{"id":4075,"date":"2017-06-10T16:48:04","date_gmt":"2017-06-10T14:48:04","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=4075"},"modified":"2024-12-11T11:28:43","modified_gmt":"2024-12-11T09:28:43","slug":"retorika-e-lumtunimit-dhe-shpirti-i-robit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/retorika-e-lumtunimit-dhe-shpirti-i-robit\/","title":{"rendered":"Retorika e lumtunimit dhe shpirti i robit"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<p>&#8220;T\u00eb pafajsh\u00ebm&#8221; &#8211; ky asht vendimi p\u00ebr gjinekolog\u00ebt q\u00eb e lan\u00eb Arbenita Spahiun me dek\u00eb prej pakujdesis\u00eb dhe pap\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb. Ky asht vendim q\u00eb ish dasht\u00eb me na nxjerr\u00eb krejve n\u00eb rrug\u00eb. Por nuk na nxjerr\u00eb. N\u00ebn nji, sepse kemi zgjedhje e n\u00eb vend se n\u00eb rrug\u00eb kena nxan\u00eb vend para televizorit, dhe n\u00ebn dy, sepse jena m\u00ebsu me na mjaftu me i dit\u00eb fajtor\u00ebt dhe me tregu me gishtin ton\u00eb moral kah ta e me u ndi n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn ton\u00eb mir\u00eb me vet faktin q\u00eb po dijna di\u00e7ka dhe q\u00eb na jena ma t\u00eb mir\u00eb se ata. Moralisht, kuptohet.<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p>Gati sikur ata na nevojiten qashtu t\u00eb k\u00ebqinj qysh jan\u00eb, p\u00ebr me mujt\u00eb na me u ndi mir\u00eb me veten e as mos me mrri n\u00eb at\u00eb pik\u00eb ku me kon\u00eb ma i mir\u00eb nuk mjafton; n\u00eb at\u00eb pik\u00eb ku na duhet me kap\u00ebrcy hijen ton\u00eb, gja q\u00eb s&#8217;bahet leht\u00eb pa dije pavar\u00ebsisht sa &#8220;i mir\u00eb&#8221; je; n\u00eb at\u00eb pik\u00eb ku njeri ia pranon vetes, ma s\u00eb pari vetes, q\u00eb pa m\u00ebsu s&#8217;mundesh me dijt\u00eb; n\u00eb at\u00eb pik\u00eb ku pa lexu s&#8217;mundesh me m\u00ebsu; n\u00eb at\u00eb pik\u00eb ku shkolla T\u00cb BAN njeri; n\u00eb at\u00eb pik\u00eb ku shkolla n\u00ebse nuk t\u00eb ban njeri, t\u00eb merr n\u00eb qaf\u00eb, ma s\u00eb pari ty e tani krejt p\u00ebrreth teje; n\u00eb at\u00eb pik\u00eb ku krejt p\u00ebrreth teje asht e rand\u00ebsishme p\u00ebr ty si individ.<\/p>\n<p>&#8220;Pafajsia e tyne&#8221; asht faji jon\u00eb sot. Sepse, sot ma shum se kurr\u00eb krejt politikan\u00ebt e korruptuem t\u00eb vendit po mundohen me i ik\u00eb &#8220;fajit&#8221; t\u00eb tyne tue i rekrutu n\u00eb kampet e tyne politike njer\u00ebzit e rinj e kishe ma t\u00eb men\u00e7\u00ebm e t\u00eb dijsh\u00ebm, e t\u00eb past\u00ebr si loti (e kan\u00eb virgjinitetin e tyne politik\/gazetaresk\/akademik d\u00ebshmi), p\u00ebr me na mashtru e me na bind q\u00eb &#8220;fillimi i ri&#8221;; &#8220;rrug\u00ebtimi i ri&#8221;; a &#8220;fronti i ri&#8221;; &#8220;me zem\u00ebr&#8221; a pa te, \u00a0secili sipas takatit t\u00eb tij kreativ me shpik ose me vjedh haz\u00ebr, asht krejt \u00e7ka na duhet me e besue p\u00ebr me u ba ma t\u00eb lumtun, pavar\u00ebsisht q\u00eb krejt k\u00ebto jan\u00eb ve\u00e7 sllogane kot. Asht faji jon\u00eb, sepse na po shohim breza t\u00eb rinj n\u00eb p\u00ebrralla t\u00eb vjetra e fillime t\u00eb reja n\u00eb krime t\u00eb vjetra e si alternativ\u00eb po mundohemi me e bind vet\u00ebn q\u00eb krejt \u00e7ka i ka mungue lumtunis\u00eb ton\u00eb asht nji troh\u00eb zem\u00ebr ma shum, e jo pak ma shum tru.