{"id":4185,"date":"2018-03-12T12:18:35","date_gmt":"2018-03-12T10:18:35","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=4185"},"modified":"2025-01-10T12:20:28","modified_gmt":"2025-01-10T10:20:28","slug":"e-kemi-kete-te-drejte-per-ti-thene","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/kritike\/e-kemi-kete-te-drejte-per-ti-thene\/","title":{"rendered":"E kemi k\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr t&#8217;i th\u00ebn\u00eb"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\"><\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"img-wrapper\"><\/div>\n<div class=\"news-left\">\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Bised\u00eb me shkrimtarin Flurans Ilia, mbi let\u00ebrsin\u00eb, jet\u00ebn n\u00eb emigrim; telat me gjemba fizik\u00eb e mendor\u00eb, dhe arktikun e ftoht\u00eb, ku si\u00eb thekson ai \u00ebshkrimtari kridhet n\u00eb ndeshje me nj\u00eb forc\u00eb gati mbinjer\u00ebzore, sikur \u00ebnjeriu pa streh\u00eb me t\u00eb gjith\u00eb vitalitetin e p\u00ebrballjes, pa kushte\u00eb.<\/p>\n<p><em>T\u00eb ndeshesh me arroganc\u00eb stallier\u00ebsh, ndihesh si delja e zez\u00eb n\u00eb koh\u00eb t\u00eb tuf\u00ebzimit\u00eb, shton ai n\u00eb lidhje me marr\u00ebdh\u00ebnien shkrimtar-botues, nd\u00ebrsa ka p\u00ebr zem\u00ebr t\u00eb n\u00ebnvizoj\u00eb se shqiptar\u00ebt n\u00eb emigrim i duken m\u00eb t\u00eb njer\u00ebzish\u00ebm se n\u00eb dheun e tyre.<\/em><\/p>\n<p>Jeton prej vitesh n\u00eb Kanada dhe \u00ebsht\u00eb autor i v\u00ebllimit me poezi Ata viz\u00ebm\u00eb (Jonalda, 2000), [Image] Baraka e kopshtit t\u00eb moll\u00ebve (P\u00ebrmbledhje me tregime Eugen, 2003), Thembra e kujteses (P\u00ebrmbledhje me tregime Ideart\u00eb, 2008) dhe i romanit Jasht\u00eb sezonit\u00eb (Buzuku, 2013).<\/p>\n<p><em>Bisedoi Arlinda Guma<\/em><\/p>\n<p>&#8212;<\/p>\n<p><strong>A.G.\u00a0<\/strong>&#8211; Si gjendet nj\u00eb njeri i letrave n\u00eb Kanada\u00eb Duket sikur ka di\u00e7ka t\u00eb magjishme arti aty. Ndoshta jam subjektive n\u00eb k\u00ebt\u00eb konstatim p\u00ebr shkak se nj\u00eb nga artist\u00ebt e mi m\u00eb t\u00eb dashur; Leonard Cohen, ishte pjes\u00eb e k\u00ebsaj aureole magjeps\u00ebse&#8230; por ndonj\u00ebher\u00eb m\u00eb duket sikur Kanadaja juaj e njer\u00ebzishme \u00ebsht\u00eb kundrahelmi m\u00eb efikas ndaj atij kapitalizmit arrogant amerikan, t\u00eb cilin ne shqiptar\u00ebt mezi presim ta provojm\u00eb n\u00eb kurrizin ton\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet lotaris\u00eb &#8230;<\/p>\n<p><strong>F.I<\/strong>.\u00a0&#8211; Nga nj\u00eb goj\u00ebdh\u00ebn\u00eb m\u00ebsojm\u00eb se njeriu i par\u00eb n\u00eb Amerik\u00ebn e Veriut, binjak\u00ebt e autokton\u00ebve t\u00eb sot\u00ebm, supozohet t\u00eb ken\u00eb ardhur nga ngushtica e Beringut, midis Siberis\u00eb dhe Alask\u00ebs rreth tridhjet\u00eb mij\u00eb vjet m\u00eb par\u00eb. K\u00ebta eksplorator\u00eb primitiv\u00eb, sot t\u00eb njohur si eskimez\u00eb, pyesin veten n\u00eb at\u00eb \u00ebast vendimtar ball\u00eb dy kontinenteve, dy bot\u00ebve, n\u00ebse duhet t\u00eb kthehemi pas dhe rip\u00ebrballemi me t\u00eb k\u00ebqijat tona t\u00eb gjer\u00eb tanishme. Apo duhet t\u00eb rrezikojm\u00eb dhe p\u00ebrpiqemi t\u00eb kap\u00ebrcejm\u00eb nga nj\u00ebri breg n\u00eb tjetrin. Ky vend arktik teje i ftoht\u00eb, ku prania e njeriut mund t\u00eb p\u00ebrngjaj\u00eb si nj\u00eb \u00ebudi, midis bishave dhe brigjeve, ky \u00ebast, kjo dilem\u00eb, kjo vramendje si violin\u00ebel, kjo bor\u00eb e pashkelur, si fleta e bardh\u00eb ende e pashkruar, p\u00ebrngjan me mjedisin n\u00eb t\u00eb cilin gjendet njeriu i letrave n\u00eb Kanada. Nga legjenda m\u00ebsojm\u00eb se nj\u00ebri nga bashk\u00ebbiseduesit e atysh\u00ebm quhet Natak. Natak n\u00eb gjuh\u00ebn autoktone Inuktituk t\u00eb Inuit\u00ebve p\u00ebrkthehet \u00ebi pa streh\u00eb\u00eb. P\u00ebrpos qiellit dhe \u00ebndrrave njer\u00ebzore ai mbart nj\u00eb veti, guximin p\u00ebr t\u00ebu p\u00ebrballur me t\u00eb