{"id":4055,"date":"2017-05-11T13:33:18","date_gmt":"2017-05-11T11:33:18","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=4055"},"modified":"2024-11-21T13:35:59","modified_gmt":"2024-11-21T11:35:59","slug":"masivizimi-i-kanabisit-shqiptar-dhe-leksionet-e-prohibicionizmit-amerikan","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/uncategorized\/masivizimi-i-kanabisit-shqiptar-dhe-leksionet-e-prohibicionizmit-amerikan\/","title":{"rendered":"Masivizimi i kanabisit shqiptar dhe leksionet e prohibicionizmit amerikan"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\"><\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"img-wrapper\"><\/div>\n<div class=\"news-left\">\n<p>Protesta e opozit\u00ebs ka hyr\u00eb n\u00eb muajin e tret\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb dhe bojkoti eventual i zgjedhjeve parlamentare q\u00eb po afrohen po motivohet me rrezikun q\u00eb sjell p\u00ebr procesin zgjedhor rritja e krimit t\u00eb organizuar si pasoj\u00eb e masivizimit t\u00eb kultivimit dhe trafikimit t\u00eb kanabisit.<\/p>\n<p>N\u00eb shkurt t\u00eb k\u00ebtij viti, ambasadori i OSBE n\u00eb Tiran\u00eb, Borchardt, deklaroi se qarkullojn\u00eb mbi 2 miliard\u00eb euro prej kanabisit dhe se ekziston nj\u00eb rrezik i blerjes s\u00eb mandateve t\u00eb deputet\u00ebve n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebtyre parave t\u00eb pista. N\u00eb mars organizata evropiane p\u00ebr luft\u00ebn kund\u00ebr krimit dhe trafikut t\u00eb organizuar \u201cEuropol\u201d ka publikuar nj\u00eb raport lidhur me situat\u00ebn e drog\u00ebs n\u00eb kontinent ku thuhet se Shqip\u00ebria mbetet burimi kryesor i kanabisit t\u00eb trafikuar n\u00eb Evrop\u00eb.\u00a0 Raporti vjetor i Departamentit Amerikan t\u00eb Shtetit mbi luft\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare kund\u00ebr drog\u00ebs i dal\u00eb po n\u00eb mars, v\u00ebren se gjat\u00eb vitit 2016 sip\u00ebrfaqja e kultivuar me kanabis n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb shtuar me pes\u00eb her\u00eb n\u00eb krahasim me vitin 2015. Po ashtu ky raport na nxjerr nd\u00ebr vendet problematike p\u00ebr pastrimin e parave.<\/p>\n<p>Sasia e konsiderueshme e marijuan\u00ebs n\u00eb qarkullim ka \u00e7uar n\u00eb konsolidimin e krimit t\u00eb organizuar dhe historia bashk\u00ebkohore ka treguar se narko-mafia \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb rrezikshmet n\u00eb bot\u00eb sot.\u00a0 Mjafton t\u00eb shohim n\u00eb Amerik\u00eb Latine, p\u00ebr t\u00eb par\u00eb se si vende m\u00eb t\u00eb zhvilluara se ne, si p\u00ebr shembull Kolumbia apo Meksika, e kan\u00eb pasur dhe vazhdojn\u00eb ta ken\u00eb tmerr\u00ebsisht t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrballen me narko-mafian. Duke garantuar imunitet p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb apo duke b\u00ebr\u00eb goditje selektive, faktikisht krijohet nj\u00eb instrument i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm ndikimi edhe politik p\u00ebr qeveritar\u00ebt.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb t\u00eb masivizimit t\u00eb kanabisit dhe implikimit kaq t\u00eb madh t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb pyetja q\u00eb shtrohet cila \u00ebsht\u00eb zgjidhja? Masat represive policore e ligjore t\u00eb deritanishme n\u00eb Shqip\u00ebri thjesht kan\u00eb d\u00ebshtuar. Prandaj p\u00ebr t\u00eb gjetur nj\u00eb zgjidhje p\u00ebr impaktin negativ dhe kriminalizimin q\u00eb sjell kanabizimi do t\u00eb ishte mir\u00eb t\u00eb analizonim se \u00e7far\u00eb tregon historia p\u00ebr substancat e ndaluara.