<\/p>\n<p>Dhe nuk asht problem me \u00e7far\u00eb mjete ata po mundohen me na mashtrue neve, por qysh na me zem\u00ebr plot drejt shpres\u00ebs s\u00eb fillimeve t\u00eb reja me brezin e ri n\u00eb cak t\u00eb mashtrimit, thell\u00ebsisht po refuzojna me e pranu q\u00eb jena na arsye pse ky shtet s&#8217;po bahet, jo ata. Jena na pse ky vend nuk zhvillohet, jo ata. Jena na q\u00eb duhet me ndryshu, jo ata. Por na nuk ndryshojna, dhe k\u00ebt\u00eb ata e dijn\u00eb mir\u00eb. E njeh mir\u00eb padroni skllavin e vet. P\u00ebrndryshe s\u2019ma merr mendja q\u00eb kishin harxhu pare p\u00ebr fotografi gjigande q\u00eb na p\u00ebrplasin f\u00ebtyr\u00ebs, q\u00eb nuk hezitojn\u00eb me i ngjit\u00eb edhe n\u00eb gilindera t\u00eb varrezave. P\u00ebr me shku kaq larg (nejse atyne nji gjest i till\u00eb ju vjen natyrsh\u00ebm e s\u2019quhet \u201cme shku larg\u201d), t\u00eb jeni t\u00eb sigurt\u00eb q\u00eb ata kurrgjo mos dijshin, ata e dijn\u00eb q\u00eb gjith\u00eb ajo reklam\u00eb ia vlen. E dijn\u00eb ata q\u00eb na mashtrohemi. Por, na n\u00eb dallim prej tyne jena t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuesh\u00ebm. N\u00ebse dojna.<\/p>\n<p>Me an\u00ebtar\u00ebsimet e fundit n\u00ebp\u00ebr parti, mashtrimi i radh\u00ebs prej klaneve partiake insistoi me na bind q\u00eb problemi i politik\u00ebs kosovare ka qen\u00eb te mungesa e \u201cintelektual\u00ebve\u201d n\u00ebp\u00ebr parti dhe tash q\u00eb kjo u kuptue dhe \u201ckorrigjue\u201d me tre kat\u00ebr trupa taze gjith\u00e7ka ka me u ba ma mir\u00eb me hapjen e partive p\u00ebr &#8220;intelektual\u00ebt&#8221; e rinj. T\u00eb cil\u00ebt natyrisht, p\u00ebr qefin e madh t\u00eb bossave partiak, sjellin me vete nji kamp t\u00eb gjan\u00eb fanatik\u00ebsh q\u00eb i adhurojn\u00eb edhe pa e dijt\u00eb pse. Pa e dyshue asnjiher\u00eb q\u00eb intelektuali nuk definohet me num\u00ebr t\u00eb llajkave q\u00eb merr e as me hap\u00ebsin\u00ebn q\u00eb e nxen n\u00eb mediume t\u00eb ndryshme sa her\u00eb q\u00eb t\u2019i vjen atij me than\u00eb di\u00e7ka. Fanatiku nuk dyshon. Problemi i tij ma i madh asht kompleksi i mosdijes q\u00eb nuk e len me i ra pishman nji p\u00eblqimi q\u00eb dikur e ka dhan\u00eb. Nji her\u00eb p\u00eblqim, \u00e7do her\u00eb p\u00eblqim. Kjo asht gjama jon\u00eb e madhe si shoqni. Ndjekja pa dyshue. P\u00ebrbetimi deri n\u00eb dek\u00eb.<\/p>\n<p>Individi jon\u00eb asht inferior, i paarsimum, unt\u00eb, jo-kritik dhe moralisht i etun jo p\u00ebr me dijt\u00eb por p\u00ebr me e pas\u00eb mir\u00eb. K\u00ebshtu, ky individ vet\u00eb i paditun, prej kompleksit, krijon bishat q\u00eb e udh\u00ebheqin.\u00a0N\u00eb rrethana t\u00eb tilla, asht e kutpueshme q\u00eb kurrkush s&#8217;po do me u marr\u00eb me kufomat q\u00eb i kena n\u00eb podrum.<\/p>\n<p>P\u00ebrderisa nuk e konsideroj t\u00eb pamundsh\u00ebm &#8220;ndryshimin prej brenda&#8221; t\u00eb nji partie, n\u00eb parim e konsideroj si mashtrim t\u00eb madh momentin qysh e kur kjo po ndodh dhe motivin q\u00eb po e shtyn\u00eb k\u00ebt\u00eb fasadim optik t\u00eb radh\u00ebs n\u00eb sken\u00ebn politike n\u00eb Kosov\u00eb, aq ma shum kur po i ni sa konformista po tregohen qysh tash k\u00ebta &#8220;t\u00eb ndryshimit&#8221;.<\/p>\n<p>K\u00ebqyrne Abdixhikun, pardon Dr. Abdixhikun, a s\u2019po ju duket sikur ka qen\u00eb gjithmon\u00eb ma s\u00eb pari politikan? T\u2019m\u00eb kish than\u00eb dikush najher\u00eb q\u00eb ka me ardh\u00eb dita me e pa n\u00eb poster fushate fotografin\u00eb e Abidixhikut ku emnit t\u00eb tij i paraprin\u00eb titulli i doktorit, kurr\u00eb s\u2019e kisha besue. Jo, nji kompleks t\u00eb till\u00eb e kisha rezervu p\u00ebr njeriun e paditun. Dhe ja ku jemi, muret e qytetit ton\u00eb plot fotografi t\u00eb Abdixhikut me dur\u00eb t\u00eb kryq\u00ebzume tu kriju distanc\u00eb kolosale plot arroganc\u00eb mes vetes e t\u00eb tjer\u00ebve, dhe titullin e doktorit para emnit. Dhe sado tragjike q\u00eb asht fakti q\u00eb ata nuk dijn\u00eb ma mir\u00eb, tragjedia e v\u00ebrtet\u00eb q\u00ebndron n\u00eb faktin q\u00eb p\u00ebr me na mashtrue neve atyne nuk iu vyn\u00eb me dijt\u00eb ma mir\u00eb.