{"id":3931,"date":"2019-04-30T09:18:42","date_gmt":"2019-04-30T07:18:42","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=3931"},"modified":"2024-10-24T14:58:27","modified_gmt":"2024-10-24T12:58:27","slug":"perse-nuk-po-permendet-me-nevoja-per-te-pasur-votim-elektronik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/perse-nuk-po-permendet-me-nevoja-per-te-pasur-votim-elektronik\/","title":{"rendered":"P\u00ebrse nuk po p\u00ebrmendet m\u00eb nevoja p\u00ebr t\u00eb pasur votim elektronik?"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb po afrohet data e zgjedhjeve t\u00eb rregullta lokale n\u00eb Shqip\u00ebri, askush nuk po flet konkretisht , p\u00ebr votimin elektronik. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb tem\u00eb q\u00eb dikur ka qen\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes p\u00ebr sa i p\u00ebrket procesit elektoral. Qoft\u00eb Partia Socialiste kur ka qen\u00eb n\u00eb opozit\u00eb dhe qoft\u00eb Partia Demokratike gjat\u00eb opozit\u00ebs e ka k\u00ebrkuar futjen e teknologjis\u00eb s\u00eb avancuar p\u00ebr t\u00eb rritur nivelin e integritetit t\u00eb zgjedhjeve. P\u00ebrvoja jon\u00eb e zgjedhjeve t\u00eb fundit ka nxjerr\u00eb n\u00eb pah se procesi i num\u00ebrimit dhe parregullsit\u00eb q\u00eb\u00a0 q\u00eb e shoq\u00ebrojn\u00eb at\u00eb kan\u00eb qen\u00eb temat m\u00eb t\u00eb nxehta. Mjafton t\u00eb kujtojm\u00eb pothuaj konfliktin civil q\u00eb ishte gati p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrthyer p\u00ebr votimet n\u00eb qarkun e Fier gjat\u00eb parlamentareve t\u00eb vitit 2009 apo num\u00ebrimi i zvarritur me pjes\u00ebmarrje deputet\u00ebsh n\u00eb zgjedhjet lokale t\u00eb Tiran\u00ebs n\u00eb 2011. Mir\u00ebpo defektet me num\u00ebrimin (sidomos brenda partive) kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb shumta edhe n\u00eb zgjedhjet e Kosov\u00ebs e madje kan\u00eb qen\u00eb shkaku kryesor p\u00ebr shum\u00eb rinum\u00ebrime apo rivotime.\u00a0 N\u00eb librin me kujtime t\u00eb sekretarit personal t\u00eb Stalinit, botuar pas arratisjes s\u00eb tij n\u00eb Paris, p\u00ebrmendet nj\u00eb nd\u00ebr citimet m\u00eb legjendare t\u00eb diktatorit q\u00eb thoshte se p\u00ebr sa i p\u00ebrket zgjedhjeve brenda partis\u00eb komuniste p\u00ebr komitetin qendror n\u00eb vitin 1923 :\u00a0 \u201cE konsideroj krejt\u00ebsisht t\u00eb par\u00ebnd\u00ebsishme se kush do t\u00eb votoj\u00eb n\u00eb parti apo\u00a0 p\u00ebr k\u00eb do votoj\u00eb; por ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb jasht\u00ebzakonisht e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb se\u00a0 kush do t\u00eb num\u00ebroj\u00eb votat dhe si do i num\u00ebroj\u00eb.\u201d<\/span><\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<p>Me pak fjal\u00eb n\u00ebse ka manipulime n\u00eb proceset zgjedhore, mang\u00ebsit\u00eb n\u00eb procesin e num\u00ebrimit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr problemet kryesore dhe t\u00eb gjitha pal\u00ebt n\u00eb jet\u00ebn politike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb momente e pozicione t\u00eb ndryshme, e kan\u00eb pranuar se aplikimi i votimit elektronik \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsim i ndjesh\u00ebm n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e