{"id":4262,"date":"2018-10-02T13:45:31","date_gmt":"2018-10-02T11:45:31","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=4262"},"modified":"2024-11-07T13:47:23","modified_gmt":"2024-11-07T11:47:23","slug":"rezultati-ne-referendum-nuk-e-bllokon-integrimin-e-maqedonise-ne-be-dhe-nato","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/rezultati-ne-referendum-nuk-e-bllokon-integrimin-e-maqedonise-ne-be-dhe-nato\/","title":{"rendered":"Rezultati n\u00eb referendum nuk e bllokon integrimin e Maqedonis\u00eb n\u00eb BE dhe NATO"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\"><\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"img-wrapper\"><\/div>\n<div class=\"news-left\">\n<p>N\u00eb referendumin e s\u00eb diel\u00ebs n\u00eb Maqedoni m\u00eb shum\u00eb se 91% e votuesve mb\u00ebshtet\u00ebn marr\u00ebveshjen mes Maqedonis\u00eb dhe Greqis\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen gati tridekad\u00ebshe t\u00eb emrit. Nj\u00ebherazi, me k\u00ebt\u00eb vot\u00eb ata mb\u00ebshtet\u00ebn edhe vazhdimin e procesit t\u00eb integrimit t\u00eb Maqedonis\u00eb n\u00eb BE dhe NATO. Mir\u00ebpo propozimi d\u00ebshtoi p\u00ebr shkak q\u00eb dalja n\u00eb vot\u00eb ishte m\u00eb e ul\u00ebt se pragu i parapar\u00eb i 50 p\u00ebrqind\u00ebshit. Dalja ishte vet\u00ebm 36.9%.<\/p>\n<p>Dalja ishte e ul\u00ebt p\u00ebr shkak t\u00eb bojkotimit q\u00eb organizoi partia kryesore opozitare, VMRO-DPMNE. Kjo parti e kishte quajtur akt t\u00eb tradh\u00ebtis\u00eb marr\u00ebveshjen mes Maqedonis\u00eb dhe Greqis\u00eb, t\u00eb arritur m\u00eb 12 qershor t\u00eb k\u00ebtij viti n\u00eb Presp\u00eb t\u00eb Maqedonis\u00eb. P\u00ebrderisa numri i p\u00ebrkrah\u00ebsve mund t\u00eb identifikohet m\u00eb leht\u00eb, numri i kund\u00ebrshtar\u00ebve nuk \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb. Kjo sepse jo t\u00eb gjith\u00eb bojkotuesit mund t\u00eb kategorizohen si kund\u00ebrshtar\u00eb t\u00eb marr\u00ebveshjes dhe integrimit t\u00eb Maqedonis\u00eb n\u00eb NATO dhe BE.<\/p>\n<p>Dalja m\u00eb e ul\u00ebt n\u00eb kutit\u00eb e votimit sesa n\u00eb zgjedhjet lokale dhe nacionale mund t\u00eb shpjegohet edhe me faktin se p\u00ebr dallim prej zgjedhjeve normale, n\u00eb referendum mobilizimi klientelist \u00ebsht\u00eb m\u00eb i zbeht\u00eb dhe qytetar\u00ebt presin m\u00eb pak p\u00ebrfitime t\u00eb menj\u00ebhershme. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebtyre, ShBA-t\u00eb kishin paralajm\u00ebruar m\u00eb her\u00ebt se Rusia po financonte dhe ndihmonte grupacione t\u00eb ndryshme p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshtuar referendumin.<\/p>\n<p>Nj\u00eb raport i Komisionit Transatlantik p\u00ebr Integritet Zgjedhor ka detektuar nj\u00eb sasi t\u00eb madhe t\u00eb profileve robot\u00eb n\u00eb Twitter q\u00eb b\u00ebnin fushat\u00eb p\u00ebr bojkotim t\u00eb referendumit. P\u00ebr rreth 60 dit\u00eb me radh\u00eb para referendumit aktiviteti i k\u00ebtyre robot\u00ebve p\u00ebrb\u00ebnte 10% t\u00eb fushat\u00ebs p\u00ebr referendum. Kjo sasi \u00ebsht\u00eb m\u00eb e lart\u00eb se n\u00eb zgjedhjet e fundit n\u00eb Meksik\u00eb dhe Itali. N\u00eb korrik Greqia kishte d\u00ebbuar nga vendi dy diplomat\u00eb rus\u00eb p\u00ebr shkak se k\u00ebta t\u00eb fundit po financonin fushatat dhe protestat q\u00eb refuzonin marr\u00ebveshjen.