{"id":4298,"date":"2018-11-23T12:32:57","date_gmt":"2018-11-23T10:32:57","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=4298"},"modified":"2024-12-10T12:35:58","modified_gmt":"2024-12-10T10:35:58","slug":"shenime-kushtuar-libermbledhjes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/kritike\/shenime-kushtuar-libermbledhjes\/","title":{"rendered":"Sh\u00ebnime kushtuar lib\u00ebrmbledhjes"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\"><\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"img-wrapper\"><\/div>\n<div class=\"news-left\">\n<p>Lib\u00ebrmbledhja \u00ebsht\u00eb d\u00ebshira p\u00ebr t\u2019i tejkaluar vdekjet dhe vetmin\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet mbledhjes dhe trajt\u00ebzimit t\u00eb nj\u00eb bukurie shoq\u00ebrore. M\u00eb posht\u00eb do ta shpjegoj k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Njer\u00ebzit zhduken. Nuk kthehen m\u00eb. Vuajtja, sado e madhe t\u00eb jet\u00eb, mund t\u00eb durohet. Por kjo: ikja e njeriut, p\u00ebr mos t\u2019u kthyer m\u00eb kurr\u00eb, kjo \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht e papranueshme.<\/p>\n<p>Lib\u00ebrmbledhja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shtys\u00eb p\u00ebr ta tejkaluar vdekjen, p\u00ebr ta rikthyer t\u00eb vdekurin mes nesh. N\u00eb thelb, lib\u00ebrmbledhja e nj\u00ebmendt\u00eb nuk rrjedh nga d\u00ebshira p\u00ebr tregti e as ajo p\u00ebr mburrje, por nga nevoja p\u00ebr t\u00eb mos i l\u00ebn\u00eb t\u00eb vdekurit t\u00eb ikin. Secili lib\u00ebr \u00ebsht\u00eb nj\u00eb frym\u00eb, nj\u00eb gjith\u00ebsi e burgosur n\u00eb faqe.<\/p>\n<p>Koleksioni i librambledh\u00ebsit \u00ebsht\u00eb kryeqyteti i frym\u00ebve: aty ti flet me t\u00eb shkuar\u00ebn, t\u00eb tashmen e t\u00eb ardhmen. Aty ti flet me librat. Aty librat flasin me vetveten.<\/p>\n<p>Ti e vendos se kush do t\u00eb banoj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb kryeqytet: n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt librambledh\u00ebsi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb diktator i plotfuqish\u00ebm. Ca libra i kam grisur nga inati. Ca t\u00eb tjer\u00eb i kam djegur t\u00ebr\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi<\/p>\n<p>Vet\u00ebm nj\u00eb njeri i vetmuar mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb librambledh\u00ebs i nj\u00ebmendt\u00eb. Ata q\u00eb jan\u00eb t\u00eb zhytur n\u00eb mesin e jet\u00ebs, futur brenda zhurm\u00ebs, t\u00eb st\u00ebrlidhur mes dramave njer\u00ebzore, ata mbledhin libra n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb jo t\u00eb nevojshme. Mbledhja e librave p\u00ebr ta \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e p\u00ebrg\u00ebzueshme, por jo e domosdoshme. Prandaj edhe ata asnj\u00ebher\u00eb nuk do ta kuptojn\u00eb dashurin\u00eb vet\u00ebflijuese t\u00eb librambledh\u00ebsve.<\/p>\n<p>Nj\u00eb librambledh\u00ebs i nj\u00ebmendt\u00eb send\u00ebrgjon bibliotek\u00ebn e tij vetjake, jo vet\u00ebm p\u00ebr ta tejkaluar vdekjen, por edhe p\u00ebr ta tejkaluar vetmin\u00eb. Ta mbush\u00ebsh sht\u00ebpin\u00eb me libra do t\u00eb thot\u00eb ta mbush\u00ebsh sht\u00ebpin\u00eb me shpirtra q\u00eb s&#8217;kan\u00eb p\u00ebr t\u00eb t\u00eb braktisur asnj\u00ebher\u00eb. Rri af\u00ebr bibliotek\u00ebs sime dhe m\u00eb ngjan se jam af\u00ebr Don Kishotit apo Odiseut, p\u00ebrher\u00eb i gatsh\u00ebm t\u00eb bisedoj me ta. Sa her\u00eb m\u00eb z\u00eb ndonj\u00eb trishtim, m\u00eb shfaqet fantazma e Uitmanit duke m\u00eb k\u00ebnduar ndonj\u00eb varg t\u00eb k\u00ebndsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Sa her\u00eb hyj n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e ndonj\u00ebrit pa libra m\u00eb pushton nj\u00eb vetmi e madhe. Drith\u00ebrohem. Rr\u00ebnqethem. \u201cMe k\u00eb bisedon ti, kur nuk t\u00eb z\u00eb gjumi? \u00c7&#8217;zbraz\u00ebti e frikshme!