procesit t\u00eb zgjedhjeve. Tanim\u00eb ekziston nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb shume e pasur prej disa dekadash t\u00eb shum\u00eb shteteve q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrdorur me shum\u00eb sukses dhe kan\u00eb perfeksionuar teknika e teknologji t\u00eb shumta p\u00ebr t\u00eb automatizuar procesin e num\u00ebrimit t\u00eb votave dhe vet\u00eb votimin. P\u00ebrdorimi i teknologjis\u00eb s\u00eb avancuar p\u00ebr procese apo sh\u00ebrbime publike\u00a0 e thirrur shpesh si qeverisja elektronike, \u00ebsht\u00eb proklamuar gjithashtu si nj\u00eb prioritet nga t\u00eb gjitha qeverit\u00eb e dekad\u00ebs s\u00eb fundit. Mjafton k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmendur si super t\u00eb suksesshme krijimin e qendr\u00ebs s\u00eb sh\u00ebrbimeve publike t\u00eb integruara me nj\u00eb ndales\u00eb (one-stop-shop) t\u00eb quajtur Qendra Komb\u00ebtare e Regjistrimit gjat\u00eb qeveris\u00eb Berisha dhe ADISA gjat\u00eb qeveris\u00eb Rama. E nj\u00ebjta gj\u00eb mund t\u00eb thuhet edhe p\u00ebr Kosov\u00ebn q\u00eb p\u00ebr sa i p\u00ebrket p\u00ebrdorimit t\u00eb teknologjis\u00eb mund t\u00eb konsiderohet madje nj\u00eb hap para Shqip\u00ebri\u00eb.<\/p>\n<p>Sot mund t\u00eb thuhet se \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb tashm\u00eb fakt i pranuar nga t\u00eb gjith\u00eb q\u00eb qeverisja elektronike, apo m\u00eb sakt\u00eb aplikimi m\u00eb i thell\u00eb dhe i gjer\u00eb i qeverisjes elektronike ka pasur\u00a0 p\u00ebr q\u00ebllim\u00a0 sh\u00ebrbimeve m\u00eb cil\u00ebsore e t\u00eb shpejta p\u00ebr publikun, kursimin e t\u00eb fondeve publike, procese m\u00eb efikase dhe t\u00eb shpejta t\u00eb administrat\u00ebs dhe qeverisjes dhe ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme, nj\u00eb nivel m\u00eb t\u00eb lart\u00eb transparence p\u00ebr publikun. N\u00ebp\u00ebrmjet qeverisjes elektronike ne kemi ulur kostot operacionale dhe kemi rritur gjithashtu efikasitetin e administrat\u00ebs. N\u00ebp\u00ebrmjet qeverisjes elektronike jan\u00eb kursyer ndjesh\u00ebm koh\u00eb dhe fonde duke eleminuar e automatizuar shum\u00eb burokraci. \u00a0\u00a0Qeverisa elektronike gjithashtu mund\u00ebson q\u00eb qytetar\u00ebve t&#8217;u d\u00ebgjohet m\u00eb shum\u00eb z\u00ebri duke u dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsi elektronike q\u00eb t\u00eb japin feedback, t\u00eb konsultohen n\u00ebp\u00ebrmjet pyet\u00ebsor\u00ebve, t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb anketa si dhe t\u00eb japin rekomandime, sugjerime apo ankesa.<\/p>\n<p>Prandaj \u00ebsht\u00eb e domosdoshme q\u00eb k\u00ebto p\u00ebrfitime q\u00eb sjell teknologjia, ti shtrijm\u00eb n\u00eb nj\u00eb proces ky\u00e7 p\u00ebr mir\u00ebfunksionimin e shtetit, e q\u00eb \u00ebsht\u00eb thelbi i demokracis\u00eb pra n\u00eb procesin e votimit. N\u00ebse para nj\u00eb dekade shum\u00ebkujt i dukej e parakohshme automatizimi i procesit sepe mendonte se shoq\u00ebria shqiptare nuk do e absorbonte si\u00e7 duhej teknologjin\u00eb e re t\u00eb votimit, sot nuk ka goj\u00eb kush q\u00eb ta thoj\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Jo vet\u00ebm q\u00eb nivelin i penetrimit t\u00eb internetit e teknologjive \u00ebsht\u00eb kapilar