{"id":424,"date":"2015-08-18T09:01:15","date_gmt":"2015-08-18T09:01:15","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=424"},"modified":"2024-12-19T14:27:54","modified_gmt":"2024-12-19T12:27:54","slug":"ana-tjeter-e-vizave","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/opinion\/ana-tjeter-e-vizave\/","title":{"rendered":"Ana tjet\u00ebr e vizave"},"content":{"rendered":"<p>Liberalizimi i vizave \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb tema kryesore tani e disa vite. Vizat jan\u00eb pika e vetme e cila bashkon pozit\u00ebn me opozit\u00ebn, shoq\u00ebrin\u00eb civile me pushtetin. Kur vjen puna tek vizat, t\u00eb gjith\u00eb fajin ia l\u00ebm\u00eb politikave \u201cdiskriminuese\u201d t\u00eb Komisionit Evropian.<\/p>\n<p>Dy pal\u00eb zgjedhjet e fundit parlamentare jan\u00eb zhvilluar me premtimin se qeveria e re do t\u00eb liberalizoj vizat. Fokusi kryesor i Ministris\u00eb s\u00eb Integrimeve Evropiane kundrejt Bashkimit Evropian \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsimi i kritereve p\u00ebr liberalizim. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, edhe vet\u00eb Komisioni Evropian ka vendosur theksin kryesor n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces. S\u00eb fundmi, nj\u00eb grup i gjer\u00eb i shoq\u00ebris\u00eb civile ka filluar mbledhjen e n\u00ebnshkrimeve p\u00ebr peticion i cili do ti d\u00ebrgohet si not\u00eb proteste Bashkimit Evropian.<\/p>\n<p>Por, a jan\u00eb vizat aq t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, sa i t\u00ebr\u00eb fokusi i institucioneve, Komisionit Evropian, medias e shoq\u00ebris\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi t\u00eb p\u00ebrqendrohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces?<\/p>\n<p>Para se ti p\u00ebrgjigjem k\u00ebsaj pyetje, do e shpalos nj\u00eb skenar t\u00eb mundsh\u00ebm se \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodhte n\u00eb rast se liberalizohen vizat m\u00eb 1 janar 2016:<\/p>\n<p>Liberalizimi i vizave do t\u00eb kremtohej nga politika kosovare si arritja m\u00eb e madhe n\u00eb politik\u00ebn vendore. Shenj\u00eb se korrupsioni e krimi i organizuar po luftohet suksessh\u00ebm. Se dokumentet personale jan\u00eb t\u00eb sigurta. Se institucionet kan\u00eb b\u00ebr\u00eb hapa t\u00eb m\u00ebdhenj n\u00eb zbatimin e politikave t\u00eb riatdhesimit. Legjislacioni po zbatohet. Rendi dhe qet\u00ebsia publike jan\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar.<\/p>\n<p>Q\u00eb n\u00eb dit\u00ebt e para t\u00eb liberalizimit, me dhjet\u00ebra mij\u00ebra persona do t\u00eb merrnin rrug\u00ebn p\u00ebr n\u00eb vendet e BE. Emigrimi ilegal, do t\u00eb shnd\u00ebrrohej n\u00eb emigrim legal, s\u00eb paku p\u00ebr 90 dit\u00ebt e para t\u00eb q\u00ebndrimit n\u00eb BE. N\u00eb syt\u00eb e qytetar\u00ebve t\u00eb papun\u00eb, liberalizimi i vizave ka qen\u00eb premtimi kryesor n\u00eb zgjedhe nacionale, \u00ebsht\u00eb raportuar si arritja m\u00eb e madhe, si di\u00e7ka q\u00eb do t\u00eb ofroj perspektiv\u00eb t\u00eb re p\u00ebr kosovar\u00ebt. Andaj, p\u00ebrse t\u00eb mos marrin nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb till\u00eb?<\/p>\n<p>Menj\u00ebher\u00eb pas k\u00ebsaj, duke par\u00eb fluksin e qytetar\u00ebve dhe p\u00ebr shkak t\u00eb presionit nga vendet an\u00ebtare t\u00eb BE, Qeveria e Kosov\u00ebs do t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb fushat\u00eb t\u00eb gjer\u00eb informimi p\u00ebr t\u00eb ndaluar ikjen e qytetar\u00ebve jasht\u00eb vendit. Nj\u00eb fushat\u00eb e till\u00eb do t\u00eb b\u00ebnte thirrje q\u00eb mos t\u00eb merret rruga e emigrimit, ngase liberalizimi i vizave nuk n\u00ebnkupton edhe q\u00ebndrim t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm apo t\u00eb drejt\u00eb pun\u00ebsimi. Sipas fushat\u00ebs s\u00eb qeveris\u00eb, liberalizimi i vizave n\u00ebnkupton vizita turistike n\u00eb vendet e BE, mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb vizituar \u201cBienalen e Venedikut\u201d, p\u00ebr t\u00eb shijuar atraksionet turistike. Fushata vazhdon me at\u00eb se si profesionist\u00ebt mund t\u00eb l\u00ebvizin lirsh\u00ebm dhe t\u00eb lidhin kontakte me bizneset evropiane. Se si biznesmen\u00ebt kosovar\u00eb mund t\u00eb zgjerojn\u00eb tregtin\u00eb n\u00eb vendet e BE. Por, t\u00eb papun\u00ebt duhet t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb k\u00ebtu.