{"id":4071,"date":"2017-06-09T12:30:26","date_gmt":"2017-06-09T10:30:26","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=4071"},"modified":"2024-12-11T12:34:52","modified_gmt":"2024-12-11T10:34:52","slug":"shtizat-retorike-te-bullshitizmit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/shtizat-retorike-te-bullshitizmit\/","title":{"rendered":"Shtizat retorike t\u00eb bullshitizmit"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<p>Filozofi Harry G. Frankfurt e definon bullshitizmin si nji fjalim q\u00eb ka p\u00ebr q\u00ebllim me i bind njer\u00ebzit p\u00ebr nji kandv\u00ebshtrim tue p\u00ebrdor\u00eb si mjet retorik\u00ebn, pa naj konsiderat\u00eb p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. N\u00eb dallim prej rrencit, i cili ka konsiderat\u00eb p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn prandaj mundohet me e mshef, bullshituesit nuk ia nin\u00eb se ajo \u00e7ka po thot\u00eb a asht e v\u00ebrtet\u00eb a jo. Q\u00ebllimi i tij i vet\u00ebm asht me t\u00eb bind me i besue, tue ta manipulu perceptimin e n\u00eb proces tu kriju edhe t\u00eb v\u00ebrteta edhe rrena t\u00eb reja. Ai don q\u00eb bindja jote me iu n\u00ebnshtrue egos s\u00eb tij p\u00ebr pushtet. Si mbret q\u00eb e sheh ai veten, don q\u00eb ti mos me e pa q\u00eb mbreti asht cullak.<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p>Shpesh her\u00eb shoh ide q\u00eb dhezin, marrin turr e harrohen tani pas nji kohe t\u00eb shkurt\u00eb sepse, flaka e tyne asht nji shk\u00ebndij\u00eb kreativiteti q\u00eb shymet kur t\u00eb fiket ekrani p\u00ebr ku asht kriju. Arsyeja p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mendoj q\u00eb asht te sinqeriteti. E kreativiteti pa sinqeritet asht nji bullshit i madh.<\/p>\n<p>Me qen\u00eb i sinqert\u00eb n\u00ebnkupton ma s\u00eb pari me dasht\u00eb me dijt\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. Jo dosmosdoshm\u00ebrisht me e dijt\u00eb, por me dasht\u00eb me e dijt\u00eb. Me dasht\u00eb me iu afrue asaj e mos me iu tut\u00eb konfrontimit.<\/p>\n<p>Shum her\u00ebt n\u00eb shkoll\u00eb na imponohet \u201cmosdijen\u201d me e p\u00ebrjetu si turp e jo si shans\u00eb me dasht\u00eb me dijt\u00eb. Ec e guxo tani pranoje q\u00eb s\u2019je tue dijt\u00eb. P\u00ebr me i ik\u00eb nji torture t\u00eb till\u00eb, je i gatsh\u00ebm me besue \u00e7far\u00ebdo rrene, e bile edhe me m\u00ebsue p\u00ebrmendesh dhe nuk ke guxim me lyp\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, sepse e v\u00ebrteta mundet me qen\u00eb \u00e7liruese por \u00e7lirimi kahnjiher\u00eb vjen edhe i pakandsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Rrjedhimisht rritemi me u ba njer\u00ebz q\u00eb ma p\u00ebrpara pranojm\u00eb mos me e dijt\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, sesa me i shkund themelet e t\u00eb v\u00ebrtetave tona q\u00eb i krijojm\u00eb p\u00ebr rahatin\u00eb e vetes. Kushtimisht n\u00eb rastin ma t\u00eb mir\u00eb, p\u00ebrshkak t\u00eb k\u00ebsaj mungese t\u00eb sinqeritetit, prodhojm\u00eb \u201ckreativitet\u201d inferior plot bullshitizma, dhe nuk kursejm\u00eb energji me e paketu bukur me fjal\u00eb natyrisht, energji q\u00eb na e ushqen bot\u00ebn e rreme q\u00eb e krijojm\u00eb vet, p\u00ebr njani tjetrin. Ve\u00e7 e ve\u00e7 si individ\u00eb krijojm\u00eb nji t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr vete q\u00eb imiton mashtrimin kolektiv q\u00eb e kemi prodhu gjenerat\u00eb mas gjenerate dhe vazhdojm\u00eb me e prodhu. Mashtrimin q\u00eb shoqnia ekziston.