{"id":4143,"date":"2017-11-20T12:01:23","date_gmt":"2017-11-20T10:01:23","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=4143"},"modified":"2024-11-12T12:05:05","modified_gmt":"2024-11-12T10:05:05","slug":"dilema-e-te-burgosurit-ne-marredheniet-shqiptaro-serbe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/dilema-e-te-burgosurit-ne-marredheniet-shqiptaro-serbe\/","title":{"rendered":"&#8220;Dilema e t\u00eb burgosurit&#8221; n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet shqiptaro-serbe"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\"><\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"img-wrapper\"><\/div>\n<div class=\"news-left\">\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb tensionesh n\u00eb politik\u00ebn bot\u00ebrore, p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrmir\u00ebsuar marr\u00ebdh\u00ebniet n\u00eb mes t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe serb\u00ebve t\u00eb p\u00ebrballin me nj\u00eb situate t\u00eb ngjashme me at\u00eb q\u00eb n\u00eb teorin\u00eb e loj\u00ebs njihet si \u201cdilema e t\u00eb burgosurit.\u201d<\/p>\n<p>Para se t\u00eb dal\u00eb te analiza e marr\u00ebdh\u00ebnieve shqiptaro-serbe, \u00ebsht\u00eb e udh\u00ebs q\u00eb ta sqaroj nj\u00ebher\u00eb, p\u00ebr ata q\u00eb nuk e njohin, se cili \u00ebsht\u00eb skenari i \u201cdilem\u00ebs s\u00eb t\u00eb burgosurit\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb skenar hipotetik dy t\u00eb arrestuar p\u00ebr nj\u00eb krim intervistohen ndaras nga prokurori duke mos pasur mund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb komunikojn\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin.<\/p>\n<p>Prokurori i ka disa d\u00ebshmi p\u00ebr rastin, por ka nevoj\u00eb q\u00eb ta siguroj\u00eb pranimin e fajit t\u00eb pakt\u00ebn nga nj\u00ebri prej tyre p\u00ebr ta siguruar d\u00ebnimin. N\u00ebse nj\u00ebri e pranon fajin, e siguron p\u00ebr vete d\u00ebnimin m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl. N\u00ebse asnj\u00ebri nuk e pranon, t\u00eb dy marrin denim t\u00eb vog\u00ebl ose lirohen.<\/p>\n<p>I burgosuri ndodhet p\u00ebrball\u00eb dilem\u00ebs: t\u00eb tregohet besnik ndaj bashk\u00ebpun\u00ebtorit, duke rrezikuar q\u00eb t\u00eb haj\u00eb m\u00eb shum\u00eb burg n\u00ebse tradh\u00ebtohet nga tjetri, apo t\u00eb shoh\u00eb vet\u00ebm interesin e vet dhe ta tradh\u00ebtoj\u00eb tjetrin? Te kjo dilem\u00eb, gjith\u00e7ka varet nga niveli i besimit n\u00eb mes t\u00eb burgosurve.<\/p>\n<p>Analogjia me raportet shqiptaro-serbe \u00ebsht\u00eb metaforike. Aktivist\u00ebt dhe politikan\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt e shohin dobin\u00eb e p\u00ebrmir\u00ebsimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve p\u00ebr t\u00eb ardhmen nuk jan\u00eb kriminel\u00eb. Ata jan\u00eb t\u00eb burgosur n\u00eb kontekstin e armiq\u00ebsis\u00eb historike. Nd\u00ebrsa rolin e prokuror\u00ebve e luajn\u00eb\u00a0opinionet tona publike respektive, t\u00eb mbushura me \u201cpatriot\u00eb me bateria\u201d, q\u00eb k\u00ebt\u00eb lloj angazhimi e gjykojn\u00eb si tradh\u00ebti dhe si munges\u00eb patriotizmi.