{"id":4091,"date":"2017-07-31T11:44:12","date_gmt":"2017-07-31T09:44:12","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=4091"},"modified":"2024-11-14T11:47:35","modified_gmt":"2024-11-14T09:47:35","slug":"kaini-njeriu-i-fundit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/kritike\/kaini-njeriu-i-fundit\/","title":{"rendered":"Kaini, njeriu i fundit"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\"><\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"img-wrapper\"><\/div>\n<div class=\"news-left\">\n<p>Zoti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lojtari i keq. Ai i vendos rregullat dhe i prish ato var\u00ebsisht nga tekat e tij. Ai \u00ebsht\u00eb i pa alibi p\u00ebr veprimet q\u00eb b\u00ebn, thjesht \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vras\u00ebs sa i tmerrsh\u00ebm po aq gjakftoht\u00eb me ata q\u00eb vet\u00eb i krijoi. Ekzaltimi i tij mb\u00ebrrin kulmin n\u00ebp\u00ebrmes mizorive q\u00eb ua shkakaton atyre. Ky Zot \u00ebsht\u00eb i lig, prandaj \u00ebsht\u00eb edhe vras\u00ebs i pjell\u00ebs s\u00eb vet. K\u00ebshtu paraqitet Zoti n\u00eb librin e fundit t\u00eb shkrimtarit Jos\u00e9 Saramago,\u00a0<em>Kaini<\/em>. N\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr Saramago rishkruan historin\u00eb biblike, nj\u00eb p\u00ebrmbysje e t\u00ebr\u00ebsishme e\u00a0<em>Dhjat\u00ebs s\u00eb Vjet\u00ebr<\/em>.<\/p>\n<p>P\u00ebr Saramago-n,<em>\u00a0Kaini\u00a0<\/em>\u00ebsht\u00eb historia e njer\u00ebzimit, dhe si\u00e7 e v\u00ebrejm\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb krijimtarin e tij letrare, Saramago ishte nj\u00eb nga ata autor\u00eb shum\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsuar me gjendjen e njer\u00ebzimit. N\u00ebp\u00ebrmes personazhit Kaini, ai na e p\u00ebrshkruan k\u00ebt\u00eb gjendje. Lufta e p\u00ebrhershme e njeriut p\u00ebr mbijetes\u00eb, e p\u00ebrzier me ndjenj\u00ebn e braktisjes apo t\u00eb mospasjes kurr\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebudh\u00ebtar besnik paraqitet mjaft mir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr. Pra, Kaini i Saramago-s \u00ebsht\u00eb njeriu i cili edhe p\u00ebrkund\u00ebr fuqis\u00eb dhe lig\u00ebsis\u00eb s\u00eb Zotit, ai prap\u00ebseprap\u00eb nuk heq dor\u00eb. Kaini \u00ebsht\u00eb vras\u00ebs po aq sa Zoti, por p\u00ebrkund\u00ebr Zotit, Kaini nuk e p\u00ebrligj vrasjen e tij ashtu si\u00e7 b\u00ebn Zoti. I d\u00ebnuar p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pelegrin q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb Zotit, por n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb shijimit t\u00eb nj\u00eb momenti n\u00eb jet\u00eb, q\u00eb nuk k\u00ebrkon prehje e as paqe t\u00eb p\u00ebrhershme, por nj\u00eb qet\u00ebsi shpirt\u00ebrore momentale, e q\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebsaj k\u00ebrkese kaq minore n\u00eb dukje, por shum\u00eb e pap\u00ebrballueshme p\u00ebr Zotin koprrac, ai do t\u00eb vuaj\u00eb deri n\u00eb amshim.<\/p>\n<p>Vrasja e Abelit nga Kaini nuk ishte pse v\u00ebrtet ky i fundit ishte nj\u00eb kriminel i lindur, por ishte zilia e tij e nxitur nga ky Zot p\u00ebr\u00e7ar\u00ebs q\u00eb e b\u00ebri ta vras\u00eb v\u00ebllain e tij. P\u00ebr Saramago-n Kaini po luante n\u00eb skenarin e Zotit. Beteja e Kainit \u00ebsht\u00eb beteja e p\u00ebrhershme e njeriut me Zotin, prandaj n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb Kaini i Saramago-s \u00ebsht\u00eb i gjith\u00eb njer\u00ebzimi, sikur q\u00eb i gjith\u00eb njer\u00ebzimi \u00ebsht\u00eb loz\u00eb e Kainit.