{"id":4279,"date":"2018-10-22T13:47:43","date_gmt":"2018-10-22T11:47:43","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=4279"},"modified":"2024-11-07T13:50:08","modified_gmt":"2024-11-07T11:50:08","slug":"krim-dhe-ndeshkim-lidhja-e-shqiptareve-me-krimin-dhe-kostoja-qe-shkaktohet-ne-ekonomi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/krim-dhe-ndeshkim-lidhja-e-shqiptareve-me-krimin-dhe-kostoja-qe-shkaktohet-ne-ekonomi\/","title":{"rendered":"Krim dhe Nd\u00ebshkim: Lidhja e shqiptar\u00ebve me krimin dhe kostoja q\u00eb shkaktohet n\u00eb ekonomi"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\"><\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"img-wrapper\"><\/div>\n<div class=\"news-left\">\n<p>Shoq\u00ebria shqiptare, kudo ku jeton, por sidomos n\u00eb Shqip\u00ebri, ka nj\u00eb problem t\u00eb madh me bashk\u00ebjetes\u00ebn dhe tolerimin e krimit. Shkaktar\u00ebt e nivelit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb krimit jan\u00eb shum\u00eb duke variuar nga dob\u00ebsia e institucioneve shtet\u00ebrore, \u00a0varf\u00ebria dhe mungesa e mund\u00ebsive ekonomike p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb, kultura e pand\u00ebshkueshm\u00ebris\u00eb nga ligji e deri tek mentaliteti q\u00eb e favorizon apo e toleron krimin. Mir\u00ebpo duhet pranuar se kultura jon\u00eb sot \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr shkaktar\u00ebt kryesor, sepse jo vet\u00ebm q\u00eb nuk e d\u00ebnon krimin, por e toleron dhe n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre e inkurajon. Kjo pasi k\u00ebt\u00eb p\u00ebrfshirje masive n\u00eb krim shqiptar\u00ebt e kan\u00eb jo vet\u00ebm n\u00eb vendlindje, por edhe n\u00eb emigracion, ku shteti ligjor e kushtet sociale nuk l\u00ebn\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr t&#8217;u ankuar.<\/p>\n<p>Miti kryesor, q\u00eb e justifikon k\u00ebt\u00eb indiferenc\u00eb apo bashk\u00ebjetes\u00eb me krimin mes shqiptar\u00ebve, \u00ebsht\u00eb iluzioni se parat\u00eb e krimit, pavar\u00ebsisht se jan\u00eb t\u00eb pista, e ndihmojn\u00eb ekonomin\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, k\u00ebta kriminel\u00eb apo \u201cdjem t\u00eb shkath\u00ebt\u201d, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb shpesh eufemizmi p\u00ebr ta, shikohen si shp\u00ebtimtar\u00eb t\u00eb ekonomis\u00eb shqiptare apo rrug\u00ebdalje nga varf\u00ebria. \u00a0E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb krejt ndryshe! K\u00ebto para t\u00eb pista, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk e ndihmojn\u00eb ekonomin\u00eb dhe t\u00eb ardhmen ton\u00eb, por e pengojn\u00eb dhe e groposin at\u00eb. Vendosa ta shkruaj k\u00ebt\u00eb shkrim, pik\u00ebrisht se jam lodhur s\u00eb d\u00ebgjuari t\u00eb nj\u00ebjtin avaz t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur nga njer\u00ebz t\u00eb ndrysh\u00ebm, k\u00ebshtu q\u00eb her\u00ebs tjet\u00ebr q\u00eb m\u00eb hapet e nj\u00ebjta tem\u00eb thjesht do iu d\u00ebrgoj k\u00ebt\u00eb artikull.<\/p>\n<p><strong>Bashk\u00ebjetesa me krimin<\/strong><\/p>\n<p>Ne t\u00eb folur\u00ebn e p\u00ebrditshme n\u00eb Shqip\u00ebri ose Kosov\u00eb, dominon nj\u00eb magjepsje ndaj personazheve t\u00eb krimit dhe nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e shoq\u00ebris\u00eb, p\u00ebrfshi k\u00ebtu njer\u00ebz t\u00eb famsh\u00ebm e politikan\u00eb, mezi presin q\u00eb t\u00eb rrin\u00eb n\u00eb prani t\u00eb k\u00ebtyre \u201ct\u00eb fort\u00ebve\u201d. Tavolinat e kafeneve shqiptare jan\u00eb t\u00eb tejmbushura me biseda q\u00eb b\u00ebhen t\u00ebr\u00eb zili e admirim p\u00ebr b\u00ebmat e kriminel\u00ebve shqiptar\u00eb, duke nxjerr\u00eb n\u00eb pah burr\u00ebrin\u00eb, krenarin\u00eb, forc\u00ebn apo dinak\u00ebrin\u00eb. Jan\u00eb t\u00eb shumt\u00eb ata q\u00eb krekosen e l\u00ebvdohen duke th\u00ebn\u00eb se k\u00ebtu prostitucionin e kontrollojn\u00eb shqiptar\u00ebt, aty e b\u00ebjn\u00eb ligjin shqiptar\u00ebt, atje dominojn\u00eb trafikun e drog\u00ebs bashk\u00ebpatriot\u00ebt tan\u00eb etj. P\u00ebr mos t\u00eb folur pastaj p\u00ebr justifikimin m\u00eb banal q\u00eb p\u00ebrdoret i tipit \u201cdikush duhet ta b\u00ebj at\u00eb pun\u00eb k\u00ebshtu q\u00eb m\u00eb mir\u00eb ata se dikush tjet\u00ebr\u201d. Shprehja mandej q\u00eb t\u00eb b\u00ebn p\u00ebr t\u00eb vjell\u00eb e t\u00eb nxjerr zorr\u00ebt n\u00eb gryk\u00eb p\u00ebr nga p\u00ebrmasat e injoranc\u00ebs dhe naivitetit \u00ebsht\u00eb se \u201ckrim ka kudo, edhe Amerika u zhvillua prej krimit, ja shiko Al Capone\u201d.