{"id":3977,"date":"2019-06-28T12:58:26","date_gmt":"2019-06-28T10:58:26","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=3977"},"modified":"2024-11-13T12:40:53","modified_gmt":"2024-11-13T10:40:53","slug":"dialogu-me-serbine-dhe-mungesa-e-diskutimit-per-interesat-e-kosoves","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/dialogu-me-serbine-dhe-mungesa-e-diskutimit-per-interesat-e-kosoves\/","title":{"rendered":"Dialogu me Serbin\u00eb dhe mungesa e diskutimit p\u00ebr interesat e Kosov\u00ebs"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Afrimi i samitit t\u00eb shum\u00ebp\u00ebrfolur t\u00eb Parisit, po rikthen n\u00eb v\u00ebmendjen e debatit publik \u00e7\u00ebshtjen e dialogut dhe orientimin q\u00eb ky proces delikat do t\u00eb marr\u00eb. Fatkeq\u00ebsisht p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb ky debat \u00ebsht\u00eb fokusuar tek pozicionet kok\u00ebforta t\u00eb pal\u00ebve e jo tek interesat. P\u00ebrpos k\u00ebsaj, edhe kur \u00ebsht\u00eb folur p\u00ebr interesa, m\u00eb s\u00eb paku \u00ebsht\u00eb folur p\u00ebr interesat e Kosov\u00ebs. Nga ana tjet\u00ebr m\u00eb s\u00eb shumti \u00ebsht\u00eb folur p\u00ebr interesat e Serbis\u00eb, p\u00ebr interesat e vendeve partnere per\u00ebndimor\u00eb p\u00ebrkundrejt k\u00ebtij procesi apo p\u00ebr emrat e p\u00ebrve\u00e7\u00ebm t\u00eb politikan\u00ebve t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces. P\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb m\u00eb s\u00eb shumti \u00ebsht\u00eb folur p\u00ebr leverdin\u00eb e Serbis\u00eb, duke folur me indinjat\u00eb e maraz p\u00ebr p\u00ebrfitimet e mundshme q\u00eb do nxirrte ky shtet n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb marr\u00ebveshjeje me Kosov\u00ebn. Nd\u00ebrkoh\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb ndonj\u00eb shqyrtim i interesave t\u00eb Kosov\u00ebs apo ndonj\u00eb analiz\u00eb e kostove dhe p\u00ebrfitimeve t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb skenareve.<\/span><\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<p>Kjo retorik\u00eb, e ushqyer prej urrejtjes e mllefit ndaj fqinj\u00ebve tan\u00eb t\u00eb kujton nj\u00eb fabul t\u00eb vjet\u00ebr ruse p\u00ebr sakrifikimin e interesave vetja p\u00ebr shkak t\u00eb inatit ndaj komshiut. Ky tregim flet p\u00ebr nj\u00eb peshkatar q\u00eb kap nj\u00eb peshk t\u00eb art\u00eb i cili kur u nxor prej ujit filloi t\u2019i p\u00ebrgj\u00ebrohet q\u00eb t\u2019ia kursej\u00eb jet\u00ebn.\u00a0 N\u00eb k\u00ebmbim i tha peshkatarit se do ia shp\u00ebrblente duke i p\u00ebrmbushur nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb. Peshkatari fillimisht shastiset mandej e pyet peshkun -A mos ka ndonj\u00eb hile apo truk k\u00ebtu?! Peshku i p\u00ebrgjigjet -Ka vet\u00ebm nj\u00eb kusht, \u00e7far\u00ebdo q\u00eb t\u00eb d\u00ebshirosh ti p\u00ebr veten, fqinji yt do e marr\u00eb dyfish. Pra n\u00ebse m\u00eb k\u00ebrkon nj\u00eb milion ti do e marr\u00ebsh milionin t\u00ebnd por fqinji do marr\u00eb dy, n\u00ebse k\u00ebrkon nj\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb madhe ti do e marr\u00ebsh t\u00ebnden por nj\u00ebherazi komshiu do marr\u00eb dy t\u00eb tilla e k\u00ebshtu me radh\u00eb. At\u00ebher\u00eb \u00e7far\u00eb d\u00ebshiron?- Peshkatari e bluan pak n\u00eb mendje propozimin e papritur dhe i thot\u00eb peshkut: Ma hiq nj\u00eb sy!