{"id":3922,"date":"2019-05-08T09:17:49","date_gmt":"2019-05-08T07:17:49","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=3922"},"modified":"2024-10-24T15:19:22","modified_gmt":"2024-10-24T13:19:22","slug":"rendesia-e-zgjedhjeve-presidenciale-per-te-ardhmen-e-maqedonise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/rendesia-e-zgjedhjeve-presidenciale-per-te-ardhmen-e-maqedonise\/","title":{"rendered":"R\u00ebnd\u00ebsia e zgjedhjeve presidenciale p\u00ebr t\u00eb ardhmen e Maqedonis\u00eb"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">T\u00eb diel\u00ebn, m\u00eb 5 mars, qytetar\u00ebt e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut vendos\u00ebn se kush do t\u00eb jet\u00eb President i vendit p\u00ebr pes\u00eb vitet e ardhshme. K\u00ebto zgjedhje do t\u00eb ken\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr orientimin politik t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut. Me k\u00ebto zgjedhje u p\u00ebrcaktuan n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe binar\u00ebt n\u00eb t\u00eb cil\u00ebt ec\u00ebn perspektiva e k\u00ebtij shteti.<\/span><\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<p>P\u00ebr t\u00eb kuptuar pesh\u00ebn e k\u00ebtyre zgjedhjeve \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb t\u00eb n\u00ebnvizohen arritjet e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut n\u00eb p\u00ebrpjekjet e saj p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb shtet multietnik dhe demokratik. Gatishm\u00ebria e saj p\u00ebr t\u00eb zgjidhur konteste bilaterale dhe p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar fqinj\u00ebsi t\u00eb mir\u00eb \u00ebsht\u00eb gjithashtu nj\u00eb aspekt krucial p\u00ebr stabilitetin rajonal.<\/p>\n<p>Bart\u00ebset e k\u00ebtyre zhvillimeve pozitive kan\u00eb qen\u00eb LSDM-ja dhe BDI-ja, por me mb\u00ebshtetje edhe nga parti tjera shqiptare. N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi k\u00ebto forca t\u00eb koalicionit kan\u00eb qen\u00eb vektor\u00eb progresiv\u00eb q\u00eb kan\u00eb udh\u00ebhequr Maqedonin\u00eb e Veriut n\u00eb tri drejtime pozitive: S\u00eb pari demokratizim t\u00eb shtetit jo vet\u00ebm p\u00ebrmes akomodimit t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut, por edhe p\u00ebrmes integrimit t\u00eb tyre brenda shtetit maqedonas.<\/p>\n<p>P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb Maqedonia e Veriut ka nj\u00eb shqiptar n\u00eb krye t\u00eb Parlamentit t\u00eb saj. Ishte LSDM-ja ajo q\u00eb e mund\u00ebsoi nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Nga janari i k\u00ebtij viti ka hyr\u00eb n\u00eb fuqi edhe ligji p\u00ebr gjuh\u00ebt, duke u b\u00ebr\u00eb edhe shqipja gjuh\u00eb zyrtare. K\u00ebta hapa kan\u00eb qen\u00eb tejet t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr krijimin e nj\u00eb klime qytetare shtetnd\u00ebrtuese q\u00eb zbut tensionet multietnike.<\/p>\n<p>Krijimi i nj\u00eb ambienti ku shteti nuk funksionon n\u00eb premisa etnike ishte i domosdosh\u00ebm p\u00ebr stabilitetin dhe demokratizimin e vendit. LSDM-ja e ka kuptuar q\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrfshirje t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb politik\u00eb, aq m\u00eb pak aspirata p\u00ebr konflikt e shk\u00ebputje. Sa m\u00eb shum\u00eb akomodim, aq m\u00eb pak gjasa p\u00ebr disintegrim. Kjo klim\u00eb multietnike po shfaqet edhe n\u00eb faktin q\u00eb LSDM-ja dhe BDI-ja kan\u00eb dalur me nj\u00eb kandidat p\u00ebr President.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti prirja e LSDM-s\u00eb p\u00ebr inkluzivitet t\u00eb brendsh\u00ebm u paralelizua me konstruktivitet fqinj\u00ebsor. Zoran Zaev dhe Kryeministri i Greqis\u00eb Alexis Tsipras arrit\u00ebn marr\u00ebveshjen p\u00ebr riem\u00ebrtimin e Mqedonis\u00eb. Ky problem e kishte bllokuar \u00e7do tentim p\u00ebr t\u00eb avancuar drejt BE-s\u00eb. P\u00ebr gati 30 vite Greqia dhe tanim\u00eb Maqedonia e Veriut kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb kap\u00ebrthyera n\u00eb nj\u00eb mosmarr\u00ebveshje rreth emrit.