panjohur\u00ebn, p\u00ebr t\u00ebi shp\u00ebtuar uris\u00eb, t\u00eb k\u00ebqijave dhe barbaris\u00eb, t\u00eb ftohtit ekstrem. Magjia e artit i p\u00ebrngjan pik\u00ebrisht k\u00ebsaj vendim-marrjeje pa kompromis. Shkrimtari kridhet n\u00eb k\u00ebt\u00eb ndeshje me nj\u00eb forc\u00eb gati mbinjer\u00ebzore, sikur \u00ebnjeriu pa streh\u00eb\u00eb me t\u00eb gjith\u00eb vitalitetin e p\u00ebrballjes, pa kushte. Ai hyn n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00ebaventur\u00eb\u00eb p\u00ebr t\u00ebi shp\u00ebtuar vetvetes, s\u00eb pari. E gjith\u00eb kjo aureol\u00eb magjeps\u00ebse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb d\u00ebshmi e pashoqe e njer\u00ebzores n\u00eb k\u00ebt\u00eb peizazh t\u00eb ftoht\u00eb ku temperaturat shpesh zbresin gjer n\u00eb -30 grad\u00eb n\u00ebn zero. Leonard Cohen, Richard Desjardins, Neil Young, etj, t\u00eb cil\u00ebt kam pasur fatin t\u00ebi shoh dhe lexoj \u00ebp\u00ebr s\u00eb gjalli\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb jet\u00eb, jan\u00eb eksplorator\u00eb t\u00eb fjal\u00ebs. Ata kan\u00eb kuptuar k\u00ebt\u00eb \u00ebast fatlum ku fjala nuk i p\u00ebrket m\u00eb atyre, as Zotit, as temperatur\u00ebs zero, madje as zeros absolute, por t\u00eb gjith\u00ebve ne. Ndaj poezia e tyre ka forc\u00eb p\u00ebrball\u00eb arroganc\u00ebs, brutalitetit, q\u00eb dhunon t\u00eb qenit njer\u00ebzor n\u00eb dit\u00ebt tona. Q\u00eb e shnd\u00ebrron njeriun n\u00eb ingranazh. Fjala pra b\u00ebhet kundrahelm. Lum ai q\u00eb lotaria e fatit e ka hedhur n\u00eb k\u00ebt\u00eb sprov\u00eb vendimtare. Sepse aty kupton se kush \u00ebsht\u00eb thell\u00eb n\u00eb thelb. Mendoj se p\u00ebr cilindo dhe n\u00eb \u00ebdo koh\u00eb, dyert e fatit jan\u00eb t\u00eb hapura po qe se p\u00ebrpiqesh, p\u00ebrpiqemi. There is a crack, a crack in everything. That\u00ebs how the light gets in.\u00eb &#8211; shkruan Cohen. Personalisht besoj se, njohja e vetvetes ngelet pika vendimtare n\u00eb jet\u00ebn e nj\u00eb njeriu dhe shoq\u00ebrie. T\u00eb gjitha optikat optimistike t\u00eb \u00ebnjeriut t\u00eb ri\u00eb &amp; \u00ebs\u00eb ardhmes s\u00eb ndritur\u00eb ngelen nj\u00eb bla-bla-bla propogandistiko-pornografike, \u00e7mimin e taksuar t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs je ti ai q\u00eb do e paguash s\u00ebrish.<\/p>\n<p><strong>A.G.<\/strong>\u00a0&#8211; Romani juaj i fundit Jasht\u00eb sezonit\u00eb \u00ebsht\u00eb botuar prej nj\u00eb sht\u00ebpie botuese kosovare; Buzuku. P\u00ebrse nuk bashk\u00ebpunuat me nj\u00eb sht\u00ebpi botuese n\u00eb Tiran\u00eb Nuk ishin miq\u00ebsore me ju\u00eb Koh\u00ebt e fundit v\u00ebrej gjithnj\u00eb e m\u00eb shpesh se shkrimtar\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb i drejtohen Kosov\u00ebs p\u00ebr botimet e librave t\u00eb tyre. \u00ebfar\u00eb po ndodh me Tiran\u00ebn\u00eb Jan\u00eb arrogant\u00eb botuesit q\u00eb jetojn\u00eb k\u00ebtu\u00eb (Ky projekt bisedash mir\u00ebpret\u00ebpara s\u00eb gjithash p\u00ebrgjigjet jodiplomatike\u00eb)<\/p>\n<p><strong>F.I<\/strong>.\u00a0&#8211; N\u00eb vitin 2005 kthehem n\u00eb Tiran\u00eb pas nj\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vitesh munges\u00eb. Rikthehem me nj\u00eb trast\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb njer\u00ebzore mbi shpatulla, me libra dhe autor\u00eb, me nj\u00eb kontinent magjeps\u00ebs n\u00eb gjoks, sy e krah\u00eb. Vendosem mu n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb ndryshimit p\u00ebr tre vite. Frut i k\u00ebtij ndryshimi \u00ebsht\u00eb libri im \u00ebThembra e kujtes\u00ebs\u00eb (2008). P\u00ebrve\u00eb kontaktit t\u00eb drejt\u00eb-p\u00ebr-drejt\u00eb me njer\u00ebz t\u00eb letrave, ndihmes\u00eb e jasht\u00ebzakonshme kjo, u p\u00ebrpoqa t\u00eb kuptoj se si funksionon mekanizmi i artit n\u00eb gjuh\u00ebn tashm\u00eb t\u00eb betonuar t\u00eb atdheut. N\u00eb k\u00ebto vite p\u00ebrvoj\u00eb kuptova se Shqip\u00ebria ka njer\u00ebz, nga ata q\u00eb shkruajn\u00eb dhe lexoj\u00eb