<\/p>\n<p>Kjo fabul p\u00ebrshkruan m\u00eb s\u00eb miri m\u00ebnyr\u00ebn e t\u00eb menduarit e t\u00eb diskutuarit t\u00eb shum\u00eb personave sot n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr sa i p\u00ebrket Serbis\u00eb dhe procesit t\u00eb dialogut. Shumica e diskutimeve t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb z\u00ebsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb p\u00ebrqendruar tek \u00e7far\u00eb do p\u00ebrfitoj\u00eb Serbia dhe jo tek \u00e7far\u00eb p\u00ebrfiton Kosova. Madje ka propozues t\u00eb shumt\u00eb t\u00eb ides\u00eb s\u00eb mbajtjes s\u00eb status quo-s\u00eb p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb vet\u00ebm e vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb pengohet Serbia q\u00eb t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb Bashkim Evropian. Pra ka nga ata q\u00eb nuk duan fare negociata ose duan q\u00eb ato t\u00eb zvarriten pa e vrar\u00eb mendjen p\u00ebr koston oportune q\u00eb ka Kosova me k\u00ebt\u00eb konflikt t\u00eb ngrir\u00eb. Pra p\u00ebr ta me r\u00ebnd\u00ebsi \u00ebsht\u00eb q\u00eb Serbia ta p\u00ebsoj\u00eb pavar\u00ebsisht d\u00ebmit q\u00eb p\u00ebson Kosova.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebsaj kohe q\u00eb \u00ebsht\u00eb folur p\u00ebr nj\u00eb zgjidhje t\u00eb mundshme, gjith\u00eb v\u00ebmendja ka qen\u00eb e p\u00ebrqendruar tek p\u00ebrfitimet q\u00eb do nxirrte Serbia prej ujdis\u00eb e jo tek nevoja apo p\u00ebrfitimi q\u00eb ka Kosova prej marr\u00ebveshjes. Madje \u00ebsht\u00eb ushqyer masivisht nj\u00eb naivitet kolektiv tek publiku duke l\u00ebn\u00eb me kuptu sikur Serbia ka p\u00ebr ta shkruar k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje pa marr\u00eb asgj\u00eb n\u00eb k\u00ebmbim p\u00ebr hir t\u00eb fajit e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb kaluar\u00ebn. Kuptohet q\u00eb kjo gj\u00eb do t\u00eb ishte ideale mir\u00eb \u00ebsht\u00eb realiteti \u00ebsht\u00eb larg k\u00ebsaj situate. Mir\u00ebpo Kosova nuk e ka luksin t\u00eb pres\u00eb pafund\u00ebsisht p\u00ebr nj\u00eb epok\u00eb (q\u00eb nuk dihet a vjen apo jo ndonj\u00ebher\u00eb) kur Serbia t\u00eb vet\u00ebdij\u00ebsohet, demokratizohet e t\u00eb shprehi pendes\u00eb t\u00eb thell\u00eb sikurse e b\u00ebri Gjermania e denazistifikuar.<\/p>\n<p>Kuptohet q\u00eb p\u00ebr nj\u00eb shoq\u00ebri si jona, q\u00eb hakmarrjen e ka sportin e dyt\u00eb komb\u00ebtar pas futbollit dhe q\u00eb plag\u00ebt e luft\u00ebs i ka ende t\u00eb fresk\u00ebta, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb t\u00eb mendohet se me Serbin\u00eb do t\u00eb b\u00ebhet leht\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje paqeje. Megjithat\u00eb \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb mos t\u00eb ngelemi peng t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs por t\u00eb mendojm\u00eb t\u00eb ardhmen duke mos u fokusuar tek d\u00ebshira p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb hak por tek nevoja p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb bashk\u00ebjetes\u00eb t\u00eb paqt\u00eb me komshinjt\u00eb tan\u00eb. Nuk ka nevoj\u00eb q\u00eb t\u2019i duam apo t\u00eb kemi ndonj\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrsi t\u00eb madhe ndaj Serbis\u00eb por nj\u00ebherazi nuk ka nevoj\u00eb q\u00eb t\u00eb mendojm\u00eb t\u00ebr\u00eb koh\u00ebn sesi t\u00eb shpaguajm\u00eb ata q\u00eb na kan\u00eb b\u00ebr\u00eb. Konfuci dikur thoshte p\u00ebr hakmarrjen se p\u00ebrpara se t\u00eb shkosh e t\u00eb marr\u00ebsh hak, g\u00ebrmo dy varre. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se duke d\u00ebshiruar gjithmon\u00eb m\u00eb t\u00eb keqen p\u00ebr Serbin\u00eb ne n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb d\u00ebmtojm\u00eb veten.<\/p>\n<p>Logjika e sh\u00ebndosh\u00eb do duhej t\u00eb na b\u00ebnte q\u00eb t\u00eb mendojm\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb fqinj\u00ebt duke treguar ep\u00ebrsi morale e duke mos r\u00ebn\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin nivel primitiv urrejtjeje si ajo q\u00eb historikisht ka manifestuar Serbia ndaj shqiptar\u00ebve. Gjithashtu duhet kuptuar se nj\u00eb Serbi q\u00eb integrohet n\u00eb Bashkim Evropian do t\u00eb thot\u00eb nj\u00eb Serbi m\u00eb e evropianizuar, m\u00eb e demokratizuar dhe m\u00eb e ndjeshme p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut dhe vlerat universale. Pra sa m\u00eb shpejt t\u00eb europianizohet Serbia aq m\u00eb shum\u00eb do b\u00ebhet distancimi nga e kaluara kriminale e aq m\u00eb mir\u00eb do i kemi raportet ne me k\u00ebt\u00eb vend. K\u00ebt\u00eb gj\u00eb e kuptuan aleat\u00ebt tan\u00eb amerikan\u00eb me ish armiqt\u00eb e tyre pas luft\u00ebs prandaj n\u00eb shtetet kund\u00ebrshtare q\u00eb pushtuan si Gjermania, Italia dhe Japonia, ata u angazhuan menj\u00ebher\u00eb pas luft\u00ebs me planin Marshall e nisma t\u00eb tjera, q\u00eb k\u00ebto shtete me t\u00eb cilat sapo kishin luftuar t\u00eb rind\u00ebrtoheshin shpejt\u00eb dhe t\u00eb vendosnin themele t\u00eb sh\u00ebndosha t\u00eb demokracis\u00eb e liris\u00eb. Kjo sepse ata ishin t\u00eb bindur (sikurse edhe u v\u00ebrtetua nga historia bashkohore) se begatia dhe zhvillimi i vendeve t\u00eb tjera i sh\u00ebrben edhe prosperitetit t\u00eb SHBA-ve.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo q\u00eb n\u00eb vend t\u00eb flitet p\u00ebr interesat e Kosov\u00ebs debati shpesh drejtohet tek q\u00ebndrimet e vendeve per\u00ebndimore ndaj marr\u00ebveshjes potenciale. Duke qen\u00eb se aleat\u00ebt tan\u00eb nuk jan\u00eb d\u00ebshmuar n\u00eb nj\u00eb mendje p\u00ebr sa i p\u00ebrket negociatave t\u00eb paqes, shoq\u00ebria jon\u00eb \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre n\u00eb grupime pro nj\u00ebrit apo tjetrit aleat duke manifestuar nj\u00eb kompleks inferioriteti t\u00eb theksuar. Debati \u00ebsht\u00eb dominuar nga deklarata e q\u00ebndrime q\u00eb t\u00eb ngjajn\u00eb si tifozll\u00ebk p\u00ebr nj\u00ebrin apo tjetrin ekip n\u00eb nj\u00eb kampionat nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb futbollit. N\u00eb nj\u00eb krah u ravij\u00ebzua ekipi pro gjerman q\u00eb ishte kund\u00ebr ides\u00eb s\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshjeje q\u00eb cenonte kufijt\u00eb p\u00ebrkundrejt nj\u00eb ekipi pro amerikan. Nj\u00eb situat\u00eb e mir\u00ebfillt\u00eb qesharake ku orientimi kishte m\u00eb shum\u00eb t\u00eb b\u00ebnte me servilizmin ndaj nj\u00ebrit apo tjetrit aktor nd\u00ebrkomb\u00ebtar per\u00ebndimor e jo me besimin apo bindjen konkrete personale.<\/p>\n<p>N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij kompleksi inferioriteti po ashtu n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrqafuar nj\u00eb e folur e drunjt\u00eb dhe distanc\u00eb si t\u00eb kishte ardhur prej eurokrat\u00ebve t\u00eb Brukselit, p\u00ebr sa i p\u00ebrket rrezikut t\u00eb precedentit. Pra personalitete t\u00eb ndryshme shqiptare n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb flasin p\u00ebr interesat konkret t\u00eb Kosov\u00ebs shprehin interesa t\u00eb rajonit apo gjeopolitik t\u00eb tipit: marr\u00ebveshja shkakton precedent q\u00eb mund t\u00eb d\u00ebmtoj\u00eb mbijetes\u00ebn\u00a0 e Bosnje Hercegovin\u00ebs. Me gjith\u00eb respektin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vend apo ndonj\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb mund t\u00eb sikletoset nga nj\u00eb marr\u00ebveshje mes Prishtin\u00ebs dhe Beogradit, p\u00ebr ne m\u00eb shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi ka interesi shtet\u00ebror i Kosov\u00ebs e mandej, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb dyt\u00eb, n\u00ebse ka mund\u00ebsi e s\u2019ka ndonj\u00eb mund t\u00eb madh, t\u00eb shqet\u00ebsohemi edhe p\u00ebr vendet e treta. P\u00ebrpos k\u00ebsaj \u00ebsht\u00eb akoma m\u00eb qesharake kur analist\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs dalin kund\u00ebr marr\u00ebveshjes sepse precedenti i Kosov\u00ebs mund t\u2019i leverdis\u00eb Putinit p\u00ebr Krimen\u00eb e\u00a0 Ukrain\u00ebs apo Abkhazi e Oseti n\u00eb Gjeorgji. Kjo \u00ebsht\u00eb qesharake sepse Rusia nuk ka pyetur p\u00ebr precedent kur i ka pushtuar k\u00ebto terrritore. Por edhe n\u00ebse