{"id":3815,"date":"2018-09-19T16:28:28","date_gmt":"2018-09-19T14:28:28","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=3815"},"modified":"2024-12-17T16:34:25","modified_gmt":"2024-12-17T14:34:25","slug":"cmimi-i-paqesjtimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/cmimi-i-paqesjtimit\/","title":{"rendered":"\u00c7mimi i pa(qes)jtimit?"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<p>T\u00eb shtun\u00ebn, m\u00eb 25 gusht n\u00eb Alpet austriake, Presidenti i Serbis\u00eb, Aleksand\u00ebr Vu\u00e7iq, dhe Presidenti i Kosov\u00ebs, Hashim Tha\u00e7i, i than\u00eb bot\u00ebs se nuk jan\u00eb &#8220;njer\u00ebz problematik\u00eb&#8221; dhe se marr\u00ebveshja gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse e shum\u00ebpritur p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve midis Beogradit dhe Prishtin\u00ebs do jet\u00eb nj\u00eb &#8220;marr\u00ebveshje paqeje&#8221;. Edhe pse thelbi i mesazhit t\u00eb tyre t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt nuk duhet t\u00eb ishte i diskutuesh\u00ebm, performanca e k\u00ebtij tandemi n\u00eb <a href=\"https:\/\/europeanwesternbalkans.com\/2018\/08\/25\/alpbach-2018-forum-thaci-vucic-discuss-border-correction-panel\/\">Forumin Evropian Alpbach<\/a>\u00a0jo vet\u00ebm se nuk nxiti entuziaz\u00ebm, por mobilizoi pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb publikut intelektual, analitik, t\u00eb ashtuquajturit\u00a0<em>think tank<\/em>, dhe ish-diplomatik n\u00eb Per\u00ebndim dhe Ballkan, dhe at\u00eb &#8211; kund\u00ebr &#8220;marr\u00ebveshjes s\u00eb tyre t\u00eb paqes&#8221;.<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p>Ishte gushti i vitit 2017 kur isha n\u00eb udh\u00ebtimin n\u00ebp\u00ebr Bosnj\u00eb dhe Hercegovin\u00eb dhe p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb d\u00ebgjova q\u00eb Vu\u00e7iq dhe Tha\u00e7i i kishin propozuar Merkel\u00ebs k\u00ebmbimin e territorit. Veriu i Kosov\u00ebs do t\u2019i shkonte Serbis\u00eb, nj\u00eb pjes\u00eb e Preshev\u00ebs, Bujanocit dhe Medvegj\u00ebs Kosov\u00ebs e Serbia do ta pranonte Kosov\u00ebn me kufij t\u00eb rinj. Pas njohjes nga Serbia, Kosova do t\u00eb njihej edhe nga an\u00ebtar\u00ebt e mbetura t\u00eb BE-s\u00eb, pasuar me an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb OKB. N\u00eb rastin m\u00eb pak t\u00eb parashikuar &#8211; q\u00eb Rusia t\u00eb vazhdonte politik\u00ebn e saj ndaj Kosov\u00ebs dhe prap\u00ebseprap\u00eb t\u00eb bllokonte an\u00ebtar\u00ebsimin e Kosov\u00ebs n\u00eb OKB, Kosova do t\u00eb arrinte synimin politik disashekullor t\u00eb bashkimit me Shqip\u00ebrin\u00eb, gj\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn automatikisht do t\u00eb trash\u00ebgonte vendin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb OKB, NATO dhe statusin e kandidatit n\u00eb negociatat me BE-n\u00eb. Megjithat\u00eb skenari rezerv\u00eb nuk do t\u2019i p\u00ebrshtatej Serbis\u00eb assesi p\u00ebr shkak t\u00eb statusit t\u00eb komunitetit serb n\u00eb k\u00ebt\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb re, prandaj do t\u00eb pritej q\u00eb t\u00eb b\u00ebnte t\u00eb gjitha p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb mos ndodhur bllokada e Kosov\u00ebs. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb q\u00eb nga viti 2008, Serbia me zell do t\u00eb avokonte p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin e Kosov\u00ebs n\u00eb t\u00eb gjitha institucionet nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb koh\u00eb nuk e mor\u00ebm n\u00eb konsiderat\u00eb dimensionin njer\u00ebzor sepse vet\u00eb skenari dukej joreal, jo n\u00eb aspektin e zbatimit, sa n\u00eb aspektin e fitimit t\u00eb mb\u00ebshtetjes nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr zbatimin e tij. K\u00ebshtu kaluan muajt dhe shk\u00ebmbimi mbeti skenar sci-fi, t\u00eb cilin Ivica Da\u00e7iq koh\u00eb pas kohe p\u00ebrpiqej ta vinte n\u00eb agjend\u00eb para publikut pa sukses. E gjith\u00eb v\u00ebmendja e publikut u p\u00ebrqendrua n\u00eb krijimin e Asociacionit fam\u00ebkeq t\u00eb Komunave serbe &#8211; subjekt i debatit t\u00eb zjarrt\u00eb politik dhe ligjor n\u00eb publikun e Kosov\u00ebs. K\u00ebshtu ishte deri n\u00eb korrik t\u00eb k\u00ebtij viti kur\u00a0<a href=\"https:\/\/kossev.info\/posle-naslova-pristinskih-i-beogradskih-medija-sta-je-stvarno-rekao-delavi\/\">ambasadori i SHBA-s\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb\u00a0<\/a>inkurajoi t\u00eb dy pal\u00ebt q\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur t\u00eb dakordohen p\u00ebr p\u00ebrmbajtjen e marr\u00ebveshjes p\u00ebrfundimtare, pa th\u00ebn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb eksplicite se shk\u00ebmbimi i territorit nuk ishte opsion i pranuesh\u00ebm, madje p\u00ebrkund\u00ebr disa pyetjeve nga gazetar\u00ebt t\u00eb cilat ofruan hap\u00ebsir\u00eb ??t\u00eb mjaftueshme q\u00eb ambasadori t\u00eb distancohej nga kjo ide, n\u00ebse e d\u00ebshironte k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Q\u00eb at\u00ebher\u00eb, situata ka filluar t\u00eb zhvillohet me shpejt\u00ebsi n\u00eb favor t\u00eb ides\u00eb s\u00eb shk\u00ebmbimit, krejt deri disa dit\u00eb para 4 gushtit dhe incidenteve t\u00eb paralajm\u00ebruara; gum\u00ebzhima e mediave jo vet\u00ebm se e krijoi ndjenj\u00ebn n\u00eb publik se ky skenar jo vet\u00ebm se \u00ebsht\u00eb real, porse mund t\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb \u00e7do moment. Fatmir\u00ebsisht, erdhi edhe data kat\u00ebr dhe kaloi pa incidente, por ideja e k\u00ebmbimit vet\u00ebm fitoi m\u00eb shum\u00eb v\u00ebmendje.<\/p>\n<p>E efektet e ides\u00eb? N\u00eb pajtim me manifestimin e saj t\u00eb mundsh\u00ebm &#8211; demarkues. Ideja po e thyen sken\u00ebn politike t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, dy publiket p\u00ebrbrenda, komunitetin akademik, sektorin joqeveritar, por \u00e7udit\u00ebrisht, jo vet\u00eb komunitetet &#8211; serb dhe shqiptar. T\u00eb pakt\u00ebn jo ende. Qytetari i r\u00ebndomt\u00eb, s\u00eb paku k\u00ebtu n\u00eb veri, nuk \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr i ngarkuar me iden\u00eb e ndarjes. Nj\u00eb pjes\u00eb shpreson n\u00eb ndarje, nj\u00eb pjes\u00eb nuk beson se ndarja do t\u00eb ndodh\u00eb, nj\u00eb pjes\u00eb nuk e duan ndarjen n\u00ebse vjen me njohje, nd\u00ebrsa t\u00eb tjer\u00ebt duke iu fal\u00ebnderuar bombardimeve t\u00eb vazhdueshme me informacione, analiza dhe skenar\u00eb &#8211; jan\u00eb t\u00eb molisur aq shum\u00eb saq\u00eb jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb pranojn\u00eb \u00e7far\u00ebdo zgjidhjeje, p\u00ebr aq koh\u00eb sa kjo n\u00ebnkupton se do t\u00eb pushojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb subjekt i fushatave t\u00eb pam\u00ebshirshme mediale dhe politike.