{"id":4063,"date":"2017-06-02T14:50:27","date_gmt":"2017-06-02T12:50:27","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=4063"},"modified":"2025-01-10T14:53:23","modified_gmt":"2025-01-10T12:53:23","slug":"planifikimi-hapesinor-dhe-arkitektura-ne-programin-e-ardhshem-qeverises","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/planifikimi-hapesinor-dhe-arkitektura-ne-programin-e-ardhshem-qeverises\/","title":{"rendered":"Planifikimi hap\u00ebsinor dhe arkitektura n\u00eb programin e ardhsh\u00ebm qeveris\u00ebs"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\"><\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"img-wrapper\"><\/div>\n<div class=\"news-left\">\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb (para)fushate zgjedhore p\u00ebr zgjedhjet e parakohshme nacionale, ashtu sikur edhe n\u00eb t\u00eb gjitha zgjedhjet e deritanishme nacionale, d\u00ebshmohet qart\u00eb se asnj\u00ebri nga protagonist\u00ebt e zhvillimeve politike n\u00eb vend, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb ofert\u00ebs apo programit qeveris\u00ebs p\u00ebr 4 vitet e ardhshme, nuk kan\u00eb prezantuar asnj\u00eb vizion, asnj\u00eb program, dhe rrjedhimisht nuk kan\u00eb treguar as interesimin m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl p\u00ebr Planifikimin Hap\u00ebsinor dhe p\u00ebr Arkitektur\u00ebn. \u00ebsht\u00eb d\u00ebshp\u00ebruese q\u00eb edhe 18 vjet pas p\u00ebrfundimit t\u00eb luft\u00ebs \u00eblirimtare dhe 9 vjet pas shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb, asnj\u00eb parti politike n\u00eb Kosov\u00eb, nuk ka arritur t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb dhe t\u00eb prezantoj\u00eb para qytetar\u00ebve nj\u00eb program serioz qeveris\u00ebs n\u00eb fush\u00ebn e Planifikimit Hap\u00ebsinor dhe at\u00eb t\u00eb Arkitektur\u00ebs.<\/p>\n<p>Kjo qasje skandaloze e injorimit dhe vendosjes n\u00eb margjina t\u00ebr\u00ebsisht periferike t\u00eb Planifikimit Hap\u00ebsinor dhe Arkitektur\u00ebs \u00ebsht\u00eb shprehur n\u00eb vazhdim\u00ebsi. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00ebant\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb shp\u00ebrfaqur me qasjen q\u00eb partner\u00ebt e koalicioneve qeveris\u00ebse kan\u00eb pasur ndaj Ministris\u00eb s\u00eb Mjedisit dhe Planifikimit Hap\u00ebsinor. N\u00eb 90 p\u00ebr qind t\u00eb rasteve kjo ministri i \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb udh\u00ebheqje partive periferike politike dhe rrjedhimisht njer\u00ebzve jokompetent\u00eb dhe pa vullnet dhe dije p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar themele t\u00eb q\u00ebndrueshme dhe p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb reforma n\u00eb fush\u00ebn e \u00ebPlanifikimin Hap\u00ebsinor dhe at\u00eb t\u00eb Arkitektur\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Duke \u00ebsynuar rivendosjen e v\u00ebmendjes s\u00eb publikut dhe t\u00eb vendimmarr\u00ebsve p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb ken\u00eb Planifikimi Hap\u00ebsinor dhe Arkitektura n\u00eb Programin e ardhsh\u00ebm qeveris\u00ebs, e vler\u00ebsoj t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb t\u00eb risjell nj\u00eb p\u00ebrmbledhje t\u00eb adresimeve t\u00eb mia publike, q\u00eb kam b\u00ebr\u00eb q\u00eb n\u00eb korrik dhe n\u00eb gusht t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, e q\u00eb mbeten aktuale edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb (para)fushate zgjedhore.