<\/p>\n<p>Po Matoshi? A nuk po ju duket sikur krejt \u00e7ka ka than\u00eb najher\u00eb ka qen\u00eb ve\u00e7 politik\u00eb e njeriut q\u00eb ma shum se me than\u00eb di\u00e7ka vun\u00eb p\u00ebr me u pa? Nji njeri q\u00eb jo vet\u00ebm se an\u00ebtar\u00ebsohet n\u00eb nji parti, po na shet p\u00ebrralla p\u00ebr besimin e tij n\u00eb te dhe mundohet me na bind q\u00eb krejt k\u00ebt\u00eb e ban p\u00ebr dashnin\u00eb ndaj Kosov\u00ebs. Na flet p\u00ebr besim pa u skuq hi\u00e7 q\u00eb njeriu t\u00eb cilit ai po i shkon pas sot nuk heziton me bo koalicion edhe me dreqin ve\u00e7 p\u00ebr me u ul njiher\u00eb n\u00eb karrigen e mbretit. Na flet p\u00ebr besim ndaj njeriut q\u00eb dikur tingllonte si Grabovci, e Veseli:\u00a0<em>\u201cCil\u00ebsimi q\u00eb i kam b\u00ebr\u00eb sot Murat Meh\u00ebs n\u00eb Komisionin e Jasht\u00ebm Parlamentar, s&#8217;ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me fjalor diskriminues ndaj asnj\u00eb kategorie njer\u00ebzore, e as ndaj komunitetit LGBT. Ajo q\u00eb kam th\u00ebn\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb vet\u00ebm me karakterin e kryetarit t\u00eb Komisionit p\u00ebr Demarkacion, por n\u00ebse dikush \u00ebsht\u00eb ndier i fyer me k\u00ebt\u00eb fjal\u00eb, u k\u00ebrkoj falje publike\u201d<\/em>\u00a0Kjo ishte k\u00ebrkimfalja e Ramush Haradinajt q\u00eb e kishte quejt Meh\u00ebn \u201cpeder\u201d. Nji k\u00ebrkimfalje, sikur ajo e Veselit q\u00eb ua ofroi grave, ose ajo e Grabovcit qe ua ofroi rom\u00ebve, k\u00ebrkimfalje q\u00eb ofendon edhe treqind her\u00eb ma shum. Por kush me e kuptue se?<\/p>\n<p>Nejse, Matoshi e kupton edhe kur na flet p\u00ebr besim nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb bahet gati me u ul\u00eb n\u00eb tryez\u00eb t\u00eb kriminel\u00ebve, ai e kupton. Nuk e di \u00e7ka asht ma tragjike k\u00ebtu, q\u00eb Matoshi na shfaqet si nji oportunist e karrierist tipik apo q\u00eb nuk e kena kuptue q\u00eb i till\u00eb ka qen\u00eb \u00e7do her\u00eb? Edhepse ka pas\u00eb njer\u00ebz q\u00eb e kan\u00eb kuptue moti, por ne nuk dijt\u00ebm me m\u00ebsue prej tyne, e p\u00ebrderisa skenat e v\u00ebmendjes n\u00ebp\u00ebr sheshet tona mbushen prej hipokrit\u00ebve e snob\u00ebve, intelektual\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb k\u00ebtij populli sikur q\u00eb ishte Mark Krasniqi po harrohen n\u00eb hije.<em>\u00a0\u201c\u2026N\u00eb nj\u00eb nga k\u00ebto debate kam hasur edhe tipa t\u00eb till\u00eb t\u00eb cil\u00ebt, si\u00e7 thon\u00eb, as hahen, as pihen; tipa bastard, si\u00e7 ishte njifar\u00eb Halil Matoshi dhe Nexhmedin Spahiu n\u00eb nj\u00eb debat, me p\u00ebrfaq\u00ebsues edhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, ku ishte i pranish\u00ebm edhe ish ministri i Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme Sk\u00ebnder Hyseni. N\u00eb debat shtrohej \u00e7\u00ebshtja mbi p\u00ebrkat\u00ebsin\u00eb e popullat\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, nd\u00ebrkaq Halil Matoshi dhe Nexhmedin Spahiu p\u00ebrfaq\u00ebsonin tezen se n\u00eb Kosov\u00eb jan\u00eb kosovar\u00ebt e jo shqiptar\u00ebt. Nj\u00eb tez\u00eb \u00e7orodit\u00ebse, e shtjelluar nga hipokrit\u00ebt. \u2026 Zot\u00ebri Matoshi, &#8211; i thash\u00eb, &#8211; ti ke ambicie karrieriste q\u00eb t\u00eb dal\u00ebsh n\u00eb shesh si intelektual, politikan, dijetar e shkenc\u00ebtar i madh. Mendoj se kjo, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi nuk ka asgj\u00eb t\u00eb keqe. Por n\u00eb rastin konkret, kur ti p\u00ebrpiqesh ta mb\u00ebrrish k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim n\u00eb d\u00ebmin e popullit shqiptar, pjes\u00ebtar i t\u00eb cilit ndoshta je edhe ti, kjo \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr e pandershme.