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nd\u00ebr legjendat urbane q\u00eb qarkullon m\u00eb shum\u00eb e q\u00eb thuhet gjith\u00eb krenari, \u00ebsht\u00eb q\u00eb, mafia e Italis\u00eb \u00ebsht\u00eb nisur nga arb\u00ebresh\u00ebt. Kjo gj\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht e pav\u00ebrtet\u00eb, madje arb\u00ebresh\u00ebt tan\u00eb si ata t\u00eb Hor\u00ebs s\u00eb Arb\u00ebresh\u00ebve n\u00eb Si\u00e7ili, duke qen\u00eb n\u00ebn autoritetin e pap\u00ebs por t\u00eb tradit\u00ebs ortodokse historikisht as q\u00eb japin e marrin me fshatra fqinje katolik\u00eb si Korleone q\u00eb konsiderohet epiqend\u00ebr e Mafias. N\u00eb fakt rasti, i jugut t\u00eb Italis\u00eb , t\u00eb infektuar nga mafia, \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmia m\u00eb e qart\u00eb se krimi masiv, kurrsesi nuk sjell begati e zhvillim. P\u00ebrkundrazi, sjell mjerim, prapambetje e emigracion.<\/p>\n<p>Bashk\u00ebjetes\u00ebn e rehatshme me krimin e d\u00ebshmon edhe mentaliteti yn\u00eb q\u00eb nuk d\u00ebnon bandit\u00ebt por n\u00ebn\u00e7mon ata q\u00eb denoncojn\u00eb, d\u00ebshmojn\u00eb apo raportojn\u00eb krimin duke i konsideruar \u201cspiun\u00eb\u201d. Jan\u00eb t\u00eb pakt\u00eb ata q\u00eb e konsiderojn\u00eb denoncimin e krimit si nj\u00eb akt t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb s\u00eb qytetarit q\u00eb meriton t\u00eb lavd\u00ebrohet. Ata q\u00eb vjedhin, trafikojn\u00eb apo korruptohen konsiderohen si t\u00eb shkath\u00ebt, t\u00eb zgjuar, t\u00eb zot\u00eb, nd\u00ebrsa ata q\u00eb nuk p\u00ebrfitojn\u00eb nga mund\u00ebsit\u00eb konsiderohen leshko, apo budallenj ose thjesht frikacak\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu k\u00ebt\u00eb bashk\u00ebfaj\u00ebsi apo indiferenc\u00eb ndaj krimit e tregon edhe leht\u00ebsia me t\u00eb cil\u00ebn blihen apo p\u00ebrdoren sendet e vjedhura mes shqiptar\u00ebve. \u00cbsht\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr t\u00eb qar\u00eb hallin kur shihet se \u00a0ka boll njer\u00ebz t\u00eb pasur q\u00eb edhe pse ua lejon xhepi, do t\u00eb preferonin t\u00eb blinin di\u00e7ka t\u00eb vjedhur e t\u00eb lir\u00eb p\u00ebrpara di\u00e7kaje t\u00eb bler\u00eb ligjsh\u00ebm. K\u00ebt\u00eb dimension e ilustron m\u00eb s\u00eb miri rasti tragjikomik i ish-ministrit socialist t\u00eb rendit, Spartak Po\u00e7i, i cili u kthye n\u00eb kufi nga Greqia sepse udh\u00ebtonte me nj\u00eb makin\u00eb t\u00eb vjedhur n\u00eb per\u00ebndim.<\/p>\n<p>N\u00ebse shoq\u00ebria jon\u00eb do ta d\u00ebnonte krimin e jo ta glorifikonte at\u00eb, me siguri niveli i krimit tek ne do t\u00eb ishte shum\u00eb m\u00eb i ul\u00ebt se sa e kemi sot. Pothuaj t\u00eb gjith\u00eb keqb\u00ebr\u00ebsit shqiptar\u00eb kan\u00eb prind\u00ebr, vellez\u00ebr, motra, kush\u00ebrinj apo miq, t\u00eb cil\u00ebt, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk kan\u00eb mbajtur q\u00ebndrim moral qortues, por e kan\u00eb toleruar e madje inkurajuar veprimtarin\u00eb e tyre t\u00eb paligjshme. Familjar\u00ebt i kan\u00eb f\u00ebrkuar duart kur djemt\u00eb refugjat\u00eb sillnin para apo sende t\u00eb grabitura me boll\u00ebk nga emigracioni. Ata n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre jan\u00eb justifikuar me argumentin se \u201cshqiptar\u00ebt b\u00ebjn\u00eb \u00e7far\u00eb b\u00ebjn\u00eb andej por n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb djem t\u00eb mir\u00eb\u201d ose th\u00ebn\u00eb popullor\u00e7e \u201c\u00e7unat tan\u00eb nuk p\u00ebrmjerin atje ku han\u00eb e ku jetojn\u00eb\u201d. \u00a0Mir\u00ebpo shum\u00eb shpejt tymin q\u00eb b\u00ebnin jasht\u00eb sht\u00ebpis\u00eb \u201cdjemt\u00eb e shkath\u00ebt\u201d e soll\u00ebn dhe n\u00eb sht\u00ebpi, gj\u00eb q\u00eb u pa m\u00eb s\u00eb miri n\u00eb vitin 1997 por edhe po shihet dita dit\u00ebs me p\u00ebrplasjet mes bandave.