{"id":4300,"date":"2018-11-26T11:53:15","date_gmt":"2018-11-26T09:53:15","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=4300"},"modified":"2025-01-09T11:57:27","modified_gmt":"2025-01-09T09:57:27","slug":"motra-tone-ne-tri-kohe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/kritike\/motra-tone-ne-tri-kohe\/","title":{"rendered":"Motra Tone n\u00eb tri koh\u00eb"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\"><\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"img-wrapper\">\n<div class=\"news-up\">\n<h3><\/h3>\n<p>vajz\u00eb e mbyllur, befas borizane, papandehur seksi<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"img-wrapper\"><\/div>\n<div class=\"news-left\">\n<p>Pak a shum\u00eb si ky n\u00ebntitull mund t\u00eb p\u00ebrshkruheshin trillet historike t\u00eb rendeve shoq\u00ebrore n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e viteve &#8217;30, t\u00eb pasluft\u00ebs dhe asaj t\u00eb pasviteve &#8217;90.<\/p>\n<p>Porse m\u00eb shum\u00eb se historis\u00eb nj\u00eb krahasim i till\u00eb do t&#8217;i shkonte poezis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb: nga Migjeni e Lasgushi te KAA &#8211;<em>Trinia e poet\u00ebve: Kadare, Agolli, Arapi<\/em>\u00a0t\u00eb viteve &#8217;60, p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb sot, me fare pak gj\u00eb p\u00ebrmbi, n\u00eb portale dhe n\u00eb rrjetet sociale.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb vitet &#8217;30 poezia zhvillohej normalisht, ndaj nuk mund t\u00eb thuhej asgj\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr t\u00eb, &#8211; p\u00ebrpos q\u00eb ajo vinte disi e vonuar, e krahasuar me at\u00eb q\u00eb shkruhej at\u00ebher\u00eb n\u00eb bot\u00eb, si p\u00ebr nga temat, ashtu edhe p\u00ebr nga qasja, &#8211; pas luft\u00ebs nuk mund t\u00eb flitej m\u00eb p\u00ebr normalitet.<\/p>\n<p>&#8220;N\u00eb t\u00eb gjitha vendet socialiste iu b\u00eb nj\u00eb glorifikim acarues poezis\u00eb&#8221; &#8211;\u00a0<a href=\"https:\/\/www.youtube.com\/watch?v=kTIVx7lcvVc\">thot\u00eb Kadareja n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb\u00a0<\/a>dhe vijon: &#8220;&#8230;edhe vet\u00eb shkrimtar\u00ebt, vet\u00eb poet\u00ebt i ngrit\u00ebn nj\u00eb hymn t\u00eb pamerituar poezis\u00eb, duke th\u00ebn\u00eb se kinse ajo \u00ebsht\u00eb pararoja e arteve. N\u00eb fakt ajo ishte pjesa m\u00eb e d\u00ebmtuar e let\u00ebrsis\u00eb shqipe; pjesa m\u00eb e shkelur me k\u00ebmb\u00eb nga ideologjia ishte poezia. Ajo jo vet\u00ebm q\u00eb nuk ishte pararoj\u00eb, por mund t\u00eb themi q\u00eb nuk ishte as praparoj\u00eb, ishte nj\u00eb gj\u00eb kot fare, nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e saj.&#8221;<\/p>\n<p>T\u00eb shkruaje n\u00ebn diktatur\u00eb poezi ishte sikur t\u00eb t\u00eb jepnin nj\u00eb piano, t\u00eb cil\u00ebs ia kishin hequr t\u00eb gjitha tastat dhe i kishin l\u00ebn\u00eb vet\u00ebm tri prej tyre: partia, atdheu dhe dashuria.<\/p>\n<p>E meqen\u00ebse &#8211; dhe fatmir\u00ebsisht &#8211; partia u k\u00ebput si nj\u00eb derr n\u00ebn elektroshok, para se ta therin, vetiu mbet\u00ebn dy tasta: atdheu dhe dashuria. Dhe meqen\u00ebse &#8211; dhe fatkeq\u00ebsisht &#8211; tema e atdheut ishte e lidhur at\u00ebbot\u00eb pazgjidhshm\u00ebrisht me at\u00eb t\u00eb partis\u00eb, pasi n\u00ebnkuptohej se &#8220;populli yn\u00eb e ka \u00e7ar\u00eb rrug\u00ebn e historis\u00eb me shpat\u00eb n\u00eb dor\u00eb&#8221;, nga t\u00ebr\u00eb ato mij\u00ebra rreshta t\u00eb shkruara at\u00ebher\u00eb, sot kan\u00eb mbetur vet\u00ebm ca lirika dashurie, t\u00eb cilat mund t\u00eb merreshin parasysh ende seriozisht.