{"id":4011,"date":"2017-02-24T11:31:32","date_gmt":"2017-02-24T09:31:32","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=4011"},"modified":"2024-10-15T10:15:54","modified_gmt":"2024-10-15T08:15:54","slug":"njolla-e-pollock-ut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/opinion\/njolla-e-pollock-ut\/","title":{"rendered":"Njolla e Pollock-ut"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<h3>Njolla e Pollock-ut<\/h3>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"img-wrapper\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/sbunker.net\/uploads\/sbunker.net\/images\/2017\/February\/24\/auto_pollock-firma1487932666.jpg\" \/><\/div>\n<div class=\"news-left\">\n<p>P\u00ebrmbi nj\u00eb kanavac\u00eb t\u00eb madhe, gjys\u00ebm i shtrir\u00eb, e shpeshher\u00eb edhe gjys\u00ebm i zhveshur, n\u00eb mes t\u00eb ngjyrave dukej sikur po k\u00ebrkonte gj\u00ebn\u00eb m\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb, tanim\u00eb t\u00eb humbur. I humbur mes ngjyrash, k\u00ebrkon me ngulm, jo p\u00ebrsosshm\u00ebrin\u00eb e t\u00eb pikturuarit, por shpirtin e trazuar artistik, i cili ngulmon n\u00eb gjetjen e vetvetes. Ky \u00ebsht\u00eb Jackson Pollock-u, i cil\u00ebsuar si nj\u00ebri nd\u00ebr piktor\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb shekullit XX. Pollock-u, i cili tanim\u00eb kishte krijuar nj\u00eb rrym\u00eb t\u00eb re t\u00eb artit, q\u00eb njihej si Action Painting, pra nj\u00eb teknik\u00eb dhe stil i t\u00eb pikturuarit abstrakt, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ngjyra \u00ebsht\u00eb e hedhur mbi kanavac\u00eb pa ndonj\u00eb precizitet, po ngrihej n\u00eb sken\u00ebn bot\u00ebrore t\u00eb artit me nj\u00eb shpejt\u00ebsi rapide. Kjo m\u00ebnyr\u00eb e t\u00eb pikturuarit ngjante me artin e hersh\u00ebm tradicional kinez, si dhe me praktikimin e magjis\u00eb q\u00eb b\u00ebnin indian\u00ebt e Amerik\u00ebs. Njolla (Tachisme &#8211; k\u00ebshtu quhej n\u00eb Franc\u00eb kjo m\u00ebnyr\u00eb e t\u00eb b\u00ebrit piktur\u00eb), ishte tendenca e rigjetjes s\u00eb koh\u00ebs s\u00eb humbur. Njolla n\u00eb pikturat e tij, \u00ebsht\u00eb edhe njolla e shpirtit njer\u00ebzor, e q\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e Pollock-ut ky shpirt ishte trazuar tej mase.<\/p>\n<p>Pra, Pollock-u nuk pikturonte ashtu si\u00e7 realisht pikturonin artist\u00ebt e tjer\u00eb. Ai e hedh ngjyr\u00ebn, jo vet\u00ebm sa p\u00ebr ta hedhur, por ai vall\u00ebzon bashk\u00eb me t\u00eb. Ky mish\u00ebrim kaq i fuqish\u00ebm me ngjyr\u00ebn e b\u00ebn indiferent pothuajse ndaj \u00e7do gj\u00ebje. Bota e tij ishte me bojra\/t (sic). P\u00ebrtej ngjyrave nuk shihte asgj\u00eb, prandaj \u00e7do gj\u00eb e perceptonte n\u00eb nj\u00eb larushi t\u00eb pafundme. Hedhja e ngjyr\u00ebs n\u00eb kanavac\u00eb ishte si nj\u00eb derdhje shpirt\u00ebrore. Pikturat e tij, q\u00eb n\u00eb shikim t\u00eb par\u00eb duken si t\u00eb \u00e7ak\u00ebrdisura, n\u00eb fakt shprehin gjendjen shpirt\u00ebrore t\u00eb nj\u00eb artisti shpirt-trazuar. Ai me artin e tij po krijonte di\u00e7ka origjinale, di\u00e7ka q\u00eb di t\u2019i