<\/p>\n<p>Tutemi me u ballafaqu me di\u00e7ka q\u00eb na shkund bindjet brenda t\u00eb cil\u00ebve nd\u00ebrkoh\u00eb ndihemi rahat. Edhe kur vujm\u00eb. Qofshin k\u00ebto bindje politike, komb\u00ebtare, religjioze ose personale mbi vler\u00ebn e vet\u00ebs si njeri apo si gjini. P\u00ebrshkak q\u00eb refuzojm\u00eb me dijt\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, pa e pa hi\u00e7, bahemi ekspert t\u00eb gjith\u00e7kafit.<\/p>\n<p>N\u00eb munges\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetave q\u00eb nuk dojna me i dijt\u00eb, t\u00eb pav\u00ebrtetat q\u00eb i dijna kur na cenohen jemi t\u00eb gatsh\u00ebm pa fije dyshimi me u gjujt\u00eb n\u00eb zjarr p\u00ebr to. Me zhurm\u00eb natyrisht, q\u00eb me e besu krejt. N\u00eb fund i hajna p\u00ebrdit\u00eb mashtrimet e dikur m\u00ebsohemi aq shum me to sa s\u2019mujna pa nji doz\u00eb t\u00eb p\u00ebrditshme. Kolektivisht. Legjitimitetet e mashtrimeve zakonisht brenda sistemeve kolektive krijohen. Tue fillu prej edukimit n\u00eb shkolla, ku si fabrik\u00eb gatuhemi p\u00ebr goj\u00ebn e nj\u00ebjt\u00eb e deri n\u00eb fejsbuk ku parimet mbrohen me retorik\u00eb dhe korrin llajka q\u00eb numrohen me kujdes.<\/p>\n<p>A ia nisim prej fillimit?<\/p>\n<p>Kjo asht nji fjali q\u00eb njeriu mundet me e ni prej nji f\u00ebmije kur zhvillimi i loj\u00ebs nuk asht tue shkue n\u00eb favor t\u00eb tij. Kur p\u00ebr me i ik\u00eb humbjes propozon \u201cnji fillim t\u00eb ri\u201d. P\u00ebrndryshe kjo asht edhe motoja e re e P\u00ebd\u00ebk\u00ebs\u00eb. Q\u00ebllimi k\u00ebtu natyrisht asht me i ik\u00eb nd\u00ebshkimit prej bamave t\u00eb kalumes, e me u ba kishe kurrgjo s\u2019ka ndodh. Q\u00ebllimi synohet me u mrri me Arbana Xharrat, q\u00eb n\u00eb bot\u00ebkuptimin e P\u00ebd\u00ebk\u00ebs\u00eb i bjen: me \u201cintelektualizue\u201d partin\u00eb. Dhe pik\u00ebrisht k\u00ebtu naiviteti i Arbana Xharr\u00ebs, me hy e me e ndryshu partin\u00eb prej brenda asht bullshiti ma i madh q\u00eb mundet me e ni njeriu. N\u00eb fakt un\u00eb personalisht nuk mendoj q\u00eb asht aq naive Arbana Xharra p\u00ebr me e besue nji di\u00e7ka t\u00eb till\u00eb. An\u00ebtar\u00ebsimi i saj n\u00eb k\u00ebt\u00eb parti asht padyshim kalkulim i menduem mir\u00eb prej saj.<\/p>\n<p>Na jena m\u00ebsu me rrena e me mashtrime. \u00c7ka m\u00eb tut\u00eb edhepse nuk m\u00eb habit ma, e nashta pik\u00ebrisht pse nuk m\u00eb habit ma, asht fakti q\u00eb rrenat nuk na vijn\u00eb ma as t\u00eb zbukurume e na i p\u00ebrtypim tan\u00eb dit\u00ebn. Na vijn\u00eb prej politikan\u00ebve, por edhe prej gazetar\u00ebve e analistave t\u00eb OJQ-ve q\u00eb bajn\u00eb em\u00ebn tue kritiku e tani ulen n\u00eb preh\u00ebn po t\u00eb atyne q\u00eb i kritikun\u00eb. As nuk po du me e dijt\u00eb qysh s\u2018ju vjen marre. Kur e bajn\u00eb mutin, marren s\u2019ma kan\u00eb borxh mue.