{"id":3933,"date":"2019-12-05T12:22:32","date_gmt":"2019-12-05T10:22:32","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=3933"},"modified":"2024-11-14T12:25:00","modified_gmt":"2024-11-14T10:25:00","slug":"pse-gabojne-te-majtet-e-sotshem-kur-thone-se-komunizmi-i-vertete-nuk-eshte-provuar-kurre","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/pse-gabojne-te-majtet-e-sotshem-kur-thone-se-komunizmi-i-vertete-nuk-eshte-provuar-kurre\/","title":{"rendered":"Pse gabojn\u00eb t\u00eb majt\u00ebt e sotsh\u00ebm kur thon\u00eb se \u201ckomunizmi i v\u00ebrtet\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb provuar kurr\u00eb\u201d"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<h3><\/h3>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p>Ky vit p\u00ebrkon nj\u00ebher\u00ebzi me 30 vjetorin e r\u00ebnies s\u00eb murit t\u00eb Berlinit dhe 75 vjetorin e \u00e7lirimit nga fashist\u00ebt dhe vendosjes s\u00eb pushtetit komunist n\u00eb Shqip\u00ebri. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb shtuar pesimizmi e zhg\u00ebnjimi me sistemin q\u00eb erdhi n\u00eb fuqi pas r\u00ebnies s\u00eb komunizmit po shohim nj\u00eb ringjallje t\u00eb popullaritetit dhe nostalgjis\u00eb ndaj regjimit komunist qoft\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri e qoft\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. Mbrojtja m\u00eb e zakonshme e s\u00eb majt\u00ebs evropiane sot dhe q\u00eb po lul\u00ebzon m\u00eb s\u00eb shumti edhe n\u00eb rinin\u00eb shqiptar\u00eb \u00ebsht\u00eb se &#8220;komunizmi i v\u00ebrtet\u00eb nuk u provua kurr\u00eb&#8221;.\u00a0 Ky argument i st\u00ebrvjet\u00ebr i pandersh\u00ebm i t\u00eb majt\u00ebve neomarksist\u00eb\u00a0 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zhvillim me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb shqet\u00ebsues e i papranuesh\u00ebm. Ky argument duhet hedhur posht\u00eb\u00a0 p\u00ebr\u00e7mim si munges\u00eb ndershm\u00ebrie ndaj t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs e munges\u00eb dhembshurie p\u00ebr viktimat e komunizmit.<\/p>\n<p>Ky argument relativizon krimet e komunizmit, retushon t\u00eb v\u00ebrtetat historike dhe rikthen iluzione t\u00eb rreme q\u00eb jan\u00eb d\u00ebshmuar tashm\u00eb kat\u00ebrcip\u00ebrisht q\u00eb jan\u00eb t\u00eb paqena. Sipas k\u00ebtij argumenti Shqip\u00ebria dhe shtetet e shumta komuniste q\u00eb kan\u00eb d\u00ebshtuar nuk jan\u00eb qeverisur nga komunizmi i v\u00ebrtet\u00eb dhe as nga udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb past\u00ebr komunist\u00eb. Radikal\u00ebt e majt\u00eb evropian\u00eb sot pretendojn\u00eb se versioni i p\u00ebrsosur i socializmit do t\u00eb duhej funksiononte mir\u00eb sepse \u00ebsht\u00eb thjesht ky marksizmi i shtremb\u00ebruari q\u00eb nuk funksionon. Ata ose e p\u00ebrdorin k\u00ebt\u00eb pretendim t\u00eb nj\u00eb versioni ideal teorikisht t\u00eb p\u00ebrsosur t\u00eb marksizmit\u00a0 si sistem superior ndaj liberalizmit ose thon\u00eb q\u00eb komunizmi ka qen\u00eb mir\u00eb por kan\u00eb qen\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsit komunist\u00eb t\u00eb k\u00ebqij e t\u00eb pasinqert\u00eb me idealet marksiste.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, komunizmi \u00ebsht\u00eb provuar\u00a0 dhe ka d\u00ebshtuar r\u00ebnd\u00eb , n\u00eb aq shum\u00eb forma, qasje, rryma t\u00eb larmishme dhe lider\u00eb nga m\u00eb t\u00eb ndryshmit n\u00eb 85 vende n\u00eb pes\u00eb kontinente sa duhet t\u00eb shtrohet pyetja se sa kok\u00eb na paska pasur kjo ku\u00e7ed\u00ebr.