<\/p>\n<p>Natyrisht, askush nuk mund t\u00eb thot\u00eb me siguri se shk\u00ebmbimi i territorit dhe njohja me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb jan\u00eb q\u00ebllimi p\u00ebrfundimtar i dy president\u00ebve, por shumica e p\u00ebrpjekjeve t\u00eb publikut kan\u00eb p\u00ebr q\u00ebllim parandalimin e nj\u00eb zgjidhjeje t\u00eb till\u00eb t\u00eb dialogut t\u00eb Brukselit. K\u00ebtu duhet dh\u00ebn\u00eb mir\u00ebnjohje ekipeve mediatike t\u00eb k\u00ebtyre dy lider\u00ebve, t\u00eb cilat me aq precizitet kan\u00eb formuar debatin saq\u00eb n\u00eb publikun serb flitet vet\u00ebm p\u00ebr mjetin (ndarjen), por jo q\u00ebllimin e negociatave (njohjen). Nga ana tjet\u00ebr, n\u00eb publikun kosovar po zhvillohet nj\u00eb maskarad\u00eb e mir\u00ebkoordinuar e pluralizmit dhe e p\u00ebrfshirjes s\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve n\u00eb procesin ky\u00e7 n\u00eb qeveri &#8211; negociata, kur realisht as vet\u00eb kryeministri nuk \u00ebsht\u00eb i informuar p\u00ebr t\u00eb gjitha planet e presidentit.<\/p>\n<p>Kur flitet p\u00ebr aspektin e pa(qes)jtimit, ideja e shk\u00ebmbimit dhe efektet e saj t\u00eb mundshme p\u00ebr shum\u00eb njer\u00ebz n\u00eb rajon jan\u00eb t\u00eb tmerrshme, e m\u00eb s\u00eb shumti komunitetin serb n\u00eb jug t\u00eb &#8220;demarkacionit&#8221;, si dhe p\u00ebr boshnjak\u00ebt. N\u00eb publik, \u00e7do her\u00eb e m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrdoret sintagma &#8220;Kutia e Pandor\u00ebs&#8221;, sintagma e nj\u00ebjt\u00eb q\u00eb rezononte n\u00eb vitin 2008 nga goja e kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb shumt\u00eb t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb deklaruar t\u00eb nj\u00ebanshme. P\u00ebrderisa efekti i mundsh\u00ebm kauzal i ngjarjeve n\u00eb Kosov\u00eb ndaj BeH \u00ebsht\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t&#8217;u matur, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e leht\u00eb p\u00ebr t\u00eb parashikuar t\u00eb ardhmen e serb\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb jug t\u00eb Ibrit, sepse tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb at\u00eb rrug\u00eb. Pjesa e mbetur e institucioneve serbe do t\u00eb shp\u00ebrb\u00ebhet plot\u00ebsisht, edhe pse realisht mund t\u00eb pritet q\u00eb institucionet arsimore t\u00eb mbeten n\u00ebn administrimin e Ministris\u00eb s\u00eb Arsimit t\u00eb Serbis\u00eb, e ato t\u00eb sh\u00ebndetit t\u00eb mb\u00ebshteten financiarisht; me shuarjen e institucioneve serbe, shum\u00eb familje do t\u00eb nd\u00ebrrojn\u00eb pagat me pensione speciale; mekanizmat p\u00ebr mbrojtjen e t\u00eb drejtave t\u00eb pakicave do t\u00eb vihen n\u00eb pik\u00ebpyetje, niveli i zbatimit t\u00eb k\u00ebtyre t\u00eb drejtave nuk do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb i keq sepse nuk mund t\u00eb jet\u00eb m\u00eb keq dhe komuniteti do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb zhvendoset. Komuniteti ka frik\u00eb t\u00eb madhe sa i p\u00ebrket \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb siguris\u00eb dhe mund\u00ebsis\u00eb s\u00eb eksodit t\u00eb dhunsh\u00ebm. Personalisht, mendoj se n\u00eb skenarin e ndarjes nuk ka hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr dhun\u00eb, jo pasi president\u00ebt paralajm\u00ebruan se do t\u00eb jet\u00eb &#8220;marr\u00ebveshje