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto s\u00eb bashku duket ta ken\u00eb dob\u00ebsuar incentiv\u00ebn e qytetar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb votuar. Sa i p\u00ebrket pjes\u00ebmarrjes s\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb referendum, zv-Kryeministri p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjet Evropiane t\u00eb Maqedonis\u00eb, Bujar Osmani, tha se dalja e shqiptar\u00ebve n\u00eb referendum ishte m\u00eb e lart\u00eb se dalja n\u00eb zgjedhjet lokale. Nj\u00eb arsye pse shqiptar\u00ebt e p\u00ebrkrahin k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb se ata e shohin BE-n\u00eb si garanci p\u00ebr mbrojtje nga nacionalizmi maqedon q\u00eb ka dominuar n\u00eb dy dekadat q\u00eb lam\u00eb pas. Megjithat\u00eb as kjo nuk ishte e mjaftueshme q\u00eb referendumi t\u00eb merrte fuqi ligjore.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, menj\u00ebher\u00eb pasi u zyrtarizua rezultati, Kryeministri maqedon Zoran Zaev deklaroi se t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt e Maqedonis\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb opozit\u00ebn, e din\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb t\u00eb arrihet nj\u00eb marr\u00ebveshje m\u00eb e mir\u00eb me Greqin\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e emrit. Ai tha se do ta shtyj\u00eb legjitimimin e marr\u00ebveshjes p\u00ebrmes Parlamentit, ku i duhen dy t\u00eb tretat e votave t\u00eb deputet\u00ebve p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Zaev k\u00ebrc\u00ebnoi me zgjedhje t\u00eb reja n\u00eb rast se parlamenti d\u00ebshton q\u00eb t\u00eb ratifikoj\u00eb marr\u00ebveshjen. K\u00ebt\u00eb ia lejon fakti q\u00eb referendumi i mbajtur dje ka karakter k\u00ebshillues dhe jo detyrues. Kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb fjal\u00ebn e fundit p\u00ebr marr\u00ebveshjen dhe t\u00eb ardhmen e vendit e kan\u00eb deputet\u00ebt. Por p\u00ebr t\u00eb adoptuar k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje duhen 80 vota, p\u00ebrderisa q\u00eb bashk\u00eb me partit\u00eb tjera, p\u00ebrfshir\u00eb ato shqiptari, koalicioni pro marr\u00ebveshjes ka 71 vota.<\/p>\n<p>Nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb nuk do t\u00eb jet\u00eb e leht\u00eb pasi q\u00eb lideri opozitar Hristjan Mickowski tha se referendumi nuk mori miratimin popullor. Ai tha se partia e tij do t\u00eb respektoj\u00eb bojkotin qytetar dhe nuk do t\u00eb votoj\u00eb p\u00ebr ratifikimin e marr\u00ebveshjes n\u00eb Kuvend, por se VMRO-DPMNE mbetet e p\u00ebrkushtuar n\u00eb procesin e integrimit euro-atlantik t\u00eb Maqedonis\u00eb. Kjo do ta v\u00ebshtir\u00ebsoj\u00eb grumbullimin e votave t\u00eb mjaftueshme, por Zaev tha se do t\u00eb filloj\u00eb bisedimet p\u00ebr t\u00eb arritur nj\u00eb marr\u00ebveshje me VMRO-DPMNE.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, P\u00ebrfaq\u00ebsuesja e Lart\u00eb p\u00ebr Politik\u00eb t\u00eb Jashtme t\u00eb BE-s\u00eb, Federica Mogherini dhe Komisioneri p\u00ebr Zgjerim t\u00eb BE-s\u00eb, Johannes Hahn e interpretojn\u00eb ndryshe rezultatin e djesh\u00ebm, duke e lexuar si t\u00eb suksessh\u00ebm. Ata, n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, pohuan se shumica d\u00ebrrmuese e qytetar\u00ebve i than\u00eb \u201cPO\u201d marr\u00ebveshjes me Greqin\u00eb. Departamenti amerikan i Shtetit e mb\u00ebshteti referendumin duke th\u00ebn\u00eb se vota e djeshme i jep drit\u00eb t\u00eb gjelb\u00ebr vazhdimit t\u00eb integrimit.