\u00a0 N\u00eb t\u00eb gjitha rastet e kaq shum\u00eb vendeve ka pasur ndonj\u00eb autokrat komunist si Enveri q\u00eb pretendonte se ai dhe vet\u00ebm ai ishte p\u00ebrfaq\u00ebsues i komunizmit t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb dhe t\u00eb tjer\u00ebt ishin devijime nga porosit\u00eb e Marksit. Em\u00ebruesi i p\u00ebrbashk\u00ebt i pakund\u00ebrshtuesh\u00ebm t\u00eb gjitha k\u00ebtyre regjimeve \u00ebsht\u00eb \u00ebsht\u00eb se u nd\u00ebrtuan duke pretenduar se do t\u00eb sillnin liri dhe mir\u00ebq\u00ebnie dhe shkaktuan vet\u00ebm skllav\u00ebri e mjerim.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria e shkret\u00eb ende i ka plag\u00ebt e hapura t\u00eb regjimit totalitar komunist gjys\u00ebm-shekullor. Instituti i Studimeve t\u00eb Krimeve dhe Pasojave t\u00eb Komunizmit, ka raportuar se gjat\u00eb regjimit komunist n\u00eb Shqip\u00ebri ka pasur 34,135 shqiptar\u00eb t\u00eb burgosur dhe 59,009 qytetar\u00eb t\u00eb internuar p\u00ebr arsye politike. Po ashtu sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb k\u00ebtij instituti, 984 shqiptar\u00eb kan\u00eb vdekur n\u00eb burgjet e regjimit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb 6.027 persona jan\u00eb vrar\u00eb gjat\u00eb diktatur\u00ebs, Mir\u00ebpo kjo \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb pjes\u00eb e panorm\u00ebs s\u00eb viktimave t\u00eb pafajshme t\u00eb komunizmit sepse ngelet ende shum\u00eb pun\u00eb\u00a0 p\u00ebr t\u00eb zbuluar numrin e sakt\u00eb t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb pushkatuar pa gjyq sepse me mij\u00ebra jan\u00eb jan\u00eb vrar\u00eb nga viti 1944-1955, por p\u00ebr ta nuk ekzistojn\u00eb ende informacione t\u00eb sakta n\u00eb arkiva.<\/p>\n<p>Sot q\u00eb kan\u00eb kaluar 102 vjet nga Revolucioni i Tetorit,\u00a0 dhe tashm\u00eb ka pafund prova, dokumente, gjurm\u00eb e d\u00ebshmi t\u00eb d\u00ebshtimit katastrofik me mbi 100 milion\u00eb viktima t\u00eb shkaktuara prej regjimeve marksist\u00eb t\u00eb udh\u00ebhequra nga diktator\u00eb\u00a0 q\u00eb krenoheshin se ishin komunist\u00eb t\u00eb devotsh\u00ebm q\u00eb zbatonin n\u00eb praktik\u00eb me besnik\u00ebri m\u00ebsimet e Marksizmit. Marksizmi i v\u00ebn\u00eb n\u00eb praktik\u00eb nga Bashkimi Sovjetik n\u00ebn Stalinin e Leninin shkaktoi 50 deri n\u00eb 70 milion vdekje t\u00eb civil\u00ebve t\u00eb pafajsh\u00ebm dhe po aq mendohet se kan\u00eb vdekur n\u00eb Kin\u00ebn sunduar prej Mao Ce Dunit sidomos gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb Revolucionit Kulturor dhe Hopit t\u00eb Madh P\u00ebrpara. Gjat\u00eb viteve 70-t\u00eb, n\u00eb Kamboxhian e sunduar prej Pol Potit (i cili ka qen\u00eb edhe mysafir n\u00eb Tiran\u00eb), u vran\u00eb s\u00eb paku 2 milion\u00eb qytetar\u00eb apo \u00e7ereku i popullsis\u00eb nd\u00ebrsa n\u00eb Koren\u00eb e Veriut gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb sundimit t\u00eb Kim il Sung p\u00ebrllogariten diku tek 1.5 milion vdekje.\u00a0 Sa miliona viktima t\u00eb tjera civile t\u00eb pafajshme duan t\u00eb majt\u00ebt neomarksist\u00eb sot p\u00ebr ta kuptuar edhe ata vet\u00eb se marksizmi nuk funksionon por sjell vet\u00ebm rob\u00ebri, vuajtje, dhun\u00eb e varf\u00ebri?!