{"id":4087,"date":"2017-07-11T13:50:19","date_gmt":"2017-07-11T11:50:19","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=4087"},"modified":"2024-11-13T12:32:47","modified_gmt":"2024-11-13T10:32:47","slug":"dialogu-pa-identitet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/dialogu-pa-identitet\/","title":{"rendered":"Dialogu pa identitet"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\"><\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<p class=\"img-wrapper\">N\u00eb Kosov\u00eb prap\u00eb po krijohet nj\u00eb tem\u00eb artificiale: Ajo e kalimit t\u00eb bart\u00ebsit t\u00eb dialogut me Serbin\u00eb nga niveli i kryeministrit n\u00eb at\u00eb t\u00eb presidentit. Sipas deklaratave t\u00eb kandidat\u00ebve p\u00ebr kryeminist\u00ebr t\u00eb partive, shihet qartazi se nuk ka ndonj\u00eb platform\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb unifikuar n\u00eb lidhje me dialogun. Nj\u00eb dialog, sipas secil\u00ebs logjik\u00eb, mund t\u00eb b\u00ebhet vet\u00ebm pas nj\u00eb dakordimi paraprak t\u00eb brendsh\u00ebm, do t\u00eb thot\u00eb pas nj\u00eb dialogu me vetveten. E ky dialog i brendsh\u00ebm mungon n\u00eb Kosov\u00eb. N\u00eb fakt, n\u00eb Kosov\u00eb mungon parakushti p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dialog t\u00eb brendsh\u00ebm. E ky parakusht \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktimi i interesave shoq\u00ebrore, t\u00eb cilat do t\u00eb duhej t\u00eb rrjedhin nga definimi i nj\u00eb identiteti shtet\u00ebror. Po e quaj q\u00ebllimisht identitet shtet\u00ebror e jo komb\u00ebtar, sepse \u00e7do p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb potencuar kombin, n\u00eb rastin e Kosov\u00ebs shkon n\u00eb d\u00ebm t\u00eb Republik\u00ebs. Por kjo le t\u00eb mbetet material diskutimi p\u00ebr nj\u00eb her\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Kjo p\u00ebrqajse m\u00ebton t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb kontribut modest n\u00eb vazhd\u00ebn e debatit rreth kriz\u00ebs identitare t\u00eb elaboruar m\u00eb her\u00ebt edhe nga koleg\u00ebt tjer\u00eb n\u00eb sBunker. Shtjellimet q\u00eb do t\u00eb paraqiten m\u00eb posht\u00eb argumentojn\u00eb se kemi nj\u00eb kriz\u00eb identitare, e cila ka shkaktuar nj\u00eb degradim t\u00eb vlerave shoq\u00ebrore dhe rrjedhimisht edhe nj\u00eb katrahur\u00eb n\u00eb politik\u00eb. K\u00ebtu, identiteti kuptohet si nevoj\u00eb psikologjike esenciale dhe fenomen psikosocial me karakter evolutiv, i cili ndikohet nga narracionet diskurzive t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb. Krenar Gashi n\u00eb artikujt e tij \u201e<a href=\"https:\/\/sbunker.net\/teh\/88233\/republika-dhe-tifozeria-diskursive\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Republika dhe tifoz\u00ebria diskursive<\/a>\u201c \u00a0dhe \u201e<a href=\"https:\/\/sbunker.net\/teh\/88112\/jam-shqiptar-e-kosovar\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Jam shqiptar e kosovar<\/a>\u201c ve\u00e7se e ka shpalosur nd\u00ebrlidhjen mes identitetit dhe diskursit. Pik\u00ebrisht identiteti i krijuar n\u00eb baz\u00eb t\u00eb tjetrit dhe me narracion nacionalist, ka qen\u00eb penges\u00eb p\u00ebr kristalizimin e nj\u00eb diskursi konsolidues dhe gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs t\u00eb identitetit t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs. Sepse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb interpretim i diktuar nga lart dhe jo i destiluar nga agregati i ideve t\u00eb vet\u00eb qytetar\u00ebve. Ky lloj identifikimi vet\u00ebm pamund\u00ebson,<a href=\"http:\/\/https\/\/sbunker.net\/op-ed\/55186\/e-drejta-me-pase-te-drejte\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">\u00a0si\u00e7 thot\u00eb Ardiana Shala Prishtina<\/a>, q\u00eb \u201cjehona kund\u00ebr padrejt\u00ebsive t\u00eb p\u00ebrditshme me u ba pjes\u00eb e pron\u00ebsueme e identitetit t\u00eb qytetarit kosovar dhe e obligimit t\u00eb tij si qytetar\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb Kosov\u00eb (por as n\u00eb vende t\u00eb tjera t\u00eb Ballkanit) nuk \u00ebsht\u00eb konsoliduar ndonj\u00eb identitet shoq\u00ebror, i cili nuk do t\u00eb kishte si pik\u00eb reference \u201ctjetrin\u201c, \u201carmikun\u201c, \u201ckund\u00ebrshtarin\u201c. Vendet e Evrop\u00ebs Juglindore identitetin e tyre \u201cnacional\u201c e kan\u00eb bazuar n\u00eb kund\u00ebrshtimin e tjetrit. Por l\u00ebn\u00eb anash kund\u00ebrshtar\u00ebt, duhet t\u00eb ket\u00eb edhe nj\u00eb definim t\u00eb vetvetes nga brenda. N\u00ebse e analizojm\u00eb situat\u00ebn n\u00eb Kosov\u00eb prej k\u00ebndv\u00ebshtrimit t\u00eb identitetit dhe vlerave shoq\u00ebrore, leht\u00eb konstatohet se q\u00eb prej pasluft\u00ebs kemi p\u00ebrjetuar nj\u00eb degradim t\u00eb tyre. Secila shoq\u00ebri n\u00eb periudh\u00eb tranzicioni, pra n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb kalimtare nga nj\u00eb sistem politik n\u00eb tjetrin dhe nga nj\u00eb sistem vlerash n\u00eb tjetrin, p\u00ebrjeton nj\u00eb amulli t\u00eb p\u00ebrkohshme, nj\u00eb \u00e7orientim momental. Por pastaj doemos duhet t\u00eb ndodh\u00eb riorientimi dhe instalimi i koordinatave t\u00eb reja, t\u00eb cilat sh\u00ebrbejn\u00eb p\u00ebr organizimin dhe orientimin shoq\u00ebror. Shoq\u00ebria kosovare p\u00ebr momentin jeton nj\u00eb jet\u00eb anomike, pra nuk ka kurrfar\u00eb udh\u00ebzimi apo shembulli se cilat do t\u00eb duhej t\u00eb ishin q\u00ebllimet e shoq\u00ebris\u00eb dhe me \u00e7far\u00eb mjete do t\u00eb mund t\u00eb arriteshin. Anomia rezulton shkaku i kriz\u00ebs identitare n\u00eb Kosov\u00eb. N\u00eb gjendje t\u00eb kriz\u00ebs identitare, qytetar\u00ebt leht\u00ebsisht manipulohen nga njer\u00ebzit e pushtetsh\u00ebm. Q\u00ebllimi i k\u00ebtij shkrimi \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht sqarimi i procesit t\u00eb identifikimit dhe nd\u00ebrlidhjes s\u00eb identitetit t\u00eb popullit me shtetin dhe politik\u00ebn.<\/p>\n<p>Sipas Emile Durkheim dhe m\u00eb von\u00eb Robert K. Merton (\u201eSocial theory and social structure\u201c, 1949), anomia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gjendje shoq\u00ebrore, e cila karakterizohet nga nj\u00eb zmbrapsje apo shembje e normave. Nj\u00eb gjendje anomike e d\u00ebmton integrimin politik t\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie, sepse kjo e fundit, n\u00eb munges\u00eb t\u00eb normave dhe vlerave t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, do t\u00eb fragmentohet n\u00eb grupe t\u00eb ndryshme identitare. Pra, n\u00ebse shoq\u00ebria si t\u00ebr\u00ebsi nuk e ka definuar vetveten dhe q\u00ebllimet e saj n\u00eb vija t\u00eb trasha, qytetar\u00ebt vet\u00eb do t\u00eb fillojn\u00eb ta interpretojn\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb dhe orientimin q\u00eb ajo duhet t\u00eb marr\u00eb sipas mendimit t\u00eb tyre personal.