<\/p>\n<p><strong>Reformat substanciale q\u00eb duhet nd\u00ebrmarr\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Duke pasur parasysh se as n\u00eb programin e qeveris\u00eb n\u00eb detyr\u00eb, e as t\u00eb qeverive t\u00eb kaluara, Planifikimi Hap\u00ebsinor dhe Arkitektura nuk jan\u00eb trajtuar fare si pjes\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse e prioriteteve t\u00eb qeveris\u00eb, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Programit Qeveris\u00ebs p\u00ebr mandatin e ardhsh\u00ebm, partit\u00eb politike kosovare n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb ofert\u00ebs s\u00eb tyre qeveris\u00ebse do t\u00eb duhej t\u00eb p\u00ebrfshinin s\u00eb paku tri reforma substanciale:<\/p>\n<p>1. Plot\u00ebsim-ndryshimin e dokumentit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb strategjik zhvillimor komb\u00ebtar \u00eb Strategjis\u00eb Komb\u00ebtare p\u00ebr Zhvillim 2016-2021 dhe p\u00ebrfshirjen meritore t\u00eb Planifikimit Hap\u00ebsinor dhe Arkitektur\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb dokument;<\/p>\n<p>2. Hartimin dhe zbatimin e Strategjis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Arkitektur\u00ebs \u00eb Politik\u00ebs s\u00eb Arkitektur\u00ebs<\/p>\n<p>3. Reform\u00ebn n\u00eb legjislacion, licencimin e arkitekt\u00ebve, planer\u00ebve hap\u00ebsinor dhe inxhinier\u00ebve, \u00ebhartimi dhe zbatimi i Kodit t\u00eb Nd\u00ebrtimit.<\/p>\n<p>Duke nd\u00ebrmarr\u00eb k\u00ebto\u00ebvendime, Qeveria e ardhshme e Kosov\u00ebs do t\u00eb d\u00ebshmonte vullnetin politik p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb binar\u00eb t\u00eb duhur Planifikimin Hap\u00ebsinor dhe Arkitektur\u00ebn, n\u00eb funksion t\u00eb zhvillimit t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm ekonomik, kohezionit social dhe kulturor t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Planifikimi Hap\u00ebsinor dhe Arkitektura, si pjes\u00eb e Strategjis\u00eb Komb\u00ebtare p\u00ebr Zhvillim<\/strong><\/p>\n<p>Duke pasur parasysh se n\u00eb dokumentin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb strategjik t\u00eb nivelit komb\u00ebtar, t\u00eb parapar\u00eb me legjislacionin e Kosov\u00ebs, si\u00eb \u00ebsht\u00eb Strategjia Komb\u00ebtare p\u00ebr Zhvillim 2016-2021, n\u00eb asnj\u00eb nga prioritetet strategjike nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb Planifikimi Hap\u00ebsinor, vler\u00ebsoj se \u00ebsht\u00eb momenti i fundit q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb strategji zhvillimore t\u00eb aplikohet praktika e suksesshme nd\u00ebrkomb\u00ebtare e promovimit dhe afirmimit nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb vlerave kulturore, ekonomike, sociale, edukative, p\u00ebrmes arkitektur\u00ebs s\u00eb objekteve dhe investimeve publike, investime k\u00ebto q\u00eb nuk mungojn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb dokument strategjik. P\u00ebrmes k\u00ebtij dokumenti, Arkitektura duhet t\u00eb promovohet si mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr vizitor\u00eb, dhe investitor\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, si dhe p\u00ebr turiz\u00ebm. Vlerat arkitektonike t\u00eb shprehura p\u00ebrmes politikave t\u00eb arkitektur\u00ebs duhet t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e Strategjis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Zhvillimit t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Shembuj t\u00eb mir\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshirjes s\u00eb Planifikimit Hap\u00ebsinor dhe Arkitektur\u00ebs n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb strategjive komb\u00ebtare zhvillimore dhe politikave qeveris\u00ebse mund t\u00eb merren n\u00eb Holand\u00eb, n\u00eb Danimark\u00eb, n\u00eb Norvegji dhe n\u00eb vende tjera t\u00eb Bashkimit Evropian.