&#8221;<\/em>\u00a0(nga I.Kadriu, Buz\u00ebqeshje miqsh, libri i dyt\u00eb, f.74-75, Prishtin\u00eb, 2013)<\/p>\n<p>Mark Krasniqi e ka kuptue shum\u00eb her\u00ebt jo ve\u00e7 natyr\u00ebn e matoshave, por n\u00eb thelb edhe natyr\u00ebn e nji populli t\u00eb tan\u00eb q\u00eb asht shpirti i robit. N\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb u referohet natyrisht ve\u00e7an\u00ebrisht njer\u00ebzve q\u00eb p\u00ebr pak v\u00ebmendje n\u00eb k\u00ebshillat e nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve shohin shans\u00ebn me u ngjit\u00eb shkall\u00ebve t\u00eb karrier\u00ebs. Dikush do v\u00ebmendje, dikush do karrier\u00eb e dikush edhe thjesht\u00eb nji rrog\u00eb. Shpirti i robit ka \u00e7mim, e si gjith\u00e7ka q\u00eb ka \u00e7mim, le t\u00eb jet\u00eb ai sa t\u00eb do, bler\u00ebsi do t\u00eb gjindet. Mark Krasniqi u shpreh k\u00ebshtu:<\/p>\n<p><em>\u201cDometh\u00ebn\u00eb se ne jemi shpirt i robit; jemi inferior dhe p\u00ebrulemi para \u00e7do propozimi q\u00eb arrin nga nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt. E sheh, propozimi p\u00ebr t\u2019u quajtur kosovar\u00eb ka ardhur si propozim nga nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt, kurse tipat e \u201cfilozof\u00ebve\u201d si Matoshi, e matoshat e tjer\u00eb menj\u00ebher\u00eb bien n\u00eb gjunj\u00eb dhe propagojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paskrupull.\u201d<\/em>\u00a0 (nga: shih ma nalt.)<\/p>\n<p>Po Arbana Xharra? A nuk ju duket sikur nji njeri si ajo nuk asht rast\u00ebsi q\u00eb an\u00ebtar\u00ebsohet mu aty ku \u00e7ka thu e \u00e7ka ban kurr\u00eb s\u2019jan\u00eb e nj\u00ebjta, aty ku nji troh\u00eb f\u00ebtyr\u00eb njeriu nuk ka vler\u00eb hi\u00e7? Tragjedia ma e madhe k\u00ebtu asht q\u00eb po befasohemi prej loj\u00ebrave t\u00eb tilla t\u00eb njer\u00ebzve q\u00eb n\u00ebp\u00ebr statusa fejsbukiane na shiten si filozof\u00eb e me e k\u00ebqyr holl\u00eb e holl\u00eb zor q\u00eb i kan\u00eb lexu dy libra n\u00eb jet\u00eb. \u201cUrt\u00ebsia\u201d e tyne filozofike vjen prej udh\u00ebzimeve t\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve ose\/dhe vendore n\u00ebn hijen e t\u00eb cil\u00ebve shohin interes.<\/p>\n<p>Behanet si \u00e7do her\u00eb po i mlojm\u00eb me operacione kirurgjike plastike. Fundi i fundit a nuk kishte me qen\u00eb behanja jon\u00eb ma e madhe jo palumtunija e paknaq\u00ebsia por shpalimi i palumtunis\u00eb? P\u00ebrderisa ma shum vujna p\u00ebr me u dok\u00eb t\u00eb lumtun, bile me u dok\u00eb t\u00eb lumtun dhe kur nuk jena, kjo n\u00eb vetvete na lumtunon, pse jo, pse mos me e pranu maskimin e behaneve me eufori f\u00ebminore? Fundi i fundit ma leht\u00eb asht me ngajt\u00eb mas nji lumtunije q\u00eb t\u00eb servohet si e till\u00eb, koft\u00eb edhe rren\u00eb, se sa me vujt\u00eb tue e krijue nji q\u00eb lind prej gabimeve q\u00eb ti nuk do me i ba. Ani pse e para nuk trash\u00ebgohet, e e dyta po.<\/p>\n<p>Por hej, ata q\u00eb vijn\u00eb pas neve le ta thejn\u00eb qaf\u00ebn, le t&#8217;ia nisin prej fillimit, &#8220;fillimet&#8221;; &#8220;rrug\u00ebtimet&#8221;; &#8220;frontet&#8221; e reja &#8220;me zem\u00ebr&#8221; ose pa te, kan\u00eb me qen\u00eb haz\u00ebr p\u00ebr ta. E kur ata ngajn\u00eb mas k\u00ebtyne mashtrimeve, q\u00eb ve\u00e7 nji sen e k\u00ebrkojn\u00eb prej teje e kjo asht ti mos me mendu, kan\u00eb me qen\u00eb kufomat tona tue u kalb\u00eb n\u00eb podrumet e tyne. Por k\u00ebsaj radhe, faji p\u00ebr &#8220;pafaj\u00ebsin\u00eb&#8221; e vras\u00ebsve tan\u00eb s&#8217;ka me qen\u00eb i tyne por i joni prap. Sepse, na ma shum se ndryshimin, kam p\u00ebrshtypjen q\u00eb e dojna ngushllimin. E po ngushllime Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Pak a shum qysh thot Lubonja n\u00eb thelb, nuk mujna me ec\u00eb p\u00ebrpara pa u indinju e pa kalu n\u00ebp\u00ebr fazat ku demokracia marohet me njers\u00ebn ton\u00eb prej indinjimit e zemrimit. Kur ndryshimi demokratik vjen prej identifikimit ton\u00eb me te, e jo si kopje e keqe e nji bote q\u00eb kishim pas\u00eb qef me kon\u00eb dhe kishim pas\u00eb qef me kon\u00eb ma s\u00eb shumti p\u00ebr t&#8217;mirat materiale q\u00eb premton.