p\u00ebrmes sakrific\u00ebs p\u00ebr t\u00eb mbijetuar, ka njer\u00ebz q\u00eb e duan t\u00eb bukur\u00ebn dhe dijen dhe refuzojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb ndryshe, ka botues inteligjent\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrkushtuar p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt kam respekt, sepse nuk \u00ebsht\u00eb e kollajshme puna me librin. Sikurse ka njer\u00ebz q\u00eb p\u00ebr nga natyra e kushteve njer\u00ebzore, n\u00eb mesin e t\u00eb cilave jan\u00eb brumosur, ngelen t\u00eb pandryshuesh\u00ebm. Nga antikiteti kemi nj\u00eb shprehje e cila thot\u00eb se ka dy lloje njer\u00ebzish n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb, barbar\u00eb dhe t\u00eb qytet\u00ebruar! Respekti im maksimal ka qen\u00eb p\u00ebrher\u00eb me bujkun q\u00eb \u00ebsht\u00eb fort i lidhur me tok\u00ebn! Nuk ka asgj\u00eb t\u00eb keqe n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb me qen\u00eb bujk, por t\u00eb qenit \u00ebbujkrob\u00eb si mentalitet dhe filozofi, t\u00eb lidh pazgjidhshm\u00ebrisht aq fort me interesin plebejan, sa je i paaft\u00eb t\u00eb shk\u00ebputesh m\u00eb tej. N\u00eb librin e Abetares shqip q\u00eb sapo m\u00eb erdhi nga atdheu, i lexoj n\u00eb mbr\u00ebmje tim biri :<\/p>\n<p><em>Shih, pa shih,<br \/>\nKa dhe m\u00eb keq,<br \/>\nP\u00ebr nj\u00eb b,<br \/>\nQ\u00eb ti e heq,<br \/>\nFjala bujk<br \/>\nB\u00ebhet ujk.<\/em><\/p>\n<p>Ng\u00ebr\u00ebi aktual i librit n\u00eb Shqip\u00ebri vjen nga kjo supernova. Nga ky lapsus. Nga kjo pik\u00eb nevralgjike. M\u00eb lejoni t\u00eb jem i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me sinqeritetin tim. T\u00ebi k\u00ebrkosh lek\u00eb autorit p\u00ebr botimin e librit t\u00eb vet \u00ebsht\u00eb makabre, fyerje q\u00eb i b\u00ebhet njeriut, krijuesit, artistit dhe t\u00eb qytet\u00ebruarit. T\u00eb botosh dhjet\u00ebra libra pa redaktim (me gabime drejtshkrimore) si me qen\u00eb tulla parafabrikat p\u00ebr hir t\u00eb interesit, \u00ebsht\u00eb nj\u00ebsoj si t\u00eb kesh nj\u00eb ereksion t\u00eb shpejt\u00eb, e jo t\u00eb plot\u00eb, n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, n\u00eb sip\u00ebrfaqe, me veten t\u00ebnde e m\u00eb tej me shoq\u00ebrin\u00eb. T\u00eb ndeshesh me arroganc\u00eb stallier\u00ebsh, ndihesh si delja e zez\u00eb n\u00eb koh\u00eb t\u00eb tuf\u00ebzimit. T\u00eb mos g\u00ebzosh t\u00eb drejt\u00ebn minimale kundrejt t\u00eb drejtave t\u00eb autorit, shp\u00ebrndarjen, si edhe subvencionim t\u00eb kultur\u00ebs dhe librit, \u00ebsht\u00eb pap\u00ebrgjegj\u00ebsi, e cila fillon prej rregullatorit dhe mekanizmave, kundrejt principeve t\u00eb bot\u00ebs s\u00eb qytet\u00ebruar n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn k\u00ebrkojm\u00eb t\u00eb hyjm\u00eb. T\u00eb gjitha k\u00ebto mjaftojn\u00eb n\u00eb procesin e ftohjes s\u00eb lexuesit. Por t\u00eb gjitha k\u00ebto mjaftojn\u00eb nj\u00ebherazi t\u00eb besosh se cili je. E kemi k\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr t\u00ebi th\u00ebn\u00eb \u00ebik pirdhu\u00eb t\u00eb sh\u00ebmtuar\u00ebs sepse thjesht jemi, ndihemi ndryshe. Kur u largova nga ky mjedis dhe rigjeta kontinentin tim s\u00ebrish, e kisha t\u00eb kristalizuar n\u00eb mendje romanin \u00ebJasht\u00eb sezonit\u00eb (2014) por, m\u00eb duhej nj\u00eb botues. K\u00ebshtu u njoha me Buzuku-n, nj\u00eb sip\u00ebrmarrje familjare me njer\u00ebz t\u00eb p\u00ebrkushtuar me librin dhe kryesisht kundrejt autorit. Prishtina u b\u00eb streha e romanit tim t\u00eb par\u00eb. Nuk kam p\u00ebr ta harruar. Kosov\u00ebs i kemi shum\u00eb borxhe. Nj\u00eb nga k\u00ebto borxhe \u00ebsht\u00eb botimi i shtetasve t\u00eb \u00ebrepublik\u00ebs am\u00eb\u00eb matan\u00eb kufirit, n\u00eb \u00ebterritorin\u00eb e Kosov\u00ebs! P\u00ebr t\u00eb qen\u00eb politikisht korrekt, p\u00ebrdorim termin \u00ebterritor\u00eb dhe \u00ebkufi ndar\u00ebs\u00eb kur n\u00eb fakt(!), e p\u00ebrbashk\u00ebta \u00ebsht\u00eb dhe