<\/p>\n<p>Sekretari i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i NATO-s, Jens Stoltenberg e mir\u00ebpriti vot\u00ebn \u201cP\u00cbR\u201d, duke aluduar se referendumi ishte i suksessh\u00ebm dhe tha se NATO-ja do t\u00eb mb\u00ebshtet\u00eb rrug\u00ebtimin e Maqedonis\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb organizat\u00eb. Duket qart\u00eb se ka nj\u00eb mb\u00ebshtetje nga vendet per\u00ebndimore p\u00ebr planet e Zaevit p\u00ebr ta d\u00ebrguar n\u00eb Kuvend \u00e7\u00ebshtjen e marr\u00ebveshjes.<\/p>\n<p>Derisa nuk duhet n\u00ebnvler\u00ebsuar d\u00ebshtimi i djesh\u00ebm, ai as nuk duhet t\u00eb ekzagjerohet. Referendumet k\u00ebshilluese mund t\u00eb injorohen nga Parlamenti. K\u00ebshtu ka b\u00ebr\u00eb Kroacia kur n\u00eb referendumin e organizuar p\u00ebr t\u00eb vendosur rreth integrimit n\u00eb BE kishin dalur vet\u00ebm 43% e qytetar\u00ebve me t\u00eb drejt\u00eb vote. P\u00ebrkund\u00ebr k\u00ebsaj, at\u00eb bot\u00eb Parlamenti kroat kishte vendosur q\u00eb ta votonte marr\u00ebveshjen mes BE-s\u00eb dhe Kroacis\u00eb unanimisht me 136 vota.<\/p>\n<p>K\u00ebsisoj, edhe n\u00ebse parlamenti do t\u00eb d\u00ebshtonte t\u00eb votonte k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje, partia e Zaevit dhe partit\u00eb shqiptare duket t\u00eb jen\u00eb n\u00eb pozicion t\u00eb favorsh\u00ebm n\u00ebse vendoset t\u00eb shkohet n\u00eb zgjedhje. Nj\u00eb arsye p\u00ebr k\u00ebt\u00eb optimiz\u00ebm \u00ebsht\u00eb q\u00eb mbi 600 mij\u00eb qytetar\u00eb votuan \u201cP\u00cbR\u201d, shif\u00ebr q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb arritur asnj\u00ebher\u00eb nga ndonj\u00eb subjekt politik n\u00eb Maqedoni q\u00eb nga viti 1994. Arsye tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb fakti q\u00eb n\u00eb zgjedhjet e fundit lokale, nga 81 komuna, VMRO-DPMNE ka fituar vet\u00ebm 5 prej tyre.<\/p>\n<p>Poashtu, kapacitetet e k\u00ebsaj partie p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar koalicione jan\u00eb skajshm\u00ebrisht t\u00eb kufizuara. Asnj\u00eb parti shqiptare nuk do t\u00eb futej n\u00eb koalicion me t\u00eb. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, liderin real t\u00eb k\u00ebsaj partie, Nikolla Gruevski, me shum\u00eb gjas\u00eb n\u00ebntori do ta gjej\u00eb n\u00eb burg dhe nga aty do ta ket\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb mobilizoj\u00eb elektoratin.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, VMRO-DPMNE e di gjendjen e saj dhe ka mund\u00ebsi t\u00eb mir\u00eb q\u00eb ajo t\u00eb pranoj\u00eb t\u00eb votoj\u00eb n\u00eb Parlament. N\u00eb rast t\u00eb votimit pro marr\u00ebveshjes, kjo parti do t\u00eb merrte merita p\u00ebr rrug\u00ebtimin e Maqedonis\u00eb n\u00eb NATO dhe BE dhe do t\u00eb mund t\u00eb paraqiste veten si parti pa t\u00eb cil\u00ebn nuk mund t\u00eb ecet p\u00ebrpara. N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, n\u00ebse LSDM-ja dhe shqiptar\u00ebt ia dalin t\u00eb marrin shumic\u00ebn e madhe n\u00eb zgjedhjet e parakohshme, VMRO-ja do t\u00eb margjinalizohet edhe m\u00eb tej dhe do t\u00eb b\u00ebhet gjithnj\u00eb e m\u00eb jorelevante.