<\/p>\n<p>Marr\u00ebveshja e Presp\u00ebs e arritur m\u00eb 25 qershor t\u00eb vitit t\u00eb kaluar dhe e ratifikuar n\u00eb dy parlamentet m\u00eb 25 janar dhe 19 shkurt t\u00eb k\u00ebtij viti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ngjarje historike q\u00eb jo vet\u00ebm ka hapur rrug\u00ebn e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut drejt BE-s\u00eb, por edhe ka relaksuar klim\u00ebn e tensionuar mes vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>Nj\u00eb hap i till\u00eb \u00ebsht\u00eb i mir\u00ebseardhur jo vet\u00ebm p\u00ebr Maqedonin\u00eb e Veriut, por p\u00ebr t\u00ebr\u00eb rajonin. Kosova dhe Serbia po mundohen q\u00eb ta kapitalizojn\u00eb k\u00ebt\u00eb momentum dhe t\u00eb arrijn\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje mes vetes. Ky trend i rrit gjasat q\u00eb Ballkani Per\u00ebndimor t\u00eb gravitoj\u00eb drejt orbit\u00ebs s\u00eb paktit veri-atlantik. Me k\u00ebt\u00eb poashtu po v\u00ebshtir\u00ebsohet ushtrimi i ndikimit nga akter\u00eb t\u00eb tret\u00eb q\u00eb mundohen ta sabotojn\u00eb p\u00ebrpjekjen p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb stabiliteti t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm rajonal.<\/p>\n<p>Shkurt, kjo marr\u00ebveshje \u00ebsht\u00eb nj\u00eb d\u00ebshmi e vullnetit t\u00eb mir\u00eb t\u00eb Zaevit p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar marr\u00ebdh\u00ebniet dypal\u00ebshe me fqinj\u00ebt n\u00eb ve\u00e7anti dhe stabilitetin rajonal n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Me k\u00ebt\u00eb Zaev tregoi se, p\u00ebr dallim prej paraardh\u00ebsit Nikola Gruevski, \u00ebsht\u00eb i interesuar t\u00eb aplikoj\u00eb kushtin e BE-s\u00eb p\u00ebr fqinj\u00ebsi t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>S\u00eb treti t\u00eb dy qasje e para bashk\u00eb kan\u00eb rritur gjasat e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb organizata multilaterale. Me t\u2019u ratifikuar Marr\u00ebveshja e Presp\u00ebs, NATO-ja unanimisht n\u00ebnshkroi nj\u00eb dokument q\u00eb hap\u00eb rrug\u00ebn p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut n\u00eb k\u00ebt\u00eb organizat\u00eb n\u00eb Samitin e 11-12 korrikut gjat\u00eb k\u00ebsaj vere n\u00eb Bruksel.<\/p>\n<p>An\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb NATO \u00ebsht\u00eb nj\u00eb objektiv m\u00eb se real, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb bllokada q\u00eb Greqia i kishte vendosur Maqedonis\u00eb vite me radh\u00eb p\u00ebrmes vetos tani \u00ebsht\u00eb m\u00ebnjanuar p\u00ebrmes marr\u00ebveshjes p\u00ebr riem\u00ebrtimin e k\u00ebsaj t\u00eb fundit. Fati i integrimit t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut n\u00eb BE tani varet nga faktor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb: nga reformat e brendshme institucionale dhe disponimi i BE-s\u00eb p\u00ebr zgjerim.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, kandidatja e VMRO-s\u00eb Siljanovska-Davkova vjen nga nj\u00eb parti q\u00eb u mundua t\u2019i sabotoj\u00eb t\u00eb tri k\u00ebto l\u00ebvizje t\u00eb kompasit politik t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut. E para, partia e saj ishte sabotuesja kryesore e Marr\u00ebveshjes s\u00eb Ohrit p\u00ebr akomodimin dhe integrimin e shqiptar\u00ebve n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut. Kultura e partis\u00eb s\u00eb saj funksionon mbi iden\u00eb e dominimit t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe margjinalizimit t\u00eb tyre n\u00eb institucione.<\/p>\n<p>Kjo parti kishte p\u00ebrdorur dhun\u00ebn duke futur turm\u00ebn n\u00eb Parlament n\u00eb n\u00eb shenj\u00eb t\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb p\u00ebr zgjedhjen e nj\u00eb shqiptari n\u00eb krye t\u00eb k\u00ebtij institucioni. T\u00eb akuzuarit u d\u00ebnuan me 211 vite burg p\u00ebr vepr\u00ebn \u201crrezikim terrorist i rendit kushtetues dhe siguris\u00eb\u201d. Presidenti n\u00eb ikje, Ivanov, ka bllokuar me vite ligjin q\u00eb e b\u00ebn gjuh\u00ebn shqipe gjuh\u00eb zyrtare n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut. Gruevski me partin\u00eb e tij kan\u00eb sabotuar p\u00ebr koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb edhe proceset e integrimit t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut n\u00eb NATO dhe BE.