{"id":3821,"date":"2019-04-19T11:27:41","date_gmt":"2019-04-19T09:27:41","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=3821"},"modified":"2025-01-15T11:30:49","modified_gmt":"2025-01-15T09:30:49","slug":"pa-shendet-mendor-ska-hic-shendet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/pa-shendet-mendor-ska-hic-shendet\/","title":{"rendered":"Pa sh\u00ebndet mendor s&#8217;ka hi\u00e7 sh\u00ebndet"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<h3><\/h3>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p><a href=\"https:\/\/www.who.int\/en\/news-room\/fact-sheets\/detail\/mental-disorders\">Sipas Organizat\u00ebs Bot\u00ebrore t\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb<\/a>\u00a0(OBSh) ekzistojn\u00eb rreth 450 milion\u00eb njer\u00ebz n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn me \u00e7rregullime psikologjike. 75 p\u00ebrqind e tyre jetojn\u00eb n\u00eb vendet n\u00eb zhvillim, ku pasiguria, analfabetizmi, varf\u00ebria dhe dhuna e rrisin prevalenc\u00ebn e k\u00ebtyre \u00e7rregullimeve. 85 p\u00ebr qind e k\u00ebtyre njer\u00ebzve nuk kan\u00eb qasje tek sh\u00ebrbimet e sh\u00ebndetit mendor dhe n\u00eb mesin e atyre q\u00eb marrin trajtim kujdesi \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb i ul\u00ebt sesa standardet e pranueshme dhe shum\u00eb shpesh edhe joefektiv. N\u00eb Evrop\u00eb, tek shtetet an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb, m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb n\u00eb gjasht\u00eb individ\u00eb kan\u00eb p\u00ebrjetuar ndonj\u00eb \u00e7rregullim psikologjik n\u00eb vitin 2016 (rreth 84 milion\u00eb njer\u00ebz) dhe mbi 84,000 njer\u00ebz kan\u00eb vdekur nga pasojat e problemeve t\u00eb sh\u00ebndetit mendor n\u00eb vitin 2015.\u00a0<a href=\"https:\/\/ec.europa.eu\/health\/state\/glance_en\">Raporti i vitit 2018<\/a>\u00a0e cil\u00ebson sh\u00ebndetin mendor si nj\u00eb shqet\u00ebsim urgjent t\u00eb sh\u00ebndetit publik dhe paralajm\u00ebron p\u00ebr pasojat ekonomike e sociale q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb \u00e7rregullimet e patrajtuara t\u00eb sh\u00ebndetit mendor.<\/p>\n<p>Shum\u00eb qeveri n\u00ebp\u00ebr vende t\u00eb ndryshme t\u00eb bot\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb edhe vendet n\u00eb zhvillim, e pranojn\u00eb sh\u00ebndetin mendor si \u00e7\u00ebshtje q\u00eb meriton v\u00ebmendje. Por problemi \u00ebsht\u00eb tejet kompleks dhe i v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u2019u adresuar. Edhe Kosova ka sfida t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr sa i p\u00ebrket sh\u00ebndetit mendor. Temat e m\u00ebdha nacionale &#8211; t\u00eb cilat duket se nuk do t\u00eb shuhen kurr\u00eb &#8211; pengojn\u00eb duksh\u00ebm funksionimin e institucioneve q\u00eb kan\u00eb p\u00ebr q\u00ebllim p\u00ebrmir\u00ebsimin e jet\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve. Sh\u00ebndeti mendor nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrjashtim.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb viteve t\u00eb &#8217;90-ta, sistemi i p\u00ebrgjithsh\u00ebm sh\u00ebndet\u00ebsor n\u00eb Kosov\u00eb vuajti nga neglizhimi dhe mungesa e fondeve. Situata u p\u00ebrkeq\u00ebsua m\u00eb tej kur lufta u ashp\u00ebrsua. Menj\u00ebher\u00eb pas stabilizimit t\u00eb gjendjes socio-politike, institucionet sh\u00ebndet\u00ebsore b\u00ebn\u00eb \u00e7do p\u00ebrpjekje q\u00eb t\u00eb siguronin edhe sh\u00ebrbimet baz\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsore. Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe, \u00e7rregullimet psikologjike dhe neurologjike menaxhoheshin n\u00ebn ombrell\u00ebn e nj\u00eb sistemi t\u00eb vet\u00ebm neuropsikiatrik. Natyrisht, sh\u00ebrbimet e kujdesit sh\u00ebndet\u00ebsor par\u00ebsor t\u00eb \u00e7rregullimeve mendore ishin praktikisht joekzistente, kurse repartet neuropsikiatrike q\u00eb ofronin kujdes spitalor ofronin kryesisht trajtim farmakologjik.<\/p>\n<p>Lufta e viteve t\u00eb \u201890-ta n\u00eb Kosov\u00eb megjithat\u00eb krijoi nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr ta reformuar sh\u00ebndetin mendor. Si pjes\u00eb e ekipit t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara n\u00eb Kosov\u00eb, OBSh-ja krijoi nj\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb sh\u00ebndetit mendor dhe i filloi aktivitetet mjaft shpejt. Dy nga rekomandimet e p\u00ebrgjithshme t\u00eb OBSh-s\u00eb ishin inicimi i nj\u00eb forme t\u00eb re t\u00eb menaxhimit t\u00eb \u00e7rregullimeve psikologjike, kryesisht p\u00ebrmes ndarjes s\u00eb disiplin\u00ebs s\u00eb psikiatris\u00eb prej asaj t\u00eb neurologjis\u00eb dhe zhvillimit t\u00eb sh\u00ebrbimeve t\u00eb sh\u00ebndetit mendor me baz\u00eb komunitare t\u00eb mbylljes s\u00eb institucioneve q\u00eb strehonin individ\u00eb me \u00e7regullime psikologjike p\u00ebr koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb.<\/p>\n<p>Gjersa OBSh-ja sqaroi llojin e qasjes p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn avokonte, neuropsikiatrat kosovar\u00eb krijuan nj\u00eb Task-Forc\u00eb t\u00eb Sh\u00ebndetit Mendor. Kjo task-forc\u00eb mori p\u00ebrsip\u00ebr zhvillimin e nj\u00eb strategjie t\u00eb reform\u00ebs s\u00eb sh\u00ebndetit mendor s\u00eb bashku me profesionist\u00eb t\u00eb organizatave internacionale. Plani Strategjik i Sh\u00ebndetit Mendor p\u00ebrfshinte edhe politikat e sh\u00ebndetit mendor edhe planin e implementimit. Ky plan u miratua zyrtarisht n\u00eb vitin 2001. Organizata t\u00eb shumta dhe donator\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm kontribuan n\u00eb reforma t\u00eb ndryshme p\u00ebr sh\u00ebndetin mendor n\u00eb Kosov\u00eb dhe shum\u00eb prej tyre p\u00ebrdor\u00ebn Planin Strategjik si udh\u00ebzuesin e tyre t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm. Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe u themelua edhe sh\u00ebrbimi profesional i sh\u00ebndetit mendor n\u00eb Kosov\u00eb me shtat\u00eb struktura administrative t\u00eb nd\u00ebrlidhura.<\/p>\n<p>Reforma e vitit 2001 sh\u00ebnoi rezultate fillestare inkurajuese. M\u00eb von\u00eb, n\u00eb vitet 2008-2013, si pasoj\u00eb e \u201cnevojave t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb sfer\u00ebn e sh\u00ebndetit mendor, kufizimeve serioze buxhetore t\u00eb k\u00ebtij sektori, integrimeve t\u00eb sh\u00ebrbimeve spitalore dhe jasht\u00ebspitalore t\u00eb sh\u00ebndetit mendor, si dhe riorganizimit t\u00eb Entit Special n\u00eb Shtim\u00eb (si pjes\u00eb funkisonale e Sh\u00ebrbimit t\u00eb Sh\u00ebndetit Mendor t\u00eb Kosov\u00ebs)\u201d u imponua nevoja p\u00ebr hartimin e nj\u00eb plani t\u00eb ri strategjik p\u00ebr sh\u00ebndet mendor. Q\u00ebllimi i k\u00ebsaj strategjie ishte avancimi i m\u00ebtejsh\u00ebm i sistemit t\u00eb sh\u00ebndetit mendor duke siguruar p\u00ebrmbushjen e standardeve t\u00eb sh\u00ebrbimit t\u00eb sh\u00ebndetit mendor t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb pajtueshm\u00ebri