<\/p>\n<p>Kopshti i Edenit, ky gjyq i madh i universit, parajsa prej s\u00eb cil\u00ebs burojn\u00eb t\u00eb gjitha vuajtjet biblike, p\u00ebr Saramago-n \u00ebsht\u00eb zanafilla e burimit t\u00eb mjerimit njer\u00ebzor. Shpurja n\u00eb bot\u00ebn e hi\u00e7it t\u00eb Adamit dhe Ev\u00ebs nga ana e Zotit, p\u00ebr shkak t\u00eb ngr\u00ebnies s\u00eb frutit nga pema e njohjes, \u00ebsht\u00eb pasqyrim i mendjes s\u00eb krimbur t\u00eb Zotit. Sprovat nga m\u00eb t\u00eb mundishme q\u00eb vijn\u00eb nj\u00ebpasnj\u00eb p\u00ebr ta sfiduar njeriun, n\u00eb fakt jan\u00eb d\u00ebnime t\u00eb mb\u00ebshtjellura me smir\u00ebn e Zotit. K\u00ebt\u00eb Kaini i Saramago-s e kupton dhe pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb i kund\u00ebrvihet atij. Kur Zoti e akuzon Kainin p\u00ebr vrasjen e v\u00ebllait t\u00eb tij Abelit dhe q\u00eb pastaj e d\u00ebnon me bredhje t\u00eb pambarim, Kaini i kund\u00ebrvihet me kund\u00ebrakuz\u00eb:\u00a0<em>\u201c\u00c7\u2019i b\u00ebre v\u00ebllait, pyeti ai, dhe Kaini iu p\u00ebrgjigj me nj\u00eb tjet\u00ebr pyetje, Mos isha gj\u00eb roje i v\u00ebllait tim, Ti e vrave, \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, por fajtor i par\u00eb je ti&#8230; (&#8230;) Un\u00eb doja t\u00eb t\u00eb vija n\u00eb sprov\u00eb, E kush je ti q\u00eb do t\u00eb v\u00ebsh n\u00eb prov\u00eb at\u00eb q\u00eb ke krijuar vet, Un\u00eb jam zoti, sovran i t\u00eb gjitha gj\u00ebrave, Dhe i gjith\u00eb qenieve, do t\u00eb thoshe ti, por jo i imi dhe as i liris\u00eb sime, I liris\u00eb p\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb, Vet\u00eb ti u tregove i lir\u00eb kur m\u00eb le t\u00eb vrisja Abelin, kur e kishe n\u00eb dor\u00eb ta shmangje vrasjen&#8230;<\/em>.\u201d<\/p>\n<p>Si n\u00eb k\u00ebt\u00eb diskutim edhe n\u00eb shum\u00eb t\u00eb tjera brenda librit, Saramago na e paraqet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb zhveshur luft\u00ebn e p\u00ebrhershme t\u00eb mosbesimit t\u00eb njeriut ndaj Zotit dhe anasjelltas. Mir\u00ebpo, Zoti nuk do t\u00eb \u00e7ante fort kok\u00eb n\u00ebse Kaini e kishte vrar\u00eb vet\u00ebm Abelin, por jo, ishte pik\u00ebrisht e kund\u00ebrta, sepse me vrasjen e Abelit, Kaini kishte vrar\u00eb iden\u00eb e njeriut t\u00eb mir\u00eb ashtu si\u00e7 Zoti kishte d\u00ebshiruar. Rebelimi i Kainit nuk \u00ebsht\u00eb pse Zoti vret, sjell katastrofa t\u00eb tmerrshme. Jo, ai rebelohet p\u00ebr faktin se Zoti nuk \u00ebsht\u00eb i sinqert\u00eb n\u00eb nd\u00ebrmarrjet e tij. Gryk\u00ebsia e tij p\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb sprov\u00ebs e tejkalon \u00e7do kufi. T\u00eb vendos\u00ebsh n\u00eb zjarr f\u00ebmij\u00ebt e Sodom\u00ebs n\u00eb em\u00ebr t\u00eb sprov\u00ebs, kjo p\u00ebr Kainin \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb gryk\u00ebsi, nj\u00eb etje e pangopur p\u00ebr gjak. Komplekset e shumta, Zoti i fsheh n\u00ebp\u00ebrmes d\u00ebnimit q\u00eb i b\u00ebn njeriut.