<\/p>\n<p>Definitivisht bishat e veta \u00e7do popull i rrit\u00eb vet, por si duket disa popuj bishat e tyne m\u00ebsohen me i dasht\u00eb aq shum sa shpirtin me ua hang\u00ebr ato, ata s\u2019jan\u00eb n\u00eb gjendje me i rr\u00ebxue. Sepse, p\u00ebr me i rr\u00ebxue duhet me kalu kah e v\u00ebrteta, duhet me e lyp t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. Duhet mos me e pranu asnji alternativ\u00eb tjet\u00ebr. E e v\u00ebrteta dhem, sidomos nji populli q\u00eb ka rrit\u00eb shum bisha. Nashta kena kriju naj lloj sindromi t\u00eb Stokholmit ku \u201eviktima krijon ndjenja simpatie p\u00ebr pengmarr\u00ebsin\u201c, n\u00eb njifar\u00eb m\u00ebnyre si mekaniz\u00ebm mbrojt\u00ebs p\u00ebr mos me iu n\u00ebnshtrue komplet dhunuesit e me e bind vet\u00ebn q\u00eb \u00e7ka po ndodh me ne asht n\u00eb kontroll\u00eb tonin gjithashtu. Me pranu vuejt\u00ebn p\u00ebr me u ndi njeri n\u00eb kontroll\u00eb t\u00eb fatit.<\/p>\n<p>Q\u00eb Arbana Xharra an\u00ebtar\u00ebsohet n\u00eb P\u00ebd\u00ebk\u00eb asht natyrisht e drejt\u00eb e saj, e kritika dhe reagimi \u00e7far\u00ebdo qoft\u00eb nuk ka t\u00eb drejt\u00eb me ia kontestue t\u00eb drejt\u00ebn. Fundi i fundit t\u00eb drejt\u00ebn me kon\u00eb budall\u00eb e kemi krejt. Kritika ndaj k\u00ebtij an\u00ebtar\u00ebsimi duhet me u fokusu tek fakti q\u00eb Arbana Xharra injoron rand\u00ebsin\u00eb dhe ndikimin e k\u00ebtij veprimi t\u00eb saj p\u00ebr shoqnin\u00eb dhe s\u00eb fundmi edhe p\u00ebr pozit\u00ebn e grues n\u00eb k\u00ebt\u00eb shoqni, tu fillu me veten. Mendja ma merr q\u00eb ajo s\u00eb paku ka mendu p\u00ebr veten dhe p\u00ebr ballafaqimin me kritikat q\u00eb kan\u00eb me iu ba. Mesiguri dikush e ka k\u00ebshillue men\u00e7\u00ebm: \u201cinjoroi mos reago. Asht kaluese. K\u00ebshtu funksionon n\u00eb politik\u00eb. Sa ma pak emocione. Ti p\u00ebrzgjedh momentin kur do me than\u00eb dicka, dhe thuje at\u00eb \u00e7ka do me e than\u00eb edhe at\u00ebher\u00eb bile kur p.sh. pytja q\u00eb t\u00eb bahet i referohet nji teme krejt tjet\u00ebr. Kurr\u00eb mos l\u00ebviz prej asaj \u00e7ka ti vendos\u00eb me than\u00eb.\u201d Ose qeshtu di\u00e7ka. Prandaj ajo heshti, edhe kur \u201cbossi\u201d e lavdoi. Heshti edhe ndaj kritikave t\u00eb opinionit. Qyshdokoft\u00eb, Arbana Xharra e ka dit\u00eb \u00e7ka po ban, dhe kur ka vendos\u00eb me iu bashkangjit\u00eb P\u00ebd\u00ebk\u00ebs\u00eb gjithashtu e ka dit\u00eb edhe \u00e7ka ka than\u00eb n\u00eb t\u00eb kalumen p\u00ebr te, shpesh her\u00eb me shum t\u00eb drejt\u00eb. Prandaj, k\u00ebtu nuk asht fjala p\u00ebr ndryshim t\u00eb bindjeve partiake ideologjike, sepse ajo nuk asht se ka qen\u00eb pjes\u00eb e naj partie tjet\u00ebr dhe se e ka ndrrue partin\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e ka kund\u00ebrshtue. Fjala k\u00ebtu asht te ndryshimi i parimeve ose shkelja e parimeve p\u00ebr t\u00eb cilat Arbana Xharra, dikur zanin e \u00e7ojke shum nalt\u00eb. Fjala asht p\u00ebr hipokrizin\u00eb q\u00eb Arbana Xharra tregon me veprimin e saj, p\u00ebr t\u00eb cilin t\u00eb tjer\u00ebt (tashti partizan\u00eb me te) i ka kritiku rand\u00eb pa i kursye n\u00eb t\u00eb kalumen, dhe pastaj ka edhe guxim me ironizue me arroganc\u00eb n\u00eb status fejsbukian me reagimin e opinioninit rreth an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb saj kur thot\u00eb: \u201c\u00e7ka ka najsen t\u00eb re, se s\u2019kesh knej.