<\/p>\n<p>Kjo ecje q\u00eb jemi tue e ba tash sa vite, asht k\u00ebrcim, s&#8217;asht ecje. K\u00ebrce andej, k\u00ebrce k\u00ebndej. N\u00eb terren t\u00eb provum, anipse t\u00eb d\u00ebshtum qindra her\u00eb para neve. Hapa gjigant n\u00eb shkall\u00ebt e retorik\u00ebs t\u00eb lumtunimit, ku lumtunija ngihet me buk\u00eb. Sa kushton nji fjal\u00eb? P\u00ebr bes\u00eb, sen hi\u00e7. Po f\u00ebtyra? S\u2019kushton sen as ajo. Pse mos me u ngjit shkall\u00ebve prej ku njeriu duket ve\u00e7 si pik\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb treg kaq t\u00eb lir\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb liri ku numri i veteran\u00ebve u dyfishu e numri i grave t\u00eb pr\u00ebdhunume i pa shkrum\u00eb najkun dita dit\u00ebs po zvoglohet n\u00eb heshtje tue iu dor\u00ebzu koh\u00ebs? Her\u00ebt a von\u00eb urat q\u00eb s&#8217;i kena nd\u00ebrtue kurr\u00eb, kan\u00eb me na lon\u00eb n\u00eb llo\u00e7.<\/p>\n<p>Edhe n\u00ebse bahet liberalizimi i vizave.<\/p>\n<p>Edhe n\u00ebse bajet liberalizimi i vizave.<\/p>\n<p>Edhe n\u00ebse bahet liberalizimi i vizave.<\/p>\n<p>Edhe n\u00ebse bahet liberalizimi i vizave. &#8230;<\/p>\n<p>E lan\u00eb n\u00eb llo\u00e7 Arbenita Spahiun. A bon me p\u00ebrmend q\u00eb ajo ishte grue? Sikur q\u00eb ishte grue edhe Zejnepe&#8230; Mos t\u00eb hina n\u00eb detaje tash. Fundit i fundit kur heroinat tona jan\u00eb anonime, pse me u dhon\u00eb em\u00ebn e f\u00ebtyr\u00eb viktimave? \u201cDhuna ndodh\u201d! A po bre presidente? A po bre zoti ambasador?<\/p>\n<p>A e keni pa sa banale jan\u00eb shtyllat p\u00ebr barazi gjinore t\u00eb partive burrnore? L\u00ebd\u00ebk\u00ebja i premtoj kat\u00ebr shtylla, P\u00ebd\u00ebk\u00ebja n\u00eb vend t\u00eb shtyllave e ka f\u00ebtyr\u00ebn e Xharr\u00ebs n\u00eb katalog, e L\u00ebv\u00ebv\u00ebja natyrisht e di q\u00eb i duhet masa p\u00ebr me e ba numrin, prandaj e injoron trunin q\u00eb e kupton, i fol\u00eb burrave (dor\u00ebn n\u00eb zem\u00ebr) tue shpresu q\u00eb grat\u00eb ndahen t\u00eb lumtuna q\u00eb i ka p\u00ebrmend, si dora e nan\u00ebs q\u00eb p\u00ebrkund djepin.<\/p>\n<p>Vendimi i gjykat\u00ebs mbi vrasjen e Arbenita Spahiut, m\u00eb falni por un\u00eb ndryshe s&#8217;muj\u00eb me e quejt\u00eb dek\u00ebn e saj, asht &#8220;pafaj\u00ebsia&#8221; q\u00eb vjen n\u00eb shprehje si munges\u00eb e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb ton\u00eb p\u00ebr vendin ton\u00eb, q\u00eb po na mban k\u00ebtu ku jemi. Na ish dasht\u00eb me e refuzu k\u00ebt\u00eb vendim njiher\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb. Ndryshe k\u00ebsaj i thojn\u00eb me k\u00ebrku llogari p\u00ebr veprimet e bamat e atyne q\u00eb na udh\u00ebheqin, na kan\u00eb udh\u00ebheq, na mbajn\u00eb peng n\u00eb nji m\u00ebnyr\u00eb a tjet\u00ebr, aq gjat\u00eb saq\u00eb kur s&#8217;kan\u00eb ma \u00e7ka me t\u00eb marr\u00eb edhe shpirtin ta lypin hara\u00e7. Por kjo asht tem\u00eb q\u00eb nuk ka vend n\u00eb fushat\u00eb zgjedhore. N\u00eb fushat\u00eb zgjedhore, qashtu qysh kemi qef na, muhabeti duhet me u sill\u00eb rreth pareve, buxheteve, rritjes ekonomime. Asfaltit. Buk\u00ebs. Fundi i fundit ma shum se paren nuk dojna sen. A asht e mundshme q\u00eb \u00e7mimi i liris\u00eb ton\u00eb asht nji pitalk\u00eb n\u00eb sof\u00ebr?