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb shmangur nj\u00eb gjendje anomie, shoq\u00ebria duhet t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb q\u00ebllime dhe norma shoq\u00ebrore, t\u00eb cilat burojn\u00eb nga d\u00ebshirat dhe pritjet e qytetar\u00ebve dhe t\u00eb definoj\u00eb me \u00e7far\u00eb mjetesh arriten ato q\u00ebllime. P\u00ebrcaktimi dhe promovimi i vlerave shoq\u00ebrore do t\u00eb duhej inicuar nga elitat intelektuale dhe shoq\u00ebria civile me ndihm\u00ebn e institucioneve shtet\u00ebrore. Mungesa e nj\u00eb identiteti t\u00eb konsoliduar tek qytetar\u00ebt evokon nj\u00eb kriz\u00eb orientimi, faz\u00eb kjo tejet delikate p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb. N\u00eb k\u00ebto rrethana, shtuar k\u00ebtu edhe rritjen e ndjenj\u00ebs s\u00eb pasiguris\u00eb pas l\u00ebvizjeve t\u00eb fundit gjeopolitike n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe n\u00eb rajon, qytetar\u00ebt leht\u00eb binden nga politika populiste me oferta radikale, por edhe nga rrymime tjera shoq\u00ebrore. Nd\u00ebr to, m\u00eb t\u00eb rrezikshmet dhe m\u00eb s\u00eb paku t\u00eb parashikueshme jan\u00eb rrymimet fetare. Edhe k\u00ebtu mungon nj\u00eb debat mbi identitetin musliman t\u00eb kosovar\u00ebve. Shoq\u00ebria jon\u00eb e ka nj\u00eb identitet fetar musliman ve\u00e7se t\u00eb formuar prej koh\u00ebsh, i cili \u00ebsht\u00eb liberal dhe nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb asgj\u00eb me salafiz\u00ebm dhe vahabiz\u00ebm. Qytetar\u00ebt musliman\u00eb kosovar\u00eb kan\u00eb qen\u00eb gjithmon\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr identitetin e tyre fetar. Mir\u00ebpo koh\u00ebve t\u00eb fundit, identiteti jon\u00eb fetar po merr nuanca tjera dhe po rrezikohet nga rrymime q\u00eb nuk i p\u00ebrkasin identitetit t\u00eb trash\u00ebguar fetar t\u00eb kosovar\u00ebve. Ky zhvillim regresiv ka ndodhur para syve t\u00eb qeverive tona dhe t\u00eb Bashk\u00ebsis\u00eb Islame t\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb jen\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs historikisht p\u00ebr dep\u00ebrtimet e huaja t\u00eb dyshimta n\u00eb Kosov\u00eb. Secili besim meriton respekt, mir\u00ebpo kur ve\u00e7se ekziston nj\u00eb identitet fetar i form\u00ebsuar, nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb misionim t\u00eb ri. Kritikat e qytetar\u00ebve musliman\u00eb ndaj nj\u00eb invazioni t\u00eb nj\u00eb lloji tjet\u00ebr muslimanizmi shpeshher\u00eb po etiketohen si islamofobe. Ky etiketim i nj\u00eb kritike, e cila n\u00eb fakt vet\u00ebm d\u00ebshiron ta mbroj\u00eb identitetin fetar t\u00eb trash\u00ebguar, thjesht \u00ebsht\u00eb i pareflektuar mjaftuesh\u00ebm. Nuk mund t\u00eb ket\u00eb islamofobi n\u00eb nj\u00eb vend me shumic\u00eb muslimane, p\u00ebrkundrazi nj\u00eb kritik\u00eb ndaj rrymimeve t\u00eb reja muslimane \u00ebsht\u00eb mbrojtje e islamit tradicional kosovar. K\u00ebto argumente n\u00eb sfond, prij\u00ebsit musliman\u00eb dhe institucionet duhet t\u00eb angazhohen p\u00ebr sqarimin e drejt\u00eb t\u00eb tradit\u00ebs fetare n\u00eb Kosov\u00eb dhe k\u00ebt\u00eb ta p\u00ebr\u00e7ojn\u00eb sistematikisht tek shoq\u00ebria. Edhe k\u00ebtu duhet t\u00eb vendosen q\u00ebllime dhe t\u00eb