<\/p>\n<p>Komunizmi \u00ebsht\u00eb sistemi m\u00eb i leht\u00eb p\u00ebr t\u2019u shitur njer\u00ebzve q\u00eb jan\u00eb t\u00eb varf\u00ebr sepse n\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb t\u00eb cek\u00ebt retorika e thjesht\u00eb marksiste ting\u00ebllon kaq e arsyeshme, e drejt\u00eb dhe e realizueshme. Mir\u00ebpo duhet v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se komunizmi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sistem i krijuar me iluzionin p\u00ebr t\u00eb eliminuar pabarazin\u00eb n\u00eb pasuri p\u00ebrmes zhdukjes s\u00eb pron\u00ebsis\u00eb private dhe planifikimit central t\u00eb ekonomis\u00eb duke shkuar ndesh me natyr\u00ebn njer\u00ebzore ose m\u00eb sakt\u00eb me nevoj\u00ebn e qytetarit p\u00ebr motivim.\u00a0 N\u00eb munges\u00eb t\u00eb pron\u00ebs e iniciativ\u00ebs private mungonin stimujt material\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb risk, p\u00ebr t\u00eb inovuar apo p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb maksimumin n\u00eb pun\u00eb duke \u00e7uar drejt d\u00ebshtimit ekonomik. Prandaj d\u00ebshtimi ekonomik i sistemit marksist \u00ebsht\u00eb i pashmangsh\u00ebm dhe nuk ka t\u00eb b\u00ebj as me sundimin e udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb mir\u00eb apo t\u00eb k\u00ebqij e as me ndonj\u00eb aksident apo devijim n\u00eb zbatimin e sakt\u00eb t\u00eb marksizmit.<\/p>\n<p>Komunist\u00ebt e rinj apo nostalgjik\u00ebt e vjet\u00ebr t\u00eb komunizmit,\u00a0 pretendojn\u00eb se ndryshe nga lider\u00ebt komunist\u00eb t\u00eb tipit Enver, Kim Il-sung apo Pol Pot, k\u00ebta jan\u00eb t\u00eb mir\u00eb, t\u00eb ndersh\u00ebm, t\u00eb past\u00ebr, t\u00eb sinqert\u00eb dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb kur ta b\u00ebjn\u00eb revolucionin anti-kapitalist fal aft\u00ebsive t\u00eb tyre t\u00eb pamata, ata nuk kan\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb veprimet kriminale t\u00eb k\u00ebtyre lider\u00ebve. Po ashtu k\u00ebta t\u00eb rinj marksist\u00eb t\u00eb sotsh\u00ebm pretendojn\u00eb me arroganc\u00eb t\u00eb madhe se e njohin kuptojn\u00eb doktrin\u00ebn e marksiz\u00ebm-leninizmit shum\u00eb m\u00eb mir\u00eb sesa nomenklaturat dhe diktator\u00ebt komunist\u00eb t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar n\u00eb mbi 85 shtete ku \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb praktik\u00eb. Kinse po t\u00eb kishin qen\u00eb k\u00ebta neomarksist\u00ebt e rinj delirant\u00eb n\u00eb vend t\u00eb Pol Potit apo Mao Ce Dunit, do kishin d\u00ebshmuar moral t\u00eb kulluar dhe aft\u00ebsi t\u00eb jasht\u00ebzakonshme dhe do ta kishin v\u00ebn\u00eb n\u00eb jet\u00eb utopin\u00eb socialiste t\u00eb barazis\u00eb s\u00eb plot\u00eb t\u00eb qytetar\u00ebve. P\u00ebrve\u00e7se \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht arrogant ky argument \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht i paq\u00ebn\u00eb sepse vet\u00eb sistemi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pashmangshme \u00e7on drejt privimit t\u00eb lirive themeltare t\u00eb njeriut dhe p\u00ebrpos k\u00ebsaj \u00ebsht\u00eb vet\u00eb sistemi ai q\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pashm\u00ebngsh\u00ebm nxjerr n\u00eb pah pik\u00ebrisht njer\u00ebzit m\u00eb t\u00eb k\u00ebqinj.