<\/p>\n<p>Dilema e \u201ct\u00eb burgosurve t\u00eb historis\u00eb\u201d ndaj opinionit publik nacionalist \u00ebsht\u00eb kjo: t\u2019ia shtrijm\u00eb dor\u00ebn pal\u00ebs tjet\u00ebr n\u00eb frym\u00eb humaniste, duke e ditur fare mir\u00eb se historia na ka m\u00ebsuar q\u00eb t\u00eb mos i besojm\u00eb? Apo t\u00eb strukemi n\u00eb komoditetin e kampeve tona komb\u00ebtare, duke e ruajtur \u201ckredibilitetin patriotik\u201d, por duke e mbajtur konfliktin t\u00eb ngrir\u00eb, e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb t\u00eb gjall\u00eb?<\/p>\n<p>N\u00ebse rrezikojm\u00eb dhe guxojm\u00eb q\u00eb t\u2019i besojm\u00eb nj\u00ebri-tjetrit, ndoshta do t\u00eb mund t\u00eb dalim nga ky \u201cburg i historis\u00eb\u201d. N\u00ebse luajm\u00eb sigurt dhe mbesim t\u00eb ngujuar n\u00eb kampet tona komb\u00ebtare, do t\u00eb jetojm\u00eb t\u00eb patrazuar n\u00eb komunitetet tona. Por kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rehati e p\u00ebrkohshme, sepse rrezikojm\u00eb q\u00eb ta b\u00ebjm\u00eb k\u00ebt\u00eb rajon v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb jetuesh\u00ebm edhe p\u00ebr brezin e f\u00ebmij\u00ebve tan\u00eb.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb krejt e arsyeshme pse sot ne shqiptar\u00ebt dhe serb\u00ebt kemi mosbesim p\u00ebr t\u2019ia shtrir\u00eb dor\u00ebn nj\u00ebri-tjetrit dhe pse ngujohemi n\u00eb kampet tona.<\/p>\n<p>Edhe un\u00eb, si shumica e shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, nuk i besoj, madje i shoh si k\u00ebrc\u00ebnuese, synimet shtet\u00ebrore t\u00eb Serbis\u00eb. Kjo nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb vet\u00ebm me sabotimin sistematik q\u00eb ajo ia b\u00ebn shtet\u00ebsis\u00eb son\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb shqiptar nuk mund t\u2019i besoj\u00eb n\u00eb thelb k\u00ebsaj Serbie q\u00eb nuk e pati guximin t\u00eb p\u00ebrballet me t\u00eb kaluar\u00ebn e vet kriminale dhe t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb falje. K\u00ebsaj Serbie q\u00eb refuzon t\u00eb b\u00ebj\u00eb katarsis dhe shk\u00ebputje civilizuese nga fashizmi shtet\u00ebror i Millosheviqit. Q\u00eb e vrau njeriun i cili u p\u00ebrpoq t\u00eb b\u00ebnte di\u00e7ka t\u00eb till\u00eb, Gjingjiqin, dhe e vret s\u00ebrish duke e hedhur n\u00eb harres\u00eb. Q\u00eb p\u00ebrpiqet ta relativizoj\u00eb fajin dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb primare p\u00ebr shkaktimin e kat\u00ebr luft\u00ebrave.<\/p>\n<p>P\u00ebrkundrazi, n\u00ebn ndikimin e Rusis\u00eb dhe n\u00eb vij\u00eb me frym\u00ebn e rritjes s\u00eb nacionalizmit n\u00eb bot\u00eb, situata n\u00eb Serbi po p\u00ebrkeq\u00ebsohet. Forcat e err\u00ebta tani po e nxjerrrin kok\u00ebn s\u00ebrish n\u00eb publik me vet\u00ebbesim t\u00eb madh. \u201c\u00cbsht\u00eb koha q\u00eb t\u00eb mos kemi m\u00eb turp p\u00ebr t\u00eb kaluar\u00ebn, por t\u00eb krenohemi\u201d, tha para ca dit\u00ebsh ministri i mbrojtjes Vulin.<\/p>\n<p>Asnj\u00eb gjest nuk e simbolizon m\u00eb mir\u00eb\u00a0arsyen e mosbesimit dhe hezitimit t\u00eb shqiptar\u00ebve p\u00ebr nj\u00eb shtrirje dore, sesa lejimi i kriminel\u00ebve t\u00eb d\u00ebnuar t\u00eb luft\u00ebs si Lazarevi\u00e7 p\u00ebr t\u00eb ligj\u00ebruar n\u00eb Akademin\u00eb Ushtarake, dhe heshtja e opinionit publik serb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pun\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr \u00e7far\u00eb t\u00eb ardhme po p\u00ebrgatiten k\u00ebta ushtarak\u00eb, t\u00eb cil\u00ebve sot u prezantohet si hero nj\u00eb kriminel lufte i d\u00ebnuar?