{"id":4119,"date":"2018-09-11T11:24:10","date_gmt":"2018-09-11T09:24:10","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=4119"},"modified":"2024-11-14T11:26:51","modified_gmt":"2024-11-14T09:26:51","slug":"komunisti-i-giuseppe-tornatore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/kritike\/komunisti-i-giuseppe-tornatore\/","title":{"rendered":"Komunisti i Giuseppe Tornatore"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\"><\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"img-wrapper\"><\/div>\n<div class=\"news-left\">\n<p>Filmi\u00a0<em>Baar\u00eca<\/em>, i regjisorit Italian Giuseppe Tornatore, realizuar n\u00eb vitin 2009, e q\u00eb paraqitet si nj\u00eb problematik\u00eb lokale, tenton t\u00eb na paraqes\u00eb nd\u00ebrthurjet e fenomeneve t\u00eb ndryshme t\u00eb stratifikimit shoq\u00ebror n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb ku ideologjit\u00eb e ndryshme kishin marr\u00eb hov. Ky rr\u00ebfim \u00ebsht\u00eb i vendosur n\u00eb Sicili dhe nuk \u00ebsht\u00eb fiktiv, por n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb forme ofron imazhin e nj\u00eb Europe q\u00eb qe i pranish\u00ebm dikur. Tema qendrore q\u00eb trajtohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb film, \u00ebsht\u00eb zb\u00ebrthimi i femomenve dhe problematikave q\u00eb e karakterizojn\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb n\u00ebp\u00ebrmes historis\u00eb s\u00eb tre brezave t\u00eb nj\u00eb familjeve t\u00eb varf\u00ebr siciliane. Po ashtu, n\u00eb film paraqiten n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb mjaft interesante kritika dhe ironia q\u00eb u b\u00ebhet ideologjive t\u00eb ndryshme q\u00eb ishin b\u00ebr\u00eb trend i asaj kohe. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht aty flitet edhe p\u00ebr dashurin\u00eb, martes\u00ebn, varf\u00ebrin\u00eb, mafian, shfryt\u00ebzimin, reform\u00ebn agrare, ngritjen dhe r\u00ebnien e fashizmit, konfliktin midis komunizmit dhe katolicizmit, pesh\u00ebn e tradit\u00ebs, ngadal\u00ebsin\u00eb e ndryshimeve dhe t\u00eb zhvillimit shoq\u00ebror. Ky film rr\u00ebfen nj\u00eb periudh\u00eb nga vitet 1930 deri m\u00eb 1980, q\u00eb p\u00ebrfshin jet\u00ebn e tre brezave t\u00eb nj\u00eb familje fshatare; nga bariu Cicco, i biri i tij Peppino, i cili mes fashizmit dhe mafias zgjedh t\u00eb b\u00ebhet komunist, dhe nipi i tij Pietro. N\u00ebp\u00ebrmes k\u00ebtyre tre brezave regjisori na shpjegon edhe historin\u00eb e shoq\u00ebris\u00eb italiane t\u00eb asaj kohe. Tornatore p\u00ebrmes personazhit t\u00eb Peppino-s na sjell jet\u00ebn e nj\u00eb djaloshi t\u00eb ri, i p\u00ebrvuajtur, por kryeneq, i cili i zhg\u00ebnjyer me jet\u00ebn e r\u00ebnd\u00eb, me zymt\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrditshm\u00ebris\u00eb, n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr realizimin e \u00ebndrrave angazhohet n\u00eb politik\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb tregim Tornatore insiston t\u00eb v\u00ebr\u00eb n\u00eb dukje Peppino-n si nj\u00eb njeri i cili gjithmon\u00eb ndjehet se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb d\u00ebshtim, dhe se vendi (Sicilia) kurr\u00eb nuk mund t\u00eb ndryshohet kur ti jeton zakonsh\u00ebm n\u00eb t\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb moment Peppino harron gjith\u00e7ka, hedh\u00eb prapa supeve \u00e7do gj\u00eb dhe vendos t\u2019i p\u00ebrkushtohet d\u00ebshir\u00ebs s\u00eb tij p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb politikan dhe p\u00ebr ta