<\/p>\n<p><em>\u201cShteti i ka dy duar. Dor\u00ebn e babait dhe dor\u00ebn e n\u00ebn\u00ebs. Dora e babait \u00ebsht\u00eb policia, gjyq\u00ebsia, prokuria e ushtria, nd\u00ebrsa dora e n\u00ebn\u00ebs \u00ebsht\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsia, arsimi, kultura e kujdesi social. Ne d\u00ebshirojm\u00eb ta theksojm\u00eb k\u00ebt\u00eb dor\u00ebn e n\u00ebn\u00ebs si kujdes t\u00eb shtetit ndaj qytetarit t\u00eb saj.&#8221;<\/em><\/p>\n<p>Kjo asht \u00e7ka tha Kurti. Kjo asht b\u00ebrthama e mend\u00ebsis\u00eb patriarkale q\u00eb po na mban unt\u00eb. Dhe kur e thot\u00eb Kurti duhet me u ngue mir\u00eb, sepse Kurti po p\u00ebrfaq\u00ebson \u201ealternativ\u00ebn politike\u201c n\u00eb nji vend n\u00eb skej t\u00eb gremin\u00ebs. N\u00eb nji vend t\u00eb burrave ledhatoja sedr\u00ebn burrave. Jam e vet\u00ebdijshme q\u00eb kjo i siguron kogja do vota. Bile edhe vota grash q\u00eb hala votojn\u00eb qysh t\u2019iu thot\u00eb burri. Kurti e di k\u00ebt\u00eb. Qe pse s&#8217;ndryshon Kosova: sepse me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nuk ka alternativ\u00eb politike. A jeni tu kuptu? Kur Kurti forc\u00ebn e shtetit ia ndan\u00eb hise burrave e djepin ia le n\u00eb dor\u00eb grave, e tingllon si Lladrovci kur tha: &#8220;Forca ban fuqin\u00eb&#8221; ose &#8220;fuqia ban forc\u00ebn&#8221;, mundesh me votu me zem\u00ebr sa t\u00eb duesh, fakt ka me mbet q\u00eb zemrat e k\u00ebtij vendi kan\u00eb me p\u00eblcit para kohe. Fakt ka me mbet gjithashtu q\u00eb operacionet fallce n\u00eb zemra t\u00eb njer\u00ebzve nuk kan\u00eb me u nd\u00ebshku me burg. Fakt asht gjithashtu q\u00eb ve\u00e7 nji politikan q\u00eb t\u00eb llogarit\u00eb p\u00ebr budall\u00eb prej fillimit, i fol\u00eb zemr\u00ebs tande e jo trunit. Sepse ai ose e beson q\u00eb ti edhe si individ nuk ke tru ose e di q\u00eb masa nuk ka tru, e p\u00ebr pushtet nuk i vyn\u00eb truni por masa. E ai e do pushtetin, oh sa shum e do. Ani pse premtimet p\u00ebr ndryshim vijn\u00eb pa asnji ide t\u00eb re, thjesht\u00eb ve\u00e7 si grumbullim i praktikave ideologjike t\u00eb provume shum her\u00eb, shum\u00ebkund, e t\u00eb d\u00ebshtume po aq.<\/p>\n<p>Kurti asht ve\u00e7 nji burr\u00eb tjet\u00ebr politikan q\u00eb e do veten ma shum se gjith\u00e7ka tjet\u00ebr, q\u00eb po e manipulon popullin me p\u00ebrralla, tue ia nis\u00eb prej partis\u00eb q\u00eb e udh\u00ebheq, tani s&#8217;e udh\u00ebheq, tashti e udh\u00ebheq prap por definitivisht e ka n\u00eb dor\u00eb policin\u00eb, gjyq\u00ebsin\u00eb, prokurin\u00eb e ushtrin\u00eb e saj. Ai asht i bindun q\u00eb nji pushtet i till\u00eb i takon, prandaj nuk e len me marr\u00eb frym\u00eb partin\u00eb e tij, e cila pa te ndoshta edhe kish mujt\u00eb me u ba alternativ\u00eb, nd\u00ebrsa jam e sigurt\u00eb q\u00eb kujdesin social, sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb, arsimin e kultur\u00ebn n\u00ebse fiton ka me ua lan\u00eb grave me i udh\u00ebheq. Jo q\u00eb ka di\u00e7ka t\u00eb keqe k\u00ebtu, problemi asht q\u00eb mend\u00ebsia e tij p\u00ebrmes k\u00ebtij krahasimi simbolik t\u00eb shtetit si dora e nan\u00ebs e dora e bab\u00ebs nxjerr\u00eb n\u00eb pah nji t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb madhe mbi ndamjen e pushtetit n\u00eb vij\u00eb gjinore, nji t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb kandshme p\u00ebr burrat saq\u00eb burrat s&#8217;dojn\u00eb me e ndryshue e grat\u00eb nuk munden, sepse n\u00eb dallim prej burrave ato ma s\u00eb pari jan\u00eb partia x a y, \u00a0tani grue.\u00a0Vlen kjo edhe p\u00ebr grat\u00eb e partis\u00eb t\u00eb tij, t\u00eb cilat kund\u00ebr nji \u201eurt\u00ebsie\u201c t\u00eb till\u00eb ish dasht\u00eb me qen\u00eb t\u00eb parat q\u00eb thojn\u00eb \u201ekadale shef, kah je nis\u00eb?