<\/p>\n<p>Mbi t\u00eb gjitha k\u00ebtu ia vlen t\u00eb ripotencohet edhe vet\u00eb p\u00ebrkushtimi i Bashkimit Evropian p\u00ebr t\u00eb njohur dhe avancuar edhe m\u00eb tej rolin e Arkitektur\u00ebs n\u00eb funksion t\u00eb zhvillimit, p\u00ebrmes hartimit t\u00eb dokumentit t\u00eb Konkluzioneve lidhur me arkitektur\u00ebn: kontributi i kultur\u00ebs n\u00eb zhvillimin e q\u00ebndruesh\u00ebm (2008\/C 319\/05). N\u00eb k\u00ebt\u00eb dokument, duke promovuar nj\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb ve\u00ebant\u00eb p\u00ebr kualitetin arkitektonik, duke inkurajuar krijime t\u00eb kualitetit t\u00eb lart\u00eb arkitektonik, si nj\u00eb stimulues ekonomik dhe nj\u00eb atraksion turistik p\u00ebr qytetet, K\u00ebshilli i BE-s\u00eb fton shtetet an\u00ebtare t\u00eb mund\u00ebsojn\u00eb q\u00eb arkitektura dhe karakteristikat e saj specifike, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00ebant\u00eb aspekti i saj kulturor, t\u00eb p\u00ebrfshihen dhe t\u00eb luaj\u00eb nj\u00eb rol t\u00eb integruar dhe inovativ n\u00eb t\u00eb gjitha politikat relevante, posa\u00eb\u00ebrisht n\u00eb politikat e hulumtimeve, ato t\u00eb kohezionit ekonomik dhe social, n\u00eb zhvillimin e q\u00ebndruesh\u00ebm dhe n\u00eb politikat e edukimit.<\/p>\n<p><strong>Nj\u00eb Strategji Komb\u00ebtare p\u00ebr Arkitektur\u00ebn<\/strong><\/p>\n<p>Nisur nga analiza e gjendjes reale t\u00eb arkitektur\u00ebs publike, nga legjislacioni aktual i planifikimit strategjik dhe nga mungesa e arkitektur\u00ebs si prioritet n\u00eb programet e deritanishme qeveris\u00ebse, shtrohet domosdoshm\u00ebria e hartimit t\u00eb nj\u00eb strategjie zhvillimore nd\u00ebrsektoriale p\u00ebr Arkitektur\u00ebn n\u00eb Kosov\u00eb, \u00eb Politik\u00ebs s\u00eb Arkitektur\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, \u00eb strategji kjo q\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb e bazuar n\u00eb dokumentin e Strategjis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Zhvillimit t\u00eb Kosov\u00ebs, \u00ebq\u00eb do t\u00eb ishte d\u00ebshmi e shprehjes s\u00eb vullnetit politik institucional.<\/p>\n<p>Sipas praktik\u00ebs kroate t\u00eb Politik\u00ebs t\u00eb Arkitektur\u00ebs 2013-2020, p\u00ebrmes politikave arkitektonike \u00ebsht\u00eb definuar udh\u00ebrr\u00ebfyesi strategjik p\u00ebr arritjen dhe zbatimin e t\u00eb drejtave themelore t\u00eb njeriut lidhur me zhvillimin e jet\u00ebs kualitative, bazuar n\u00eb parimet n\u00eb vazhdim: mjedisi kualitativ i nd\u00ebrtuar \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb bazike p\u00ebr \u00ebdo individ; mjedisi kualitativ i nd\u00ebrtuar \u00ebsht\u00eb nj\u00eb interes i p\u00ebrbashk\u00ebt; dhe Shteti ka p\u00ebr obligim t\u00eb realizoj\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr zhvillimin e jet\u00ebs n\u00eb nj\u00eb mjedis kualitativ t\u00eb nd\u00ebrtuar. P\u00ebrderisa, Agjenda e veprimeve p\u00ebr Arkitektur\u00ebn dhe Dizajnin Hap\u00ebsinor e Holand\u00ebs 2013-2016 p\u00ebrcakton dy q\u00ebllimet kryesore p\u00ebr zhvillimin e politik\u00ebs arkitektonike: 1) Ndihm\u00ebn p\u00ebrmes s\u00eb cil\u00ebs arkitektura dhe Planifikimi Hap\u00ebsinor kontribuojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyer dhe efektive n\u00eb zhvillimet hap\u00ebsinore dhe kulturore, duke forcuar pozicionin ekonomik nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb vendit, duke fuqizuar kualitetet lokale dhe regjionale t\u00eb vendit; dhe 2) Nismat dhe instrumentet q\u00eb qeveria nacionale d\u00ebshiron t\u00ebi shfryt\u00ebzoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb fuqizuar pozit\u00ebn e sektorit t\u00eb arkitektur\u00ebs dhe dizajnit hap\u00ebsinor, duke mund\u00ebsuar q\u00eb k\u00ebta sektor\u00eb t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb ekonomikisht vital\u00eb, t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm nga aspekti shoq\u00ebror dhe inovativ nga