{"id":4241,"date":"2018-08-22T14:15:11","date_gmt":"2018-08-22T12:15:11","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=4241"},"modified":"2025-01-09T14:20:40","modified_gmt":"2025-01-09T12:20:40","slug":"blert-morina-kunder-republikes-se-kosoves","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/blert-morina-kunder-republikes-se-kosoves\/","title":{"rendered":"Blert Morina kund\u00ebr Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\"><\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>N\u00eb vitin e fundit t\u00eb shkoll\u00ebs s\u00eb mesme\u00a0e\u00a0ndaja bank\u00ebn me 3 nx\u00ebn\u00ebs tjer\u00eb, n\u00eb mes t\u00eb tyre edhe me Blert\u00ebn. Nj\u00eb shoqe e dashur, e \u00e7ilt\u00ebr, nganj\u00ebher\u00eb e ndrojtur por gazmore,\u00a0e cila nuk e\u00a0vishte fundin e uniform\u00ebs s\u00eb shkoll\u00ebs dhe gjithmon\u00eb vishej e sillej si djal\u00eb. Nuk kemi biseduar kurr\u00eb se pse, qysh, e tek. Muhabeti na shkonte, kaq dukej me r\u00ebnd\u00ebsi n\u00eb at\u00eb koh\u00eb.<\/p>\n<p>Shum\u00eb vite pasi e kishim p\u00ebrfunduar shkoll\u00ebn e mesme, m\u00eb rastisi t\u00eb lexoj nj\u00eb\u00a0artikull n\u00eb Kosovo 2.0 ku nj\u00eb nga t\u00eb intervistuarit ishte Blert Morina.\u00a0Aty e kuptova se Blerti \u00ebsht\u00eb transburr\u00eb dhe se nuk\u00a0kishte dashur ta vishte fundin e uniform\u00ebs sepse identifikohej me gjinin\u00eb mashkullore e jo fem\u00ebrore.<\/p>\n<p>N\u00eb shkoll\u00eb t\u00eb mesme ai e kishte lutur drejtoresh\u00ebn e shkoll\u00ebs t&#8217;ia mund\u00ebsoj\u00eb q\u00eb n\u00eb vend t\u00eb fundit t\u00eb uniform\u00ebs t\u00eb vesh\u00eb pantallona, nd\u00ebrsa ajo i kishte th\u00ebn\u00eb: &#8220;N\u00ebse nuk t\u00eb p\u00eblqen fundi i uniform\u00ebs, at\u00ebher\u00eb shko n\u00eb nj\u00eb shkoll\u00eb tjet\u00ebr&#8221;.<\/p>\n<p>Kur u takuam\u00a0p\u00ebrs\u00ebri\u00a0pas 8 vitesh, e pyeta Blertin se a e kishte nd\u00ebrruar emrin n\u00eb dokumente t\u00eb identifikimit. Ai m\u00eb tha se e kishte l\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb pun\u00eb p\u00ebr kur ta paraqes\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn edhe p\u00ebr nd\u00ebrrim t\u00eb sh\u00ebnuesit t\u00eb gjinis\u00eb. I tregova se me shum\u00eb d\u00ebshir\u00eb do ta p\u00ebrfaq\u00ebsoja si avokate kurdo q\u00eb vendos\u00eb ta nis\u00eb k\u00ebt\u00eb proces. K\u00ebshtu filloi beteja jon\u00eb p\u00ebr njohjen ligjore t\u00eb identitetit gjinor t\u00eb Blertit nga shteti i Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>K\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr nd\u00ebrrim t\u00eb emrit dhe t\u00eb sh\u00ebnuesit t\u00eb gjinis\u00eb e parashtruam n\u00eb fillim t\u00eb prillit 2018 n\u00eb Zyr\u00ebn e Gjendjes Civile dhe brenda afatit ligjor mor\u00ebm vendimin refuzues nga kjo zyr\u00eb, me arsyetimin se k\u00ebrkesa nuk \u00ebsht\u00eb e arsyeshme. Pra, sipas tyre nuk mjafton mosp\u00ebrputhja e identitetit gjinor t\u00eb personit me sh\u00ebnuesin e gjinis\u00eb dhe emrin e paraqitur n\u00eb dokumente t\u00eb identifikimit p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar ndryshimin e tyre. Ky ishte i gjith\u00eb spjegimi q\u00eb Zyra e Gjendjes Civile e ka dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr refuzimin e k\u00ebrkes\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak se k\u00ebrkesa e paraqitur ishte e paprecedent, refuzimi ose pranimi i k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr ndryshim t\u00eb sh\u00ebnuesit t\u00eb gjinis\u00eb dukeshin si baraz t\u00eb mundshme. Mir\u00ebpo, refuzimi i k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr nd\u00ebrrimin e emrit nga &#8220;Blerta&#8221; n\u00eb &#8220;Blert&#8221;, me fjal\u00eb tjera refuzimi i heqjes s\u00eb nj\u00eb shkronje nga emri ishte krejt\u00ebsisht i papritur p\u00ebr ne. Ligji p\u00ebr Emrin Personal dhe Udh\u00ebzimi Administrativ p\u00ebr Procedurat e Nd\u00ebrrimit t\u00eb Emrit Personal nuk parashohin &#8220;munges\u00ebn e arsyeshm\u00ebris\u00eb&#8221; si baz\u00eb ligjore p\u00ebr refuzimin e k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr nd\u00ebrrim t\u00eb emrit. Dh\u00ebnia e arsyes se p\u00ebrse personi po e k\u00ebrkon nd\u00ebrrimin e emrit \u00ebsht\u00eb e natyr\u00ebs deklarative dhe refuzimi i k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr nd\u00ebrrim t\u00eb emrit p\u00ebr shkak se k\u00ebrkesa nuk \u00ebsht\u00eb &#8220;mjaftuesh\u00ebm e arsyeshme&#8221; \u00ebsht\u00eb i pabaz\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe refuzimi i k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr nd\u00ebrrim t\u00eb sh\u00ebnuesit t\u00eb gjinis\u00eb \u00ebsht\u00eb i pabaz\u00eb. Ani pse rasti i Blertit \u00ebsht\u00eb rasti i par\u00eb i njohur i nj\u00eb personi transgjinor q\u00eb e k\u00ebrkon k\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb nga shteti i Kosov\u00ebs, baza ligjore \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb: identiteti gjinor njihet ligj\u00ebrisht dhe \u00ebsht\u00eb kategori e mbrojtur sipas Ligjit p\u00ebr Barazi Gjinore, Ligjit p\u00ebr Mbrojtje nga Diskriminimi dhe praktik\u00ebs gjyq\u00ebsore t\u00eb Gjykat\u00ebs Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut. T\u00eb mos harrojm\u00eb se sipas nenit 53 t\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb drejtat dhe lirit\u00eb e njeriut n\u00eb Kosov\u00eb duhet t\u00eb interpretohen n\u00eb harmoni me praktik\u00ebn gjyq\u00ebsore t\u00eb GJEDNJ. Q\u00eb nga viti 1992 n\u00eb rastin\u00a0B. Kund\u00ebr Franc\u00ebs,\u00a0 GJEDNJ e ka njohur t\u00eb drejt\u00ebn n\u00eb identitet\u00a0gjinor si pjes\u00eb e t\u00eb drejt\u00ebs n\u00eb privat\u00ebsi nga e cila dalin nj\u00eb num\u00ebr obligimesh pozitive p\u00ebr shtetin p\u00ebr ta njohur e mbrojtur k\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb.<\/p>\n<p>E megjithk\u00ebt\u00eb,\u00a0edhe kur n\u00eb ankes\u00ebn ton\u00eb ndaj vendimit refuzues\u00a0paraqit\u00ebm nj\u00eb mori argumentesh n\u00eb favor t\u00eb njohjes s\u00eb identitetit gjinor, nuk mjaftoi q\u00eb Agjencia p\u00ebr Regjistrimin Civil t&#8217;ia njoh\u00eb Blertit t\u00eb drejt\u00ebn n\u00eb identitet gjinor dhe t&#8217;ia nd\u00ebrroj\u00eb emrin dhe sh\u00ebnuesin e gjinis\u00eb.