n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb por edhe teknologjia \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb shum\u00eb m\u00eb e thjesht\u00eb e m\u00eb e lir\u00eb duke e leht\u00ebsuar shum\u00eb p\u00ebrdorimin edhe p\u00ebr mosha t\u00eb thyera konservatore. P\u00ebr mos t\u00eb p\u00ebrmendur q\u00eb tashm\u00eb edhe t\u00eb moshuarit tanim\u00eb jan\u00eb t\u00eb rrethuar kudo nga teknologjia duke nisur nga p\u00ebrdorimi i pashmangsh\u00ebm i kartave t\u00eb identitetit e pasaportave biometrike tek t\u00ebrheqja e parave t\u00eb pensionit n\u00ebp\u00ebr makinat automatike t\u00eb parave t\u00eb bankave. Prandaj sistemi DRE (Direct Recording Electronic) ose akoma m\u00eb mir\u00eb votimi n\u00ebp\u00ebrmejt internetit, tanim\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb se t\u00eb p\u00ebrshtatshme e leht\u00ebsisht t\u00eb pranueshme p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb rast \u00ebsht\u00eb e nevojshme q\u00eb t\u00eb rikthehet n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb debatit ton\u00eb \u00e7\u00ebshtja e votimit elektronik si nj\u00eb nga zgidhjet q\u00eb do t\u00eb minimizoj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr t\u00eb manipuluar proceset zgjedhore duke garantuar nj\u00eb konsolidim t\u00eb demokracis\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim ia vlen q\u00eb t\u00eb radhiten disa prej avantazheve q\u00eb sjell votimi elektronik, duke nisur nga mund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb siguruar pjes\u00ebmarrjen e votuesve n\u00eb procesin demokratike pavar\u00ebsisht nga vendndodhja momentale. Kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb votimi elektronik b\u00ebn t\u00eb mundur pjes\u00ebmarrjen n\u00eb zgjedhje edhe t\u00eb diaspor\u00ebs son\u00eb, q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn s\u00eb paku nj\u00eb t\u00eb tret\u00ebn e listave t\u00eb votimit. Automatizimi i procesit dhe administrimi individual b\u00ebn q\u00eb t\u00eb shmangin komisioner\u00ebt partiak\u00eb e v\u00ebzhguesit t\u00eb cil\u00ebt e zvarisin dhe njollosin procesin me p\u00ebrpjekjet e tyre p\u00ebr ta deformuar. Rezultati final del shum\u00eb shpejt\u00eb duke shmangur ankthin e tejzgjatur t\u00eb pritjes si dhe ato transporte, num\u00ebrime, kuti t\u00eb mbyllura q\u00eb nuk b\u00ebhen kurr\u00eb transparente etj etj q\u00eb kemi par\u00eb n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn.<\/p>\n<p>Po ashtu leht\u00ebsia n\u00eb proces q\u00eb ofron teknologjia me pajisje me udh\u00ebzime t\u00eb qarta e p\u00ebrdorim t\u00eb thjesht\u00eb, parandalon gabimet formale (si\u00e7 jan\u00eb p\u00ebrgjigjet e palexueshme, n\u00ebnshkrimet e munguara, njollat apo shenjat zhvleft\u00ebsuese,\u00a0 formular\u00ebt e plot\u00ebsuar gabimisht ose listat e pavlefshme ) dhe do t\u00eb zhdukte p\u00ebr rrjedhoj\u00eb votat e shumta t\u00eb pavlefshme q\u00eb kemi par\u00eb n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn. Njer\u00ebzit me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara mund t\u00eb votojn\u00eb ose t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb zgjedhje n\u00eb internet pa ndihm\u00ebn e nj\u00eb pale t\u00eb tret\u00eb. Me votimin elektronik ulet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb skajshme kostoja e procesit sepse sistemi mund t\u00eb p\u00ebrdoret n\u00eb internet i pavarur nga platforma dhe pajisja, qoft\u00eb n\u00eb nj\u00eb smartphone, tablet\u00eb ose kompjuter. T\u00eb gjitha k\u00ebto p\u00ebrkthehen n\u00eb shtim n\u00eb pjes\u00ebmarrje gjat\u00eb zgjedhjeve.