do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb jet\u00eb t\u00eb jet\u00ebve te shqipja, toka shqiptare dhe nd\u00ebr shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p><strong>A.G. &#8211;<\/strong>\u00a0Babai juaj, gazetar, u nda nga jeta prej nj\u00eb aksidenti n\u00eb krye t\u00eb detyr\u00ebs kur ju ishit vet\u00ebm tre muajsh. Cila \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja m\u00eb e pap\u00ebrballueshme e t\u00eb p\u00ebrditshmes s\u00eb nj\u00eb f\u00ebmije q\u00eb rritet pa figur\u00ebn at\u00ebrore\u00eb Sa ngush\u00eblluese b\u00ebhet let\u00ebrsia p\u00ebrgjat\u00eb k\u00ebtij rrug\u00ebtimi t\u00eb brisht\u00eb.<\/p>\n<p><strong>F.I<\/strong>.\u00a0&#8211; Mendoj se gj\u00ebja m\u00eb e pap\u00ebrballueshme e p\u00ebrditshm\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb boshll\u00ebku. \u00c7do njeri ka p\u00ebrvoja individuale n\u00eb raport me jet\u00ebn. Kjo ndodh sepse jemi qenie unike. Pse jemi t\u00eb till\u00eb, universi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb i larmish\u00ebm. Un\u00eb jam nj\u00eb besimtar q\u00eb form\u00ebn e vet t\u00eb besimit e ka t\u00eb vendosur pik\u00ebrisht te mungesa. Mungesa e babit ka konfiguruar tek un\u00eb pranin\u00eb e Atit, me A t\u00eb madhe, n\u00eb nj\u00eb kuptim gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs. Komunikimit me t\u00eb dhe n\u00ebp\u00ebrmjet tij me bot\u00ebn q\u00eb m\u00eb rrethon. Ky familjarizim m\u00eb ka ndihmuar n\u00eb dekodifikimin e shtresave semantike t\u00eb gjuh\u00ebs. Kuptimin e logjik\u00ebs matematike si \u00ebgjendje dhe d\u00ebshmi reale\u00eb, si fakt i realitetit. Marrjen seriozisht t\u00eb metafor\u00ebs. Vendosjen e poezis\u00eb si form\u00eb gjuh\u00ebsore t\u00eb ep\u00ebrme. Ngush\u00ebllimi im shnd\u00ebrrohet k\u00ebshtu n\u00eb bekim. Jam me fat q\u00eb si bekim mbart z\u00ebrin e n\u00ebn\u00ebs time, teksa ende f\u00ebmij\u00eb m\u00eb lexonte fragmente nga Iliada dhe Don Kishoti, libra t\u00eb trash\u00ebguar po nga im at\u00eb. Jam me fat q\u00eb boshll\u00ebku im mbart arom\u00ebn e fjal\u00ebs, flet\u00ebve t\u00eb nj\u00eb libri, let\u00ebrsis\u00eb, p\u00ebrgjat\u00eb k\u00ebtij rrug\u00ebtimi t\u00eb brisht\u00eb. U \u00e7lirova nga kjo ndjenj\u00eb boshll\u00ebku pas gati dyzet vitesh, me ardhjen n\u00eb jet\u00eb t\u00eb tim biri. Procesi i rrug\u00ebtimit kishte kryer tashm\u00eb ciklin e vet. Un\u00eb q\u00eb po rr\u00ebfehem n\u00eb k\u00ebto rreshta, nuk jam gj\u00eb tjet\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00ebast, ve\u00ebse ura midis dy brigjeve. Nganj\u00ebher\u00eb Arlinda, mendoj se \u00ebsht\u00eb mir\u00eb t\u00eb kuptosh se cili je, nga vjen dhe ku shkon.<\/p>\n<p><strong>A.G.<\/strong>\u00a0&#8211; N\u00eb mediat sip\u00ebrfaq\u00ebsore shqiptare, Kryeministri Kanadez p\u00ebrmendet zakonisht p\u00ebr faktin se si e sa po \u00ebmend vajzat n\u00eb internet (!) Asnj\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr faktin se vitin e shkuar ai mir\u00ebpriti 26.000 refugjat\u00eb sirian\u00eb duke ua uruar vet\u00eb mir\u00ebseardhjen n\u00eb aeroport\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet kaq njer\u00ebzor dhe i p\u00ebrulur ky djal\u00eb\u00eb Apo \u00ebsht\u00eb thjesht marketing\u00eb Dhe meq\u00eb jemi k\u00ebtu; cilat jan\u00eb politikat e qeveris\u00eb s\u00eb tij p\u00ebr kultur\u00ebn\u00eb<\/p>\n<p><strong>F.I.\u00a0<\/strong>&#8211; E shpreh\u00ebt bukur, \u00ebmediat sip\u00ebrfaq\u00ebsore. E ku e njohin n\u00eb thelb Kryeministrin Kanadez dhe artin e t\u00eb b\u00ebrit politik k\u00ebto media\u00eb Para ca dit\u00ebsh po i hidhja nj\u00eb sy k\u00ebtyre \u00ebmedieve\u00eb ku ishin \u00ebtotalisht\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsuara p\u00ebr \u00ebpoturet\u00eb e Kryeministrit Shqiptar. A thua se Shqip\u00ebria nuk ka probleme t\u00eb tjera m\u00eb thelb\u00ebsore se veshja apo paraqitja e dikujt\u00eb I thithuri me hund\u00eb i \u00ebskupit mediatik\u00eb \u00ebsht\u00eb i d\u00ebmsh\u00ebm