<\/p>\n<p>S\u00eb pari nj\u00ebher\u00eb duhet pasur kurajo e sinqeritet e duhet t\u00eb th\u00ebn\u00eb th\u00ebn\u00eb q\u00eb niveli i kriminalizimit mes shqiptar\u00ebve, sidomos atyre t\u00eb shtetit am\u00eb, \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrmasave t\u00eb jasht\u00ebzakonshme. Nj\u00eb nd\u00ebr m\u00ebnyrat p\u00ebr ta d\u00ebshmuar k\u00ebt\u00eb fakt t\u00eb hidhur \u00ebsht\u00eb numri i t\u00eb burgosurve. K\u00ebshtu duhet v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se brenda Bashkimit Evropian, shtetasit e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb ndodhen n\u00eb krye t\u00eb renditjes s\u00eb t\u00eb burgosurve q\u00eb vijn\u00eb nga vendet jashtekomunitare. Vendin e par\u00eb e z\u00eb Maroku me 11 706 \u00a0t\u00eb burgosur, pastaj vendin e dyt\u00eb e z\u00eb Shqip\u00ebria me 5722, dhe t\u00eb tretin me 4798 t\u00eb burgosur e kap Turqia. Kuptohet n\u00ebse p\u00ebrllogaritja b\u00ebhet p\u00ebr t\u00eb burgosur p\u00ebr kok\u00eb banori, Shqip\u00ebria e kap\u00ebrcen edhe Marokun. Autoritetet shqipare raportojn\u00eb se n\u00eb Greqi jan\u00eb 1655 shtetas shqiptar t\u00eb d\u00ebnuar apo paraburgosur. n\u00eb Itali jan\u00eb 1600 shtetas shqiptar t\u00eb burgosur nga t\u00eb cil\u00ebt 100 jan\u00eb t\u00eb paraburgosur. n\u00eb Gjermani jan\u00eb 768 shtetas shqiptar t\u00eb burgosur nd\u00ebrsa n\u00eb Angli jan\u00eb 762 shtetas shqiptar t\u00eb d\u00ebnuar apo paraburgosur.<\/p>\n<p>P\u00ebrpos t\u00eb burgosurve jasht\u00eb vendit, jan\u00eb t\u00eb shumt\u00eb ata q\u00eb jan\u00eb t\u00eb burgosur edhe brenda vendit. \u00a0Organizata Bot\u00ebrore e Burgjeve dhe Kombeve t\u00eb Bashkuara, n\u00eb Evrop\u00eb p\u00ebrllogaritet q\u00eb t\u00eb jen\u00eb diku tek 1.5 milion\u00eb t\u00eb burgosur nga t\u00eb cil\u00ebt m\u00eb shum\u00eb se 600 mij\u00eb jan\u00eb n\u00eb Rusi. Shqip\u00ebria ka 5447 t\u00eb burgosur, q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb rreth 0.2% t\u00eb popullsis\u00eb duke pasur p\u00ebrqindjen m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb rajonin e Evrop\u00ebs Juglindore. Maqedonia i ka rreth 3000 t\u00eb burgosur dhe norm\u00eb 0.15%.= nd\u00ebrsa Serbia \u00a0ka rreth 10 000 t\u00eb burgosur dhe norm\u00eb 0.11% t\u00eb popullsis\u00eb. Shtetet me m\u00eb pak t\u00eb burgosur n\u00eb Evrop\u00eb jan\u00eb Islanda (131 \u2013 0.04%), Qipro (654 \u2013 0.06%) dhe Suedia (5630 \u2013 0.06%).<\/p>\n<p><strong>D\u00ebmi ekonomik i krimit<\/strong><\/p>\n<p>D\u00ebmin m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb ekonomi, krimi e b\u00ebn duke minuar institucionet q\u00eb mund\u00ebsojn\u00eb lul\u00ebzimin e ekonomis\u00eb. Nj\u00eb nd\u00ebr librat me ndikimin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb viteve t\u00eb fundit, \u00ebsht\u00eb \u201cP\u00ebrse d\u00ebshtojn\u00eb kombet\u201d me autor\u00eb Acemoglu dhe Robinson. \u00a0Ata n\u00ebp\u00ebrmjet 15 kapitujve t\u00eb librit t\u00eb tyre p\u00ebrpiqen q\u00eb t\u00eb nxjerrin n\u00eb pah burimin e prosperitetit. Ata rr\u00ebzojn\u00eb me raste konkrete shum\u00eb nga perceptimet dominuese q\u00eb theksojn\u00eb r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e gjeografis\u00eb, klim\u00ebs, kultur\u00ebs, fes\u00eb apo burimeve natyrore. Teza e tyre kryesore \u00ebsht\u00eb se vendet zhvillohen kur kan\u00eb institucione ekonomike dhe politike gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse e jo p\u00ebrjashtuese. \u00a0Sipas tez\u00ebs s\u00eb tyre vet\u00ebm nj\u00eb sistem demokratik pluralist q\u00eb garanton sundimin e ligjit mund t\u00eb sjell\u00eb begati ekonomike.<\/p>\n<p>Faktikisht krimi i zhvilluar n\u00eb Shqip\u00ebri rr\u00ebnon pik\u00ebrisht k\u00ebto dy shtylla t\u00eb zhvillimit ekonomik. \u00a0Jo vet\u00ebm q\u00eb ka sjell\u00eb nj\u00eb tumor malinj n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb dhe rendit por tanim\u00eb ka l\u00ebshuar metastaza vdekjeprur\u00ebse edhe n\u00eb sistemin e demokracis\u00eb. M\u00eb p\u00ebrpara n\u00eb Shqip\u00ebri kriminel\u00ebt u paguanin rryshfete politikn\u00ebve p\u00ebr t\u00eb siguruar ndonj\u00eb favor apo imunitet. Politikan\u00ebt i rekrutuan ata e i p\u00ebrdor\u00ebn si instrumenta elektoral\u00eb. Mir\u00ebpo n\u00eb vijim \u201cdjemt\u00eb e shkath\u00ebt\u201d \u00a0i anashkaluan politikan\u00ebt dhe ua zun\u00eb vendin n\u00eb parlament duke u b\u00ebr\u00eb vet\u00eb politikan\u00eb e duke e kalbur n\u00eb nivel kapilar sistemin ton\u00eb t\u00eb demokracis\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu, krimi d\u00ebmton edhe nj\u00eb shtyll\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb zhvillimit ekonomik, q\u00eb \u00ebsht\u00eb konkurrenca. Egziston nj\u00eb lidhje e fort\u00eb shkak pasoj\u00eb mes nivelit