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb gj\u00eb e demonstron m\u00eb s\u00eb miri Friedrich Hayek n\u00eb kryevepr\u00ebn e tij Rruga Drejt Bujkrob\u00ebris\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb botuar n\u00eb vitin 1944, nj\u00eb vit p\u00ebrpara p\u00ebrfundimit t\u00eb luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore. Pra b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb kur Ushtria e Kuqe e boshevik\u00ebve ishte n\u00eb kulmin e popullaritetit global n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr fashizmit dhe perandoria komuniste ende nuk ishte shtrir\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb. Mesazhi i tij ishte i qart\u00eb : politikat socialiste si planifikimi qendror i ekonomis\u00eb, shtet\u00ebzimi i pron\u00ebs private,\u00a0 do t\u00eb \u00e7onin ngadal\u00eb por n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pashmangshme n\u00eb totalitariz\u00ebm. Paralajm\u00ebrimet e tij p\u00ebr lidhjen shkak-pasoj\u00eb mes lirive ekonomike dhe atyre politike, ishin profetike dhe u d\u00ebshmuan t\u00eb tilla plot\u00ebsisht gjys\u00ebm shekulli m\u00eb pas kur komunizmi u shemb n\u00eb gjith\u00eb Evrop\u00ebn.<\/p>\n<p>Me pak fjal\u00eb n\u00eb librin e tij ai paralajm\u00ebron se politikat sociale planifikuese q\u00eb po p\u00ebrdoreshin gjat\u00eb luft\u00ebs p\u00ebrb\u00ebnin nj\u00eb rrezik n\u00ebse do t\u00eb p\u00ebrdoreshin n\u00eb bot\u00ebn e pasluft\u00ebs. Asokohe kishte shum\u00eb ekonomist\u00eb e politikan\u00eb q\u00eb argumentonin se qeveria duhet t\u00eb planifikonte t\u00eb gjith\u00eb veprimtarin\u00eb ekonomike nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Hajeku shpjegonte se intervencionizmi shtet\u00ebror rrezikonte q\u00eb t\u00eb shkat\u00ebronte pik\u00ebrisht lirin\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn bota demokratike per\u00ebndimore po luftonte. Ai shpjegonte se heqja dor\u00eb nga ekonomia e lir\u00eb e tregut dhe shtimi i nd\u00ebrhyrjes e kontrollit t\u00eb shtetit n\u00eb ekonomi shkaktonte kufizimin e lirive themelore t\u00eb individ\u00ebve dhe \u00e7onte pashmang\u00ebrisht n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri shtyp\u00ebse ose madje n\u00eb tirani.<\/p>\n<p>P\u00ebrpos k\u00ebsaj ajo q\u00eb vlen p\u00ebr tu p\u00ebrmendur \u00ebsht\u00eb se n\u00eb kapitullin e 10-t\u00eb t\u00eb k\u00ebtij libri jepet p\u00ebrgjigja m\u00eb e qart\u00eb dhe e sofistikuar p\u00ebr k\u00ebta naiv\u00eb q\u00eb mendojn\u00eb se sistemi komunist mund t\u00eb funksionoj\u00eb n\u00ebse n\u00eb krye do t\u00eb kishte njer\u00ebz t\u00eb mir\u00eb e t\u00eb ndersh\u00ebm sikurse ata e konsiderojn\u00eb vet\u00ebveten. Ajo q\u00eb nuk e kuptojn\u00eb \u00ebsht\u00eb th\u00ebnia e famshme e Lordit Acton, q\u00eb thoshte se \u201cpushteti korrupton dhe pushteti absolut korrupton n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb absolute&#8217;.\u00a0 P\u00ebrq\u00ebndrimi i pushtetit sikurse e argumentonin edhe iluminist\u00ebt, \u00e7on natyrsh\u00ebm n\u00eb tirani e despotiz\u00ebm prandaj kufizimi i absolutizmit monarkik me konstitucionaliz\u00ebm, ndarje pushteti e sovranitet popullor ishin propozimet kryesore t\u00eb tyre.\u00a0\u00a0 E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se n\u00eb nj\u00eb sistem politik t\u00eb nd\u00ebrtuar nga frym\u00ebzimi marksist, udh\u00ebheq\u00ebs mund t\u00eb b\u00ebhen vet\u00ebm njer\u00ebz t\u00eb paskrupuj e kriminal. Kjo gj\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se satrap\u00ebt jan\u00eb rezultat i paevituesh\u00ebm i vet\u00eb sistemit dhe jo ata q\u00eb deformuan nj\u00eb sistem \u201cfisnik\u201d sikurse pretendon e majta sot.