<\/p>\n<p>ARC e hodhi posht\u00eb ankes\u00ebn si t\u00eb pabazuar duke mbajtur q\u00ebndrimin se &#8220;arsyeshm\u00ebria&#8221; e ofruar p\u00ebr nd\u00ebrrimin e emrit nuk ishte e mjaftueshme dhe shtoi se \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb paraqesim dokumente e fotografi q\u00eb e v\u00ebrtetojn\u00eb se emri e pengon integrimin e Blertit n\u00eb shoq\u00ebri. Madje n\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim refuzues u shtuan arsyet e refuzimit duke theksuar se ka qen\u00eb dashur t\u00eb ofrohen d\u00ebshmi q\u00eb &#8220;gjinia si fakt natyre&#8221; \u00ebsht\u00eb ndryshuar dhe se kjo d\u00ebshmi duhet t\u00eb jet\u00eb raport mjek\u00ebsor.<\/p>\n<p>Gjinia \u00ebsht\u00eb konstrukt social andaj edhe nuk lidhet domosdoshm\u00ebrisht me seksin biologjik t\u00eb personit. Ka shum\u00eb persona transgjinor q\u00eb nuk d\u00ebshirojn\u00eb t\u2019i n\u00ebnshtrohen trajtimeve mjeksore q\u00eb shaktojn\u00eb ndryshime fizike, ka persona tjer\u00eb transgjinor\u00eb q\u00eb nuk kan\u00eb mund\u00ebsi financiare ta paguajn\u00eb trajtimin mjeksor, e ka edhe t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb nuk mund t\u2019i p\u00ebrballojn\u00eb fizikisht trajtimet mjek\u00ebsore p\u00ebr t\u00eb ndryshuar fizikun e tyre. Prandaj kusht\u00ebzimi i njohjes ligjore t\u00eb gjinis\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn identifikohet personi me kryerjen e nd\u00ebrhyrjeve kirugjike q\u00eb e ndryshojn\u00eb seksin biologjik \u00ebsht\u00eb i palogjiksh\u00ebm dhe i gabuar. Vet\u00eb Ligji p\u00ebr Barazi Gjinore e definon identitetin gjinor k\u00ebshtu:<\/p>\n<p>&#8220;Identiteti gjinor &#8211; kjo karakteristik\u00eb e mbrojtur mbulon identitetin q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me gjinin\u00eb e nj\u00eb personi dukjen apo karakteristikat tjera q\u00eb lidhen me gjinin\u00eb e nj\u00eb personi (qoft\u00eb p\u00ebrmes nd\u00ebrhyrjes kirurgjike apo jo) duke mos marr\u00eb parasysh seksin qe personi e ka pasur n\u00eb lindje.\u201d<\/p>\n<p>Edhe GJEDNJ n\u00eb rastin\u00a0A.P., Nicot dhe Gar\u00e7on kund\u00ebr Franc\u00ebs\u00a0ka vendosur se \u00ebsht\u00eb shkelje e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, konkretisht shkelje e t\u00eb drejt\u00ebs n\u00eb privat\u00ebsi, kusht\u00ebzimi i njohjes s\u00eb identitetit gjinor vet\u00ebm pas kryerjes s\u00eb nd\u00ebrhyrjeve kirurgjike apo trajtimit hormonal q\u00eb e shkakton ndryshimin e pakthyesh\u00ebm n\u00eb dukje t\u00eb personit. Kjo sepse n\u00eb shumic\u00ebn d\u00ebrmuese t\u00eb rasteve k\u00ebto trajtime shkaktojn\u00eb humbje t\u00eb aft\u00ebsis\u00eb riprodhuese te personat transgjinor\u00eb. Sipas GJEDNJ shteti nuk mund ta kusht\u00ebzoj\u00eb njohjen e identitetit gjinor duke ia c\u00ebnuar personit t\u00eb drejt\u00ebn n\u00eb integritet fizik. Madje\u00a0Raportuesi Special i Kombeve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr Tortur\u00eb dhe Trajtim ose Nd\u00ebshkim tjet\u00ebr \u00c7njer\u00ebzor e Posht\u00ebrues, e ka cil\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb kusht\u00ebzim\u00a0t\u00eb njohjes s\u00eb identitetit gjinor si t\u00eb barabart\u00eb me tortur\u00ebn.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes vendimeve t\u00eb tyre refuzuese, Zyrja e Gjendjes Civile dhe Agjencia p\u00ebr Regjistrimin Civil kan\u00eb interpretuar gabimisht legjislacionin vendor dhe kan\u00eb anashkaluar dispozitat Kushtetuese t\u00eb mbrojtjes s\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut duke e shkelur t\u00eb drejt\u00ebn e Blertit n\u00eb jet\u00eb private, t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb i lir\u00eb nga diskriminimi dhe t\u00eb drejt\u00ebn n\u00eb pacenueshm\u00ebrin\u00eb e dinjitetit t\u00eb tij njer\u00ebzor.