p\u00ebrcaktohen vlerat p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p>Por si do t\u00eb b\u00ebhej nj\u00eb p\u00ebrcaktim i q\u00ebllimeve dhe krijimit t\u00eb vlerave t\u00eb mir\u00ebfillta p\u00ebrkat\u00ebse? N\u00ebse, sa p\u00ebr ilustrim, si q\u00ebllim kulturor do ta p\u00ebrcaktonim arsimin, normat t\u00eb cilat do t\u00eb duhej t\u00eb promovoheshin do t\u00eb ishin zelli, inteligjenca, d\u00ebshira p\u00ebr m\u00ebsim dhe arsimi kualitativ. K\u00ebshtu, p\u00ebr secilin q\u00ebllim do t\u00eb duhej t\u00eb krijohen dhe promovohen vlerat adekuate. Dhe natyrisht, ato vlera do t\u00eb duhej t\u00eb jetohen dhe mbrohen nga elitat, t\u00eb cilat sh\u00ebrbejn\u00eb si shembuj t\u00eb sjelljes shoq\u00ebrore. Por mbi t\u00eb gjitha, p\u00ebr mosrespektim t\u00eb tyre do t\u00eb duhej t\u00eb ket\u00eb sanksionim shoq\u00ebror, t\u00eb pakt\u00ebn moral. Nd\u00ebrsa n\u00eb Kosov\u00eb, qytetar\u00ebt kan\u00eb mbetur pa nj\u00eb busull\u00eb kulturore. \u00cbsht\u00eb b\u00ebr\u00eb vendi i t\u00eb gjitha mund\u00ebsive. Thuajse asgj\u00eb nuk sanksionohet m\u00eb shoq\u00ebrisht, as vjedhja, as mashtrimi, as g\u00ebnjeshtra, as tradh\u00ebtia, as p\u00ebrtacia. Sepse nuk po dihet se \u00e7ka do t\u00eb ishte ideali i nj\u00eb jete t\u00eb mir\u00eb dhe t\u00eb denj\u00eb. Sepse mungon orientimi n\u00eb vlera. E ky \u00ebsht\u00eb d\u00ebshtimi kryesor i elitave intelektuale dhe politike t\u00eb vendit. L\u00ebre q\u00eb nuk e inicuan nj\u00eb proces t\u00eb till\u00eb t\u00eb promovimit t\u00eb vlerave, por p\u00ebrkundrazi shpeshher\u00eb i shemb\u00ebn ato. Duke korruptuar, vjedhur, mashtruar. Duke katandisur arsimin, drejt\u00ebsin\u00eb dhe shum\u00eb sfera t\u00eb jet\u00ebs n\u00eb nj\u00eb gjendje alarmante. Elitat tona vet\u00eb i degraduan identietitin dhe vlerat. Ia humb\u00ebn orientimin qytetarit.<\/p>\n<p>Fundusi identitar n\u00eb t\u00eb cilin thirren popullata shumic\u00eb e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb krijuar n\u00eb rrethana tjera historike dhe duhet rimodeluar dhe p\u00ebrshtatur me realitetin dhe nevojat aktuale. Ndon\u00ebse nj\u00eb identitet shoq\u00ebror nuk mund t\u00eb krijohet n\u00eb form\u00eb t\u00eb nj\u00eb inxhinierimi shoq\u00ebror, ngaq\u00eb secila shoq\u00ebri ve\u00e7se i ka ve\u00e7orit\u00eb e saj, m\u00ebgjithat\u00eb institucionet udh\u00ebheq\u00ebse e kan\u00eb p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb orientojn\u00eb qytetar\u00ebt me formulimin e politikave shtet\u00ebrore. Dikush mund t\u00eb thot\u00eb q\u00eb identiteti ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me mitet, normat dhe ngjarjet historike dhe si i till\u00eb nuk mund t\u00eb ndryshohet. Mir\u00ebpo identiteti \u00ebsht\u00eb \u00e7doher\u00eb n\u00eb evoluim, pra asnj\u00ebher\u00eb nuk duhet t\u00eb shihet si nj\u00eb gjendje statike e shpirtit t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb. Ajo \u00e7far\u00eb jemi, \u00e7do dit\u00eb krijohet dhe kompletohet rishtazi nga debatet shoq\u00ebrore rreth temave t\u00eb ndryshme vitale p\u00ebr shtetin dhe popullat\u00ebn. Var\u00ebsisht nga trajtimi i nj\u00eb teme dhe pranimi i diskursit rreth asaj teme n\u00eb shoq\u00ebri, ashtu edhe ajo tem\u00eb dhe diskurs do t\u00eb influencoj\u00eb ndryshimin dhe zhvillimin e identitetit shoq\u00ebror. Duke pasur parasysh k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrlidhje mes diskursit shoq\u00ebror dhe identitetit, nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi dhe detyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb kan\u00eb elitat intelektuale dhe politike me diskurset e tyre, sepse jan\u00eb ato t\u00eb cilat krijojn\u00eb opinione dhe trende. Shoq\u00ebria jon\u00eb, p\u00ebrpos q\u00eb e din se nuk d\u00ebshiron t\u00eb jet\u00eb n\u00ebn presionin e politik\u00ebs s\u00eb Serbis\u00eb dhe don ta ket\u00eb shtetin e saj, ende nuk e din se \u00e7far\u00eb d\u00ebshiron t\u00eb jet\u00eb. Kosova q\u00eb prej pasluft\u00ebs \u00ebsht\u00eb marr\u00eb me shtetnd\u00ebrtim, i ka instaluar institucionet dhe ka ngritur gjith\u00eb struktur\u00ebn shtet\u00ebrore si dhe simbolet e saj. Me k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb kryer nj\u00eb pjes\u00eb e pun\u00ebs s\u00eb shtetnd\u00ebrtimit, por pjesa m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e saj ka ngecur, e ajo \u00ebsht\u00eb identifikimi psikologjik i qytetarit me shtetin, apo kultivimi i nj\u00eb identiteti shtet\u00ebror t\u00eb adaptuar n\u00eb rrethanat e reja.<\/p>\n<p>Krijimi i identitetit t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb si proces ndodh\u00eb n\u00eb analogji me krijimin e identitetit individual. Njeriu, p\u00ebr arsye t\u00eb sigurimit t\u00eb mbijetes\u00ebs, identifikohet fillimisht me prindin, pastaj me rrethin. Sipas teorive psikologjike t\u00eb Frojdit, Parsons, Erikson dhe t\u00eb tjer\u00eb, identifikimi i p\u00ebrmbush\u00eb nevojat e natyrshme psikologjike t\u00eb individit. Kjo n\u00ebnkupton se identifikimi si proces psiko-social, ndodh\u00eb shkaku i nj\u00eb nevoje t\u00eb natyrshme njer\u00ebzore p\u00ebr nj\u00eb siguri psikologjike, p\u00ebr mbijetes\u00eb. Mbijetesa nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb vet\u00ebm m\u00eb mbijetes\u00eb fizike, por edhe me pranimin ton\u00eb nga rrethi, do t\u00eb thot\u00eb me mbijetes\u00ebn psikologjike Krijimi i identitetit individual ndodh\u00eb p\u00ebrmes interaksionit t\u00eb njeriut me rrethin e tij. Interaksioni, s\u00eb k\u00ebndejmi, paraqet nj\u00eb platform\u00eb shk\u00ebmbimi mes individ\u00ebve dhe shoq\u00ebris\u00eb. \u00cbsht\u00eb pra diskursi, krijues t\u00eb t\u00eb cilit jemi vet\u00eb ne, ai q\u00eb formon apo rr\u00ebnon identitet. William Bloom thot\u00eb se secili individ posedon nj\u00eb ngulm \u201cp\u00ebr tu identifikuar me sjelljet, ve\u00e7orit\u00eb dhe atitudat e figurave signifikante t\u00eb rrethit t\u00eb tij\/saj, dmth. njer\u00ebzit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb aktive k\u00ebrkojn\u00eb identitetin\u201d. Nj\u00ebherazi, secila qenie njer\u00ebzore, sipas Bloom, tenton q\u00eb t\u2019i p\u00ebrforcoj\u00eb dhe mbroj\u00eb identifikimet e formuara.<\/p>\n<p>Meq\u00eb identifikimi gjithmon\u00eb \u00ebsht\u00eb instrumental, rrjedhimisht qytetar\u00ebt identifikohen me nj\u00eb struktur\u00eb politike vet\u00ebm n\u00ebse kan\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfitim nga ai identifikim, pra n\u00ebse ai identitet p\u00ebrforcon mir\u00ebqenien shpirt\u00ebrore dhe ju jep p\u00ebrshtypjen se do t\u2019i mbroj\u00eb interesat e tyre. Identifikimi b\u00ebhet p\u00ebrmes internalizimit t\u00eb simboleve (mitet, historia, flamuri, himni, institucionet) por edhe p\u00ebrmes eksponent\u00ebve dhe