<\/p>\n<p>Moslejimi i drogave apo substancave specifike \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tradit\u00eb e gjat\u00eb, madje edhe kafeja n\u00eb historin\u00eb e saj shum\u00eb shekullore t\u00eb p\u00ebrdorimit ka hasur situat\u00eb t\u00eb prohibicionizmit. N\u00eb shekullin e 16-t\u00eb n\u00eb Mek\u00eb dhe Egjipt u nxorr jasht\u00eb ligjit me k\u00ebmb\u00ebnguljen e klerik\u00ebve radikal\u00eb t\u00eb cil\u00ebt e akuzonin kafen\u00eb p\u00ebr efektet e saja stimuluese. Klerik\u00ebt konservator\u00eb katolik\u00eb u p\u00ebrpoq\u00ebn ta ndalonin kafen\u00eb edhe n\u00eb Evrop\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin shekull duke e quajtur \u201cpije djall\u00ebzore\u201d, mir\u00ebpo Papa Klementi i 8-t\u00eb thuhet se u dashurua me t\u00eb duke e shenjt\u00ebruar dhe duke e b\u00ebr\u00eb mandej shum\u00eb popullore anemban\u00eb popullores.\u00a0 P\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtat motive stimuluese u ndalua p\u00ebr periudha t\u00eb ndryshme gjat\u00eb shekullit t\u00eb 18-t\u00eb edhe n\u00eb Suedi, Prusi dhe Etiopi.<\/p>\n<p>Argumenti kryesor p\u00ebr moslejimin e drogave si marijuana \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekja prind\u00ebrore e shtetit p\u00ebr t\u00eb mbrojtur qytetar\u00ebt nga d\u00ebmtimi q\u00eb mund t\u2019i shkaktojn\u00eb vetes prej p\u00ebrdorimit. Kjo \u00ebsht\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr p\u00ebrkujdesjen e shoq\u00ebris\u00eb. Po ashtu edhe p\u00ebr t\u00eb mbrojtur t\u00eb tjer\u00ebt nga d\u00ebmi q\u00eb mund t\u00eb shkaktojn\u00eb p\u00ebrdoruesit t\u00eb cil\u00ebt prej k\u00ebtyre substancave mund t\u00eb ndryshojn\u00eb sjelljen duke u b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb dhunsh\u00ebm, t\u00eb turbullt, impulsiv\u00eb e t\u00eb paparashikuesh\u00ebm. Po ashtu nj\u00eb tjet\u00ebr argument \u00ebsht\u00eb edhe krijimi i var\u00ebsis\u00eb fizike e psikologjike ndaj substanc\u00ebs, gj\u00eb q\u00eb pretendohet se nuk mund t\u00eb konsiderohet m\u00eb nj\u00eb zgjedhje personale por nj\u00eb s\u00ebmundje.<\/p>\n<p>Rasti m\u00eb i famsh\u00ebm i luft\u00ebs kund\u00ebr nj\u00eb substance t\u00eb paligjshme \u00ebsht\u00eb prohibicionizmi ndaj alkoholit n\u00eb SHBA para nj\u00eb shekulli.\u00a0 Prohibicionizmi ndaj alkoholit p\u00ebrdori pak a shum\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat argumente, var\u00ebsin\u00eb q\u00eb d\u00ebmton jet\u00ebn e p\u00ebrdoruesve dhe t\u00eb atyre q\u00eb i rrethon, sh\u00ebndeti q\u00eb d\u00ebmtohet nga alkoolizimi, aspektet morale q\u00eb kishin t\u00eb b\u00ebnin me sjellje t\u00eb pahijshme prej dehjes, dhuna q\u00eb shfaqeshin si tendenca pas konsumit t\u00eb tep\u00ebr t\u00eb alkoolit, kostoja ekonomike\u00a0 si dhe aksidentet automobilistike apo n\u00eb vendet e pun\u00ebs.