paqeje&#8221;, por kjo nuk p\u00ebrjashton mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb ndonj\u00eb incident i dhunsh\u00ebm t\u00eb mos inskenohet nga dikush q\u00eb d\u00ebshiron t\u00eb sabotoj\u00eb nj\u00eb plan t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr fat t\u00eb keq, k\u00ebto nuk jan\u00eb faktor\u00eb q\u00eb luajn\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb sken\u00ebn e marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, nd\u00ebrsa t\u00eb gjith\u00eb tashm\u00eb jan\u00eb trajnuar sa duhet p\u00ebr t\u00eb &#8220;fshehur n\u00ebn tepih&#8221; informatat rreth situat\u00ebs s\u00eb komunitetit serb n\u00eb Kosov\u00eb dhe se kjo nuk do t\u00eb jet\u00eb ndonj\u00eb risi. Ajo q\u00eb luan nj\u00eb rol serioz \u00ebsht\u00eb aft\u00ebsia e negociator\u00ebve p\u00ebr t\u00eb garantuar zbatimin e marr\u00ebveshjes dhe \u00e7imentimin e statusit t\u00eb Kosov\u00ebs. Serbia duhet ta njoh\u00eb Kosov\u00ebn n\u00ebn k\u00ebrc\u00ebnimin e izolimit; Kosova duhet t\u00eb paguaj\u00eb njohjen me koncesione t\u00eb caktuara n\u00ebn k\u00ebrc\u00ebnimin e bllokad\u00ebs s\u00eb m\u00ebtejshme nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Ky koncesion do t\u00eb jet\u00eb ose AKS-ja ose nj\u00eb pjes\u00eb e territorit, e sipas t\u00eb gjitha gjasave, Kosova do t\u00eb zgjedh\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e dyt\u00eb, m\u00eb efikase t\u00eb deserbizimit. Gjithsesi se ka alternativa p\u00ebr skenarin e njohjes me shk\u00ebmbim, m\u00eb e dukshmja \u00ebsht\u00eb ajo n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn marr\u00ebveshja nuk ndodh dhe komuniteti serb n\u00eb Kosov\u00eb mbetet t\u00eb merret me pak\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb n\u00eb rritje t\u00eb komunitetit shumic\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb progresit n\u00eb t\u00eb gjitha prioritetet e politik\u00ebs s\u00eb jashtme. Alternativa m\u00eb pak e mundshme \u00ebsht\u00eb ajo n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn \u00e7\u00ebshtja e statusit shtyhet p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb prej disa dekadash gjat\u00eb s\u00eb cilave Kosova do t\u00eb ket\u00eb mund\u00ebsi qe m\u00eb trajtimin e mir\u00ebfillt\u00eb t\u00eb pakicave \u201ct\u00eb fitoj\u00eb\u201d njohjen n\u00eb t\u00eb ardhmen e larg\u00ebt ose prap\u00eb t\u00eb \u201cpaguaj\u00eb\u201d mosbindjen me nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb territorit n\u00eb nj\u00eb referendum t\u00eb mundsh\u00ebm ku do t\u00eb deklaroheshin qytetar\u00ebt e veriut t\u00eb Kosov\u00ebs. Ky skenar \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb s\u00eb paku real, sepse n\u00ebnkupton nj\u00eb t\u00eb panjohur t\u00eb madhe, e kjo \u00ebsht\u00eb kush do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb pozitat e negociator\u00ebve n\u00eb at\u00eb t\u00eb ardhme t\u00eb larg\u00ebt.