<\/p>\n<p>Gjith\u00eb k\u00ebtij raporti, t\u00ebr\u00eb k\u00ebsaj gjendje t\u00eb krijuar nga Zoti, Kaini n\u00eb fund do t\u2019i dal\u00eb p\u00ebrball\u00eb planit t\u00eb tij. Pasi q\u00eb Zoti kishte vendosur q\u00eb ta shfaroste njer\u00ebzimin, k\u00ebt\u00eb krijes\u00eb t\u00eb lig\u00eb si\u00e7 e quante ai, e q\u00eb vet\u00eb e kishte krijuar; vendos q\u00eb Noahn me familje t\u00eb tij ta fus\u00eb n\u00eb nj\u00eb bark\u00eb, q\u00eb kur t\u00eb ndodh\u00eb p\u00ebrmbytja apokaliptike k\u00ebta t\u00eb shp\u00ebtojn\u00eb dhe t\u00eb jen\u00eb njeriu i ri n\u00eb tok\u00ebn e djegur. Mir\u00ebpo, Kaini krejt rast\u00ebsisht gjendet n\u00eb \u00e7astin e fundit, por t\u00eb duhur n\u00eb zon\u00ebn ku Noah po nd\u00ebrtonte bark\u00ebn dhe q\u00eb kjo rast\u00ebsi tregon se Zoti nuk \u00ebsht\u00eb i plotfuqish\u00ebm (sic). Thuhet se rasti \u00ebsht\u00eb mbret i bot\u00ebs, e si\u00e7 e dim\u00eb nj\u00eb mbret\u00ebri nuk mund ta udh\u00ebheqin dy mbret\u00ebr. Zoti kishte nj\u00eb plan\u00a0q\u00eb njeriun e ri q\u00eb e p\u00ebrfaq\u00ebsonte Noah me familjen e tij, ta b\u00ebnte zot\u00ebrues t\u00eb vet\u00ebm t\u00eb tok\u00ebs, mbi iden\u00eb se kjo do t\u00eb jet\u00eb fara e njeriut t\u00eb urt\u00eb dhe t\u00eb nd\u00ebshkuesh\u00ebm. Pra, Zoti d\u00ebshironte q\u00eb krijesa e tij t\u00eb ishte kok\u00ebulur, i n\u00ebnshtruesh\u00ebm, por kishte harruar se brenda bark\u00ebs kishte futur krimbin, ashtu si\u00e7 futet krimbi brenda nj\u00eb molle t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb. Pasi q\u00eb barka kishte ndaluar n\u00eb limanin e fundit dhe pasi q\u00eb dit\u00ebt e zeza p\u00ebr njer\u00ebzimin kishin marr\u00eb fund, hapet porta e madhe e bark\u00ebs, shp\u00ebtimtares s\u00eb njer\u00ebzimit, del i vet\u00ebm prej saj Kaini. P\u00ebr \u00e7udi Zoti \u00ebsht\u00eb i habitur kur sheh p\u00ebrpara tij krijes\u00ebn e tij t\u00eb vetme t\u00eb gjall\u00eb. K\u00ebtu Saramago n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb forme e paraqet luft\u00ebn e p\u00ebrjetshme mes Zotit dhe Njeriut. Pra, sipas Saramago-s Kaini \u00ebsht\u00eb shp\u00ebtimtar i njeriut, i atij njeriu q\u00eb nuk dor\u00ebzohet, q\u00eb nuk pranon t\u00eb n\u00ebnshtrohet dhe mbi t\u00eb gjitha i atij njeriu q\u00eb e pranon se mund t\u00eb jet\u00eb i keq e edhe vras\u00ebs, por asnj\u00ebher\u00eb njeri i n\u00ebnshtruar dhe i lig.<\/p>\n<p>Prandaj, libri\u00a0<em>Kaini<\/em>, m\u00eb shum\u00eb se lib\u00ebr, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb revolt\u00eb q\u00eb shpreh pad\u00ebgjueshm\u00ebrin\u00eb e njeriut, jo t\u00eb atij njeriu t\u00eb mir\u00eb, q\u00eb jeton brenda moralit kanonik, por i njeriut q\u00eb i thyen rregullat, atij q\u00eb p\u00ebr asnj\u00eb \u00e7ast nuk frik\u00ebsohet as nga e shkuara, e aq m\u00eb pak nga e ardhmja, sepse ai \u00ebsht\u00eb i brengosur me t\u00eb tashmen. K\u00ebshtu, Saramago n\u00ebp\u00ebrmes personazhit t\u00eb Kainit na fut n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb t\u00eb menduarit q\u00eb edhe sot e k\u00ebsaj dite paraqet nj\u00eb domosdoshm\u00ebri. Njeriu sot kalon n\u00eb mes t\u00eb dikotomis\u00eb t\u00eb s\u00eb mir\u00ebs dhe s\u00eb keq\u00ebs, kurse Kaini i Saramago-s \u00ebsht\u00eb kap\u00ebrcim i k\u00ebsaj dikotomie. Ai \u00ebsht\u00eb p\u00ebrtej s\u00eb mir\u00ebs dhe s\u00eb keq\u00ebs, \u00ebsht\u00eb njeriu q\u00eb jeton i mishnuar me hi\u00e7in.