aspekti kulturor;<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, sipas modelit norvegjez, Politika Qeveritare e Arkitektur\u00ebs arkitektura p\u00ebrb\u00ebn gjith\u00eb rrethin\u00ebn (mjedisin) e krijuar nga njer\u00ebzimi. P\u00ebrfshin objektet dhe infrastruktur\u00ebn, hap\u00ebsirat e jashtme dhe peizazhin. Kjo n\u00ebnkupton q\u00eb nj\u00eb num\u00ebr substancial i sektor\u00ebve t\u00eb autoriteteve publike do t\u00eb jen\u00eb lojtar\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb \u00eb\u00ebshtjen e promovimit t\u00eb arkitektur\u00ebs s\u00eb mir\u00eb. Nd\u00ebrsa, parimi kryesor i Politik\u00ebs Arkitekturale t\u00eb Danimark\u00ebs \u00ebsht\u00eb \u00ebArkitektur\u00eb p\u00ebr Njer\u00ebzit\u00eb, p\u00ebrderisa shtyllat kryesore n\u00eb t\u00eb cilat bazohet kjo strategji nacionale e arkitektur\u00ebs jan\u00eb: 1. Arkitektura takon njer\u00ebzit (f\u00ebmij\u00ebt, t\u00eb rinjt\u00eb dhe t\u00eb rriturit); 2. Arkitektura dhe Demokracia (komunat dhe pjes\u00ebmarrja e qytetar\u00ebve); 3. Arkitektura dhe Q\u00ebndrueshm\u00ebria (n\u00eb aspektin mjedisor, social dhe kulturor); dhe 4. Kontributi i Arkitektur\u00ebs (Kualiteti, inovacioni dhe potenciali nd\u00ebrkomb\u00ebtar).<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb praktik\u00ebn e suksesshme t\u00eb hartimit t\u00eb politikave arkitekturore t\u00eb vendeve t\u00eb Bashkimit Evropian, si\u00eb u potencua m\u00eb lart, Qeveria e Kosov\u00ebs me hartimin e Strategjis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Arkitektur\u00ebs realisht do t\u00eb p\u00ebrmbushte kriteret dhe standardet e BE-s\u00eb lidhur me Arkitektur\u00ebn. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, fushat e fokusimit t\u00eb Strategjis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Arkitektur\u00ebs, \u00eb Politik\u00ebs s\u00eb Arkitektur\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs do t\u00eb mund t\u00eb ishin:<\/p>\n<p>1) Arkitektura duhet t\u00eb jet\u00eb\/shquhet me zgjidhje miq\u00ebsore ekologjike dhe energjetike;<\/p>\n<p>2) Qytetet dhe qendrat e popullsis\u00eb duhet t\u00eb zhvillohen p\u00ebrmes arkitektur\u00ebs s\u00eb kualitetit t\u00eb lart\u00eb;<\/p>\n<p>3) Qeveria duhet t\u00eb mbroj\u00eb mjedisin kulturor dhe trash\u00ebgimin\u00eb arkitektonike;<\/p>\n<p>4) Arkitektura duhet t\u00eb promovohet p\u00ebrmes p\u00ebrhapjes s\u00eb dijes dhe kompetenc\u00ebs; \u00eb<\/p>\n<p>5) Qeveria duhet t\u00eb jet\u00eb model udh\u00ebheq\u00ebs (role model);<\/p>\n<p>6) Arkitektura kosovare duhet t\u00eb promovohet nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht;<\/p>\n<p>N\u00eb disa praktika tjera rajonale, t\u00eb cilat mund t\u00eb aplikohen edhe n\u00eb Kosov\u00eb, politikat e arkitektur\u00ebs jan\u00eb t\u00eb orientuara n\u00eb k\u00ebto objektiva themelore: 1. Kultur\u00ebn e nd\u00ebrtimit, si parakusht p\u00ebr kualitetin e hap\u00ebsir\u00ebs s\u00eb nd\u00ebrtuar; 2. Kualitetin e mjedisit t\u00eb nd\u00ebrtuar, si baz\u00eb p\u00ebr jet\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr secilin individ; dhe 3. Arkitektura e kualitetit t\u00eb lart\u00eb, si nj\u00eb nxitje p\u00ebr zhvillimin dhe progresin komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Me q\u00ebllim t\u00eb arritjes s\u00eb k\u00ebtyre 3 objektivave, ky model i politik\u00ebs s\u00eb arkitektur\u00ebs identifikon 10 fusha t\u00eb pandara dhe t\u00eb nd\u00ebrlidhura tematike: 1. Vet\u00ebdij\u00ebsimin (nd\u00ebrgjegj\u00ebsimin) shoq\u00ebror; 2. Zhvillimin publik; 3. Trash\u00ebgimin\u00eb arkitektonike; 4. Zhvillimin dhe planifikimin hap\u00ebsinor; 5. Nd\u00ebrtimin dhe dizajnimin (projektimin) e hap\u00ebsir\u00ebs; 6. Banimin; 7. Konkurset e arkitektur\u00ebs dhe dizajnit urban p\u00ebr zgjidhje t\u00eb kualitetit m\u00eb t\u00eb mir\u00eb; 8. Edukimin (arsimimi); 9. Hap\u00ebsir\u00ebn dhe Arkitektur\u00ebn, si gjenerator\u00eb t\u00eb zhvillimit ekonomik; dhe 10. Korniz\u00ebn ligjore.