<\/p>\n<p>Kjo na kthen n\u00eb aft\u00ebsin\u00eb e negociator\u00ebve p\u00ebr t\u00eb garantuar zbatimin e asaj q\u00eb dakordohen. Ky \u00ebsht\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebsi sekret i recet\u00ebs s\u00eb shk\u00ebmbimit dhe n\u00ebnkupton nj\u00eb tandem president\u00ebsh nga fillimi, i cili \u00ebsht\u00eb i pozicionuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb unike p\u00ebr t\u00eb hequr problemin e Kosov\u00ebs nga agjenda e marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb. N\u00ebse Aleksand\u00ebr Vu\u00e7iq, n\u00eb pozicionin e pushtetit n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb tani, nuk b\u00ebhet ai q\u00eb do ta njoh\u00eb Kosov\u00ebn, asnj\u00eb politikan serb n\u00eb dekadat e ardhshme nuk do t\u00eb jet\u00eb as af\u00ebr arritjes s\u00eb di\u00e7kaje t\u00eb ngjashme. Edhe pse as Vu\u00e7iq nuk \u00ebsht\u00eb i plotfuqish\u00ebm, ai mund t\u00eb mbijetoj\u00eb politikisht njohjen e Kosov\u00ebs vet\u00ebm me nj\u00eb koncesion serioz q\u00eb do t\u2019ia paraqes\u00eb publikut serb si nj\u00eb fitore, drejtim n\u00eb t\u00eb cilin do t\u00eb zhvendoste v\u00ebmendjen e publikut. Nga ana tjet\u00ebr, n\u00eb atmosfer\u00ebn e cila zot\u00ebron n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb kosovare, e q\u00eb \u00ebsht\u00eb e bindur se \u00e7do kompromis ndaj Serbis\u00eb tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb, asnj\u00eb politikan kosovar, p\u00ebrve\u00e7 Tha\u00e7it, nuk do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb gjendje t\u2019i jap\u00eb Serbis\u00eb edhe nj\u00eb kompromis tjet\u00ebr, p\u00ebrfundimtar. Ky \u00ebsht\u00eb cul-de-sac p\u00ebr t\u00eb cilin po b\u00ebhen t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm faktor t\u00eb shumt\u00eb vendimtar\u00eb n\u00eb bot\u00ebn e diplomacis\u00eb, prandaj edhe jemi d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb ndryshimit t\u00eb q\u00ebndrimeve dikur rigide p\u00ebr paprekshm\u00ebrin\u00eb e kufijve.<\/p>\n<p>Dhe, n\u00eb fund t\u00eb k\u00ebsaj, nuk mund t\u00eb mos e p\u00ebrmend pun\u00ebn time dhe t\u00eb koleg\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb, nd\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt \u00ebsht\u00eb edhe bashk\u00ebbiseduesja ime e respektuar, dhe t\u00eb cil\u00ebt, si kampion\u00eb t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile, kan\u00eb shtyr\u00eb p\u00ebrpara t\u00eb gjitha iniciativat e pajtimit dhe bashk\u00ebjetes\u00ebs. Puna jon\u00eb kurr\u00eb nuk doli nga hija e marr\u00ebdh\u00ebnieve politike t\u00eb ashp\u00ebrsuara t\u00eb dy qeverive, as nuk ishte e mundur kjo, nd\u00ebrsa tani \u00ebsht\u00eb para mund\u00ebsis\u00eb reale p\u00ebr t&#8217;u shpallur krejt\u00ebsisht e kot\u00eb. Megjithat\u00eb, do t\u00eb shfryt\u00ebzoj k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb ftuar bashk\u00ebbiseduesen q\u00eb n\u00eb reagimin n\u00eb k\u00ebt\u00eb kolumn\u00eb t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb kontribuoj\u00eb n\u00eb t\u00eb kuptuarit e dy pal\u00ebve dhe nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb kolumn\u00ebs t&#8217;ia dedikoj\u00eb p\u00ebrgjigjes n\u00eb pyetjen e cila mendoi se do t\u00eb ishte interesante p\u00ebr audienc\u00ebn primare t\u00eb k\u00ebsaj kolumne, p\u00ebrkat\u00ebsisht serb\u00ebt e Kosov\u00ebs:\u00a0<strong>\u201cPas viteve t\u00eb negociatave dhe zbatimit gjysmak, cila zgjidhje n\u00eb form\u00eb t\u00eb marr\u00ebveshjes p\u00ebrfundimtare \u00ebsht\u00eb m\u00eb e pranueshme p\u00ebr shumic\u00ebn e shqiptareve t\u00eb Kosov\u00ebs: Shk\u00ebmbimi i territorit ose AKS, respektivisht autonomia p\u00ebr komunitetin e serb\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs? A mund t\u00eb na sjell\u00eb paqe ndonj\u00eb nga k\u00ebto opsione?