\u201c. Por grat\u00eb tona politikane, partizanet e denja, nuk ua prishin shefave. Vlen p\u00ebr krejt partit\u00eb kjo. Ato indinjohen p\u00ebr pabarazin\u00eb vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb kur goja q\u00eb i fton me ua hang\u00ebr asht e partis\u00eb opozitare, at\u00ebher\u00eb kur matja e vlerave t\u00eb moralit t\u00eb nji grueje n\u00eb politik\u00eb vjen prej opozit\u00ebs. At\u00ebher\u00eb kur shefi ka nevoj\u00eb me ia mbrojt\u00eb, sedr\u00ebn, setr\u00ebn, pse jo edhe xhepat ato shujn\u00eb edhe kur fyhen. E do prej tyne p\u00ebr aq sa vlen, as nuk e kuptojn\u00eb kur i fyejn\u00eb. Por kjo asht tani muhabet tjet\u00ebr. Ideja e tij p\u00ebr shtetin nxjerr\u00eb n\u00eb pah gjithashtu imazhin e shtetit qysh e sheh ai. Nji shtet t\u00eb fisksum\u00eb brenda nji trupi q\u00eb kontrollohet prej dy duerve.<\/p>\n<p>Po i ni plot prej juve tue than\u00eb, e kon dreqi me e votue pra? Sepse realisht s\u2019mbet asnji i hajrit. M\u00eb falni, por \u201clirin\u00eb nuk ua solla un\u00eb, e gjeta mes jush.\u201d P\u00ebrgjegj\u00ebsia p\u00ebr lirin\u00eb ose robnimin e juej asht e jueja. Nji njeri mundet me qen\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs i aft\u00eb, por jan\u00eb ndjek\u00ebsit ata q\u00eb e sillin rrot\u00ebn e historis\u00eb. Me fjal\u00eb tjera, s\u2019ka lidhje kon e votoni, p\u00ebrderisa nuk mendoni q\u00eb me qaq e keni kry obligimin e juej demokratik. Kushtimit p\u00eb rderisa refuzoni me u ba ndjek\u00eb s t\u00eb\u00a0 betum\u00eb .<\/p>\n<p>Egoja e tyne nuk mundet me ia leju vetes me humb kontroll\u00eb, prandaj na bombardojn\u00eb me retorik\u00eb, natyrisht demokratike se qysh ndryshimi vjen me ta. Nuk e kan\u00eb ata urt\u00ebsin\u00eb e Gjergj Kastriotit me than\u00eb q\u00eb \u201clirin\u00eb nuk ua solla un\u00eb.\u201d Prandaj edhe kur folin p\u00ebr neve, e fatin ton\u00eb ata krejt v\u00ebmendjen e kan\u00eb n\u00eb syretin e tyne: \u201ea me e vesh\u00eb, a me e desh\u00eb setr\u00ebn\u201c; \u201ca me e vnu a mos me e vnu kravat\u00ebn\u201d.<\/p>\n<p>Na duhet me ia nis\u00eb me kuptue rolin ton\u00eb n\u00eb demokracin\u00eb e vendit ton\u00eb, i cili si obligim nuk p\u00ebrmbushet me nji vot\u00eb. Realisht tek fillon qaty. N\u00eb nji shoqni q\u00eb ka individ\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm, aty ku mbaron fushata e partive fillon ajo e shoqnis\u00eb. Ndryshimi vjen me shoqnin\u00eb.<\/p>\n<p>Por shoqnia s\u2019ka tru, individi po. Qe nji arsye ma shum pse ata i folin mas\u00ebs; qe nji arsye ma shum pse kur folet p\u00ebr mir\u00ebqenie Arbenita nuk p\u00ebrmendet; qe nji arsye ma shum pse kur folet p\u00ebr barazi gjinore Zejnepja nuk p\u00ebrmendet; qe nji arsye ma shum pse kur folet p\u00ebr drejt\u00ebsi grat\u00eb e p\u00ebrdhunume gjat\u00eb luft\u00ebs nuk kan\u00eb identitet; qe nji arsye ma shum pse kur folet p\u00ebr pajtim t\u00eb zhdukunit jan\u00eb t\u00eb pagjetun; qe nji arsye ma shum pse p\u00ebr gjykat\u00ebn speciale nuk folet hi\u00e7; qe nji ma shum pse 11 qershori n\u00eb fakt asht dat\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb ve\u00e7 p\u00ebr kandidat\u00ebt p\u00ebr deputet\u00eb q\u00eb kan\u00eb me mrri ose jo me e sigurue p\u00eb r vete nji rrog\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb kurriz t\u00eb popullit, nd\u00ebrsa p\u00ebr ne t\u00eb tjer\u00ebt senet kan\u00eb me vazhdu aty ku i kemi lon\u00eb.<\/p>\n<p>Provoni kur t\u00eb dilni me votu, me mendu p\u00ebr Arbenit\u00ebn. Ajo nuk mujti me ia dhan\u00eb asnji pik\u00eb tam\u00ebl evladit t\u00eb saj dhe mendoni p\u00ebr dallg\u00ebt q\u00eb kan\u00eb me iu p\u00ebrplas\u00eb k\u00ebtij f\u00ebmije kur ta kupton nji dit\u00eb q\u00eb u rrit me nji shoqni q\u00eb shp\u00ebrblen kriminel\u00ebt dhe jo p\u00ebr fajin e kriminel\u00ebve, por p\u00ebr fajin e individit n\u00eb k\u00ebt\u00eb shoqni.