p\u00ebr sh\u00ebndetin. Gjithkush e vendos marrjen e informacionit n\u00eb baz\u00eb t\u00eb formimit t\u00eb vet. Dhe meq\u00eb erdh\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, mendimi im p\u00ebr Kryeministrin aktual Kanadez \u00ebsht\u00eb n\u00eb sa vijon; Kanadaja me politik\u00ebn e vet \u00ebsht\u00eb p\u00ebr hapjen e kufijve nd\u00ebrnjer\u00ebzore! Mos harrojm\u00eb se ky kryeminist\u00ebr vjen n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb ku konservatorizmi e ka mbledhur bot\u00ebn si japrak n\u00ebn gjethen e dollarit. T\u00eb qenit liberal nuk do t\u00eb thot\u00eb domosdoshm\u00ebrisht t\u00eb jesh \u00eblibertin\u00eb. P\u00ebrkundrazi d\u00ebshmon se n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb eg\u00ebr si kjo e sotmja, vlerat e liris\u00eb jan\u00eb kriter themeltar q\u00eb mbathin me atribute njer\u00ebzore koh\u00ebn ton\u00eb. Ky planet, q\u00eb \u00ebsht\u00eb i yni, duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb vend i banuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb s\u00eb bashku. Kjo z\u00eb vend edhe n\u00eb spektrin e kultur\u00ebs, e sidomos n\u00eb at\u00eb t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb lir\u00eb, ku Kanadaja me politikat e saj \u00ebsht\u00eb nj\u00eb atdhe i avangard\u00ebs sociale.<\/p>\n<p><strong>A.G.\u00a0<\/strong>&#8211; Jeni arratisur prej Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb nj\u00eb mosh\u00eb kur njeriu form\u00ebson at\u00eb q\u00eb do t\u00eb b\u00ebhet m\u00eb von\u00eb. N\u00eb vend t\u00eb shkonit t\u00eb jepnit provimin e gjuh\u00eb-let\u00ebrsis\u00eb, ju u gjendet papritur n\u00eb statusin e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb refugjatit, n\u00eb fillim n\u00eb Greqi, pastaj Europ\u00eb, m\u00eb tej Amerik\u00eb, e p\u00ebrfundimisht Kanada. A e d\u00ebmton, apo m\u00eb mir\u00eb t\u00eb themi, a e \u00eborodit krijimtarin\u00eb e nj\u00eb shkrimtari largimi prej dheut am\u00eb\u00eb Ju flisni shtat\u00eb gjuh\u00eb, dhe un\u00eb gjithmon\u00eb kam menduar se m\u00ebsimi i nj\u00eb gjuhe t\u00eb huaj \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb dep\u00ebrtuar n\u00eb psikologjin\u00eb e nj\u00eb kombi. A e ka b\u00ebr\u00eb kjo krijimtarin\u00eb tuaj m\u00eb t\u00eb hapur e pa kufij (e kam fjal\u00ebn p\u00ebr ata telat me gjemba q\u00eb ju kap\u00ebrcyet kur e lat\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb\u00eb)<\/p>\n<p><strong>F.I.\u00a0<\/strong>&#8211; Jam larguar her\u00ebt nga Shqip\u00ebria. Arratia ime e par\u00eb daton pik\u00ebrisht dit\u00ebn (m\u00eb sakt\u00eb nat\u00ebn) e fest\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs, m\u00eb 11 janar t\u00eb vitit 1991. Sezon provimesh. Sezon telash me gjemba q\u00eb prisnin t\u00eb binin nga dita n\u00eb dit\u00eb. Sezon kufijsh. Sezon \u00ebndrrash. Zhgj\u00ebndrrash kolektive. Jasht\u00eb sezonit, tep\u00ebr i ri p\u00ebr t\u00eb kuptuar se sprova t\u00eb tilla mund t\u00eb t\u00eb kushtojn\u00eb jet\u00ebn. Tep\u00ebr i ri p\u00ebr t\u00eb kuptuar se shkolla e jet\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga rrug\u00ebt m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira drejt vetvetes. E vetmja. P\u00ebrvoj\u00eb e asaj p\u00ebrmase p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn nuk ke as m\u00eb t\u00eb voglin kthim pas (nj\u00ebsoj si Natak p\u00ebr t\u00eb cilin fol\u00ebm m\u00eb sip\u00ebr). P\u00ebrvoj\u00eb q\u00eb shnd\u00ebrrohet kryesisht n\u00eb buk\u00eb (shqip), dhe book (anglisht) kur \u00ebsht\u00eb e nevojshme (po buz\u00ebqesh!). P\u00ebrvoj\u00eb q\u00eb i hap t\u00eb tjera shtigje kureshtjes, dijes. Njohja e gjuh\u00ebve t\u00eb vendeve ku ke bujtur ndihmon s\u00eb pari p\u00ebr t\u00eb kuptuar k\u00ebt\u00eb \u00ebngjasim rast\u00ebsor\u00eb midis k\u00ebtyre dy fjal\u00ebve ku t\u00eb ka hedhur fati prej njeriu, midis fjal\u00ebs \u00ebbuk\u00eb\u00eb dhe \u00ebbook\u00eb, ndihmon p\u00ebr t\u00eb kuptuar tjetrin n\u00eb \u00eblibrin e buk\u00ebs t\u00ebnde\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb liri e pashtershme p\u00ebr t\u00eb gjetur burimin prej ku rrjedh realiteti i dit\u00ebve t\u00eb tua. Mendoj se t\u00eb qenit jasht\u00eb atdheut \u00ebsht\u00eb dhe nuk \u00ebsht\u00eb d\u00ebmtues p\u00ebr shkrimtarin. Kjo lloj larg\u00ebsie \u00ebsht\u00eb i gjith\u00eb sekreti i formul\u00ebs magjike midis teje dhe atdheut. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkrimtari nuk flet kurr\u00eb n\u00eb publik. Kjo larg\u00ebsi b\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb alkimin\u00eb e fsheht\u00eb t\u00eb asaj q\u00eb shkruan. E vetmja penges\u00eb reale e shkrimtarit q\u00eb jeton jasht\u00eb atdheut \u00ebsht\u00eb barriera e gjuh\u00ebs n\u00eb vendin ku jeton. Kufi i paduksh\u00ebm ball\u00eb t\u00eb cilit shkrimtari\u00eb p\u00ebrgatit arratin\u00eb e tij t\u00eb ardhshme. Ku\u00eb Cil\u00ebn arrati n\u00eb fund t\u00eb fundit\u00eb Qysh nga lindja, ndryshe nga zanat\u00ebinj t\u00eb tjer\u00eb, ai \u00ebsht\u00eb i lidhur pazgjidhshm\u00ebrisht me k\u00ebt\u00eb nyje, dhimbje e \u00ebmb\u00ebl, gordiane.<\/p>\n<p><strong>A.G<\/strong>.\u00a0&#8211; \u01d2mendim keni p\u00ebr bashk\u00ebkoh\u00ebsit tuaj letrar\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb pas n\u00ebnt\u00ebdhjet\u00ebs\u00eb A ka ndopak shpres\u00eb let\u00ebrsia e re shqiptare\u00eb A vazhdojn\u00eb autor\u00ebt e k\u00ebsaj periudhe t\u00ebi ken\u00eb telat me gjemba t\u00eb autocensur\u00ebs n\u00eb mendje\u00eb Cil\u00ebt jan\u00eb autor\u00ebt q\u00eb ju terheqin prej k\u00ebsaj let\u00ebrsie\u00eb<\/p>\n<p><strong>F.I.\u00a0<\/strong>&#8211; V\u00ebshtir\u00eb t\u00eb flas\u00ebsh p\u00ebr bashk\u00ebkoh\u00ebsit sepse duhet t\u00eb kaloj\u00eb m\u00eb e pakta edhe nj\u00eb \u00eberek shekulli tjet\u00ebr q\u00eb t\u00eb kristalizohet fytyra e k\u00ebsaj periudhe t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb. Jam krenar p\u00ebr bashk\u00ebkoh\u00ebsit e mi. Po. Ndaj dhe nuk dua t\u00eb p\u00ebrmend emra p\u00ebr hir t\u00eb respektit kundrejt pun\u00ebs n\u00eb vazhdim t\u00eb k\u00ebtyre koleg\u00ebve. Ata jan\u00eb, vlojn\u00eb brenda k\u00ebtij \u00ebasti ku po flasim, dhe kjo m\u00eb b\u00ebn t\u00eb ndihem. Ndjesi optimiste kundrejt k\u00ebsaj periudhe letrare t\u00eb vendit tim ngaq\u00eb ka vlera dhe prurje t\u00eb furishme. Ajo \u00ebka un\u00eb druhem \u00ebsht\u00eb vdekja klinike e ideve. Padyshim m\u00eb tiranikja nga t\u00eb gjitha llojet e censurave, autocensura! Sa artist\u00eb ka q\u00eb p\u00ebr hir t\u00eb t\u00eb vet\u00ebndierit &#8220;n\u00eb bashk\u00ebsi&#8221; jan\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb opinioni gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs kundrejt tjetrit vet\u00ebm e vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb cop\u00eb v\u00ebmendje mediatike, 100-gram publicitet t\u00eb shpifur\u00eb Urrejtja, qoft\u00eb kjo e lidhur p\u00ebrdhun\u00ebsisht edhe me munges\u00ebn e materiales, xhelozia intelektuale, heshtja, arma m\u00eb vrastare, indiferenca, arma m\u00eb e sofistikuar, qoklliku &#8211; ti shkruan p\u00ebr mua un\u00eb do shkruaj p\u00ebr ty se jemi pjes\u00eb e s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs mend\u00ebsi pavar\u00ebsisht nga vepra, e kush e pjerdh vepr\u00ebn\u00eb, as q\u00eb lexohemi midis nesh!, debatet pa buk\u00eb, ekzaminimi i kockave t\u00eb tjetrit, shfarosja e tjetrit n\u00eb rrafshin intelektual dhe mendimit t\u00eb lir\u00eb, a jan\u00eb pjes\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse e jona t\u00eb gjitha k\u00ebto\u00eb Po apo jo\u00eb A jemi ne t\u00eb aft\u00eb t\u00eb bashk\u00ebrendojm\u00eb opinionet tona p\u00ebr nj\u00ebri tjetrin pa qen\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht t\u00eb \u00ebliruar nga t\u00eb gjitha k\u00ebto atavizma\u00eb A jemi t\u00eb aft\u00eb q\u00eb p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb vetme her\u00eb n\u00eb jet\u00eb t\u00eb mos