\u201d &#8211;\u00a0 them me vete.<\/p>\n<p>Lib\u00ebrmbledhja nis nga nj\u00eb vetmi e rrokakrejtshme dhe p\u00ebrfundon me p\u00ebrplot\u00ebsimin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb vetmis\u00eb.<\/p>\n<p>Librambledh\u00ebsi e tejkalon vdekjen dhe vetmin\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet bukuris\u00eb s\u00eb librit. E mban n\u00ebp\u00ebr duar, gishtat e tu prekin qepjen e mbrame t\u00eb librit, shfleton faqen dhe udh\u00ebtimi yt n\u00eb bot\u00ebn e p\u00ebrjetshme fillon. Edhe n\u00ebse botimi \u00ebsht\u00eb i sh\u00ebmtuar, librambledh\u00ebsi e mban nj\u00eb lib\u00ebr p\u00ebr bukurin\u00eb e tij t\u00eb brendshme. Librambledh\u00ebsi p\u00ebrher\u00eb udh\u00ebhiqet nga e bukura. Bukuria e librit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb bukuri shoq\u00ebrore: nj\u00eb bukuri marrjesh dhe dh\u00ebniesh, nj\u00eb bukuri bashk\u00ebbisedimesh. Let\u00ebrsia dhe libri asnj\u00ebher\u00eb nuk mund t\u00eb jen\u00eb nd\u00ebrmarrje vetjake, por p\u00ebrher\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb tjetrin brenda vetes.<\/p>\n<p>Ka nj\u00eb ndryshim t\u00eb madh midis bibliotek\u00ebs publike dhe bibliotek\u00ebs vetjake t\u00eb librambledh\u00ebsit. N\u00eb bibliotek\u00ebn publike ndihesh i huaj. Asgj\u00eb nuk t\u00eb p\u00ebrket ty. Nuk mund t\u00eb b\u00ebsh sh\u00ebnime tek librat. Je i ndar\u00eb nga libri. Bashk\u00ebbisedimi yt me librin n\u00eb bibliotek\u00ebn publike \u00ebsht\u00eb i kufizuar. I kufizuar nga koha, hap\u00ebsira dhe pron\u00ebsia.<\/p>\n<p>N\u00eb bibliotek\u00ebn vetjake librambledh\u00ebsi ka nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me librat e vet. Marr\u00ebdh\u00ebnia e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb lejohet, pasi librat e tu jan\u00eb aty p\u00ebrher\u00eb p\u00ebr ty. Pa kufizime. Por edhe m\u00eb tep\u00ebr se kaq: biblioteka vetjake t\u00eb lejon anashshkrimin, at\u00eb q\u00eb n\u00eb anglisht njihet si marginalia. Anashshkrimi t\u00eb lejon t\u00eb bashk\u00ebbisedosh me librat, t\u2019i n\u00ebnvizosh, t\u2019i shkruash librit, t\u2019i k\u00ebrkosh sqarim apo t\u2019i shtrosh pyetje. Leximi i librit \u00ebsht\u00eb sip\u00ebrfaq\u00ebsor, n\u00ebse nuk ka l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebnaq\u00ebsia m\u00eb e madhe e librambledh\u00ebsit \u00ebsht\u00eb rast\u00ebsia e p\u00ebrzier me mosdijen e shit\u00ebsit. Asgj\u00eb nuk e lumturon m\u00eb shum\u00eb nj\u00eb librambledh\u00ebs sesa kur papritur ai gjen nj\u00eb lib\u00ebr q\u00eb nuk e njihte fare, por q\u00eb ia ngjall k\u00ebrsh\u00ebrin\u00eb. Ose nj\u00eb lib\u00ebr q\u00eb ai kishte vite q\u00eb e k\u00ebrkonte, por q\u00eb nuk kishte besim se do ta gjente, por ja q\u00eb rast\u00ebsia e solli, q\u00eb tani ai lib\u00ebr ndodhet mes duarve t\u00eb tij. Por kur kjo rast\u00ebsi ndeshet edhe me injoranc\u00ebn e shit\u00ebsit: kjo p\u00ebrb\u00ebn kulmin e g\u00ebzimit p\u00ebr nj\u00eb librambledh\u00ebs.<\/p>\n<p>Me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb rast\u00ebsie kam gjetur botime t\u00eb para t\u00eb Hajnrih B\u00eblit. Nj\u00eb profesor i let\u00ebrsis\u00eb gjermane n\u00eb Otava vdiq dhe gruaja e tij ia dhuroi librat e tij libraris\u00eb af\u00ebr universitetit. Nj\u00eb dit\u00eb rast\u00ebsisht, duke g\u00ebrmuar n\u00ebp\u00ebr librat e l\u00ebn\u00eb rr\u00ebmuj\u00eb n\u00eb katin p\u00ebrdhes t\u00eb libraris\u00eb, shikoj disa libra n\u00eb gjermanisht. Ishin botime t\u00eb para t\u00eb veprave t\u00eb Hajnrih B\u00eblit. Librashit\u00ebsi nuk e njihte fare Hajnrih B\u00eblin, nuk dinte gjermanisht dhe kishte qen\u00eb aq p\u00ebrtac, saq\u00eb nuk e kishte kontrolluar fare se kush \u00ebsht\u00eb Hajnrih B\u00ebli. Si pasoj\u00eb, botimet e para t\u00eb Hajnrih B\u00eblit, nd\u00ebr to edhe Me syrin e nj\u00eb kllouni, p\u00ebrfunduan n\u00eb duart e mia p\u00ebr ve\u00e7 2 dollar\u00eb.