{"id":4149,"date":"2017-11-30T14:50:35","date_gmt":"2017-11-30T12:50:35","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=4149"},"modified":"2024-11-12T15:05:08","modified_gmt":"2024-11-12T13:05:08","slug":"te-drejtat-dhe-lirite-e-njeriut-parasegjithash-jane-veprim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/te-drejtat-dhe-lirite-e-njeriut-parasegjithash-jane-veprim\/","title":{"rendered":"T\u00eb drejtat dhe lirit\u00eb e njeriut paras\u00ebgjithash jan\u00eb veprim"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<h3><\/h3>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"img-wrapper\"><\/div>\n<div class=\"news-left\">\n<p>Ideja e John Locke-ut dhe mendimtar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb besonin se njeriu duhet t\u2019i ket\u00eb t\u00eb drejtat themelore, natyrore si: jeta, liria dhe prona, paraqesin kthes\u00ebn e par\u00eb gjenaologjike t\u00eb t\u00eb drejtave dhe lirive t\u00eb njeriut. Kurse roli i shtetit \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u2019i ruajtur k\u00ebto t\u00eb drejta apo si\u00e7 thoshte John Locke: \u201c&#8230;n\u00ebse nj\u00eb qeveri nuk i mbron qytetar\u00ebve k\u00ebto t\u00eb drejta, at\u00ebher\u00eb ata duhet ta ndryshojn\u00eb at\u00eb\u201d. Pra, pas nj\u00eb shtr\u00ebngimi autoritarist, ku kisha, grupacione t\u00eb ndryshme politike, religjioze etj., e kishin konservuar njeriun brenda domenit t\u00eb pushtetit t\u00eb tyre, dhe n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre e kishin futur brenda diskursit t\u00eb caktuar t\u00eb t\u00eb menduarit dhe vepruarit, Locke-u do t\u2019i hap\u00eb rrug\u00eb nj\u00eb forme t\u00eb re t\u00eb t\u00eb trajtuarit t\u00eb njeriut karshi \u00e7do pushteti apo forme qeveris\u00ebse. Qysh at\u00ebher\u00eb e tutje k\u00ebto parime lockeiane mbesin shtyllat themelore t\u00eb sistemit liberal q\u00eb p\u00ebr themel t\u00eb tyre kan\u00eb pik\u00ebrisht t\u00eb drejtat dhe lirit\u00eb e individit. Mund\u00ebsit\u00eb q\u00eb ofrohen n\u00eb liberaliz\u00ebm jan\u00eb t\u00eb atilla q\u00eb secilit individ i garantohet hap\u00ebsira p\u00ebr realizimin e objektivave t\u00eb tij. Andaj, individualizmi si parimi themelor q\u00eb pasqyron t\u00ebr\u00ebsisht dhe thell\u00ebsisht rregullimin socio-politik t\u00eb individit brenda shoq\u00ebris\u00eb q\u00eb nga ajo koh\u00eb erdhe dhe u b\u00eb pika kryesore e bazamentit t\u00eb tij. Mir\u00ebpo, k\u00ebto t\u00eb drejta dhe liri u vun\u00eb n\u00eb spikam\u00eb var\u00ebsisht edhe nga zhvillimi socio-politiko-kulturor brenda shoq\u00ebrive t\u00eb caktuara.<\/p>\n<p>Shikuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst Harvey Milk, para s\u00eb gjithash \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga ikonat e nj\u00eb njeriu i cili n\u00eb em\u00ebr t\u00eb t\u00eb drejtave dhe lirive, nuk u ndal s\u00eb luftuari jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn e tij, por p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb q\u00eb i takon gjithsecilit. Me guxim dhe pragmatizmin e tij, Harvey Milk luftoi nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb sh\u00ebmtuar t\u00eb fanatizmit. Bota n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ai jetoi edhe sot e k\u00ebsaj dite \u00ebsht\u00eb nj\u00eb bot\u00eb q\u00eb ende l\u00ebngon nga krenaria e tepruar autoritariste dhe q\u00eb i mban dyert e mbyllura p\u00ebr njer\u00ebz si Harvey Milk, q\u00eb