b\u00ebjm\u00eb t\u00eb shum\u00ebdijshmin dhe ta hedhim tej mask\u00ebn eskiliane t\u00eb t\u00eb pasurit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs gjithmon\u00eb me vete\u00eb A jemi v\u00ebrtet individ\u00eb t\u00eb lir\u00eb\u00eb Mendimtar\u00eb t\u00eb lir\u00eb\u00eb Pa qen\u00eb t\u00eb survejuar apo m\u00eb keq, autocensuruar\u00eb! A kemi te drejt\u00eb, guxim, apo m\u00eb thell\u00eb d\u00ebshir\u00ebn e mir\u00eb q\u00eb t\u00eb \u00ebrr\u00ebnjosim t\u00eb keqen e p\u00ebrbashk\u00ebt, k\u00ebt\u00eb ndjesi primitive, q\u00eb qarkon t\u00eb trash\u00ebguar\u00ebn e hershme p\u00ebr t\u00ebi dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr hov dialogut t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt n\u00eb t\u00eb ardhme\u00eb V\u00eb bast q\u00eb heshtja kundrejt k\u00ebtyre pik\u00ebpyetjeve \u00ebsht\u00eb akoma edhe m\u00eb e madhe. Kjo \u00ebsht\u00eb si t\u00eb thuash ajo fytyra e dyt\u00eb e let\u00ebrsis\u00eb shqipe, t\u00eb cil\u00ebn nuk do keni fatin ta gjeni n\u00eb asnj\u00eb antologji k\u00ebto 27 vite t\u00eb fundit.<\/p>\n<p><strong>A.G<\/strong>.\u00a0&#8211; Ka ndonj\u00eb organizim t\u00eb komunitetit t\u00eb artist\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb Kanada\u00eb A jan\u00eb mir\u00ebdashes ata me nj\u00ebri-tjetrin, apo edhe atje nj\u00eblloj si k\u00ebtu n\u00eb Tiran\u00eb; b\u00ebrryla dhe nj\u00eb luft\u00eb e verb\u00ebr e t\u00eb gjith\u00ebve ndaj t\u00eb gjith\u00ebve\u00eb<\/p>\n<p><strong>F.I<\/strong>.\u00a0&#8211; Ka shoqata kulturore por jo nj\u00eb bashk\u00ebsi t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb shkrimtar\u00ebsh dhe artist\u00ebsh. Jemi ende t\u00eb pakt\u00eb n\u00eb num\u00ebr dhe ndoshta, jo edhe aq t\u00eb fuqish\u00ebm ekonomikisht. Jemi t\u00eb kapur n\u00eb ng\u00ebr\u00ebin e p\u00ebrditshm\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb paguar faturat e mbijetes\u00ebs. Por kam v\u00ebn\u00eb re nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb m\u00eb habit jasht\u00eb mase. Shqiptar\u00ebt kur jan\u00eb jasht\u00eb vendit t\u00eb tyre kan\u00eb nj\u00eb sjellje dashamir\u00ebse kundrejt tjetrit. Kan\u00eb d\u00ebshir\u00ebn e mir\u00eb p\u00ebr t\u00ebu p\u00ebrqafuar me tjetrin dhe b\u00ebrrylat duket sikur i kan\u00eb l\u00ebn\u00eb pas, te B\u00ebrryli i Unaz\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs. Nj\u00eb unaz\u00eb e habitshme ku \u00ebdo pik\u00eb e vetme p\u00ebrb\u00ebn rrethin. Asnj\u00ebher\u00eb nuk e kam kuptuar k\u00ebt\u00eb ndryshim midis individit t\u00eb gjendur brenda apo jasht\u00eb k\u00ebtij qarku vicioz. Sepse n\u00eb origjin\u00eb \u00ebsht\u00eb po ai njeri.<\/p>\n<p><strong>A.G<\/strong>.\u00a0&#8211; Mund t\u00eb m\u00eb p\u00ebrshkruani nj\u00eb \u00ebast prej procesit tuaj t\u00eb t\u00eb shkruarit\u00eb Vendin ku shkruani, or\u00ebn dhe atmosfer\u00ebn\u00eb Pse jo, edhe d\u00ebbor\u00ebn jasht\u00eb\u00eb<\/p>\n<p><strong>F.I.\u00a0<\/strong>&#8211; B\u00ebj pjes\u00eb n\u00eb at\u00eb grupim l\u00ebvruesish q\u00eb shkruajn\u00eb jo sistematikisht. Jo ngaq\u00eb nuk dua. Thjesht, ngaq\u00eb nuk kam koh\u00eb. Koha ime \u00ebsht\u00eb buka q\u00eb duhet t\u00eb sjell n\u00eb fund t\u00eb dit\u00ebs, n\u00eb sht\u00ebpi. Jam n\u00eb pritje t\u00eb vazhdueshme t\u00eb atij \u00ebasti kur fjala \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht e lir\u00eb, dhe vjen me at\u00eb bukuri vrastare t\u00eb pashmangshme, me dinjitet \u00eblirues nga vetja drejt supit t\u00ebnd, si me qen\u00eb trupi i t\u00eb fundit njeri mbi k\u00ebt\u00eb tok\u00eb. Oraret ekstreme kur gjumi flak\u00ebrin zgjimin, kur sht\u00ebpia fl\u00eb si flog\u00eb e flak\u00ebs nd\u00ebr fjal\u00eb, aroma e kafes\u00eb, troku i kuajve t\u00eb eg\u00ebr q\u00eb rendin n\u00eb drejtimin e s\u00eb panjohur\u00ebs brenda meje. Ky \u00ebsht\u00eb \u00ebasti magjik prej nga ku fillon i gjith\u00eb ky proces prej t\u00eb cilit kam kuptuar se nuk kam sh\u00ebrim. \u00ebsht\u00eb si