<\/p>\n<p>Para se t\u00eb vendosej, ligji i prohibicionizmit ndaj alkoholit pati nj\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme publike, kaloi me mbi dy t\u00eb tretat e t\u00eb dy dhomave t\u00eb Kongresit n\u00eb vitin 1917 dhe mori m\u00eb shum\u00eb se tre t\u00eb kat\u00ebrtat e votave t\u00eb parlamenteve t\u00eb shteteve t\u00eb ndryshme brenda nj\u00eb viti. Mir\u00ebpo p\u00ebrvoja reale gjat\u00eb 13 viteve q\u00eb prohibicionizmi ishte n\u00eb fuqi (1920-1933) tregoi nj\u00eb d\u00ebshtim total dhe amendimi legjislativ q\u00eb hoqi prohibicionizmin, u votua edhe m\u00eb masivisht dhe m\u00eb shpejt se sa ligji q\u00eb e ndaloi. Kjo ndodhi jo sepse populli amerikan u bind se alkooli ishte i pad\u00ebmsh\u00ebm, por se ishte i pandalsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht masave t\u00eb rrepta t\u00eb prohibicionizmit, p\u00ebrdorimi i alkoolit q\u00ebndroi masiv, vazhdoi dhuna , d\u00ebmtimi sh\u00ebndet\u00ebsor, aksidentet e depresioni i shkaktuar prej p\u00ebrdorimit. Nga ana tjet\u00ebr kostoja shtes\u00eb e shtetit ishte e jasht\u00ebzakonshme, sepse u shtuan punonj\u00ebsit e rendit dhe drejt\u00ebsis\u00eb, si dhe burgjet p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur me shitjen dhe konsumin e alkoolit.<\/p>\n<p>Prohibicionizmi n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb pengonte p\u00ebrdorimin e alkoolit, pengonte trajtimin e t\u00eb alkoolizuarve. Ata q\u00eb kishin krijuar var\u00ebsi prej alkoolit e kishin t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb t\u00eb paraqiteshin pran\u00eb institucioneve sh\u00ebndet\u00ebsore p\u00ebr ndihm\u00eb kur kishin frik\u00ebn se prej p\u00ebrdorimit mund t\u00eb futeshin n\u00eb burg. Po ashtu damkosja morale q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebsonin nga ky p\u00ebrdorim i b\u00ebnte q\u00eb t\u00eb hezitonin n\u00eb k\u00ebrkimin e ndihm\u00ebs. P\u00ebrpara prohibicionizmit shteti kishte mund\u00ebsi ta mbikqyrte tregtin\u00eb e alkoolit, t\u00eb vendoste rregulla, kritere e standarde p\u00ebr sa i p\u00ebrket cil\u00ebsis\u00eb, t\u00eb mblidhte taksa, t\u00eb kujdesej se ku mund t\u00eb sh\u00ebrbehej alkohol dhe t\u00eb parandalonte p\u00ebrdorimin nga t\u00eb miturit.<\/p>\n<p>Prohibicionizmi n\u00eb SHBA jo vet\u00ebm q\u00eb shtoi prodhimin dhe konsumin por edhe b\u00ebri t\u00eb mundur krijimin dhe forcimin e krimit t\u00eb organizuar si dhe shkaktoi korrupsion masiv t\u00eb policis\u00eb, gjyq\u00ebsorit dhe t\u00eb klas\u00ebs politike t\u00eb koh\u00ebs. Tregjet e zeza t\u00eb pataksuara sjellin kosto m\u00eb t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr p\u00ebrdoruesit por edhe m\u00eb pak taksa p\u00ebr qeverin\u00eb. N\u00ebse do t\u00eb ishte e ligjshme kostoja do ishte m\u00eb e ul\u00ebt p\u00ebr qytetar\u00ebt dhe rrjetet kriminale nuk do t\u00eb kishin t\u00eb ardhurat e sotshme p\u00ebr t\u00eb korruptuar sistemin e rendit dhe drejt\u00ebsis\u00eb apo politikan\u00ebt n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb garantimit t\u00eb imunitetit ligjor. Kjo do t\u00eb thot\u00eb zvog\u00eblim t\u00eb burimeve t\u00eb krimit t\u00eb organizuar. Nga ana tjet\u00ebr duke fokusuar masivisht energjin\u00eb kund\u00ebr alkoolit (sikurse tek ne kund\u00ebr kanabisit sot) u largua v\u00ebmendja dhe burimet nga t\u00eb tjera shqet\u00ebsime t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb rendit publik dhe ligjit si vrasjet, grabitjet, krimet e dhunshme, kontrabanda etj. t\u00eb cilat p\u00ebsuan nj\u00eb rritje si pasoj\u00eb e neglizhenc\u00ebs.