<\/p>\n<p>Prandaj pas paraqitjes s\u00eb padis\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn Themelore ndaj Vendimit refuzues t\u00eb ARC, me 30 korrik 2018, kemi paraqitur edhe k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr shqyrtimin e kushtetueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb k\u00ebtij vendimi pran\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese. N\u00eb parim, Gjykata Kushtetuese shqyrton rastet vet\u00ebm pasi t\u00eb shteren t\u00eb gjitha mjetet juridike, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se fillimisht duhet shkuar p\u00ebrmes gjykatave t\u00eb rregullta dhe m\u00eb\u00a0pas, pala e pak\u00ebnaqur me vendimin p\u00ebrfundimtar t\u00eb gjykatave t\u00eb rregullta mund t&#8217;i drejtohet Gjykat\u00ebs Kushtetuese. Megjithat\u00eb, ky kusht nuk \u00ebsht\u00eb absolut dhe p\u00ebrjashtimisht mund t\u00eb tejkalohet kur mjeti\u00a0juridik \u00ebsht\u00eb i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm dhe jo-efektiv. N\u00eb raste t\u00eb tilla Gjykata Kushtetuese mund t\u00eb vendos\u00eb ta liroj\u00eb pal\u00ebn nga detyrimi i shterrimit t\u00eb mjeteve juridike.<\/p>\n<p>Pse duhet ta pranoj\u00eb Gjykata Kushtetuese p\u00ebr shqyrtim rastin e Blertit?<\/p>\n<p>Koha e st\u00ebrgjat\u00eb e procedimit t\u00eb nj\u00eb l\u00ebnde n\u00eb gjykat\u00eb mund t\u00eb rezultoj\u00eb n\u00eb cil\u00ebsimin e mjetit juridik si jo-efektiv dhe t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm kur v\u00ebshtrohet s\u00eb bashku me rrethanat individuale t\u00eb rastit. Zvarritja e procedurave gjyq\u00ebsore p\u00ebr vite t\u00eb t\u00ebra nuk \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka e re n\u00eb Kosov\u00eb dhe paraqet problem t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb sistemit gjyq\u00ebsor, por jan\u00eb rrethanat e posa\u00e7me t\u00eb rastit t\u00eb Blertit ato q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb paraqitjen e padis\u00eb n\u00eb gjykata t\u00eb rregullta mjet joefektiv juridik.<\/p>\n<p>Blerti nuk mund t\u00eb pres\u00eb 4 deri n\u00eb 8 vite deri sa gjykatat e rregullta t\u2019i adresojn\u00eb shkeljet n\u00eb rastin e tij. Sa her\u00eb q\u00eb Blerti\u00a0shkon n\u00eb vizita t\u00eb rregullta mjek\u00ebsore n\u00eb Maqedoni, t\u00eb cilat nuk ofrohen n\u00eb Kosov\u00eb, polic\u00ebt kufitar\u00eb duhet ta ndalin dhe marrin n\u00eb pyetje p\u00ebr shkak se dyshojn\u00eb n\u00eb v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e dokumentit t\u00eb tij t\u00eb identifikimit, i cili nuk p\u00ebrputhet me dukjen e tij. GJEDNJ n\u00eb vendimet\u00a0B. kund\u00ebr Franc\u00ebs, Christine Goodwin kund\u00ebr Britanis\u00eb t\u00eb Madhe, etj. ka cil\u00ebsuar se vendosja e personave n\u00eb situata t\u00eb tilla t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb p\u00ebrditshme q\u00eb i shkaktojn\u00eb stres, shqet\u00ebsim e posht\u00ebrim, p\u00ebr shkak t\u00eb mosmund\u00ebsimit t\u00eb ndryshimit t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave n\u00eb dokumentet e identifikimit, \u00ebsht\u00eb n\u00eb shp\u00ebrputhje me obligimin e shtetit p\u00ebr respektimin e t\u00eb drejt\u00ebs private. Prandaj moshqyrtimi n\u00eb koh\u00eb t\u00eb arsyeshme i rastit t\u00eb Blertit nga gjykatat e rregullta e b\u00ebn paraqitjen e padis\u00eb mjet jo-efektiv juridik dhe shkakton shkelje t\u00eb vazhdueshme t\u00eb t\u00eb drejtave fundamentale t\u00eb Blertit.