ndryshuar gjendjen shoq\u00ebrore. Ai l\u00eb familjen e tij e cila jeton n\u00eb varf\u00ebri t\u00eb thell\u00eb, dhe angazhohet q\u00eb t\u00eb zgjidh\u00eb problemet q\u00eb i preokupojn\u00eb sicilian\u00ebt e varf\u00ebr. K\u00ebtu Tornatore e v\u00eb theksin n\u00eb at\u00eb pik\u00eb ku shp\u00ebrfaqet edhe skizofrenia e njeriut, sepse n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr t\u2019u kujdesur p\u00ebr vete dhe familjen e tij njeriu (n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast Peppino), fillon t\u00eb merret me zgjidhjen e problemeve t\u00eb mbar\u00eb shoq\u00ebris\u00eb. Pra, duke mos gjetur rrug\u00eb p\u00ebr ta zgjidhur problemin e varf\u00ebris\u00eb familjare, tani p\u00ebr Peppino-n korrupsioni, mafiozll\u00ebku, imoralizimi shoq\u00ebror, mosbesimi do t\u00eb b\u00ebh\u00ebn pika referente dhe mbi t\u00eb cilat do t\u00eb ngrihet e t\u00ebr\u00eb kauza e tij jet\u00ebsore. Pesimizmi i skajsh\u00ebm do t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohet m\u00eb shpresat dhe ambiciet e m\u00ebdha p\u00ebr ndryshim. E keqja si nj\u00eb mallkim kolektiv do t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb dhe do t\u00eb mbetet si nj\u00eb relikt i s\u00eb kaluar\u00ebs, sepse Peppino me partin\u00eb e tij komuniste besonte se e ardhmja p\u00ebr vendin dhe qytetar\u00ebt do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e mir\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, Peppino si nj\u00eb person i cili pothuajse ia kishte ndjer\u00eb arom\u00ebn e fundit varf\u00ebris\u00eb, por q\u00eb kishte \u00ebndrra t\u00eb m\u00ebdha, fillon q\u00eb t\u00eb brengoset p\u00ebr padrejt\u00ebsit\u00eb dhe varf\u00ebrin\u00eb q\u00eb u b\u00ebhej t\u00eb tjer\u00ebve. \u00cbsht\u00eb interesant nj\u00eb sken\u00eb n\u00eb film e cila e shp\u00ebrfaq me t\u00ebr\u00eb vrazhd\u00ebsin\u00eb e saj realitetin e hidhur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb militant t\u00eb barazis\u00eb shoq\u00ebrore. Momenti \u00ebsht\u00eb kur Peppino kthehet n\u00eb vendlindje pasi kishte emigruar n\u00eb Paris p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb, nj\u00eb grup i njer\u00ebzve t\u00eb cil\u00ebt e njihnin at\u00eb, e shohin\u00a0me valixhe n\u00eb dor\u00eb dhe e pyesin p\u00ebr ku po largohet. Asnj\u00ebri prej tyre nuk e kishte v\u00ebn\u00eb re munges\u00ebn e tij, sepse ai ishte i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt po aq sa ishte reale barazia shoq\u00ebrore p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn luftonte vet\u00eb ai. Regjisori Tornatore me k\u00ebt\u00eb d\u00ebshiron t\u00eb na tregoj\u00eb sesi shpeshher\u00eb kemi p\u00ebrshtypje t\u00eb gabuara n\u00eb lidhje me at\u00eb se sa t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm mund t\u00eb jemi p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt. Shpesh krijojm\u00eb nj\u00eb realitet paralel n\u00eb mes t\u00eb asaj q\u00eb d\u00ebshirojm\u00eb t\u00eb jemi dhe asaj \u00e7far\u00eb n\u00eb fakt jemi. Mir\u00ebpo, Peppino Torrenuova, nga nj\u00eb i ri i pav\u00ebrejtsh\u00ebm q\u00eb ishte, gradualisht arrin t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb nga figurat e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb Partis\u00eb Komuniste. Ky moment i ngritjes s\u00eb Peppinos tregon sesi njeriu shum\u00eb leht\u00eb mund t\u00eb transformohet dhe nga nj\u00eb njeri i cili preokupim i ka hallet q\u00eb ia sjell jeta, t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb \u2018shp\u00ebtimtar\u2019 p\u00ebr njer\u00ebzimin.