<\/p>\n<p>Por ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb vihet n\u00eb dukje, \u00ebsht\u00eb se votimi elektronik \u00ebsht\u00eb goxha m\u00eb i sigurt\u00eb se komisioner\u00ebt partiak pasi votat transmetohen dhe ruhen vet\u00ebm n\u00eb form\u00eb t\u00eb koduar dhe anonime. Algoritmet e sofistikuara parandalojn\u00eb manipulimin e votave dhe mund\u00ebsojn\u00eb auditimin e procesit. Votuesit marrin konfirmimin se votimi i tyre \u00ebsht\u00eb hedhur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb korrekte dhe \u00ebsht\u00eb ruajtur n\u00eb kutin\u00eb e votimit nj\u00ebsoj sikurse e din\u00eb q\u00eb parat\u00eb e tyre jan\u00eb t\u00eb sigurta n\u00eb bank\u00eb pasi t\u00ebrheqin kart\u00ebn nga makina automatike e bankave. P\u00ebrderisa sot k\u00ebtyre kodeve iu besojm\u00eb kursimet apo investimet tona e p\u00ebr mos t\u00eb folur p\u00ebr sigurin\u00eb ton\u00eb fizike, at\u00ebhere nuk kemi p\u00ebrse t\u00eb dyshojm\u00eb kur vjen fjala p\u00ebr votimin. Prandaj sot mund t\u00eb thuhet goj\u00ebplot\u00eb se sistemi i votimit elektronik \u00ebsht\u00eb leht\u00ebsisht i audituesh\u00ebm n\u00ebse ka rezultate shum\u00eb t\u00eb ngushta, \u00e7ka e b\u00ebn shum\u00eb m\u00eb transparent dhe t\u00eb sigurt\u00eb. Rritja e k\u00ebtyre t\u00eb fundit shton edhe besimin e shoq\u00ebris\u00eb ndaj procesit e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb shume individ\u00eb q\u00eb jan\u00eb skeptik se vota e tyre mund t\u00eb num\u00ebrohet sakt\u00eb e t\u00eb sjelli ndryshimin, do t\u00eb dalin t\u00eb votojn\u00eb e t\u00eb respektojn\u00eb institucionet q\u00eb dalin prej k\u00ebtyre zgjedhjeve q\u00eb kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb kredibilitet.<\/p>\n<p>Padyshim q\u00eb n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn jan\u00eb hasur defekte apo probleme n\u00eb vende t\u00eb ndryshme p\u00ebr sa i p\u00ebrket votimit elektronik por duhet th\u00ebn\u00eb se ato rreziqe q\u00eb vijn\u00eb me k\u00ebt\u00eb sistem nuk jan\u00eb asgj\u00eb p\u00ebrpara manipulimeve e rreziqeve me t\u00eb cilat shoq\u00ebrohet procesi i votimit dhe num\u00ebrimit aktualisht n\u00eb Shqip\u00ebri apo Kosov\u00eb. Po ashtu e mira \u00ebsht\u00eb q\u00eb ne nuk do jemi pioner\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb aplikim por do p\u00ebrfitojm\u00eb nga d\u00ebshtime e riparime t\u00eb shumta q\u00eb kan\u00eb sjell\u00eb n\u00eb nj\u00eb perfeksionim t\u00eb teknologjis\u00eb s\u00eb votimit elektronik duke e rritur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb skajshme eficienc\u00ebn dhe sigurin\u00eb e saj.\u00a0 Ky sistem po p\u00ebrdoret me sukses t\u00eb madh duke nisur nga vende t\u00eb vogla si Estonia e deri tek vende t\u00eb st\u00ebrm\u00ebdha si\u00a0 demokracia m\u00eb e madhe n\u00eb bot\u00eb, pra India. Nj\u00eb tjet\u00ebr avantazh i faktit q\u00eb ne e nisim von\u00eb p\u00ebrdorimin elektronik \u00ebsht\u00eb se jo vet\u00ebm m\u00ebsojm\u00eb nga p\u00ebrvojat e t\u00eb tjer\u00ebve dhe shmangim gabimet q\u00eb ata kan\u00eb b\u00ebr\u00eb, por edhe se teknologjia sot \u00ebsht\u00eb tejet m\u00eb e lir\u00eb se para dy tre dekadash.