<\/p>\n<p>Davkova \u00ebsht\u00eb kultivuese e k\u00ebsaj qasjeje. Ajo k\u00ebt\u00eb e d\u00ebshmoi edhe me premtimin se n\u00ebse fiton n\u00eb zgjedhje, ajo do t\u00eb organizoj\u00eb nj\u00eb referendum p\u00ebr t\u00eb prishur marr\u00ebveshjen me Greqin\u00eb dhe q\u00eb t\u2019ia kthej\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut emrin e dikursh\u00ebm. Nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb ajo v\u00ebshtir\u00eb se do t\u00eb mund ta b\u00ebnte, por tregon p\u00ebr orientimin e saj politik.<\/p>\n<p>K\u00ebtu nuk b\u00ebn t\u00eb harrohen as akter\u00ebt tjer\u00eb politik\u00eb shqiptar\u00eb, sidomos kandidatura e Blerim Rek\u00ebs, q\u00eb erdhi n\u00eb nj\u00eb moment jo t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr Maqedonin\u00eb e Veriut. Kjo sepse Maqedonia kishte nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb platform\u00eb multietnike. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, praktikisht nuk \u00ebsht\u00eb e mundshme q\u00eb edhe Presidenti t\u00eb jet\u00eb shqiptar, p\u00ebrve\u00e7 Kryetarit t\u00eb Kuvendit. Nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb do ta dob\u00ebsonte pozicionin e LSDM-s\u00eb brenda maqedonasve dhe do ta pengonte zhvillimin e kultur\u00ebs multietnike.<\/p>\n<p>Maqedonia e Veriut ende nuk \u00ebsht\u00eb e gatshme p\u00ebr nj\u00eb President shqiptar. Maqedonasit do t\u00eb ktheheshin leht\u00eb kund\u00ebr LSDM-s\u00eb dhe do t\u00eb forcohej VMRO-ja dhe prap\u00eb do t\u00eb ktheheshim n\u00eb situata t\u00eb dominimit etnik. Vet\u00eb fakti q\u00eb posti i Kryetarit t\u00eb Kuvendit i p\u00ebrket nj\u00eb shqiptari \u00ebsht\u00eb nj\u00eb arritje e madhe n\u00eb krahasim me t\u00eb kaluar\u00ebn.<\/p>\n<p>Poashtu, edhe sikur Rek\u00ebn ta votonin t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt, ai prap\u00eb nuk do t\u00eb fitonte. Duke qen\u00eb se ai ka k\u00ebrkuar vot\u00eb etnike, ka qen\u00eb e ditur q\u00eb n\u00eb fillim se maqedonasit nuk do ta votonin. Efekti kryesor i votave p\u00ebr Rek\u00ebn ka qen\u00eb forcimi i logjik\u00ebs etnike dhe kjo direkt e ka forcuar kauz\u00ebn e VMRO-s\u00eb p\u00ebr nxitjen e paranoj\u00ebs n\u00eb mesin e maqedonasve: se shqiptar\u00ebt po b\u00ebhen bashk\u00eb kund\u00ebr maqedonasve p\u00ebr ta marr\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut nga brenda.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb ulur mb\u00ebshtetja p\u00ebr LSDM-n\u00eb brenda maqedonasve p\u00ebr shkak t\u00eb koalicionit t\u00eb saj me disa parti shqiptare. \u00cbsht\u00eb leht\u00ebsuar etiketimi i saj si tradhtare e maqedonasve. K\u00ebt\u00eb e ka ndihmuar mb\u00ebshtetja direkte dhe e hapur p\u00ebr Blerim Rek\u00ebn e politikan\u00ebve shqiptar\u00eb nga Kosova n\u00eb krye me Kryetarin e VV-s\u00eb Albin Kurtin.<\/p>\n<p>N\u00eb rrethin e dyt\u00eb Blerim Reka, Zijadin Sela dhe Bilal Kasami duke b\u00ebr\u00eb thirrje q\u00eb t\u00eb dilet n\u00eb zgjedhje, por duke mos rekomanduar votimin e Stevo Pendarovskit nuk u ndihmuan shum\u00eb p\u00ebrpjekjeve t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut p\u00ebr demokratizim t\u00eb brendsh\u00ebm dhe stabilitet rajonal.<br \/>\nThirrja e tyre p\u00ebr votim \u00ebsht\u00eb e mir\u00ebseardhur, por duke e barazuar kandidatin e LSDM-s\u00eb me at\u00eb t\u00eb VMRO-s\u00eb e relativizuan situat\u00ebn.<\/p>\n<p>Isht\u00eb nj\u00eb thirrje me gjysm\u00eb zemre dhe si e till\u00eb nuk ndihmoi edhe aq shum\u00eb mobilizimin e nevojsh\u00ebm qytetar t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut.\u00a0Duke mos b\u00ebr\u00eb thirrje q\u00eb t\u00eb votohet Pendarovski, praktikisht mesazhi i tyre ishte q\u00eb &#8220;Davkova dhe Pendarovski jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb.\u201d Fatmir\u00ebsisht, shqiptar\u00ebt dol\u00ebn mjaftuesh\u00ebm n\u00eb zgjedhje dhe duke votuar p\u00ebr Pendarovskin e b\u00ebn\u00eb diferenc\u00ebn e nevojshme p\u00ebr fitore.<\/p>\n<p>Nj\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr me r\u00ebnd\u00ebsi \u00ebsht\u00eb se sheshazi Pendarovski ishte zgjidhja e parap\u00eblqyer edhe nga BE-ja, NATO-ja e ShBA-t\u00eb. Sepse ai \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb procesi dhe boshti q\u00eb e ka v\u00ebn\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut n\u00eb binar\u00ebt e duhur pro per\u00ebndimor\u00eb. Fitorja e Pendarovskit ishte afirmim i trendit progresiv q\u00eb ka filluar n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut q\u00eb nga ardhja e Zoran Zaevit n\u00eb krye t\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>Shkurt, n\u00eb k\u00ebto zgjedhje qytetar\u00ebt e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut vendos\u00ebn q\u00eb t\u00eb fitoj\u00eb kandidati q\u00eb \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrkushtuar n\u00eb demokratizimin e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, n\u00eb stabilitetin rajonal dhe fqinj\u00ebsin\u00eb e mir\u00eb dhe integrimin e shtetit t\u00eb tij n\u00eb NATO dhe BE. Me zgjedhjen e tij, qytetar\u00ebt e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut refuzuan prapakthimin n\u00eb politik\u00ebn e Gruevskit q\u00eb \u00ebsht\u00eb politik\u00eb e dominimit etnik, e konfliktit fqinj\u00ebsor dhe e refuzimit t\u00eb BE-s\u00eb dhe NATO-s.<\/p>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p>&nbsp;<\/p>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>T\u00eb diel\u00ebn, m\u00eb 5 mars, qytetar\u00ebt e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut vendos\u00ebn se kush do t\u00eb jet\u00eb President i vendit p\u00ebr pes\u00eb vitet e ardhshme. K\u00ebto zgjedhje do t\u00eb ken\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr orientimin politik t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut. Me k\u00ebto zgjedhje u p\u00ebrcaktuan n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe binar\u00ebt n\u00eb t\u00eb cil\u00ebt ec\u00ebn perspektiva e [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":415,"featured_media":9151,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[682],"ppma_author":[778],"class_list":["post-3922","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-north-macedonia"],"authors":[{"term_id":778,"user_id":415,"is_guest":0,"slug":"shkodran-ramadani","display_name":"Shkodran Ramadani","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/shkodran-e1729253403162.jpeg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/shkodran-e1729253403162.jpeg"},"user_url":"","last_name":"Ramadani","first_name":"Shkodran","description":"Shkodran Ramadani  \u00ebsht\u00eb hulumtues  n\u00eb Institutin \u201cCompass\u201d n\u00eb Prishtin\u00eb. Ai ka p\u00ebrfunduar studimet Bachelor n\u00eb Shkenca Politike n\u00eb Universitetin e Evrop\u00ebs Juglindore n\u00eb Tetov\u00eb t\u00eb Maqedonis\u00eb dhe studimet Master n\u00eb Sociologji n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs. Shkodrani \u00ebsht\u00eb aktiv n\u00eb fush\u00ebn e hulumtimeve t\u00eb siguris\u00eb, drejt\u00ebsis\u00eb tranzicionale, marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, populizmit, sekularizmit, demokracis\u00eb konsociacionale dhe autonomis\u00eb."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3922","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/415"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3922"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3922\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9153,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3922\/revisions\/9153"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/9151"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3922"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3922"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3922"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=3922"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}