip\u00ebria strehoi qindra e mij\u00ebra refugjat\u00eb gjat\u00eb asaj periudhe. N\u00eb luft\u00eb, ushtria e Shqip\u00ebris\u00eb ndihmoi edhe me armatim direkt, sidomos n\u00eb betej\u00ebn e Koshares, ku u thye kufiri mes Kosov\u00ebs dhe Shqip\u00ebris\u00eb. Bashk\u00eb me operacionet n\u00eb Kosov\u00eb dhe p\u00ebrpjekjet n\u00eb diaspor\u00eb, Shqip\u00ebria ishte nj\u00ebri k\u00ebnd i trek\u00ebnd\u00ebshit ku u organizua rezistenca kund\u00ebr Serbis\u00eb. Shkurt, pa Shqip\u00ebrin\u00eb, Kosova do ta kishte t\u00eb pamundur ta b\u00ebnte luft\u00ebn q\u00eb b\u00ebri.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Lufta e Kosov\u00ebs ishte b\u00ebr\u00eb arsyeja e organizimit t\u00eb Konferenc\u00ebs s\u00eb Rambujes\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb konferenca e par\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb p\u00ebrkrahu aspiratat e shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr pavar\u00ebsi. Pas injorimit n\u00eb Berlin dhe Lond\u00ebr, Kosova m\u00eb n\u00eb fund fitoi p\u00ebrkrahjen q\u00eb donte gjat\u00eb gjith\u00eb shek. XX. Kjo konferenc\u00eb i hapi rrug\u00eb intervenimit t\u00eb NATO-s, pas t\u00eb cilit Kosova u \u00e7lirua nga Serbia. Pas k\u00ebsaj, nisi nj\u00eb periudh\u00eb radikalisht tjet\u00ebr. Q\u00eb nga viti 1999, kosovar\u00ebt p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb filluan t\u00eb shijonin bregdetin shqiptar. Autostrada Kosov\u00eb-Shqip\u00ebri u shnd\u00ebrrua n\u00eb nj\u00eb arterie ku do t\u00eb intensifikohej nd\u00ebrveprimi mes dy shqiptar\u00ebve. Platformat digjitale mediatike dhe rrjetet sociale do t\u2019u mund\u00ebsonin shqiptar\u00ebve q\u00eb ta njihnin nj\u00ebri-tjetrin m\u00eb mir\u00eb dhe m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb. Dallimet e ngurt\u00ebsuara p\u00ebr nj\u00eb shekull po zvog\u00ebloheshin dhe n\u00ebn modernizimin e fillimit t\u00eb mileniumit t\u00eb ri ngjashm\u00ebrit\u00eb po rriteshin. Imagjinarja shqiptare u kock\u00ebzua n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet. Poashtu, sporti ishte shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb katalizator t\u00eb k\u00ebtij trendi. Shum\u00eb kosovar\u00eb udh\u00ebtonin p\u00ebr n\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb t\u00eb p\u00ebrcillnin nga af\u00ebr ndeshjet e komb\u00ebtares shqiptare.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">N\u00eb nivel tregtar, gj\u00ebrat q\u00ebndrojn\u00eb m\u00eb keq. Para nd\u00ebrtimit t\u00eb autostrad\u00ebs ishte shum\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb eksport-importi mes Kosov\u00ebs dhe Shqip\u00ebris\u00eb. Sidomos Kosova, e dal\u00eb nga lufta, e kishte t\u00eb r\u00ebnd\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. N\u00eb vitin 2003 ishte n\u00ebnshkruar marr\u00ebveshja bilaterale p\u00ebr tregti t\u00eb lir\u00eb mes dy vendeve. M\u00eb 2007 Shqip\u00ebria dhe UNMIK-u n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Kosov\u00ebs u b\u00ebn\u00eb pjes\u00eb e CEFTA-s dhe shk\u00ebmbimet tregtare filluan t\u00eb rriteshin. N\u00eb vitin 1999 shk\u00ebmbimet tregtare ishin inekzistente, kurse n\u00eb vitin 2017 ka p\u00ebrmir\u00ebsime t\u00eb dukshme. P\u00ebrderisa n\u00eb vitin 2005 shk\u00ebmbimi tregtar Kosov\u00eb-Shqip\u00ebri ishte vet\u00ebm 24 milion\u00eb euro, n\u00eb vitin 2017 shk\u00ebmbimet kap\u00ebn vler\u00ebn e 212 milion\u00eb eurove. Mir\u00ebpo, bashk\u00eb me rritjen e shk\u00ebmbimeve, u rrit edhe deficiti tregtar i Kosov\u00ebs me Shqip\u00ebrin\u00eb. N\u00eb vitin 2005 deficiti ishte 12 milion\u00eb euro. N\u00eb vitin 2015 deficiti preku klumin n\u00eb vler\u00eb prej 111 milion\u00eb euro. N\u00eb vitin 2017 deficiti \u00ebsht\u00eb 91 milion\u00eb euro. N\u00eb vitin 2014, n\u00eb Kosov\u00eb t\u00eb regjistruara ishin 23 biznese shqiptare, kryesisht n\u00eb sektorin e