\u201d Seriozisht?!<\/p>\n<p>N\u00eb profil fotografia e saj e zbukuron krejt k\u00ebt\u00eb arroganc\u00eb me durt\u00eb e kryq\u00ebzume n\u00eb gjoks. Q\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn e komunikimit nonverbal njihet si \u201cmbrojte dhe\/ose pasiguri n\u00eb bashk\u00ebbisedim ose dhe mosinteresim me fol\u00eb me tjetrin\u201d. P\u00ebr nji njeri q\u00eb komunikimin publik e ka veg\u00ebl pune, kaq shum distanc\u00eb mes vetes e tjetrit thot\u00eb di\u00e7ka, e ma s\u00eb shumti nashta thot\u00eb \u201cju nuk jeni n\u00eb nivelin tem, s\u2019kam \u00e7ka foli me ju.\u201d Nashta asht ve\u00e7 \u00e7ashtje e komoditetit.<\/p>\n<p>Shtrohet pyjta, ku mundet me gjet komoditet \u201cmendor\u201d Arbana Xharra me u rras\u00eb n\u00eb P\u00ebd\u00ebk\u00eb? Sepse, durt\u00eb e kryq\u00ebzume n\u00eb gjoks, t\u00eb cilat po get nuk po ia prejshin n\u00eb P\u00ebd\u00ebk\u00eb, nuk mujn\u00eb me kon\u00eb mjaftuesh\u00ebm. Jemi tue fol\u00eb p\u00ebr \u201cpartin\u00eb e krimit\u201d, bossat e t\u00eb cil\u00ebs Arbana Xharra i ka kritiku (edhe me fakte) p\u00ebr tana t\u00eb zezat e tashti po ata po i pranon me iu ba shefa asaj. Bossat prej t\u00eb cil\u00ebve Arbana Xharr\u00ebs i vike me vjell\u00eb dhe tashti u afrohet aq af\u00ebr saq\u00eb t\u00eb ban me dyshue a ka thon\u00eb najher\u00eb najsen origjinale kjo grue, n\u00eb lidhje me \u00e7kado? Apo ka qen\u00eb edhe kritika e saj si gazetare, tu fillu prej p\u00ebrzgjedhjes s\u00eb temave, ve\u00e7 mashtrim medial?<\/p>\n<p>Dhe s\u00eb fundmi jemi tue fol\u00eb p\u00ebr faktin q\u00eb P\u00ebd\u00ebk\u00ebja po \u201cmundohet\u201d me e reformu vet\u00ebn pa ba ndryshime thelb\u00ebsore hi\u00e7. Bossat e saj mbesin t\u00eb nj\u00ebjtit, rrjet\u00ebzimet e krijume tashti q\u00eb sa vjet ve\u00e7 jan\u00eb forcue mir\u00eb e mir\u00eb. Nd\u00ebrsa gazetaria, nji prej shtyllave ma t\u00eb rand\u00ebsishme n\u00eb nd\u00ebrtimin e nji shteti demokratik humb nji za kritik mu n\u00eb goj\u00eb t\u00eb tyne, publikisht. Por bashk\u00eb me k\u00ebt\u00eb za, n\u00eb nji teren integriteti ashtu k\u00ebshtu t\u00eb l\u00ebkundsh\u00ebm shum, gazetaria si shtyll\u00eb humb nji troh\u00eb kredibilitet shtes\u00eb. Asht \u00e7ashtje etike krejt kjo. Dhe p\u00ebr rolin e grues n\u00eb politik\u00eb, dhe rand\u00ebsin\u00eb q\u00eb ky an\u00ebtar\u00ebsim idiotik ka p\u00ebr grat\u00eb n\u00eb shoqni e n\u00eb politik\u00eb, nuk po du me fol\u00eb k\u00ebsaj radhe hi\u00e7. Por po them kaq: nj\u00ebjt\u00eb sikur dikur Atifete Jahjaga edhe Arbana Xharra ka dal\u00eb prej nji lloj zarfi p\u00ebr me kriju imazh sip\u00ebrfaq\u00ebsor t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimit t\u00eb denj\u00eb t\u00eb grave n\u00eb politik\u00eb. Nuk na duhen mashtrime t\u00eb tilla. E edhe ma hi\u00e7 gra n\u00eb politik\u00eb q\u00eb nuk e paskan kuptue rand\u00ebsin\u00eb e pozit\u00ebs q\u00eb kishin. Kur