<\/p>\n<p>Ato melodi vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb tast\u00eb kishin dhe kufizime t\u00eb tjera: trishtimi lejohej deri diku, por asnj\u00ebher\u00eb si pesimiz\u00ebm. Ndaj edhe lirikat m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb asaj kohe kan\u00eb, n\u00ebse kan\u00eb t\u00eb tilla, vet\u00ebm hije t\u00eb lehta, ato asnj\u00ebher\u00eb nuk jan\u00eb pesimiste, apo, ruajna Zot, depresive.<\/p>\n<p>Vihet re edhe nj\u00eb frym\u00eb paksa futuriste. N\u00eb shum\u00eb vargje gjenden me shumic\u00eb avion\u00eb, tela, aparate fotografik\u00eb, miniera, celuloid\u00eb, shtylla tensioni etj., me siguri ndikim ky nga futurist\u00ebt rus\u00eb.<\/p>\n<p>Si edhe shpesh nj\u00eb frym\u00eb &#8220;popullore&#8221;, \u00e7far\u00ebdo qenk\u00ebsh kjo e fundit, sidomos te poet\u00ebt q\u00eb vinin nga rrethet. Asokohe ky quhej: &#8220;tabani komb\u00ebtar&#8221;.<\/p>\n<p>Duhet patur parasysh k\u00ebtu q\u00eb shum\u00eb nga poet\u00ebt q\u00eb i k\u00ebndonin dashuris\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb se e p\u00ebrjetonin k\u00ebt\u00eb drejtp\u00ebrdrejt edhe vet\u00eb n\u00eb jet\u00eb, p\u00ebrpos rastit q\u00eb martoheshin n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb dyt\u00eb me t\u00eb vluarat e tyre. Ndaj pjesa m\u00eb e madhe e lirik\u00ebs s\u00eb dashuris\u00eb t\u00eb asaj periudhe karakterizohet nga ajo q\u00eb po e quaj &#8220;fluiditet&#8221;: merret e dh\u00ebn\u00eb q\u00eb ekziston nj\u00eb t\u00ebrheqje nga gjinia tjet\u00ebr e kjo t\u00ebrheqje nuk \u00ebsht\u00eb askurr\u00eb (ideologjia nuk e p\u00ebrmbante k\u00ebt\u00eb e p\u00ebr pasoj\u00eb as censura) trupore apo, Zot na ruaj, ndopak erotike. Ashtu si\u00e7 nuk shihen n\u00eb filmat e koh\u00ebs t\u00eb dashuruarit t\u00eb puthen me nj\u00ebri-tjetrin, ashtu edhe n\u00eb lirik\u00ebn e asaj kohe t\u00eb dashuris\u00eb mungon totalisht p\u00ebrmasa sensuale e dashuris\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7udit\u00ebrisht dashuria socialiste, si \u00e7&#8217;p\u00ebrftohej kjo n\u00eb vjersh\u00ebrimin n\u00ebn diktatur\u00eb, ka shum\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta me bot\u00ebkuptimin e krishter\u00eb mesjetar e m\u00eb par\u00eb akoma, ku anashkalohet gjithashtu trupi dhe k\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb e mishit, p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb n\u00eb pah kushedi \u00e7&#8217;platoniz\u00ebm abstrakt, kushedi \u00e7&#8217;idealiz\u00ebm absolut, q\u00eb m\u00ebtimi komunist n\u00eb thelb padyshim \u00ebsht\u00eb.<\/p>\n<p>Ja se \u00e7&#8217;v\u00ebren F. Engelsi\u00a0<em>(&#8220;P\u00ebr historin\u00eb e t\u00eb krishter\u00ebve t\u00eb par\u00eb&#8221;)\u00a0<\/em>p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tem\u00eb: &#8220;T\u00eb dy, si krisht\u00ebrimi, ashtu edhe socializmi i pun\u00ebtor\u00ebve, predikojn\u00eb sh\u00eblbim t\u00eb af\u00ebrt prej zgjedh\u00ebs dhe mjerimit; krisht\u00ebrimi e gjen k\u00ebt\u00eb sh\u00eblbim n\u00eb jet\u00ebn pas vdekjes, n\u00eb qiell, nd\u00ebrsa socializmi n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb, n\u00eb nj\u00eb transformim t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb.&#8221;<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse n\u00eb t\u00eb ashtuquajtur\u00ebn kritik\u00eb letrare t\u00eb pas viteve &#8217;90 kan\u00eb r\u00ebn\u00eb vetiu veprat &#8220;madhore&#8221; poetike, me t\u00eb cilat indoktrinoheshin derim\u00eb at\u00ebher\u00eb lexuesit e nx\u00ebn\u00ebsit, e v\u00ebrteta &#8211; e hidhur &#8211; \u00ebsht\u00eb se m\u00eb shumta e asaj q\u00eb mbahej p\u00ebr poezi e mir\u00eb dhe vazhdon t\u00eb mbahet p\u00ebr inerci si e till\u00eb, jo si tekst, por e lidhur me emrat e shkruesve t\u00eb saj, q\u00eb maten po p\u00ebr inerci me t\u00eb nj\u00ebjtin kut si m\u00eb par\u00eb &#8211; t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb prononcime publike nga kritik\u00eb me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn problematik\u00eb si autor\u00ebt &#8211; do t\u00eb p\u00ebrmendet k\u00ebtej e tutje vet\u00ebm nga studiuesit e let\u00ebrsis\u00eb n\u00eb doktoratura q\u00eb nuk i lexon kush dhe n\u00eb tubime diku n\u00eb Karadak dhe Gjilan, kur t\u00eb organizohet mitingu poetik i radh\u00ebs dhe t\u00eb bjer\u00eb fjala mes pensionist\u00ebve nostalgjik\u00eb p\u00ebr \u201ctreshen\u201d e dikurshme: Agolli-Kadare-Arapi &#8211; lexo: triumviratin: komandanti-komisari-sekretari.<\/p>\n<p>E v\u00ebrteta e hidhur \u00ebsht\u00eb se me ikjen fizike t\u00eb Agollit dhe Arapit nga kjo bot\u00eb po ndahemi, p\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb, edhe me marr\u00ebzit\u00eb \u201cN\u00ebn\u00eb Shqip\u00ebri\u201d, \u201cAlarme t\u00eb p\u00ebrgjakura\u201d, &#8220;Shqiponjat fluturojn\u00eb lart&#8221; e shum\u00eb e shum\u00eb bro\u00e7kulla, me t\u00eb cilat vaksinohej n\u00eb shkollat e mesme brezi im dhe ca m\u00eb t\u00eb moshuar se ne, pararoja e t\u00eb cil\u00ebve po na l\u00eb sh\u00ebnden\u00eb.<\/p>\n<p>A do t\u00eb mbetet gj\u00eb nga krijimtaria e poet\u00ebve t\u00eb lartp\u00ebrmendur? Vet\u00ebm ca vjersha t\u00eb vockla t\u00eb shkurtra lirike t\u00eb para n\u00ebnt\u00ebdhjet\u00ebs do t\u00eb thoja un\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb krijimtaria pas r\u00ebnies s\u00eb diktatur\u00ebs nuk ka kaluar ende n\u00eb filtrin e vetish\u00ebm t\u00eb lexuesit, &#8211; p\u00ebr arsyet q\u00eb dihen t\u00eb rrokopuj\u00ebs n\u00eb letra dhe jo vet\u00ebm aty, &#8211; nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kritika vazhdon t\u00eb mbaj\u00eb nj\u00eb iso t\u00eb filluar para asaj kohe, a thua se realizmi-socialist qenk\u00ebsh ende gjall\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr duhen par\u00eb edhe p\u00ebrmendjet e treshes Kadare-Agolli-Arapi, e cila nuk \u00ebsht\u00eb aspak e till\u00eb.<\/p>\n<p>Me sa duket qart\u00eb, tani pas gati nj\u00eb \u00e7erek shekulli, vet\u00ebm vepra e Kadares\u00eb &#8211; cil\u00ebsia e s\u00eb cil\u00ebs gjendet m\u00eb s\u00eb shumti n\u00eb proz\u00eb &#8211; ka mundur t\u00eb p\u00ebrball\u00eb maraton\u00ebn e vlerave letrare. Sidoqoft\u00eb vet\u00ebm koha do ta tregoj\u00eb dhe po e tregon, nisur nga fakti q\u00eb u kujtuam t\u00eb flasim p\u00ebr Arapin, bie fjala, vet\u00ebm kur ky u nda nga jeta.<\/p>\n<p>Shkrimet q\u00eb evokojn\u00eb lavdin\u00eb e dikurshme, pa marr\u00eb parasysh veprat n\u00eb fjal\u00eb, &#8211; q\u00eb \u00e7udit\u00ebrisht jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrkund\u00ebrta me v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb, me realitetin e p\u00ebrnj\u00ebmendt\u00eb letrar, &#8211; jan\u00eb tregues i qart\u00eb q\u00eb procesi i erozionit ka vite q\u00eb ka nisur dhe se tok me autor\u00ebt e kritik\u00ebt e mbetur t\u00eb asajbote po rroposet p\u00ebrfundimisht edhe pjesa m\u00eb e madhe e \u201ckrijimtaris\u00eb\u201d s\u00eb tyre. Nuk sh\u00ebnova q\u00ebllimisht: p\u00ebr fat t\u00eb keq, pasi veprat m\u00eb sip\u00ebr nuk kan\u00eb qen\u00eb kurr\u00eb t\u00eb tilla, krijimtari pra, por ideologji kinse poetike.