<\/p>\n<p>Jeta prej nj\u00eb komunisti t\u00eb zjarrt\u00eb e b\u00ebn Peppino-n njeri t\u00eb huaj p\u00ebr t\u00eb af\u00ebrmit e tij. Humbja e kujtes\u00ebs s\u00eb nj\u00eb t\u00eb kaluare t\u00eb af\u00ebrt, tegon se \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb nga fenomenet q\u00eb krijon\u00a0pasoja mjaft t\u00eb thella skizofrenike n\u00eb shoq\u00ebri. Shk\u00ebputja nga tradita n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb arbitrare si\u00e7 b\u00ebjn\u00eb fashizmi dhe komunizmi, por edhe trysnia q\u00eb vinte nga grupet mafioze e shp\u00ebrb\u00ebn kohezionin social. K\u00ebtu regjisori Tornatore d\u00ebshiron t\u00eb na jap\u00eb nj\u00eb pasqyr\u00eb t\u00eb qart\u00eb n\u00eb lidhje me at\u00eb se \u00e7far\u00eb zvetnimesh karakteriale shkaktojn\u00eb ideologjit\u00eb tek njer\u00ebzit. Sa t\u00eb fuqishme jan\u00eb slloganet e saj saq\u00eb njeriu humb\u00eb edhe fijen e fundit t\u00eb pik\u00ebtakimit me realitetin. Tornatore n\u00eb k\u00ebt\u00eb film, na tregon v\u00ebshtir\u00ebsin\u00eb q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb njeriu n\u00eb k\u00ebso situata, q\u00eb ta rikthej\u00eb n\u00eb kujtes\u00eb koh\u00ebn e humbur. K\u00ebto probleme regjisori na i shp\u00ebrfaq jo vet\u00ebm si probleme t\u00eb izoluara t\u00eb nj\u00eb province t\u00eb humbur t\u00eb Italis\u00eb, por edhe si nj\u00eb manifestim i cili ishte karakteristik\u00eb p\u00ebr shum\u00eb vende t\u00eb Europ\u00ebs. Prandaj, fantazma e komunizmit ishte b\u00ebr\u00eb makthi i njeriut europian. \u00c7rregullimet q\u00eb krijojn\u00eb k\u00ebto ideologji n\u00eb kohezionin social, humbjen e identitetit q\u00eb ato prodhojn\u00eb, si dhe indiferenc\u00ebn dhe apatin\u00eb q\u00eb mbjellin tek individi, \u00ebsht\u00eb paraqitur mjaft mir\u00eb n\u00eb filmin\u00a0<em>Baar\u00eca<\/em>. N\u00ebp\u00ebrmjet paraqitjes s\u00eb jet\u00ebs s\u00eb Peppinos n\u00eb k\u00ebt\u00eb film, n\u00eb fakt jepet nj\u00eb pasqyrim i trishtuar i realitetit q\u00eb kishte kapluar njeriun e shekullit XX, kurse p\u00ebrmes qytetit Sicilia p\u00ebrshkruhet brisht\u00ebsia e Europ\u00ebs s\u00eb asaj kohe.<\/p>\n<p>Mbase, me filmin<em>\u00a0Baar\u00eca<\/em>, regjisori Giuseppe Tornatore p\u00ebrve\u00e7se paraqet nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb shkuar, ai na b\u00ebn ta rikujtojm\u00eb at\u00eb edhe p\u00ebr faktin e mund\u00ebsis\u00eb s\u00eb recidivimit t\u00eb saj. Fuqia e k\u00ebtyre ideologjive nuk matet me pafuqin\u00eb reale q\u00eb eventualisht mund t\u00eb kemi, por me fuqin\u00eb e egos p\u00ebr pushtet q\u00eb mund ta shp\u00ebrfaqim. \u00cbsht\u00eb m\u00eb se e qart\u00eb se njer\u00ebzit t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebrfshihen nga idet\u00eb dhe ideologji t\u00eb tilla, me besimin e pathyesh\u00ebm se ata jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrzgjedhurit e historis\u00eb p\u00ebr zgjidhjen e problemeve dhe t\u00eb \u00e7lirimit t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb caktuar ky besim, ato ideologji b\u00ebhen\u00a0vet\u00eb burgu i tyre. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb regjisori mundohet q\u00eb p\u00ebrve\u00e7 rezikut q\u00eb vjen nga format e ligj\u00ebrimit ideologjik vulgar, paraqitet edhe temperamenti njer\u00ebzor q\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb rregullimit t\u00eb bot\u00ebs, sillet rreth nj\u00eb antihumanizmi q\u00eb pastaj krenohet me vet\u00ebshkat\u00ebrrimin. Prandaj, ky film nuk ofron nj\u00eb manual sesi duhet t\u00eb sillemi n\u00eb koh\u00ebn kur stuhi t\u00eb tilla ideologjike na k\u00ebrkojn\u00eb rekrutim, por thjesht na rikujton nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb ishte dikur dhe q\u00eb nuk do t\u00eb rikthehet prap\u00eb. Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, filmi\u00a0<em>Baar\u00eca<\/em>\u00a0nuk duhet par\u00eb thjesht vet\u00ebm sikur nj\u00eb trillim q\u00eb mundohet t\u00eb p\u00ebrshkruaj\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn, por n\u00eb fakt duhet par\u00eb si nj\u00eb e shkuar e trishtueshme, q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhet reale edhe at\u00ebher\u00eb kur jemi t\u00eb bindur se epoka e shprehjeve t\u00eb tilla ideologjike kolektiviste, ku p\u00ebr agjend\u00eb kan\u00eb zhdukjen e individumit njer\u00ebzor, ka p\u00ebrfunduar.<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Filmi\u00a0Baar\u00eca, i regjisorit Italian Giuseppe Tornatore, realizuar n\u00eb vitin 2009, e q\u00eb paraqitet si nj\u00eb problematik\u00eb lokale, tenton t\u00eb na paraqes\u00eb nd\u00ebrthurjet e fenomeneve t\u00eb ndryshme t\u00eb stratifikimit shoq\u00ebror n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb ku ideologjit\u00eb e ndryshme kishin marr\u00eb hov. Ky rr\u00ebfim \u00ebsht\u00eb i vendosur n\u00eb Sicili dhe nuk \u00ebsht\u00eb fiktiv, por n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb forme ofron [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":266,"featured_media":10264,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[14],"tags":[1819,1820,1322],"ppma_author":[733],"class_list":["post-4119","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kritike","tag-giuseppe-tornatore","tag-komunisti","tag-kritike"],"authors":[{"term_id":733,"user_id":266,"is_guest":0,"slug":"dritan-dragusha","display_name":"Dritan Dragusha","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/dritan.webp","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/dritan.webp"},"user_url":"","last_name":"Dragusha","first_name":"Dritan","description":"Dritan Dragusha \u00ebsht\u00eb i diplomuar n\u00eb filozofi, n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs. Dritani \u00ebsht\u00eb i fokusuar n\u00eb teori t\u00eb kultur\u00ebs dhe gjithashtu n\u00eb let\u00ebrsi, kinema dhe muzik\u00eb. Po ashtu, merret edhe me gazetari. \u00cbsht\u00eb kolumnist i rregullt n\u00eb platform\u00ebn online \"sbunker.net\". Ka qen\u00eb edhe m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs i filozofis\u00eb dhe etik\u00ebs n\u00eb \"The British School Kosova\". Bashkautor n\u00eb projektin kulturor televiziv \"Filozofema\", n\u00eb Radio Televizionin e Kosov\u00ebs. Aktualisht Dritani \u00ebsht\u00eb autor dhe moderator i emisionit \"Prizma\", n\u00eb televizionin T7."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4119","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/266"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4119"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4119\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10265,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4119\/revisions\/10265"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/10264"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4119"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4119"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4119"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=4119"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}