p\u00ebrkas\u00eb vet\u00ebm atij. Ashtu sikurse shkrimtari francez Maurice Blanchot q\u00eb thoshte se: \u201cSecili artist \u00ebsht\u00eb i lidhur me nj\u00eb gabim me t\u00eb cilin ka nj\u00eb intimitet t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. E \u00a0gjith\u00eb origjina e artit \u00ebsht\u00eb rrjedhoj\u00eb e nj\u00eb faji t\u00eb jashtzakonsh\u00ebm, e gjith\u00eb puna \u00ebsht\u00eb rrjedhoj\u00eb e implementimit t\u00eb origjinalitetit t\u00eb k\u00ebtij faji nga i cili vjen nj\u00eb plotni e rrezikshme dhe nj\u00eb drit\u00eb e re\u201d, ishte pik\u00ebrisht ajo q\u00eb k\u00ebt\u00eb po b\u00ebnte Pollock-u, gabimin njer\u00ebzor nuk p\u00ebrpiqet q\u00eb ta ndreq\u00eb, por ta v\u00ebr\u00eb n\u00eb spikam\u00eb n\u00eb form\u00ebn e tij m\u00eb t\u00eb past\u00ebrt, n\u00eb nj\u00eb drit\u00eb t\u00eb re.<\/p>\n<p>Ky ekspresioniz\u00ebm abstrakt n\u00eb artin e Pollock-ut, q\u00eb njihet si arti bashk\u00ebkohor, filloi t\u00eb merrte p\u00ebrmasa. Sesi arti ia beh shihet mjaft qart\u00eb nga m\u00ebnyra sesi Jackson Pollock-u krijon artin e tij. Ai nuk u n\u00ebnshtrohet rregullave dhe shijeve t\u00eb koh\u00ebs. Pollock-u artin zyrtar e shihte me p\u00ebr\u00e7mim dhe nuk i pranonte rregullat e tij. Insiston t\u00eb krijoj\u00eb di\u00e7ka ndryshe, di\u00e7ka origjinale, di\u00e7ka pothuajse t\u00eb pamundshme q\u00eb t\u2019kopjohet. Me k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb t\u00eb b\u00ebrit art, Pollock-u po nd\u00ebrtonte nj\u00eb rrym\u00eb t\u00eb re dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht po nd\u00ebrtonte veten e tij. Mbase, edhe motoja e tij ishte se: \u201cT\u00eb pikturuarit \u00ebsht\u00eb vet\u00ebzbulim&#8230;, dhe se \u00e7do artist i mir\u00eb pikturon at\u00eb \u00e7ka ai \u00ebsht\u00eb\u201d. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, n\u00ebp\u00ebrmes artit t\u00eb tij Pollock-u shpreh gjendjen e tij t\u00eb brendshme, shpreh egoizmin, ambiciozitetin e eg\u00ebr, dhun\u00ebn, kok\u00ebfort\u00ebsin\u00eb, shpirtlig\u00ebsin\u00eb, dashurin\u00eb, gjenialitetin, t\u00eb gjitha k\u00ebto forma karakteriale t\u00eb personalitetit t\u00eb tij, ai i shpreh n\u00ebp\u00ebrmes hedhjes s\u00eb ngjyrave n\u00eb pikturat e tij. Arti i tij \u00ebsht\u00eb jasht\u00eb koh\u00ebs dhe jasht\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs, sepse ai i p\u00ebrket di\u00e7kaje q\u00eb vet\u00ebm ndjesit\u00eb e thella shpirt\u00ebrore mund ta perceptojn\u00eb. Pikturat e tij asociojn\u00eb me rendin e trazuar kozmik dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nga disa konsiderohej i \u00e7mendur, kurse p\u00ebr disa t\u00eb tjer\u00eb qe vet\u00ebm nj\u00eb maniak pa d\u00ebme. Ai e perjetonte artin si nj\u00eb nd\u00ebrmarrjeje serioze, njashtu si\u00e7 shprehej edhe Oscar Wilde se: \u201cArti \u00ebsht\u00eb e vetmja gj\u00eb serioze n\u00eb bot\u00eb. Dhe artisti \u00ebsht\u00eb i vetmi person q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb serioz\u201d. Pra, si nj\u00eb njeri joserioz q\u00eb ishte, ai t\u2019b\u00ebrit art e kishte marr\u00eb me seriozitetin m\u00eb t\u00eb madh. Ai artin e p\u00ebrjetonte si nj\u00eb manifestim t\u00eb liris\u00eb, jo t\u00eb nj\u00eb lirie kantiane, assesi, por t\u00eb nj\u00eb lirie q\u00eb ishte i \u00e7liruar nga \u00e7do ide apo paragjykim q\u00eb mund ta barrikadonte ose ta zhvendoste \u00a0n\u00eb pozit\u00ebn e inferioritetit. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb ai vendos nj\u00eb standard t\u00eb ri t\u00eb t\u00eb b\u00ebrit art&#8230;, nj\u00eb art q\u00eb dialogon vet\u00eb me ndjenjat pa frik\u00ebn se do t\u00eb moralizoj\u00eb.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, \u00ebsht\u00eb interesante t\u00eb theksohet se edhe Pollock-u p\u00ebrfshihet nga zymt\u00ebsia e viteve t\u00eb \u201950-ta. N\u00eb nj\u00eb bot\u00eb q\u00eb sapo kishte dalur nga nj\u00eb llahtari, si\u00e7 ishte Lufta e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, si dhe problemet dehumanizuese q\u00eb e kishin kapluar njer\u00ebzimin n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, e q\u00eb k\u00ebsaj gjendjeje nuk do t\u2019i shp\u00ebtoj\u00eb as Pollock-u, kishte filluar t\u00eb krijohej nj\u00eb hendek brenda shpirtit t\u00eb tij. N\u00eb t\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb zallamahi ai insiston p\u00ebr ta rigjetur kuptimin q\u00eb nuk kishte ekzistuar pothuajse kurr\u00eb, kjo e d\u00ebrgon at\u00eb n\u00eb pozicionet ku tani nuk hidhen m\u00eb bojrat n\u00eb kanavac\u00eb, por hidhet alkooli n\u00eb gryk\u00eb. Jeta e tij merr nj\u00eb rrug\u00ebtim drejt s\u00eb panjohur\u00ebs, sepse problemet q\u00eb i ishin shfaqur n\u00eb jet\u00eb po e nxirrnin nga shtrati i lumturis\u00eb s\u00eb munguar. K\u00ebshtu, Pollock-u dalngadal\u00eb po b\u00ebhej pothuajse nj\u00eb p\u00ebrbind\u00ebsh n\u00eb raport me t\u00eb tjer\u00ebt, por edhe me vetveten. Shpirti i tij kishte p\u00ebrjetuar \u00e7arje t\u00eb thell\u00eb, humbje t\u00eb besimit n\u00eb shpirtin njer\u00ebzor. Kushedi, ndoshta kjo gjendje, ky p\u00ebrjetim, kjo jet\u00eb e till\u00eb ishte rrisku q\u00eb i kanosej nj\u00eb artisti t\u00eb till\u00eb si\u00e7 qe Pollock-u. Nj\u00eb jet\u00eb me plot ngjyra dhe miq p\u00ebrreth&#8230;, vetmitar \u00e7doher\u00eb.<\/p>\n<p>Pra, ai ishte nj\u00eb artist i madh, nj\u00eb gjeni kur kishte t\u2019b\u00ebnte m\u00eb ngjyrat, por nj\u00eb i trishtuar, nj\u00eb vetmitar i pandreqsh\u00ebm n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme. Njeriu q\u00eb b\u00ebri kthes\u00eb n\u00eb artin e t\u00eb pikturuarit, tanim\u00eb kishte marr\u00eb kthes\u00ebn edhe n\u00eb jet\u00ebn e tij. U ngrit n\u00eb piedestal fal\u00eb pun\u00ebs dhe vullnetit, guximit dhe xhelozis\u00eb. Mir\u00ebpo, me nj\u00eb leht\u00ebsi t\u00eb durueshme ai po binte ashtu sikur gjethja q\u00eb shk\u00ebputet nga nj\u00eb trung q\u00eb pothuajse kishte z\u00ebn\u00eb rr\u00ebnj\u00eb q\u00eb n\u00eb antikitet. Po shk\u00ebputej nga njer\u00ebzit, duke u lart\u00ebsuar n\u00eb piktur\u00eb. Andaj, arti i Pollock-ut p\u00ebrmban nj\u00eb origjinalitet, sepse burimin e ka tek ndjenjat e tij, nga skutat e err\u00ebta t\u00eb shpirtit t\u00eb