lider\u00ebve politik\u00eb. N\u00eb Kosov\u00eb simbolet shtet\u00ebrore jan\u00eb krijuar tek von\u00eb dhe ende nuk kan\u00eb pesh\u00ebn e tyre optimale q\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb si mjet identifikimi p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt me komb\u00ebsi t\u00eb ndryshme. Edhe lider\u00ebt do t\u00eb mund t\u00eb ishin shembuj identifikimi. Mir\u00ebpo shum\u00eb nga ta kan\u00eb qen\u00eb kontradiktor\u00eb dhe jo-koherent\u00eb n\u00eb politikat e tyre p\u00ebr tu p\u00ebrzgjedhur si model identifikimi p\u00ebr qytetarin. Edhe kur kishin potencialin t\u00eb jen\u00eb shembuj identifikimi, b\u00ebn\u00eb gabime gjat\u00eb karrier\u00ebs dhe formulimit t\u00eb politikave t\u00eb tyre, gj\u00eb q\u00eb ju kushtoi. S\u00eb fundi gjat\u00eb zgjedhjeve t\u00eb parakohshme.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr gabim i elit\u00ebs kosovare \u00ebsht\u00eb p\u00ebrformanca e dob\u00ebt n\u00eb politik\u00ebn e jashtme gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit, sidomos prej fillimit t\u00eb bisedimeve rreth marr\u00ebdh\u00ebnieve me Serbin\u00eb. Komuniteti shkencor q\u00ebmoti e njeh raportin dialektik mes identitetit shtet\u00ebror dhe politik\u00ebs s\u00eb jashtme, korrelacionin p\u00ebrforcues t\u00eb dyansh\u00ebm mes tyre. Prandaj iniciativat n\u00eb fush\u00ebn e politik\u00ebs s\u00eb jashtme si dhe prezantimi i tyre n\u00eb shoq\u00ebri duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb planifikuara m\u00eb nj\u00eb kujdes akribik dhe strategji holistike. Nj\u00eb qasje e till\u00eb sistematike e politik\u00ebs kosovare qartazi mungon. K\u00ebt\u00eb e d\u00ebshmojn\u00eb edhe krizat politike brenda vendit dhe n\u00eb politik\u00ebn ton\u00eb t\u00eb jashtme. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb shih edhe shkrimin e Armend Mazrekut \u201e<a href=\"http:\/\/https\/\/sbunker.net\/op-ed\/88667\/mbi-republiken-e-trete-serbe-ne-ballkan\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Mbi Republik\u00ebn e Tret\u00eb Serbe n\u00eb Ballkan<\/a>\u201c.<\/p>\n<p>K\u00ebtu po flasim p\u00ebr nj\u00eb identitet t\u00eb p\u00ebrve\u00e7\u00ebm t\u00eb Kosov\u00ebs, ndon\u00ebse jam shum\u00eb e vet\u00ebdijshme se shumica e kosovar\u00ebve jan\u00eb kund\u00ebr nj\u00eb ve\u00e7imi t\u00eb till\u00eb. Nga frika se kjo do t\u00eb ndikonte n\u00eb nj\u00eb largim mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kosov\u00ebs, nuk duan as p\u00ebr q\u00ebllime analitike t\u2018i shohin si t\u00eb ndara. Mir\u00ebpo \u00ebsht\u00eb fakt se Kosova duhet t\u00eb vendos\u00eb vet\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e saj. Forcimi i nj\u00eb identiteti shtet\u00ebror kosovar nuk na b\u00ebn m\u00eb pak shqiptar\u00eb, ngaq\u00eb k\u00ebto dy identitete nuk duhet menduar si p\u00ebrjashtuese. P\u00ebrkundrazi, jan\u00eb komplementar\u00eb. Secili vendim q\u00eb mirret, secili hap q\u00eb b\u00ebhet, merr si baz\u00eb at\u00eb \u00e7far\u00eb ne jemi dhe duam t\u00eb jemi. Para s\u00eb t\u00eb dijm\u00eb ku po shkojm\u00eb, duhet ta caktojm\u00eb ku jemi, apo jo? Kosova ka rrethana tjera sesa Shqip\u00ebria, dhe rrjedhimisht edhe q\u00ebllime dhe detyra tjera. P\u00ebr t\u2019i kryer ato detyra dhe rrug\u00ebtime drejt nj\u00eb shtetnd\u00ebrtimi t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb, Kosova duhet ta formoj\u00eb identitetin shtet\u00ebror t\u00eb saj. P\u00ebrndryshe, n\u00eb munges\u00eb t\u00eb nj\u00eb qart\u00ebsie dhe nj\u00eb kristalizimi t\u00eb vlerave, normave dhe identitetit shtet\u00ebror, leht\u00ebsisht n\u00eb at\u00eb bshll\u00ebk dep\u00ebrtojn\u00eb elemente t\u00eb huaja identitare, t\u00eb cilat n\u00eb Kosov\u00eb gjejn\u00eb nj\u00eb baz\u00eb t\u00eb ushqyeshme fermentimi.