t\u00eb konkurrenc\u00ebs n\u00eb ekonomi dhe rritjes s\u00eb ekonomis\u00eb pasi konkurrenca vendos presion mbi firmat p\u00ebr t\u00eb rritur efikasitetin e tyre, nxjerr nga tregu firmat q\u00eb jan\u00eb m\u00eb pak produktive si dhe detyron firmat q\u00eb t\u00eb jen\u00eb novatore duke sjell\u00eb \u00a0produkte e sh\u00ebrbime t\u00eb reja. Konkurrenca e lir\u00eb dhe e ndershme rrit edhe mir\u00ebq\u00ebnien e cil\u00ebsin\u00eb e jet\u00ebs s\u00eb individit pasi i detyron sip\u00ebrmarr\u00ebsit q\u00eb t\u00eb rrisin cil\u00ebsin\u00eb e sh\u00ebrbimeve apo mallrave apo ulin \u00e7mimin e tyre p\u00ebr t\u00eb mbajtur konsumatorin t\u00eb k\u00ebnaqur Kur kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me konkurrenc\u00ebn, biznesmen\u00ebt q\u00eb i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb parat\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet krimit, e kan\u00eb forc\u00ebn e zakonit prej p\u00ebrvoj\u00ebs kriminale \u00a0q\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorin dhun\u00ebn, kanosjen, presionin ose mashtrimin. Po ashtu kan\u00eb tendenc\u00ebn dhe praktik\u00ebn q\u00eb t\u00eb shkelin ligjin dhe q\u00eb t\u00eb godasin konkurruesit duke paguar rryshfete n\u00eb administrat\u00eb p\u00ebr t\u00eb shmangur rregulla, standarde apo kushte specifike. P\u00ebr me tep\u00ebr duke korruptuar zyrtar\u00eb q\u00eb iu tolerojn\u00eb evazionin fiskal apo kontraband\u00ebn si dhe n\u00ebp\u00ebrmjet presionit apo rryshfeteve k\u00ebta jan\u00eb t\u00eb par\u00ebt q\u00eb sigurojn\u00eb tenderat publik n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pamerituar. T\u00eb gjitha k\u00ebto elemente iu japin k\u00ebtyre biznesmen\u00ebve nj\u00eb avantazh t\u00eb krahasuar p\u00ebrkundrejt biznesmen\u00ebve t\u00eb ndersh\u00ebm dhe i privojn\u00eb qytetar\u00ebt nga p\u00ebrfitimet q\u00eb vijn\u00eb natyrsh\u00ebm prej konkurrenc\u00ebs s\u00eb lir\u00eb dhe t\u00eb ndershme.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nd\u00ebr d\u00ebmet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb b\u00ebjn\u00eb parat\u00eb e pista t\u00eb hedhura n\u00eb investime \u00ebsht\u00eb efekti dumping me t\u00eb cilin shkat\u00ebrrojn\u00eb konkurrenc\u00ebn e ndershme. Shum\u00eb individ\u00eb q\u00eb kan\u00eb para t\u00eb shumta q\u00eb burojn\u00eb nga aktivitete t\u00eb paligjshme, b\u00ebjn\u00eb investime n\u00eb sektor\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb kamuflojn\u00eb aktivitetet e tyre t\u00eb dyshimta ose q\u00eb t\u00eb pastrojn\u00eb parat\u00eb e pista, pa e vrar\u00eb mendjen p\u00ebr fitimin nga k\u00ebto biznese. Ata shpesh jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm q\u00eb t&#8217;i operojn\u00eb k\u00ebto biznese edhe me humbje apo duke ofruar sh\u00ebrbime apo produkte n\u00ebn kosto, gj\u00eb q\u00eb e b\u00ebn t\u00eb pamundur q\u00eb t\u00eb konkurrohen nga biznese t\u00eb ndershme q\u00eb jetojn\u00eb me t\u00eb ardhurat q\u00eb vijn\u00eb prej fitimit t\u00eb biznesit ejo burime t\u00eb dyta. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb kjo konkurrenc\u00eb e pandershme shkakton dumping e nxjerr nga loja aktor\u00ebt e ndersh\u00ebm ekonomik n\u00eb vend duke e kalb\u00ebzuar akoma m\u00eb shum\u00eb ekonomin\u00eb n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr d\u00ebm i madh \u00ebsht\u00eb inflacioni. Qytetar\u00ebt kane iluzionin se parat\u00eb e shumta t\u00eb ardhura nga krimi ndihmojn\u00eb ekonomin\u00eb duke qarkulluar, mir\u00ebpo nuk e kuptojn\u00eb se si pasoj\u00eb e tyre jeta shtrenjtohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paarsyeshme duke ua r\u00ebnduar xhepi. K\u00ebta q\u00eb i b\u00ebjn\u00eb parat\u00eb n\u00eb sasi t\u00eb m\u00ebdha pa djersitur shum\u00eb edhe \u00a0i harxhojn\u00eb parat\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb moskok\u00eb\u00e7ar\u00ebse duke shkaktuar inflacion. Rasti m\u00eb klasik ilustrativ \u00ebsht\u00eb inflacionimi q\u00eb iu b\u00ebhet banesave n\u00eb Tiran\u00eb duke rritur \u00e7mimet n\u00eb at\u00eb nivel, sa p\u00ebr nj\u00eb \u00e7ift t\u00eb ri q\u00eb b\u00ebn pun\u00eb t\u00eb ndershme e b\u00ebn t\u00eb pap\u00ebrballueshme \u00e7mimin e nj\u00eb banese.