pun\u00eb droge, nevoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb es\u00ebll, domosdoshm\u00ebri t\u00eb cil\u00ebn askush tjet\u00ebr nuk mund ta kuptoj\u00eb, p\u00ebrve\u00eb hemorragjive t\u00eb mia poetike. M\u00eb p\u00eblqen kthjellt\u00ebsia e zgjimit her\u00ebt n\u00eb m\u00ebngjes, pa zbardhur dita. Jam i bekuar brenda k\u00ebtyre mureve. N\u00eb kuzhin\u00eb ku gatuhet jeta. Ku jetojn\u00eb shishet e mesazheve t\u00eb nj\u00eb nate, nj\u00ebzet viteve, apo shekulli m\u00eb par\u00eb. N\u00eb studion time, nj\u00eb kthin\u00eb e mbushur me libra n\u00eb t\u00eb gjitha gjuh\u00ebt, ku pleq\u00ebron n\u00ebna ime n\u00eb sezone t\u00eb caktuar t\u00eb vitit. N\u00eb kanape, midis z\u00ebrit t\u00eb tv, pik\u00ebpyetjeve t\u00eb tim biri, radios lokale, dhe vizuales kompjuterike. Shpesh ime shoqe m\u00eb t\u00ebrheq nga t\u00eb gjitha k\u00ebto p\u00ebr t\u00eb m\u00eb shp\u00ebn\u00eb n\u00ebp\u00ebr vende t\u00eb bukura n\u00eb jug, ku b\u00ebn ngroht\u00eb, si net\u00ebt e Havan\u00ebs, portokalliet e Florid\u00ebs, Gjiri i Meksik\u00ebs, drejt Karaibeve dhe Amerik\u00ebs Latine, n\u00eb udh\u00ebtime q\u00eb mund t\u00eb zgjasin si \u00ebrealizmi magjik\u00eb ndoshta edhe p\u00ebr nj\u00eb nat\u00eb t\u00eb vetme, pas s\u00eb cil\u00ebs rikthehem po n\u00eb ag drejt nj\u00eb tjet\u00ebr realizmi, flet\u00ebs sime t\u00eb bardh\u00eb. Thjesht, ngaq\u00eb nuk mund t\u00eb jem ndryshe.<\/p>\n<p><strong>A.G<\/strong>.\u00a0&#8211; Ju fal\u00ebnderoj p\u00ebr bised\u00ebn!<\/p>\n<p><strong>F.I.<\/strong>\u00a0&#8211; Ju lutem! K\u00ebnaq\u00ebsia \u00ebsht\u00eb e imja. Ju p\u00ebrqafoj me pik\u00ebn e fundit t\u00eb rakis\u00eb q\u00eb m\u00eb kishte ngelur nga atdh\u00ebri dhe e ndam\u00eb s\u00eb bashku p\u00ebrgjat\u00eb k\u00ebsaj bisede p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ju fal\u00ebnderoj. Mir\u00eb-u-lexofshim s\u00eb shpejti. Uroj t\u00eb ket\u00eb njohje dhe mir\u00ebnjohje midis nesh dhe p\u00ebr shum\u00eb mote g\u00ebzuar!<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&nbsp; Bised\u00eb me shkrimtarin Flurans Ilia, mbi let\u00ebrsin\u00eb, jet\u00ebn n\u00eb emigrim; telat me gjemba fizik\u00eb e mendor\u00eb, dhe arktikun e ftoht\u00eb, ku si\u00eb thekson ai \u00ebshkrimtari kridhet n\u00eb ndeshje me nj\u00eb forc\u00eb gati mbinjer\u00ebzore, sikur \u00ebnjeriu pa streh\u00eb me t\u00eb gjith\u00eb vitalitetin e p\u00ebrballjes, pa kushte\u00eb. T\u00eb ndeshesh me arroganc\u00eb stallier\u00ebsh, ndihesh si delja e [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":590,"featured_media":11861,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[14],"tags":[2265,1322],"ppma_author":[2255],"class_list":["post-4185","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kritike","tag-bisede","tag-kritike"],"authors":[{"term_id":2255,"user_id":590,"is_guest":0,"slug":"arlinda-guma","display_name":"Arlinda Guma","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/arlinda.guma_.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/arlinda.guma_.jpg"},"user_url":"","last_name":"Guma","first_name":"Arlinda","description":"Arlinda Guma \u00ebsht\u00eb autore e romaneve:\"Bulevardi i Yjeve\", 2014, \"Terma humanitar\u00eb si fjala bombardim\", 2016, \"Bob Legjenda\", 2021."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4185","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/590"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4185"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4185\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":11862,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4185\/revisions\/11862"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/11861"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4185"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4185"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4185"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=4185"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}