<\/p>\n<p>&#8220;Pafajsia&#8221; e kriminel\u00ebve asht \u00e7do her\u00eb ma s\u00eb pari faji jon\u00eb. Ve\u00e7 at\u00ebher\u00eb kur \u201cpafajsin\u00eb\u201d e tyne fillojm\u00eb dhe e marrim personalisht secili, ve\u00e7 at\u00ebher\u00eb mujna me fillu me besu q\u00eb kena nis\u00eb me u ba shoqni e p\u00ebrgjegjshme p\u00ebr fatin e vet. N\u00ebse vazhdojna me m\u00ebndu q\u00eb \u201chajt se ka kush proteston; hajt se ka kush reagon; hajt se dikush tjet\u00ebr i lufton betejat tona; hajt se varfnia e tjetrit s\u2019mi g\u00ebrryen zorr\u00ebt mue\u201d faji asht i joni jo i atyne.<\/p>\n<p>Mos harroni, ma shum se gjith\u00e7ka ata dojn\u00eb me na bind q\u00eb ata jan\u00eb faktori i vet\u00ebm i ndryshimit prandaj krejt \u00e7ka na kena obligim asht me i votue e tani me u shkep\u00eb. Ata e dijn\u00eb n\u00eb fakt q\u00eb jan\u00eb. Historikisht edhe jan\u00eb. Sepse historia jon\u00eb asht plot n\u00ebnshtrime prej t\u00eb cilave ata e kan\u00eb m\u00ebsue guximin me na \u201cudh\u00ebheq\u201d. Prandaj pak ka rand\u00ebsi, n\u00eb fakt s\u2019ka rand\u00ebsi hi\u00e7 ama bash hi\u00e7 \u00e7ka premtojn\u00eb, na mujna me ua dhan\u00eb vot\u00ebn, por jo besimin. Mos ua jepni besimin. Mbane fuqin\u00eb e ndryshimit p\u00ebr vete. E nashta me koh\u00eb ata vijn\u00eb \u201ct\u00eb tjer\u00eb\u201d me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8220;T\u00eb pafajsh\u00ebm&#8221; &#8211; ky asht vendimi p\u00ebr gjinekolog\u00ebt q\u00eb e lan\u00eb Arbenita Spahiun me dek\u00eb prej pakujdesis\u00eb dhe pap\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb. Ky asht vendim q\u00eb ish dasht\u00eb me na nxjerr\u00eb krejve n\u00eb rrug\u00eb. Por nuk na nxjerr\u00eb. N\u00ebn nji, sepse kemi zgjedhje e n\u00eb vend se n\u00eb rrug\u00eb kena nxan\u00eb vend para televizorit, dhe n\u00ebn dy, sepse [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":505,"featured_media":10889,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[1328,1007,1009],"ppma_author":[1348],"class_list":["post-4075","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-ligji","tag-te-drejtat-e-grave","tag-te-drejtat-e-njeriut"],"authors":[{"term_id":1348,"user_id":505,"is_guest":0,"slug":"ardiana-shala","display_name":"Ardiana Shala Prishtina","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/ardianashalaprishtina2-1021x1024-1.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/ardianashalaprishtina2-1021x1024-1.jpg"},"user_url":"","last_name":"Shala Prishtina","first_name":"Ardiana","description":"Ardiana Shala Prishtina \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e Antologjis\u00eb s\u00eb poeteve shqiptare \u201cMagma\u201d, p\u00ebrpiluar dhe p\u00ebrkthyer nga Vlora Konushevci dhe botuar nga SHB \u201cLittera\u201d, Prishtin\u00eb."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4075","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/505"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4075"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4075\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10888,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4075\/revisions\/10888"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/10889"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4075"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4075"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4075"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=4075"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}