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr d\u00ebm q\u00eb na shkaktohet \u00ebsht\u00eb edhe njollosja e imazhit ton\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Ekonomist\u00eb t\u00eb shumt\u00eb mendojn\u00eb se imazhi nd\u00ebrkomb\u00ebtar sot ka ndikim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb tek zhvillimi ekonomik pasi n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb tij t\u00ebrhiqen ose largohen turist\u00ebt dhe investitor\u00ebt. Po ashtu ndikon n\u00eb suksesin q\u00eb ka eksportimi i sh\u00ebrbimeve apo prodhimeve t\u00eb nj\u00eb vendin. Pesha politike e vendit ton\u00eb n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare, mund\u00ebsia jon\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb marr\u00ebveshje nd\u00ebrkomb\u00ebtare ekonomike t\u00eb favorshme, p\u00ebrpjekja p\u00ebr t\u00eb gjetur tregje t\u00eb reja apo burime t\u00eb reja t\u00eb l\u00ebnd\u00ebs s\u00eb par\u00eb, varen drejtp\u00ebrdrejt\u00eb nga imazhi i vendit. P\u00ebr mos t\u00eb folur pastaj p\u00ebr trajtimin e shtetasve shqiptar\u00eb kur udh\u00ebtojn\u00eb. Sa her\u00eb q\u00eb udh\u00ebtojm\u00eb jasht\u00eb shtetit e ndihemi t\u00eb diskriminuar, t\u00eb p\u00ebr\u00e7muar apo ballafaqohemi me munges\u00eb mir\u00ebsjellje, dyshim apo paragjykim duhet t\u00eb mendojm\u00eb se ajo gj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb krejt rast\u00ebsore, por ka arsye objektive p\u00ebrse na ndodh. Fajin duhet ta gjejm\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet pasqyr\u00ebs, tek \u201cdjemt\u00eb e shkath\u00ebt\u201d q\u00eb na rrethojn\u00eb e t\u00eb leht\u00ebsia me t\u00eb cil\u00ebn bashk\u00ebjetojm\u00eb me ta.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt bie n\u00eb sy nj\u00eb tjet\u00ebr perceptim i \u00a0gabuar me shqiptarin tipik q\u00eb konsideron biznesmen k\u00ebdo q\u00eb \u00ebsht\u00eb i pasur dhe nuk e b\u00ebn dot dallimin mes pasanikut (atij q\u00eb ka para) dhe sip\u00ebrmar\u00ebsit (atij q\u00eb b\u00ebn para). N\u00eb epok\u00ebn moderne t\u00eb financ\u00ebs ku jetojm\u00eb sot m\u00eb shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi ka shpirti i iniciativ\u00ebs e aft\u00ebsia menaxheriale sepse parat\u00eb i ka banka e cila \u00ebsht\u00eb e gatshme q\u00eb t&#8217;i japi kredi kujtdo q\u00eb ka ditur t\u00eb hartoj\u00eb nj\u00eb projekt q\u00eb ka shanse t\u00eb larta suksesi. Nuk \u00ebsht\u00eb rast\u00ebsi q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri sot \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb kast\u00eb e t\u00ebra biznesmen\u00ebsh pa aft\u00ebsi t\u00eb menaxhimit t\u00eb biznesit, q\u00eb i kan\u00eb gjasat \u00a0larta q\u00eb t\u00eb falimentojn\u00eb n\u00eb momentin e par\u00eb q\u00eb iu ndalen parat\u00eb e pista apo favorizimet nga qeveria.<\/p>\n<p>Kuptohet q\u00eb \u00a0p\u00ebr t&#8217;u b\u00ebr\u00eb kriminel i suksessh\u00ebm e i pasur \u00a0nuk k\u00ebrkohet arsim apo p\u00ebrvoj\u00eb profesionale por thjesht k\u00ebrkohet guxim, forc\u00eb, munges\u00eb skrupujsh, dinak\u00ebri e mizori, ve\u00e7ori k\u00ebto q\u00eb nuk pijn\u00eb uj\u00eb n\u00eb menaxhimin e biznesit. Prandaj kur parat\u00eb jan\u00eb masivisht t\u00eb p\u00ebrqendruara n\u00eb duart e kriminel\u00ebve, kuptohet q\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrgatitjes s\u00eb tyre mediokre edhe investimet e tyre do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb sektor\u00eb mediok\u00ebr t\u00eb ekonomis\u00eb dhe rezultati do jet\u00eb i keq p\u00ebr mbar\u00eb ekonomin\u00eb. Ata nuk din ta b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb biznes, po q\u00eb se nuk kan\u00eb prurjen e vazhdueshme t\u00eb parave t\u00eb pista gjasat jan\u00eb q\u00eb t\u00eb falimentojn\u00eb menj\u00ebher\u00eb . Prirja e tyre \u00ebsht\u00eb q\u00eb \u00a0t\u00eb investojn\u00eb n\u00eb biznese t\u00eb thjeshta , q\u00eb nuk k\u00ebrkojn\u00eb aft\u00ebsi t\u00eb m\u00ebdha menaxheriale, duke imituar shpesh nj\u00ebri tjetrin. T\u00eb tilla biznese jan\u00eb kafenet\u00eb, restorantet, hotelet, nd\u00ebrtimet , pikat e karburantit, bastoret etj. Pra kjo prirje b\u00ebn q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e kapitalit t\u00eb ekonomis\u00eb t\u00eb p\u00ebrqendrohet n\u00eb dy tre lloj biznesesh nd\u00ebkroh\u00eb q\u00eb neglizhohen sektor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb kan\u00eb potencial m\u00eb t\u00eb madh zhvillimi. Kjo nga nj\u00ebra an\u00eb shkakton nj\u00eb kosto t\u00eb madhe oportune p\u00ebr ekonomin\u00eb (sikurse \u00ebsht\u00eb