me standardet e OBSh-s\u00eb, monitorimin e mbik\u00ebqyrjen e rregullt t\u00eb k\u00ebtyre sh\u00ebrbimeve, si dhe legjislacionin gjithp\u00ebrfshir\u00ebs q\u00eb rregullonte \u00e7\u00ebshtjen e hospitalizimeve dhe trajtimeve t\u00eb detyruara. Kjo strategji synonte edhe t\u00eb forconte procesin e deinstitucionalizimit dhe sigurimin e t\u00eb drejtave t\u00eb shfryt\u00ebzuesve t\u00eb sh\u00ebrbimeve t\u00eb sh\u00ebndetit mendor. N\u00eb vitin 2015 u miratua Ligji mbi sh\u00ebndetin mendor n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Tashm\u00eb sh\u00ebrbimet e sh\u00ebndetit mendor jan\u00eb t\u00eb organizuara n\u00eb shtat\u00eb rajone brenda Kosov\u00ebs. Koordinimi i p\u00ebrgjithsh\u00ebm ofrohet nga Nj\u00ebsia e Sh\u00ebndetit Mendor n\u00eb Ministrin\u00eb e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb. Funksionet ky\u00e7e t\u00eb k\u00ebsaj nj\u00ebsie p\u00ebrfshijn\u00eb administrimin, mbik\u00ebqyrjen, monitorimin dhe zhvillimin e politikave. Nj\u00eb gam\u00eb e sh\u00ebrbimeve t\u00eb sh\u00ebndetit mendor \u00ebsht\u00eb zhvilluar p\u00ebr t\u00eb siguruar nj\u00eb vazhdim\u00ebsi t\u00eb kujdesit p\u00ebr njer\u00ebzit me nevoja t\u00eb sh\u00ebndetit mendor; nd\u00ebr to edhe disa qendra p\u00ebr sh\u00ebrbime t\u00eb sh\u00ebndetit mendor t\u00eb bazuara n\u00eb komunitet p\u00ebr t\u00eb rritur dhe f\u00ebmij\u00eb e adoloshent\u00eb.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse \u00ebsht\u00eb punuar mir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb punuar mjaftuesh\u00ebm. \u00cbsht\u00eb m\u00eb se e qart\u00eb se sh\u00ebndeti mendor n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb fille t\u00eb progresit dhe se ka hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsim. Fatkeq\u00ebsia m\u00eb e madhe \u00ebsht\u00eb se mungon edhe vet\u00ebdij\u00ebsimi i qytetar\u00ebve p\u00ebr sh\u00ebndetin mendor. Nuk ka kampanja t\u00eb mjaftueshme sensibilizuese dhe nuk ka pun\u00eb t\u00eb mjaftueshme n\u00eb terren. Ka injoranc\u00eb t\u00eb pamas\u00eb t\u00eb p\u00ebrhapur n\u00eb shoq\u00ebri rreth sh\u00ebndetit mendor. Kjo shpesh rezulton edhe me abuzime me njer\u00ebz t\u00eb prekur nga \u00e7rregullimet, si dhe rezulton me nj\u00eb stigm\u00eb kolosale rreth sh\u00ebndetit mendor. Shqet\u00ebsimi p\u00ebr sh\u00ebndetin mendor si \u00e7\u00ebshtje me r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr sh\u00ebndetin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm publik poashtu mund t\u00eb vler\u00ebsohet nga aspekti ekonomik. Forumi Ekonomik Bot\u00ebror vler\u00ebsoi se kostot e lidhura me \u00e7rregullime psikologjike n\u00eb vitin 2010 ishin 2.5 trilion\u00eb dollar\u00eb kurse supozohet se do t\u00eb rriten n\u00eb 6 trilion\u00eb n\u00eb vitin 2030. Kostoja e \u00e7rregullimeve psikologjike e tejkalon koston e \u00e7do s\u00ebmundjeje t\u00eb patransmetueshme, duke p\u00ebrfshir\u00eb s\u00ebmundjet kardiovaskulare, kancerin dhe diabetin.