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo p\u00ebrtej argumenteve t\u00eb shumt\u00eb pro apo kund\u00ebr prohibicionizmit, argumenti qendror q\u00eb i shtyu Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs q\u00eb t\u00eb hiqnin dor\u00eb nga ndalimi i alkoolit ishte bindja se ndalimi nuk po funksiononte madje po kishte efekt bumerang t\u00eb kund\u00ebrt. Prohibicioni nxiti nj\u00eb munges\u00eb respekti p\u00ebr ligjin sepse shnd\u00ebrrimi n\u00eb krim i gj\u00ebrave q\u00eb nuk jan\u00eb krim ia humbet sistemit ligjor popullaritetin dhe respektin publik. Faktikisht opinioni publik shqiptar sot sikurse n\u00eb Amerik\u00ebn e prohibicionizmit, e konsideron n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb masive t\u00eb pranueshme qoft\u00eb prodhimin e qoft\u00eb p\u00ebrdorimin e marijuan\u00ebs. Pra e sheh ligjin kriminalizues si t\u00eb pajustifikuar e k\u00ebrc\u00ebnues, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb do t\u00eb duhej q\u00eb qytetari ta konsideronte ligjin si mas\u00eb mbrojt\u00ebse t\u00eb nevojshme.<\/p>\n<p>N\u00eb bot\u00ebn e zhvilluar ka tanim\u00eb nj\u00eb prirje q\u00eb po \u00e7on drejt dekriminalizimit ose legalizimit t\u00eb marijuan\u00ebs. Legalizimi do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb shteti nuk e konsideron t\u00eb paligjsh\u00ebm kultivimin apo p\u00ebrdorimin e marijuan\u00ebs por e trajton nj\u00ebsoj si duhani. Dekriminalizimi vazhdon ta konsideroj\u00eb marijuan\u00eb t\u00eb paligjshme por nuk i d\u00ebnon me burg ata q\u00eb kapen n\u00eb zot\u00ebrim t\u00eb saj, por me gjoba apo forma t\u00eb tjera t\u00eb lehta nd\u00ebshkimi. Dekriminalizimi do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb shteti nuk mund ta kontrolloj\u00eb dhe rregulloj\u00eb prodhimin, shp\u00ebrndarjen apo shitjen e marijuan\u00ebs.<\/p>\n<p>Tendenca e legalizimit apo dekriminalizimit mb\u00ebshtetet n\u00eb studime t\u00eb ndryshme tregojn\u00eb se nxjerrja e marijuan\u00ebs jasht\u00eb ligjit, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb efikase n\u00eb ndalimin e p\u00ebrdorimit por stimulon krijimin e rrjeteve t\u00eb paligjshme kriminale q\u00eb prodhojn\u00eb e furnizojn\u00eb e p\u00ebrdoruesit. Marijuana nga shum\u00eb studime nuk konsiderohet se \u00ebsht\u00eb m\u00eb e rrezikshme apo e d\u00ebmshme se sa duhani dhe alkoholi q\u00eb jan\u00eb t\u00eb ligjshme. P\u00ebr sa i p\u00ebrket d\u00ebmeve sh\u00ebndet\u00ebsore nj\u00eb prej tyre \u00ebsht\u00eb ajo e mushk\u00ebrive, por n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt nuk dallon shum\u00eb nga duhani.<\/p>\n<p>Po ashtu burgosja e p\u00ebrdoruesve mendohet se nuk b\u00ebn gj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7se i shtyn shum\u00eb qytetar\u00eb q\u00eb p\u00ebr hir t\u00eb nj\u00eb vesi apo joshje nga efektet e marijuan\u00ebs, t\u00eb futen n\u00eb rrug\u00ebn e krimit pasi n\u00eb burg mund t\u00eb lidhen me element\u00eb t\u00eb sektor\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb krimit. Pasi jan\u00eb njollosur nj\u00ebher\u00eb, nuk kan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn barrier\u00eb morale q\u00eb t\u00eb merren me aktivitete t\u00eb paligjshme n\u00eb pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb jet\u00ebs.<\/p>\n<p>Ka studime q\u00eb tregojn\u00eb edhe p\u00ebr dobi p\u00ebr pacient\u00eb me shqet\u00ebsime t\u00eb ndryshme sh\u00ebndet\u00ebsore. Po ashtu kjo bim\u00eb ka edhe p\u00ebrdorime t\u00eb tjera an\u00ebsore p\u00ebr prodhimin e letr\u00ebs, veshjeve etj. Nj\u00eb tjet\u00ebr argument q\u00eb p\u00ebrdoret shpesh kund\u00ebr marijuan\u00ebs \u00ebsht\u00eb se kjo drog\u00eb e leht\u00eb t\u00eb \u00e7on detyrimisht tek p\u00ebrdorimi i drogave m\u00eb t\u00eb forta, mir\u00ebpo statistikat e vendeve t\u00eb ndryshme nuk e konfirmojn\u00eb k\u00ebt\u00eb teori.