<\/p>\n<p>Duke e pasur parasysh k\u00ebt\u00eb trend n\u00eb Serbi; duke i par\u00eb tensionet n\u00eb nivel bot\u00ebror; duke e ditur se Rusia nuk do t\u00eb hezitoj\u00eb q\u00eb t\u00eb prodhoj\u00eb konflikt n\u00eb Ballkan p\u00ebr interesat e saja hegjemonike \u2013 edhe un\u00eb, si shqiptar i Kosov\u00ebs, si anti-nacionalist dhe n\u00eb thelb pacifist, e ndjej si nevoj\u00eb instiktive, mbrojt\u00ebse, madje edhe urgjente, nd\u00ebrtimin dhe forcimin e Forcave t\u00eb Armatosura t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>E kuptoj argumentin se tashm\u00eb e kemi NATO-n n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pun\u00eb; se ushtris\u00eb son\u00eb do t\u2019i duhet koh\u00eb p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb forc\u00eb efektive; se kjo pun\u00eb prandaj nuk ka urgjenc\u00eb.<\/p>\n<p>Por gj\u00ebrave n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrkomb\u00ebtare kurr\u00eb nuk ju dihet. Polisat e sigurimit blihen me iden\u00eb se di\u00e7ka e keqe mund t\u00eb ndodh\u00eb. Kosov\u00ebs nuk mund t\u2019i mohohet e drejta q\u00eb pas disa vitesh t\u2019i ket\u00eb forcat e veta, n\u00eb gjendje p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebrbyer si garant i siguris\u00eb bashk\u00eb me aleat\u00ebt e NATO-s, kur dihet se n\u00eb fqinj\u00ebsi ka ushtarak\u00eb q\u00eb e kan\u00eb si model Lazarevi\u00e7in.<\/p>\n<p>Jam i vet\u00ebdijsh\u00ebm se n\u00eb mesin e serb\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs ky mosbesim \u00ebsht\u00eb reciprok dhe se ndodhemi n\u00eb nj\u00eb rreth vicioz. Sidomos kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr di\u00e7ka t\u00eb ndjeshme si ushtria, e kuptoj pse komuniteti serb ka edhe frik\u00eb. Sepse p\u00ebr k\u00ebt\u00eb frik\u00eb ka edhe arsye legjitime.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb frik\u00eb, n\u00eb nj\u00eb debat t\u00eb organizuar s\u00eb fundmi n\u00eb Prishtin\u00eb nga QKSS dhe QKPS \u2013 e q\u00eb u b\u00eb shkas i k\u00ebtij shkrimi \u2013 e artikuluan p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile nga veriu i Kosov\u00ebs, Jovana Radosavljevic\u00a0dhe Veroljub Petronic.<\/p>\n<p>Faji i jon\u00eb si shqiptar\u00eb \u00ebsht\u00eb se nuk e shohim pjes\u00ebn ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb p\u00ebr frik\u00ebn e serb\u00ebve, por gishtin e drejtojm\u00eb vet\u00ebm drejt manipulimeve t\u00eb Beogradit, sado t\u00eb v\u00ebrteta t\u00eb jen\u00eb k\u00ebto manipulime.<\/p>\n<p>Serb\u00ebt nuk u barrikaduan p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00ebp\u00ebr geto pa arsye. Pas luft\u00ebs pati nj\u00eb fushat\u00eb hakmarrjeje edhe ndaj civil\u00ebve t\u00eb pafajsh\u00ebm. As ne nuk u mor\u00ebm sinqerisht me vrasjen dhe d\u00ebbimin e pakicave pas luft\u00ebs (as me vrasjet nd\u00ebrmjet shqiptar\u00ebve sa p\u00ebr at\u00eb pun\u00eb). Dhe nuk u mor\u00ebm me integrimin e pakicave me sinqeritet, por p\u00ebr shkak se k\u00ebt\u00eb na e k\u00ebrkoi per\u00ebndimi.<\/p>\n<p>Si fitimtar\u00eb politik\u00eb nuk u treguam mjaftuesh\u00ebm t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm ndaj vlerave t\u00eb cilat q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb themel t\u00eb NATO-s dhe q\u00eb na soll\u00ebn lirin\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb d\u00ebshtim po e tregojm\u00eb edhe sot kur, si adoleshent\u00eb t\u00eb paaft\u00eb p\u00ebr t\u2019u marr\u00eb me d\u00ebshtimet tona n\u00eb shtetnd\u00ebrtim, shfryhemi me histeri nacionaliste ndaj asociacionit t\u00eb komunave serbe. Apo n\u00eb rastet si ai para disa muajsh, kur nj\u00eb deputet komandant i luft\u00ebs u d\u00ebrgoi mesazh k\u00ebrc\u00ebnues serb\u00ebve.