{"id":3916,"date":"2019-05-10T10:27:45","date_gmt":"2019-05-10T08:27:45","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=3916"},"modified":"2024-10-17T10:31:59","modified_gmt":"2024-10-17T08:31:59","slug":"pervoja-shqiptare-nuk-le-hapesire-per-te-shpresuar-tek-nderhyrja-e-shtetit-ne-ekonomi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/opinion\/pervoja-shqiptare-nuk-le-hapesire-per-te-shpresuar-tek-nderhyrja-e-shtetit-ne-ekonomi\/","title":{"rendered":"P\u00ebrvoja shqiptare nuk l\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr t\u00eb shpresuar tek nd\u00ebrhyrja e shtetit n\u00eb ekonomi"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<h3>P\u00ebrvoja shqiptare nuk l\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr t\u00eb shpresuar tek nd\u00ebrhyrja e shtetit n\u00eb ekonomi<\/h3>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p>Nj\u00eb nd\u00ebr gj\u00ebrat q\u00eb m\u00eb \u00e7udit m\u00eb shum\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb dominimi i mentalitetit etatist n\u00eb kushtet kur ne shqiptar\u00ebt jemi qytetar\u00eb q\u00eb kemi vuajtur m\u00eb s\u00eb shumti nga shteti totalitar e kemi p\u00ebrfituar nga iniciativa private. N\u00eb Shqip\u00ebri ende sundon nj\u00eb bindje kolektive etatiste q\u00eb e shikon shtetin si lop\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr ta mjel\u00eb dhe presin prej shtetit t\u00eb sjell\u00eb zgjidhjen e t\u00eb gjitha problemeve personale. P\u00ebr shumic\u00ebn e qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb shteti \u00ebsht\u00eb burimi kryesor i problemeve kryesore, por nj\u00ebherazi shikohet edhe si burimi kryesor potencial i zgjidhjeve.<\/p>\n<p>Padyshim q\u00eb shteti ka nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb madhe p\u00ebr kushtet e qytetar\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe mungesa e shum\u00eb reformave dhe sh\u00ebrbimet e d\u00ebshtuara thelb\u00ebsore t\u00eb shtetit n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb, rendin publik apo n\u00eb administrat\u00ebn publike jan\u00eb nd\u00ebr shkaktar\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb prapambetjes s\u00eb vendint ton\u00eb. Mir\u00ebpo duhet th\u00ebn\u00eb q\u00eb m\u00eb shum\u00eb sesa n\u00ebp\u00ebrmjet d\u00ebshtimit e mang\u00ebsive, shteti e d\u00ebmton ekonomin\u00eb dhe mir\u00ebq\u00ebnien e qytetar\u00ebve n\u00ebp\u00ebrmjet nd\u00ebrhyrjes s\u00eb motivuar shpesh prej interesave personale abuzive t\u00eb politikan\u00ebve apo taktikave elektorale. D\u00ebmi q\u00eb shkakton nd\u00ebrhyrja e shtetit n\u00eb ekonomi nuk merret aspak n\u00eb konsiderat\u00eb nga qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb edhe pse e kemi provuar n\u00eb kurrizin ton\u00eb shkat\u00ebrrimin e mjerimin, q\u00eb sjell zhveshja nga prona private dhe krijimi i nj\u00eb ekonomie t\u00eb centralizuar t\u00eb planit.<\/p>\n<p>Kur flitet p\u00ebr etatiz\u00ebm, \u00ebsht\u00eb e kuptueshme deri diku p\u00ebr nj\u00eb banor t\u00eb Gjermanis\u00eb apo Japonis\u00eb p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb bindje e dashuri t\u00eb madhe p\u00ebr nd\u00ebrhyrjen e shtetit. N\u00eb k\u00ebto shtete ekzistojn\u00eb disa elemente kulturore si etika e lart\u00eb e pun\u00ebs apo p\u00ebrkushtimi ndaj kolektives t\u00eb cilat b\u00ebjn\u00eb t\u00eb mundur nj\u00eb nivel t\u00eb lart\u00eb efikasiteti n\u00eb sektorin publik. Pra p\u00ebr ta ilustruar m\u00eb konkretisht, banor\u00ebt e Gjermanis\u00eb shikojn\u00eb