<\/p>\n<p>Arsyet p\u00ebr leht\u00ebsin\u00eb e dep\u00ebrtimit t\u00eb elementeve identitare, p\u00ebrpos boshll\u00ebkut identitar ekzistues, jan\u00eb t\u00eb natyr\u00ebs socio-ekonomike. S\u00eb pari, popullata e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb e re, me nj\u00eb mosh\u00eb mesatare prej 30 vjet. Moshat e reja (sidomos adoleshenca, prej af\u00ebrsisht 12-20) jan\u00eb m\u00eb t\u00eb luhatshme ndaj ligj\u00ebrimeve t\u00eb huaja, sepse edhe vet\u00eb gjinden n\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb kohore t\u00eb jet\u00ebs kur jan\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim dhe zhvillim t\u00eb identitetit personal. Pastaj, n\u00eb k\u00ebt\u00eb mosh\u00eb, dinamika e grupit ka nj\u00eb ndikim t\u00eb madh. Sidomos n\u00eb shkolla t\u00eb mesme dinamika e grupit \u00ebsht\u00eb thuajse determinuese p\u00ebr shum\u00eb t\u00eb rinj\u00eb. E dyta, gjendja ekonomike n\u00eb vend \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00eb dhe njer\u00ebzit kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb platform\u00eb shpres\u00ebdh\u00ebn\u00ebse. E treta, pas ngrirjes aktuale t\u00eb procesit t\u00eb integrimeve t\u00eb shteteve t\u00eb reja n\u00eb BE, edhe perspektiva evropiane ka humbur fuqin\u00eb e saj t\u00ebrheq\u00ebse si motiv orientues. K\u00ebta faktor\u00eb, n\u00eb konstelacion t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt pastaj e p\u00ebrforcojn\u00eb nj\u00ebri-tjetrin. Njeriu ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb sistem vlerash, dhe kur n\u00eb rrethanat socio-ekonomike t\u00eb Kosov\u00ebs ai sistem mungon, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb njer\u00ebzore q\u00eb orientimi t\u00eb pranohet nga \u00e7far\u00ebdo sistemi tjet\u00ebr vlerash. Sepse njer\u00ebzit kan\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb kapen p\u00ebr nj\u00eb fije orientimi p\u00ebr t\u00eb mos mbetur n\u00eb hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb padefinuar.<\/p>\n<p>P\u00ebr Kosov\u00ebn dhe qytetar\u00ebt e saj, \u00ebsht\u00eb jetike q\u00eb tani e tutje t\u00eb veprohet ndryshe. Nuk guxojm\u00eb t\u00eb lejojm\u00eb q\u00eb gj\u00ebrat t\u00eb na dalin jasht\u00eb kontrollit. Duhet mbledhur mendjen. Duhet punuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sistematike dhe urgjente rreth qart\u00ebsimit t\u00eb identitetit ton\u00eb dhe interesave tona si shoq\u00ebri, gjithmon\u00eb duke ditur se identiteti \u00ebsht\u00eb nevoj\u00eb esenciale njer\u00ebzore, i cili krijohet p\u00ebrmes narracioneve diskurzive dhe ndikohet nga persona signifikant\u00eb dhe simbole shtet\u00ebrore. Se identiteti mund t\u00eb jet\u00eb i shum\u00ebfisht\u00eb, me elemente t\u00eb ndryshme dhe shtresa t\u00eb ndryshme dhe q\u00eb \u00ebsht\u00eb vazhdimisht n\u00eb evoluim. Mbi t\u00eb gjitha, elitat politike dhe intelektuale duhet ta ken\u00eb parasysh dialektik\u00ebn mes identitetit dhe politik\u00ebs s\u00eb jashtme. Mosp\u00ebrfillja