\u00a0 Prandaj s\u00eb fundmi duhet ritheksuar, se p\u00ebr t\u00eb rritur pjes\u00ebmarrjen e votuesve, p\u00ebr t\u00eb ulur kostot, p\u00ebr t\u00eb rritur besimin e votuesve ndaj procesit, p\u00ebr t\u00eb rip\u00ebrt\u00ebrir\u00eb interesin n\u00eb sistemin politik dhe (ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja) p\u00ebr t\u00eb siguruar procesin m\u00eb t\u00eb ndersh\u00ebm demokratik t\u00eb mundsh\u00ebm, ne duhet t\u00eb aplikojm\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe Kosov\u00eb votimin elektronik.<\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb po afrohet data e zgjedhjeve t\u00eb rregullta lokale n\u00eb Shqip\u00ebri, askush nuk po flet konkretisht , p\u00ebr votimin elektronik. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb tem\u00eb q\u00eb dikur ka qen\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes p\u00ebr sa i p\u00ebrket procesit elektoral. Qoft\u00eb Partia Socialiste kur ka qen\u00eb n\u00eb opozit\u00eb dhe qoft\u00eb Partia Demokratike gjat\u00eb opozit\u00ebs e [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":373,"featured_media":9123,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[639,926,909],"ppma_author":[367],"class_list":["post-3931","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-albania","tag-elections","tag-technology"],"authors":[{"term_id":367,"user_id":373,"is_guest":0,"slug":"adri-nurellari","display_name":"Adri Nurellari","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/adri.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/adri.jpg"},"user_url":"","last_name":"Nurellari","first_name":"Adri","description":"Adri Nurellari \u00ebsht\u00eb studiues, k\u00ebshilltar dhe kolumnist i angazhuar kryesisht n\u00eb fush\u00ebn e politik\u00ebs dhe medias. Ai ka vijuar studimet universitare n\u00eb Universitetin e Tiran\u00ebs dhe ato pasuniversitare n\u00eb Cambridge, London School of Economics dhe University College London. Adri \u00ebsht\u00eb ish-k\u00ebshilltar i kryeministrit Sali Berisha dhe ish-sekretar i PDIU-s\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ka punuar si pedagog n\u00eb Universitetin e Tiran\u00ebs dhe at\u00eb t\u00eb Evrop\u00ebs Juglindore n\u00eb Tetov\u00eb. Ka qen\u00eb i angazhuar si analist dhe konsulent nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb prej vitit 2013 punon si k\u00ebshilltar i Hashim Tha\u00e7it."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3931","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/373"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3931"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3931\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9126,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3931\/revisions\/9126"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/9123"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3931"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3931"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3931"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=3931"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}