nj\u00eb menaxhim aq eficient t\u00eb nd\u00ebrmarrjeve shtet\u00ebrore sa trenat apo tramvajet shtet\u00ebror\u00eb mb\u00ebrijn\u00eb me p\u00ebrpikm\u00ebri mahnit\u00ebse n\u00eb destinacion. Pajisjet elektronike n\u00ebp\u00ebr stacionet gjermane tregojn\u00eb num\u00ebrimin mbrapsht dhe trenat mb\u00ebrrijn\u00eb me p\u00ebrpikm\u00ebri sekondash. K\u00ebto p\u00ebrvoja n\u00eb k\u00ebto vende e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb leht\u00eb q\u00eb t\u00eb kultivohet iluzioni se n\u00eb kushtet edukimit me etik\u00eb t\u00eb lart\u00eb profesionale e sens p\u00ebrgjegj\u00ebsie publike, sektori publik mund t\u00eb konkurroj\u00eb n\u00eb cil\u00ebsi dhe efikasitet me sektorin privat.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo p\u00ebrvoja apo p\u00ebrjetimet e shqiptar\u00ebve jan\u00eb krejt t\u00eb kund\u00ebrta. Pothuaj asgj\u00eb shtet\u00ebrore n\u00eb Shqip\u00ebri nuk funksionon si\u00e7 duhet e l\u00ebre m\u00eb q\u00eb t\u00eb pretendohet q\u00eb t\u00eb funksionoj\u00eb me efi\u00e7ienc\u00eb e nivel t\u00eb lart\u00eb profesionalizmi. Madje shqiptar\u00ebt kan\u00eb p\u00ebrjetuar n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn e tyre nj\u00eb rast klasik t\u00eb d\u00ebshtimit total t\u00eb ekonomis\u00eb s\u00eb komanduar e centralizuar shtet\u00ebrore. Aq d\u00ebshtake ishte kjo ekonomi shtet\u00ebrore n\u00eb Republik\u00ebn Popullore Socialiste t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb sa vet\u00eb regjimi i Ramiz Alis\u00eb u detyrua t\u00eb pranonte d\u00ebshtimin e ekonomis\u00eb s\u00eb planifikuar duke mbyllur nd\u00ebrmarrje shtet\u00ebrore t\u00eb falimentuara dhe duke rikthyer n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pjesshme pron\u00ebn private.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu n\u00eb fund t\u00eb viteve 80, qeveria e fundit komuniste shqiptare, u ballafaqua me munges\u00ebn totale t\u00eb rentabilitetit t\u00eb fabrikave u uzinave t\u00eb shumta t\u00eb nd\u00ebrtuara e v\u00ebna n\u00eb pun\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb centralizuar. Prandaj u detyrua nga zori q\u00eb ta pranonte se nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb industris\u00eb dhe t\u00eb paguante pun\u00ebtor\u00ebt me 80% t\u00eb rrog\u00ebs. Pra nj\u00eb lloj flamuri i bardh\u00eb dor\u00ebzimi i heshtur. Nj\u00eb gj\u00eb e ngjashme u b\u00eb asokohe edhe n\u00eb fush\u00ebn e bujq\u00ebsis\u00eb. Regjimi komunist u detyrua t\u00eb shkonte kund\u00ebr ideologjis\u00eb s\u00eb vet dhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballur zin\u00eb e buk\u00ebs n\u00eb zonat rurale, u ktheu familjeve fshatare dy dynym tok\u00eb private dhe n\u00ebse kishin shum\u00eb an\u00ebtar\u00eb u ktheu nj\u00eb lop\u00eb private. Pra aq joefikase ishte ekonomia e komanduar nga shteti sa vet\u00eb shteti komunist u detyrua t\u00eb hiqte dor\u00eb nga dogma themelore e t\u00eb pranonte domosdoshm\u00ebrin\u00eb e pron\u00ebs dhe nism\u00ebs private.