e mund\u00ebsis\u00eb s\u00eb trasimit t\u00eb nj\u00eb rruge pakthim n\u00eb loj\u00ebn me elemente identitare \u00ebsht\u00eb nj\u00eb loj\u00eb m\u00eb fatin e shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs. E l\u00ebnia pasdore e trajtimit profesional dhe t\u00eb devotsh\u00ebm t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb identitetit t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs nga elitat, n\u00eb fund t\u00eb dit\u00ebs do t\u00eb jet\u00eb ose munges\u00eb e dijes s\u00eb tyre, ose neglizhim i q\u00ebllimsh\u00ebm sall p\u00ebr t\u00eb l\u00ebn\u00eb hapur mund\u00ebsit\u00eb e manipulimit me identitet p\u00ebr nevoja t\u00eb mobilizimit t\u00eb tij saher\u00eb ju duhen votat e qytetarit p\u00ebr sigurimin e pushtetit.<\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb Kosov\u00eb prap\u00eb po krijohet nj\u00eb tem\u00eb artificiale: Ajo e kalimit t\u00eb bart\u00ebsit t\u00eb dialogut me Serbin\u00eb nga niveli i kryeministrit n\u00eb at\u00eb t\u00eb presidentit. Sipas deklaratave t\u00eb kandidat\u00ebve p\u00ebr kryeminist\u00ebr t\u00eb partive, shihet qartazi se nuk ka ndonj\u00eb platform\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb unifikuar n\u00eb lidhje me dialogun. Nj\u00eb dialog, sipas secil\u00ebs logjik\u00eb, mund t\u00eb [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":156,"featured_media":9826,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[669,1236,664,12],"ppma_author":[185],"class_list":["post-4087","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-dialogue","tag-kosove-serbi","tag-kosovo","tag-serbia"],"authors":[{"term_id":185,"user_id":156,"is_guest":0,"slug":"luljeta-aliu","display_name":"Luljeta Aliu","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-15-2.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-15-2.jpg"},"user_url":"","last_name":"Aliu","first_name":"Luljeta","description":"Luljeta Aliu \u00ebsht\u00eb duke doktoruar n\u00eb Shkenca Politike n\u00eb Nurenberg t\u00eb Gjermanis\u00eb me fokus Marr\u00ebdh\u00ebniet Transatlantike. Ajo ka mbaruar studimet interdisiplinare p\u00ebr Shkenca Politike, Let\u00ebrsi Gjermane dhe T\u00eb Drejt\u00ebn Nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb universitetin e Cyrihut, Zvic\u00ebr, ku edhe ka shkruar master p\u00ebr vendimmarrjen ushtarake n\u00eb misionet shum\u00ebkomb\u00ebshe. Fushat e saj t\u00eb interesit shkencor jan\u00eb politikat nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb siguris\u00eb, politika e jashtme, gjeopolitika dhe mobilizimi social. Luljeta Aliu shkruan p\u00ebr gazetat n\u00eb Kosov\u00eb dhe gazeta zvic\u00ebrane."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4087","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/156"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4087"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4087\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10143,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4087\/revisions\/10143"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/9826"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4087"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4087"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4087"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=4087"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}