luftojn\u00eb p\u00ebr ta shprehur mendimin e tyre, bindjen e tyre dhe orientimin seksual. Milk ishte nga ata individ\u00eb i cili luftonte q\u00eb margjinat e nj\u00eb bote e cila vet\u00ebm ve\u00e7on, q\u00eb p\u00ebrjashton, jo t\u2019i shtyj\u00eb, por t\u2019i zhduk\u00eb ato. Ai nuk ishte ndryshe, por ishte\/\u00ebsht\u00eb bindja e njer\u00ebzve q\u00eb moralizojn\u00eb, e q\u00eb individ\u00ebt si Milk i etiketojn\u00eb si prish\u00ebs t\u00eb rregullit moral dhe si t\u00eb till\u00eb paraqesin rrezik p\u00ebr kontaminimin e shoq\u00ebris\u00eb. Pra, shoq\u00ebrit\u00eb konservatore q\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb rigjide insistojn\u00eb n\u00eb mosprishjen e rregullave morale, n\u00eb fakt shpeshher\u00eb kan\u00eb tendenc\u00eb n\u00eb ruajtjen dhe forcimin e pushtetit q\u00eb kan\u00eb, ku jo rrall\u00ebher\u00eb shkojn\u00eb deri edhe n\u00eb degjenerim.<\/p>\n<p>I portretizuar nga aktori Sean Penn, n\u00eb filmin\u00a0<em>Milk<\/em>, e q\u00eb konsiderohet si nj\u00eb nga filmat m\u00eb t\u00eb mir\u00eb q\u00eb rr\u00ebfen historin\u00eb homoseksuale, por q\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe q\u00eb shp\u00ebrfaq eg\u00ebrsin\u00eb e shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb \u201cmir\u00eb\u201d moraliste, pothuajse paraqet dy an\u00ebt e s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs medalje. Pra, filmi\u00a0<em>Milk<\/em>\u00a0e v\u00eb n\u00eb spikam\u00eb papajtueshm\u00ebrin\u00eb e Harvey Milk, e t\u00eb trajtuarit ndryshe nga t\u00eb tjer\u00ebt, por edhe q\u00eb nuk heziton ta shpreh\u00eb at\u00eb se kush \u00ebsht\u00eb dhe \u00e7ka p\u00ebrfaq\u00ebson n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, ku po ashtu shp\u00ebrfaqet edhe nj\u00eb linj\u00eb q\u00eb shoq\u00ebria e kamufluar brenda nj\u00eb rregulli moralizues dogmatik, e si ambalazh ka kinse normalitetin e saj, thjesht shpreh pafuqin\u00eb dhe pasigurin\u00eb e saj p\u00ebr t\u2019u ballafaquar, jo me individ\u00ebt si Harvey Milk, por me veten e saj.<\/p>\n<p>Milk \u00ebsht\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb di\u00e7kaje q\u00eb nuk kishte p\u00ebr q\u00ebllim ta trondiste publikun, por q\u00eb kishte si synim ta vendoste \u00e7\u00ebshtjen e tij dhe t\u00eb homoseksual\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb, q\u00eb ishin t\u00eb deprivuar nga shum\u00eb t\u00eb drejta, n\u00eb ball\u00eb t\u00eb prioriteteve publike. Madje edhe vet\u00eb futja e tij n\u00eb jet\u00ebn publike kishte si synim afirmimin e k\u00ebrkes\u00ebs q\u00eb kishin k\u00ebto grupe t\u00eb margjinalizuara. Sepse Milk mendonte se: \u201cPolitika \u00ebsht\u00eb teat\u00ebr. Nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi n\u00ebse fitoni. Ju b\u00ebni nj\u00eb deklarat\u00eb. Ju thoni, Un\u00eb jam k\u00ebtu, m\u00eb kushtoni v\u00ebmendje\u201d.<\/p>\n<p>Beteja m\u00eb e madhe politike e Harvey Milk, ishte lufta e tij e suksesshme kund\u00ebr nj\u00eb iniciative t\u00eb shtetit t\u00eb Kalifornis\u00eb q\u00eb kishte si synim t\u2019ua ndalonte m\u00ebsuesve homoseksual\u00eb t\u00eb jepnin m\u00ebsim n\u00eb shkollat publike. Po ashtu, shum\u00eb shpejt ai do t\u00eb akuzohet p\u00ebr \u201cshkat\u00ebrrimin e shoq\u00ebris\u00eb\u201d, dhe do t\u00eb p\u00ebrballet me lloj-lloj etiketash. Pra, n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebtij personazhi, regjisori Gus Van