<\/p>\n<p><strong>Reforma n\u00eb legjislacion dhe nd\u00ebrtimi i standardeve profesionale<\/strong><\/p>\n<p>Duke marr\u00eb p\u00ebr baz\u00eb se n\u00eb Ligjin e Nd\u00ebrtimit, n\u00eb Ligjin e Planifikimit Hap\u00ebsinor, si dhe n\u00eb legjislacionin dyt\u00ebsor, roli i arkitektur\u00ebs dhe i kualitetit arkitektonik \u00ebsht\u00eb i n\u00ebnvler\u00ebsuar, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Programit t\u00eb ardhsh\u00ebm qeveris\u00ebs, n\u00eb harmoni me prioritetet q\u00eb do t\u00eb dilnin nga 2 strategjit\u00eb e elaboruara m\u00eb lart, \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb p\u00ebrfshihet nd\u00ebrmarrja e reformave n\u00eb legjislacion.<\/p>\n<p>Duke risjell\u00eb shembullin e nenit 6 t\u00eb Ligjit t\u00eb Nd\u00ebrtimit, ku p\u00ebrcaktohet p\u00ebrpilimi i Kodit unik t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, ku n\u00eb pik\u00ebn 2 t\u00eb k\u00ebtij neni tek q\u00ebllimet e kodit, p\u00ebrfshihet sanitaria, p\u00ebrderisa askund nuk \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb kualiteti arkitektonik, si nj\u00eb nga kriteret kryesore t\u00eb projektimit, mendoj se \u00ebsht\u00eb e tep\u00ebrt t\u00eb shkruhet m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr rolin q\u00eb ia siguron ky ligj Arkitektur\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb krahasim me legjislacionin kosovar t\u00eb nd\u00ebrtimit dhe planifikimit hap\u00ebsinor, n\u00eb legjislacionin e Norvegjis\u00eb, p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00eb Aktin ligjor t\u00eb Planifikimit dhe t\u00eb Nd\u00ebrtimit jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktuara udh\u00ebzimet p\u00ebr kualitetin arkitektonik, duke shfryt\u00ebzuar k\u00ebt\u00eb terminologji: dizajni estetik i rrethin\u00ebs, kualitetet vizuale, dizajni i mir\u00eb arkitektonik dhe praktika e mir\u00eb nd\u00ebrtimit.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, p\u00ebrve\u00eb reformave q\u00eb duhet nd\u00ebrmarr\u00eb n\u00eb legjislacionin kosovar t\u00eb k\u00ebtyre fushave, po ashtu duhet hartuar dhe zbatuar edhe Standardet e projektimit arkitektonik t\u00eb objekteve publike, si dhe Manuali-Rregullorja e tarifave p\u00ebr sh\u00ebrbime t\u00eb planifikimit hap\u00ebsinor, arkitektur\u00ebs, projektimit, revidimit dhe mbik\u00ebqyrjes, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb krijohen mund\u00ebsit\u00eb reale p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb arkitektur\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo rrjedhimisht do t\u00eb duhej t\u00eb ndikonte n\u00eb vet\u00ebdij\u00ebsimin e vendimmarr\u00ebsve p\u00ebr rritjen e buxhetit t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Planifikimit Hap\u00ebsinor dhe t\u00eb komunave t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb zbatuar legjislacionin n\u00eb fush\u00ebn e Planifikimit Hap\u00ebsinor dhe Arkitektur\u00ebs. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00ebant\u00eb, rritja e buxhetit n\u00eb fush\u00ebn e Planifikimit Hap\u00ebsinor do t\u00eb ndikonte n\u00eb hartimin me sukses t\u00eb Hartave Zonale t\u00eb Komunave t\u00eb Kosov\u00ebs, proces q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrmbyllej me hartimin me sukses t\u00eb Hart\u00ebs Zonale t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Profesioni i arkitektit, i planifikuesit hap\u00ebsinor, i inxhinier\u00ebve duhet t\u00eb trajtohet me dinjitet, konform standardeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, e jo si\u00eb \u00ebsht\u00eb