me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb ndonj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrcipt\u00eb e t\u00eb t\u00ebrthort\u00eb marr\u00ebveshja e Kosov\u00ebs me Serbin\u00eb l\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrdorur si precedent p\u00ebr ambiciet gjeopolitike t\u00eb Rusis\u00eb, ne gjithsesi kemi p\u00ebrpar\u00ebsi interesin ton\u00eb shtet\u00ebror t\u00eb parin. Mund t\u00eb kuptohet q\u00eb ndonj\u00eb vendimmarr\u00ebs nga Berlini, Parisi apo Londra t\u00eb shqet\u00ebsohet me t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dimension politik, mir\u00ebpo ne p\u00ebr veten ton\u00eb duhet t\u00eb synojm\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn e mos t\u00eb lejojm\u00eb q\u00eb d\u00ebmtohen interesat e Kosov\u00ebs p\u00ebr hir t\u00eb pretendimeve se mund t\u00eb cenohet stabiliteti n\u00eb ndonj\u00eb cep t\u00eb larg\u00ebt t\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr element q\u00eb ka qen\u00eb karakteristik\u00eb e diskutimeve t\u00eb dialogut, ka qen\u00eb diskutimi mbi interesat e aktor\u00ebve t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb negociata. Pra n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb merren me interesat e Kosov\u00ebs shum\u00eb njer\u00ebz t\u00eb mediave dhe shoq\u00ebris\u00eb civile jan\u00eb marr\u00eb me diskutimin e interesave t\u00eb lider\u00ebve lidhur me dialogun. Kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb nuk jan\u00eb marr\u00eb n\u00ebse po veprojn\u00eb mir\u00eb apo keq p\u00ebrkundrejt interesave shtet\u00ebror\u00eb por \u00ebsht\u00eb trajtuar dialogu si nj\u00eb telenovel\u00eb turke apo hispanike, ku shumica e v\u00ebmendjes u \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb personazheve dhe dram\u00ebs mes tyre. U krijua nj\u00eb val\u00eb e mir\u00ebfillt\u00eb psiko-analist\u00ebsh q\u00eb zhbironin motivet e fshehta apo t\u00eb dukshme p\u00ebr t\u00eb cilin nj\u00eb politikan deklarohej me nj\u00eb q\u00ebndrim specifik. Plasi nj\u00eb lloj mode me gjithfar\u00eb hipotezash p\u00ebr sa i p\u00ebrket interesave q\u00eb kishin aktor\u00ebt n\u00eb k\u00ebt\u00eb loj\u00eb duke u th\u00ebn\u00eb q\u00eb dikush donte t\u00eb siguronte nj\u00eb ujdi me gjykat\u00ebn speciale duke u projektuar si politikan paqedash\u00ebs apo dikush tjet\u00ebr i servilosej aktor\u00ebve t\u00eb caktuar t\u00eb huaj apo dikush kishte q\u00ebllime elektorale e donte q\u00eb t\u00eb projektohet si patriot i v\u00ebrtet\u00eb duke quajtur tradhtar\u00eb ata q\u00eb uleshin n\u00eb nj\u00eb tavolin\u00eb bisedimesh me Serbin\u00eb.<\/p>\n<p>Tanim\u00eb kur analizohet n\u00eb retrospektiv\u00eb debati intensiv mbi dialogun gjat\u00eb k\u00ebtyre\u00a0 dy vjet\u00ebve t\u00eb fundit duket qart\u00eb se interesi i Kosov\u00ebs ka qen\u00eb n\u00eb fund t\u00eb list\u00ebs p\u00ebr sa i p\u00ebrket v\u00ebmendjes s\u00eb opioninit publik. Pak jan\u00eb at\u00eb q\u00eb kan\u00eb folur p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb q\u00eb ka marr\u00ebveshja e paqjes si mund\u00ebsi q\u00eb zhbllokon rrug\u00ebn e integrimit drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian duke kap\u00ebrcyer barrier\u00ebn e r\u00ebnd\u00eb q\u00eb na kan\u00eb vendosur shtete si Spanja; si mund\u00ebsi p\u00ebr t\u2019u futur n\u00eb OKB duke siguruar aprovimin e Rusis\u00eb n\u00eb K\u00ebshillimin e Sigurimit duke patur parasysh gatishm\u00ebrin\u00eb e shprehur prej lidershipit rus n\u00eb rastin e nj\u00eb ujdije t\u00eb n\u00ebnshkruar; si mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb \u00e7imentuar sovranitetin dhe integritetin e\u00a0 Kosov\u00ebs; si mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb mbyllur nj\u00eb konflikt q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb jo vet\u00ebm me marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrkomb\u00ebtare