<\/p>\n<p>N\u00eb vazhdim t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb rastit ilustrativ t\u00eb trenave shtet\u00ebror funksional gjerman, trenat shqiptar\u00eb shtet\u00ebror\u00eb jan\u00eb pothuaj inekzistent. Pra po t\u00eb shikojm\u00eb nj\u00eb sh\u00ebrbim publik t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm sikurse \u00ebsht\u00eb transporti publik ne shohim se hekurudha shqiptare q\u00eb \u00ebsht\u00eb pron\u00eb shtet\u00ebrore, ofron nj\u00eb sh\u00ebrbim primitiv dhe shfryt\u00ebzohet nga shum\u00eb pak qytetar\u00eb me shum\u00eb humbje t\u00eb mbuluara nga taksapaguesit. Nd\u00ebrkoh\u00eb shohim q\u00eb pothuaj t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt e interesuar q\u00eb nuk disponojn\u00eb automjete private, p\u00ebrdorin me k\u00ebnaq\u00ebsi transportin privat i cili jo vet\u00ebm q\u00eb nuk i kushton aspak buxhetit shtet\u00ebror por sa vjen modernizohet e p\u00ebrmir\u00ebsohet dhe mbulon nevojat e pjes\u00ebs m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb konsumator\u00ebve anemban\u00eb vendit. Kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb po t\u00eb jetonim n\u00eb Gjermani e t\u00eb gjykonim bazuar tek eficienca e trenave shtet\u00ebrore, do kishim arsye t\u00eb forta p\u00ebr t\u00eb besuar ende tek ekonomia shtet\u00ebrore. Por p\u00ebrvoja shqiptare nuk ka sesi t\u00eb jap\u00eb ndonj\u00eb shpres\u00eb se sektori shtet\u00ebror mund t\u00eb jet\u00eb efikas, madje p\u00ebrkundrazi.<\/p>\n<p>Po t\u00eb shikojm\u00eb p\u00ebr shembull sh\u00ebrbimet sh\u00ebndet\u00ebsore shtet\u00ebrore, gjendja vazhdon t\u00eb jet\u00eb dramatike. Edhe pse po mbyllim dekad\u00ebn e tret\u00eb t\u00eb tranzicionit, spitalet shtet\u00ebrore karakterizohen akoma nga mungesa n\u00eb barna, pajisje, p\u00ebrkushtim dhe abuzime t\u00eb panum\u00ebrta. Nga ana tjet\u00ebr sistemi i stomatologjis\u00eb \u00ebsht\u00eb privatizuar q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb viteve 90 dhe sot dentist\u00ebt privat\u00eb ofrojn\u00eb sh\u00ebrbime nga m\u00eb cil\u00ebsoret me \u00e7mime nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet t\u00eb p\u00ebrshtatshme e t\u00eb p\u00ebrballueshme p\u00ebr t\u00eb gjitha shtresat. Madje Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb duke kultivuar nj\u00eb lloj turizmi dentar p\u00ebr vendet fqinje duke ofruar \u00e7mime t\u00eb leverdisshme dhe sh\u00ebrbime bashk\u00ebkohore.<\/p>\n<p>Kuptohet q\u00eb ka shum\u00eb sh\u00ebrbime publike t\u00eb dh\u00ebna nga operator\u00eb privat\u00eb, t\u00eb cilat l\u00ebn\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshiruar, por kjo ndodh pothuaj gjithmon\u00eb n\u00eb ato sektor\u00eb t\u00eb ekonomis\u00eb q\u00eb jan\u00eb t\u00eb rregulluara apo t\u00eb kontrolluara nga shteti ose q\u00eb kan\u00eb tipare t\u00eb monopolit natyror apo teknik. Pra jan\u00eb disfunksional\u00eb bizneset private n\u00eb sektor\u00eb t\u00eb ekonomis\u00eb sikurse jan\u00eb energjia apo m\u00eb sakt\u00eb karburanti t\u00eb cilat jan\u00eb super t\u00eb rregulluara prej shtetit duke favorizuar nj\u00eb grusht njer\u00ebzish me lidhje t\u00eb mira politike. Po ashtu disa sfera t\u00eb tjera t\u00eb ekonomis\u00eb privat\u00eb sikurse jan\u00eb minierat apo telefonia, jan\u00eb monopole natyrore e teknike e n\u00eb to \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb t\u00eb kesh konkurrenc\u00eb t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr ne dallojm\u00eb se n\u00eb segmente t\u00eb tjera t\u00eb ekonomis\u00eb, ku kemi konkurrenc\u00eb intensive t\u00eb natyrshme, kosto t\u00eb ul\u00ebt t\u00eb hyrjes n\u00eb treg, larmi t\u00eb madhe aktor\u00ebsh dhe nivel t\u00eb kufizuar t\u00eb rregullimit prej shtetit, sip\u00ebrmarrjet private po shk\u00eblqejn\u00eb. K\u00ebshtu p\u00ebr shembull, turizmi me gjith\u00eb rr\u00ebmuj\u00ebn, pengesat e shumta apo problemet q\u00eb ka, \u00ebsht\u00eb duke pasur nj\u00eb sukses t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb fal\u00eb