<\/p>\n<p>Vet\u00eb un\u00eb iu futa librambledhjes p\u00ebr hir t\u00eb nj\u00eb rast\u00ebsie. Para shum\u00eb vitesh punoja n\u00eb magazin\u00ebn e nj\u00eb shitoreje q\u00eb shiste gj\u00ebra t\u00eb vjetra e t\u00eb p\u00ebrdorura. Nj\u00eb dit\u00eb aty erdhi nj\u00eb grua e moshuar. M\u00eb tha se burri i saj kishte qen\u00eb librambledh\u00ebs dhe tani ai kishte vdekur. Nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb koleksionit t\u00eb burrit t\u00eb saj ma dhuroi mua, pasi ajo i urrente librat dhe po m\u00eb ankohej se burri i saj e kishte shnd\u00ebrruar sht\u00ebpin\u00eb e saj n\u00eb bibliotek\u00eb. Q\u00eb at\u00eb dit\u00eb vendosa t\u2019i futesha librambledhjes.<\/p>\n<p>Koleksioni i librambledh\u00ebsve t\u00eb nj\u00ebmendt\u00eb ka nj\u00eb q\u00ebllim dhe trajt\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktuar. P\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebtij parimi, koleksioni i nj\u00eb librambledh\u00ebsi \u00ebsht\u00eb p\u00ebrher\u00eb nj\u00eb sfid\u00eb, nj\u00eb p\u00ebrballje, nj\u00eb q\u00ebndres\u00eb p\u00ebr t\u2019i ndenjur besnik trajt\u00ebs dhe q\u00ebllimit fillestar t\u00eb koleksionit. Tundimi m\u00eb i madh i librambledh\u00ebsit \u00ebsht\u00eb p\u00ebshtjellimi dhe rr\u00ebmuja. Kjo munges\u00eb e rregullit vjen si pasoj\u00eb e rast\u00ebsis\u00eb: rast\u00ebsis\u00eb se mund t\u00eb shikosh nj\u00eb botim t\u00eb par\u00eb t\u00eb N\u00eb pritje t\u00eb Godos\u00eb, q\u00eb nj\u00eb librashit\u00ebs i mang\u00ebt po e shet p\u00ebr 2 dollar\u00eb, pavar\u00ebsisht se ky lib\u00ebr mund t\u00eb mos ket\u00eb lidhje me koleksionin t\u00ebnd.<\/p>\n<p>Aurel Plasari, n\u00eb nj\u00eb fjalim sivjet p\u00ebr ekspozimin e koleksionit t\u00eb librambledh\u00ebsit Ylli Sula, b\u00ebn nj\u00eb dallim midis bibliofilis\u00eb dhe bibliomanis\u00eb. Sipas Plasarit, synimi i koleksionit t\u00eb bibliofilit duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb dijes. Nd\u00ebrkoh\u00eb bibliomaniaku mbledh libra ose p\u00ebr tregti, ose p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur tekat vetjake. Pavar\u00ebsisht se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dallim i vlefsh\u00ebm, mua m\u00eb ngjan se s\u00ebrish k\u00ebtu n\u00eb thelb kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me marr\u00ebdh\u00ebnien q\u00eb koleksioni ka me trajt\u00ebn dhe synimin fillestar. Bibliomaniaku nuk ka parim: ai mbledh \u00e7do gj\u00eb. Koleksioni i bibliomaniakut \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rr\u00ebmuj\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, koleksioni i bibliofilit ka rregull, parime dhe trajt\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktuar, pavar\u00ebsisht n\u00ebse synimi i koleksionit \u00ebsht\u00eb t\u2019i sh\u00ebrbej\u00eb dijes apo t\u00eb bukur\u00ebs.<\/p>\n<p>Koleksionet e librambledh\u00ebsve mund t\u00eb kategorizohen nga d\u00ebshira p\u00ebr t\u00eb ringjallur di\u00e7ka.<\/p>\n<p>Mbledhja e vepr\u00ebs s\u00eb plot\u00eb t\u00eb nj\u00eb autori \u00ebsht\u00eb d\u00ebshira p\u00ebr ta ringjallur autorin.<\/p>\n<p>Mbledhja e botimeve t\u00eb para \u00ebsht\u00eb d\u00ebshira p\u00ebr ta ringjallur nj\u00eb ndodhi t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb s\u00eb shkuar\u00ebs.<\/p>\n<p>Mbledhja e t\u00eb gjitha botimeve t\u00eb ndryshme t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit lib\u00ebr \u00ebsht\u00eb d\u00ebshira p\u00ebr ta ringjallur rrug\u00ebtimin e nj\u00eb vepre.