Sant m\u00ebton ta tregoj\u00eb fuqin\u00eb q\u00eb ka liria e shprehjes, liria e mendimit dhe e veprimit n\u00eb demokracin\u00eb liberale. R\u00ebnd\u00ebsia e filmit Milk konsiton edhe n\u00eb kontradikt\u00ebn q\u00eb e v\u00eb n\u00eb pah, sepse duke vendosur nj\u00eb standard t\u00eb konsideruar si moralisht t\u00eb papranuesh\u00ebm, e i cili p\u00ebrmes k\u00ebsaj mospranie n\u00eb fakt b\u00ebhet pjes\u00eb e shoq\u00ebris\u00eb. Harvey Milk \u00ebsht\u00eb demonizuar jo vet\u00ebm nga morali religjioz, por edhe nga grupe t\u00eb ndryshme shoq\u00ebrore amerikane. Ai tanim\u00eb kishte prekur pik\u00ebn m\u00eb t\u00eb ndjeshme dhe kishte atakuar kinse shoq\u00ebrin\u00eb e past\u00ebr amerikane dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb shenjestra m\u00eb e pam\u00ebshirshme e saj.<\/p>\n<p>Ai jo vet\u00ebm q\u00eb k\u00ebmb\u00ebngul n\u00eb ushtrimin e veprimtaris\u00eb s\u00eb tij, pa pasur nevoj\u00eb p\u00ebr t\u2019u ndjer\u00eb i ofenduar, por paras\u00ebgjithash ai insiston n\u00eb lirin\u00eb q\u00eb ia mund\u00ebson sistemi n\u00eb t\u00eb cilin jeton, sistem i cili formalisht ia njeh ushtrimin e t\u00eb drejtave dhe lirit\u00eb njer\u00ebzore secilit pa dallim. Milk nuk na k\u00ebrkon ta p\u00eblqejm\u00eb at\u00eb apo t\u00eb b\u00ebhemi sikur ai, jo, ai k\u00ebmb\u00ebngul q\u00eb secili t\u00eb pranohet ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb ai. Apo n\u00eb p\u00ebrpjekjen e tij p\u00ebr t\u2019i afirmuar t\u00eb drejtat e grupeve t\u00eb margjinalizuara thoshte se: \u201cNuk \u00ebsht\u00eb fitorja ime, \u00ebsht\u00eb e jotja dhe e jotja dhe e jotja. N\u00ebse nj\u00eb homoseksual mund t\u00eb fitoj\u00eb, kjo do t\u00eb thot\u00eb se ka shpres\u00eb q\u00eb sistemi t\u00eb mund t\u00eb punoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjitha minoritetet n\u00ebse luftojm\u00eb. Ne u kemi dh\u00ebn\u00eb atyre shpres\u00eb\u201d. Ky \u00ebsht\u00eb thelbi i asaj q\u00eb regjisori Gus Van Sant p\u00ebrmes filmit\u00a0<em>Milk<\/em>\u00a0p\u00ebrpiqet ta paraqes\u00eb.<\/p>\n<p>Pra, beteja e Harvey Milk nuk duhet par\u00eb vet\u00ebm si nj\u00eb p\u00ebrpjekje personale, por si nj\u00eb shprehje e cila k\u00ebrkon t\u00eb respektohet, p\u00ebr faktin se ai dhe secili individ apo grup shoq\u00ebror, kan\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e patjet\u00ebrsueshme edhe at\u00ebher\u00eb kur nuk e p\u00eblqejm\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb ai thoshte se: \u201cT\u00eb drejtat \u00e7do her\u00eb fitohen vet\u00ebm nga ata q\u00eb e d\u00ebgjojn\u00eb z\u00ebrin e tyre\u201d. Prandaj, me k\u00ebt\u00eb film n\u00ebp\u00ebrmjet figur\u00ebs imponuese t\u00eb tij,\u00a0<em>Milk<\/em>\u00a0paraqet fuqin\u00eb e liris\u00eb q\u00eb individi mund ta ket\u00eb. Prandaj, liberal-demokracia nuk \u00ebsht\u00eb thjesht vet\u00ebm nj\u00eb sistem politik, por sikund\u00ebr \u00ebsht\u00eb patosi mbi t\u00eb cilin q\u00ebndron fuqia e individit dhe e drejta e tij, qoft\u00eb edhe at\u00ebher\u00eb kur t\u00eb gjith\u00eb mund t\u2019i ket\u00eb kund\u00ebr. Andaj, e v\u00ebrteta e Harvey Milk e sjell n\u00eb sip\u00ebrfaqe gabimin e shoq\u00ebris\u00eb, e cila n\u00eb em\u00ebr t\u00eb mbrojtjes s\u00eb vlerave synon t\u2019i fus\u00eb n\u00eb karantin\u00eb individ\u00ebt q\u00eb kan\u00eb guximin t\u00eb mendojn\u00eb ndryshe. K\u00ebshtu q\u00eb, Milk dhe njer\u00ebzit sikur ai, q\u00eb me guximin dhe pandalshm\u00ebrin\u00eb e tyre, jan\u00eb nj\u00eb nga treguesit m\u00eb t\u00eb mir\u00eb edhe t\u00eb mjerimit ton\u00eb njer\u00ebzor. Pra, n\u00ebse do ta k\u00ebrkonim nj\u00eb sh\u00ebmb\u00eblltyr\u00eb q\u00eb e paraqet m\u00eb s\u00eb miri k\u00ebrkes\u00ebn q\u00eb t\u00eb drejtat dhe lirit\u00eb e njeriut duhet t\u00eb fitohen p\u00ebrmes pun\u00ebs dhe guximit, andaj padyshim se ai \u00ebsht\u00eb Harvey Milk.