por edhe me stabilitetin e brendsh\u00ebm duke integruar nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb pakicat n\u00eb Kosov\u00eb; si mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshpejtuar e shtuar rritjen ekonomike duke e b\u00ebr\u00eb Kosov\u00ebn si nj\u00eb vend atraktiv p\u00ebr investime n\u00ebp\u00ebrmjet eleminimit t\u00eb njoll\u00ebs s\u00eb konfliktit t\u00eb pazgjidhur apo si mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb qarkulluar e rifreskuar elit\u00ebn aktuale politike e cila p\u00ebrfiton nga status quo-ja dhe frika e vazhdueshme prej fqinj\u00ebve. Pra k\u00ebto interesa e shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb nuk kan\u00eb marr\u00eb asnj\u00ebher\u00eb v\u00ebmendjen dhe p\u00ebrkushtimin q\u00eb meriton. Prandaj vlen t\u00eb thuhet, me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb, se debati publik n\u00eb Kosov\u00eb duhet fillimisht t\u00eb vendos\u00eb t\u00eb parin interesin shtet\u00ebror. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb debat t\u00eb brendsh\u00ebm p\u00ebrmbajtjesor p\u00ebr t\u00eb identifikuar dhe arritur nj\u00eb konsensus se cilat jan\u00eb interesat e shtetit ton\u00eb e mandej t\u00eb diskutohet p\u00ebr interesat e aktor\u00ebve apo faktor\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Afrimi i samitit t\u00eb shum\u00ebp\u00ebrfolur t\u00eb Parisit, po rikthen n\u00eb v\u00ebmendjen e debatit publik \u00e7\u00ebshtjen e dialogut dhe orientimin q\u00eb ky proces delikat do t\u00eb marr\u00eb. Fatkeq\u00ebsisht p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb ky debat \u00ebsht\u00eb fokusuar tek pozicionet kok\u00ebforta t\u00eb pal\u00ebve e jo tek interesat. P\u00ebrpos k\u00ebsaj, edhe kur \u00ebsht\u00eb folur p\u00ebr interesa, m\u00eb s\u00eb [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":373,"featured_media":8770,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[669,1236,664,12],"ppma_author":[367],"class_list":["post-3977","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-dialogue","tag-kosove-serbi","tag-kosovo","tag-serbia"],"authors":[{"term_id":367,"user_id":373,"is_guest":0,"slug":"adri-nurellari","display_name":"Adri Nurellari","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/adri.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/adri.jpg"},"user_url":"","last_name":"Nurellari","first_name":"Adri","description":"Adri Nurellari \u00ebsht\u00eb studiues, k\u00ebshilltar dhe kolumnist i angazhuar kryesisht n\u00eb fush\u00ebn e politik\u00ebs dhe medias. Ai ka vijuar studimet universitare n\u00eb Universitetin e Tiran\u00ebs dhe ato pasuniversitare n\u00eb Cambridge, London School of Economics dhe University College London. Adri \u00ebsht\u00eb ish-k\u00ebshilltar i kryeministrit Sali Berisha dhe ish-sekretar i PDIU-s\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ka punuar si pedagog n\u00eb Universitetin e Tiran\u00ebs dhe at\u00eb t\u00eb Evrop\u00ebs Juglindore n\u00eb Tetov\u00eb. Ka qen\u00eb i angazhuar si analist dhe konsulent nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb prej vitit 2013 punon si k\u00ebshilltar i Hashim Tha\u00e7it."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3977","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/373"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3977"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3977\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10146,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3977\/revisions\/10146"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8770"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3977"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3977"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3977"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=3977"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}