ato, si gra e ma s\u00eb pari si gra, nuk e kan\u00eb kuptu sa shum na u kan\u00eb dasht\u00eb, si gra e sidomos si gra, aty ku ishin, e ngajn\u00eb shkall\u00ebve t\u00eb karier\u00ebs edhe n\u00eb dam temin, pse me i respektu sot un\u00eb ato si grue? P\u00ebr \u00e7ka, p\u00ebr nji fotografi ku ato m\u00eb tregojn\u00eb mu q\u00eb \u201cdhuna ndodh\u201d? P\u00ebr nji imazh, q\u00eb mundohet me m\u00eb mashtru q\u00eb Veseli asht progesiv dhe demokrat? Jo, faleminderit.<\/p>\n<p>Kur sot Arbana Xharra tregon zero integritet dhe then krejt parimet p\u00ebr t\u00eb cilat ka ligj\u00ebrue q\u00eb q\u00ebndron, kur sot asaj nuk ia nin\u00eb p\u00ebr f\u00ebtyr\u00ebn e saj, qysh me u besu q\u00eb nes\u00ebr ka integritet e dije mos me u mashtrue p\u00ebr najsen tjet\u00ebr a me e mbrojt\u00eb f\u00ebtyr\u00ebn e Kosov\u00ebs si shtet? Me iu bashkue P\u00ebd\u00ebk\u00ebs\u00eb pavar\u00ebsisht q\u00ebllimeve e motivimit e marr\u00ebveshjes me ta, asht humbje e f\u00ebtyr\u00ebs dhe s\u2019duhet me u konsiderue naj interpretim i mes\u00ebm. Pse asht k\u00ebshtu, Arbana Xharra dikur e arguementojke shum fort\u00eb vet, un\u00eb s\u2019muj as me iu afrue. Nji grue si Arbana Xharra n\u00eb politik\u00eb, pse jo? Por n\u00eb preh\u00ebn t\u00eb P\u00ebd\u00ebk\u00ebs? Nuk jena tue fol\u00eb ma p\u00ebr politik\u00eb, por p\u00ebr krim, apo jo?<\/p>\n<p>Parimisht shtrohet pytja a e fitoi P\u00ebd\u00ebkja me Arbana Xharr\u00ebn nji njeri ma t\u00eb hajrit, apo me an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb P\u00ebd\u00ebk\u00eb doli thjesht\u00eb q\u00eb P\u00ebd\u00ebk\u00ebja u shtue p\u00ebr nji ma shum t\u00eb sojit t\u00eb saj? Por definitivisht duhet me u than\u00eb q\u00eb n\u00eb fund t\u00eb fundit Arbana Xharra nuk asht kushedi \u00e7far\u00eb humbje p\u00ebr gazetarin\u00eb kosovare n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb por edhe jo najfar\u00eb shprese p\u00ebr politik\u00ebn e k\u00ebtij vendi, tue e pas\u00eb parasysh pazarin q\u00eb asht gati me e ba sot me f\u00ebtyr\u00ebn e vet. K\u00ebshtu q\u00eb ndoshta thjesht\u00eb n\u00eb rastin ma t\u00eb mir\u00eb, n\u00eb fund humbja mbetet ve\u00e7 e Arbana Xharr\u00ebs. E nj\u00ebjta vlen natyrisht p\u00ebr Halil Matoshin. Pa asnji rezerv\u00eb. Cilado q\u00eb asht p\u00ebrgjigjja, na bash me dasht\u00eb, krejt k\u00ebt\u00eb histori mujna me e konsiderue si nji shans\u00eb tjet\u00ebr me e pa t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. E e v\u00ebrtet\u00eb e pal\u00ebkundshme \u00e7doher\u00eb ka me qen\u00eb, q\u00eb dita kur Kadri Veseli t\u00eb lavdon, asht e zez\u00eb p\u00ebr ty. Dita kur Kadri Veseli shet p\u00ebrralla p\u00ebr barazi gjinore asht dita kur barabart\u00eb nji popull i tan\u00eb llogaritet p\u00ebr gja. E nj\u00ebjta vlen p\u00ebr shtyllat e L\u00ebd\u00ebk\u00ebs\u00eb e \u201ellapsusat\u201c e L\u00ebv\u00ebv\u00ebs\u00eb. Sepse budallakinat e L\u00ebv\u00ebv\u00ebs\u00eb n\u00eb fund gjith\u00eb korrigjohen si \u201ellapsusa\u201c.