varrosja e miliarda eurove n\u00eb nd\u00ebrtimine dhjet\u00ebra mij\u00ebra apartamenteve n\u00eb bregdet ) e nga ana tjet\u00ebr shkakton fluska t\u00eb rrezikshme ekonomike sikurse \u00ebsht\u00eb ajo e nd\u00ebrtimit t\u00eb cilat rrezikojn\u00eb t\u00eb infektojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ekonomin\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga sektor\u00ebt m\u00eb t\u00eb preferuar nga bandit\u00ebt shqiptar\u00eb p\u00ebr t\u00eb hedhur parat\u00eb e pista \u00ebsht\u00eb bar-restoranti. Ky lloj biznesi i thjesht\u00eb e b\u00ebn shum\u00eb t\u00eb leht\u00eb pastrimin e parave dhe nuk k\u00ebrkon shum\u00eb tru p\u00ebr t&#8217;u administruar. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave m\u00eb t\u00eb fundit t\u00eb Anket\u00ebs Strukturore t\u00eb INSTAT-2016, n\u00eb Shqip\u00ebri numri i bar-kafeve e restoranteve arriti n\u00eb 18,795 (14,200 bare dhe 3,965 bar restorante), me nj\u00eb rritje prej 6.3% n\u00eb raport me vitin e m\u00ebparsh\u00ebm. N\u00eb raport me popullsin\u00eb prej 2.87 milion\u00eb banor\u00ebsh, n\u00eb Shqip\u00ebri ka 654 bar-kafe p\u00ebr 100 mij\u00eb banor\u00eb \u00e7ka na b\u00ebn t\u00eb par\u00ebt n\u00eb bot\u00eb p\u00ebr numrin e lart\u00eb t\u00eb bar-kafeve p\u00ebr banor\u00eb, duke l\u00ebn\u00eb prapa Spanj\u00ebn q\u00eb ka nj\u00eb bar-kafe p\u00ebr 169 banor\u00eb.<\/p>\n<p>Kur flitet p\u00ebr koston e krimit, Organizata Bot\u00ebrore e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb b\u00ebn nj\u00eb dallim mes kostove direkte dhe kostove indirekte t\u00eb krimit. Me kosto direkte p\u00ebrshkruhet vlera e t\u00eb mirave apo sh\u00ebrbimeve t\u00eb p\u00ebrdorura p\u00ebr t\u00eb parandaluar krimin ose p\u00ebr t\u00eb trajtuar viktimat apo shkaktar\u00ebt e krimit. Kur flitet p\u00ebr individ\u00eb apo biznese llogaritet impakti i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb q\u00eb vjen prej humbjes s\u00eb produktivitetit p\u00ebr shkak t\u00eb l\u00ebndimit, plagosjes apo vdekjes, pagesat q\u00eb paguhen si hara\u00e7, kostot e riparimit apo z\u00ebvend\u00ebsimit t\u00eb pron\u00ebs s\u00eb d\u00ebmtuar, kostot e sh\u00ebrbimeve sh\u00ebndet\u00ebsore, kostot p\u00ebr sh\u00ebrbimet juridike, kostot e siguracioneve etj. \u00a0Mir\u00ebpo individ\u00ebt dhe bizneset paguajn\u00eb edhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb indirekte duke shpenzuar n\u00eb masa parandaluese duke paguar p\u00ebr sisteme alarmi apo polici private, duke paguar hara\u00e7, duke p\u00ebsuar trauma psikologjike n\u00ebse jan\u00eb viktima t\u00eb krimit etj. Qeverit\u00eb gjithashtu kan\u00eb kosto t\u00eb m\u00ebdha sepse krimi shton sh\u00ebrbimet sh\u00ebndet\u00ebsore, shpenzimet p\u00ebr policin\u00eb dhe drejt\u00ebsin\u00eb, p\u00ebr sistemin e burgjeve etj. K\u00ebshtu qeveria n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb investoj\u00eb n\u00eb arsim apo infrastruktur\u00eb q\u00eb ndihmojn\u00eb rritjen ekonomike, detyrohen t\u00eb harxhojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb para n\u00eb sektor\u00eb jo-produktiv si siguria, policia, sh\u00ebrbimet sh\u00ebndet\u00ebsore etj.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb ide m\u00eb t\u00eb qart\u00eb t\u00eb kostos s\u00eb burgjeve, duhet p\u00ebrmendur nj\u00eb raporti i hartuar n\u00eb vitin 2017 nga zyra e OSBE-s\u00eb dhe Drejtoria e Burgjeve. Sipas tij nj\u00eb i burgosur i kushton buxhetit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nga 369 euro deri n\u00eb 1380 euro n\u00eb muaj n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb kategorive. K\u00ebshtu nj\u00eb i paraburgosur ka kosto ditore 14.63 euro, nj\u00eb i burgosur q\u00eb ka marr\u00eb d\u00ebnimin e form\u00ebs s\u00eb prer\u00ebi kushton shtetit 12.3 euro n\u00eb dit\u00eb nd\u00ebrsa nj\u00eb i d\u00ebnuar me probleme sh\u00ebndetr\u00ebsore i kushton shtetit 46.23 euro n\u00eb dit\u00eb.