konkurrenc\u00ebs s\u00eb madhe dhe numrit t\u00eb madh t\u00eb aktor\u00ebve. Nuk duhet ndonj\u00eb ekspertiz\u00eb e madhe p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb re se si shk\u00eblqen sektori i restoranteve private n\u00eb Tiran\u00eb duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb raporte t\u00eb mediave t\u00eb njohura n\u00eb fush\u00ebn e turizmit e udh\u00ebtimeve si National Geographic dhe Lonely Planet e kan\u00eb renditur Shqip\u00ebrin\u00eb si vendin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb p\u00ebr t\u00eb konsumuar ushqim cil\u00ebsor me minimumin e \u00e7mimit. T\u00eb nj\u00ebjtin shembull lul\u00ebzimi e suksesi mund ta gjejm\u00eb t\u00eb replikuar n\u00eb shum\u00eb raste apo sektor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb ekonomis\u00eb shqiptare ku shteti nuk fut duart e ku i jepet shansi konkurrenc\u00ebs q\u00eb t\u00eb luaj\u00eb rolin e vet.<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrvoja shqiptare nuk l\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr t\u00eb shpresuar tek nd\u00ebrhyrja e shtetit n\u00eb ekonomi Nj\u00eb nd\u00ebr gj\u00ebrat q\u00eb m\u00eb \u00e7udit m\u00eb shum\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb dominimi i mentalitetit etatist n\u00eb kushtet kur ne shqiptar\u00ebt jemi qytetar\u00eb q\u00eb kemi vuajtur m\u00eb s\u00eb shumti nga shteti totalitar e kemi p\u00ebrfituar nga iniciativa private. N\u00eb Shqip\u00ebri ende sundon [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":373,"featured_media":8396,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[691],"ppma_author":[367],"class_list":["post-3916","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinion","tag-economy"],"authors":[{"term_id":367,"user_id":373,"is_guest":0,"slug":"adri-nurellari","display_name":"Adri Nurellari","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/adri.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/adri.jpg"},"user_url":"","last_name":"Nurellari","first_name":"Adri","description":"Adri Nurellari \u00ebsht\u00eb studiues, k\u00ebshilltar dhe kolumnist i angazhuar kryesisht n\u00eb fush\u00ebn e politik\u00ebs dhe medias. Ai ka vijuar studimet universitare n\u00eb Universitetin e Tiran\u00ebs dhe ato pasuniversitare n\u00eb Cambridge, London School of Economics dhe University College London. Adri \u00ebsht\u00eb ish-k\u00ebshilltar i kryeministrit Sali Berisha dhe ish-sekretar i PDIU-s\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ka punuar si pedagog n\u00eb Universitetin e Tiran\u00ebs dhe at\u00eb t\u00eb Evrop\u00ebs Juglindore n\u00eb Tetov\u00eb. Ka qen\u00eb i angazhuar si analist dhe konsulent nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb prej vitit 2013 punon si k\u00ebshilltar i Hashim Tha\u00e7it."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3916","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/373"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3916"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3916\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8457,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3916\/revisions\/8457"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8396"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3916"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3916"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3916"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=3916"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}