<\/p>\n<p>E sa i p\u00ebrket reformimit t\u00eb partive, kot mundohen. Kurrgjo nuk reformon ma mir\u00eb se llogaridhanja dhe e v\u00ebrteta. \u201eFillimi i ri\u201d\u00a0 ashtthirrje p\u00ebr shp\u00ebtim prej nd\u00ebshkimit, thirrje t\u00eb cil\u00ebs na duhet me iu p\u00ebrgjegj me JO. Jo nuk po ia nisim prej fillimit. Jo nuk po i bashkohemi fronteve t\u00eb reja, as me trima as me heronj, jo nuk po i ndjekim rrug\u00ebtimet e reja e jo nuk mashtrohemi e brezat e rinj. Sepse, me ia nis\u00eb prej fillimit nuk ekziston. Qysh me ia nis\u00eb prej fillimit bre? Qysh fshihet historia? Qashtu qysh krejt k\u00ebto vite e fshijt\u00ebm luft\u00ebn e u ban\u00ebm kishe kurr\u00eb s\u2019ka ekzistue a? Qashtu qysh i harrum t\u00eb zhdukunit, e qysh i harrum grat\u00eb e p\u00ebrdhunume a? Qashtu me ia nis\u00eb prej fillimit a?\u00a0 Qashtu qysh nuk i zbardh\u00ebm kurr\u00eb vrasjet e shoqi shoqit? Qashtu me ia nis\u00eb prej fillimit a? Nji fillim i till\u00eb mue po m\u00eb kthen n\u00eb koh\u00ebn e Millosheviqit. Me kthen edhe ma her\u00ebt bile, n\u00eb koh\u00ebn kur n\u00eb varreza tona mbijshin kompirat e pushtuesve. Nji fillim i ri m\u00eb kthen mbrapa. E un\u00eb kisha dasht\u00eb me ec\u00eb p\u00ebrpara.<\/p>\n<p>Realiteti asht q\u00eb partit\u00eb tona, sidomos qeto q\u00eb kishe u ringjall\u00ebn me dy tre syreta t\u00eb reja n\u00eb katalog, asnjana nuk e kan\u00eb nd\u00ebrmend me u reformue, dhe k\u00ebt\u00eb ma s\u00eb miri, ironikisht, e d\u00ebshmojn\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimet dhe koalicionet e reja. Kur ke parasysh sa ult\u00eb jan\u00eb n\u00eb gjendje me vu n\u00eb pazar integritetin e tyne njer\u00ebzit dhe me e ba k\u00ebt\u00eb n\u00eb llogari edhe t\u00eb liris\u00eb t\u00eb tyne p\u00ebr nji karrier\u00eb dhe krejt k\u00ebt\u00eb me na e shit\u00eb pa turp si sakfrific\u00eb q\u00eb po e bajn\u00eb p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e vendit, aq ma shum q\u00eb deri dje kan\u00eb knue ndryshe e sot na filozofojn\u00eb p\u00ebrralla partiake thu se kan\u00eb lind n\u00eb preh\u00ebn t\u00eb tyne, s\u2019mundesh me e injorue faktin q\u00eb me ta partit\u00eb n\u00eb fjal\u00eb ve\u00e7 \u00e7ka jan\u00eb ba ma t\u00eb k\u00ebqija se jo se jo me u reformue. Ma t\u00eb k\u00ebqija sepse \u201ce reja\u201d brenda tyne mb\u00ebshtillet rreth brumit t\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb kalbun dhe i jep \u201cshk\u00eblqim\u201d q\u00eb n\u00eb thelb nuk e ka. Ma t\u00eb k\u00ebqija, sepse n\u00eb vend se t\u00eb fundosen n\u00eb llomin e vet pleqnor, tashti s\u00ebpaku truni i tyne i vjet\u00ebr ka me mbijetue fal\u00eb trupave t\u00eb reja.<\/p>\n<p>I falet budallakia budall\u00ebs, por nuk i falet arroganca oportunist\u00ebve. E k\u00ebta kaq jan\u00eb, oportunist\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt po mendojn\u00eb q\u00eb e kan\u00eb nxon\u00eb momentin e duhun. Nashta e kane nxon\u00eb, nashta s\u2019e kan\u00eb nxon\u00eb. Un\u00eb po mendoj q\u00eb nuk e kan\u00eb nxon\u00eb, sepse ajo \u00e7ka doket si nji moment ndryshimi asht ve\u00e7 mashtrimi i radh\u00ebs n\u00eb olimpiad\u00ebn e fasadimit ku krijimi i p\u00ebrshtypjes injoron krimbat q\u00eb po vlojn\u00ebn n\u00ebn d\u00ebrrasa t\u00eb mykta t\u00eb kornizave t\u00eb vjetra. Gjama e jon\u00eb asht, q\u00eb prej mosdijes L\u00ebv\u00ebv\u00ebja nuk e ka kuptue hala rand\u00ebsin\u00eb e zhvillimit t\u00eb saj politik\u00eb si alternativ\u00eb progresive. Asht ka mundohet e nashta k\u00ebsaj radhe ma shum se herave tjera, por natyrisht q\u00eb s\u2019ka me mjaftue, nd\u00ebr t\u00eb tjerash, sepse edhe k\u00ebtu tu fillu me liderin e saj, kemi t\u00eb bajm\u00eb me kang\u00eb t\u00eb reja n\u00ebn flamuj t\u00eb vjet\u00ebr ku retorika asht shtiza q\u00eb i mban.