<\/p>\n<p>Studiues t\u00eb ndrysh\u00ebm jan\u00eb orvatur q\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb p\u00ebrllogaritje t\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebtyre kostove p\u00ebr vende t\u00eb ndryshme. Indeksi i Paqes i Meksik\u00ebs nxjerr se se kostoja e dhun\u00ebs p\u00ebr ekonomin\u00eb e Meksik\u00ebs gjat\u00eb vitit 2015 ka qen\u00eb p\u00ebraf\u00ebrsisht 13% e Prodhimit t\u00eb Brendsh\u00ebm Bruto (rreth 134 USD) ose rreth 1105 USD p\u00ebr person. Por kostoja e krimit \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00eb jo vet\u00ebm p\u00ebr vendet ku krimi \u00ebsht\u00eb duke hedhur valle si Meksika, por edhe p\u00ebr vende t\u00eb zhvilluara. K\u00ebshtu p\u00ebr shembull studiuesit llogarisin se kostoja e krimit n\u00eb Holland\u00eb n\u00eb vitin 2005 ka qen\u00eb diku tek 20.2 miliard\u00eb euro nd\u00ebrsa n\u00eb Britani varion nga 30 deri n\u00eb 50 miliard\u00eb euro n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb vitit.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo fatura e krimit p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb, vjen edhe n\u00eb form\u00eb jo-monetare \u00a0q\u00eb \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb llogaritet numerikisht. K\u00ebtu duhet patur parasysh ndikimi n\u00eb kapitalin social, n\u00eb pjes\u00ebmarrjen e krahut t\u00eb pun\u00ebs n\u00eb tregun e pun\u00ebs, n\u00eb emigracion apo zhvendosjen e popullsis\u00eb, n\u00eb uljen e cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb jet\u00ebs etj. Po ashtu qytetar\u00ebt evitojn\u00eb aktivitetet apo lokacionet q\u00eb perceptohen prej tyre si t\u00eb rrezikshme. Si pasoj\u00eb e rrezikut shum\u00eb qytetar\u00eb detyrohen t\u00eb largohen dhe kjo zhvendosje ka nj\u00eb kosto t\u00eb saj\u00ebn t\u00eb madhe jo vet\u00ebm financiare por edhe emocionale Viti 1997 n\u00eb Shqip\u00ebri ka qen\u00eb pa dyshim viti me nivelin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb migrimit t\u00eb brendsh\u00ebm n\u00eb vend gjat\u00eb tranzicionit.<\/p>\n<p>Shtimi i krimit sjell edhe masivizimin e \u00a0t\u00eb droguarve q\u00eb d\u00ebmton ofert\u00ebn n\u00eb tregun e pun\u00ebs. T\u00eb qenurit prodhues masiv i hashashit dhe korridor i trafikut t\u00eb drogave t\u00eb r\u00ebnda ka b\u00ebr\u00eb gjithashtu q\u00eb rinia t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb qasje m\u00eb t\u00eb leht\u00eb tek drogat duke i siguruar me \u00e7mimin m\u00eb t\u00eb lir\u00eb dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb duke i konsumuar m\u00eb masivisht. \u00a0P\u00ebr pasoj\u00eb kemi nj\u00eb rritje t\u00eb konsumit vendas t\u00eb drog\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri. Revista \u201cThe Economist\u201d n\u00eb prill t\u00eb k\u00ebtij viti raportonte list\u00ebn e vendeve q\u00eb konsumojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb kokain\u00eb e kryeson Shqip\u00ebria ku 2.5% e popullsis\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorues i k\u00ebsaj droge.<\/p>\n<p>Cil\u00ebsia e burimeve njer\u00ebzore, t\u00eb rinjt\u00eb duke par\u00eb kriminel\u00ebt e pasuruar shpejt\u00eb me makina e veshje luksoze, humbasin respektin p\u00ebr arsimin dhe nuk e shohin m\u00eb shkoll\u00ebn si rrug\u00ebn q\u00eb \u00e7on drejt prosperitetit. Rinia shqiptare duke u joshur nga makinat e shtrenjta dhe stili ekstravagant i cubave e bandit\u00ebve e ka t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb t\u00eb zgjedhi t\u00eb siguroj\u00eb t\u00eb ardhmen n\u00ebp\u00ebrmjet durimit, k\u00ebmb\u00ebnguljes, pun\u00ebs s\u00eb ndershme e shkollimit. P\u00ebr ta krimi paraqet nj\u00eb mund\u00ebsi reale josh\u00ebse p\u00ebr t&#8217;u b\u00ebr\u00eb shum\u00eb i pasur shpejt\u00eb pa djersitur anipse me shum\u00eb risk.<\/p>\n<p>Prania e lart\u00eb e krimit ka gjithashtu nj\u00eb dimension gjinor sepse sjell nj\u00eb kosto t\u00eb shtuar p\u00ebr grat\u00eb e vajzat t\u00eb cilat konsiderohen m\u00eb t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuara nga shoq\u00ebria e p\u00ebr rrjedhoj privohen nga shum\u00eb aktivitete shoq\u00ebrore q\u00eb familjar\u00ebt e tyre i konsiderojn\u00eb t\u00eb rrezikshme. Pik\u00ebrisht se mendohen m\u00eb t\u00eb ekspozuara ndaj krimit, vajzat hiqen para kohe nga shkolla, nuk iu lejohet t\u00eb frekuentojn\u00eb ambiente t\u00eb ndryshme, t\u00eb udh\u00ebtojn\u00eb apo t\u00eb pun\u00ebsohen dhe familja shnd\u00ebrrohet p\u00ebr to shpesh n\u00eb nj\u00eb burg. Prania e lart\u00eb e krimit g\u00ebrryen besimin dhe respektin \u00a0tek institucionet e proceset si dhe i dekurajon prej angazhimit n\u00eb jet\u00ebn politike e proceset demokratike. Madje mund ti \u00e7oj q\u00eb t\u00eb gjejn\u00eb zgjidhje alternative p\u00ebr t&#8217;u ballafaquar me k\u00ebrc\u00ebnimin q\u00eb sjell krimi duke shkuar drejt vet\u00ebgjyq\u00ebsis\u00eb, armatosjes