trajtuar deri m\u00eb tani n\u00eb Kosov\u00eb \u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb diletante. N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, p\u00ebrshpejtimi i themelimit t\u00eb Od\u00ebs s\u00eb Arkitekt\u00ebve, Od\u00ebs s\u00eb Planifikuesve Hap\u00ebsinor\u00eb dhe Od\u00ebs s\u00eb Inxhinier\u00ebve, bazuar n\u00eb parimin e avancimit t\u00eb vazhduesh\u00ebm profesional t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb k\u00ebtyre institucioneve q\u00eb rregullojn\u00eb k\u00ebto profesione, do t\u00eb ishte nj\u00eb baz\u00eb e q\u00ebndrueshme p\u00ebr nd\u00ebrmarrjen e reformave n\u00eb fush\u00ebn e Arkitektur\u00ebs dhe t\u00eb Planifikimit Hap\u00ebsinor dhe n\u00eb nd\u00ebrtimin e nj\u00eb vizioni dhe strategjie zhvillimore p\u00ebr Arkitektur\u00ebn n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebse v\u00ebrtet synojm\u00eb q\u00eb Kosov\u00ebn ta kemi sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb, ashtu si\u00eb edhe \u00ebsht\u00eb motoja e Planit Hap\u00ebsinor t\u00eb Kosov\u00ebs, at\u00ebher\u00eb \u00ebsht\u00eb koha e fundit q\u00eb vendimmarr\u00ebsit politik\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb t\u00eb fillojn\u00eb me njohjen dhe avancimin e rolit t\u00eb Planifikimit Hap\u00ebsinor dhe Arkitektur\u00ebs, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb prioriteteve qeveris\u00ebse t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb ardhshme t\u00eb Kosov\u00ebs. \u00ebsht\u00eb momenti i fundit p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb (para)fushate zgjedhore p\u00ebr zgjedhjet e parakohshme nacionale, ashtu sikur edhe n\u00eb t\u00eb gjitha zgjedhjet e deritanishme nacionale, d\u00ebshmohet qart\u00eb se asnj\u00ebri nga protagonist\u00ebt e zhvillimeve politike n\u00eb vend, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb ofert\u00ebs apo programit qeveris\u00ebs p\u00ebr 4 vitet e ardhshme, nuk kan\u00eb prezantuar asnj\u00eb vizion, asnj\u00eb program, dhe rrjedhimisht nuk kan\u00eb treguar [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":558,"featured_media":11897,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[2280,1842],"ppma_author":[2153],"class_list":["post-4063","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-arkitektura","tag-planifikimi-hapesinor"],"authors":[{"term_id":2153,"user_id":558,"is_guest":0,"slug":"arianit-bytyci","display_name":"Arianit Byty\u00e7i","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/WhatsApp-Image-2024-12-19-at-15.25.48.jpeg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/WhatsApp-Image-2024-12-19-at-15.25.48.jpeg"},"user_url":"","last_name":"Byty\u00e7i","first_name":"Arianit","description":"Arianit \u00ebsht\u00eb arkitekt me 16 vite p\u00ebrvoj\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb 12 vite n\u00eb pozicione drejtuese, dhe ka ndihmuar zyrat arkitektonike dhe urbanistike dhe organizatat publike p\u00ebr t\u00eb arritur q\u00ebllimet e tyre n\u00eb interes t\u00eb qytetar\u00ebve."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4063","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/558"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4063"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4063\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":11898,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4063\/revisions\/11898"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/11897"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4063"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4063"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4063"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=4063"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}