\u201d<\/strong><\/p>\n<p><strong>&#8212;&#8212;&#8212;&#8211;<\/strong><\/p>\n<p><em>Sbunker e boton k\u00ebt\u00eb kolumne t\u00eb p\u00ebrkthyer dhe t\u00eb botuar n\u00eb origjinal nga portali\u00a0<a href=\"https:\/\/kossev.info\/\">KoSSev<\/a>.\u00a0Ky portal,\u00a0me mb\u00ebshtetjen e Organizat\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr Migracionin, nis rubrik\u00ebn e re Millica dhe Jeta, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb faqes Dialogu. Aktivist\u00ebt civile Millica Andriq nga Zubin Potoku dhe Jeta Krasniqi nga Prishtina do t\u00eb shk\u00ebmbejn\u00eb q\u00ebndrimet rreth \u00e7\u00ebshtjeve aktuale t\u00eb popullit serb dhe shqiptar dhe marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb tyre t\u00eb nd\u00ebrsjella n\u00eb muajt n\u00eb vijim. Rubrika publikohet n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb projektit &#8220;P\u00ebrkrahja n\u00eb krijimin e lidhjeve shoq\u00ebrore dhe mbrojtjes s\u00eb pakicave n\u00eb Kosov\u00eb&#8221;. Mendimet dhe q\u00ebndrimet e shprehura paraqesin mendimet e vet\u00eb autoreve dhe nuk pasqyrojn\u00eb domosdoshm\u00ebrisht pik\u00ebpamjet e redaksis\u00eb s\u00eb KoSSev-it dhe donator\u00ebve.<\/em><\/p>\n<p><em>Nga gjuha serbe tekstin e p\u00ebrktheu:\u00a0<strong>Bruno Neziraj<\/strong>\u00a0&#8211;\u00a0<a href=\"https:\/\/kossev.info\/cena-pomirenja\/\">https:\/\/kossev.info\/cena-pomirenja\/<\/a><\/em><\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"time\">\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>T\u00eb shtun\u00ebn, m\u00eb 25 gusht n\u00eb Alpet austriake, Presidenti i Serbis\u00eb, Aleksand\u00ebr Vu\u00e7iq, dhe Presidenti i Kosov\u00ebs, Hashim Tha\u00e7i, i than\u00eb bot\u00ebs se nuk jan\u00eb &#8220;njer\u00ebz problematik\u00eb&#8221; dhe se marr\u00ebveshja gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse e shum\u00ebpritur p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve midis Beogradit dhe Prishtin\u00ebs do jet\u00eb nj\u00eb &#8220;marr\u00ebveshje paqeje&#8221;. Edhe pse thelbi i mesazhit t\u00eb tyre t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":306,"featured_media":11325,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[],"ppma_author":[318],"class_list":["post-3815","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize"],"authors":[{"term_id":318,"user_id":306,"is_guest":0,"slug":"milica-andric","display_name":"Milica Andri\u0107 Raki\u0107","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/iLH2doWB_400x400.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/iLH2doWB_400x400.jpg"},"user_url":"","last_name":"Andri\u0107 Raki\u0107","first_name":"Milica","description":""}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3815","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/306"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3815"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3815\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":11326,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3815\/revisions\/11326"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/11325"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3815"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3815"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3815"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=3815"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}