<\/p>\n<p>Po aq e v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb se n\u00eb nj\u00eb duel imagjinar pa pik\u00ebprerje mes kulinaris\u00eb dhe poezis\u00eb, plehut mediatik dhe let\u00ebrsis\u00eb, triumfues kan\u00eb dal\u00eb kuzhinier\u00ebt, t\u00eb fort\u00ebt dhe politikan\u00ebt, pavar\u00ebsisht se kjo buj\u00eb \u00ebsht\u00eb lloko\u00e7it\u00ebse dhe fort e dyshimt\u00eb. Gjen n\u00eb ekranet e median e shkruar shqiptare emisione p\u00ebr or\u00eb t\u00eb t\u00ebra se si gatuhet rizotoja dhe pa\u00e7eja, artikuj t\u00eb pafund p\u00ebr Aldo Baren, vrasjen n\u00eb bllok, Babalen e me radh\u00eb, por asnj\u00eb interesim t\u00eb nj\u00ebmendt\u00eb p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb e kultur\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, n\u00eb munges\u00eb t\u00eb nj\u00eb filtri t\u00eb besuesh\u00ebm, nuk mund t\u00eb thuhet asgj\u00eb p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb e k\u00ebtij \u00e7erek shekulli t\u00eb fundit, p\u00ebrpos q\u00eb fqinj\u00ebrimin e poezis\u00eb me prostitucionin e ka fituar duksh\u00ebm ky i fundit, pasi e para nuk mund t\u00eb shitet dot pa velin e fjal\u00ebve, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb tjetrit i mjafton lakuriq\u00ebsia p\u00ebr t&#8217;u bler\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>vajz\u00eb e mbyllur, befas borizane, papandehur seksi Pak a shum\u00eb si ky n\u00ebntitull mund t\u00eb p\u00ebrshkruheshin trillet historike t\u00eb rendeve shoq\u00ebrore n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e viteve &#8217;30, t\u00eb pasluft\u00ebs dhe asaj t\u00eb pasviteve &#8217;90. Porse m\u00eb shum\u00eb se historis\u00eb nj\u00eb krahasim i till\u00eb do t&#8217;i shkonte poezis\u00eb. N\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb: nga Migjeni e Lasgushi [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":579,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[14],"tags":[1322,2231],"ppma_author":[2230],"class_list":["post-4300","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-kritike","tag-kritike","tag-letersia"],"authors":[{"term_id":2230,"user_id":579,"is_guest":0,"slug":"arb-elo","display_name":"Arb Elo","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/Arb-Elo1.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/Arb-Elo1.jpg"},"user_url":"","last_name":"Elo","first_name":"Arb","description":"Arb Elo \u00ebsht\u00eb i diplomuar si arkitekt dhe jeton e punon n\u00eb k\u00ebt\u00eb profesion qysh prej vitit 1990 n\u00eb Gjermani. \u00cbsht\u00eb autor i disa v\u00ebllimeve me poezi: \u201cRr\u00ebfime hijesh\u201d (2010), \u201cMirazh\u201d (2011), \u201cZero 3D\u201d (2012), \u201cXixa t\u00eb zeza\u201d (2013), \u201cEnd(j)e\u201d (2014), \u201cRrokje vdeknisht\u201d (2016), \u201cLinj\u00eb e von\u00eb\u201d (2017), \u201cPoezi t\u00eb zgjedhura\u201d (2018) dhe i v\u00ebllimit me proza \u201cUrsa Major\u201d. Ka publikuar n\u00eb revista t\u00eb ndryshme letrare artikuj kritik\u00eb p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb dhe tema bashk\u00ebkohore, p\u00ebrkthime ciklesh me poezi nga Hilde Domin, Ingeborg Bachmann, Rose Ausl\u00e4nder, Paul Celan, si edhe ka sjell\u00eb n\u00eb shqip vepr\u00ebn e plot\u00eb t\u00eb Georg Traklit dhe nj\u00eb p\u00ebrzgjedhje t\u00eb vepr\u00ebs poetike t\u00eb R. M. Rilkes."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4300","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/579"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4300"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4300\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":11767,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4300\/revisions\/11767"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4300"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4300"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4300"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=4300"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}