<\/p>\n<p>P\u00ebr ta sqaruar m\u00eb mir\u00eb duhet t\u00eb kuptohet se p\u00ebr t\u00eb realizuar q\u00ebllimet e planifikimit socialist, nj\u00eb lider komunist ose duhet t\u00eb heqi dor\u00eb nga planet p\u00ebr hir t\u00eb moralit ose duhe te heqi dor\u00eb nga ndershm\u00ebria dhe dhembshuria humaniste p\u00ebr hir t\u00eb idealit komunist. Kjo pasi p\u00ebr t\u00eb realizuar utopin\u00eb komuniste k\u00ebtyre udh\u00ebheq\u00ebsve iu duhet padyshim q\u00eb t&#8217;iu mbyllin goj\u00ebn disident\u00ebve, t\u00eb shkelin penguesit, t\u00eb shkat\u00ebroj\u00eb rezistenc\u00ebn e politikave kolektiviste. Mir\u00ebpo duhet theksuar se n\u00ebse refuzojn\u00eb q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmarrin k\u00ebto hapa mizore, ata rrezikoheshin q\u00eb t\u00eb hiqeshin qafe bashk\u00eb me familjen nga vart\u00ebsit apo rival\u00ebt e vet\u00eb brenda partis\u00eb komuniste sepse nuk konsideroheshin mjaftuesh\u00ebm besnik t\u00eb marksizmit ose akuzoheshin si kund\u00ebr-revolucionar\u00eb, reaksionar\u00eb apo revizionist\u00eb. Jo m\u00eb kot regjimet komuniste ishin t\u00eb mbushura me spastrime t\u00eb shumta brenda udh\u00ebheqjes s\u00eb partis\u00eb sikurse ndodhi\u00a0 n\u00eb Shqip\u00ebri me eliminimin e Mehmet Shehut me shok\u00eb, n\u00eb Bashkimin Sovjetik me eleminimin e Trockit apo n\u00eb Kin\u00eb me Peng Zhen e shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb gjat\u00eb Revolucionit Kulturor. Pra udh\u00ebheq\u00ebsit komunist\u00eb kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb nj\u00eb gar\u00eb se kush tregohej m\u00eb mizor, m\u00eb perfid e m\u00eb brutal se po t\u00eb tregonin luhajte, pavendosm\u00ebri apo dhembshuri b\u00ebheshin vet\u00eb viktima t\u00eb sistemit p\u00ebrbind\u00ebsh q\u00eb vet\u00eb kishin nd\u00ebrtuar.<\/p>\n<p>Shfaj\u00ebsimi i marksizmit p\u00ebr pasojat kriminale q\u00eb ka shkaktuar kur \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb praktike me pretendimin se \u201cnuk ka qen\u00eb marksiz\u00ebm i v\u00ebrtet\u00eb\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb klishe e vjet\u00ebr historike q\u00eb \u00e7udit\u00ebrisht nuk po e humb ende efektin pas shum\u00eb dekadash. Evropa Per\u00ebndimore ka qen\u00eb e mbushur me intelektual\u00eb t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb mb\u00ebshtetur pa rezerva gjith\u00eb entuziaz\u00ebm eksperimentimin e ideve komuniste n\u00eb vende t\u00eb ndryshme. Mir\u00ebpo edhe kur dol\u00ebn e nuk mund t\u00eb fshiheshin m\u00eb informacionet e t\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebr krimet \u00e7njer\u00ebzore q\u00eb kishin b\u00ebr\u00eb regjimet komuniste shumica e tyre hoq\u00ebn dor\u00eb nga p\u00ebrkrahja e k\u00ebtyre eksperimenteve por jo nga ideologjia n\u00eb vet\u00ebvete. Prandaj kur p\u00ebrballemi me t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta nostalgjik\u00ebt e pakorrigjuesh\u00ebm t\u00eb komunizmit dhe ata naiv\u00eb q\u00eb ushqejn\u00eb iluzione p\u00ebr idet\u00eb neomarksiste duhet injoruar argumenti i dal\u00eb boje se kinse komunizmi n\u00eb vet\u00ebvete \u00ebsht\u00eb i mir\u00eb por \u00ebsht\u00eb zbatuar keq apo \u00ebsht\u00eb shtremb\u00ebruar nga lider\u00eb t\u00eb k\u00ebqij. \u00ebsht\u00eb ideja e keqe q\u00eb ka t\u00eb meta q\u00eb n\u00eb fillim dhe do d\u00ebshtoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pashmangshme. P\u00ebr ta kuptuar k\u00ebt\u00eb