<\/p>\n<p>Mbase, ai edhe sot e k\u00ebsaj dite p\u00ebrfaq\u00ebson secilin nga ne, sepse edhe at\u00ebher\u00eb kur ne hezitojm\u00eb ta shprehim\/k\u00ebrkojm\u00eb at\u00eb q\u00eb na \u00ebsht\u00eb mohuar, \u00ebsht\u00eb veprimtaria e tij e cila insiston t\u00eb na b\u00ebj\u00eb vigjilent\u00eb p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn ton\u00eb dhe t\u00eb gjithsecilit.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ideja e John Locke-ut dhe mendimtar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb besonin se njeriu duhet t\u2019i ket\u00eb t\u00eb drejtat themelore, natyrore si: jeta, liria dhe prona, paraqesin kthes\u00ebn e par\u00eb gjenaologjike t\u00eb t\u00eb drejtave dhe lirive t\u00eb njeriut. Kurse roli i shtetit \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u2019i ruajtur k\u00ebto t\u00eb drejta apo si\u00e7 thoshte John Locke: \u201c&#8230;n\u00ebse nj\u00eb qeveri [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":266,"featured_media":10051,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[1774,1009],"ppma_author":[733],"class_list":["post-4149","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-lirite-e-njeriut","tag-te-drejtat-e-njeriut"],"authors":[{"term_id":733,"user_id":266,"is_guest":0,"slug":"dritan-dragusha","display_name":"Dritan Dragusha","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/dritan.webp","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/dritan.webp"},"user_url":"","last_name":"Dragusha","first_name":"Dritan","description":"Dritan Dragusha \u00ebsht\u00eb i diplomuar n\u00eb filozofi, n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs. Dritani \u00ebsht\u00eb i fokusuar n\u00eb teori t\u00eb kultur\u00ebs dhe gjithashtu n\u00eb let\u00ebrsi, kinema dhe muzik\u00eb. Po ashtu, merret edhe me gazetari. \u00cbsht\u00eb kolumnist i rregullt n\u00eb platform\u00ebn online \"sbunker.net\". Ka qen\u00eb edhe m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs i filozofis\u00eb dhe etik\u00ebs n\u00eb \"The British School Kosova\". Bashkautor n\u00eb projektin kulturor televiziv \"Filozofema\", n\u00eb Radio Televizionin e Kosov\u00ebs. Aktualisht Dritani \u00ebsht\u00eb autor dhe moderator i emisionit \"Prizma\", n\u00eb televizionin T7."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4149","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/266"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4149"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4149\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10052,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4149\/revisions\/10052"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/10051"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4149"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4149"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4149"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=4149"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}