<\/p>\n<p>E kjo kampanj\u00eb informimi do ti duket e \u00e7uditshme kosovarit t\u00eb papun\u00eb, i cili nuk njeh asnj\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb BE dhe nuk mund t\u00eb lidh\u00eb marr\u00ebveshje pun\u00ebsimi. Do t\u00eb ting\u00eblloj\u00eb absurde n\u00eb vesh\u00ebt e atyre 99% t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb pun\u00ebsuar t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb pag\u00eb n\u00ebn 800 euro dhe nuk mund t\u00eb nd\u00ebrmarrin nj\u00eb vizit\u00eb \u201cqejfi\u201d n\u00eb vendet e BE.<\/p>\n<p>N\u00eb muajt e par\u00eb pas liberalizimit t\u00eb vizave, Qeveria do t\u00eb ndjehet m\u00eb e leht\u00ebsuar. Tek e fundit, nj\u00eb kontingjent i madh i t\u00eb papun\u00ebve dhe t\u00eb varf\u00ebrve, do t\u00eb largohen nga vendi. Rrjedhimisht, presioni social do t\u00eb bie. N\u00eb statistikat zyrtare, papun\u00ebsia dhe gjendja sociale do t\u00eb duket m\u00eb mir\u00eb. Tek e fundit, gjetja e m\u00ebnyrave p\u00ebr t\u00eb \u201chequr qafe\u201d t\u00eb papun\u00ebt dhe t\u00eb varfrit nuk \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka e re. Sipas autor\u00ebve t\u00eb librit \u201cPoor Economics\u201d, n\u00eb koh\u00eb t\u00eb krizave ekonomike, qeverit\u00eb mundohen t\u00eb gjejn\u00eb m\u00ebnyra se si t\u00eb largojn\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb popullsis\u00eb, me q\u00ebllim q\u00eb n\u00eb nj\u00eb ekonomi me resurse t\u00eb kufizuara, t\u00eb krijohen mund\u00ebsi m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha pun\u00ebsimi dhe mbijetese.<\/p>\n<p>Por, kjo nuk do t\u00eb zgjas shum\u00eb. Pjesa m\u00eb e madhe e kosovar\u00ebve q\u00eb do t\u00eb marrin rrug\u00ebn e emigrimit, do t\u00eb detyrohen q\u00eb t\u00eb kthehen. Atyre do u vendosen d\u00ebnime p\u00ebr shkelje t\u00eb t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb vizave dhe nuk do lejohen t\u00eb marrin rrug\u00ebn e emigrimit s\u00ebrish. P\u00ebr shkak se rrug\u00ebtimi i tyre p\u00ebr n\u00eb vendet e BE ka qen\u00eb i kushtuesh\u00ebm, k\u00ebta qytetar\u00eb do t\u00eb rikthehen n\u00eb gjendje m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb ekonomike, se para se t\u00eb niseshin. E kjo do t\u00eb paraqes nj\u00eb barr\u00eb shtes\u00eb p\u00ebr ekonomin\u00eb.<\/p>\n<p>E brenda disa muajve, entuziazmi i qeveris\u00eb dhe qytetar\u00ebve p\u00ebr liberalizimin e vizave do t\u00eb bie. Qytetar\u00ebt do t\u00eb \u00e7uditen se si i kan\u00eb vendosur t\u00eb gjitha shpresat n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces. Do t\u00eb pyesin pse p\u00ebr nj\u00eb proces kaq t\u00eb par\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, partit\u00eb politike zhvillonin fushata zgjedhore me premtimin kryesor p\u00ebr liberalizim, sikur kjo t\u00eb ishte \u201cn\u00ebna e t\u00eb gjitha problemeve\u201d?<\/p>\n<p>Tani, duke qen\u00eb n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb sigurt se ky do t\u00eb jet\u00eb skenari i dit\u00ebve t\u00eb para pas liberalizimit, nj\u00eb skenar q\u00eb e kemi pa n\u00eb Maqedoni, Serbi, Bosnje e Shqip\u00ebri, a ia vlen q\u00eb t\u00eb p\u00ebrqendrojm\u00eb krejt energjit\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces? A ia vlen q\u00eb p\u00ebr hat\u00ebr t\u00eb liberalizimit t\u00eb vizave, t\u00eb b\u00ebhen l\u00ebshime n\u00eb fushat tjera gjat\u00eb negociatave n\u00eb Bruksel dhe me Brukselin?<\/p>\n<p>Un\u00eb mendoj se jo. Un\u00eb mendoj se liria p\u00ebr t\u00eb l\u00ebvizur dhe liria p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, qoft\u00eb edhe jasht\u00eb kufijve, duhet t\u00eb jet\u00eb e drejt\u00eb q\u00eb i garantohet \u00e7do njeriu. Edhe kosovar\u00ebve. Por nuk mendoj se liberalizimi i vizave meriton t\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb v\u00ebmendje. Nuk pajtohem me ata q\u00eb mbivler\u00ebsojn\u00eb potencialet p\u00ebr zhvillim ekonomik q\u00eb mund t\u00eb sjell nj\u00eb liberalizim i vizave. Forca pun\u00ebtore nuk \u00ebsht\u00eb e kualifikuar p\u00ebr pun\u00eb n\u00eb tregun evropian. Problem me kuadro t\u00eb p\u00ebrgatitura kan\u00eb edhe bizneset n\u00eb Kosov\u00eb. Po ashtu, i pakt\u00eb \u00ebsht\u00eb numri i atyre t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb mund\u00ebsi ekonomike q\u00eb t\u00eb marrin rrug\u00ebn drejt BE, vet\u00ebm p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje turistike apo kulturore. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb fundit t\u00eb Agjencis\u00eb s\u00eb Statistikave, vet\u00ebm 3 mij\u00eb persona kan\u00eb pag\u00eb mbi 800 euro, t\u00eb cil\u00ebt mund t\u00eb llogaritet se me kursime disa vje\u00e7are mund t\u00eb marrin nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Liberalizimi i vizave nuk do sjell zhvillim ekonomik. Zhvillimi ekonomik \u00ebsht\u00eb rruga m\u00eb e shpejt\u00eb p\u00ebr liberalizimin e vizave. Sipas ekonomistit Ha-Joon Chang, \u201ckur Bashkimi Evropian ndaloi s\u00eb v\u00ebni vizat p\u00ebr qytetar\u00ebt e Kores\u00eb s\u00eb Jugut n\u00eb fund t\u00eb viteve 1980, kjo ishte d\u00ebshmia kryesore se ky vend ka p\u00ebrparuar ekonomikisht. Sipas Chang, nga fundi i viteve t\u00eb \u201980, askush nuk synonte t\u00eb emigronte ilegalisht, p\u00ebr shkak se vendi hyri n\u00eb mesin e shteteve m\u00eb t\u00eb zhvilluara.\u201d<\/p>\n<p>Andaj, n\u00eb vend se t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb rrug\u00ebn e zhvillimit p\u00ebrmes liberalizimit t\u00eb vizave, duhet t\u00eb zhvillohemi ekonomikisht, aq sa liberalizimi i vizave nj\u00ebmend t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb mjet q\u00eb mund\u00ebson rekreacionin n\u00eb vendet e BE.<\/p>\n<p>Aq m\u00eb shum\u00eb q\u00eb kemi nevoj\u00eb p\u00ebr vizat, aq m\u00eb larg do t\u00eb jen\u00eb ato. N\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb k\u00ebtill\u00eb ekonomike, liberalizimi i vizave nuk do t\u00eb jet\u00eb liberalizim, nuk do t\u00eb ket\u00eb liri l\u00ebvizje e as lirin\u00eb p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar pa penguar nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb jasht\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Liberalizimi i vizave \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb tema kryesore tani e disa vite. Vizat jan\u00eb pika e vetme e cila bashkon pozit\u00ebn me opozit\u00ebn, shoq\u00ebrin\u00eb civile me pushtetin. Kur vjen puna tek vizat, t\u00eb gjith\u00eb fajin ia l\u00ebm\u00eb politikave \u201cdiskriminuese\u201d t\u00eb Komisionit Evropian. Dy pal\u00eb zgjedhjet e fundit parlamentare jan\u00eb zhvilluar me premtimin se qeveria e re [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":384,"featured_media":11396,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[1043,11,1586],"ppma_author":[378],"class_list":["post-424","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinion","tag-be","tag-kosova","tag-vizat"],"authors":[{"term_id":378,"user_id":384,"is_guest":0,"slug":"agron-demi","display_name":"Agron Demi","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/1665768189196.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/1665768189196.jpg"},"user_url":"","last_name":"Demi","first_name":"Agron","description":"Agron Demi \u00ebsht\u00eb hulumtues i politikave publike, drejtor ekzekutiv i Institutit GAP dhe nj\u00ebri nd\u00ebr analist\u00ebt politik m\u00eb t\u00eb shquar n\u00eb vend. M\u00eb par\u00eb ka punuar me NDI, n\u00eb projekte ndihm\u00ebse p\u00ebr komisionet parlamentare t\u00eb Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs. Agroni ka mbaruar studimet p\u00ebr Administrat\u00eb Publike dhe p\u00ebr Pun\u00eb Sociale n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs. Ka qen\u00eb kolumnist i rregullt n\u00eb disa gazeta vendore. Si aktivist i shoq\u00ebris\u00eb civile, ai \u00ebsht\u00eb an\u00ebtar bordi i organizat\u00ebs jo-qeveritare Sbunker."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/424","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/384"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=424"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/424\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":425,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/424\/revisions\/425"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/11396"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=424"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=424"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=424"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=424"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}