gj\u00eb nuk ka nevoj\u00eb as t\u00eb shqyrtojm\u00eb historin\u00eb shqiptare por t\u00eb lexojm\u00eb mbi aktualitetin sot n\u00eb Venezuel\u00eb. Gjendja aktuale e d\u00ebshp\u00ebruar n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend \u00ebsht\u00eb arritur fal\u00eb politikave socialiste t\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsve karizmatik\u00eb populist\u00eb komunist\u00eb si Chavez e Maduro q\u00eb aq shum\u00eb kan\u00eb qen\u00eb popullor\u00eb e t\u00eb adhuruar nga radikal\u00ebt e majt\u00eb t\u00eb Evrop\u00ebs. Vlen t\u00eb theksohet se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr vendin q\u00eb ka rezervat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb naft\u00ebs n\u00eb bot\u00eb dhe q\u00eb m\u00eb 1950 zinte vendin e 4-t\u00eb n\u00eb bot\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhura p\u00ebr frym\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ky vit p\u00ebrkon nj\u00ebher\u00ebzi me 30 vjetorin e r\u00ebnies s\u00eb murit t\u00eb Berlinit dhe 75 vjetorin e \u00e7lirimit nga fashist\u00ebt dhe vendosjes s\u00eb pushtetit komunist n\u00eb Shqip\u00ebri. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb shtuar pesimizmi e zhg\u00ebnjimi me sistemin q\u00eb erdhi n\u00eb fuqi pas r\u00ebnies s\u00eb komunizmit po shohim nj\u00eb ringjallje t\u00eb popullaritetit dhe nostalgjis\u00eb ndaj regjimit komunist [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":373,"featured_media":10317,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[1792,1834],"ppma_author":[367],"class_list":["post-3933","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-e-majta","tag-komunizmi"],"authors":[{"term_id":367,"user_id":373,"is_guest":0,"slug":"adri-nurellari","display_name":"Adri Nurellari","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/adri.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/adri.jpg"},"user_url":"","last_name":"Nurellari","first_name":"Adri","description":"Adri Nurellari \u00ebsht\u00eb studiues, k\u00ebshilltar dhe kolumnist i angazhuar kryesisht n\u00eb fush\u00ebn e politik\u00ebs dhe medias. Ai ka vijuar studimet universitare n\u00eb Universitetin e Tiran\u00ebs dhe ato pasuniversitare n\u00eb Cambridge, London School of Economics dhe University College London. Adri \u00ebsht\u00eb ish-k\u00ebshilltar i kryeministrit Sali Berisha dhe ish-sekretar i PDIU-s\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ka punuar si pedagog n\u00eb Universitetin e Tiran\u00ebs dhe at\u00eb t\u00eb Evrop\u00ebs Juglindore n\u00eb Tetov\u00eb. Ka qen\u00eb i angazhuar si analist dhe konsulent nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb prej vitit 2013 punon si k\u00ebshilltar i Hashim Tha\u00e7it."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3933","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/373"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3933"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3933\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10318,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3933\/revisions\/10318"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/10317"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3933"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3933"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3933"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=3933"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}