<\/p>\n<p>Mbledhja e botimeve t\u00eb bukura \u00ebsht\u00eb d\u00ebshira p\u00ebr ta ringjallur nj\u00eb veprimtari shoq\u00ebrore.<\/p>\n<p>Botimet e bukura nuk jan\u00eb thjesht t\u00eb parap\u00eblqyera p\u00ebr hijshm\u00ebrin\u00eb q\u00eb mbartin n\u00eb vetvete: ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gabim q\u00eb e d\u00ebgjoj shpesh nga njer\u00ebzit. Bukuria e nj\u00ebmendt\u00eb e botimeve t\u00eb hijshme q\u00ebndron te bukuria shoq\u00ebrore: te guximi i disa njer\u00ebzve p\u00ebr t&#8217;u b\u00ebr\u00eb bashk\u00eb, duke shp\u00ebrfillur fitimin dhe koh\u00ebn. Bukuria e nj\u00ebmendt\u00eb e botimeve t\u00eb hijshme q\u00ebndron te q\u00ebllimi dhe veprimtaria e disa njer\u00ebzve p\u00ebr t\u00eb send\u00ebrgjuar di\u00e7ka t\u00eb bukur.<\/p>\n<p>Lib\u00ebrmbledhja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb udh\u00ebtim i gjat\u00eb platonik q\u00eb fillon nga p\u00ebrmbajtja dhe p\u00ebrfundon te trajta hyjnore. Librambledh\u00ebsi p\u00ebrher\u00eb fillon duke mbledhur at\u00eb q\u00eb ai do t\u00eb lexoj\u00eb. M\u00eb von\u00eb ai kalon te leximi i librit, q\u00eb e shfaq p\u00ebrmbajtjen n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme: libri q\u00eb e pajis p\u00ebrmbajtjen me hyrje dhe sh\u00ebnime. M\u00eb pas kemi kalimin te libri q\u00eb e shfaq p\u00ebrmbajtjen e p\u00ebrkryer n\u00eb trajt\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Dhe fundi i udh\u00ebtimit t\u00eb librambledh\u00ebsit \u00ebsht\u00eb libri q\u00eb shfaq p\u00ebrmbajtjen e p\u00ebrkryer n\u00eb trajt\u00ebn hyjnore: ky \u00ebsht\u00eb libri ideal.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Lib\u00ebrmbledhja \u00ebsht\u00eb d\u00ebshira p\u00ebr t\u2019i tejkaluar vdekjet dhe vetmin\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet mbledhjes dhe trajt\u00ebzimit t\u00eb nj\u00eb bukurie shoq\u00ebrore. M\u00eb posht\u00eb do ta shpjegoj k\u00ebt\u00eb. Njer\u00ebzit zhduken. Nuk kthehen m\u00eb. Vuajtja, sado e madhe t\u00eb jet\u00eb, mund t\u00eb durohet. Por kjo: ikja e njeriut, p\u00ebr mos t\u2019u kthyer m\u00eb kurr\u00eb, kjo \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht e papranueshme. Lib\u00ebrmbledhja \u00ebsht\u00eb [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":3,"featured_media":10824,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[14],"tags":[1985,1984],"ppma_author":[263],"class_list":["post-4298","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kritike","tag-koleksion","tag-librat"],"authors":[{"term_id":263,"user_id":0,"is_guest":1,"slug":"erlind-sulko","display_name":"Erlind Sulko","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/sulko.jpeg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/sulko.jpeg"},"user_url":"","last_name":"","first_name":"","description":"Erlind Sulko ka lindur n\u00eb Tiran\u00eb, Shqip\u00ebri. Ka mbaruar studimet ba\u00e7elor p\u00ebr filozofi n\u00eb Universitetin e Otav\u00ebs, Kanada. Tani merret kryesisht me poezi, hulumtime letrare dhe mbledhje librash t\u00eb vjet\u00ebr e t\u00eb rrall\u00eb."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4298","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4298"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4298\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10825,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4298\/revisions\/10825"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/10824"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4298"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4298"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4298"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=4298"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}