<\/p>\n<p>GJEDNJ n\u00eb vendimin Selmouni kund\u00ebr Franc\u00ebs\u00a0ka p\u00ebrcaktuar se edhe konteksti ligjor e politik duhet marr\u00eb parasysh gjat\u00eb shqyrtimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes se a \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mjet juridik efektiv apo jo. Avokati i Popullit n\u00eb\u00a0Amicus Curie drejtuar Gjykat\u00ebs Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb p\u00ebr gjendjen e homofobis\u00eb dhe transfobis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb ka theksuar se organet e shtetit n\u00eb Kosov\u00eb d\u00ebshtojn\u00eb ta p\u00ebrdorin legjislacionin n\u00eb fuqi kur trajtojn\u00eb \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb nd\u00ebrlidhen me komunitetin LGBTI. P\u00ebr shembull n\u00eb raste kur nj\u00eb personit i nd\u00ebrprehet marr\u00ebdh\u00ebnia e pun\u00ebs p\u00ebr shkak t\u00eb orientimit seksual, gjykatat n\u00eb Kosov\u00eb nuk e trajtojn\u00eb rastin duke e zbatuar Ligjin p\u00ebr Mbrojtje nga Diskriminimi por e trajtojn\u00eb si rast t\u00eb thjesht\u00eb t\u00eb nd\u00ebrprerjes s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb pun\u00ebs. Madje edhe n\u00eb raste penale kur ushtrohet dhun\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb urrejtjes ndaj komunitetit LGBTI, prokuroria dhe gjykatat nuk e kualifikojn\u00eb vepr\u00ebn penale q\u00eb e p\u00ebrfshin\u00eb motivin e kryerjes s\u00eb vepr\u00ebs penale por e kualifikojn\u00eb si vep\u00ebr penale t\u00eb thjesht\u00eb \u2013 pa elementin e motivit t\u00eb urrejtjes ndaj komunitetit LGBTI. Prandaj duke marr\u00eb parasysh\u00eb kontekstin, paraqitja e padis\u00eb nga Blerti n\u00eb Gjykat\u00ebn Themelore paraqet mjet joefektiv prandaj Gjykata Kushtetuese duhet ta pranoj\u00eb k\u00ebt\u00eb rast p\u00ebr shqyrtim dhe t\u00eb vendos\u00eb nj\u00eb standard t\u00eb ri t\u00eb trajtimit t\u00eb rasteve q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me komunitetin LGBTI n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb q\u00eb nga themelimi, Gjykata Kushtetuese vihet p\u00ebrball\u00eb sfid\u00ebs q\u00eb t\u00eb vendos\u00eb p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb e prek\u00eb drejt\u00ebp\u00ebrdrejt komunitetin LGBTI n\u00eb Kosov\u00eb. Rasti i Blertit i p\u00ebrmbush\u00eb t\u00eb gjitha kushtet p\u00ebr t\u2019i kap\u00ebrcyer shkall\u00ebt e gjykatave t\u00eb rregullta. Mbetet t\u00eb shihet n\u00ebse gjyqtar\u00ebt e Gjykat\u00ebs Kushtetuese jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm ta nxjerrin nj\u00eb vendim q\u00eb e mund\u00ebson adresimin e shkeljeve t\u00eb t\u00eb drejtave q\u00eb i takojn\u00eb Blertit. Sido q\u00eb t\u00eb jet\u00eb vendimi i tyre, ne do t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb me k\u00ebmb\u00ebngult\u00ebsi nga shteti i Kosov\u00ebs q\u00eb t\u2019i p\u00ebrfill\u00eb obligimet q\u00eb i ka ndaj qytetar\u00ebve t\u00eb vet p\u00ebr t\u00eb mbrojtur, respektuar e garantuar t\u00eb drejtat fundamentale njer\u00ebzore.