<\/p>\n<p>Ata q\u00eb jan\u00eb pro k\u00ebsaj prirje mendojn\u00eb se parat\u00eb q\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr t\u00eb ndaluar marijuan\u00ebn mund t\u00eb p\u00ebrdoret m\u00eb mir\u00eb n\u00eb aspektin edukativ si dhe n\u00eb qendra rehabilituese p\u00ebr ata q\u00eb kan\u00eb var\u00ebsi. Mb\u00ebshtet\u00ebsit e dekriminalizimit apo legalizimit besojn\u00eb se \u00ebsht\u00eb aspekt thelb\u00ebsor i epok\u00ebs s\u00eb liris\u00eb ku jetojm\u00eb q\u00eb individ\u00ebt t\u00eb b\u00ebjn\u00eb \u00e7far\u00eb t\u00eb duan me trupin e tyre, qoft\u00eb t\u00eb vizatojn\u00eb tatuazhe, qoft\u00eb t\u00eb han\u00eb pa fund e t\u00eb b\u00ebhen obez\u00eb, e qoft\u00eb q\u00eb t\u00eb shoq\u00ebrohen nga tymi i marijuan\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb Shtetet e Bashkuara ka 13 shtete q\u00eb e kan\u00eb dekriminalizuar mbajtjen e marijuan\u00ebs dhe 8 q\u00eb e kan\u00eb legalizuar, pra 21 shtete q\u00eb jan\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebsaj tendence. Uruguaji u b\u00eb vendi i par\u00eb n\u00eb bot\u00eb q\u00eb legalizoi plot\u00ebsisht marijuan\u00ebn dhe modelin e tij e ndoq\u00ebn vende si Afrika e Jugut, Hollanda etj. Nd\u00ebrkoh\u00eb shumica e vendeve t\u00eb Amerik\u00ebs Latine e kan\u00eb dekriminalizuar mbajtjen dhe p\u00ebrdorimin e marijuan\u00ebs. Dekriminalizimi prek gjithashtu shum\u00eb vende t\u00eb Evrop\u00ebs si Italia, Spanja, Portugalia, Republika \u00c7eke, Prandaj hapja e nj\u00eb debati shqiptar p\u00ebr dekriminalizmin apo legalizimin e marijuan\u00ebs nuk duhet par\u00eb si nj\u00eb tragjedi apo tabu.<\/p>\n<p>P\u00ebrtej argumenteve etike, filozofike apo praktike q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr t\u00eb dekriminalizuar apo legalizuar marijuan\u00ebn n\u00eb vendet e zhvilluara, n\u00eb rastin shqiptar shtohet edhe nj\u00eb faktor dhe \u00ebsht\u00eb implikimi masiv i shoq\u00ebris\u00eb. Sot \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb p\u00ebr t\u00eb imagjinuar se sa i lart\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb numri i qytetar\u00ebve tan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb procesin e kultivimit dhe tregtimit t\u00eb marijuan\u00ebs. Vet\u00ebm duke par\u00eb dhjet\u00ebra tonelatat e kapura nga policia jon\u00eb dhe e vendeve fqinje mund t\u00eb hamend\u00ebsohet se n\u00eb k\u00ebt\u00eb afer\u00eb jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb dhjet\u00ebra mij\u00ebra qytetar\u00eb. Pra b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr mij\u00ebra e mij\u00ebra qytetar\u00eb q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb mbjellje, pleh\u00ebrim, prashitje, ujitje, vjelje, tharje e paketim. Po ashtu nj\u00eb num\u00ebr i konsideruesh\u00ebm qytetar\u00ebsh t\u00eb tjer\u00eb duhet t\u00eb ken\u00eb qen\u00eb t\u00eb implikuar n\u00eb ruajtjen dhe transportimin e saj.<\/p>\n<p>Pra niveli i implikimit \u00ebsht\u00eb tejet masiv dhe po qe se shteti yn\u00eb do t\u00eb ishte efikas q\u00eb t\u2019i vinte para p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb ligjore t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb apo tjetr\u00ebn jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb prodhimin e tregtimin e marijuan\u00ebs, at\u00ebher\u00eb do na duhej q\u00eb t\u00eb shum\u00ebfishonim burgjet tona p\u00ebr t\u00eb pasur mund\u00ebsi q\u00eb t\u2019i d\u00ebnonim t\u00eb gjith\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta qytetar\u00eb q\u00eb jan\u00eb implikuar n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb apo tjetr\u00ebn me kanabisin jan\u00eb t\u00eb shantazhuesh\u00ebm si pasoj\u00eb e k\u00ebtij implikimi. Mbase shqiptar\u00ebt nuk jan\u00eb gati p\u00ebr legalizimin e marijuan\u00ebs, mir\u00ebpo dekriminalizimi mund t\u00eb ishte nj\u00eb hap i duhur p\u00ebr t\u00eb dekriminalizuar shoq\u00ebrin\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb leksion i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm nga prohibicionizmi amerikan q\u00eb do duhej t\u00eb nxiste nj\u00eb debat shqiptar m\u00ebndjehapur dhe objektiv\u00a0 jo vet\u00ebm p\u00ebr problemin e kanabisit sot, por edhe p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e prostitucionit nes\u00ebr.<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<div class=\"share\">\n<p>&nbsp;<\/p>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Protesta e opozit\u00ebs ka hyr\u00eb n\u00eb muajin e tret\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb dhe bojkoti eventual i zgjedhjeve parlamentare q\u00eb po afrohen po motivohet me rrezikun q\u00eb sjell p\u00ebr procesin zgjedhor rritja e krimit t\u00eb organizuar si pasoj\u00eb e masivizimit t\u00eb kultivimit dhe trafikimit t\u00eb kanabisit. N\u00eb shkurt t\u00eb k\u00ebtij viti, ambasadori i OSBE n\u00eb Tiran\u00eb, Borchardt, [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":373,"featured_media":10584,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[1937,1936,987],"ppma_author":[367],"class_list":["post-4055","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized","tag-kanabisi","tag-prohibicionizmi","tag-shqiperia"],"authors":[{"term_id":367,"user_id":373,"is_guest":0,"slug":"adri-nurellari","display_name":"Adri Nurellari","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/adri.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/adri.jpg"},"user_url":"","last_name":"Nurellari","first_name":"Adri","description":"Adri Nurellari \u00ebsht\u00eb studiues, k\u00ebshilltar dhe kolumnist i angazhuar kryesisht n\u00eb fush\u00ebn e politik\u00ebs dhe medias. Ai ka vijuar studimet universitare n\u00eb Universitetin e Tiran\u00ebs dhe ato pasuniversitare n\u00eb Cambridge, London School of Economics dhe University College London. Adri \u00ebsht\u00eb ish-k\u00ebshilltar i kryeministrit Sali Berisha dhe ish-sekretar i PDIU-s\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ka punuar si pedagog n\u00eb Universitetin e Tiran\u00ebs dhe at\u00eb t\u00eb Evrop\u00ebs Juglindore n\u00eb Tetov\u00eb. Ka qen\u00eb i angazhuar si analist dhe konsulent nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb prej vitit 2013 punon si k\u00ebshilltar i Hashim Tha\u00e7it."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4055","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/373"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4055"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4055\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10585,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4055\/revisions\/10585"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/10584"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4055"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4055"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4055"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=4055"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}