<\/p>\n<p>P\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb shumica prej nesh sillemi sikur pakica serbe na ka ngecur n\u00eb der\u00eb si nj\u00ebfar\u00eb detyrimi; p\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb i shohim kryesisht si k\u00ebrc\u00ebnim dhe jo si njer\u00ebz q\u00eb do t\u00eb jetojn\u00eb k\u00ebtu mes nesh n\u00eb sht\u00ebpite e tyre; p\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb si kut mates p\u00ebr at\u00eb se si ne duhet t\u00eb sillemi me serb\u00ebt e marrim m\u00ebnyren se si Serbia vazhdon t\u00eb sillet me shqiptar\u00ebt, dhe jo parimet e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut &#8211; nuk duhet t\u00eb habitemi pse serb\u00ebt e Kosov\u00ebs thon\u00eb se kan\u00eb frik\u00eb.<\/p>\n<p>FAK-u n\u00eb fund t\u00eb fundit do t\u00eb themelohet, me gjas\u00eb s\u00eb shpejti, me ose pa miratimin e serb\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs. Sepse rrug\u00eb tjet\u00ebr nuk ka. Marr\u00eb parasysh zhvillimet e fundit n\u00eb politik\u00ebn e SHBA-ve mbi rajonin, do t\u00eb vij\u00eb ai momenti i Bush-it \u201cenough is enough\u201d edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dhe \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera q\u00eb kan\u00eb mbetur t\u00eb pazgjidhura.<\/p>\n<p>Por n\u00ebse duam q\u00eb ky shtet dhe kjo paqe nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb e q\u00ebndrueshme, dilem\u00ebs s\u00eb t\u00eb burgosurit as ne e as serb\u00ebt nuk mund t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u2019i qasemi me gjysm\u00eb zemre.<\/p>\n<p>Ne shqiptar\u00ebt duhet ta marrim p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb ton\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pun\u00eb dhe p\u00ebrfundimisht t\u00eb kuptojm\u00eb se serb\u00ebt e Kosov\u00ebs do t\u00eb vazhdojn\u00eb ta shohin Serbin\u00eb si mbrojt\u00ebse, dhe do ta k\u00ebrkojn\u00eb nd\u00ebrhyrjen e saj, p\u00ebr shkak se nuk na besojn\u00eb neve.\u00a0 Krijimi i k\u00ebtij besimi \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb e t\u00eb gjith\u00ebve por mbi t\u00eb gjitha e jona, sepse n\u00eb Kosov\u00eb jemi shumic\u00eb.<\/p>\n<p>Patriot\u00eb shqiptar\u00eb dhe serb\u00eb sot jan\u00eb ata q\u00eb shohin drejt t\u00eb ardhmes dhe luftojn\u00eb p\u00ebr ta zbutur mosbesimin dhe frik\u00ebn reciproke. Guxim intelektual sot \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb luftosh p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pun\u00eb edhe kur ka arsye t\u00eb forta p\u00ebr t\u00eb pasur mosbesim. \u00c7do gj\u00eb tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb idiotll\u00ebk ballkanik dhe populliz\u00ebm manipulues, i sojit q\u00eb na ka sjell\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb mjerimi t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt ku jemi sot.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb tensionesh n\u00eb politik\u00ebn bot\u00ebrore, p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrmir\u00ebsuar marr\u00ebdh\u00ebniet n\u00eb mes t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe serb\u00ebve t\u00eb p\u00ebrballin me nj\u00eb situate t\u00eb ngjashme me at\u00eb q\u00eb n\u00eb teorin\u00eb e loj\u00ebs njihet si \u201cdilema e t\u00eb burgosurit.