nd\u00ebrtimtaris\u00eb dhe farmaceutik\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri prania e bizneseve kosovare \u00ebsht\u00eb duksh\u00ebm m\u00eb e ul\u00ebt dhe kryesisht kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me biznese t\u00eb vogla. Trendi i rritjes s\u00eb shk\u00ebmbimeve tregtare me Shqip\u00ebrin\u00eb \u00ebsht\u00eb duke vazhduar, megjith\u00ebse \u00ebsht\u00eb asimetrik, me Shqip\u00ebrin\u00eb dominante dhe me Kosov\u00ebn t\u00eb dominuar. Marr\u00ebveshjet e fundit pritet ta energjizojn\u00eb edhe m\u00eb tej relacionin politik dhe ekonomik mes dy vendeve, por v\u00ebshtir\u00eb se do ta balancojn\u00eb raportin e forcave tregtare. Sfidat p\u00ebr vitet n\u00eb vazhdim jan\u00eb implementimi i k\u00ebtyre marr\u00ebveshjeve, sinkronizimi i planeve ekonomike dhe krijimi i mund\u00ebsive m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr bizneset kosovare n\u00eb Shqip\u00ebri. Ulja e deficitit t\u00eb Kosov\u00ebs duhet t\u00eb jet\u00eb poashtu pjes\u00eb e planeve. Mir\u00ebpo jo duke e d\u00ebmtuar Shqip\u00ebrin\u00eb, por duke i rritur kapacitetet prodhuese t\u00eb Kosov\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, Shqip\u00ebria duhet vet\u00ebm t\u00eb heq\u00eb t\u00eb gjitha tarifat p\u00ebr produktet e Kosov\u00ebs.<\/span><\/p>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Bashk\u00ebpunimi Kosov\u00eb-Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb historik p\u00ebr nj\u00eb arsye. \u00cbsht\u00eb hera e par\u00eb n\u00eb histori q\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sistematike dhe kontraktuale Shqip\u00ebria dhe Kosova po bashk\u00ebpunojn\u00eb si dy shtete t\u00eb pavarura dhe sovrane. Nuk ka nj\u00eb precedent historik p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nivel t\u00eb bashk\u00ebpunimit. Le t\u00eb fillojm\u00eb me fundin e shek. XIX! N\u00eb koh\u00ebn e Lidhjes s\u00eb Prizrenit, [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":415,"featured_media":10342,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[664,12],"ppma_author":[778],"class_list":["post-3791","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-kosovo","tag-serbia"],"authors":[{"term_id":778,"user_id":415,"is_guest":0,"slug":"shkodran-ramadani","display_name":"Shkodran Ramadani","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/shkodran-e1729253403162.jpeg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/shkodran-e1729253403162.jpeg"},"user_url":"","last_name":"Ramadani","first_name":"Shkodran","description":"Shkodran Ramadani  \u00ebsht\u00eb hulumtues  n\u00eb Institutin \u201cCompass\u201d n\u00eb Prishtin\u00eb. Ai ka p\u00ebrfunduar studimet Bachelor n\u00eb Shkenca Politike n\u00eb Universitetin e Evrop\u00ebs Juglindore n\u00eb Tetov\u00eb t\u00eb Maqedonis\u00eb dhe studimet Master n\u00eb Sociologji n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs. Shkodrani \u00ebsht\u00eb aktiv n\u00eb fush\u00ebn e hulumtimeve t\u00eb siguris\u00eb, drejt\u00ebsis\u00eb tranzicionale, marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, populizmit, sekularizmit, demokracis\u00eb konsociacionale dhe autonomis\u00eb."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3791","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/415"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3791"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3791\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10343,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3791\/revisions\/10343"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/10342"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3791"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3791"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3791"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=3791"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}