tij. T\u00ebr\u00eb ato ngjyra tingujsh qoft\u00eb ngaz\u00ebllyes apo trishtues q\u00eb dalin nga labirinthet e shpirtit t\u00eb tij, tanim\u00eb kishin marr\u00eb forma abstrakte n\u00eb koloritin e pap\u00ebrs\u00ebritsh\u00ebm t\u00eb t\u00eb shprehurit n\u00eb piktur\u00eb. Rrug\u00ebtimi i artit t\u00eb tij \u00ebsht\u00eb edhe rrug\u00ebtimi i shpirtit t\u00eb tij. Pollock-u thoshte se \u201cPiktura ka nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb veten\u201d, prandaj pjes\u00eb e k\u00ebsaj jete t\u00eb piktur\u00ebs \u00ebsht\u00eb edhe vet\u00eb jeta e tij.<\/p>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Njolla e Pollock-ut P\u00ebrmbi nj\u00eb kanavac\u00eb t\u00eb madhe, gjys\u00ebm i shtrir\u00eb, e shpeshher\u00eb edhe gjys\u00ebm i zhveshur, n\u00eb mes t\u00eb ngjyrave dukej sikur po k\u00ebrkonte gj\u00ebn\u00eb m\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb, tanim\u00eb t\u00eb humbur. I humbur mes ngjyrash, k\u00ebrkon me ngulm, jo p\u00ebrsosshm\u00ebrin\u00eb e t\u00eb pikturuarit, por shpirtin e trazuar artistik, i cili ngulmon n\u00eb gjetjen e [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":266,"featured_media":7966,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[],"ppma_author":[733],"class_list":["post-4011","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinion"],"authors":[{"term_id":733,"user_id":266,"is_guest":0,"slug":"dritan-dragusha","display_name":"Dritan Dragusha","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/dritan.webp","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/dritan.webp"},"user_url":"","last_name":"Dragusha","first_name":"Dritan","description":"Dritan Dragusha \u00ebsht\u00eb i diplomuar n\u00eb filozofi, n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs. Dritani \u00ebsht\u00eb i fokusuar n\u00eb teori t\u00eb kultur\u00ebs dhe gjithashtu n\u00eb let\u00ebrsi, kinema dhe muzik\u00eb. Po ashtu, merret edhe me gazetari. \u00cbsht\u00eb kolumnist i rregullt n\u00eb platform\u00ebn online \"sbunker.net\". Ka qen\u00eb edhe m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs i filozofis\u00eb dhe etik\u00ebs n\u00eb \"The British School Kosova\". Bashkautor n\u00eb projektin kulturor televiziv \"Filozofema\", n\u00eb Radio Televizionin e Kosov\u00ebs. Aktualisht Dritani \u00ebsht\u00eb autor dhe moderator i emisionit \"Prizma\", n\u00eb televizionin T7."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4011","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/266"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4011"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4011\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8321,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4011\/revisions\/8321"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/7966"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4011"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4011"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4011"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=4011"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}