\u201d Para se t\u00eb dal\u00eb te analiza e marr\u00ebdh\u00ebnieve shqiptaro-serbe, \u00ebsht\u00eb e udh\u00ebs q\u00eb ta sqaroj nj\u00ebher\u00eb, p\u00ebr [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":438,"featured_media":10009,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[1762,1761,1727],"ppma_author":[985],"class_list":["post-4143","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-marredheniett","tag-serbet","tag-shqiptaret"],"authors":[{"term_id":985,"user_id":438,"is_guest":0,"slug":"agon-maliqi","display_name":"Agon Maliqi","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/Headshot-copy-3-1-scaled-e1721289936673.jpeg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/Headshot-copy-3-1-scaled-e1721289936673.jpeg"},"user_url":"","last_name":"Maliqi","first_name":"Agon","description":"Agon Maliqi \u00ebsht\u00eb studiues, analist dhe aktivist i shoq\u00ebris\u00eb civile nga Prishtina, me banim n\u00eb Tiran\u00eb. Prej disa vitesh ai punon si k\u00ebshill\u00ebtar dhe studies i pavarur i \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb siguris\u00eb, paqes dhe demokracis\u00eb n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor p\u00ebr nj\u00eb mori institutesh, organizatash dhe mediash vendase dhe nd\u00ebrkomb\u00eb\u00ebtare. Si aktivist i shoq\u00ebris\u00eb civile t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr thuajse 20 vite, zt. Maliqi mes tjerash ka qen\u00eb bashk\u00ebthemelues dhe drejtues per disa vite i platform\u00ebs sbunker. N\u00eb vitin 2019 ai q\u00ebndroi p\u00ebr gjysm\u00eb viti n\u00eb Uashington D.C si p\u00ebrfitues i Reagan-Fascell Democracy Fello\u00ebship n\u00eb Fondin Komb\u00ebtar t\u00eb Demokracis\u00eb (NED) n\u00eb SHBA. Sot ai \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e Grupit Strategjik p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor t\u00eb Fondacionit Heinrich B\u00f6ll (HBS) me baz\u00eb n\u00eb Berlin; pjes\u00eb e Task Forc\u00ebs rajonale t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor t\u00eb Institutit Republikan Nd\u00ebrkomb\u00ebtar (IRI) dhe an\u00ebtar i Koalicionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr Rip\u00ebrt\u00ebritje Demokratike (ICDR) t\u00eb Forumit 2000 n\u00eb Prag\u00eb. Zt. Maliqi ka mbaruar studimet master p\u00ebr politikat e zhvillimit nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb Duke University (SHBA) dhe ato bachelor p\u00ebr shkenca politike dhe marr\u00ebdh\u00ebnie nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Universitetin Amerikan n\u00eb Bullgari."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4143","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/438"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4143"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4143\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10010,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4143\/revisions\/10010"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/10009"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4143"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4143"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4143"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=4143"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}