apo edhe braktisjes s\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Lista e d\u00ebmeve q\u00eb i shkaktohen shoq\u00ebris\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi dhe ekonomis\u00eb n\u00eb ve\u00e7anti, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e gjat\u00eb dhe e detajuar dhe nj\u00eb artikull nuk ka shans q\u00eb ta shpjegoj\u00eb mjaftuesh\u00ebm. Mir\u00ebpo ka ardhur koha, q\u00eb p\u00ebrve\u00e7 p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr t\u00eb forcuar institucionet e rendit dhe ligjit, t\u00eb reflektojm\u00eb e ndryshohemi p\u00ebrbrenda vet\u00eb si shoq\u00ebri. Ne kemi nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrmbysje t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb n\u00eb kultur\u00ebn ton\u00eb p\u00ebr sa i p\u00ebrket lidhjes q\u00eb kemi me krimin si shoq\u00ebri dhe p\u00ebr t&#8217;i par\u00eb kriminel\u00ebt e shumt\u00eb q\u00eb njohim e q\u00eb na rrethojn\u00eb, jo si heronj, por si shkaktar\u00eb e fajtor\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb varf\u00ebris\u00eb, papun\u00ebsis\u00eb, prapambetjes, njollosjes s\u00eb atdheut ton\u00eb, infrastruktur\u00ebs s\u00eb shkat\u00ebrruar, cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb ul\u00ebt t\u00eb sh\u00ebrbimeve publike, institucioneve jofunksionale e shum\u00eb problemeve t\u00eb tjera q\u00eb hasim \u00e7do dit\u00eb. N\u00ebse nuk i nd\u00ebshkojm\u00eb ne moralisht kriminel\u00ebt, n\u00ebse nuk i nd\u00ebshkon shteti ata ligj\u00ebrisht, at\u00ebher\u00eb nd\u00ebshkohet mbar\u00eb shoq\u00ebria, e bashk\u00eb me shoq\u00ebrin\u00eb nd\u00ebshkohet secili nga ne.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\"><\/div>\n<div class=\"share\">\n<p>&nbsp;<\/p>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shoq\u00ebria shqiptare, kudo ku jeton, por sidomos n\u00eb Shqip\u00ebri, ka nj\u00eb problem t\u00eb madh me bashk\u00ebjetes\u00ebn dhe tolerimin e krimit. Shkaktar\u00ebt e nivelit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb krimit jan\u00eb shum\u00eb duke variuar nga dob\u00ebsia e institucioneve shtet\u00ebrore, \u00a0varf\u00ebria dhe mungesa e mund\u00ebsive ekonomike p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb, kultura e pand\u00ebshkueshm\u00ebris\u00eb nga ligji e deri tek mentaliteti q\u00eb [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":373,"featured_media":9851,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[1366,1728,1727],"ppma_author":[367],"class_list":["post-4279","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-ekonomia","tag-krimi","tag-shqiptaret"],"authors":[{"term_id":367,"user_id":373,"is_guest":0,"slug":"adri-nurellari","display_name":"Adri Nurellari","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/adri.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/adri.jpg"},"user_url":"","last_name":"Nurellari","first_name":"Adri","description":"Adri Nurellari \u00ebsht\u00eb studiues, k\u00ebshilltar dhe kolumnist i angazhuar kryesisht n\u00eb fush\u00ebn e politik\u00ebs dhe medias. Ai ka vijuar studimet universitare n\u00eb Universitetin e Tiran\u00ebs dhe ato pasuniversitare n\u00eb Cambridge, London School of Economics dhe University College London. Adri \u00ebsht\u00eb ish-k\u00ebshilltar i kryeministrit Sali Berisha dhe ish-sekretar i PDIU-s\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ka punuar si pedagog n\u00eb Universitetin e Tiran\u00ebs dhe at\u00eb t\u00eb Evrop\u00ebs Juglindore n\u00eb Tetov\u00eb. Ka qen\u00eb i angazhuar si analist dhe konsulent nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb prej vitit 2013 punon si k\u00ebshilltar i Hashim Tha\u00e7it."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4279","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/373"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4279"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4279\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9852,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4279\/revisions\/9852"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/9851"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4279"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4279"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4279"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=4279"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}