<\/p>\n<p>Kur idet\u00eb progresive p\u00ebr zhvillim kan\u00eb bosht retorik\u00ebn e jo idet\u00eb t\u00eb sh\u00ebndosha t\u00eb bazume n\u00eb m\u00ebsime shekullore, bota q\u00eb sillet rreth atij boshti ka me u shp\u00ebrba n\u00eb mes. Sepse nji bosht pa substanc\u00eb nuk ka fuqi me mbajt\u00eb asgja. Energjia e saj asht ve\u00e7 bullshit. Fjal\u00eb t\u00eb kota kreative t\u00eb nji t\u00eb men\u00e7uni n\u00eb mesin e mas\u00ebs q\u00eb dojn\u00eb me na bind q\u00eb mbreti nuk asht cullak. Njer\u00ebz, mbreti asht cullak.<\/p>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Filozofi Harry G. Frankfurt e definon bullshitizmin si nji fjalim q\u00eb ka p\u00ebr q\u00ebllim me i bind njer\u00ebzit p\u00ebr nji kandv\u00ebshtrim tue p\u00ebrdor\u00eb si mjet retorik\u00ebn, pa naj konsiderat\u00eb p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. N\u00eb dallim prej rrencit, i cili ka konsiderat\u00eb p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn prandaj mundohet me e mshef, bullshituesit nuk ia nin\u00eb se ajo \u00e7ka [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":505,"featured_media":10910,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[2007,954,2006],"ppma_author":[1348],"class_list":["post-4071","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-bullshitizmi","tag-filozofi","tag-harry-g-frankfurt"],"authors":[{"term_id":1348,"user_id":505,"is_guest":0,"slug":"ardiana-shala","display_name":"Ardiana Shala Prishtina","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/ardianashalaprishtina2-1021x1024-1.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/ardianashalaprishtina2-1021x1024-1.jpg"},"user_url":"","last_name":"Shala Prishtina","first_name":"Ardiana","description":"Ardiana Shala Prishtina \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e Antologjis\u00eb s\u00eb poeteve shqiptare \u201cMagma\u201d, p\u00ebrpiluar dhe p\u00ebrkthyer nga Vlora Konushevci dhe botuar nga SHB \u201cLittera\u201d, Prishtin\u00eb."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4071","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/505"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4071"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4071\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10911,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4071\/revisions\/10911"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/10910"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4071"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4071"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4071"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=4071"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}