<\/p>\n<p>Gjithashtu, me kalimin e koh\u00ebs qytetar\u00ebt do t\u00eb familjarizohen m\u00eb shum\u00eb me emrin e ri t\u00eb Maqedonis\u00eb dhe kjo do t\u00eb reflektohet n\u00eb rritje t\u00eb vot\u00ebs p\u00ebr LSDM-n\u00eb e Zaevit. T\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta faktor\u00eb tregojn\u00eb se situata \u00ebsht\u00eb n\u00ebn kontroll dhe nuk ka shum\u00eb vend p\u00ebr pesimiz\u00ebm. Maqedonia ende \u00ebsht\u00eb n\u00eb kontroll t\u00eb planeve t\u00eb saj p\u00ebr integrim n\u00eb strukturat euro-atlantike.<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb referendumin e s\u00eb diel\u00ebs n\u00eb Maqedoni m\u00eb shum\u00eb se 91% e votuesve mb\u00ebshtet\u00ebn marr\u00ebveshjen mes Maqedonis\u00eb dhe Greqis\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen gati tridekad\u00ebshe t\u00eb emrit. Nj\u00ebherazi, me k\u00ebt\u00eb vot\u00eb ata mb\u00ebshtet\u00ebn edhe vazhdimin e procesit t\u00eb integrimit t\u00eb Maqedonis\u00eb n\u00eb BE dhe NATO. Mir\u00ebpo propozimi d\u00ebshtoi p\u00ebr shkak q\u00eb dalja n\u00eb vot\u00eb ishte m\u00eb e [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":415,"featured_media":9848,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[1726,1271],"ppma_author":[778],"class_list":["post-4262","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-be-nato","tag-maqedonia"],"authors":[{"term_id":778,"user_id":415,"is_guest":0,"slug":"shkodran-ramadani","display_name":"Shkodran Ramadani","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/shkodran-e1729253403162.jpeg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/shkodran-e1729253403162.jpeg"},"user_url":"","last_name":"Ramadani","first_name":"Shkodran","description":"Shkodran Ramadani  \u00ebsht\u00eb hulumtues  n\u00eb Institutin \u201cCompass\u201d n\u00eb Prishtin\u00eb. Ai ka p\u00ebrfunduar studimet Bachelor n\u00eb Shkenca Politike n\u00eb Universitetin e Evrop\u00ebs Juglindore n\u00eb Tetov\u00eb t\u00eb Maqedonis\u00eb dhe studimet Master n\u00eb Sociologji n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs. Shkodrani \u00ebsht\u00eb aktiv n\u00eb fush\u00ebn e hulumtimeve t\u00eb siguris\u00eb, drejt\u00ebsis\u00eb tranzicionale, marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, populizmit, sekularizmit, demokracis\u00eb konsociacionale dhe autonomis\u00eb."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4262","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/415"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4262"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4262\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9849,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4262\/revisions\/9849"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/9848"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4262"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4262"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4262"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=4262"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}