<\/p>\n<p>Tash q\u00eb bota po i kushton r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebrmasave t\u00eb sh\u00ebndetit mendor, si n\u00eb aspektin social ashtu dhe n\u00eb at\u00eb ekonomik, edhe Kosova si vend i dalur nga lufta duhet ta zhvendos\u00eb fokusin n\u00eb zgjidhje t\u00eb k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje. Kjo do t\u00eb p\u00ebrfshinte zhvillimin e sh\u00ebrbimeve dhe p\u00ebrmir\u00ebsimin e kushteve q\u00eb ofrohen. Gjersa zhvillojm\u00eb modelet e trajtimit, nuk duhet t\u00eb harrojm\u00eb faktin se njer\u00ebzit e prekur nga \u00e7rregullimet jan\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb t\u00eb gjitha p\u00ebrpjekjeve tona. Nj\u00eb num\u00ebr i madh studimesh u b\u00ebn\u00eb p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar stresin post-traumatik tek popullata e Kosov\u00ebs pas luft\u00ebs. Studime t\u00eb tjera akademike b\u00ebhen shum\u00eb shpesh p\u00ebr t\u00eb par\u00eb impaktin e faktor\u00ebve t\u00eb ndrysh\u00ebm tek pjes\u00ebt e ndryshme t\u00eb popullsis\u00eb. Mir\u00ebpo, studime t\u00eb m\u00ebdha, t\u00eb inicuara nga vet\u00eb qeveria, nuk u b\u00ebn\u00eb kurr\u00eb. E, kjo duhet t\u00eb ndryshoj\u00eb!<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sipas Organizat\u00ebs Bot\u00ebrore t\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb\u00a0(OBSh) ekzistojn\u00eb rreth 450 milion\u00eb njer\u00ebz n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn me \u00e7rregullime psikologjike. 75 p\u00ebrqind e tyre jetojn\u00eb n\u00eb vendet n\u00eb zhvillim, ku pasiguria, analfabetizmi, varf\u00ebria dhe dhuna e rrisin prevalenc\u00ebn e k\u00ebtyre \u00e7rregullimeve. 85 p\u00ebr qind e k\u00ebtyre njer\u00ebzve nuk kan\u00eb qasje tek sh\u00ebrbimet e sh\u00ebndetit mendor dhe n\u00eb mesin e [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":3,"featured_media":11982,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[2308,1237],"ppma_author":[267],"class_list":["post-3821","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-obsh","tag-shendeti-mendor"],"authors":[{"term_id":267,"user_id":0,"is_guest":1,"slug":"eurisa-rukovci","display_name":"Eurisa Rukovci","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/rukovci.jpeg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/rukovci.jpeg"},"user_url":"","last_name":"","first_name":"","description":"Eurisa Rukovci \u00ebsht\u00eb e lindur m\u00eb 1994. Shkollimin fillor dhe t\u00eb mes\u00ebm e ka p\u00ebrfunduar n\u00eb Kosov\u00eb dhe ShBA, kurse studimet i ka p\u00ebrfunduar n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs \u2013 Departamentin e Psikologjis\u00eb. \u00cbsht\u00eb ideatore e aplikacionit t\u00eb par\u00eb p\u00ebr sh\u00ebndetin seksual \u201cShnet\u201d dhe q\u00eb nga viti 2015 shkruan si kolumniste nga Kosova p\u00ebr media regjionale. Eurisa \u00ebsht\u00eb marr\u00eb vazhdimisht me aktiviz\u00ebm, posa\u00e7\u00ebrisht n\u00eb lidhje me t\u00eb drejtat e grave, si dhe ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb hulumtimesh shkencore nga fusha e psikologjis\u00eb sociale dhe kulturore. Fushat e vokacionit t\u00eb saj jan\u00eb psikologjia sociale, sh\u00ebndeti seksual, historiku i l\u00ebvizjeve feministe n\u00eb bot\u00eb dhe kritika e kultur\u00ebs, posa\u00e7\u00ebrisht historia e muzik\u00ebs rock."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3821","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3821"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3821\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":11983,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3821\/revisions\/11983"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/11982"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3821"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3821"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3821"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=3821"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}