<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p>&nbsp;<\/p>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&nbsp; N\u00eb vitin e fundit t\u00eb shkoll\u00ebs s\u00eb mesme\u00a0e\u00a0ndaja bank\u00ebn me 3 nx\u00ebn\u00ebs tjer\u00eb, n\u00eb mes t\u00eb tyre edhe me Blert\u00ebn. Nj\u00eb shoqe e dashur, e \u00e7ilt\u00ebr, nganj\u00ebher\u00eb e ndrojtur por gazmore,\u00a0e cila nuk e\u00a0vishte fundin e uniform\u00ebs s\u00eb shkoll\u00ebs dhe gjithmon\u00eb vishej e sillej si djal\u00eb. Nuk kemi biseduar kurr\u00eb se pse, qysh, e [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":169,"featured_media":11801,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[1140,11],"ppma_author":[198,2242],"class_list":["post-4241","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-gjinia","tag-kosova"],"authors":[{"term_id":198,"user_id":169,"is_guest":0,"slug":"rina-kika","display_name":"Rina Kika","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-5-9.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-5-9.jpg"},"user_url":"","last_name":"Kika","first_name":"Rina","description":"Rina Kika \u00ebsht\u00eb avokate dhe aktiviste p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut. Ajo \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebthemeluese e firm\u00ebs s\u00eb avokatis\u00eb Kika &amp; Associates e cila nd\u00ebr t\u00eb tjera ofron sh\u00ebrbime ligjore p\u00ebr kompani t\u00eb teknologjis\u00eb inovative dhe individ\u00eb e organizata n\u00eb ngritjen e rasteve p\u00ebr gjyq\u00ebsi strategjike n\u00eb t\u00eb drejtat e njeriut. Rina ka dy tituj master, nj\u00eb p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare tregtare nga Universiteti i Cyrihut n\u00eb Zvic\u00ebr dhe tjetrin nga Duke University, Sh.B.A p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut."},{"term_id":2242,"user_id":584,"is_guest":0,"slug":"leke-batalli","display_name":"Lek\u00eb Batalli","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/images-3-1.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/images-3-1.jpg"},"user_url":"","last_name":"Batalli","first_name":"Lek\u00eb","description":"Leke is a Research fellow at GLPS. His research focuses on topics related to the rule of law in Kosovo, international law. "}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4241","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/169"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4241"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4241\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":11803,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4241\/revisions\/11803"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/11801"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4241"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4241"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4241"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=4241"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}