<\/p>\n<p>Fuqia e k\u00ebtij njeriu \u00ebsht\u00eb fuqia e tejkalimit t\u00eb konstruksioneve t\u00eb paravendosura. \u00c7do p\u00ebrpjekje\/veprim i tij nuk ka tendenc\u00ebn e universalizimit, por \u00ebsht\u00eb (ri)rreshtim i p\u00ebrhersh\u00ebm n\u00eb bot\u00ebn e nj\u00ebjt\u00eb. Gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb tani, asgj\u00eb p\u00ebrher\u00eb,\u00a0motoja e Saramago-s q\u00eb na e p\u00ebrcjell p\u00ebrmes librit\u00a0<em>Kaini<\/em>. Prandaj, kjo edhe e (ri)thekson shqet\u00ebsimin e autorit p\u00ebr gjendjen njer\u00ebzore, p\u00ebr brisht\u00ebsin\u00eb e saj. K\u00ebshtu q\u00eb, Saramago nuk \u00ebsht\u00eb antireligjioz, ai \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb se kaq, \u00ebsht\u00eb antidogm\u00eb dhe\u00a0<em>Kaini<\/em>\u00a0\u00ebsht\u00eb sh\u00ebmb\u00eblltyra e cila na p\u00ebrfaq\u00ebson. Romani\u00a0<em>Kaini\u00a0<\/em>nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb rr\u00ebfenj\u00eb e adaptuar biblike, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shprehje e tronditjes njer\u00ebzore karshi vetes dhe asaj q\u00eb na rrethon.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Zoti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lojtari i keq. Ai i vendos rregullat dhe i prish ato var\u00ebsisht nga tekat e tij. Ai \u00ebsht\u00eb i pa alibi p\u00ebr veprimet q\u00eb b\u00ebn, thjesht \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vras\u00ebs sa i tmerrsh\u00ebm po aq gjakftoht\u00eb me ata q\u00eb vet\u00eb i krijoi. Ekzaltimi i tij mb\u00ebrrin kulmin n\u00ebp\u00ebrmes mizorive q\u00eb ua shkakaton atyre. [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":266,"featured_media":10289,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[14],"tags":[1827,1826,1322],"ppma_author":[733],"class_list":["post-4091","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kritike","tag-jose-saramago","tag-kaini","tag-kritike"],"authors":[{"term_id":733,"user_id":266,"is_guest":0,"slug":"dritan-dragusha","display_name":"Dritan Dragusha","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/dritan.webp","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/dritan.webp"},"user_url":"","last_name":"Dragusha","first_name":"Dritan","description":"Dritan Dragusha \u00ebsht\u00eb i diplomuar n\u00eb filozofi, n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs. Dritani \u00ebsht\u00eb i fokusuar n\u00eb teori t\u00eb kultur\u00ebs dhe gjithashtu n\u00eb let\u00ebrsi, kinema dhe muzik\u00eb. Po ashtu, merret edhe me gazetari. \u00cbsht\u00eb kolumnist i rregullt n\u00eb platform\u00ebn online \"sbunker.net\". Ka qen\u00eb edhe m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs i filozofis\u00eb dhe etik\u00ebs n\u00eb \"The British School Kosova\". Bashkautor n\u00eb projektin kulturor televiziv \"Filozofema\", n\u00eb Radio Televizionin e Kosov\u00ebs. Aktualisht Dritani \u00ebsht\u00eb autor dhe moderator i emisionit \"Prizma\", n\u00eb televizionin T7."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4091","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/266"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4091"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4091\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10290,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4091\/revisions\/10290"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/10289"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4091"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4091"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4091"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=4091"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}